{"id":4214,"date":"2014-10-13T20:04:17","date_gmt":"2014-10-13T18:04:17","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4214"},"modified":"2014-10-13T20:04:17","modified_gmt":"2014-10-13T18:04:17","slug":"enkeleida-zeko-rrefen-si-po-e-shkaterrojne-rtsh-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/enkeleida-zeko-rrefen-si-po-e-shkaterrojne-rtsh-ne\/","title":{"rendered":"Enkeleida Zeko rr\u00ebfen: Si po e shkat\u00ebrrojn\u00eb RTSH-n\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/enkeleda-zeko-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-4216\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/enkeleda-zeko-1-200x300.jpg\" alt=\"enkeleda zeko (1)\" width=\"200\" height=\"300\" \/><\/a>Ajo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vajza e sportit, si\u00e7 e njohin t\u00eb gjith\u00eb, por nj\u00eb shum\u00ebs vetish e cil\u00ebsish t\u00eb tjera q\u00eb nisin t\u00eb shfaqen e q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr vete q\u00eb n\u00eb kontaktin e par\u00eb me t\u00eb. Duke ia l\u00ebn\u00eb ekranit, vajz\u00ebn e Rubrik\u00ebs Sportive, ne shk\u00ebput\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim miq\u00ebsor, Led\u00ebn e leximit, shkrimeve, familjes, sht\u00ebpis\u00eb, udh\u00ebtimeve e sh\u00ebtitjeve t\u00eb gjata, ushqyese t\u00eb shpirtit t\u00eb saj dhe si p\u00ebrfundim, njoh\u00ebm nj\u00eb tjet\u00ebr Enkeleid\u00eb, nj\u00eb fem\u00ebr me mendje e zem\u00ebr t\u00eb pasur&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Ka qen\u00eb nj\u00eb ver\u00eb e qet\u00eb, e shtruar apo nj\u00eb ver\u00eb sportive, me l\u00ebvizje kjo p\u00ebr ty Enkeleida?<br \/>\n&#8211; Ka qen\u00eb nj\u00eb ver\u00eb e nd\u00ebrthurur mes udh\u00ebtimeve e l\u00ebvizjeve t\u00eb shumta me qet\u00ebsin\u00eb, plazhin dhe relaksin, me pak fjal\u00eb, i ka patur t\u00eb gjitha. Pas nj\u00eb udh\u00ebtimi n\u00eb Itali me bashk\u00ebshortin, jemi ndalur n\u00eb plazhet e jugut e m\u00eb pas n\u00eb Korfuz. E kemi ndar\u00eb k\u00ebt\u00eb ver\u00eb mes sh\u00ebtitjeve n\u00eb djepin e kultur\u00ebs romake, n\u00eb relaksin q\u00eb t\u00eb dhuron leximi i nj\u00eb libri buz\u00eb detit. Si gjithmon\u00eb, i kam shijuar shum\u00eb pushimet.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb mbash mend prej saj, di\u00e7ka q\u00eb do ta ndash edhe me ne?<br \/>\n&#8211; Ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb kujtuar nga kjo ver\u00eb. Q\u00eb nga udh\u00ebtimi n\u00eb Milano e Rom\u00eb, ku nuk jemi ndalur asnj\u00eb sekond\u00eb e deri tek sh\u00ebtitjet buz\u00eb detit n\u00eb Korfuz, me motor. Kishim koh\u00eb pa b\u00ebr\u00eb \u00e7menduri t\u00eb tilla, (qesh) dhe bashk\u00ebshorti im, shum\u00eb vite pa i dh\u00ebn\u00eb motorrit, pasi makina na ka larguar nga sportiviteti.<br \/>\n&#8211; Kthehesh me k\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb sezon pune?<br \/>\n&#8211; Patjet\u00ebr. Un\u00eb e dashuroj pun\u00ebn time dhe sakrifikoj shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Jam shum\u00eb idealiste si natyr\u00eb dhe gjithmon\u00eb k\u00ebrkoj perfeksionin, kjo m\u00eb b\u00ebn q\u00eb t\u00eb rritem \u00e7do dit\u00eb drejt p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mund t\u00eb konsiderohen t\u00eb mbyllura apo ende t\u00eb mbetura pezull konfliktet me drejtuesit e Tvsh-s\u00eb, t\u00eb cilat nuk kaluan pa v\u00ebmendje n\u00eb media?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb pajtohem me shkeljet dhe abuzimet q\u00eb po shkat\u00ebrrojn\u00eb RTSH-n\u00eb. Kam folur dhe do flas pareshtur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur televizionin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nga k\u00ebta drejtues pa mandat dhe moral q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit kryesore t\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb medias publike. T\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb kuptojn\u00eb se kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb po aq sa un\u00eb, t\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin p\u00ebr pron\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb po zvog\u00eblohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb skandaloze nga pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria e k\u00ebtyre njer\u00ebzve.