{"id":4229,"date":"2014-10-13T22:00:22","date_gmt":"2014-10-13T20:00:22","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4229"},"modified":"2014-10-13T20:22:36","modified_gmt":"2014-10-13T18:22:36","slug":"i-dashuri-im-ishte-me-sida","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/i-dashuri-im-ishte-me-sida\/","title":{"rendered":"I dashuri im ishte me SIDA&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb nderuar lexues dhe stafi i gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Meqen\u00ebse kam lexuar n\u00eb faqen tuaj t\u00eb internetit histori t\u00eb ndryshme, mendova t\u2019ju tregoj historin\u00eb time, q\u00eb ngjan me ndonj\u00eb film, por kam patur fatin e mir\u00eb apo t\u00eb keq, nuk di t\u00eb them, q\u00eb ta jetoj n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb rinis\u00eb. N\u00eb vitet \u201990, kur shqiptar\u00ebt filluan t\u00eb iknin, un\u00eb pata shansin t\u00eb kisha prind\u00ebr q\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn ishin shum\u00eb largpam\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve.<br \/>\nVitet e tranzicionit edhe familjen time nuk e gjet\u00ebn t\u00eb pasur, por edhe atyre pak parave q\u00eb ata kishin ruajtur m\u00ebnjan\u00eb, u ra vlera p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh. Si shum\u00eb familje, ata u munduan t\u00eb gjenin ngush\u00ebllim tek emigrimi. Babai dhe mamaja ime vendos\u00ebn t\u00eb na nisnin mua dhe v\u00ebllain m\u00eb t\u00eb madh se un\u00eb, p\u00ebr n\u00eb Itali. Sigurisht, p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb vjen nga nj\u00eb qytet i Veriut dhe nuk ka miq n\u00eb nj\u00eb qytet bregdetar si Durr\u00ebsi, gj\u00ebrat v\u00ebshtir\u00ebsohen. P\u00ebrve\u00e7 v\u00ebshtir\u00ebsive ekonomike, q\u00eb ishin ulur k\u00ebmb\u00ebkryq n\u00eb \u00e7do familje, babait iu desh jo vet\u00ebm t\u00eb gjente njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb na kalonin p\u00ebr n\u00eb Itali, por edhe t\u00eb ishim t\u00eb sigurt\u00eb rrug\u00ebs, si edhe pasi t\u00eb mb\u00ebrrinim. M\u00eb n\u00eb fund, ai u lidh me nj\u00eb kapiten anijeje, i cili jo vet\u00ebm i premtoi t\u00eb na nxirrte n\u00eb Itali sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb, por edhe e mbajti premtimin e tij. Un\u00eb isha problem m\u00eb vete p\u00ebr prind\u00ebrit dhe p\u00ebr v\u00ebllain tim; isha n\u00eb kulmin e mosh\u00ebs, e bukur, e gjall\u00eb. Gjithsesi, rruga shkoi mir\u00eb dhe sapo zbrit\u00ebm nga anija, kapiteni (q\u00eb s\u2019mund t\u2019ia p\u00ebrmend emrin) na shoq\u00ebroi deri te stacioni i trenit ku duhej t\u00eb hipnim, na tha edhe se pas sa stacionesh duhet t\u00eb zbrisnim. K\u00ebshtu, ne arrit\u00ebm te nj\u00eb kush\u00ebri i babait i cili jetonte vet\u00ebm. Familjen e kishte n\u00eb fshat dhe punonte nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar di\u00e7ka p\u00ebr familjen e p\u00ebr vete. Meqen\u00ebse ai kishte m\u00ebsuar pak italisht, na ndihmoi edhe neve p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00eb. Si fillim, gjeta pun\u00eb un\u00eb, si pastruese n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi. Fatmir\u00ebsisht, ishin njer\u00ebz serioz\u00eb. I zoti i sht\u00ebpis\u00eb ishte arkitekt, e shoqja mjeke dhe kishin dy f\u00ebmij\u00eb. Djali, Toni, kishte mbaruar shkoll\u00ebn dhe ishte inxhinier, kurse vajza vazhdonte shkoll\u00ebn p\u00ebr Mjek\u00ebsi. Kjo