{"id":4076,"date":"2014-10-11T14:08:55","date_gmt":"2014-10-11T12:08:55","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4076"},"modified":"2014-10-11T14:08:55","modified_gmt":"2014-10-11T12:08:55","slug":"edi-rama-berishes-ia-kam-bere-golin-qe-me-23-qershor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/edi-rama-berishes-ia-kam-bere-golin-qe-me-23-qershor\/","title":{"rendered":"Edi Rama: Berish\u00ebs ia kam b\u00ebr\u00eb golin q\u00eb m\u00eb 23 qershor"},"content":{"rendered":"<p>Kaso Kosa: &#8211; Pardje, n\u00eb inaugurimin e stadiumit t\u00eb Elbasanit, ju i b\u00ebt\u00eb gol portierit Berisha, por mediet ironizuan sikur ju \u00ebnd\u00ebrronit t\u2019ia b\u00ebni k\u00ebt\u00eb gol kund\u00ebrshtarit tuaj Sali Berisha&#8230;<\/p>\n<p>Edi Rama: &#8211; K\u00ebto jan\u00eb marr\u00ebzira t\u00eb medies dhe t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb nuk kan\u00eb fantazi. Un\u00eb, kur u vura p\u00ebrball\u00eb portierit Etrit Berisha, doja t\u00eb b\u00ebja patjet\u00ebr gol, se vet\u00ebm n\u00eb futboll nuk kisha shk\u00eblqyer e nuk kisha asnj\u00eb rekord, si\u00e7 ka Doktori n\u00eb not apo n\u00eb ngjitjet alpinistike, nd\u00ebrsa n\u00eb basketboll kam b\u00ebr\u00eb vitin e kaluar kosh tre pik\u00ebsh nga gjys\u00ebm fusha. P\u00ebrsa i p\u00ebrket Berish\u00ebs, un\u00eb ia kam b\u00ebr\u00eb golin q\u00eb m\u00eb 23 qershor, kur i gjuajt\u00ebm nj\u00eb penallti q\u00eb pati jehon\u00ebn e nj\u00eb milion golave, nga t\u00eb cil\u00ebt edhe sot nuk e ka marr\u00eb veten, por \u00ebsht\u00eb strukur n\u00eb zyr\u00eb dhe shkruan mesazhe duke d\u00ebgjuar lajmet.<br \/>\n&#8211; Zoti Rama, na lejoni t\u2019ju pyesim edhe p\u00ebr nj\u00eb ngjarje tjet\u00ebr: Si ndodhi q\u00eb u konfliktuat me Arben Ristanin n\u00eb prani t\u00eb zotit Fyle?<br \/>\n&#8211; Ju m\u00eb pyesni mua, por un\u00eb doja t\u2019ju pyesja juve se \u00e7\u2019pati Ristani q\u00eb u revoltua aq shum\u00eb kur un\u00eb i thash\u00eb \u201cburgaxhi\u201d? N\u00eb fund t\u00eb fundit, ai ka qen\u00eb i d\u00ebnuar me nj\u00eb vit burg dhe nuk kishte pse revoltohej, pasi nuk shpifa, si\u00e7 shpif eprori i tij Berisha, apo n\u00ebnkryetari i PD Basha. K\u00ebsaj i thon\u00eb q\u00eb prostituta t\u00eb revoltohet kur i kujton sht\u00ebpin\u00eb publike!<br \/>\n&#8211; N\u00eb nj\u00eb takim pune, ministrja Kumbaro u pa n\u00eb media duke qar\u00eb. Si ndodhi?<br \/>\n&#8211; T\u00eb t\u00ebr\u00eb nj\u00eb prerje keni ju gazetar\u00ebt, Kaso! K\u00ebrkoni sensacion edhe atje ku nuk ndodhet. Njeriu edhe qan, edhe qesh p\u00ebr t\u00eb shkarkuar emocionet negative, apo pozitive. Deputetet e opozit\u00ebs qajn\u00eb sa her\u00eb takojn\u00eb Sali Berish\u00ebn dhe askush nuk i komenton. Un\u00eb nuk i thash\u00eb ndonj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb madhe Kumbaros q\u00eb ta fyeja, thjesht e thirra \u201cshushk\u00eb\u201d, q\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb fundit, nj\u00eb epitet i zakonsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb. T\u00eb qaj\u00eb nj\u00eb ministre se kryeministri e quan shushk\u00eb? Po sikur t\u2019i kisha th\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb fjal\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, t\u00eb huazuar nga fjalori i paraardh\u00ebsit tim Berisha, si p\u00ebr shembull \u201clavire bulevardi\u201d apo \u201cprostitut\u00eb\u201d, \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebnte ajo? Do t\u00eb vriste veten? Un\u00eb kam q\u00eblluar me celular n\u00eb kok\u00eb Ka\u00e7 Islamin dhe ai jo vet\u00ebm nuk qau, por si burrat uli kok\u00ebn dhe heshti duke mbajtur xhung\u00ebn me dor\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb Egin Ceka ka qar\u00eb si f\u00ebmij\u00eb kur i p\u00ebrk\u00ebdhela pak veshin e djatht\u00eb.