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb t\u00eb vjen m\u00eb shum\u00eb keq n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr munges\u00ebn e interesimit nga shteti shqiptar n\u00eb t\u00eb gjitha hallkat e tij. Skandalet po pasojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe askush nuk e v\u00eb ujin n\u00eb zjarr. N\u00eb median publike, drejtuesit pa mandat prej vitesh, ndoshta, po shkat\u00ebrrojn\u00eb shuma m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se ato p\u00ebr t\u00eb cilat flitet Banka e Shqip\u00ebris\u00eb. Mos duhet t\u00eb dalin video q\u00eb ky shtet t\u00eb kujtohet q\u00eb po b\u00ebhen abuzime skandaloze duke u justifikuar me reforma? Koha ndryshon shum\u00eb gj\u00ebra, por nuk fshin kurr\u00eb asgj\u00eb.<br \/>\n&#8211; Sa e p\u00ebrgatitur je kur gjendesh p\u00ebrball\u00eb problemeve q\u00eb shfaqen?<br \/>\n&#8211; Njer\u00ebzit p\u00ebrballen me shum\u00eb sfida n\u00eb jet\u00eb, por m\u00eb e v\u00ebshtira \u00ebsht\u00eb si t\u00eb mbeten njer\u00ebz. N\u00ebse arrin t\u00eb b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb t\u00eb gjitha problemet, do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb leksion i mir\u00eb jete dhe nuk do l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shenj\u00eb tek ty.<br \/>\n&#8211; E k\u00ebnaqur me veten?<br \/>\n&#8211; Jam krenare p\u00ebr veten dhe k\u00ebt\u00eb nuk kam turp ta pranoj.<br \/>\n&#8211; Di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb korrigjuar?<br \/>\n&#8211; M\u00ebrzitjen\u2026 Askush nuk e meriton at\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Sa e af\u00ebrt je me koleg\u00ebt?<br \/>\n&#8211; I respektoj shum\u00eb koleg\u00ebt e mi. T\u00eb jesh me karakter, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh i drejt\u00eb edhe kur nuk t\u00eb shikon askush. K\u00ebt\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb b\u00ebj gjithmon\u00eb me ta.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb surpriz\u00eb e paparashikuar, nj\u00eb e papritur q\u00eb t\u00eb ka ndodhur gjat\u00eb transmetimit?<br \/>\n&#8211; Po p\u00ebrmend t\u00eb fundit fare. N\u00eb Rubrik\u00ebn Sportive t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb gushtit, kisha t\u00eb ftuar n\u00eb studio Presidentin e Kuk\u00ebsit, zotin Safet Gjici dhe specialistin e futbollit, zotin Shk\u00eblqim Mu\u00e7a, t\u00eb cil\u00ebt kishin patur nj\u00eb konflikt t\u00eb hapur n\u00eb media p\u00ebr dit\u00eb me radh\u00eb. Fal\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb mia menaxhuese n\u00eb studio, por edhe fal\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb tyre, \u00e7do situat\u00eb kaloi shk\u00eblqyer n\u00eb nj\u00eb emision t\u00eb gjat\u00eb dhe plot diskutime.<br \/>\n&#8211; E mendon veten gjithmon\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj gazetarie?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr momentin, po. Nuk kam menduar asnj\u00ebher\u00eb seriozisht q\u00eb t\u00eb largohem nga sporti, por t\u00eb ardhmes asnj\u00ebher\u00eb nuk i dihet.<br \/>\n&#8211; Cila do t\u00eb ishte nj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019u par\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb post drejtues n\u00eb media. Pse jo, do t\u00eb vij\u00eb shum\u00eb shpejt edhe ai moment. Megjithat\u00eb, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt, nuk do t\u00eb b\u00ebj asnj\u00eb reform\u00eb q\u00eb ta shkat\u00ebrroj sportin, si\u00e7 po b\u00ebjn\u00eb sot drejtuesit e RTSH-s\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pasione t\u00eb tjera cilat jan\u00eb?