{"id":4142,"date":"2014-10-12T20:29:01","date_gmt":"2014-10-12T18:29:01","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4142"},"modified":"2014-10-12T20:44:38","modified_gmt":"2014-10-12T18:44:38","slug":"valer-kolnikaj-do-te-jem-bisha-e-dancing","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/valer-kolnikaj-do-te-jem-bisha-e-dancing\/","title":{"rendered":"Valer Kolnikaj: Do t\u00eb jem bisha e Dancing!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pas eksperienc\u00ebs n\u00eb Big Brother, ku u p\u00ebrfol m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb dhe, mbi t\u00eb gjitha, n\u00ebse ishte apo jo homoseksual, Valeri na tregon se nuk ka asgj\u00eb q\u00eb ta shqet\u00ebsoj\u00eb&#8230; Ai vazhdon n\u00eb rrug\u00ebn e tij, k\u00ebt\u00eb her\u00eb, jo m\u00eb si pjes\u00eb e sfilatave dhe sesioneve fotografike, por m\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje se kurr\u00eb: N\u00eb pist\u00ebn e k\u00ebrcimit t\u00eb Dancing with the Stars! Epo, ia vlen t\u00eb bisedosh me nj\u00eb njeri si ai, q\u00eb di \u00e7far\u00eb dhe si t\u00eb flas\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Besarta Luga: &#8211; Valer, m\u00eb duket se realitetet televizive kan\u00eb filluar t\u00eb t\u00eb p\u00eblqejn\u00eb shum\u00eb, p\u00ebrderisa nga Big Brother, hidhesh te Dancing vvith the Stars&#8230;<br \/>\nValer Kolnikaj: &#8211; Duket se jam personi i duhur p\u00ebr k\u00ebto programe, reale dhe spektak\u00eblb\u00ebr\u00ebse&#8230; (Qesh) Pik\u00ebrisht k\u00ebto t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb jesh shum\u00eb af\u00ebr njer\u00ebzve p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe jo m\u00eb kot kan\u00eb shikueshm\u00ebrin\u00eb maksimale. M\u00eb p\u00eblqen t\u2019i tregoj publikut sa jan\u00eb reale k\u00ebto programe; jam nj\u00eb evidentues i mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb roli kishe tek i pari dhe \u00e7\u2019rol pret t\u00eb kesh te tjetri?<br \/>\n&#8211; Eksperienca e par\u00eb, ajo n\u00eb BB, e tregon m\u00eb s\u00eb miri q\u00eb jam dukur si regjisor e skenarist dhe jo si nj\u00eb nga banor\u00ebt e tjer\u00eb. DWSA \u00ebsht\u00eb art, disiplin\u00eb, \u00ebsht\u00eb ndryshe nga BB dhe mezi po pres t\u00eb filloj\u00eb, q\u00eb t\u2019ju tregoj m\u00eb gjat\u00eb dhe me detaje.<br \/>\n&#8211; Jam shum\u00eb kurioze t\u00eb di, si t\u00eb erdhi propozimi p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Dansing vvith the Stars Albania dhe si e prite at\u00eb?<br \/>\n\u2013 Ftes\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e DWS ma b\u00ebri producentja e k\u00ebtij spektakli, zonja Holta Dulaku. Sapo ma tha, u p\u00ebrgjigja direkt: \u201cPo!\u201d. U ndjeva shum\u00eb i nderuar dhe i lumtur pasi e kam menduar dhe pritur k\u00ebt\u00eb ftes\u00eb q\u00ebkur vendosa t\u2019i hyja televizionit e spektaklit. Refuzova shum\u00eb ftesa e oferta kur mbaroi BB, pasi jam tip p\u00ebrzgjedh\u00ebs dhe k\u00ebrkoj projektet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Dhe, ja ku erdhi ajo q\u00eb doja un\u00eb. Jam konkurrenti i par\u00eb q\u00eb konfirmohet dhe b\u00ebhet publik n\u00eb edicionin e pest\u00eb t\u00eb k\u00ebtij spektakli&#8230;<br \/>\n&#8211; Ke patur eksperienca t\u00eb ndryshme n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde dhe duket se, je v\u00ebrtet i vendosur p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e televizionit. Si e rendit k\u00ebt\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb fundit, n\u00eb raport me to?