<br \/>\n&#8211; Opozita ju akuzon se jeni ju q\u00eb jo vet\u00ebm keni b\u00ebr\u00eb skenar p\u00ebr dhun\u00eb ndaj saj, por e keni nxitur me sy dhun\u00ebn ndaj Strazimirit?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, kur Strazimiri po k\u00ebpuste bro\u00e7kulla kot m\u00eb kot p\u00ebr inkriminim t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs, un\u00eb thjesht b\u00ebra m\u00eb sy nga Arben Ndoka, duke n\u00ebnkuptuar: \u201c\u00c7\u2019flet ky mo?\u201d. Do ti q\u00eb Ndoka e kuptoi k\u00ebt\u00eb si shenj\u00eb q\u00eb ta rrihte dhe, pa nj\u00eb, pa dy, e thirri n\u00eb korridor dhe e rrahu. Un\u00eb isha ende n\u00eb sall\u00eb dhe nuk e mora vesh se \u00e7\u2019ndodhi, po kur dola, aq u revoltova sa desh rraha Arbenin dhe Pjerinin q\u00eb ul\u00ebn veten dhe q\u00eblluan nj\u00eb kalama si Strazimiri. T\u00eb kishin rrahur Edi Palok\u00ebn, hajde de, se t\u00eb pakt\u00ebn ai e ka provuar q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb grusht dhe ta p\u00ebrdor\u00eb n\u00eb parlament!<br \/>\n&#8211; Meq\u00eb ra fjala te grushtat, duket sikur \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb epidemi, se edhe Llalla i dha nja dy t\u00eb mira zotit Shk\u00eblqim Hajdari.<br \/>\n&#8211; K\u00ebtu ndryshon puna; e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe. K\u00ebt\u00eb sherr e nxita un\u00eb me dy synime. S\u00eb pari, duke qen\u00eb se Llalla \u00ebsht\u00eb i em\u00ebruari i s\u00eb djatht\u00ebs n\u00eb at\u00eb detyr\u00eb, po t\u00eb godiste me grusht nj\u00eb simpatizant tonin, do t\u00eb merrej si revansh p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi me Strazimirin dhe e djathta do t\u00eb kthehej n\u00eb parlament. S\u00eb dyti, me q\u00ebllimin q\u00eb ky sherr t\u00eb mbulonte t\u00eb parin, si\u00e7 b\u00ebn p\u00ebrher\u00eb Berisha, q\u00eb kur i plaste ndonj\u00eb bomb\u00eb korrupsioni, hidhte shashka p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e publikut. T\u00eb flasim t\u00eb drejt\u00ebn, nga shembujt e mir\u00eb, qofshin k\u00ebta edhe nga kund\u00ebrshtar\u00ebt, duhet t\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po si arrit\u00ebt t\u2019i futnit n\u00eb sherr, se ju nuk ishit pjes\u00ebtar i mbledhjes?<br \/>\n&#8211; Ore Kaso! Po kur fillova un\u00eb t\u00eb shkruaja mesazhe, Berisha nuk e njihte fare Facebokun! Thjesht duke ndjekur debatin, i b\u00ebra nj\u00eb mesazh Hajdarit q\u00eb t\u00eb vepronte si Strazimiri, ta fyente Llall\u00ebn dhe ta nxirrte nga faza, sepse ne do t\u2019ia shp\u00ebrblenim duke e b\u00ebr\u00eb kryeprokuror, s\u00eb shpejti. Nd\u00ebrkoh\u00eb, i shkrova Llall\u00ebs q\u00eb t\u2019ia k\u00ebpuste me grusht k\u00ebtij llafazani se do t\u00eb na kishte ne t\u00eb majt\u00ebt mb\u00ebshtetje. Skenari im u realizua, vet\u00ebm se Berisha nuk i ra grepit q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte thirrje popullit n\u00eb Facebook q\u00eb t\u00eb ngrihej n\u00eb revolt\u00eb se po rrihej edhe kryeprokurori i tyre.<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se me Presidentin Nishani jeni n\u00eb mir\u00ebkuptim t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr em\u00ebrimin e guvernatorit, si\u00e7 that\u00eb kur u pyet\u00ebt nga media?<br \/>\n&#8211; Nishani \u00ebsht\u00eb burr\u00eb zotni! Diskutuam gjer\u00eb e gjat\u00eb dhe ai ishte plot\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb mendje me mua p\u00ebr t\u00eb gjitha pikat q\u00eb shtrova. Njeri i mir\u00eb, i arsyesh\u00ebm e mir\u00ebkuptues i madh. Me t\u00eb till\u00eb president t\u00eb pavarur, largpam\u00ebs dhe korrekt ndaj Kushtetut\u00ebs, ia vlen t\u00eb punosh, sepse ke sadisfaksion.