{"id":4449,"date":"2014-10-18T15:00:59","date_gmt":"2014-10-18T13:00:59","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4449"},"modified":"2014-10-17T23:25:42","modified_gmt":"2014-10-17T21:25:42","slug":"ata-qe-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-8","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/ata-qe-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-8\/","title":{"rendered":"ATA QE NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE. Nga Artan KRISTO"},"content":{"rendered":"<p><strong>E lexuat gazeten Intervista sot? Kishte shume intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shume personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ata kishin te benin me ngjarjen me te bujshme te javes, me ndeshjen Serbi-Shqiperi, q\u00eb degjeneroi n\u00eb nj\u00eb \u201cshesh lufte\u201d mes tifoz\u00ebve serb\u00eb dhe lojtar\u00ebve shqiptar\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje desh\u00ebm t\u00eb b\u00ebnim disa intervista k\u00ebt\u00eb jav\u00eb\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>EDI RAMA<\/strong><br \/>\nNj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje desh\u00ebm t\u2019i merrnim edhe kryeministrit ton\u00eb Edi Rama, por nuk mund\u00ebm, se ai ishte n\u00eb Shtetet e Bashkuara. N\u00eb fakt, na p\u00eblqeu q\u00ebndrimi q\u00eb mbajti ai p\u00ebr k\u00ebt\u00eb incident. Vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb nuk kuptojm\u00eb: Pse duhet t\u00eb jet\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb pozicion mbrojt\u00ebs diplomacia jon\u00eb? A nuk mund ta b\u00ebnim ne t\u00eb par\u00ebt deklarat\u00ebn p\u00ebr fishk\u00ebllim\u00ebn e hymnit ton\u00eb komb\u00ebtar, p\u00ebr thirrjet antishqiptare, apo djegien e flamurit ton\u00eb n\u00eb stadium? E di zoti Rama se si reagoi homologut i tij anglez, David Kameron n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb ngjash\u00ebm pasi serb\u00ebt ushtruan dhun\u00eb mbi ekipin e t\u00eb rinjve t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar? T\u00eb nes\u00ebrmen pas ndeshjes, ai u shpreh se ishte \u201ctmerruar nga skenat\u201d dhe k\u00ebrkoi q\u00eb UEFA t\u00eb vendos\u00eb \u201csanksione t\u00eb ashpra\u201d kund\u00ebr Serbis\u00eb. A e shikoni si deklarohet kur tjetri t\u00eb dhunon?! Nd\u00ebrsa jemi t\u00eb sigurt\u00eb, se, sikur serb\u00ebt t\u00eb mos kishin b\u00ebr\u00eb not\u00eb proteste kund\u00ebr flamurit, Kryeministri yn\u00eb e Ministria jon\u00eb e Jashtme, as nuk do t\u00eb ishte kujtuar t\u00eb protestonte, as kund\u00ebr veprimeve raciste t\u00eb serb\u00ebve e as kund\u00ebr djegies s\u00eb flamurit t\u00eb Natos, si vend an\u00ebtar i s\u00eb cil\u00ebs jemi. Jemi dakord q\u00eb t\u00eb tregohemi modern\u00eb e europian\u00eb, por jo gjithnj\u00eb mbrojtja \u00ebsht\u00eb pozicioni m\u00eb i mir\u00eb. Se, ndodh q\u00eb, kur luan vazhdimisht n\u00eb mbrojtje, \u201cha\u201d edhe gola, si\u00e7 rrezikohemi t\u00eb ham\u00eb ne nga UEFA&#8230; Ndofta kryemnistri yn\u00eb niset nga parimi i tij \u201czero probleme me fqinj\u00ebt\u201d, por serb\u00ebt nuk jan\u00eb m\u00eb fqinj\u00ebt tan\u00eb, zoti Rama. Ne, n\u00eb Verilindje kufizohemi tashm\u00eb me Kosov\u00ebn. Mos e harroni k\u00ebt\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos shkruani prap\u00eb n\u00eb Facebook, si\u00e7 shkruajt\u00ebt k\u00ebt\u00eb jav\u00eb: \u201cKrenar p\u00ebr Kuqezinjt\u00eb q\u00eb, p\u00ebr sa pati futboll, fituan me loj\u00eb e me raste. Keqardhje p\u00ebr fqinj\u00ebt, q\u00eb lan\u00eb nam bot\u00ebrisht me shfaqjen \u2026\u201d<\/p>\n<p><strong>MISHEL PLATINI<\/strong><br \/>\nI pari q\u00eb desh\u00ebm t\u00eb intervistonim ishte Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Na habiti deklarata e tij se \u201cdroni me flamurin e Shqip\u00ebris\u00eb etnike t\u00eb l\u00ebshuar mbi stadium, ishte nj\u00eb veprim q\u00eb mund t\u00eb c\u00ebnonte jet\u00ebn e lojtar\u00ebve n\u00eb fush\u00eb, se\u2026 droni mund t\u00eb ishte nj\u00eb bomb\u00eb, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb kishte pasoja tep\u00ebr t\u00eb m\u00ebdha\u2026\u201d. Kaq deklaroi Platinia i famsh\u00ebm. Nuk tha asnj\u00eb fjal\u00eb, as p\u00ebr klithmat raciste \u201cVritini shqiptar\u00ebt!