{"id":4467,"date":"2014-10-18T00:41:32","date_gmt":"2014-10-17T22:41:32","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4467"},"modified":"2014-10-18T00:47:19","modified_gmt":"2014-10-17T22:47:19","slug":"mes-hrushovit-dhe-enverit-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/mes-hrushovit-dhe-enverit-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"MES HRUSHOVIT DHE ENVERIT. Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/KOPERTINA-E-PARE-copy2.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-4470\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/KOPERTINA-E-PARE-copy2-197x300.jpg\" alt=\"KOPERTINA E PARE copy\" width=\"197\" height=\"300\" \/><\/a>N\u00cb MOSK\u00cb MES HRUSHOVIT DHE ENVERIT<br \/>\nK\u00ebshtu titullohet libri m\u00eb i fundit i Stavri Kristos , nj\u00eb lib\u00ebr me vlera t\u00eb vecanta , i shkruar nga nj\u00eb mjesht\u00ebr i pen\u00ebs , nga nj\u00eb analist i kalibrit t\u00eb lart\u00eb , mund t\u00eb themi pa frik\u00eb nga nj\u00eb erudit i v\u00ebrtet\u00eb . Stavri, nj\u00eb djal\u00eb nga Odri\u00e7ani i P\u00ebrmetit, n\u00eb mosh\u00ebn 23 \u2013vje\u00e7are, fill pas luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore, kur vendi ende mbante er\u00eb baruti, b\u00ebhet d\u00ebshmitar i ngjarjeve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet ruso- shqiptare . Titulli i librit nuk \u00ebsht\u00eb aspak pompoz, por mjaft i gjetur dhe dometh\u00ebn\u00ebs. Si redaktor n\u00eb radio Moska , i caktuar nga qeveria shqiptare , pun\u00eb q\u00eb ai , e kreu p\u00ebr tet\u00eb vjet\u00eb me p\u00ebrkushtim dhe profesionaliz\u00ebm, disa her\u00eb, autori i k\u00ebtij libri \u00ebsht\u00eb ndodhur n\u00eb mes t\u00eb Hrushovit dhe t\u00eb Enverit , si p\u00ebrkthyes i tyre , i ka par\u00eb nga af\u00ebr edhe kur ata b\u00ebnin dashuri politike, por edhe kur, pa m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn etik\u00eb diplomatike, ata i nxirrnin dh\u00ebmb\u00ebt njeri tjetrit , edhe kur ata putheshin, por edhe kur shaheshin , edhe kur firmosnin deklaratat e miq\u00ebsis\u00eb, por edhe kur k\u00ebrc\u00ebnimet e l\u00ebshuara prej tyre , shoq\u00ebroheshin me ul\u00ebrimat e tankeve dhe avion\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs, me urin\u00eb e buk\u00ebs , me urdh\u00ebrat e n\u00ebnshtrimit etj. Pa frik\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb se ky lib\u00ebr pasuron historin\u00eb e mardh\u00ebnieve t\u00eb t\u00eb dy vendeve tona , t\u00eb asaj periudhe ku thuhen shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb panjohura, ose t\u00eb deformuara me q\u00ebllim . Parashtrimi i k\u00ebtij materiali historik p\u00ebrpara lexuesit e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb rreth ngjarjeve t\u00eb atyre viteve , t\u00eb zbuloj\u00eb politizimet e b\u00ebra , deformimin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs , t\u00eb njihet me kurthet , intrigat dhe prapaskenat e koh\u00ebs .Lexuesi nuk duhet t\u00eb humbasi rastin t\u00eb shikoj\u00eb atje nj\u00eb Hrushov prepotent , imponues , megaloman , diktues n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb q\u00ebnit si v\u00ebllai i madh dhe q\u00eb teorin\u00eb e tij e mb\u00ebshtillte me kujdes si produkt i liberalizmit dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb doktrin\u00eb t\u00eb re t\u00eb socializmit dhe komunizmit n\u00eb bot\u00eb . Kur i skuqej dhe i rrudhej tulla Nikit\u00ebs , sipas p\u00ebrshkrimeve t\u00eb autorit , do t\u00eb ndihej t\u00ebrmet si brenda Rusis\u00eb, ashtu edhe n\u00eb v\u00ebndet e bllokut socialist . Por , me po kaq interes lexuesi do t\u00eb njihet edhe me p\u00ebrshkrimin e Enver Hoxh\u00ebs , si njeri dinak , ku luft\u00ebn kund\u00ebr Hrushovit dhe revizionizmit , e shikonte si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ruajtur veteveten , pushtetin e p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb duart e tij , si nj\u00eb shkak m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar p\u00ebrmes luft\u00ebs s\u00eb klasave kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb . Edhe pse ai , n\u00eb shum\u00eb biseda dhe takime me Hrushovin , paraqitej si nx\u00ebn\u00ebsi para m\u00ebsuesit , n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Hoxha, n\u00eb heshtje , p\u00ebrgatiste rrebelimin , kund\u00ebrshtit\u00eb e m\u00ebdha , denoncimin e revizionizmit dhe ngritjen lart t\u00eb diktatur\u00ebs staliniste, tek e cila ai gjente m\u00eb mir\u00eb mbrojtje .<br \/>\nPor, nj\u00eb nga t\u00eb ve\u00e7antat e librit \u00ebsht\u00eb se autori t\u00eb v\u00ebrtetat historike nuk i paraqet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb didaktike , n\u00eb form\u00ebn e leksjonit , apo me autoritetin e nj\u00eb historiani , por i shpreh ato natyrsh\u00ebm , thjesht\u00eb, k\u00ebndsh\u00ebm , p\u00ebrmes dialogut , kund\u00ebrshtive , emocioneve dhe tronditjeve shpirt\u00ebrore q\u00eb ndjente edhe vet\u00eb ai , nga pasojat q\u00eb priteshin nga ngrirja e akujve n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy v\u00ebndeve tona . \u00cbsht\u00eb kjo edhe nj\u00eb arsye tjet\u00ebr pse libri t\u00eb t\u00ebrheq , t\u00eb p\u00ebrfshin si me magnet , t\u00eb p\u00ebrpin. Autori i ka braktisur skemat , parim\u00ebsit\u00eb , rregullat strikte , nuk v\u00eb p\u00ebrball\u00eb teorin\u00eb e realizmit socialist me at\u00eb t\u00eb ekzistencializmit , p\u00ebr t\u00eb rend\u00ebsi ka t\u00eb ndri\u00e7ohet e verteta , lexuesi t\u00eb ndjej\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi dhe t\u00eb marr\u00eb informacionin e munguar . \u00cbsht\u00eb kjo metodologji e respektuar nga autori , ndaj n\u00eb lib\u00ebr nuk kemi hero pozitiv\u00eb , zgjidhje t\u00eb stisura, apo nj\u00eb fund triumfator , por do t\u00eb kishim realisht nj\u00eb fund me pasoja t\u00eb renda p\u00ebr lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut , rr\u00ebnimin ekonomik , izolimin e vendit . As Hrushovi n\u00eb lib\u00ebr nuk e ka statusin e heroit pozitiv, edhe pse nd\u00ebrmori hapa n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr kultit t\u00eb individit , zbutjen e luft\u00ebs s\u00eb klasave , ridimensjonimin e konceptit te bashkgzistenc\u00ebs paq\u00ebsore , etj me t\u00eb cilat autori i librit ishte plot\u00ebsisht dakort . Por , autori pas perdes shikon nj\u00eb Hrushov tjet\u00ebr , nj\u00eb car t\u00eb ri , nj\u00eb stalin t\u00eb maskuar, i cili edhe pse fliste p\u00ebr bashkekzistenc\u00eb paqsore , p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb liri dhe demokraci , p\u00ebr zbutjen e luft\u00ebs s\u00eb klasave , ai shtypi me dhun\u00eb e hekur n\u00eb vitin 1956 , l\u00ebvizjen e student\u00ebve n\u00eb Hungari , e etiketuar nga propaganda hrushovjane si kund\u00ebrrrevolucion, duke vrar\u00eb 61 vet\u00eb dhe plagosur 284 t\u00eb tjer\u00eb . Me k\u00ebto metoda ushtarake n\u00eb vitet e ardhshme ai, veproi edhe n\u00eb Poloni , n\u00eb \u00c7ekosllovaki, n\u00eb Gjermanin\u00eb lindore, etj. Me dhun\u00eb e tanke do ta realizonte hapjen , bashkekzistenc\u00ebn paq\u00ebsore dhe zbutjen e luft\u00ebs s\u00eb klasave , Hrushovi ? Ai , edhe kur b\u00ebnte l\u00ebshime , kur falte kredit\u00eb si n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb , kur premtonte ndihma ekonomike q\u00ebllimin e kishte te bazat ushtarake , te Pashalimani , te projekti p\u00ebr nd\u00ebrtimin e baz\u00ebs s\u00eb