{"id":4438,"date":"2014-10-17T22:15:38","date_gmt":"2014-10-17T20:15:38","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4438"},"modified":"2014-10-17T22:15:38","modified_gmt":"2014-10-17T20:15:38","slug":"mbesa-me-ndau-perjete-nga-im-vella","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/mbesa-me-ndau-perjete-nga-im-vella\/","title":{"rendered":"Mbesa m\u00eb ndau p\u00ebrjet\u00eb nga im v\u00eblla!"},"content":{"rendered":"<p>Nuk thon\u00eb kot \u201cat\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebn f\u00ebmija, s\u2019ta b\u00ebn as Per\u00ebndia\u201d, po me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, un\u00eb nuk e pata as f\u00ebmij\u00ebn tim at\u00eb q\u00eb ma punoi mbrapa krah\u00ebve. Q\u00eb ju lexues t\u00eb m\u00eb kuptoni m\u00eb drejt, po ju tregoj se me njeriun t\u00ebnd, nuk duhet t\u00eb ngat\u00ebrrohesh asnj\u00ebher\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb lloj pune. Para se t\u2019ju tregoj historin\u00eb time, po b\u00ebj prezantimin&#8230;<br \/>\nJam nj\u00eb zonj\u00eb me origjin\u00eb nga nj\u00eb fshat i Jugut, por e martuar n\u00eb Tiran\u00eb. V\u00ebllan\u00eb e madh e kam akoma n\u00eb fshat; ai rri me prind\u00ebrit e mi. Kur lindi v\u00ebllai vajz\u00ebn, un\u00eb nuk isha martuar akoma dhe, si t\u00eb thuash, me vajz\u00ebn e tij t\u00eb madhe, isha shum\u00eb e lidhur pasi e rrita vet\u00eb. Edhe ajo ishte shum\u00eb e lidhur me mua. Kur un\u00eb u martova, Armela ishte dhjet\u00eb vje\u00e7e. Ajo qante shum\u00eb kur un\u00eb u martova dhe, at\u00eb dit\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta qet\u00ebsoja, un\u00eb i premtova: \u201cN\u00ebse do t\u00eb jesh e para n\u00eb m\u00ebsime, halla do t\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb\u201d. Dhe n\u00eb fakt, ashtu ndodhi, kat\u00ebr vitet ik\u00ebn shpejt dhe bashk\u00eb me bashk\u00ebshortin tim, vendos\u00ebm ta merrnim Armel\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb vazhdonte gjimnazin te ne, sepse n\u00eb fshat nuk kishte shkoll\u00eb t\u00eb mesme. V\u00ebllai nuk donte q\u00eb ajo t\u00eb vinte n\u00eb Tiran\u00eb, sepse thoshte \u201c\u00ebsht\u00eb n\u00eb mosh\u00eb delikate dhe s\u2019ka pse t\u2019ju b\u00ebhet barr\u00eb juve\u201d, por as un\u00eb, as im shoq nuk e kishim problem q\u00eb do rrinte te ne. Ne djalin e kishim dy vje\u00e7, k\u00ebshtu q\u00eb ajo nuk na pengonte, vet\u00ebm ndihm\u00eb do ta kishim. Un\u00eb jetoja vet\u00ebm me burrin, sepse prind\u00ebrit e tij nuk jetonin me ne, sht\u00ebpin\u00eb e kishim t\u00eb bollshme, pasi ajo ishte nj\u00eb vil\u00eb me pes\u00eb dhoma. Aty n\u00eb lagje kishim edhe nj\u00eb komshie shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, e cila kishte nj\u00eb vajz\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e Armel\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb kjo do t\u00eb na e leht\u00ebsonte pun\u00ebn me vajz\u00ebn. Armela ishte nj\u00eb vajz\u00eb shum\u00eb e urt\u00eb dhe un\u00eb e doja shum\u00eb, sepse ajo m\u00eb d\u00ebgjonte \u00e7do k\u00ebshill\u00eb dhe v\u00ebrejtje q\u00eb un\u00eb i b\u00ebja. Mendoja se ajo kurr\u00eb nuk do t\u00eb na sillte probleme, se ishte nj\u00eb vajz\u00eb fshati dhe kishte ardhur te ne p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar e jo p\u00ebr aventura. Un\u00eb i dija edhe vet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e mia se ajo ishte n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb delikate dhe kishte nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebshilla. Im shoq interesohej n\u00eb