{"id":4010,"date":"2014-10-09T21:53:10","date_gmt":"2014-10-09T19:53:10","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4010"},"modified":"2014-10-09T21:53:10","modified_gmt":"2014-10-09T19:53:10","slug":"burgu-me-pengoi-te-shijoj-ardhjen-ne-jete-te-femijes-tim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/burgu-me-pengoi-te-shijoj-ardhjen-ne-jete-te-femijes-tim\/","title":{"rendered":"Burgu m\u00eb pengoi t\u00eb shijoj ardhjen n\u00eb jet\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs tim!"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Taulanti, 30 vje\u00e7, nga Burreli, por q\u00eb jetoj n\u00eb Tiran\u00eb prej rreth 15 vjet\u00ebsh. Kam lexuar shum\u00eb histori t\u00eb tjera n\u00eb gazet\u00ebn tuaj dhe kam nevoj\u00eb edhe un\u00eb t\u2019i tregoj dikujt k\u00ebt\u00eb problem q\u00eb m\u00eb mori thuajse tre vjet jete e lirie. Isha prej 5 vjet\u00ebsh i lidhur me nj\u00eb vajz\u00eb nga Dibra, e cila jetonte n\u00eb Tiran\u00eb, ku po b\u00ebnte shkoll\u00ebn p\u00ebr Gjuh\u00eb-Let\u00ebrsi. Pas nj\u00eb viti q\u00eb u lidh\u00ebm, ne vendos\u00ebm t\u00eb jetonim bashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi, pavar\u00ebsisht se familja e saj nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebsaj bashk\u00ebjetese. Ata, normalisht, do t\u00eb ishin kund\u00ebr k\u00ebsaj lidhjeje, sepse jan\u00eb nj\u00eb familje dibrane dhe me mentalitet t\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Peshkopi.<\/p>\n<p>Ne kaluam 4 vite bashk\u00eb. Pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh, aksidentalisht, pa d\u00ebshir\u00ebn ton\u00eb, ajo ngeli shtatz\u00ebn\u00eb. Ishte v\u00ebrtet nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb si p\u00ebr at\u00eb, ashtu edhe p\u00ebr mua. Kur e mori vesh familja e saj, e nxor\u00ebn jasht\u00eb dhe nuk e pranuan m\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Un\u00eb isha i detyruar ta mbaja at\u00eb fem\u00ebr e t\u00eb kujdesesha si p\u00ebr t\u00eb, ashtu edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn ton\u00eb. Ajo ishte nj\u00eb studente e shk\u00eblqyer, por gjith\u00eb k\u00ebto probleme ndikuan n\u00eb notat e saj, sigurisht, edhe n\u00eb sh\u00ebndetin e f\u00ebmij\u00ebs son\u00eb. Kishte shum\u00eb shqet\u00ebsime dhe me urdh\u00ebr nga doktori, u detyrua q\u00eb dy muajt e fundit t\u00eb b\u00ebnte regjim shtrati. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, problemet tona ekonomike sa vinin e shtoheshin. Un\u00eb punoja n\u00eb nj\u00eb lokal si kamerier turnin e par\u00eb, pasi gjat\u00eb nat\u00ebs isha i detyruar t\u00eb q\u00ebndroja n\u00eb sht\u00ebpi, se e dashura ime, n\u00ebna e f\u00ebmij\u00ebs tim, kishte shum\u00eb shqet\u00ebsime. Kam nj\u00eb shoq\u00ebri jo shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb sakt\u00eb, e kisha, se tashm\u00eb nuk e kam m\u00eb dhe as nuk dua ta kem. Atyre u tregova p\u00ebr hallin tim, q\u00eb nuk isha aspak mir\u00eb nga ana ekonomike dhe m\u00eb than\u00eb q\u00eb shum\u00eb shpejt mund ta zgjidhja k\u00ebt\u00eb problem, vet\u00ebm me 1 or\u00eb pun\u00eb. M\u00eb habiti paksa, po direkt e kuptova q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me pun\u00eb t\u00eb pista. Ata ishin organizuar rreth 4 veta q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb vjedhje, pra, t\u00eb grabisnin nj\u00eb sht\u00ebpi. Ma propozuan q\u00eb t\u00eb bashkohesha edhe un\u00eb me ta, por fjala e par\u00eb q\u00eb m\u00eb erdhi n\u00eb mendje ishte \u201cjo\u201d. Kur u mendova s\u00ebrish, thash\u00eb me mendjen time: \u201cDo ta b\u00ebj k\u00ebsaj radhe dhe kurr\u00eb m\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time!