n\u00ebndet\u00ebseve ne Butrint , te Shqip\u00ebria si satelit i perandoris\u00eb s\u00eb re ruse . Por autori edhe Enver Hoxh\u00ebn , nuk e p\u00ebrshkruan si hero , por si nj\u00eb figur\u00eb kontradiktore , t\u00eb mjergullt , ku p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar lakut, q\u00eb Hrushovi ja sht\u00ebrngonte \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb , thirri n\u00eb sken\u00eb ultrapatriotizmin, prapagand\u00ebn mbi rrezikun e pushtimit t\u00eb vendit nga socialimperjalist\u00ebt rus\u00eb dhe satelit\u00ebt e tyre , se shp\u00ebtimin ai e gjente te forcimi i diktatur\u00ebs s\u00eb proletarjatit dhe jo te liberalizimi i jet\u00ebs dhe i demokracis\u00eb n\u00eb vend .<br \/>\nNga leximi i k\u00ebtij libri t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm , t\u00eb lind mendimi se hrushovizmi v\u00ebrtet ishte nj\u00eb hap p\u00ebrpara n\u00eb luft\u00ebn ndaj stalinizmit , por me vite larg nga demokracia e v\u00ebrtet\u00eb liberale per\u00ebndimore . Mjaft\u00eb bukur k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb autori i librit e tregon p\u00ebrmes nj\u00eb anekdote q\u00eb qarkullonte at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb , ku nje turist amerikan i tregon kolegut t\u00eb tij taksixhi rus , se si ai u b\u00eb i pasur . Nj\u00eb m\u00ebngjes thot\u00eb amerikani, i mora f\u00ebmij\u00ebt dhe i shpura p\u00ebrpara Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb dhe u dhash\u00eb atyre n\u00eb dor\u00eb nga nj\u00eb tuf\u00eb bari, ta hanin kur t\u00eb kalonte Presidenti . Plot shqet\u00ebsim dhe kuriozitet presidenti amerikan , kur e pa k\u00ebt\u00eb sken\u00eb pyet se pse f\u00ebmij\u00ebt han\u00eb bar dhe p\u00ebrgjigjia e t\u00eb jatit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve ishte nga varf\u00ebria . At\u00ebher\u00eb presidenti nxori nga xhepi nj\u00eb \u00e7ek t\u00eb majm\u00eb dhe ja dhuroi taksixhiut , me t\u00eb cilin ai bleu jo nj\u00eb taksi, por disa t\u00eb tilla duke i dh\u00ebn\u00eb fund nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb varf\u00ebris\u00eb . K\u00ebshtu duhet t\u00eb b\u00ebsh edhe ti e keshilloj\u00eb amerikani taksixhiun rus . Ashtu b\u00ebri edhe rusi, kur nj\u00eb nga dit\u00ebt i shpuri f\u00ebmij\u00ebt te porta e Kremlinit duke u dh\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb tuf\u00eb bar secilit . Kur atje kalon Hrushovi ju drejtua babait t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve , duke i th\u00ebn\u00eb\u00a0: \u00ab\u00a0shum\u00eb dor\u00ebshpuar q\u00ebnke q\u00eb u jepke f\u00ebmij\u00ebve bar t\u00eb that\u00eb n\u00eb pranver\u00eb, kur ata duhet t\u2019i l\u00ebshonte t\u00eb hanin bar t\u00eb njom\u00eb n\u00ebp\u00ebr fusha\u00a0\u00bb. Edhe n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij krahasimi kuptohet distanca mes dy sistemeve , se sa larg ata ishin ata me nj\u00ebri tjetrin .<br \/>\nMe mjaft v\u00ebrtet\u00ebsi, p\u00ebrmes ngjarjeve t\u00eb jetuara nga vet\u00eb autori i librit , tregohen efektet e tmerrshme t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoh\u00ebt mes lindjes dhe per\u00ebndimit q\u00eb nga nj\u00eb pakujdesi mund t\u00eb shkaktonte nj\u00eb tragjedi botrore . Kjo luft\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb autori i librit ishte e prekshme e dukshme , emocionale dhe tep\u00ebr e frikshme . Pjes\u00ebza t\u00eb k\u00ebtyre emocioneve dhe rreziqeve p\u00ebrshkruhen me mjaft art q\u00eb n\u00eb udhetimin e par\u00eb nga Durr\u00ebsi n\u00eb Krime , me anijen Transilvania , e cila dukej se lundronte mes dy bot\u00ebve n\u00eb gj\u00ebndje lufte , ku anies i ndalohej ankorimi n\u00eb portet e kund\u00ebrshtarit . Po k\u00ebshtu