{"id":4396,"date":"2014-10-17T14:00:26","date_gmt":"2014-10-17T12:00:26","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4396"},"modified":"2014-10-17T13:15:51","modified_gmt":"2014-10-17T11:15:51","slug":"aq-shume-dobi-paska-seksi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/aq-shume-dobi-paska-seksi\/","title":{"rendered":"Aq shum\u00eb dobi paska seksi?"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; I nderuar Dr. Demiri! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb grua e braktisur nga burri dhe pata vendosur t\u00eb mos pranoja m\u00eb n\u00eb krevat asnj\u00eb mashkull pas k\u00ebtij zhg\u00ebnjimi, por ka ca koh\u00eb q\u00eb ndjehem shum\u00eb e tensionuar, me stres, dhimbje koke etj. Pyetja ime p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb: Mos e kam k\u00ebt\u00eb nga mungesa e seksit? Anita Sr. <\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:<\/em><\/strong> &#8211; E nderuara zonj\u00eb! Tani \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se Krijuesi, \u201carkitekti\u201d i pagabuar, asgj\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb kot, ndaj edhe p\u00ebrfitimet nga seksi jan\u00eb t\u00eb shumta dhe shkenc\u00ebrisht t\u00eb v\u00ebrtetuara. N\u00eb qoft\u00eb se p\u00ebr kafsh\u00ebt seksi u \u201ckufizua\u201d vet\u00ebm p\u00ebr shum\u00ebzim, te njeriu ai u la \u201chapur\u201d, pra, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb krijuar jet\u00ebn, por edhe p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi, por gjithmon\u00eb n\u00ebn kontrollin e trurit, pra, t\u00eb vet\u00ebdijes, pasi \u00e7do veprim mund t\u00eb kthehet n\u00eb t\u00eb keqen e s\u00eb mir\u00ebs. Si\u00e7 tregojn\u00eb shum\u00eb studime, k\u00ebnaq\u00ebsia seksuale \u00ebsht\u00eb e paz\u00ebvend\u00ebsueshme, madje orgazma \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshkrueshme dhe specialist\u00ebt e sh\u00ebndetit kan\u00eb argumentuar se sa pozitivisht ndikon seksi n\u00eb sh\u00ebndetin e dy partner\u00ebve. Dihet se sa shum\u00eb hormone dhe l\u00ebnd\u00eb kimike sekretohen p\u00ebrpara e gjat\u00eb orgazm\u00ebs dhe ato ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00eb uljen e presionit t\u00eb gjakut, n\u00eb shtimin e kolesterolit t\u00eb mir\u00eb e pak\u00ebsimin e kolesterolit t\u00eb keq, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb qarkullimin e gjakut, pak\u00ebsojn\u00eb ankthin, streset, depresionin dhe leht\u00ebsojn\u00eb dhimbjet. N\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb fundit t\u00eb Tom Hikmanit, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitimet e seksit (faqe 278), shkruhet se sipas nj\u00eb studimi, seksi mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb efekt leht\u00ebsues e qet\u00ebsues dhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sesa valiumi, porse valiumi ka efekte an\u00ebsore e krijon var\u00ebsi, gjendje tolerance, kurse seksi \u00ebsht\u00eb krejt natyror. Akti seksual ndikon pozitivisht n\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritjen e qelizave, n\u00eb rritjen dhe forcimin e kockave si dhe djeg kalorit\u00eb. \u00cbsht\u00eb provuar se akti seksual zbut edhe urin\u00eb, duke rritur sasin\u00eb e nj\u00eb amfetamine q\u00eb rregullon oreksin. \u00cbsht\u00eb e sigurt\u00eb se seksi p\u00ebrmir\u00ebson jo vet\u00ebm humorin dhe gjendjen shpirt\u00ebrore, por rregullon e p\u00ebrmir\u00ebson edhe pun\u00ebn dhe fuqin\u00eb e trurit. Ka prova se njer\u00ebzit e moshuar q\u00eb jan\u00eb aktiv\u00eb seksualisht, kan\u00eb m\u00eb pak gjasa t\u00eb vuajn\u00eb nga s\u00ebmundjet fizike apo sh\u00ebndeti mendor. P\u00ebrfitimet te femrat jan\u00eb t\u00eb shumta: Seksi rrit tek ato metabolizmin, p\u00ebrmir\u00ebson humorin, shton elasticitetin e l\u00ebkur\u00ebs, stabilizon ciklet menstruale dhe pak\u00ebson val\u00ebt e djers\u00ebs e \u201csikletet\u201d e tjera, sidomos gjat\u00eb menopauz\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse vejushat plaken m\u00eb