{"id":4531,"date":"2014-10-19T21:00:21","date_gmt":"2014-10-19T19:00:21","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4531"},"modified":"2014-10-19T12:02:08","modified_gmt":"2014-10-19T10:02:08","slug":"i-mora-burrin-nenes-sime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/i-mora-burrin-nenes-sime\/","title":{"rendered":"I mora burrin n\u00ebn\u00ebs sime!"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po e shkruaj k\u00ebt\u00eb histori jam nj\u00eb grua q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim t\u00eb madh, por duke menduar se k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb fati, ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb gabim. Un\u00eb kam dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Jam rreth t\u00eb 40-ave dhe jetoj p\u00ebr bukuri n\u00eb nj\u00eb apartament q\u00eb ma ka dhuruar motra ime q\u00eb jeton n\u00eb Itali. Ajo ishte e martuar k\u00ebtu dhe i vdiq burri e m\u00eb pas u martua me nj\u00eb italian, q\u00eb kishte lek\u00eb sa t\u00eb duash, ndaj motra ma dha mua sht\u00ebpin\u00eb e saj q\u00eb kishte n\u00eb Shqip\u00ebri, meqen\u00ebse nuk kishte as f\u00ebmij\u00eb. N\u00eb fakt, motra ndjehej si n\u00eb faj me mua, prandaj \u00e7do gj\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb, mendon se akoma nuk e ka shlyer \u201cfajin\u201d q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb duke mos m\u00eb q\u00ebndruar pran\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr mua&#8230;<br \/>\nNe ishim dy motra kur na vdiq babai. Ai vdiq nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb dhe n\u00ebna u trishtua shum\u00eb, mir\u00ebpo familja e martuan p\u00ebrs\u00ebri sepse nuk e mbanin dot me dy f\u00ebmij\u00eb. E martuan n\u00eb qytet dhe k\u00ebshtu, menduan se e rehatuan, mir\u00ebpo ajo ende nuk e kishte kaluar dhimbjen e babait. E d\u00ebgjoja shpesh kur qante dit\u00ebn kur b\u00ebnte pun\u00ebt n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi. Burri i n\u00ebn\u00ebs, dometh\u00ebn\u00eb njerku, ishte nj\u00eb njeri shum\u00eb i dashur dhe sillej shum\u00eb mir\u00eb me n\u00ebn\u00ebn, kurse n\u00ebna tregohej shum\u00eb e ashp\u00ebr me t\u00eb. Kur ai e afronte, ajo e shtynte. Nat\u00ebn, ajo vinte e flinte me ne. Edhe pse isha rreth 13 vje\u00e7e, e dija se n\u00ebna e kishte gabim. E dija se ajo duhej t\u00eb flinte me burrin e saj, por nuk guxoja t\u2019ia thoja sepse ajo ishte shum\u00eb e m\u00ebrzitur dhe e dija se do t\u00eb m\u00eb b\u00ebrtiste. Vitet kaluan dhe un\u00eb tashm\u00eb isha 16 vje\u00e7e. Megjith\u00ebse isha shum\u00eb e vog\u00ebl, n\u00ebna m\u00eb tha se nuk kisha pse t\u00eb vazhdoja m\u00eb shkoll\u00ebn sepse duhej t\u00eb futesha n\u00eb pun\u00eb, ngaq\u00eb nuk na dilnin t\u00eb ardhurat. E mora shum\u00eb inat n\u00ebn\u00ebn. N\u00eb fakt, edhe m\u00eb par\u00eb nuk ushqeja ndonj\u00eb dashuri t\u00eb madhe, ashtu si\u00e7 thon\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn, madje disa her\u00eb d\u00ebshiroja t\u00eb kishte vdekur ajo e jo babai.