shkoll\u00eb dhe m\u00ebsuesit flisnin fjal\u00eb nga m\u00eb t\u00eb mirat p\u00ebr t\u00eb. E shikoja se ajo studionte shum\u00eb deri nat\u00ebn von\u00eb. Kur shikoja se njer\u00ebzit flisnin fjal\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb, un\u00eb ndjehesha shum\u00eb krenare p\u00ebr gjestin q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb me Armel\u00ebn. I kisha krijuar kushtet p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe prisja q\u00eb ajo t\u00eb ma shp\u00ebrblente duke u b\u00ebr\u00eb e denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e saj. Dit\u00ebt e muajt kaluan shpejt dhe v\u00ebllai ishte shum\u00eb i k\u00ebnaqur p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb un\u00eb i dhash\u00eb p\u00ebr vajz\u00ebn, madje ai ishte aq i lumtur sa nuk dinte si t\u00eb ma shp\u00ebrblente. E gjitha kjo vazhdoi kur nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb thirri komshia ime dhe m\u00eb tha:<br \/>\n\u201cT\u00eb kam par\u00eb disa her\u00eb q\u00eb ti del nga dritarja n\u00eb or\u00ebn tre t\u00eb m\u00ebngjesit. Pse e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb?\u201d. Mua m\u00eb iku mendja. \u201c\u00c7far\u00eb po thua, moj grua?\u201d, i thash\u00eb. Ajo m\u00eb tha se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ajo ngrihej q\u00eb shkonte n\u00eb tualet dhe \u201cm\u00eb kishte par\u00eb q\u00eb dilja nga dritarja e dhom\u00ebs\u201d. \u201cKam dashur disa her\u00eb t\u00eb t\u00eb pyes pse e b\u00ebn nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb, po kam harruar t\u00eb t\u00eb them\u201d, m\u00eb tha.<br \/>\nE pyeta se nga cila dritare dilja dhe ajo me gisht m\u00eb tregoi p\u00ebr dritaren ku flinte Armela. Ia nisa t\u00eb qarit, nuk e besoja dot q\u00eb ajo mund t\u00eb kishe tradhtuar besimin tim dhe t\u00eb largohej nga sht\u00ebpia n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Shkova n\u00eb sht\u00ebpi dhe ia tregova tim shoqi t\u00eb gjitha ato q\u00eb m\u00eb tha shoqja ime. Ai u habit dhe ne nuk dinim si t\u00eb vepronim sepse Armela ishte nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb nuk i kishte mbushur t\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjetat dhe na dukej e v\u00ebshtir\u00eb ta akuzonim p\u00ebr nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb. At\u00ebhere, bashk\u00ebshorti im vendosi ta ruante Armel\u00ebn p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar fjal\u00ebt e komshijes. Ai doli n\u00eb cep t\u00eb oborrit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, u fsheh diku aty dhe pa se Armela hapi dritaren, m\u00eb pas port\u00ebn e hekurit dhe i hipi nj\u00eb makine. Ajo u kthye n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb or\u00ebn gjasht\u00eb e gjysm\u00eb. Neve na iku mendja nga ky veprim i saj dhe nuk dinim si t\u00eb reagonim. Nuk dinim asgj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lidhjen e saj dhe, n\u00ebse do ta pyesnim, jam e sigurt\u00eb se ajo nuk do t\u00eb na tregonte. Ajo e kishte mbajtur k\u00ebt\u00eb lidhje shum\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb, sepse un\u00eb ia kontrolloja p\u00ebrdit\u00eb telefonin dhe nuk kishte asnj\u00eb shenj\u00eb dyshimi se ajo mund t\u00eb kishte nj\u00eb lidhje. At\u00ebhere ne b\u00ebm\u00eb sikur nuk dinim gj\u00eb dhe njoftuam v\u00ebllain tim. Ai erdhi dit\u00ebn tjet\u00ebr dhe n\u00eb dark\u00eb mor\u00ebm Armel\u00ebn e i treguam asaj dhe v\u00ebllait tim at\u00eb q\u00eb kishim zbuluar p\u00ebr vajz\u00ebn e tij. Ju nuk e keni iden\u00eb \u00e7far\u00eb situate u krijua n\u00eb