{"id":4490,"date":"2014-10-19T14:00:51","date_gmt":"2014-10-19T12:00:51","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4490"},"modified":"2014-10-19T11:27:24","modified_gmt":"2014-10-19T09:27:24","slug":"lola-fejzo-ish-soliste-e-tob-it-shkolla-ime-e-baletit-ne-itali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/lola-fejzo-ish-soliste-e-tob-it-shkolla-ime-e-baletit-ne-itali\/","title":{"rendered":"Lola Fejzo, ish-soliste e TOB-it: Shkolla ime e baletit, n\u00eb Itali&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/Lola-.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-4493\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/Lola--225x300.jpg\" alt=\"Lola\" width=\"225\" height=\"300\" \/><\/a> <a href=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/me-familjen.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-4494\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/me-familjen-300x300.jpg\" alt=\"me familjen\" width=\"300\" height=\"300\" \/><\/a>Ajo eshte nj\u00eb personazh v\u00ebrtet t\u00eb rrall\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb Lola Fejzo, ish-soliste n\u00eb TOB! Tashm\u00eb me shkoll\u00ebn e saj t\u00eb baletit n\u00eb Itali, Lola \u00ebsht\u00eb nga ato shqiptare q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndihemi krenare dhe, nga ato n\u00ebna q\u00eb e meritojn\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebr&#8230; Lindur e rritur n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb nj\u00eb familje intelektuale, me n\u00ebn\u00ebn mjeke dhe babain profesor fizkulture, Lola u diplomua n\u00eb Shkollen e Baletit n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1983. Si soliste n\u00eb TOB, ka luajtur n\u00eb shum\u00eb shfaqje si \u201cGjergj Elez Alia\u201d (rolin e gruas s\u00eb Balozit), n\u00eb \u201cArr\u00ebthyesin\u201d e \u00c7ajkovskit (roli i Klar\u00ebs), \u201cGiselle\u201d (roli i Mirt\u00ebs) dhe \u201cDuetit t\u00eb Fshatar\u00ebve\u201d, n\u00eb baletin \u201cShqiponjat\u201d, soliste n\u00eb mbr\u00ebmjet gala me pjes\u00eb t\u00eb repertorit bot\u00ebror t\u00eb baletit klasik: \u201cKujdesi i kot\u00eb\u201d, \u201cFlak\u00ebt e Parisit\u201d, \u201cLola\u201d, \u201cLaurencia\u201d, \u201cArlekini dhe Kolumbina\u201d, \u201cZogu i Kalt\u00ebr\u201d, \u201cBukuroshja e Fjetur\u201d, \u201cDon Kishoti\u201d, \u201cHalili e Hajria\u201d, \u201cCuca e Maleve\u201d e shum\u00eb balete t\u00eb tjera n\u00ebn kujdesin e Mjeshtrit dhe koreografit t\u00eb paharruar Agron Aliaj e Panajot Kana\u00e7i. Partner\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm e kan\u00eb pasuruar jet\u00ebn e saj solistike, si: Hajdar Shtuni, Miltiadh Papa, Llaqi Nako, Ilir Kerni, Leonard Ajku (Xhokaxhi), Renis Kaceli etj. N\u00eb vitet 1990, u largua nga Shqip\u00ebria drejt Italis\u00eb, krejt rast\u00ebsisht, p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb turistike, por gjendet atje edhe sot, n\u00eb nj\u00eb qytet turistik n\u00eb brigjet e Adriatikut. Me bashk\u00ebshortin e saj, pianistin dhe kantautorin Joe Artid Fejzo, ajo krijoi b\u00ebrtham\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb baletit \u201cGISELLE\u201d. Diplomuar n\u00eb Shkoll\u00ebn e Baletit t\u00eb La Scal\u00ebs n\u00eb Milano p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebnie n\u00eb vitin 1998-2000, gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kurse dhe seminare t\u00eb ndryshme p\u00ebr ngritjen e saj profesionale n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies s\u00eb baletit.<\/strong><br \/>\n&#8211; Lola, \u00e7far\u00eb ndjen kur je n\u00eb majat e gisht\u00ebrinjve?<br \/>\n&#8211; Ndjehem e leht\u00eb, n\u00eb mbizot\u00ebrim t\u00eb sken\u00ebs dhe m\u00eb e gjat\u00eb. Ju e dini q\u00eb gjat\u00ebsia \u00ebsht\u00eb gjysma e bukuris\u00eb dhe ajo, n\u00eb sken\u00eb, luan rolin e statur\u00ebs sublime t\u00eb personazheve. N\u00eb majat e gisht\u00ebrinjve ndjehet nj\u00eb koktejl dhimbjeje dhe k\u00ebnaq\u00ebsie, pra, pun\u00eb, mundim e rezultat.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb moment apo person i shtrenjt\u00eb i karrier\u00ebs t\u00ebnde&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbledh vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb em\u00ebr\u2026 N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, m\u00ebsuesit e Shkoll\u00ebs s\u00eb Baletit: Zysh Piti (Nermin Strazimiri) Profesor\u00ebt Petrit Vorpsi, Gezim Kaceli, Sadik Batku, Ganimet Vendresha, Agron Aliaj, Mjeshtri Zhaklin de Min, prind\u00ebrit e mi e sidomos im at\u00eb q\u00eb, me shum\u00eb durim, m\u00eb ushtronte edhe dit\u00ebt e pushimeve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar cil\u00ebsin\u00eb e l\u00ebvizjeve dhe t\u00eb elasticitetit personal.