{"id":4126,"date":"2014-10-11T22:51:04","date_gmt":"2014-10-11T20:51:04","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4126"},"modified":"2014-10-11T22:51:04","modified_gmt":"2014-10-11T20:51:04","slug":"gruaja-ime-ishte-e-perdale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/gruaja-ime-ishte-e-perdale\/","title":{"rendered":"Gruaja ime ishte e p\u00ebrdal\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb jam Martini. Jam dyzet e dy vje\u00e7 dhe jam babai i nj\u00eb vajze t\u00eb mrekullueshme nj\u00ebzet e nj\u00eb vje\u00e7are q\u00eb quhet Ana.<br \/>\nHistoria ime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e gjat\u00eb dhe shum\u00eb e komplikuar, por q\u00eb un\u00eb dua ta p\u00ebrmbledh n\u00eb pak rreshta, ndryshe do t\u00eb duheshin vite p\u00ebr ta treguar.<br \/>\nU dashurova me Matild\u00ebn kur ajo ishte ende e vog\u00ebl dhe nuk merrte vesh fare nga k\u00ebto pun\u00eb. Q\u00ebkur e pash\u00eb, vendosa q\u00eb ajo do t\u00eb b\u00ebhej gruaja ime. Ajo ishte e vog\u00ebl dhe topolake, si ndonj\u00eb kukull. Ka qen\u00eb femra e par\u00eb dhe e vetme q\u00eb un\u00eb kam dashuruar. Dhe nuk po e them ashtu si\u00e7 mund t\u00eb thuhet n\u00eb k\u00ebto raste. Jo, un\u00eb e kam dashur v\u00ebrtet at\u00eb vajz\u00eb me gjith\u00eb shpirt. As q\u00eb kisha nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebja shkoll\u00eb. Isha shum\u00eb i mir\u00eb n\u00eb m\u00ebsime, por shkolla nuk m\u00eb p\u00eblqente. Vet\u00ebm ngaq\u00eb prind\u00ebrit e saj e donin dh\u00ebndrin me shkoll\u00eb un\u00eb iu futa gjimnazit dhe universitetit. U p\u00ebrpoqa t\u2019i mbaroja sa m\u00eb mir\u00eb, q\u00eb t\u00eb kisha nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ta p\u00eblqenin.<br \/>\nMatilda ishte tip shum\u00eb i heshtur. Ajo rrall\u00eb fliste, por mua m\u00eb p\u00eblqente kur m\u00eb buz\u00ebqeshte. Ishte shum\u00eb e past\u00ebr dhe naive. Mendoja se ajo kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb njeri si un\u00eb, q\u00eb ta mbronte.<br \/>\nShpeshher\u00eb, nuk e dija n\u00ebse m\u00eb donte aq sa un\u00eb. E pyesja, por ajo vet\u00ebm m\u00eb qeshte dhe m\u00eb puthte. Kjo m\u00eb lumturonte pa mas\u00eb.<br \/>\nNe e kalonim koh\u00ebn vet\u00ebm bashk\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb na njihnin si \u201cai \u00e7ifti q\u00eb nuk ndahet kurr\u00eb\u201d. Ajo ishte jeta ime, drita e syve t\u00eb mi. N\u00ebse nuk e shihja, b\u00ebhesha keq. Mezi po prisja q\u00eb t\u00eb mbaroja shkoll\u00ebn, t\u00eb kisha nj\u00eb pun\u00eb dhe t\u00eb martohesha me t\u00eb, por shtatzania e saj e papritur na i prishi planet. Kjo gj\u00eb nxehu edhe prind\u00ebrit e saj, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pan\u00eb si ndonj\u00eb kafsh\u00eb prehistorike q\u00eb isha tallur me vajz\u00ebn e tyre t\u00eb gjor\u00eb. Pas shum\u00eb debateve, sherreve, ngritjeve t\u00eb z\u00ebrit nga t\u00eb dyja familjet tona, u fejuam dhe shum\u00eb shpejt caktuam dat\u00ebn e martes\u00ebs. P\u00ebr mua kjo nuk ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. E kisha ndar\u00eb mendjen q\u00eb ajo do t\u00eb b\u00ebhej gruaja ime. N\u00eb fakt, kisha d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u2019i b\u00ebja gj\u00ebrat p\u00ebr s\u00eb mbari, por nga ana tjet\u00ebr, isha aq i lumtur q\u00eb ajo mbante n\u00eb bark f\u00ebmij\u00ebn ton\u00eb. Vendos\u00ebm t\u00eb mos e merrnim vesh seksin e bebes dhe t\u00eb prisnim derisa t\u00eb vinte lindja.