shpejt, rrudhosen e vdesin para kohe, kurse femrat seksualisht aktive, \u201cshk\u00eblqejn\u00eb\u201d deri n\u00eb pleq\u00ebrin\u00eb e von\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Akoma m\u00eb tej, aktiviteti i rregullt seksual pak\u00ebson rrezikun e kancerit, sidomos te meshkujt, te t\u00eb cil\u00ebt rreziku i kancerit t\u00eb prostat\u00ebs dhe zmadhimi i saj gjat\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, ndodh m\u00eb s\u00eb shumti sepse nd\u00ebrpritet seksi. \u00cbsht\u00eb provuar se aktiviteti i rregullt seksual, zgjat jet\u00ebn. Nj\u00eb studim mbi jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb, ku u monitoruan mbi nj\u00eb mij\u00eb meshkuj gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve, doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb rregullisht seks t\u00eb pakt\u00ebn dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb, kan\u00eb dy her\u00eb m\u00eb pak gjasa q\u00eb t\u00eb vdesin nga nj\u00eb infarkt n\u00eb zem\u00ebr, n\u00eb dallim nga ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb seks vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb muaj. Ndaj, mos u \u00e7udisni kur psikologu, gjat\u00eb testimit apo doktori gjat\u00eb diagnostikimit, ju pyet edhe p\u00ebr libidon, potenc\u00ebn, jet\u00ebn e sh\u00ebndetin seksual, pasi sh\u00ebndeti seksual \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e sh\u00ebndetit t\u00ebr\u00ebsor. Dje po pija kafe me nj\u00eb mikun tim, Novruz Pepa, i cili m\u00eb dhuroi librin e tij t\u00eb fundit me titull \u201cBlerim pa\u00e7i n\u00eb zem\u00ebr\u201d, lib\u00ebr t\u00eb cilin ia kishte kushtuar t\u00eb shoqes Mirjana Pepa, arsimtare e nderuar. Ky Novruzi duket si mbi 20 vite m\u00eb i ri n\u00eb mosh\u00eb dhe, kur e kam pyetur se cili ka qen\u00eb \u201csekreti\u201d i ruajtjes s\u00eb rinis\u00eb s\u00eb tij, ai m\u2019u p\u00ebrgjigj: \u201cJa, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe ajo s\u00eb cil\u00ebs ia kam kushtuar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, gruaja, s\u00eb cil\u00ebs ia kam b\u00ebr\u00eb surpriz\u00eb me rastin e dit\u00eblindjes. Kemi pasur nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb bukur e harmonike familjare sepse Mirjana ka qen\u00eb e mbetet e pakursyer si bashk\u00ebshorte, n\u00ebn\u00eb, amvis\u00eb dhe \u201czonj\u00eb\u201d e rrall\u00eb brenda e jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb\u201d. E shikoni pra se, si\u00e7 thot\u00eb populli, gruaja e mir\u00eb ta shton jet\u00ebn e po ashtu edhe burri i mir\u00eb, kurse ai i keqi ta \u201cha jet\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb \u201cila\u00e7e\u201d natyrore, aq m\u00eb pak strese, s\u00ebmundje dhe ila\u00e7e kimikate. N\u00eb studimet e mira p\u00ebr jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb, del se rol par\u00ebsor kan\u00eb luajtur qet\u00ebsia shpirt\u00ebrore, puna dhe jeta e rregullta, jeta sistematike k\u00ebnaq\u00ebsidh\u00ebn\u00ebse seksuale, ushqimi i larmish\u00ebm, mosabuzimi me substancat dhe shmangia e mbipesh\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar Dr. Demiri! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb grua e braktisur nga burri dhe pata vendosur t\u00eb mos pranoja m\u00eb n\u00eb krevat asnj\u00eb mashkull pas k\u00ebtij zhg\u00ebnjimi, por ka ca koh\u00eb q\u00eb ndjehem shum\u00eb e tensionuar, me stres, dhimbje koke etj. Pyetja ime p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb: Mos e kam k\u00ebt\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86],"tags":[],"class_list":["post-4396","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4396","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4396"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4396\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4396"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4396"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4396"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}