<br \/>\nE di se mund t\u2019ju ting\u00eblloj\u00eb keq, por ajo vet\u00eb ishte nj\u00eb njeri shum\u00eb i ftoht\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk na afronte mua dhe motr\u00ebn e as t\u00eb na p\u00ebrk\u00ebdhelte, sidomos pas vdekjes s\u00eb babait, dhimbje t\u00eb cil\u00ebn nuk e kaloi dot.<br \/>\nPranova ta lija shkoll\u00ebn me nj\u00eb dhimbje t\u00eb madhe. M\u00eb fut\u00ebn n\u00eb pun\u00eb dhe k\u00ebshtu, filloi t\u00eb grumbullohej inati im kund\u00ebr n\u00ebn\u00ebs. Lodhesha n\u00eb pun\u00eb dhe rroga ime kalonte n\u00eb duart e n\u00ebn\u00ebs e k\u00ebshtu, m\u00eb dukej se po lodhesha kot. E pse duhej t\u2019i mbaja un\u00eb ata me buk\u00eb? Njerku punonte, por ngaq\u00eb nuk punonte n\u00ebna, nuk mund ta kalonim me aq para. Nd\u00ebrsa punoja, nuk e di pse m\u2019u mbush zemra me inat e kjo i drejtohej n\u00ebn\u00ebs sime. Tashm\u00eb isha 17 vje\u00e7e dhe mendova t\u2019ia ktheja n\u00ebn\u00ebs me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn monedh\u00eb. \u201cE si?\u201d, do thoni ju. Duke e b\u00ebr\u00eb xheloze. Ajo asnj\u00ebher\u00eb nuk tregonte asnj\u00eb shenj\u00eb dashurie a xhelozie p\u00ebr njerkun, madje dukej se ajo nuk e kishte trajtuar asnj\u00ebher\u00eb si burr\u00eb. K\u00ebshtu, duke par\u00eb se edhe vet\u00eb ai ushqente simpati p\u00ebr mua, mendova ta provoja nj\u00ebher\u00eb. N\u00eb fillim, vet\u00ebm p\u00ebr inat t\u00eb mamas\u00eb mendova t\u00eb b\u00ebja sikur kisha interes p\u00ebr njerkun, edhe pse ai ishte shum\u00eb vjet m\u00eb i madh se un\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb, tek po vija nga puna, e takova njerkun n\u00eb shkall\u00eb dhe, kur po futeshim n\u00eb sht\u00ebpi, e preka pak me krah. Ai u kthye menj\u00ebher\u00eb dhe m\u00eb pa me sy qortues. Un\u00eb i qesha dhe i shkela syrin. Si duket dhe si\u00e7 thoshte vet\u00eb m\u00eb von\u00eb, ai at\u00eb kishte pritur. U fut\u00ebm brenda dhe ndesh\u00ebm menj\u00ebher\u00eb ftoht\u00ebsin\u00eb e n\u00ebn\u00ebs. Ajo e kishte zakon q\u00eb as t\u00eb mos p\u00ebrsh\u00ebndetej e kjo ftoht\u00ebsi b\u00ebri t\u00eb mos na vinte keq asnj\u00ebrit p\u00ebr at\u00eb moment q\u00eb sapo kishim kaluar. M\u00eb von\u00eb n\u00eb dark\u00eb un\u00eb ia shkela edhe nj\u00eb her\u00eb syrin njerkut. Ai ma ktheu. M\u00eb p\u00eblqeu, \u00e7udit\u00ebrisht.<br \/>\nK\u00ebshtu vazhduam deri nj\u00eb dit\u00eb kur n\u00ebna nuk ishte n\u00eb sht\u00ebpi. Isha ulur n\u00eb divan, sapo kisha ardhur nga puna dhe ai m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; Pse m\u00eb b\u00ebn gjith\u00eb k\u00ebto provokime?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb? \u00c7\u2019provokime? &#8211; b\u00ebra sikur nuk po kuptoja.<br \/>\n&#8211; Ja, ato shkeljet e syrit e ato prekjet me krah, q\u00eb i b\u00ebn si padashje.<br \/>\n&#8211; Po ndoshta nuk i b\u00ebj padashje. Ndoshta dua t\u2019i b\u00ebj.