{"id":4079,"date":"2014-10-11T16:22:09","date_gmt":"2014-10-11T14:22:09","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4079"},"modified":"2014-10-11T16:22:09","modified_gmt":"2014-10-11T14:22:09","slug":"av-drn-alban-duraj-a-jemi-te-rrezikuar-nga-pergjimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/av-drn-alban-duraj-a-jemi-te-rrezikuar-nga-pergjimet\/","title":{"rendered":"Av. Drn. Alban Duraj:\u00a0A jemi t\u00eb rrezikuar nga p\u00ebrgjimet?"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; I nderuar avokat! Prej koh\u00ebsh tashm\u00eb diskutohet kudo \u00e7\u00ebshtja e p\u00ebrgjimeve, aq sa kjo q\u00eb dikur ishte nj\u00eb tabu, tashm\u00eb duket si gj\u00ebja m\u00eb normale n\u00eb bot\u00eb&#8230; Nga ana ligjore, cili organ mund t\u2019i kryej\u00eb p\u00ebrgjimet?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Fillimisht, ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr intervist\u00ebn. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjimet nuk jan\u00eb m\u00eb tabu. Ato tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb problem i madh, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. P\u00ebrgjimet ndahen n\u00eb dy kategori ose grupe: n\u00eb grupin e par\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjimet n\u00eb funksion t\u00eb parandalimit, zbulimit t\u00eb kriminalitetit ose t\u00eb personave, organizatave kriminale t\u00eb cilat kryejn\u00eb veprimtari kriminale. Zakonisht, k\u00ebto p\u00ebrgjime b\u00ebhen duke zbatuar Kodin e Procedur\u00ebs Penale. Pra, t\u00eb gjitha p\u00ebrgjimet q\u00eb kryhen duke anashkaluar k\u00ebt\u00eb Kod, jan\u00eb absolutisht t\u00eb pavlefshme, n\u00ebse k\u00ebto paraqiten si prov\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr t\u00eb akuzuar dik\u00eb. Ato nuk kan\u00eb asnj\u00eb efekt juridik. Ligjv\u00ebn\u00ebsi e ka par\u00eb t\u00eb arsyeshme ta p\u00ebrcaktoj\u00eb k\u00ebt\u00eb si mbrojtje q\u00eb i b\u00ebhet \u00e7do njeriu i cili mund t\u00eb bjer\u00eb pre e shantazhit, kurthit etj. P\u00ebrgjimet q\u00eb kryen duke ndjekur rrug\u00ebn ligjore nga \u00e7do agjenci ligjzbatuese p\u00ebr mbrojtjen e qytetar\u00ebve dhe shtetit nga \u00e7do subjekt q\u00eb mund t\u00eb kryej\u00eb vep\u00ebr penale, p\u00ebrcaktohen nga neni 222 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale. N\u00eb t\u00eb thuhet se k\u00ebto p\u00ebrgjime kryen:<br \/>\n1. Me k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit ose t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit akuzues, gjykata autorizon p\u00ebrgjimin me vendim t\u00eb motivuar p\u00ebr rastet e lejuara me ligj, kur ai \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e hetimeve t\u00eb filluara dhe kur ka prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr v\u00ebrtetimin e akuz\u00ebs. Kund\u00ebr vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs q\u00eb refuzon k\u00ebrkes\u00ebn mund t\u00eb b\u00ebhet ankim i ve\u00e7ant\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrgjimi n\u00eb vende publike, regjistrimi i numrave t\u00eb telefonit, hyr\u00ebs dhe dal\u00ebs, si dhe p\u00ebrdorimi i pajisjeve gjurmuese t\u00eb vendndodhjes, autorizohen nga prokurori.<br \/>\n2. Kur ka arsye t\u00eb bazuara p\u00ebr t\u00eb menduar se nga vonesa mund t\u2019i vij\u00eb nj\u00eb d\u00ebm i r\u00ebnd\u00eb hetimeve, prokurori vendos p\u00ebrgjimin me akt t\u00eb motivuar dhe njofton gjykat\u00ebn menj\u00ebher\u00eb, por jo m\u00eb von\u00eb se nj\u00ebzet e kat\u00ebr or\u00eb. Gjykata brenda dyzet e tet\u00eb or\u00ebve nga vendimi i prokurorit b\u00ebn vleft\u00ebsimin me vendim t\u00eb arsyetuar. Kur vleft\u00ebsimi nuk b\u00ebhet n\u00eb afatin e caktuar, p\u00ebrgjimi nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb dhe rezultatet e tij nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren.<br \/>\n3. Vendimi p\u00ebr p\u00ebrgjimin tregon m\u00ebnyr\u00ebn e kryerjes dhe koh\u00ebzgjatjen e veprimeve, e cila nuk mund t\u2019i kaloj\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00ebt. Ky afat, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokurorit, mund t\u00eb zgjatet nga gjykata sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej 20 dit\u00ebsh kur procedohet p\u00ebr krime dhe 40 dit\u00ebsh kur procedohet p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda.<br \/>\nN\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrgjimin e fsheht\u00eb, fotografik ose me video, ose p\u00ebr p\u00ebrgjimin e bisedave n\u00eb vende private mund t\u00eb autorizohet oficeri i policis\u00eb gjyq\u00ebsore ose specialisti i kualifikuar p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb, duke vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin. Ky autorizim duhet t\u00eb zbatohet brenda 15 dit\u00ebve.<br \/>\n4. P\u00ebr kryerjen e p\u00ebrgjimit, prokurori vepron vet\u00eb ose me an\u00ebn e nj\u00eb oficeri t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore.<br \/>\n5. N\u00eb regjistrin q\u00eb mbahet n\u00eb prokurori sh\u00ebnohen aktet q\u00eb urdh\u00ebrojn\u00eb, autorizojn\u00eb, vleft\u00ebsojn\u00eb ose zgjasin p\u00ebrgjimet, si dhe fillimin e mbarimin e veprimeve t\u00eb \u00e7do p\u00ebrgjimi.<br \/>\nN\u00eb grupin e dyt\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrgjimet joformale ose joligjore p\u00ebr mbledhje informacioni. Informacioni \u00ebsht\u00eb pushtet shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb koh\u00ebt e sotme dhe shtetet e m\u00ebdha e shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb ndikimin e tyre n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zgjeruar zonat e influenc\u00ebs n\u00eb vendet q\u00eb ato d\u00ebshirojn\u00eb etj. P\u00ebrgjimet mund t\u2019i aplikojn\u00eb edhe kompanit\u00eb e fuqishme q\u00eb duan t\u00eb marrin informacione rreth konkurrent\u00ebve t\u00eb tyre, lidhur me strategji biznesi, formula kimike etj. N\u00eb vendet t\u00eb cilat jan\u00eb me demokraci n\u00eb zhvillim, ekzekutivi mundohet ta p\u00ebrdor\u00eb sh\u00ebrbimin informativ n\u00eb funksion t\u00eb luft\u00ebs politike me opozit\u00ebn. Me informacionet mblidhen, m\u00ebsohen taktikat q\u00eb ndjek opozita, lidhjet me persona t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb jen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb saj dhe pasi qeveria merr informacion, i shantazhon ata me gjoba etj. Por k\u00ebto p\u00ebrgjime mund t\u2019i ndeshim edhe n\u00eb vendet e zhvilluara, si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb rasti kur shteti gjerman ka p\u00ebrgjuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb qeverish evropiane, apo Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb p\u00ebrgjuar shum\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\n<strong>&#8211; Sipas ligjit, si mund t\u00eb p\u00ebrgjoj\u00eb shteti nj\u00eb njeri? <\/strong><br \/>\n&#8211; Neni 221 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale p\u00ebrcakton kufijt\u00eb e lejimit t\u00eb p\u00ebrgjimit: P\u00ebrgjimi i komunikimeve t\u00eb nj\u00eb personi ose t\u00eb nj\u00eb numri telefoni me telefon, faks, kompjuter ose me mjete t\u00eb tjera t\u00eb \u00e7do lloji, p\u00ebrgjimi i fsheht\u00eb me mjete teknike i bisedave n\u00eb vende private, p\u00ebrgjimi me audio dhe video n\u00eb vende private dhe regjistrimi i numrave t\u00eb telefonit, hyr\u00ebs dhe dal\u00ebs, lejohen vet\u00ebm kur procedohet: a) p\u00ebr krimet e kryera me dashje, p\u00ebr t\u00eb cilat parashikohet d\u00ebnim me burgim jo m\u00eb pak, n\u00eb maksimum, se shtat\u00eb vjet; b) p\u00ebr kund\u00ebrvajtjet penale t\u00eb fyerjes e t\u00eb kanosjes, t\u00eb kryera me mjete t\u00eb telekomunikimit.