<br \/>\n&#8211; Me kalimin e viteve, cili aspekt profesional perfeksionohet n\u00eb balet?<br \/>\n&#8211; Sigurisht, teknika dhe pjekuria e interpretimit. Ti, me kalimin e koh\u00ebs, si n\u00eb \u00e7do profesion, nuk mendon m\u00eb si t\u00eb num\u00ebrosh hapat, si t\u00eb l\u00ebviz\u00ebsh k\u00ebmb\u00ebn, si t\u00eb ngresh duart dhe t\u00eb shoq\u00ebrosh l\u00ebvizjet, por si t\u00eb harmonizosh \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn po jep nj\u00eb mesazh artistik, t\u00eb lidhur me zhd\u00ebrvjellt\u00ebsin\u00eb e trupit.<br \/>\n&#8211; Kur t\u00eb lindi idea e hapjes s\u00eb shkoll\u00ebs suaj t\u00eb baletit dhe p\u00ebrse \u201cGiselle\u201d emri i saj?<br \/>\n&#8211; T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, ishte nj\u00eb propozim i Artidit&#8230; Pas lindjes s\u00eb vajz\u00ebs son\u00eb, Alina, un\u00eb nuk kisha kurajo p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe do t\u00eb kisha patur d\u00ebshir\u00eb t\u2019i dedikohesha vet\u00ebm vajz\u00ebs, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u kthyer p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sall\u00ebn e baletit nuk kishte munguar, edhe pse jo m\u00eb si balerin\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb transmetuar eksperienc\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shkolla e baletit dhe nga skenat e teatrove. Vendos\u00ebm ta quajm\u00eb \u201cGISELLE\u201d shkoll\u00ebn e par\u00eb t\u00eb baletit t\u00eb hapur n\u00eb Marche, n\u00eb Porto San Giorgio, p\u00ebr t\u00eb kujtuar pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs sime si soliste, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin balet.<br \/>\n&#8211; Tre rregulla apo cil\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb balerin\u00eb profesioniste?<br \/>\n&#8211; Talent, pasion dhe shum\u00eb sakrifica.<br \/>\n&#8211; Si \u00ebsht\u00eb Lola, n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen?<br \/>\n&#8211; Eh\u2026 do t\u00eb doja t\u00eb theksoja, s\u00eb pari N\u00ebn\u00eb, Grua e pastaj M\u00ebsuese, por shpesh, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ndodh e kund\u00ebrta; mbizot\u00ebron m\u00ebsimdh\u00ebnia dhe pasioni i baletit, q\u00eb z\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme. P\u00ebrve\u00e7 7-8 or\u00eb m\u00ebsimi \u00e7do dit\u00eb me mosha nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, duke filluar q\u00eb nga 3-4 vje\u00e7aret e deri tek adultet, duke iu dedikuar edhe p\u00ebrgatitjes s\u00eb koreografive, organizimit t\u00eb m\u00ebsimeve, veshjeve, regjis\u00eb dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me Artidin muzik\u00ebn, prerjet, ngjitjet\u2026 deri te ndryshimet e ritmeve apo kompozimet.<br \/>\n&#8211; Delikatesa dhe eleganca jan\u00eb t\u00eb lindura apo edhe mund t\u00eb fitohen me koh\u00eb, n\u00eb artin e baletit?<br \/>\n&#8211; K\u00ebto virtyte jan\u00eb t\u00eb lindura, perfeksionohen me koh\u00eb, por edhe mund t\u00eb fitohen me shum\u00eb pun\u00eb dhe k\u00ebmb\u00ebngulje nga ai q\u00eb nuk i ka t\u00eb lindura.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ruajtur fizikun t\u00ebnd, q\u00eb nuk ka p\u00ebsuar asnj\u00eb ndryshim?<br \/>\n&#8211; Si\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb par\u00eb, q\u00ebndroj shum\u00eb or\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e baletit, ushtrohem me pilates dhe jam tep\u00ebr e kujdesshme n\u00eb regjimin e ushqimit, edhe pse me oreksin jam tep\u00ebr mir\u00eb, duke ekuilibruar me mas\u00eb karbohidratet dhe proteinat, duke mos harruar elementin kryesor t\u00eb k\u00ebtij ekuilibri: ujin, duke furnizuar trupin me gati dy litra uj\u00eb n\u00eb dit\u00eb. Kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ruajtur linjat, por edhe sepse fiziku i nj\u00eb balerini \u00ebsht\u00eb si instrumenti i nj\u00eb muzikanti, si violina, q\u00eb n\u00ebse nuk e akordon dhe mir\u00ebmban, stonon.<br \/>\n&#8211; Anoreksia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problematik\u00eb e sfilatave, por edhe e balerinave. Linja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb obsesion q\u00eb t\u00eb shp\u00ebton apo domosdoshm\u00ebri n\u00eb balet?