{"id":4129,"date":"2014-10-12T15:00:58","date_gmt":"2014-10-12T13:00:58","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4129"},"modified":"2014-10-11T23:50:20","modified_gmt":"2014-10-11T21:50:20","slug":"ervin-baku-gazetar-i-lire-derisa-te-vdes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/ervin-baku-gazetar-i-lire-derisa-te-vdes\/","title":{"rendered":"Ervin Baku: Gazetar i lir\u00eb, derisa t\u00eb vdes!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/1543489_10152246622834757_272187678_n.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-4131\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/1543489_10152246622834757_272187678_n-300x224.jpg\" alt=\"1543489_10152246622834757_272187678_n\" width=\"300\" height=\"224\" \/><\/a><a href=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/1598265_10152246637129757_74578580_n.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-4132\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/1598265_10152246637129757_74578580_n-300x204.jpg\" alt=\"1598265_10152246637129757_74578580_n\" width=\"300\" height=\"204\" \/><\/a><strong>P\u00ebr 17 vjet ai ka qen\u00eb i atashuar pran\u00eb institucioneve europiane n\u00eb Strasburg e Bruksel, por prej tre vjet\u00ebsh i \u00ebsht\u00eb rikthyer pasionit t\u00eb tij, sportit. Sot e shohim n\u00eb ekranet kryesore shqiptare dhe n\u00eb shum\u00eb gazeta si analist dhe opinionist, q\u00eb e thot\u00eb pa frik\u00eb dhe pa doreza at\u00eb q\u00eb mendon, ndaj \u00e7do fenomeni negativ n\u00eb sportin shqiptar. \u201cJam njeriu m\u00eb i pasur n\u00eb bot\u00eb dhe pasuria ime e vetme \u00ebsht\u00eb liria e t\u00eb menduarit. Them at\u00eb q\u00eb mendoj dhe, kur e mendoj. Nuk i p\u00ebrkas, nuk i kam p\u00ebrkitur dhe nuk do t\u2019i p\u00ebrkas kurr\u00eb asnj\u00eb klani\u201d, thot\u00eb ai&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Pas 17 vjet\u00ebsh n\u00eb Strasburg, u ktheve n\u00eb Shqip\u00ebri. A ishte e v\u00ebshtir\u00eb rruga p\u00ebr n\u00eb atdhe?<br \/>\n&#8211; Ishte nj\u00eb vendim jo i leht\u00eb, por mua m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb gj\u00ebrat e v\u00ebshtira. Fillimisht, desha t\u00eb provoja nj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb re, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb periudhe 4-5 vje\u00e7are. Pastaj, ishte ajo shprehja e famshme, \u201ctu pa, tu bo\u201d. Tani ndjehem shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb m\u00ebm\u00ebdhe. Rrug\u00ebn e kthimit e gjeta kollaj fare. E ku ka m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb kthehesh te dy prind\u00ebrit e tu t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt i dua m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde, aty ku ke lindur dhe je rritur?!<br \/>\n&#8211; Edhe n\u00eb Tiran\u00eb, nuk iu ndave gazetaris\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Gazetaria \u00ebsht\u00eb jeta ime dhe pasioni p\u00ebr t\u00eb, do t\u00eb shuhet vet\u00ebm kur t\u00eb shuhem un\u00eb. Nuk e nd\u00ebrroj k\u00ebt\u00eb profesion me asnj\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Si t\u2019u duk Tirana\u00a0kur u ktheve \u00a0pas kaq vjet\u00ebsh?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb jam larguar n\u00eb vitin 1994, n\u00eb periudh\u00ebn e \u201ckioskave\u201d. Kur u ktheva, gjeta nj\u00eb Tiran\u00eb europiane. Sot, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend normal, natyrisht, me problemet e saj, m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb prej t\u00eb cilave jan\u00eb ndotja e tmerrshme e ambientit dhe mentaliteti i pandryshuar. Sidoqoft\u00eb, Shqip\u00ebria ka ndryshuar dhe vazhdon t\u00eb ndryshoj\u00eb, shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si e ndjen veten, si nj\u00eb emigrant i kthyer n\u00eb sht\u00ebpi, apo si nj\u00eb udh\u00ebtar i p\u00ebrjetsh\u00ebm n\u00eb stacionin e radh\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Nuk jam ndjer\u00eb kurr\u00eb emigrant. Fal\u00eb edhe profesionit, kam l\u00ebvizur dhe udh\u00ebtuar shum\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn dhe n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb jo t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb bot\u00ebs. Jam nj\u00eb udh\u00ebtar i p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe stacioni im i radh\u00ebs \u00ebsht\u00eb ky, Tirana jon\u00eb\u2026 e paqes dhe e kontradikt\u00ebs. (Qesh)<br \/>\n&#8211; E ke kaluar rinin\u00eb n\u00eb emigracion. Si ka ndikuar kjo n\u00eb personalitetin t\u00ebnd? Je m\u00eb tep\u00ebr kozmopolitan apo patriot?