\u201d, as p\u00ebr rrahjen e lojtar\u00ebve tan\u00eb nga personat q\u00eb ishin ngarkuar p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb stadium, as p\u00ebr fishekzjarret q\u00eb ran\u00eb mbi kokat e futbollist\u00ebve tan\u00eb e as p\u00ebr fu\u00e7in\u00eb e madhe, ndoshta mbushur me benzin\u00eb, q\u00eb serb\u00ebt kishin arritur ta fusnin n\u00eb stadium\u2026 Ne desh\u00ebm ta pyesnim, zotin Platini: K\u00ebto q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart, nuk jan\u00eb \u201cbomba\u201d? Por e z\u00ebm\u00eb se droni kishte bomb\u00eb, si\u00e7 thoni ju, zoti Platini, se ai ishte futur aty nga terrorist\u00ebt&#8230; A nuk e mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb organizator\u00ebt serb\u00eb? Pse duhen gjykuar shqiptar\u00ebt? Terrorist\u00ebt nuk kan\u00eb atdhe&#8230;<\/p>\n<p><strong>ALEKSAND\u00cbR VU\u00c7I\u00c7\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>As kryeministrin e Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, nuk mund\u00ebm ta takonim dot. Ai deklaroi k\u00ebt\u00eb jav\u00eb se \u201cnj\u00eb grup ekstremist\u00ebsh shqiptar\u00eb kishin si q\u00ebllim ta shfaqnin Serbin\u00eb si nj\u00eb vend intolerant dhe t\u00eb posht\u00ebronin t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Serbis\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e BE-s\u00eb, shtoi ai, ishin k\u00ebtu tre or\u00eb para ndeshjes dhe un\u00eb personalisht u thash\u00eb atyre se shqiptar\u00ebt po p\u00ebrgatisnin nj\u00eb incident serioz\u201d. Ju lumt\u00eb, zoti kryeminist\u00ebr, q\u00eb e kishit zbuluar komplotin, por nuk mund t\u00eb rrim\u00eb pa ju pyetur: Kur e dinit q\u00eb po b\u00ebhej nj\u00eb komplot, pse nuk reaguat, pse nuk e ndaluat at\u00eb?! Kush ju pengoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, shqiptar\u00ebt?! Mos ishit t\u00eb interesuar edhe ju p\u00ebr k\u00ebt\u00eb incident? Apo e kishit organizuar vet\u00eb komplotin?!<\/p>\n<p><strong>MAJA KO\u00c7IJAN\u00c7I\u00c7<\/strong><br \/>\nMaja Ko\u00e7ijan\u00e7i\u00e7in, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsen e shefes s\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme n\u00eb BE, Katerin\u00eb Ashton, desh\u00ebm ta takonim e ta intervistonim gjithashtu k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Mes t\u00eb tjerave, desh\u00ebm ta pyesnim edhe p\u00ebr opinionin e saj shprehur n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi, menj\u00ebher\u00eb as ndeshjes, se \u201cautoritetet serbe vepruan me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri\u201d. Ku e pa \u201cp\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb\u201d zonja Ko\u00e7ijan\u00e7i\u00e7?! Te rojet e stadiumit q\u00eb b\u00ebnin sikur nuk shikonin tifoz\u00ebt q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb fush\u00eb?! Te gangsteri Ivanovi\u00e7 q\u00eb ishte mes atyre q\u00eb rrah\u00ebn lojtar\u00ebt shqiptar\u00eb, edhe pse me vendim gjyqi e ka t\u00eb ndaluar t\u00eb futet n\u00eb stadium?! Apo te deklaratat e tyre t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrta p\u00ebr v\u00ebllain e kryeminsitrit ton\u00eb q\u00eb kishte fluturuar dronin me flamur?! N\u00ebse sheh ajo ndonj\u00eb veprim tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, mund t\u00eb na e thot\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E lexuat gazeten Intervista sot? Kishte shume intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shume personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ata kishin te benin me ngjarjen me te bujshme te javes, me ndeshjen Serbi-Shqiperi, q\u00eb degjeneroi n\u00eb nj\u00eb \u201cshesh lufte\u201d mes tifoz\u00ebve serb\u00eb dhe lojtar\u00ebve shqiptar\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje desh\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,101],"tags":[],"class_list":["post-4449","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-ata-qe-nuk-intervistuam-dot"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4449","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4449"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4449\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4449"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4449"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4449"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}