<br \/>\nKur ana doli n\u00eb jet\u00eb ishte nj\u00eb gj\u00eb e vog\u00ebl dhe e kuqe q\u00eb qante pa pushim. Ia vum\u00eb emrin Ana sepse mamaja e Matild\u00ebs ia kishte v\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu vajz\u00ebs s\u00eb saj q\u00eb i kishte vdekur q\u00ebkur ishte bebe. P\u00ebr Matild\u00ebn ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb mamaja t\u00eb shihte se si Ana kishte rilindur s\u00ebrish. Pranova. P\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ajo thoshte, un\u00eb pranoja sepse doja vet\u00ebm q\u00eb Matilda t\u00eb ishte e lumtur.<br \/>\nN\u00eb fillim jetonim me prind\u00ebrit e saj, derisa un\u00eb mbarova universitetin. M\u00eb pas, me ndihm\u00ebn e familjeve tona dhe disa kursimeve t\u00eb mia, blem\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi ton\u00ebn. Un\u00eb nisa t\u00eb punoja, nd\u00ebrsa Matilda rrinte n\u00eb sht\u00ebpi me An\u00ebn. K\u00ebt\u00eb kisha dashur gjithnj\u00eb: Nj\u00eb familje t\u00eb ngroht\u00eb dhe t\u00eb dashur. Asgj\u00eb nuk mund t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb lumtur.<br \/>\nPas nj\u00ebfar\u00eb kohe, kur Ana mbushi nj\u00eb vje\u00e7, Matilda m\u00eb tha se d\u00ebshironte t\u00eb niste nj\u00eb pun\u00eb, pasi m\u00ebrzitej shum\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Un\u00eb n\u00eb fillim nuk isha dakord, pasi kisha frik\u00ebn e vajz\u00ebs. Nuk doja q\u00eb ta \u00e7onim n\u00eb \u00e7erdhe apo kop\u00ebsht. Doja q\u00eb ajo t\u00eb rritej me Matild\u00ebn, por ime shoqe as q\u00eb e \u00e7onte n\u00ebp\u00ebr mend. Ajo m\u00eb thoshte se ishte m\u00ebrzitur duke ndenjur gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpi, se i kishin ardhur n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs en\u00ebt, pleh\u00ebrat, larjet dhe shp\u00eblarjet. K\u00ebshtu, u detyruam q\u00eb An\u00ebn ta \u00e7onim n\u00eb \u00e7erdhe, nd\u00ebrsa Matilda nisi pun\u00eb. Pik\u00ebrisht gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, gj\u00ebrat nis\u00ebn t\u00eb rrokullisesin.<br \/>\nUn\u00eb nisa nj\u00eb tjet\u00ebr pun\u00eb. S\u00eb bashku me nj\u00eb mikun tim, hap\u00ebm nj\u00eb biznes privat. Na eci shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim. Kjo b\u00ebri q\u00eb t\u00eb ishim shum\u00eb mir\u00eb ekonomikisht. L\u00ebviz\u00ebm n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb t\u00eb madhe dhe jetonim m\u00eb mir\u00eb. Matilda mori edhe nj\u00eb grua q\u00eb t\u00eb kujdesej p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb. Ajo vet\u00eb nuk b\u00ebnte m\u00eb asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se shpenzonte para, duke u veshur me gj\u00ebra luksoze e t\u00eb shtrenjta dhe duke dale me shoqet e saj. Ana ishte gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs ose me dadon, ose me mua. Maman\u00eb e saj nuk e shihte asnj\u00ebher\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb u mundova t\u00eb flisja me t\u00eb, t\u00eb gjeja se \u00e7far\u00eb nuk shkonte q\u00eb ajo po sillej k\u00ebshtu, por Matilda kishte ndryshuar. Ajo nuk ishte m\u00eb ajo vajza e turpshme dhe naive, por nj\u00eb njeri q\u00eb nuk e njihja.