<br \/>\n&#8211; T\u00eb shkruaj, t\u00eb lexoj dhe t\u00eb sh\u00ebtis pa fund. Nuk lodhem kurr\u00eb nga pasionet e mia.<br \/>\n&#8211; Prezantimi, nj\u00eb eksperienc\u00eb q\u00eb do t\u00eb t\u00eb p\u00eblqente t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritej?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb nga eksperiencat m\u00eb t\u00eb bukura n\u00eb jet\u00eb. E kam fjal\u00ebn k\u00ebtu p\u00ebr prezantimin e Festivalit t\u00eb 50-t\u00eb t\u00eb K\u00ebng\u00ebs n\u00eb RTSH. Kam realizuar edhe shum\u00eb prezantime t\u00eb tjera, por kjo \u00ebsht\u00eb eksperienca m\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb. Do t\u00eb doja shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritej, ajo sken\u00eb \u00ebsht\u00eb magjike dhe t\u00eb mbush me nj\u00eb energji t\u00eb pap\u00ebrshkruar. Shpresoj q\u00eb t\u00eb ket\u00eb s\u00ebrish vend p\u00ebr gazetaret n\u00eb sken\u00ebn e Festivalit.<br \/>\n&#8211; Si nis dhe p\u00ebrfundon nj\u00eb dit\u00eb e jotja?<br \/>\n&#8211; Nis me pun\u00ebn e p\u00ebrditshme n\u00eb televizion, projektet e takimet e shumta dhe p\u00ebrfundon n\u00eb vatr\u00ebn time familjare, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e bashk\u00ebshortit tim dhe mbr\u00ebmjeve q\u00eb kalojm\u00eb bashk\u00eb.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb shqet\u00ebsohet Enkeleida?<br \/>\n&#8211; Nga mungesa e mir\u00ebnjohjes.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb mbush me g\u00ebzim?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb sht\u00ebpi e mbushur me personat q\u00eb do.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb libri i fundit q\u00eb ke lexuar?<br \/>\n&#8211; \u201cMuzeu i pafaj\u00ebsis\u00eb\u201d nga Orhan Pamuk.<br \/>\n&#8211; Ke qen\u00eb gjithnj\u00eb nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebse e mir\u00eb?<br \/>\n&#8211; Po. Kam patur gjithmon\u00eb nj\u00eb raport shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb me m\u00ebsueset, sidomos me ato t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb. Ndanim bashk\u00eb pasionin p\u00ebr t\u00eb lexuar, shkruar dhe recituar. Ka qen\u00eb gjithmon\u00eb pika ime e fort\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si kush ke dashur t\u00eb b\u00ebhesh e vog\u00ebl?<br \/>\n&#8211; Nuk kam n\u00eb mendje ndonj\u00eb person t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por jam e sigurt q\u00eb gjithmon\u00eb kam dashur t\u00eb b\u00ebhem shkrimtare. E duke qen\u00eb se sot jam gazetare, jam shum\u00eb af\u00ebr k\u00ebsaj \u00ebndrre t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb stimul q\u00eb do t\u00eb t\u00eb nxiste p\u00ebr nj\u00eb ndryshim?<br \/>\n&#8211; N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, koh\u00ebt e fundit kam par\u00eb nga af\u00ebr nj\u00eb projekt fantastik t\u00eb \u201cMosco\u00eb Club Albania\u201d q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb maj\u00ebn e klubeve n\u00eb Shqip\u00ebri, duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ky\u00e7e p\u00ebr publikun e jet\u00ebs s\u00eb nat\u00ebs. Kjo m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mendoj t\u2019i rikthehem nj\u00eb arg\u00ebtimi t\u00eb munguar prej koh\u00ebsh sepse m\u00eb n\u00eb fund edhe vendi yn\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vend si gjith\u00eb bota e qytet\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb kaluar or\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme emocionale dhe artistike. Jam shum\u00eb e apasionuar pas DJ me fam\u00eb si Armin Van Buuren, Tiesto apo edhe David Guetta e mendimi q\u00eb mund t\u00eb kemi k\u00ebt\u00eb cil\u00ebsi muzike n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb nxit shum\u00eb t\u00eb shfaq nj\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr timen.