<br \/>\n&#8211; Pak nga t\u00eb dyja do t\u00eb thoja, por m\u00eb shum\u00eb patriot. Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb rinis\u00eb e kam kaluar k\u00ebtu. Jam larguar fizikisht, por kurr\u00eb shpirt\u00ebrisht. Nuk e kam prer\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb sekond\u00eb kordonin ombilikal me Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb politikan i yni do t\u00eb thoshte n\u00eb Parlament se \u201casnj\u00eb nga ne nuk ka dh\u00ebn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr demokracin\u00eb sesa Ervin Baku n\u00eb Strasburg\u201d. Nd\u00ebrsa n\u00eb 15-vjetorin e saj (maj 2006), gazeta \u201cKoha Jon\u00eb\u201d t\u00eb ka shpallur korrespondentin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb medias shqiptare jasht\u00eb shtetit. A je ndjer\u00eb i p\u00ebrk\u00ebdhelur nga k\u00ebto vler\u00ebsime?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrsa i p\u00ebrket politikanit, ky \u00ebsht\u00eb ish-ministri i jasht\u00ebm Paskal Milo dhe jam ndjer\u00eb shum\u00eb i vler\u00ebsuar p\u00ebr pun\u00ebn time. I p\u00ebrk\u00ebdhelur, jo. E kam kaluar me koh\u00eb at\u00eb stad. (Qesh) Korrespondenti m\u00eb i mir\u00eb? T\u00eb till\u00eb ka shum\u00eb. Pastaj, nuk m\u00eb takon mua t\u00eb gjykoj pun\u00ebn time. I takon opinionit publik dhe koleg\u00ebve. Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb, n\u00eb pozicionin tim jam p\u00ebrpjekur me mish e me shpirt t\u00eb b\u00ebj sa m\u00eb mir\u00eb pun\u00ebn time, t\u00eb jem i sakt\u00eb dhe i v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte krenari t\u00eb punoje p\u00ebr gazet\u00ebn dhe universitetin \u201cKoha Jon\u00eb\u201d. Ajo ishte realisht shkolla m\u00eb e mir\u00eb e gazetaris\u00eb n\u00eb vend.<br \/>\n&#8211; Sipas teje, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb afruar apo \u00ebsht\u00eb akoma larg Bashkimit Europian?<br \/>\n&#8211; Nuk dua t\u00eb abuzoj dhe un\u00eb me k\u00ebt\u00eb, si\u00e7 ka abuzuar dhe abuzon politika shqiptare me Bashkimin Europian dhe aderimin n\u00eb t\u00eb. Di t\u00eb them vet\u00ebm se ne shqiptar\u00ebt jemi mij\u00ebra km larg mentalitetit qytetar europian.<br \/>\n&#8211; K\u00ebshillin e Europ\u00ebs dhe Parlamentin Europian duket se e keni si sht\u00ebpin\u00eb tuaj. A mund t\u00eb na tregoni se si trokit\u00ebt aty p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb?<br \/>\n&#8211; Gjat\u00eb viteve 1990-1994, kam punuar si p\u00ebrkthyes dhe shoq\u00ebrues p\u00ebr pothuajse t\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00ebt francez\u00eb dhe frankofon\u00eb q\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri. Aty rash\u00eb n\u00eb dashuri me profesionin e gazetarit. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pata edhe fillimet e mia n\u00eb gazetari, n\u00eb gazetat \u201cZ\u00ebri i Rinis\u00eb\u201d dhe \u201cSporti Popullor\u201d. M\u00eb von\u00eb zgjodha Franc\u00ebn, si atdheun tim t\u00eb dyt\u00eb. Kur fitova dokumentet, vendosa t\u00eb instalohesha n\u00eb Strasburg, pik\u00ebrisht aty ku \u00ebsht\u00eb K\u00ebshilli i Europ\u00ebs, Parlamenti Europian dhe Gjykata e Strasburgut. Trokita thjesht, si\u00e7 duhet e aty ku duhet dhe dyert u hap\u00ebn. Me pun\u00eb dhe p\u00ebrpjekje, \u00e7do der\u00eb hapet. Fillimisht m\u00eb b\u00ebn\u00eb nj\u00eb akreditim 3-mujor, m\u00eb pas 1-vje\u00e7ar dhe p\u00ebr shum\u00eb vite, kam qen\u00eb i akredituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme pran\u00eb institucioneve europiane t\u00eb Strasburgut dhe Brukselit.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb intervista m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ke realizuar?