ishte familja ku do lija mendt\u00eb e kok\u00ebs. Toni ishte shum\u00eb simpatik. P\u00ebrpiqesha t\u00eb b\u00ebja pun\u00ebt sa m\u00eb shpejt e t\u00eb bija n\u00eb sy sa m\u00eb pak, sepse sapo e shihja, m\u00eb dridheshin k\u00ebmb\u00ebt. N\u00eb fakt, kjo situat\u00eb zgjati disa muaj. Mamaja e tij ishte shum\u00eb e k\u00ebnaqur me pun\u00ebn time dhe nuk linte rast pa m\u00eb lavd\u00ebruar. Fjalia e sakt\u00eb q\u00eb e d\u00ebgjova nj\u00eb her\u00eb t\u00eb thoshte ishte: \u201cMegjith\u00ebse shqiptare, duket vajz\u00eb e rregullt dhe shum\u00eb e zgjuar\u201d. Sigurisht q\u00eb shikohesha me sy tjet\u00ebr p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cb\u00ebmave\u201d q\u00eb b\u00ebnin bashkatdhetar\u00ebt e mi. Pak nga pak, un\u00eb vazhdova pun\u00ebn nga me orar i pjessh\u00ebm, n\u00eb me orar t\u00eb plot\u00eb, fal\u00eb opinionit t\u00eb mir\u00eb q\u00eb kishin p\u00ebr mua.<br \/>\nKisha dy vjet q\u00eb punoja n\u00eb k\u00ebt\u00eb familje, q\u00eb m\u00eb ndihmoi edhe t\u00eb b\u00ebja dokumentet dhe t\u00eb kisha mund\u00ebsi t\u00eb vija n\u00eb Shqip\u00ebri, kur i zoti i sht\u00ebpis\u00eb m\u00eb thirri n\u00eb studion e tij. Shkova pak e trembur se mendova se mund t\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb gabim. N\u00eb fakt, \u201cgabimi\u201d im kishte qen\u00eb tjet\u00ebr. Sikleti q\u00eb kisha vazhdimisht kur shikoja Tonin, u kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy edhe prind\u00ebrve t\u00eb tij. Edhe vet\u00eb Toni kishte filluar t\u00eb m\u00eb buz\u00ebqeshte m\u00eb shum\u00eb e un\u00eb, t\u00eb skuqesha edhe m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Bija ime, mendoj se ty t\u00eb p\u00eblqen djali im dhe ai t\u00eb p\u00eblqen ty, por ne duam q\u00eb e dashura e djalit ton\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb apo nj\u00eb zanat, nuk mund t\u00eb pranojm\u00eb nj\u00eb pastruese&#8230;<br \/>\nU shokova dhe sigurisht, nuk gjeta p\u00ebrgjigje n\u00eb trurin tim q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment e ndali funksionimin.<br \/>\n&#8211; Mendoj se ka nj\u00eb zgjidhje, &#8211; tha ai. &#8211; S\u00eb pari, do t\u00eb t\u00eb v\u00eb detyr\u00eb q\u00eb brenda 6 muajsh t\u00eb mbrosh italishten. Do t\u00eb t\u00eb shkurtoj orarin e pun\u00ebs, q\u00eb t\u00eb kesh mund\u00ebsi t\u00eb studiosh. M\u00eb pas, do t\u00eb shohim se n\u00eb \u00e7\u2019shkoll\u00eb mund t\u00eb shkosh.<br \/>\n&#8211; Faleminderit p\u00ebr gjith\u00e7ka, por n\u00ebse doni, un\u00eb mund t\u00eb largohem nga puna sapo ju t\u00eb gjeni nj\u00eb tjet\u00ebr dhe t\u00eb mos ju krijoj probleme&#8230; &#8211; arrita t\u00eb thoja.<br \/>\n&#8211; N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb kjo ajo q\u00eb po t\u00eb k\u00ebrkoj, ti duhet t\u00eb vazhdosh nj\u00eb shkoll\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebsh. Je ende vajz\u00eb e re dhe, edhe sikur mos t\u00eb t\u00eb ec\u00eb me Tonin, duhet t\u00eb kesh pretendime p\u00ebr veten.