<br \/>\n&#8211; Eksperiencat e mia kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta dhe kan\u00eb rezultuar suksessh\u00ebm, duke shkuar paralelisht n\u00eb tre fusha krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme: Mjek\u00ebsia, modelingu dhe prezantimi n\u00eb televizion. BB dhe tashm\u00eb DWSA, jan\u00eb ato q\u00eb m\u00eb lidhin masivisht me njer\u00ebzit apo publikun, q\u00eb jo thjesht me njohin, por edhe m\u00eb kan\u00eb shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr. K\u00ebto eksperienca ma kan\u00eb zbukuruar jet\u00ebn e personalitetin; kush nuk do t\u2019i donte?<br \/>\n&#8211; Po pjes\u00ebmarrjen n\u00eb BB si e gjykon, tashm\u00eb q\u00eb kan\u00eb kaluar koh\u00eb prej p\u00ebrfundimit t\u00eb saj?<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb thuhen, por edhe q\u00eb nuk thuhen, ama un\u00eb i di m\u00eb mir\u00eb se kushdo aty. Syve t\u00eb mi nuk u shp\u00ebton asgj\u00eb dhe nuk lejoj t\u00eb tjer\u00ebt t\u2019u hedhin hi&#8230; Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebn t\u00eb sigurt\u00eb, t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb lumtur n\u00eb \u00e7do eksperienc\u00eb.<br \/>\n&#8211; Jo rrall\u00eb, je p\u00ebrfolur p\u00ebr drejtimin t\u00ebnd seksual, por je nga t\u00eb pak\u00ebtit persona q\u00eb duket se nuk t\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb k\u00ebto thashetheme&#8230; Pse?<br \/>\n&#8211; E p\u00ebr \u00e7far\u00eb nuk u p\u00ebrfola, thuaj?! (Qesh) Kishte njeri tjet\u00ebr ve\u00e7 meje q\u00eb t\u00eb p\u00ebrflitej aty? T\u00eb tjer\u00ebt s\u2019dinin ku ishin, e kishin humb davan\u00eb! (Qesh) E pse duhet t\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb, kur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishin problemet e tyre dhe jo t\u00eb miat ato? M\u00eb vinte me qesh dhe shpeshher\u00eb doja t\u2019u thoja gjat\u00eb loj\u00ebs kur i shikoja duke nxjerr\u00eb nga goja ve\u00e7 helm: \u201cJu pla\u00e7in syt\u00eb, a nuk e shikoni shk\u00eblqimin e syve t\u00eb mi kur flas p\u00ebr djalin, bashk\u00ebshorten, p\u00ebr familjen, p\u00ebr traditat?\u201d. Ata q\u00eb i kan\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto, m\u2019i shohin mir\u00eb dhe m\u2019i din\u00eb vlerat tashm\u00eb.<br \/>\n&#8211; &#8230;ndonj\u00ebher\u00eb duket se je ti vet\u00eb q\u00eb e luan loj\u00ebn: \u201cJam apo jo homoseksual?\u201d&#8230; \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb marketuar emrin t\u00ebnd, mes shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve?<br \/>\n&#8211; Luaj shum\u00eb, por me injoranc\u00ebn e paragjykuesit apo \u00e7do personi q\u00eb tenton t\u00eb m\u00eb afrohet me negativitet, p\u00ebr \u00e7far\u00ebdoqoft\u00eb. \u00cbsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i hapur syt\u00eb atij personi. N\u00eb mos sot, do t\u2019i hapen mot&#8230;<br \/>\n&#8211; M\u00eb s\u00eb shumti, si do t\u00eb doje t\u00eb t\u00eb cil\u00ebsonin ata q\u00eb t\u00eb njohin nga ekrani?<br \/>\n&#8211; Mund t\u00eb m\u00eb cil\u00ebsojn\u00eb si t\u00eb duan e me \u00e7far\u00eb t\u00eb duan, e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb lirshm\u00ebri nga un\u00eb. Koha \u00ebsht\u00eb aleatja ime m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u hapur syt\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve rreth meje dhe gjith\u00e7kaje q\u00eb kam af\u00ebr. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb m\u00eb duan shum\u00eb dhe m\u00eb kan\u00eb shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr tashm\u00eb, si k\u00ebta q\u00eb m\u00eb njohin nga ekrani, ashtu edhe ata q\u00eb m\u00eb njohin nga af\u00ebr.<br \/>\n&#8211; &#8230;dhe, si t\u00eb cil\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta?<br \/>\n&#8211; Luftarak, tmerr\u00ebsisht i duruar, orator, i bes\u00ebs, gallat\u00eb, zem\u00ebrmir\u00eb etj. \u00c7far\u00eb t\u00eb duash e si t\u2019i duash! (Qesh)<br \/>\n&#8211; Cili ishte p\u00ebrfitimi m\u00eb i madh q\u00eb pate nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb BB?