<br \/>\n&#8211; Ta ka qejfi \u00eb? &#8211; tha ai. &#8211; Po ti a e kupton se \u00e7\u2019pasoja do t\u00eb kishte n\u00ebse un\u00eb tani i marr si dua k\u00ebto gj\u00ebra q\u00eb thua ti dhe mund t\u00eb vazhdoj m\u00eb tej?<br \/>\n&#8211; Jo, nuk i di. \u2013 i thash\u00eb me nj\u00eb guxim q\u00eb as sot e k\u00ebsaj dite nuk e di se nga m\u00eb erdhi.<br \/>\n&#8211; Po un\u00eb jam burri i n\u00ebn\u00ebs t\u00ebnde!<br \/>\n&#8211; E pastaj? &#8211; i thash\u00eb.<br \/>\n&#8211; N\u00ebna do t\u00eb m\u00ebrzitej shum\u00eb po t\u2019i dinte k\u00ebto gj\u00ebra&#8230;<br \/>\n&#8211; Ajo nuk di as t\u00eb m\u00ebrzitet, as t\u00eb k\u00ebnaqet.<br \/>\nKur i thash\u00eb k\u00ebshtu, ai u ngrit dhe m\u00eb erdhi shum\u00eb af\u00ebr, sa ndjeva sikur kisha nj\u00eb skuqje n\u00eb fytyr\u00eb. Ai m\u00eb kapi mjekr\u00ebn dhe m\u00eb ngriti kok\u00ebn lart, q\u00eb syt\u00eb e mi t\u00eb shikonin t\u00eb tit\u00eb dhe madje goja ime ishte edhe shum\u00eb af\u00ebr t\u00eb goj\u00ebs s\u00eb tij.<br \/>\n&#8211; H\u00eb, si thua, e ndjen se po b\u00ebn gabim?<br \/>\nN\u00eb fakt, e ndjeja pak se po gaboja dhe desha t\u00eb t\u00ebrhiqesha, por edhe m\u00eb p\u00eblqeu. Un\u00eb akoma nuk kisha patur asnj\u00eb t\u00eb dashur dhe kjo af\u00ebrsi m\u2019u duk gj\u00eb e bukur.<br \/>\n&#8211; Jo, nuk po b\u00ebj aspak gabim. E dua k\u00ebt\u00eb gj\u00eb prej koh\u00ebsh.<br \/>\n&#8211; Po sikur t\u00eb nd\u00ebrrosh mendje m\u00eb pas? &#8211; tha ai.<br \/>\n&#8211; S\u2019do t\u2019i themi askujt asgj\u00eb. Do ta mbajm\u00eb sekret&#8230;<br \/>\n&#8211; Dakord! &#8211; tha ai.<br \/>\nPas k\u00ebsaj, ai m\u00eb afroi edhe m\u00eb pran\u00eb vetes dhe m\u00eb puthi. Ishte nj\u00eb gj\u00eb e bukur dhe k\u00ebshtu, ne vazhduam edhe m\u00eb tej. Pas gjys\u00ebm ore, un\u00eb nuk isha m\u00eb e virgj\u00ebr dhe k\u00ebt\u00eb e kisha b\u00ebr\u00eb me njerkun tim. Ishim ulur p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb dy divane t\u00eb ndryshme, por asgj\u00eb nuk ishte si m\u00eb par\u00eb. Kur erdhi n\u00ebna, nuk vuri re asgj\u00eb. Ajo ishte nj\u00eb tip i \u00e7uditsh\u00ebm dhe jam shum\u00eb e qet\u00eb q\u00eb nuk i kam ngjar\u00eb.<br \/>\nKjo ishte dita e par\u00eb dhe k\u00ebshtu, ne vazhduan dhe dit\u00eb t\u00eb tjera. E vetmja q\u00eb e kishte pikasur pak k\u00ebt\u00eb ishte motra. Edhe ajo e dinte se po ndodhte di\u00e7ka e keqe dhe nj\u00eb dit\u00eb, m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; Nuk e di se \u00e7\u2019ka njerku q\u00eb \u00ebsht\u00eb kaq i g\u00ebzuar! Ai ka qen\u00eb shum\u00eb i heshtur dhe tani duket shum\u00eb n\u00eb qejf.<br \/>\n&#8211; E ku ta di un\u00eb? &#8211; doja t\u00eb largoja dyshimet un\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mos ndoshta po e tradhton n\u00ebn\u00ebn?<br \/>\nKjo fjal\u00eb e saj m\u00eb shpoi tejp\u00ebrtej, por pasi u kap\u00ebrdiva, i thash\u00eb:<br \/>\n&#8211; Pse? Ku duket kjo?<br \/>\n&#8211; N\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra. &#8211; tha ajo dhe kaloi nga dhoma tjet\u00ebr.