<br \/>\nMe kaq, u mbyll diskutimi dhe pas 2 jav\u00ebsh, ai m\u00eb solli nj\u00eb formular ku shkruhej se pas 5 muajsh kisha provimin e gjuh\u00ebs dhe m\u00eb duhej ta merrja not\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb iu ktheva librave, Toni kishte filluar edhe t\u00eb m\u00eb p\u00ebrqafonte n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi. Sigurisht q\u00eb m\u00eb p\u00eblqente dhe n\u00eb asnj\u00eb moment nuk kam par\u00eb tek ajo familje abuzimin pse isha vet\u00ebm apo pse isha pastruese. M\u00eb n\u00eb fund, pasi mora provimin, sigurisht, me rezultate t\u00eb larta, familja ku punoja m\u00eb lajm\u00ebroi se kishin gjetur pastruese tjet\u00ebr dhe se do t\u00eb m\u00eb financonin shkoll\u00ebn. Nd\u00ebrkoh\u00eb, lidhja me Tonin vazhdoi. Sigurisht, isha n\u00eb qiellin e shtat\u00eb. N\u00ebp\u00ebr filma kisha par\u00eb q\u00eb meshkujt italian\u00eb ishin t\u00eb \u00ebmb\u00ebl, por Toni ua kalonte. M\u00eb p\u00eblqente \u00e7do p\u00ebrk\u00ebdhelje e tij, \u00e7do fjal\u00eb e tij. Pas 2 vitesh pun\u00eb, 6 muaj lidhje apo njohjeje, Toni m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb flija n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. E kisha \u00ebnd\u00ebrruar si \u00e7do vajz\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e par\u00eb dhe do t\u00eb vazhdoj ta kujtoj me shum\u00eb mall. P\u00ebr Tonin ishte surpriz\u00eb q\u00eb un\u00eb nuk kisha patur t\u00eb dashur tjet\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb isha 23 vje\u00e7e. Kjo ndikoi q\u00eb ai t\u00eb m\u00eb trajtonte gjithmon\u00eb e me m\u00eb shum\u00eb respekt. Jeta po m\u00eb ecte shum\u00eb mir\u00eb, m\u00eb kishte ndritur ylli pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb gj\u00eb apo p\u00ebrpjekje shum\u00eb t\u00eb madhe.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrsa b\u00ebnim dashuri, pash\u00eb q\u00eb kishin filluar t\u2019i dilnin pu\u00e7rra n\u00eb fytyr\u00eb. U habita, por iu ktheva puthjeve t\u00eb tij t\u00eb \u00ebmbla. Shum\u00eb shpesh po e d\u00ebgjoja se ishte i lodhur, se i merrej fryma. E d\u00ebgjoja teksa fliste me t\u00eb \u00ebm\u00ebn si mjeke dhe ajo i jepte ila\u00e7et. I shihja t\u00eb dy prind\u00ebrit e tij q\u00eb e shihnin sikur po e shihnin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit, motra e tij kishte filluar t\u00eb vinte m\u00eb shpesh n\u00eb sht\u00ebpi, i dashuri i saj vinte dhe rrinte n\u00eb heshtje. S\u2019po kuptoja dhe mendoja se ishin t\u00eb qet\u00eb, prandaj dukeshin ashtu t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, por kjo situat\u00eb \u201cqet\u00ebsie\u201d nuk do t\u00eb zgjaste shum\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, Tonit i ra t\u00eb fik\u00ebt. E \u00ebma u alarmua dhe, pasi ai u b\u00eb mir\u00eb, e \u00e7uam n\u00eb krevatin e tij n\u00eb katin e dyt\u00eb, aty ku banonim ne dy t\u00eb rinjt\u00eb. Pasi fjeti pak, Toni u zgjua dhe m\u00eb tha se duhej t\u00eb fliste me mua. M\u00eb tha q\u00eb duhej t\u00eb mblidhja veten dhe t\u00eb mos trembesha p\u00ebr \u00e7ka do t\u00eb d\u00ebgjoja.<br \/>\n&#8211; Un\u00eb jam me SIDA&#8230; &#8211; m\u00eb tha.<br \/>\n&#8211; Siiiii? \u00c7\u2019dometh\u00ebn\u00eb kjo? Kur e ke marr\u00eb vesh?<br \/>\n&#8211; Kam 4 vjet q\u00eb e di, &#8211; tha, &#8211; por tani s\u00ebmundja ka p\u00ebrparuar dhe un\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebj jet\u00ebn normale si m\u00eb par\u00eb. Gjendja sa vjen e v\u00ebshtir\u00ebsohet dhe nuk m\u00eb ka mbetur ende shum\u00eb koh\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Si nuk t\u00eb ka mbetur shum\u00eb koh\u00eb? O Zot!