<br \/>\n&#8211; Jam shume i lumtur, pasi fitova v\u00ebmendjen, dashurin\u00eb e publikut, gjith\u00e7ka me vler\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb eksperienc\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 lek\u00ebve. K\u00ebto, p\u00ebr asnj\u00eb moment nuk kam menduar se do t\u2019i fitoj un\u00eb. Se do t\u2019i merrte dhe si do t\u2019i merrte ajo q\u00eb i mori, publikut ia kam treguar n\u00eb gjys\u00ebm t\u00eb loj\u00ebs. Vler\u00ebsimet dhe q\u00eb isha un\u00eb personazhi i k\u00ebtij viti n\u00eb BB, e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, ma ka th\u00ebn\u00eb publiku, banor\u00ebt n\u00eb fund, si dhe 98 p\u00ebr qind e stafit.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitimi m\u00eb i madh q\u00eb pret nga Dancing?<br \/>\n&#8211; Gjith\u00e7ka aty \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitim i madh p\u00ebr secilin nga konkurrent\u00ebt pasi b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr art, p\u00ebr disiplin\u00eb dhe tep\u00ebr emocion. DWSA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb spektak\u00ebl gjigand q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb 5 vjetor, do t\u00eb jet\u00eb bomb\u00eb!<br \/>\n&#8211; Cila mendon se do t\u00eb jet\u00eb pika jote e fort\u00eb: Fiziku, karizma, apo aft\u00ebsit\u00eb n\u00eb k\u00ebrcim?<br \/>\n&#8211; T\u2019u shtojme k\u00ebtyre dhe 10 cilesi tjera dhe jemi ok sa p\u00ebr nxemje! (Qesh) Gjith\u00e7ka q\u00eb kam \u00ebsht\u00eb pik\u00eb e fort\u00eb e imja. Keni shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb tek un\u00eb&#8230; Forca, m\u00eb tregoni \u00e7far\u00eb dini t\u00eb b\u00ebni!<br \/>\n&#8211; Dhe, meq\u00eb jemi k\u00ebtu, m\u00eb thuaj pak, ke ndopak lidhje me k\u00ebrcimin, apo po e nis nga A-ja n\u00eb k\u00ebt\u00eb spektak\u00ebl?<br \/>\n&#8211; N\u00eb BB e kam tundur e shkundur shum\u00eb (qesh) dhe publiku e di mir\u00eb q\u00eb e dua k\u00ebrcimin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, disiplina q\u00eb k\u00ebrkon, m\u00eb b\u00ebn ta dua edhe m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb di t\u00eb k\u00ebrcesh, mir\u00eb, shum\u00eb mir\u00eb dhe shk\u00eblqyer?<br \/>\n&#8211; K\u00ebrcej gjith\u00e7ka, improvizoj dhe m\u00eb thon\u00eb s\u00eb m\u00eb ka hije skena&#8230; (Buz\u00ebqesh) Do t\u00eb jem bisha e Dancing k\u00ebt\u00eb vit, i pap\u00ebrmbajtsh\u00ebm!<br \/>\n&#8211; Dihet se modelingu nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb profesion i p\u00ebrjetsh\u00ebm; cili \u00ebsht\u00eb ai profesion q\u00eb e synon dhe p\u00ebr t\u00eb cilin po lufton, n\u00eb vazhdim?<br \/>\n&#8211; Profesionin e p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin kam studiuar e kam tashm\u00eb dhe jam n\u00eb pun\u00eb prej nj\u00eb viti i gjys\u00ebm si mjek n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb n\u00ebvoj\u00eb. K\u00ebto t\u00eb tjerat do t\u2019i b\u00ebj p\u00ebr aq koh\u00eb sa ecin mir\u00eb dhe s\u2019m\u00eb pengojn\u00eb.<br \/>\n&#8211; S\u00eb fundi, deri ku mendon t\u00eb arrish n\u00eb Dancing?<br \/>\n&#8211; T\u00eb b\u00ebhem balerin i par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb TOB! (Qesh) Deri n\u00eb finale besoj shum\u00eb te vetja dhe e ndjej q\u00eb do t\u00eb arrij. P\u00ebr \u00e7mimin pastaj, \u00ebsht\u00eb fillimi p\u00ebr t\u00eb folur; ka koh\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Pushimet e Valerit<br \/>\n&#8211; Me k\u00eb i kalove dhe ku?