<br \/>\nP\u00ebrgjimi i fsheht\u00eb fotografik, filmik ose me video i personave n\u00eb vende publike dhe p\u00ebrdorimi i pajisjeve gjurmuese t\u00eb vendndodhjes lejohen vet\u00ebm kur procedohet p\u00ebr krime t\u00eb kryera me dashje, p\u00ebr t\u00eb cilat parashikohet d\u00ebnim me burgim jo m\u00eb pak, n\u00eb maksimum, se dy vjet. P\u00ebrgjimi mund t\u00eb urdh\u00ebrohet kund\u00ebr: t\u00eb dyshuarit p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb vepre penale; personit q\u00eb dyshohet se merr ose transmeton komunikime nga i dyshuari; personit q\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb transanksione me t\u00eb dyshuarin; personit, v\u00ebzhgimi i t\u00eb cilit mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb zbulimin e vendndodhjes ose t\u00eb identitetit t\u00eb t\u00eb dyshuarit. Rezultati i p\u00ebrgjimit \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb komunikuesit. P\u00ebrgjimi parandalues rregullohet me ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Rezultatet e tij nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren si prov\u00eb.<br \/>\n<strong>&#8211; \u00c7far\u00eb parashikon ligji shqiptar n\u00eb mbrojtje t\u00eb qytetarit? A \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjohemi dhe sa t\u00eb rrezikuar jemi ne nga p\u00ebrgjimet?<\/strong><br \/>\n&#8211; Gjithsecili nga ne mund t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrgjuara nga organet e kompetente p\u00ebr arsye nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. Ne nuk mund t\u2019i shmangemi p\u00ebrgjimit q\u00eb realizohet konform ligjit penal procedural, t\u00eb cilin e p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb sip\u00ebr. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e drejt\u00eb, pasi shteti \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb mbron qytetar\u00ebt dhe Republk\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb nga \u00e7do subjekt q\u00eb mund t\u00eb kryej\u00eb vep\u00ebr penale dhe t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb rendin kushtetues etj.<br \/>\nQytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbrojtur vet\u00ebm nga persona q\u00eb kryejn\u00eb p\u00ebrgjime t\u00eb paligjshme p\u00ebr t\u00eb shantazhuar, shtr\u00ebnguar etj. Personat t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrgjohen nga individ\u00eb privat\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbrojtur nga neni 123 i Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i cili p\u00ebrcakton se: Kryerja me dashje e veprimeve t\u00eb tilla si asgj\u00ebsimi, mosdor\u00ebzimi, hapja dhe leximi i letrave apo \u00e7do korrespondence tjet\u00ebr, si dhe nd\u00ebrprerja ose v\u00ebnia n\u00ebn kontroll, d\u00ebgjimi i bisedave telefonike, telegrafike, ose i \u00e7do mjeti tjet\u00ebr telekomunikimi, p\u00ebrb\u00ebn kund\u00ebrvajtje penale dhe d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose burgim gjer n\u00eb dy vjet.<br \/>\n<strong>&#8211; A ka rrezik manipulimi dhe shfryt\u00ebzimi t\u00eb p\u00ebrgjimeve? <\/strong><br \/>\n&#8211; Nuk ka asnj\u00eb rrezik p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e p\u00ebrgjimeve t\u00eb ligjshme, pasi personi kompetent i cili \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb at\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer qytetar\u00ebve, me veprimin q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr t\u00eb manipuluar dhe shfryt\u00ebzuar p\u00ebrgjimet, mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebrpara ligjit pasi kryen shum\u00eb vepra penale nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<br \/>\n<strong>&#8211; Po n\u00ebse k\u00ebto t\u00eb m\u00ebparshmet ndodhin (manipulimi dhe shfryt\u00ebzimi i p\u00ebrgjimeve), e mbron dot ligji nj\u00eb qytetar t\u00eb pafajsh\u00ebm? <\/strong><br \/>\n&#8211; \u00c7do qytetar \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm p\u00ebrderisa nuk ka nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb fakti q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjuar dhe aludohet se mund t\u00eb ket\u00eb kryer nj\u00eb vep\u00ebr penale, edhe kur ky \u00ebsht\u00eb i akuzuar nga prokuroria, \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm derisa kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb sqarohet n\u00eb gjykat\u00eb. Qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt akuzohen i kan\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb ligjore p\u00ebr t\u2019u shfaj\u00ebsuar. Gjithashtu, prokuroria, n\u00ebse i p\u00ebrdor k\u00ebto p\u00ebrgjime t\u00eb manipuluara, do t\u00eb paraqes\u00eb t\u00eb gjitha provat q\u00eb ato jan\u00eb p\u00ebrgjime t\u00eb drejta dhe pa manipulime. Organi i cili vendos p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar faj\u00ebsin\u00eb ose jo t\u00eb personit, n\u00ebse akuzohet p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet me prov\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebrgjimin, \u00ebsht\u00eb gjykata.<br \/>\n<strong>&#8211; Ne shtyp po thuhet se SHISH ka pergjuar edhe njerez me imunitet ose krere te opozites, jo direkt, por duke pergjuar ligjshmerisht bisedat e tyre me njerez qe ishin ne pergjim\u2026 A eshte normale kjo?<\/strong><br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb i ligjshem \u00e7do p\u00ebrgjim q\u00eb zbaton procedur\u00ebn q\u00eb p\u00ebrcakton ligji procedural penal. Specialist\u00ebt q\u00eb kryejn\u00eb k\u00ebto p\u00ebrgjime, i selektojn\u00eb p\u00ebrgjimet t\u00eb cilat atyre u interesojne. Pra, atyre u interesojn\u00eb vetem ata persona q\u00eb jan\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb personave q\u00eb kan\u00eb n\u00ebn p\u00ebrgjim, kan\u00eb dijeni lidhur me veprimtarin\u00eb kriminale q\u00eb ai kryen etj. Biseda t\u00eb tjera t\u00eb cilat jan\u00eb jasht\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb p\u00ebrgjimit, fshihen, nuk transkriptohen dhe asgj\u00ebsohen nga specialisti q\u00eb ka k\u00ebt\u00eb funksion. Pra, \u00ebsht\u00eb kategorisht e ndaluar publikimi, shp\u00ebrndarja dhe informimi i personave jokompetent\u00eb p\u00ebr bisedat q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb personat q\u00eb jan\u00eb objekt p\u00ebrgjimi dhe politikan\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>( Vazhdimin e intervistes mund ta lexoni ne numrine kesaj jave te gazaetes INTERVISTA)<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar avokat! Prej koh\u00ebsh tashm\u00eb diskutohet kudo \u00e7\u00ebshtja e p\u00ebrgjimeve, aq sa kjo q\u00eb dikur ishte nj\u00eb tabu, tashm\u00eb duket si gj\u00ebja m\u00eb normale n\u00eb bot\u00eb&#8230; Nga ana ligjore, cili organ mund t\u2019i kryej\u00eb p\u00ebrgjimet?\u00a0 &#8211; Fillimisht, ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr intervist\u00ebn. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjimet nuk jan\u00eb m\u00eb tabu. Ato tashm\u00eb jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-4079","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4079","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4079"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4079\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4079"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4079"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4079"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}