<br \/>\nDal\u00ebngadal\u00eb, net\u00ebt me shoqe, u kthyen n\u00eb net\u00eb me shoqe e miq, derisa p\u00ebrfunduan vet\u00ebm n\u00eb net\u00eb me miq. Shum\u00eb njer\u00ebz m\u00eb thoshin se \u00e7far\u00eb b\u00ebnte. Pastaj, nuk kisha nevoj\u00eb ta d\u00ebgjoja nga njer\u00ebzit. E shihja me syt\u00eb e mi n\u00eb \u00e7\u2019gjendje ishte ajo. Vinte e dehur dhe e kishte b\u00ebr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb si hotel.<br \/>\nE gjith\u00eb kjo situat\u00eb nuk durohej m\u00eb, ndaj edhe k\u00ebrkova divorcin. E doja akoma, e doja shum\u00eb. Ose m\u00eb sakt\u00eb, doja Matild\u00ebn q\u00eb un\u00eb mendoja se ajo ishte, doja at\u00eb vajz\u00ebn e vog\u00ebl q\u00eb m\u00eb buz\u00ebqeshte, jo at\u00eb fem\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdal\u00eb q\u00eb kisha n\u00eb sht\u00ebpi. N\u00ebse nuk do t\u00eb kishim pasur An\u00ebn, nuk do ta kisha b\u00ebr\u00eb divorcin, do t\u00eb p\u00ebrpiqesha m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta rifituar p\u00ebrs\u00ebri, por nuk doja q\u00eb vajza ta shihte maman\u00eb e saj n\u00eb at\u00eb gjendje. Mora nj\u00eb avokat t\u00eb mir\u00eb dhe arrita ta merrja un\u00eb vajz\u00ebn n\u00eb kujdestari. Mendova se ky fakt do ta vriste, por asaj nuk i b\u00ebhej m\u00eb von\u00eb. Kishte marr\u00eb fund.<br \/>\nUn\u00eb prej vitesh jetoj me An\u00ebn. Ajo shpeshher\u00eb shkon ta takoj\u00eb Matild\u00ebn n\u00eb apartamentin q\u00eb i lash\u00eb. Tani ajo \u00ebsht\u00eb kthyer s\u00ebrish n\u00eb nj\u00eb njeri t\u00eb brisht\u00eb dhe t\u00eb vetmuar, nd\u00ebrsa Ana \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zonjush\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. M\u00eb p\u00eblqen q\u00eb \u00ebsht\u00eb e edukuar dhe inteligjente. Ajo ka kuptuar gjith\u00e7ka q\u00eb ka ndodhur mes nesh, ashtu si\u00e7 e kupton q\u00eb un\u00eb ende e dua Matild\u00ebn, ndaj edhe kemi vendosur q\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto dit\u00eb, t\u2019i b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb dy dhe ta marrim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb jam Martini. Jam dyzet e dy vje\u00e7 dhe jam babai i nj\u00eb vajze t\u00eb mrekullueshme nj\u00ebzet e nj\u00eb vje\u00e7are q\u00eb quhet Ana. Historia ime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e gjat\u00eb dhe shum\u00eb e komplikuar, por q\u00eb un\u00eb dua ta p\u00ebrmbledh n\u00eb pak rreshta, ndryshe do t\u00eb duheshin vite p\u00ebr ta treguar. U dashurova me Matild\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[282],"class_list":["post-4126","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori-nga-jeta-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4126","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4126"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4126\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}