<br \/>\n&#8211; Me pacient\u00ebt n\u00eb pun\u00eb, duke u q\u00ebndruar n\u00eb gatshm\u00ebri p\u00ebr probleme t\u00eb ndryshme sh\u00ebndet\u00ebsore. Sapo dola nga Bigu, rinisa p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb si m\u00eb par\u00eb, me familjen, n\u00eb pun\u00eb me pacient\u00ebt, me shoq\u00ebrin\u00eb, palest\u00ebr etj., por her\u00eb pas here kemi gjetur koh\u00ebn dhe kemi sh\u00ebtitur n\u00eb pikat turistike t\u00eb Veriut.<br \/>\n&#8211; A jan\u00eb pushime t\u00eb bukura ato me miqt\u00eb e BB?<br \/>\n&#8211; Kemi b\u00ebr\u00eb pushime pak dit\u00eb, me n\u00ebnt\u00eb banoret e fundit, n\u00eb pikat turistike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe bukur shkoi, u k\u00ebnaq\u00ebm, por un\u00eb doja t\u00eb vinin ata q\u00eb dua m\u00eb shum\u00eb nga BB, miqt\u00eb e mi, Fatjoni e Matilda, q\u00eb s\u2019e kishin t\u00eb dr\u00ebjt\u00ebn t\u00eb vinin me ne&#8230;<br \/>\n&#8211; Por k\u00ebto ishin pushime t\u00eb organizuara nga Top Channel&#8230; E kam fjal\u00ebn p\u00ebr pushime n\u00eb t\u00eb cilat ti i zgjedh vet\u00eb miqt\u00eb, apo n\u00eb BB nuk mund t\u00eb b\u00ebhen miq dhe aq m\u00eb pak miq, me t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb pushosh?<br \/>\n&#8211; Po mund t\u00eb b\u00ebsh miq, t\u00eb duhesh e puthesh e pastaj t\u00eb shahesh, t\u00eb flas\u00ebsh keq&#8230; (Qesh) K\u00ebshtu b\u00ebjn\u00eb zakonisht, nd\u00ebrrojn\u00eb vendet her\u00eb pas here dhe k\u00ebshtu vazhdojn\u00eb. Mua s\u2019m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb miq\u00ebsit\u00eb k\u00ebshtu. Un\u00eb i kam miqt\u00eb e mi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, Fatjonin dhe Matild\u00ebn n\u00eb krye, por edhe Jon\u00ebn, Visarin, Enkelejdin&#8230; Edhe t\u00eb tjer\u00ebt i p\u00ebrsh\u00ebndes dhe i kam miq.<br \/>\n&#8211; Pas pushimesh, kthehesh me forca t\u00eb reja, apo me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pushuar prap\u00eb?<br \/>\n&#8211; Forcat s\u2019m\u00eb l\u00ebn\u00eb asnj\u00ebh\u00ebr\u00eb, por pas pushimeve vij gjithmon\u00eb me ide t\u00eb reja dhe interesante. S\u2019m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb pushoj shum\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Dometh\u00ebn\u00eb, m\u00eb shum\u00eb sesa pushimet, do t\u00eb preferoje pun\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb e shijoj \u00e7do dit\u00eb pune si dit\u00eb pushimesh, po ashtu dhe \u00e7do dit\u00eb pushimi si dite pune&#8230; Provojeni!<br \/>\n&#8211; A nuk do t\u00eb ishte t\u00eb mir\u00eb t\u00eb kishim 11 muaj pushime dhe 1 muaj pun\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jo, m\u00eb mir\u00eb 11 muaj pushime ku paguhesh si t\u00eb ishe n\u00eb pun\u00eb! (Qesh)<\/p>\n<p>Blerta<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas eksperienc\u00ebs n\u00eb Big Brother, ku u p\u00ebrfol m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb dhe, mbi t\u00eb gjitha, n\u00ebse ishte apo jo homoseksual, Valeri na tregon se nuk ka asgj\u00eb q\u00eb ta shqet\u00ebsoj\u00eb&#8230; Ai vazhdon n\u00eb rrug\u00ebn e tij, k\u00ebt\u00eb her\u00eb, jo m\u00eb si pjes\u00eb e sfilatave dhe sesioneve fotografike, por m\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje se kurr\u00eb: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[41],"tags":[458],"class_list":["post-4142","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-televizion","tag-valer"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4142","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4142"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4142\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4142"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4142"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4142"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}