sht\u00ebpi. Nuk ma merrte mendja se Armela ishte nj\u00eb aktore e v\u00ebrtet\u00eb! Ajo filloi t\u00eb qante me t\u00eb madhe dhe i betohej t\u00eb atit se nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb. \u201cK\u00ebta nuk duan t\u00eb m\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe prandaj t\u00eb kan\u00eb thirrur, q\u00eb t\u00eb m\u00eb marr\u00ebsh. K\u00ebta kan\u00eb filluar t\u00eb mos kujdesen m\u00eb p\u00ebr mua si n\u00eb fillim; edhe buk\u00ebn, kan\u00eb filluar t\u00eb ma kursejn\u00eb\u201d, thoshte. Ajo b\u00ebrtiste me t\u00eb madhe: \u201cK\u00ebta e kan\u00eb fajin, jo un\u00eb. Ti babi duhet ta kuptosh se un\u00eb jam akoma f\u00ebmij\u00eb, si mund t\u00eb merrem un\u00eb me ndonj\u00eb djal\u00eb?\u201d, i thosh ajo t\u00eb atit.<br \/>\nUn\u00eb dhe im shoq ngel\u00ebm si t\u00eb ngrir\u00eb dhe nuk nxor\u00ebm asnj\u00eb fjal\u00eb nga goja. Nuk kishim asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u2019i v\u00ebrtetuar v\u00ebllait se ajo ishte e lidhur me nj\u00eb djal\u00eb. V\u00ebllai tha vet\u00ebm kaq: \u201cT\u2019ju vij\u00eb turp, p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb shpif\u00ebt ndaj vajz\u00ebs time; ajo \u00ebsht\u00eb f\u00ebmij\u00eb! Ju erdh\u00ebt vet\u00eb e ma k\u00ebrkuat vajz\u00ebn, nuk ju thash\u00eb un\u00eb q\u00eb ta merrnit\u201d. Mendova se aty do plaste sherri, po burri im nuk e hapi goj\u00ebn fare. Ai tha vet\u00ebm kaq: \u201cPo, ke t\u00eb drejt\u00eb, e pat\u00ebm ne fajin, jo ju\u201d. Un\u00eb fillova t\u00eb qaja me t\u00eb madhe, por v\u00ebllai e mori Armel\u00ebn dhe valixhet e saj dhe u nis p\u00ebr n\u00eb fshat. Kur u largua, m\u00eb tha: \u201cMos jua pafsha kurr\u00eb syt\u00eb!\u201d. Im shoq, q\u00eb \u00ebsht\u00eb njeri i duruar, ia ktheu: \u201cKush b\u00ebri mir\u00eb dhe gjeti mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb?!\u201d.<br \/>\nArmel\u00ebn e kam mallkuar me gjith\u00eb shpirt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb turp q\u00eb b\u00ebri. Ajo m\u00eb ndau p\u00ebrjet\u00eb me v\u00ebllan\u00eb tim, kurse p\u00ebr veten e vet ka ngelur nj\u00eb cop\u00eb injorante dhe fshatare, q\u00eb nuk ia var asnj\u00eb njeri. Asaj tani i kan\u00eb ardhur mendt\u00eb, po kur t\u00eb vin\u00eb mendt\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb von\u00eb. B\u00ebra gjith\u00e7ka p\u00ebr at\u00eb vajz\u00eb dhe, ja si ma shp\u00ebrblehu! Ajo ishte tamam nj\u00eb th\u00ebngjill i mbuluar q\u00eb un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e njoha v\u00ebrtet.<\/p>\n<p>Blerta<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk thon\u00eb kot \u201cat\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebn f\u00ebmija, s\u2019ta b\u00ebn as Per\u00ebndia\u201d, po me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, un\u00eb nuk e pata as f\u00ebmij\u00ebn tim at\u00eb q\u00eb ma punoi mbrapa krah\u00ebve. Q\u00eb ju lexues t\u00eb m\u00eb kuptoni m\u00eb drejt, po ju tregoj se me njeriun t\u00ebnd, nuk duhet t\u00eb ngat\u00ebrrohesh asnj\u00ebher\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb lloj pune. Para [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-4438","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4438","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4438"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4438\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4438"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4438"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4438"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}