{"id":4343,"date":"2014-10-15T21:32:25","date_gmt":"2014-10-15T19:32:25","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4343"},"modified":"2014-10-15T21:32:25","modified_gmt":"2014-10-15T19:32:25","slug":"nje-vajze-me-shtyu-drejt-droges","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/nje-vajze-me-shtyu-drejt-droges\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb vajz\u00eb m\u00eb shtyu drejt drog\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb djal\u00eb nga qyteti i Beratit, lexues i rregullt i gazet\u00ebs tuaj. Isha vet\u00ebm 20 vje\u00e7 kur filloi ngjarja q\u00eb po ju tregoj dhe sebepi i gjith\u00eb k\u00ebsaj historie ishte pik\u00ebrisht nj\u00eb vajz\u00eb. As vet\u00eb nuk e di se si u marrosa pas saj. Ndoshta tek ajo gjeja shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk i shikoja tek asnj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr. Ajo, her\u00eb ishte e qeshur, her\u00eb serioze, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve e shikoja edhe t\u00eb trishtuar. N\u00eb lokalin ku un\u00eb punoja, ajo vinte gjithmon\u00eb e shoq\u00ebruar nga nj\u00eb shoqe; un\u00eb nuk i dija as emrin dhe asnj\u00eb detaj tjet\u00ebr p\u00ebr jet\u00ebn e saj. Dija vet\u00ebm q\u00eb un\u00eb e p\u00eblqeja shum\u00eb at\u00eb. Kur ajo hynte n\u00eb lokal me shoqen e saj, mua m\u00eb ndrinte fytyra, b\u00ebja veprime q\u00eb t\u2019u bija n\u00eb sy, por e kisha t\u00eb pamundur; ajo ishte shum\u00eb indiferente ndaj meje. Kur ajo me shoqen e saj largohej nga lokali, un\u00eb, edhe pse isha i z\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb, shkoja dhe u hapja der\u00ebn. Nuk mund t\u00eb b\u00ebja asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq, sepse do t\u00eb kisha probleme me pronarin, megjithat\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e b\u00ebra zemr\u00ebn gur dhe i shkrova numrin e telefonit te pakoja e sheqerit me t\u00eb cil\u00ebn i servira kafen, por as kjo nuk vlejti p\u00ebr asgj\u00eb, madje m\u00eb prishi m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb. Fjal\u00ebt q\u00eb ajo nxori nga goja pas k\u00ebtij veprimi, m\u00eb ther\u00ebn n\u00eb shpirt: \u201cShko e gjej ndonj\u00eb shoqen t\u00ebnde, se un\u00eb nuk mund t\u00eb merrem me nj\u00eb bakshishmen\u201d. Asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time nuk isha ndjer\u00eb aq i fyer dhe i turp\u00ebruar, mbaj mend q\u00eb nuk e hapa goj\u00ebn fare, por e di q\u00eb n\u00eb at\u00eb \u00e7ast i b\u00ebra nj\u00eb premtim vetes time: \u201cTi nuk do t\u00eb jesh m\u00eb ky q\u00eb je\u201d&#8230;<br \/>\nPara se t\u00eb vazhdoj historin\u00eb time, dua t\u2019u k\u00ebrkoj ndjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb sot punojn\u00eb kamerier\u00eb, asnj\u00eb lloj pune nuk \u00ebsht\u00eb e turpshme n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e ndershme, por nj\u00eb p\u00ebrgjigje e till\u00eb e th\u00ebn\u00eb nga vajza q\u00eb un\u00eb dashuroja, ishte v\u00ebrtet shum\u00eb e dhimbshme. Q\u00eb nga ai moment, un\u00eb fillova t\u00eb mendoja seriozisht p\u00ebr jet\u00ebn time. Nga ajo dit\u00eb q\u00eb b\u00ebra debatin me vajz\u00ebn e zemr\u00ebs time, e lash\u00eb pun\u00ebn e kamerierit. Kisha nj\u00eb shok, i cili kishte njer\u00ebz n\u00eb Zvic\u00ebr dhe ai m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse un\u00eb do t\u00eb d\u00ebshiroja, vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb shtet mund t\u00eb b\u00ebhesha shum\u00eb i pasur n\u00eb pak koh\u00eb. Ai kishte koh\u00eb q\u00eb m\u00eb lutej t\u00eb largoheshim nga vendi, po un\u00eb nuk kisha dashur, pasi edhe prind\u00ebrit e mi nuk d\u00ebshironin q\u00eb un\u00eb t\u00eb emigroja. Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs m\u00eb vinin n\u00eb mendje fjal\u00ebt e vajz\u00ebs dhe ashtu si padashur, rash\u00eb n\u00eb grack\u00ebn e saj, duke e \u00e7uar d\u00ebm jet\u00ebn time. Mendoja me vete se q\u00eb t\u00eb kisha nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb mir\u00eb, duhet ta kisha xhepin plot dhe ja q\u00eb un\u00eb nuk e kisha nj\u00eb luks t\u00eb till\u00eb. Duke menduar k\u00ebto gj\u00ebra, mora rrug\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb emigrimit. Shoku me t\u00eb cilin do t\u00eb merrja rrug\u00ebt e kurbetit ishte 10 vjet m\u00eb i madh se un\u00eb dhe kishte shkuar disa her\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr. Nga m\u00ebnyra se si ai m\u00eb fliste, m\u00eb joshte me pun\u00ebn dhe fitimin e majm\u00eb q\u00eb do t\u00eb kisha n\u00eb at\u00eb vend. Ai m\u00eb thoshte se kur t\u00eb kthehesha n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb kisha nj\u00eb makin\u00eb super dhe do t\u00eb m\u00eb kishin zili t\u00eb gjitha femrat e qytetit, kurse vajza q\u00eb njoha n\u00eb lokal, do pendohej p\u00ebr fjal\u00ebt q\u00eb m\u00eb tha. Isha fare i ri dhe nuk e mendova m\u00eb gjat\u00eb, por pranova t\u00eb shkoja me t\u00eb. Si fillim, atje fjet\u00ebm te disa shok\u00ebt e Malit (shokut tim q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebroi p\u00ebr n\u00eb Zvic\u00ebr). Mbas dy dit\u00ebsh q\u00ebndrimi aty, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku ne jetonim erdhi nj\u00eb burr\u00eb rreth t\u00eb pes\u00ebdhjetave. Ai na solli edhe mallin q\u00eb duhet t\u00eb shp\u00ebrndanim. Kur them \u201cmallin\u201d, ju besoj se t\u00eb gjith\u00eb e kuptoni se p\u00ebr \u00e7far\u00eb malli b\u00ebhet fjal\u00eb. N\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi ne jetonim pes\u00eb djem dhe secili nga ne kishte pjes\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb; m\u00ebnyr\u00ebn dhe vendin se ku do shp\u00ebrndanim mallin do ta gjenim vet\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrgjegj\u00ebsi, i cili na orientoi n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 pjes\u00ebs q\u00eb duhet t\u00eb shp\u00ebrndaja, m\u00eb drejtoi edhe nj\u00eb pistolet\u00eb. Un\u00eb, i habitur, pyeta shokun tim: \u201cPo k\u00ebt\u00eb, pse duhet ta marr?\u201d. Ai m\u00eb tundi kok\u00ebn q\u00eb un\u00eb ta merrja dhe t\u00eb mos b\u00ebja zhurm\u00eb. Kur iku ai, shoku m\u00eb shpjegoi se ajo do t\u00eb m\u00eb duhej n\u00eb rast rreziku, se n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj pune jo gjithmon\u00eb shkojn\u00eb gj\u00ebrat vaj.<br \/>\n\u201cN\u00ebse do t\u00eb jesh i pap\u00ebrgatitur, un\u00eb nuk mund t\u00eb mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr jet\u00ebn t\u00ebnde\u201d, m\u00eb tha. M\u00eb tej, ai vazhdoi duke th\u00ebn\u00eb se \u201cn\u00ebse t\u00eb ndodh gj\u00eb p\u00ebr fajin tim, nuk dua q\u00eb un\u00eb t\u00eb jem p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d.<br \/>\nN\u00eb ato momente, m\u00eb zuri me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb frika dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, u pendova q\u00eb i isha futur asaj pune, m\u00eb dukej sikur nuk do t\u00eb dilja m\u00eb nga ajo situat\u00eb dhe kjo ishte e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb fakt, un\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb nuk dola nga ajo situat\u00eb, por edhe rash\u00eb akoma m\u00eb keq brenda. Dit\u00ebt e para m\u00eb ndihmoi Mali, q\u00eb un\u00eb t\u00eb punoja n\u00eb disa vende t\u00eb sigurta ku nuk do t\u00eb kisha probleme. Dhe k\u00ebshtu ndodhi, kishte kaluar gati nj\u00eb jav\u00eb dhe ia kisha marr\u00eb dor\u00ebn mir\u00eb asaj pune. Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, edhe kisha fituar goxha mir\u00eb, por kur futesh n\u00eb loj\u00eb pastaj, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb. K\u00ebshtu ndodhi edhe me mua. I joshur nga shuma q\u00eb po fitoja, k\u00ebrkoja t\u00eb punoja akoma m\u00eb shum\u00eb duke gjetur vende t\u00eb cilat nuk i kisha frekuentuar m\u00eb par\u00eb. Ai q\u00eb nuk e kuptoja, ishte fakti se ajo loj\u00eb ku un\u00eb kisha hyr\u00eb ashtu si padashur, kishte disa rregulla q\u00eb duhet t\u2019i zbatoje q\u00eb t\u00eb kishe sukses. Vendi ku duhet t\u00eb tregtoja mall, ishin vet\u00ebm dy lokale nate; aty duhet t\u00eb krijoja klientel\u00ebn time, por d\u00ebshira e madhe p\u00ebr t\u00eb fituar akoma m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, b\u00ebri q\u00eb t\u2019i kaloja kufijt\u00eb e pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn isha caktuar. P\u00ebrve\u00e7 dy lokaleve ku tregtoja mall \u00e7do nat\u00eb, shkova edhe n\u00eb disa lokale t\u00eb tjera, mir\u00ebpo kjo gj\u00eb u ra n\u00eb sy atyre q\u00eb b\u00ebnin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pun\u00eb, ashtu si un\u00eb, n\u00eb ato ambiente dhe m\u00eb dhan\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb mir\u00eb&#8230; Rrug\u00ebs p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb sht\u00ebpi, tre djem m\u00eb ndal\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb dhe filluan t\u00eb m\u00eb q\u00ebllonin me grushta. Mbaj mend q\u00eb rash\u00eb n\u00eb tok\u00eb, por ata nuk kishin m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mua. Ata vazhdonin t\u00eb m\u00eb gjuanin, d\u00ebgjova nj\u00eb krism\u00eb arme dhe m\u00eb pas, nuk mbaj mend asnj\u00eb gj\u00eb. Kur hapa syt\u00eb, e gjeta veten n\u00eb spital. Ata m\u00eb kishin plagosur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe un\u00eb i isha n\u00ebnshtruar nj\u00eb operacioni t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm. Kur erdha n\u00eb vete, i telefonova shokut dhe i tregova. Ai erdhi n\u00eb spitalin ku un\u00eb isha shtruar dhe me vete mori parat\u00eb q\u00eb kisha fituar gjat\u00eb asaj kohe. Me ato para shleva spitalin ku isha kuruar dhe pasi mora veten, u detyrova ta lija Zvicr\u00ebn q\u00eb aq shum\u00eb e kisha \u00ebnd\u00ebrruar.<br \/>\nTani mendoj se ndoshta kjo ishte nj\u00eb shenj\u00eb nga Zoti q\u00eb un\u00eb t\u2019i jepja fund asaj pune t\u00eb pist\u00eb q\u00eb nuk i dihej se si do ta kishte fundin. Me k\u00ebt\u00eb ngjarje q\u00eb m\u00eb ndodhi, m\u2019u b\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim i mir\u00eb q\u00eb do ta kem p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn. Njeriu duhet t\u2019i ngjis\u00eb shkall\u00ebt nj\u00eb e nga nj\u00eb, ky duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sukses, se p\u00ebrndryshe, njeriu rr\u00ebzohet dhe nuk i dihet a ngrihet dot m\u00eb. Gjithashtu, nga kjo ngjarje m\u00ebsova se, n\u00ebse nj\u00eb fem\u00ebr lidhet me ty p\u00ebr pasuri, ajo nuk do t\u00eb jet\u00eb asnj\u00ebher\u00eb shoqja e jet\u00ebs, pasi n\u00eb momentin kur ti do t\u00eb kesh nj\u00eb r\u00ebnie n\u00eb jet\u00eb, ajo me siguri do t\u00eb t\u00eb braktis\u00eb. Megjithat\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb realiteti n\u00eb dit\u00ebt e sotme t\u00eb pakta jan\u00eb ato \u00e7ifte q\u00eb lidhen nga nj\u00eb dashuri e v\u00ebrtet\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb djal\u00eb nga qyteti i Beratit, lexues i rregullt i gazet\u00ebs tuaj. Isha vet\u00ebm 20 vje\u00e7 kur filloi ngjarja q\u00eb po ju tregoj dhe sebepi i gjith\u00eb k\u00ebsaj historie ishte pik\u00ebrisht nj\u00eb vajz\u00eb. As vet\u00eb nuk e di se si u marrosa pas saj. Ndoshta tek ajo gjeja shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-4343","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4343","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4343"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4343\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4343"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4343"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4343"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}