<br \/>\n&#8211; Anoreksia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem psiko-fizik. Me nx\u00ebn\u00ebset e mia jam tep\u00ebr e kujdesshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt kaq delikat dhe personal. Deri tani, n\u00eb k\u00ebto 24 vjet kam patur vet\u00ebm dy-tre raste, ku urgjentisht kam nd\u00ebrhyr\u00eb duke u k\u00ebshilluar menj\u00ebher\u00eb me familjet e tyre. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb aspekt q\u00eb mund t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb p\u00ebrfundimisht ose t\u2019i rekuperoj\u00eb ato, varet nga m\u00ebnyra e trajtimit dhe sa n\u00eb koh\u00eb e kap problemin\u2026<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb emocion i fort\u00eb, q\u00eb t\u00eb ka l\u00ebn\u00eb pa frym\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Takimi i paharruar me Mikhail Barechnikov pas nj\u00eb shfaqjeje n\u00eb Civitanova Marche, ku balerini i \u00ebndrrave t\u00eb mia k\u00ebrceu p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit, duke i dh\u00ebn\u00eb fund karrier\u00ebs. Kisha imagjinuar shum\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb prapa skene, pas spektaklit, po kur u gjenda p\u00ebrpara k\u00ebtij gjiganti t\u00eb sken\u00ebs, ashtu i lodhur, i drobitur dhe i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr nga vendi m\u00eb i shenjt\u00eb p\u00ebr ne, balerin\u00ebt e sken\u00ebs, lot\u00ebt zun\u00eb vendin e fjal\u00ebve&#8230;<br \/>\n&#8211; Ndodh t\u00eb rr\u00ebzohesh kur nuk je e kenaqur apo nuk realizon di\u00e7ka? Si ngrihet Lola?<br \/>\n&#8211; Sigurisht, ndodh, por dashuria n\u00eb familje, pasioni p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebnien e k\u00ebtij arti sublim, m\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebr kap\u00ebrcimin e \u00e7do v\u00ebshtiresie. Kur shoh hap pas hapi t\u00eb realizohet ajo q\u00eb un\u00eb lash\u00eb n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs tek Alina, vajza ime, te \u00e7do student apo studente q\u00eb vazhdon n\u00eb skena dhe kompani n\u00eb bot\u00ebn e spektaklit, asgj\u00eb nuk m\u00eb tremb!<br \/>\n&#8211; T\u00eb ka ndihmuar n\u00eb karrier\u00eb fakti q\u00eb edhe bashk\u00ebshorti \u00ebsht\u00eb artist?<br \/>\n&#8211; Po, shum\u00eb&#8230; Artidi ka nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb karrier\u00ebn time; si kolon\u00eb e shkoll\u00ebs n\u00eb organizimin e gjithansh\u00ebm, menaxhimin dhe organizimin e spektakleve dhe manifestacioneve t\u00eb ndryshme&#8230; \u00cbsht\u00eb konsulenti m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr \u00e7do ide q\u00eb lind gjat\u00eb pun\u00ebs.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb zgjidhje nj\u00eb profesion tjet\u00ebr, cili do kishte qen\u00eb m\u00eb i p\u00ebrshtatshmi p\u00ebr natyr\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Pianiste ose psikologe.<br \/>\n&#8211; Raportet familjare forcohen n\u00eb nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb realizuar. Ti, me eksperienc\u00ebn dhe jet\u00ebn t\u00ebnde si n\u00ebn\u00eb e shoqe jete, \u00e7\u2019mund t\u00eb k\u00ebshillosh?<br \/>\n&#8211; Sigurisht q\u00eb forcohen. K\u00ebshilla ime \u00ebsht\u00eb tolerimi dhe respekti i hap\u00ebsir\u00ebs, i ideve dhe pasioneve p\u00ebr \u00e7do familjar. Diskutimi dhe gjetja e zgjidhjeve, brenda familjes.<\/p>\n<p><strong>Pergatiti Anila KADIJA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajo eshte nj\u00eb personazh v\u00ebrtet t\u00eb rrall\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb Lola Fejzo, ish-soliste n\u00eb TOB! Tashm\u00eb me shkoll\u00ebn e saj t\u00eb baletit n\u00eb Itali, Lola \u00ebsht\u00eb nga ato shqiptare q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndihemi krenare dhe, nga ato n\u00ebna q\u00eb e meritojn\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebr&#8230; Lindur e rritur n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb nj\u00eb familje intelektuale, me n\u00ebn\u00ebn mjeke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[],"class_list":["post-4490","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-spektakel"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4490","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4490"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4490\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4490"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4490"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4490"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}