ndodhte edhe me urat ajrore ku edhe qielli ishte i ndar\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb dy superfuqive . Sirenat e alarmit n\u00eb Moske ishin gj\u00ebja m\u00eb e zakonshme , jo vet\u00ebm p\u00ebr ushtrim\u00eb, por edhe p\u00ebr popullin , p\u00ebr strukturat e mbrojtjen civile. Kulmi arrin n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb stervitje ku gjith\u00eb Rusia realishte ndjeu m\u00eb af\u00ebr se kurr\u00eb atmosfer\u00ebn e luft\u00ebs . Ishte nj\u00eb st\u00ebrvitje reale me p\u00ebrdorimin e arm\u00ebs atomike t\u00eb kalibrit t\u00eb vog\u00ebl , t\u00eb drejtuar nga v\u00ebt\u00eb ministri I mbrojtjes , marshalli Zhukov . Pasi u krye plasja , 45 mij\u00eb trupa ushtarake ,1200 tanke , 320 aeroplan\u00eb , kaluan rajonin e shp\u00ebrthimit duke plot\u00ebsuar detyr\u00ebn . N\u00eb programin e diversionit psikologjik ndaj kund\u00ebrshtarit ishin edhe demonstrimet dhe eksperimentimet e tipeve t\u00eb reja t\u00eb raketave ruse l\u00ebshimi i anies kozmike t\u00eb drejtuar nga Juri Gagarini etj .<br \/>\nNjeriu rus , n\u00eb lib\u00ebr p\u00ebrshkruhet me cil\u00ebsit\u00eb dhe vlerat m\u00eb t\u00eb mira , miq\u00ebsor\u00eb , t\u00eb respektuar , mikprit\u00ebs , njer\u00ebz me nj\u00eb temperament t\u00eb qet\u00eb dhe p\u00ebr cdo gj\u00eb k\u00ebrkonin psen\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes, q\u00eb shqiptarin e donin dhe e \u00e7monin s\u00eb tep\u00ebrmi. Nd\u00ebrsa vajzat ruse ,n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, p\u00ebrshkruhen gati si magjike, ku bot\u00ebn e tyre shpirt\u00ebrore nuk mundi ta shpjegoj\u00eb asnj\u00eb poet rus , as Pushkini , as Shollohovi , as Gorki , asnj\u00eb . Cel\u00ebsin p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb bot\u00ebn e ndjenjave t\u00eb tyre , e kan\u00eb vet\u00ebm ato . Duhet t\u00eb jap\u00ebsh prova se je i denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb shpirtin e tyre , dhe po u fute ,v\u00ebshtir\u00eb se del prej andej . Shqiptar\u00ebt e kishin gjetur rrug\u00ebn drejt shpirtit t\u00eb tyre jo se atje kishte kriz\u00eb dh\u00ebndurr\u00ebsh, por se ata u falnin atyre dashuri t\u00eb v\u00ebrtete , ngroht\u00ebsi mesdhetare.<br \/>\nAutori i librit , sa vler\u00ebsues \u00ebsht\u00eb p\u00ebr njeriun rus , aq edhe krenar ndihet se ishte shqiptar , kur d\u00ebgjonte t\u00eb flitej n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb ruse , ku ai ishte i ftuar si mik p\u00ebr filmin \u201c Skenderbeu \u201c, i porsa shfaqur n\u00eb kinemat\u00eb ruse , i xhiruar nga kinostudjua \u201cGorki \u201cn\u00eb bashk\u00ebpunim me kinostudion shqiptare . At\u00ebher\u00eb , kur dollia e par\u00eb nga miqt\u00eb rus ngrihej p\u00ebr shqip\u00ebrin\u00eb , nj\u00eb t\u00eb till\u00eb dolli , n\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje festive e kishte ngritur edhe gjenerali rus , Budjoni , tre her\u00eb heroi i Bashkimit Sovjetik , ku vec saj\u00eb , ai kishte ngritur lart\u00eb heroizmin e popullit shqiptar n\u00eb luft\u00ebn e dyt\u00eb bot\u00ebrore , si nj\u00eb vend q\u00eb u \u00e7lirua me forcat e veta . Si t\u00eb mos krenohesha p\u00ebr vendim tim, shkruan Stavri , kur d\u00ebgjova poezin\u00eb e shkrimtarit gjeorgjian , Noneshvili , pedagog n\u00eb universitetin \u201cLomonosov \u201c botuar n\u00eb gazet\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe ruse \u201cPravda \u201cme titull \u201cVend shqiponjash\u201d .\u00a0\u00ab\u00a0U ngjita deri n\u00eb qiell , dola mbi re , thot\u00eb autori por, shqiponjat nuk ishin atje , ato i gjeta n\u00eb tok\u00eb , \u00e7do shqiptar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqiponj\u00eb\u00a0\u00bb ,e mbyll poezin\u00eb autori .