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb bised\u00eb ia tregova njerkut dhe ai mendoi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb me mua, se mos ndoshta ajo na kishte par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, mir\u00ebpo motra nuk e p\u00ebrmendi m\u00eb, por ndodhi nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb e keqe. N\u00eb fakt, nuk e di a mund t\u00eb thuhet e keqe, se nga kjo erdhi edhe nj\u00eb e mir\u00eb. Kisha koh\u00eb q\u00eb nuk ndjehesha mir\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Kisha marrje mendsh dhe t\u00eb p\u00ebrziera. E kuptova se mund t\u00eb kisha mbetur shtatz\u00ebn\u00eb. Pasi e verifikova k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, ia thash\u00eb njerkut. Ai nuk u m\u00ebrzit fare, madje u k\u00ebnaq sepse kishte koh\u00eb q\u00eb po priste nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij. I vetmi shqet\u00ebsim i tij ishte se si do ta priste n\u00ebna. E dija se do t\u00eb m\u00ebrzitej, por un\u00eb nuk kisha shum\u00eb k\u00ebt\u00eb problemin e n\u00ebn\u00ebs, k\u00ebt\u00eb e kishte ai. Un\u00eb kisha problemin se nuk e dija a doja nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb nga njerku. Nejse, vendos\u00ebm t\u2019ia linim \u00e7do gj\u00eb koh\u00ebs. Pak nga pak, shtatzania po p\u00ebrparonte dhe erdhi nj\u00eb koh\u00eb kur nuk e fshihja m\u00eb. I thash\u00eb n\u00ebn\u00ebs se doja t\u00eb flisja me t\u00eb.<br \/>\n&#8211; N\u00ebn\u00eb! E di se kam b\u00ebr\u00eb gabim, por kam nevoj\u00eb t\u00eb m\u00eb kuptosh&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ke? &#8211; tha ajo, me at\u00eb ftoht\u00ebsin\u00eb e saj.<br \/>\n&#8211; Jam shtatz\u00ebn\u00eb.<br \/>\nAjo ngriti kok\u00ebn dhe m\u00eb pa me nj\u00eb lloj shikimi q\u00eb nuk ia kisha par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po si k\u00ebshtu? Ti je kaq e vog\u00ebl! Un\u00eb prandaj kisha frik\u00eb t\u00eb t\u00eb lija n\u00eb shkoll\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye. Zemra e n\u00ebn\u00ebs, po sa koh\u00eb ke?<br \/>\n&#8211; 3 muaj.<br \/>\n&#8211; Sa? Po pse s\u2019m\u00eb ke th\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb? Do t\u00eb t\u00eb ndihmoja un\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb.<br \/>\nAjo m\u00eb mori af\u00ebr dhe m\u00eb p\u00ebrqafoi me nj\u00eb dashuri q\u00eb nuk e kishte shprehur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Kjo gj\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb ndjehesha fajtore p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas kaq muajsh. N\u00eb at\u00eb \u00e7ast, u fut njerku n\u00eb dhom\u00eb dhe na gjeti ashtu p\u00ebrqafuar mua dhe n\u00ebn\u00ebn. Edhe ai u prek.<br \/>\n&#8211; Eja k\u00ebtu &#8211; e ftoi n\u00ebna \u2013 e sheh sa ka vuajtur vajza dhe mua s\u2019m\u00eb ka patur af\u00ebr?<br \/>\nAi uli syt\u00eb.<br \/>\n&#8211; S\u2019ka gj\u00eb, zem\u00ebr &#8211; tha n\u00ebna, duke m\u00eb par\u00eb n\u00eb sy &#8211; do t\u00eb t\u00eb ndihmoj un\u00eb t\u00eb martohesh dhe asgj\u00eb e keqe nuk do t\u00eb ndodh\u00eb. Babai i f\u00ebmij\u00ebs punon me ty apo \u00ebsht\u00eb n\u00eb lagje?