<br \/>\n&#8211; Ka patur nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb humbur n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Koh\u00eb e humbur \u00ebsht\u00eb kur t\u00eb tjer\u00ebt nuk vler\u00ebsojn\u00eb prezenc\u00ebn t\u00ebnde&#8230; At\u00ebher\u00eb b\u00ebji q\u00eb t\u00eb ndjejn\u00eb munges\u00ebn t\u00ebnde.<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u00e7\u2019lloj miq\u00ebsie beson Enkeleida?<br \/>\n&#8211; N\u00eb miq\u00ebsin\u00eb e sinqert\u00eb, t\u00eb drejt\u00eb dhe pa interesa. Ju do t\u00eb thoni q\u00eb nuk eksiston\u2026 un\u00eb e kam gjetur tek familja ime.<br \/>\n&#8211; Miq\u00ebsit\u00eb e tua i kan\u00eb rezistuar koh\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Po, patjet\u00ebr. Kam miq dhe mikesha prej shum\u00eb vitesh dhe jam e lumtur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ndoshta nga p\u00ebrditshm\u00ebria nuk takohemi shum\u00eb shpesh, por kur e b\u00ebjm\u00eb e nisim aty ku e kemi l\u00ebn\u00eb.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer di\u00e7ka do t\u00eb zgjidhje shoqen, apo maman\u00eb?<br \/>\n&#8211; Maman\u00eb, patjet\u00ebr. Ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb shoqe se kushdo tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb mendon p\u00ebr femrat brenda dhe jasht\u00eb mureve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb jam ndryshe, brenda dhe jasht\u00eb mureve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. N\u00eb sht\u00ebpi jam shum\u00eb e dashur, e brisht\u00eb dhe plot pasion, nd\u00ebrsa jasht\u00eb, e fort\u00eb dhe luftarake.<br \/>\n&#8211; Si dhe sa mendon se kan\u00eb ndryshuar marr\u00ebdh\u00ebniet fem\u00ebr- mashkull koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\n&#8211; N\u00eb Shqip\u00ebri ka nisur t\u00eb ndryshoj\u00eb koncepti i liris\u00eb dhe kjo b\u00ebn t\u00eb ndryshojn\u00eb edhe marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb \u00e7ift, n\u00eb pun\u00eb, apo edhe ato rast\u00ebsore fem\u00ebr-mashkull. Femra ndihet shum\u00eb m\u00eb e fort\u00eb dhe me t\u00eb drejta t\u00eb barabarta, edhe pse n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri t\u00eb q\u00ebllon t\u00eb has\u00ebsh kafsh\u00eb q\u00eb ende fyejn\u00eb dhe trajtojn\u00eb keq femrat. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kulture dhe mentaliteti.<br \/>\n&#8211; Shumica e miqve dhe mikeshave t\u00eb tua, jan\u00eb t\u00eb martuar, apo single?<br \/>\n&#8211; T\u00eb martuar, pa dyshim, por ka ende edhe ndonj\u00eb q\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb hap.<br \/>\n&#8211; Dashurit\u00eb me diferenc\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb mosh\u00eb, mendimi yt p\u00ebr to?<br \/>\n&#8211; Asnj\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb paragjykosh nj\u00eb raport. Gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb arrish n\u00eb jet\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb njeri q\u00eb t&#8217;i njeh t\u00eb metat, gabimet, dob\u00ebsit\u00eb dhe s\u00ebrish mendon q\u00eb ti je absolutisht nj\u00eb njeri i mrekulluesh\u00ebm. N\u00ebse kjo ndodh, at\u00ebher\u00eb mosha nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, por n\u00ebse nuk ka dashuri, \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr del zbuluar.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019m\u00eb thua p\u00ebr dashurin\u00eb q\u00eb t\u00eb ka trokitur te porta?<br \/>\n&#8211; Nicholas Sparks ka th\u00ebn\u00eb: \u201cAtje jasht\u00eb, ekziston nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i destinuar t\u00eb jet\u00eb dashuria jote, shoku yt m\u00eb i ngusht\u00eb, shpirti yt binjak\u201d dhe un\u00eb k\u00ebt\u00eb djal\u00eb, kam patur fatin ta takoj n\u00eb jet\u00eb dhe ta ndaj \u00e7do dit\u00eb timen me t\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb pasuruese p\u00ebr shpirtin?<br \/>\n&#8211; T\u00eb dish sa m\u00eb shum\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb lodhesha me dijen.