<br \/>\nNj\u00eb vend t\u00eb vecant\u00eb dhe me mjaft interes n\u00eb lib\u00ebr z\u00eb edhe prishja p\u00ebrfundimtare me rus\u00ebt , ngrirja e akujve n\u00eb vitet 60-t\u00eb. U nd\u00ebrpren\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve , u ftoh\u00ebn nj\u00ebr\u00ebzit , u ndan\u00eb barrikadat , filluan sharjet dhe akuzat e nd\u00ebrsjellta . Antishqiptarizmi ndihej edhe te ata rus\u00eb q\u00eb dilnin dhe demostronin n\u00eb sheshin Pushkin kund\u00ebr politikave t\u00eb Hrushovit , edhe ata q\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi mbanin pjatat dhe lug\u00ebt me fotografin\u00eb e Zherzhinskit . Pra, lufta m\u00eb shum\u00eb se ideologjike mori karakter politik dhe nacional . Pas fjalimit n\u00eb mbledhjen e 81 partive n\u00eb Mosk\u00eb , shkruan Stavri , nga koleg\u00ebt e Radjo- Mosk\u00ebs u b\u00ebra objekt i sulmeve , se shqiptar\u00ebt u shit\u00ebn p\u00ebr 30 aspra te p\u00ebr\u00ebndimi , buk\u00ebshkal\u00eb , braktis\u00ebt v\u00ebllain e madh p\u00ebr t\u2019u bashkuar me armiqt\u00eb e komunizmit , etj. Por , gjuetia e shtrigave filloi edhe nga pala jon\u00eb , u shtuan p\u00ebrgjimet ndaj kujtdo t\u00eb dyshuari si filorus , vigjilent\u00ebt e partis\u00eb dhe t\u00eb Sigurimit kishin rastin t\u00eb denonconin k\u00ebdo , t\u00eb shpifnin dhe t\u00eb intrigonin , t\u00eb jepnin informacione t\u00eb g\u00ebnjeshtra . Objekt i nj\u00eb lufte t\u00eb till\u00eb u b\u00eb edhe autori i k\u00ebtij libri deri n\u00eb p\u00ebrjashtimin nga partia me motivacionin si filorus q\u00eb nuk i sherbeu partis\u00eb dhe popullit n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira , ato t\u00eb luft\u00ebs ndaj revizionist\u00ebve sovjetik etj .<br \/>\nDenoncuesit e Stavrit , shkruesit e letrave anonime , por edhe t\u00eb hapura dhe konfidenciale , drejtuar Enverit , provokator\u00ebt dhe p\u00ebrgjuesit , sot q\u00eb lexojn\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn duhet t\u2019i vrasi nd\u00ebrgjegjia dhe t\u00eb heshtin , t\u00eb pendohen .<br \/>\nLibri i autorit Stavri Kristo \u201c N\u00eb Mosk\u00eb mes Hrushovit dhe Enverit \u201c trajton plot ngjarje me natyr\u00eb politike , historike , shoq\u00ebrore, t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb artit e kultur\u00ebs , n\u00eb t\u00eb gjen nj\u00eb galeri t\u00eb t\u00ebr\u00eb personazhesh e karakteresh t\u00eb ndryshm\u00eb , nj\u00eb informacion t\u00eb bollsh\u00ebm dhe me shum\u00eb interes . Nj\u00eb lib\u00ebr si ky n\u00eb biblotek\u00ebn e \u00e7donjerit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb e shtuar , nj\u00eb pasuri m\u00eb shum\u00eb , nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb hedh drit\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb mardh\u00ebniet ruso-shqiptare .<br \/>\nAgron BERDAJ<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00cb MOSK\u00cb MES HRUSHOVIT DHE ENVERIT K\u00ebshtu titullohet libri m\u00eb i fundit i Stavri Kristos , nj\u00eb lib\u00ebr me vlera t\u00eb vecanta , i shkruar nga nj\u00eb mjesht\u00ebr i pen\u00ebs , nga nj\u00eb analist i kalibrit t\u00eb lart\u00eb , mund t\u00eb themi pa frik\u00eb nga nj\u00eb erudit i v\u00ebrtet\u00eb . Stavri, nj\u00eb djal\u00eb nga Odri\u00e7ani [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":["post-4467","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4467","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4467"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4467\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4467"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4467"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4467"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}