<br \/>\nK\u00ebtu, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, e urreva veten dhe mendova se sa shum\u00eb kisha gabuar.<br \/>\n&#8211; Babai jam un\u00eb! &#8211; tha njerku, sepse e pa se n\u00eb \u00e7\u2019gjendje ishte situata.<br \/>\nN\u00ebna m\u00eb largoi menj\u00ebher\u00eb nga vetja dhe u shnd\u00ebrrua p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb at\u00eb njeriun e eg\u00ebr e t\u00eb ftoht\u00eb. Syt\u00eb iu mbush\u00ebn me lot dhe, q\u00eb nga ajo dit\u00eb, as nuk foli m\u00eb me mua dhe as ia pash\u00eb ata dy sy t\u00eb pap\u00ebrlotur. N\u00eb fakt, k\u00ebrkova t\u00eb abortoja, por mamia m\u00eb tha se f\u00ebmija ishte i madh e nuk e merrte p\u00ebrsip\u00ebr. K\u00ebshtu, m\u00eb lindi f\u00ebmija i par\u00eb e m\u00eb pas, i dyti. N\u00ebna, si\u00e7 ju thash\u00eb, nuk m\u00eb foli m\u00eb me goj\u00eb, por u tret pak nga pak, derisa vdiq ashtu e p\u00ebrlotur dhe me vuajtje t\u00eb madhe, t\u00eb cil\u00ebn uroj t\u00eb mos e kaloj vet\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Pas disa koh\u00ebsh, vdiq edhe njerku, nga nj\u00eb tumor n\u00eb kok\u00eb. Tani jetoj p\u00ebr dy f\u00ebmij\u00ebt e mi. Motra nuk foli me mua p\u00ebr shum\u00eb vite derisa i vdiq burri i saj dhe papritur, nj\u00eb dit\u00eb erdhi n\u00eb sht\u00ebpi pas nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb nuk m\u00eb fliste dhe m\u00eb b\u00ebri dhurat\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj, sepse do t\u00eb largohej p\u00ebr n\u00eb Itali. Sht\u00ebpin\u00eb e njerkut ia kam falur djalit t\u00eb madh i cili bashk\u00ebjeton me nj\u00eb vajz\u00eb dhe un\u00eb jetoj me vajz\u00ebn, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb m\u00eb fali motra&#8230;<br \/>\nSot jetoj mir\u00eb dhe mendoj se m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk gjykohem nga f\u00ebmij\u00ebt e mi, t\u00eb cil\u00ebt e din\u00eb gjith\u00e7ka dhe nuk m\u00eb b\u00ebjn\u00eb me faj. Kjo m\u00eb intereson.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po e shkruaj k\u00ebt\u00eb histori jam nj\u00eb grua q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim t\u00eb madh, por duke menduar se k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb fati, ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb gabim. Un\u00eb kam dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Jam rreth t\u00eb 40-ave dhe jetoj p\u00ebr bukuri n\u00eb nj\u00eb apartament q\u00eb ma ka dhuruar motra ime q\u00eb jeton [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-4531","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4531","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4531"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4531\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4531"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4531"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4531"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}