<br \/>\n&#8211; Si mundi t\u00eb ndodh\u00eb kjo, pasi deri para pak dit\u00ebsh ai anatemohej nga ana juaj, pasi kthente mbrapsht \u00e7do iniciativ\u00eb tuaj\u00ebn? Si e arrit\u00ebt k\u00ebt\u00eb?<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb thjesht. I thash\u00eb se n\u00ebse ai nuk na kund\u00ebrvihet k\u00ebtej e tutje p\u00ebr \u00e7do vendim tonin, un\u00eb i premtoja burr\u00ebrisht se m\u00eb 2007, do ta ripropozoja p\u00ebr president dhe ky do t\u00eb ishte suksesi i tij m\u00eb i madh sepse do t\u00eb b\u00ebhej presidenti m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri; i pari burr\u00eb i k\u00ebtij kombi q\u00eb t\u00eb ngelej president p\u00ebr dy her\u00eb radhazi. U lumturua dhe me lot n\u00eb sy m\u00eb premtoi se k\u00ebtej e tutje, nuk do b\u00ebnte si\u00e7 i k\u00ebrkonte Berisha, por si\u00e7 do t\u2019i thoja un\u00eb. Ju e pat\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb takimin p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore, i qeshte fytyra nga lumturia. Dhe e them seriozisht q\u00eb do ta propozojm\u00eb. Ai i shkreti, thjesht buk\u00eb me kos ha!<br \/>\n&#8211; Edhe nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit, zoti Rama: SHISH ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjime t\u00eb paligjshme sipas komisionit parlamentar. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj?<br \/>\n&#8211; Doktori, si komunist 24 karat\u00ebsh, \u00ebsht\u00eb ushqyer me spiunime gjith\u00eb jet\u00ebn e tij. Madje, nuk habitem n\u00ebse edhe ky, ashtu si \u00c7aushesku, mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjuar k\u00ebdo rreth tij, ndoshta edhe gruan apo f\u00ebmij\u00ebt e vet. Shefi i trupave hitleriane t\u00eb gjermanis\u00eb, Himler, ka p\u00ebrgjuar edhe vet\u00eb eprorin e tij, Hitlerin. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje formimi me ndjenj\u00ebn e pasiguris\u00eb dhe t\u00eb maktheve q\u00eb e kan\u00eb shoq\u00ebruar gjith\u00eb jet\u00ebn. Kur e pyeta Visho Lik\u00ebn, m\u2019u betua n\u00eb nderin e tij se q\u00eb nga 16 shtatori, nuk m\u00eb ka p\u00ebrgjuar m\u00eb. P\u00ebrkundrazi, ka filluar t\u00eb p\u00ebrgjoj\u00eb Doktorin, Jozefin\u00ebn e Strazimirin dhe se po t\u00eb dua un\u00eb, mund t\u00eb m\u00eb sjell\u00eb n\u00eb zyr\u00eb bisedat e tyre t\u00eb zbardhura.<\/p>\n<p>Bisedoi me shaka: KASO KOSA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kaso Kosa: &#8211; Pardje, n\u00eb inaugurimin e stadiumit t\u00eb Elbasanit, ju i b\u00ebt\u00eb gol portierit Berisha, por mediet ironizuan sikur ju \u00ebnd\u00ebrronit t\u2019ia b\u00ebni k\u00ebt\u00eb gol kund\u00ebrshtarit tuaj Sali Berisha&#8230; Edi Rama: &#8211; K\u00ebto jan\u00eb marr\u00ebzira t\u00eb medies dhe t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb nuk kan\u00eb fantazi. Un\u00eb, kur u vura p\u00ebrball\u00eb portierit Etrit Berisha, doja t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,99],"tags":[109],"class_list":["post-4076","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-kaso-kosa","tag-edi-rama"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4076","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4076"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4076\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4076"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4076"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4076"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}