<br \/>\nMe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nuk po lidhja mendimet, fjal\u00ebt as asnj\u00eb gj\u00eb. Q\u00eb Toni t\u00eb ishte me SIDA, do t\u00eb thoshte t\u00eb isha edhe un\u00eb. Q\u00eb ata ishin sjell\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb me mua, dometh\u00ebn\u00eb se m\u00eb kishin shfryt\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur djalin e tyre, p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb sa m\u00eb t\u00eb leht\u00eb s\u00ebmundjen q\u00eb po kalonte. S\u00ebrish m\u00eb k\u00ebputej filli, nuk mund t\u00eb mendoja k\u00ebto gj\u00ebra p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb ishin sjell\u00eb aq mir\u00eb me mua.<br \/>\n&#8211; E kam ditur para se ti t\u00eb vije n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb jo vet\u00ebm un\u00eb, por edhe prind\u00ebrit e mi. Motr\u00ebs i treguam tani n\u00eb fund. Mendoj se lidhja me ty ma ka zgjatur jet\u00ebn. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, je e mrekullueshme dhe m\u00eb vjen inat q\u00eb nuk do t\u00eb jem un\u00eb personi q\u00eb do t\u00eb t\u00eb g\u00ebzoj. K\u00ebto dy vjet q\u00eb jam me ty, e shijoj \u00e7do \u00e7ast, mezi pres t\u00eb mbaroj pun\u00eb e t\u00eb vij t\u00eb prehem n\u00eb krah\u00ebt e tu.<br \/>\n&#8211; Toni, ti e di q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb dua \u00e7mendurisht po ndoshta s\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, ndoshta analizat nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb sakta&#8230; &#8211; belb\u00ebzova dhe lot\u00ebt zun\u00eb vendin e fjal\u00ebve.<br \/>\n&#8211; Dua t\u00eb t\u00eb p\u00ebrqafoj, t\u00eb t\u00eb puth \u00e7do moment n\u00ebse ti nuk e ke problem, nuk dua t\u00eb t\u00eb shoh t\u00eb qash, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; dua ta vazhdoj lidhjen me ty edhe tani pasi ti e more vesh se \u00e7far\u00eb s\u00ebmundjeje kam.<br \/>\n&#8211; Po SIDA \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje ngjit\u00ebse&#8230; \u2013 i thash\u00eb, &#8211; dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb edhe un\u00eb jam s\u00ebmur\u00eb.<br \/>\n&#8211; Jo, shpirt, ne asnj\u00ebher\u00eb nuk kemi kryer marr\u00ebdh\u00ebnie pa prezervativ. Kjo ka qen\u00eb arsyeja pse nuk e kam pranuar, edhe pse ti m\u00eb luteshe q\u00eb ta provonim \u201cl\u00ebkur\u00eb m\u00eb l\u00ebkur\u00eb\u201d, se nuk do t\u00eb mbeteshe shtatz\u00ebn\u00eb. T\u00eb kam ruajtur, t\u00eb jesh e sigurt\u00eb q\u00eb je mir\u00eb, por q\u00eb ti t\u00eb rrish m\u00eb e qet\u00eb, do t\u00eb shkosh nes\u00ebr me maman\u00eb n\u00eb spital e t\u00eb b\u00ebsh analizat. Ose, n\u00ebse nuk je e sigurt\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjigjen q\u00eb do t\u00eb marr\u00ebsh me maman\u00eb, t\u00eb jap parat\u00eb dhe shko n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb private ku t\u00eb duash e mos ma trego emrin e klinik\u00ebs, q\u00eb t\u00eb bindesh se p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb. Dua t\u00eb bindesh q\u00eb nuk t\u00eb kam p\u00ebrdorur p\u00ebr faktin se e dija q\u00eb jam i s\u00ebmur\u00eb, por t\u00eb kam dashur. Edhe prind\u00ebrit e mi, t\u00eb kan\u00eb dashur&#8230;<br \/>\nNuk e di a fjeta apo si fjeta at\u00eb nat\u00eb. Toni nuk m\u00eb preku sepse akoma nuk i kisha th\u00ebn\u00eb n\u00eb doja ta vazhdoja lidhjen apo jo. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes, shkova me maman\u00eb e tij n\u00eb spital dhe b\u00ebra analizat. Ishte e kot\u00eb t\u00eb shkoja gj\u00ebkundi tjet\u00ebr. N\u00ebse do ta kisha marr\u00eb virusin, kjo do t\u00eb kishte ndodhur tashm\u00eb dhe s\u2019kisha \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja. Duhet t\u00eb vendosja n\u00eb do t\u00eb rrija n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi apo do t\u00eb shkoja te v\u00ebllai. Duhet t\u00eb mblidhja mendjen p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb. Gjith\u00eb d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka m\u00eb iku. Toni, pas dy dit\u00ebsh, vazhdoi t\u00eb shkonte n\u00eb pun\u00eb, por rrinte m\u00eb pak or\u00eb, nd\u00ebrsa kur vinte n\u00eb sht\u00ebpi, flinte m\u00eb shum\u00eb. Me mua filloi t\u00eb sillej si v\u00eblla i mir\u00eb, m\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelte dhe p\u00ebrqafonte, por kaq. Kisha nevoj\u00eb t\u00eb tmerrshme t\u00eb ndjeja zjarrin e tij dhe timin q\u00eb ndizej sapo ai m\u00eb prekte, por asgj\u00eb nuk ishte si m\u00eb par\u00eb.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do mund t\u00eb ik\u00ebsh, un\u00eb nuk t\u00eb v\u00eb faj, &#8211; m\u00eb tha nj\u00eb dit\u00eb. &#8211; Pas tre dit\u00ebsh, vijn\u00eb p\u00ebrgjigjet e analizave dhe mund t\u00eb largohesh n\u00ebse do, megjith\u00ebse mua nuk do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqej\u00eb t\u00eb rri vet\u00ebm&#8230;<br \/>\n&#8211; Dua t\u00eb b\u00ebj dashuri me ty! Sigurisht, me zgjidhjen q\u00eb ke gjetur vazhdimisht, \u201cprezervativin\u201d, si mbrojtje t\u00eb sigurt\u00eb, sipas teje&#8230; &#8211; thash\u00eb.<br \/>\nAi shtangu, po m\u00eb v\u00ebshtronte si hetues p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00eb e kishte d\u00ebgjuar mir\u00eb, n\u00eb e kisha seriozisht at\u00eb q\u00eb kisha th\u00ebn\u00eb. Iu afrova dhe sapo zgjata dor\u00ebn p\u00ebr ta p\u00ebrk\u00ebdhelur, ndjeva zjarrin t\u00eb m\u00eb ndizej, si gjithmon\u00eb. E doja at\u00eb djal\u00eb dhe nuk mund ta lija t\u00eb vdiste, nuk mund ta pranoja. B\u00ebm\u00eb dashuri, ndenj\u00ebm gjith\u00eb pasditen n\u00eb krevat dhe fol\u00ebm p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb ndryshme, p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebr spitale. T\u00eb nes\u00ebrmen, dita vazhdoi si gjithmon\u00eb, un\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb e ai n\u00eb pun\u00eb. Rutina e p\u00ebrditshme u kthye, ai ishte gjithmon\u00eb e m\u00eb pak i fuqish\u00ebm, un\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb ankth p\u00ebr ikjen e tij e t\u00eb jem e sinqert\u00eb, edhe p\u00ebr p\u00ebrgjigjen e analizave t\u00eb mia. T\u00eb mart\u00ebn mbasdite erdhi mamaja e Tonit e m\u00eb dha nj\u00eb zarf.<br \/>\n&#8211; K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja e analizave t\u00eb tua! Nuk e hapa pasi e mora, q\u00eb ta lexosh vet\u00eb e para.<br \/>\n&#8211; Po do t\u00eb m\u00eb ndihmosh ta lexoj se nuk e jam e sigurt\u00eb q\u00eb do t\u00eb di ta lexoj p\u00ebrgjigjen, &#8211; i thash\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Toni m\u2019u afrua e m\u00eb p\u00ebrqafoi p\u00ebr t\u00eb m\u00eb dh\u00ebn\u00eb zem\u00ebr. Ndjeva q\u00eb edhe atij zemra po i rrihte m\u00eb shpejt, ashtu sikurse mua.