{"id":4400,"date":"2014-10-17T15:00:12","date_gmt":"2014-10-17T13:00:12","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4400"},"modified":"2014-10-17T13:20:24","modified_gmt":"2014-10-17T11:20:24","slug":"shpjegimi-i-endrres-tuaj-4","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/shpjegimi-i-endrres-tuaj-4\/","title":{"rendered":"Shpjegimi i endrres tuaj&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>E zhytur n\u00eb balt\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; Jam nj\u00eb vajz\u00eb 18 vje\u00e7e. Kam nj\u00eb vit q\u00eb shikoj \u00ebndrra t\u00eb frikshme. Mbr\u00ebm\u00eb kam par\u00eb sikur isha n\u00eb makin\u00eb, e zhytur n\u00eb lluc\u00eb, n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. Mundohesha t\u00eb dilja, por m\u00eb dol\u00ebn p\u00ebrpara dy burra t\u00eb panjohur dhe m\u00eb shtynin makin\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos dilja e t\u00eb fundosesha. Nuk e di a shp\u00ebtova nga k\u00ebta dy burra, por m\u00eb pas e shikova veten duke ecur me makin\u00eb n\u00eb nj\u00eb mal ku ishte dit\u00eb. \u00c7far\u00eb kuptimi ka kjo \u00ebnd\u00ebrr, ju lutem?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb tregon ankth, stres dhe nj\u00eb lloj shqet\u00ebsimi, burimin e t\u00eb cilit e dini vet\u00ebm ju. Makina e zhytur n\u00eb lluc\u00eb e burrat q\u00eb ju shtyjn\u00eb, tregojn\u00eb ankthet tuaja. Po kaloni nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe nuk dini si t\u00eb dilni nga kjo gjendje, ama po ju e keni veten n\u00eb dor\u00eb q\u00eb t\u00eb dilni. Keni par\u00eb veten duke ecur me makin\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do problem e ka nj\u00eb zgjidhje. Studioni burimin e ankthit tuaj dhe \u00ebndrra tregon q\u00eb ju mund ta largoni k\u00ebt\u00eb stres apo ankth dhe t\u00eb jeni m\u00eb e qet\u00eb. Mos lejoni q\u00eb ankthet apo streset q\u00eb keni kaluar, t\u2019ju l\u00ebn\u00eb pa gjum\u00eb apo t\u2019ju pengojn\u00eb t\u00eb ecni p\u00ebrpara. Mjafton t\u00eb mendoni q\u00eb gjith\u00e7ka ka kaluar, ose flisni me dik\u00eb q\u00eb e keni shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr dhe do t\u00eb \u00e7liroheni nga \u00e7do e keqe.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>E putha<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kam par\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb realisht e njoh, por s\u2019kam asnj\u00eb lloj ndjenje apo muhabeti me t\u00eb. E pash\u00eb sikur isha duke ecur rrug\u00ebs me t\u00eb dhe e putha n\u00eb buz\u00eb, duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb e dashuroja. Jam v\u00ebrtet i habitur me k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. A ka ndonj\u00eb kuptim?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00cbndrra s\u2019ka lidhje fare me vajz\u00ebn q\u00eb njihni. Rruga q\u00eb b\u00ebni me t\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebson drejtimin tuaj n\u00eb jet\u00eb. Vajza \u00ebsht\u00eb ajo pjes\u00eb e karakterit tuaj q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson past\u00ebrtin\u00eb, brisht\u00ebsin\u00eb, gjall\u00ebrin\u00eb dhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb krijuar intimitet. Shprehja e dashuris\u00eb ndaj vajz\u00ebs, parashikon nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb mir\u00eb, pozitive, sukses, k\u00ebnaq\u00ebsi dhe harmoni n\u00eb at\u00eb fush\u00eb q\u00eb d\u00ebshironi ju.