<br \/>\n&#8211; Sa e vler\u00ebson paran\u00eb?<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb, nuk jam m\u00eb si dikur. T\u00eb vler\u00ebsosh paran\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb vler\u00ebsosh pun\u00ebn dhe veten.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb blerje q\u00eb e ka justifikuar cmimin?<br \/>\n&#8211; Unaza ime me diamant.<br \/>\n&#8211; G\u00ebzimet familjare, apo daljet me shoq\u00ebrin\u00eb jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb tipin t\u00ebnd?<br \/>\n&#8211; G\u00ebzimet familjare, kryesisht. Un\u00eb jam shum\u00eb e lidhur me familjen time dhe \u00e7do fest\u00eb e kalojm\u00eb s\u00eb bashku. Por edhe me shoq\u00ebrin\u00eb, m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb kur mblidhemi e festojm\u00eb pa u kujtuar sa shkoi ora.<br \/>\n&#8211; Di\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb dilje nga vetja?<br \/>\n&#8211; N\u00ebse dikush do t\u00eb provonte t\u00eb c\u00ebnonte familjen time. E kam shum\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb.<br \/>\n&#8211; Vit pas viti, e gjen veten m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, apo m\u00eb t\u00eb brisht\u00eb?<br \/>\n&#8211; M\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe kjo fal\u00eb mb\u00ebshtetjes dhe kurajos q\u00eb m\u00eb jep \u00e7do dit\u00eb Flori, bashk\u00ebshorti im. Kjo bot\u00eb \u00ebsht\u00eb vend sprove. Njeri i fort\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb mir\u00ebsin\u00eb e pret me falenderim dhe v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb me durim.<\/p>\n<p>M\u00eb p\u00eblqen\u2026<\/p>\n<p>&#8211; Sht\u00ebpia ime sepse\u2026?<br \/>\n&#8211; Shpeshher\u00eb, njeriu niset t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka nevoj\u00eb dhe kthehet n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr ta gjetur at\u00eb. E prandaj sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb lumturia e gjith\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr mua.<br \/>\n&#8211; Puna q\u00eb b\u00ebj sepse\u2026?<br \/>\n&#8211; M\u00eb mbush me energji.<br \/>\n&#8211; Miqt\u00eb e mi sepse\u2026?<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb shum\u00eb pak.<br \/>\n&#8211; Udh\u00ebtimet sepse\u2026?<br \/>\n&#8211; Eksploroj vende dhe kultura t\u00eb ndryshme.<br \/>\n&#8211; Krevati im sepse\u2026?<br \/>\n&#8211; Aty b\u00ebj gjumin m\u00eb t\u00eb rehatsh\u00ebm n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\n&#8211; Syt\u00eb e mi sepse\u2026?<br \/>\n&#8211; Thon\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb bukur.<br \/>\n&#8211; Partneri im sepse\u2026?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb i ndershem dhe serioz, me karakter dhe i sinqert\u00eb.<br \/>\n&#8211; M\u00ebnyra si mendoj sepse&#8230;?<br \/>\n&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Alma Buci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vajza e sportit, si\u00e7 e njohin t\u00eb gjith\u00eb, por nj\u00eb shum\u00ebs vetish e cil\u00ebsish t\u00eb tjera q\u00eb nisin t\u00eb shfaqen e q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr vete q\u00eb n\u00eb kontaktin e par\u00eb me t\u00eb. Duke ia l\u00ebn\u00eb ekranit, vajz\u00ebn e Rubrik\u00ebs Sportive, ne shk\u00ebput\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim miq\u00ebsor, Led\u00ebn e leximit, shkrimeve, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[41],"tags":[],"class_list":["post-4214","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-televizion"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4214","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4214"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4214\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4214"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4214"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4214"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}