<br \/>\n&#8211; T\u00eb tilla ka shum\u00eb, por un\u00eb edhe sot do t\u00eb ve\u00e7oja dy: Ato me President\u00ebt e Komisionit Europian, Romano Prodi dhe Zhoze Manuel Barrozo. E ve\u00e7anta e k\u00ebtyre intervistave ishte n\u00eb faktin se zyrtar\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs shpreheshin ekskluzivisht p\u00ebr mua nj\u00eb dit\u00eb para vizitave t\u00eb tyre t\u00eb para e t\u00eb vetme respektive n\u00eb Shqip\u00ebri dhe mesazhet q\u00eb p\u00ebrcillnin ndaj Tiran\u00ebs zyrtare ishin shum\u00eb t\u00eb forta. Nuk mund t\u00eb l\u00eb pa p\u00ebrmendur intervistat dhe bashk\u00ebpunimin e ngusht\u00eb 9-vje\u00e7ar me europarlamentaren Doris Pak, kritike, njoh\u00ebse dhe avokate e shk\u00eblqyer e Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\n&#8211; A ka ndonj\u00eb dit\u00eb kur ke dh\u00ebn\u00eb raportin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb apo m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<br \/>\n&#8211; T\u00eb tilla dit\u00eb dhe momente ka shum\u00eb, por n\u00eb kujtes\u00ebn time un\u00eb do t\u00eb seleksionoja tre: 12 qershorin 2006 kur nga Luksemburgu kam raportuar p\u00ebr Top Channel, direkt, firmosjen historike t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim-Asociimit mes Bashkimit Europian dhe Shqip\u00ebris\u00eb. 26 tetorin 2006, kur nga Strasburgu kam raportuar p\u00ebr Top Channel, po direkt, ngritjen e problemit \u00e7am n\u00eb Parlamentin Europian, problem q\u00eb ngrihej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas 62 vjet\u00ebsh. Kjo b\u00ebhej akoma m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vet\u00eb faktin se investova shum\u00eb duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lobing t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb ngritjen e problemit \u00e7am. Dhe i fundit, 22 mars 2013, nga Oslo, kam raportuar p\u00ebr TVSH-n\u00eb dhe Vizion Plus fitoren historike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kund\u00ebr Norvegjis\u00eb 1-0.<br \/>\n&#8211; Po p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Strasburgut, \u00e7\u2019mund t\u00eb na thuash? Ke raportuar rregullisht, p\u00ebr vite me radh\u00eb, vendimet e saj, sidomos kur pal\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shtetasit shqiptar\u00eb. Si do ta p\u00ebrshkruaje k\u00ebt\u00eb tempull?<br \/>\n&#8211; Gjykata Europiane e T\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb juridiksion nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb siguron t\u00eb drejtat e njeriut t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 800 milion\u00eb europian\u00eb n\u00eb 47 vendet an\u00ebtare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs q\u00eb kan\u00eb ratifikuar Konvent\u00ebn Europiane T\u00eb T\u00eb Drejtave T\u00eb Njeriut. Ajo q\u00eb ndryshe quhet dhe Gjykata e Strasburgut \u00ebsht\u00eb absolutisht tempulli i drejt\u00ebsis\u00eb europiane. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb fituar t\u00eb drejt\u00ebn e tyre n\u00eb Strasburg dhe, cilido shqiptar mund t\u00eb ankohet n\u00eb Strasburg. Dy kushte duhen respektuar: E para, t\u00eb ket\u00eb shteruar t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e gjykimit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e dyta, ankimin n\u00eb Strasburg duhet ta b\u00ebj\u00eb brenda 6-muajve nga data e marrjes s\u00eb vendimit t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\n&#8211; Na trego ndonj\u00eb ngjarje q\u00eb t\u00eb ka l\u00ebn\u00eb mbresa n\u00eb k\u00ebt\u00eb Gjykat\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; M\u00eb ka l\u00ebn\u00eb mbres\u00eb rasti kur n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2006, kat\u00ebr qytetar\u00eb nga Shqip\u00ebria, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, arrit\u00ebn t\u00eb fitojn\u00eb nj\u00eb \u00e7eshtje mbi kthimin dhe kompensimin e pronave. Atyre u kishin shtet\u00ebzuar vil\u00ebn dhe Gjykata e Strasburgut e d\u00ebnoi Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb paguante 126 mij\u00eb euro d\u00ebmshp\u00ebrblim. Nuk mund t\u00eb l\u00eb pa p\u00ebrmendur edhe shum\u00eb e shum\u00eb raste kur Gjykata e Strasburgut ka penalizuar drejt\u00ebsin\u00eb greke n\u00eb dobi t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb q\u00eb punojn\u00eb dhe jetojn\u00eb n\u00eb Greqi.