<br \/>\n&#8211; Dakord, &#8211; tha ajo. &#8211; Negativ, ky k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb rezultati. Bija ime, nuk ke asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u shqet\u00ebsuar&#8230;<br \/>\nM\u00eb p\u00ebrqafoi mua e t\u00eb birin dhe u largua me lot n\u00eb sy. U qet\u00ebsova p\u00ebr vete, por nuk po gjeja asnj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb ta ngush\u00eblloja at\u00eb p\u00ebr t\u00eb birin. As Toni, i cili e pasqyronte tashm\u00eb n\u00eb gjith\u00eb qenien e tij melankolin\u00eb p\u00ebr fatin e tij t\u00eb keq. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Toni b\u00ebhej gjithmon\u00eb e m\u00eb keq, un\u00eb p\u00ebrpiqesha t\u2019i q\u00ebndroja pran\u00eb, p\u00ebrpiqesha t\u2019i sillja g\u00ebzim si nj\u00eb f\u00ebmije q\u00eb sapo i \u00ebsht\u00eb ulur temperatura, por edhe dit\u00ebt q\u00eb mund t\u2019i sillja ngush\u00ebllim mbaruan, sepse ai ra n\u00eb gjendje kome. Pas 1 viti p\u00ebrpjekjesh t\u00eb mia p\u00ebr t\u2019i q\u00ebndruar pran\u00eb, ai nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb spital me prind\u00ebrit dhe mua q\u00eb i rrinim te koka.<br \/>\nTashm\u00eb, ai ka vite q\u00eb ka vdekur dhe megjith\u00ebse un\u00eb u lidha me nj\u00eb tjet\u00ebr pas tre vjet\u00ebsh dhe vazhdoj t\u00eb jetoj n\u00eb Itali, nuk e kam harruar p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast. Ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb duket m\u00ebkat q\u00eb mendoj p\u00ebr ish-t\u00eb dashurin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jam n\u00eb krevat me babain e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi, por ka raste kur m\u00eb duket m\u00ebkat t\u00eb mos e kujtoj at\u00eb djal\u00eb q\u00eb vdiq n\u00eb lule t\u00eb rinis\u00eb, at\u00eb familje q\u00eb m\u00eb dha e m\u00eb m\u00ebsoi aq shum\u00eb p\u00ebr 5 vjet q\u00eb jetova n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre. Gjithsesi, Zoti me nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb hedh e me tjetr\u00ebn t\u00eb pret. Djalit tim i kam v\u00ebn\u00eb emrin e tij, k\u00ebt\u00eb ua thash\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij. U \u00e7udita kur edhe bashk\u00ebshorti im e pranoi, pa b\u00ebr\u00eb shum\u00eb komente.<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb em\u00ebr i bukur, italian, k\u00ebshtu q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb q\u00eb lidhja t\u00eb jet\u00eb se s\u2019b\u00ebn me ish-in t\u00ebnd. Pastaj, un\u00eb nuk jam xheloz p\u00ebr at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs t\u00ebnde&#8230; &#8211; m\u00eb tha.<br \/>\nTani, mendoj se ylli i fatit ndri\u00e7on vet\u00ebm p\u00ebr mua&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb nderuar lexues dhe stafi i gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Meqen\u00ebse kam lexuar n\u00eb faqen tuaj t\u00eb internetit histori t\u00eb ndryshme, mendova t\u2019ju tregoj historin\u00eb time, q\u00eb ngjan me ndonj\u00eb film, por kam patur fatin e mir\u00eb apo t\u00eb keq, nuk di t\u00eb them, q\u00eb ta jetoj n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb rinis\u00eb. N\u00eb vitet \u201990, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-4229","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4229","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4229"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4229\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4229"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4229"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4229"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}