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Ndeza kat\u00ebr qirinj<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; Para dy net\u00ebsh kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur shkova n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb dhe ndeza kat\u00ebr qirinj, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb kuq. Dua t\u00eb di kuptimin, ju lutem. Jam n\u00eb pritje t\u00eb shpjegimit tuaj. Ju fal\u00ebnderoj. <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Qirinjt\u00eb kan\u00eb shum\u00eb kuptime, gjithmon\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb \u00ebndrr\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ju nuk ndiheni mir\u00eb shpirt\u00ebrisht dhe jeni n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb s\u00eb humbur prej koh\u00ebsh. At\u00ebhere, s\u00eb pari, \u00ebndrra ju sugjeron t\u2019i ndizni v\u00ebrtet k\u00ebta qirinj n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb. S\u00eb dyti, qirinjt\u00eb e ndezur dhe t\u00eb kuq simbolizojn\u00eb shpres\u00ebn, q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb, pathyeshm\u00ebrin\u00eb tuaj. S\u00eb shpejti, do t\u00eb gjeni qet\u00ebsin\u00eb dhe rehatin\u00eb q\u00eb po e k\u00ebrkoni prej koh\u00ebsh. Gjith\u00eb t\u00eb mirat!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>M\u00eb q\u00eblloi me shpull\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr isha me nj\u00eb shoqen time dhe po pinim kafe. Nd\u00ebrkoh\u00eb, asaj i vjen nj\u00eb shoqe q\u00eb mua m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb, por me t\u00eb cil\u00ebn nuk flasim n\u00eb realitet. Ajo u ul af\u00ebr meje dhe un\u00eb e shikoja i habitur. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo m\u00eb q\u00eblloi me shpull\u00eb dhe un\u00eb, i tronditur nga veprimi i saj, u \u00e7ova nga tavolina dhe ika. A ka ndonj\u00eb kuptim, ju lutem?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Sigurisht q\u00eb ka kuptim. Q\u00ebndrimi n\u00eb kafe me shoqen tuaj tregon d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019u larguar nga streset e dit\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i rrethuar nga paqja, arg\u00ebtimi e nga njer\u00ebz q\u00eb ju duan v\u00ebrtet. Vajza q\u00eb keni par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, tregon p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb lloj d\u00ebshire p\u00ebr ta pasur at\u00eb n\u00eb jet\u00ebn tuaj, por di\u00e7ka ka ndodhur mes jush dhe \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb mur t\u00eb madh ndar\u00ebs. Shpulla e saj n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, ka lidhje me veprimin tuaj t\u00eb ashp\u00ebr. Ju i keni krijuar vet\u00eb vetes mure me at\u00eb vajz\u00eb. Jeni shum\u00eb krenar dhe nuk e ulni hund\u00ebn. N\u00ebse vazhdoni k\u00ebshtu, jo at\u00eb, por asnj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr nuk do ta b\u00ebni plot\u00ebsisht p\u00ebr vete. Shpulla e saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi q\u00eb ju duhet t\u2019i b\u00ebni vetes dhe t\u00eb ndryshoni sjellje, p\u00ebr t\u00eb pasur sukses me seksin e kund\u00ebrt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Ish-i fejuari<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shikosh ish-t\u00eb fejuarin \u00e7do nat\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr? M\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb v\u00ebrtet persekutim, edhe pse realisht e dua dhe ishte nj\u00eb ndarje me forc\u00eb. Ka kaluar koh\u00eb dhe un\u00eb e shoh s\u00ebrish n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. A ka ndonj\u00eb parashikim? <\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>\u00cbsht\u00eb normale t\u00eb shikoni \u00ebndrra t\u00eb tilla kaq shpesh, sepse ndarja, me sa kuptoj un\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa d\u00ebshir\u00ebn tuaj, p\u00ebrderisa ju shpreheni q\u00eb e doni akoma. Ju s\u2019e keni kaluar akoma faz\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ndodh zakonisht pas nj\u00eb ndarjeje me personin e zemr\u00ebs. Nuk e keni pranuar akoma iden\u00eb se tashm\u00eb lidhja juaj ka p\u00ebrfunduar, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb ju po e vuani akoma dhe s\u2019e besoni me veten tuaj q\u00eb nuk jeni me t\u00eb. Pra, e gjith\u00eb \u00ebndrra tregon dashurin\u00eb q\u00eb keni ende p\u00ebr t\u00eb dhe vuajtjen nga ndarja prej tij. Nuk parashikon ndonj\u00eb ngjarje n\u00eb vazhdim\u00ebsi, p\u00ebrve\u00e7se pasqyron gjendjen tuaj aktuale. Uroj q\u00eb \u00ebndrra juaj t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ogur i mir\u00eb p\u00ebr bashkimin tuaj, meqen\u00ebse e doni akoma.