<br \/>\n&#8211; Sporti, sidomos futbolli, ka z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb raportimet dhe intervistat e tua. Ke mbuluar dy kupa bote dhe shum\u00eb evente t\u00eb m\u00ebdha&#8230;<br \/>\n&#8211; Un\u00eb kam qen\u00eb gazetar i politik\u00ebs, por sporti \u00ebsht\u00eb pasioni im i hersh\u00ebm dhe ky pasion ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb ndjek nga af\u00ebr evenimentet futbollistike m\u00eb madhore t\u00eb planetit. K\u00ebshtu kam mbuluar dy Kupa Bote, at\u00eb t\u00eb Franc\u00ebs 1998 dhe Gjermanis\u00eb 2006, Europianin 2000, 8 finale t\u00eb Lig\u00ebs s\u00eb Kampion\u00ebve, 3 finale t\u00eb Kup\u00ebs UEFA dhe disa finale t\u00eb Superkup\u00ebs Europiane n\u00eb Monko. Ruaj kujtime shum\u00eb t\u00eb bukura nga takime, biseda apo intervista me m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e topit t\u00eb rrumbullak\u00ebt, si: Pele, Maradona, Platini, Bekenbauer, Euzebio, Havelanzhe, Blater, Zidane, Figo, Bekham, Ronaldo, Mesi e shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Nuk mund t\u00eb l\u00eb pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu edhe mbulimet q\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb Komb\u00ebtares son\u00eb, kryesisht, jasht\u00eb Shqiperis\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po t\u00eb mund t\u2019ia nisje s\u00ebrish nga fillimi, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebje m\u00eb mir\u00eb?<br \/>\n&#8211; Askush nuk ka mundur ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Un\u00eb kam gabuar shum\u00eb n\u00eb jet\u00eb, por e kam th\u00ebn\u00eb dhe do ta them gjithmon\u00eb: M\u00eb mir\u00eb nj\u00eb jet\u00eb plot gabime, sesa nj\u00eb jet\u00eb pa b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb. Jam i sigurt\u00eb q\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra do t\u2019i b\u00ebja ndryshe dhe, e vetmja gj\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb ndryshoja \u00ebsht\u00eb profesioni i gazetarit.<br \/>\n&#8211; Mund t\u00eb dim\u00eb di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr ty e familjen t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Jeta \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e bukur q\u00eb kemi dhe k\u00ebt\u00eb e kemi dhurat\u00eb nga Zoti. Un\u00eb besoj n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme, me kushtin e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb besosh te Zoti. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb krijuar prej tij. Kam jetuar, jetoj dhe do t\u00eb jetoj gjithmon\u00eb me nj\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe. Jam kapiteni i shpirtit tim&#8230; Kam dy femij\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, Christelle dhe Bjorn, t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb Strasburg, me n\u00ebn\u00ebn e tyre t\u00eb mrekullueshme. Christelle dhe Bjorn, i dua m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr 17 vjet ai ka qen\u00eb i atashuar pran\u00eb institucioneve europiane n\u00eb Strasburg e Bruksel, por prej tre vjet\u00ebsh i \u00ebsht\u00eb rikthyer pasionit t\u00eb tij, sportit. Sot e shohim n\u00eb ekranet kryesore shqiptare dhe n\u00eb shum\u00eb gazeta si analist dhe opinionist, q\u00eb e thot\u00eb pa frik\u00eb dhe pa doreza at\u00eb q\u00eb mendon, ndaj \u00e7do fenomeni [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[79],"tags":[],"class_list":["post-4129","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-sport"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4129","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4129"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4129\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4129"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4129"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4129"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}