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Po rregulloja flok\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; Kam par\u00eb veten n\u00eb parukeri duke rregulluar flok\u00ebt. M\u00eb pas pash\u00eb motr\u00ebn time t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb po b\u00ebnte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, pra, po rregullonte flok\u00ebt dhe po i b\u00ebnte ka\u00e7urrela. <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Flok\u00ebt n\u00ebp\u00ebr \u00ebndrra kan\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb gjer\u00eb, por n\u00eb rastin tuaj, \u00ebndrra tregon vet\u00ebvler\u00ebsim, ide t\u00eb reja e plane p\u00ebr t\u00eb ardhmen, t\u00eb cilat duken t\u00eb mira sepse ju nuk shkruani ndonj\u00eb gj\u00eb negative, ve\u00e7se rregullimin e tyre. Edhe p\u00ebr motr\u00ebn vlen e nj\u00ebjta gj\u00eb. Keni shum\u00eb vet\u00ebbesim, vler\u00ebsoni \u00e7do gj\u00eb tuaj\u00ebn dhe ato q\u00eb ju ndodhin p\u00ebrreth.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>St\u00ebrgjyshja m\u00eb dha gur\u00eb jeshil\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr st\u00ebrgjyshen time q\u00eb s\u2019e kam njohur kurr\u00eb realisht. Ajo m\u2019u afrua dhe m\u00eb dha disa gur\u00eb me ngjyr\u00eb jeshile. M\u00eb tha t\u2019i b\u00ebja var\u00ebse dhe t\u00eb mos i hiqja m\u00eb nga qafa. M\u00eb pas m\u2019u shfaq nj\u00eb hoxh\u00eb dhe m\u00eb tha: \u201cShpreh nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb dhe do t\u00eb realizohet\u201d. E thash\u00eb d\u00ebshir\u00ebn, por nuk e mbaj mend se \u00e7far\u00eb thash\u00eb, sepse nga habia e \u00ebndrr\u00ebs, u zgjova. <\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>St\u00ebrgjyshja n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr parashikon nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb qet\u00eb. Gur\u00ebt e gjelb\u00ebr tregojn\u00eb shpres\u00eb, mir\u00ebsi dhe fat t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ju. St\u00ebrgjyshja tregon edhe nj\u00eb an\u00eb t\u00eb karakterit tuaj, tregon se fal\u00eb urt\u00ebsis\u00eb, men\u00e7uris\u00eb dhe dituris\u00eb q\u00eb keni, fati do t\u00eb jet\u00eb me ju. Shfaqja e hoxh\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb ju tregon disa rrug\u00eb se si t\u00eb realizoni ato d\u00ebshira apo projekte q\u00eb ju duken t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u realizuar. Pra, mos e humbni besimin, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr pozitive dhe jeni n\u00eb rrug\u00ebn e duhur. Vazhdoni k\u00ebshtu!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E zhytur n\u00eb balt\u00eb &#8211; Jam nj\u00eb vajz\u00eb 18 vje\u00e7e. Kam nj\u00eb vit q\u00eb shikoj \u00ebndrra t\u00eb frikshme. Mbr\u00ebm\u00eb kam par\u00eb sikur isha n\u00eb makin\u00eb, e zhytur n\u00eb lluc\u00eb, n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. Mundohesha t\u00eb dilja, por m\u00eb dol\u00ebn p\u00ebrpara dy burra t\u00eb panjohur dhe m\u00eb shtynin makin\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos dilja e t\u00eb fundosesha. Nuk e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[91],"tags":[],"class_list":["post-4400","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-endrra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4400","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4400"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4400\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4400"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4400"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4400"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}