\u201d. Doja t\u00eb dilja nga ajo gjendje ekonomike q\u00eb \u00e7do dit\u00eb vet\u00ebm po m\u00eb stresonte m\u00eb shum\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb pranova.<br \/>\nAt\u00eb nat\u00eb, t\u00eb dashur\u00ebs time i thash\u00eb se lokali do rrinte hapur deri von\u00eb, pasi kishte shum\u00eb turist\u00eb, ndaj un\u00eb do t\u00eb vonohesha. Po bashk\u00ebpunoja me ata njer\u00ebz vet\u00ebm se isha i detyruar e nuk kisha zgjidhje tjeter. Si\u00e7 m\u00eb than\u00eb, ata kishin studiuar gjith\u00e7ka dhe n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi at\u00eb nat\u00eb nuk kishte asnjeri. Rreth or\u00ebs nj\u00eb, u nis\u00ebm. Po dridhesha dhe i lutesha Zotit \u00e7do minut\u00eb q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb ndodhte ndonj\u00eb gj\u00eb e keqe. Gjith\u00e7ka u duk perfekte, deri kur d\u00ebgjuam sirenat e policis\u00eb; me sa duket, komshinjt\u00eb i kishin lajm\u00ebruar. Un\u00eb shtanga, nuk dija \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja. Kat\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt u larguan, kurse un\u00eb ngela sepse isha amator e u tremba. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb po b\u00ebja nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Erdhi policia, m\u00eb arrestuan dhe u futa n\u00eb paraburgim. Shok\u00ebt e mi, ata q\u00eb un\u00eb i quaja t\u00eb till\u00eb, m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuan se n\u00ebse do t\u00eb tregoja emrat e tyre, ata do t\u00eb l\u00ebndonin t\u00eb dashur\u00ebn time bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn q\u00eb ajo e kishte n\u00eb bark. U detyrova ta mbaja at\u00eb faj vet\u00ebm p\u00ebr vete dhe t\u00eb mbaja mbi kurriz edhe d\u00ebnimin e t\u00eb tjer\u00ebve.<br \/>\nPas nj\u00eb muaji, dola n\u00eb gjyq, ku mora d\u00ebnimin me burg. E dashura ime po priste f\u00ebmij\u00ebn tim. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte n\u00ebnt\u00eb muajshe dhe n\u00eb nj\u00eb gjendje tep\u00ebr delikate, ndaj nuk erdhi dot n\u00eb gjyqin tim. Vazhduan dit\u00ebt e ferrit p\u00ebr mua\u2026 N\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb isha n\u00eb burg, kisha vizita vet\u00ebm nga familja, pasi e dashura nuk vinte dot. Pas nj\u00eb muaji mora lajmin e mrekulluesh\u00ebm se im bir kishte lindur. Po \u00e7mendesha nga g\u00ebzimi, por edhe nga hidh\u00ebrimi, pasi un\u00eb nuk isha af\u00ebr q\u00eb ta prekja, ta puthja, ta p\u00ebrk\u00ebdhelja at\u00eb krijes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb pafajshme. \u00c7do nat\u00eb mendoja momentin kur do ta merrja n\u00eb dor\u00eb\u2026 Ideja q\u00eb jasht\u00eb m\u00eb priste e dashura ime me f\u00ebmij\u00ebn tim, m\u00eb b\u00ebnin gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrballuar ato dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, n\u00eb qelit\u00eb e err\u00ebta t\u00eb burgut.<br \/>\nVet\u00ebm pas tre muajve, m\u00eb n\u00eb fund, pash\u00eb t\u00eb dashur\u00ebn time me foshnjen n\u00eb krah, q\u00eb po m\u00eb priste ulur n\u00eb nj\u00eb karrige. Gati sa nuk po fluturoja nga g\u00ebzimi, ishte nj\u00eb moment aq emocionues, sa nisa t\u00eb qaja teksa prekja duart e djalit tim, teksa e puthja at\u00eb gjithandej. Pas tre muajsh, po takoja edhe t\u00eb dashur\u00ebn time, q\u00eb kishte ndryshuar&#8230; Shtatzania e kishte l\u00ebn\u00eb pak t\u00eb mbushur, por p\u00ebrs\u00ebri ishte shum\u00eb e bukur. Aty i tregova se si ishte puna dhe ajo m\u2019u betua se do t\u00eb m\u00eb priste derisa t\u00eb dilja nga ai ferr ku isha futur.<br \/>\n\u00c7do t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb ishte dita e takimit dhe ajo vinte gjithmon\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb krah e me nj\u00eb qese ushqime. Sa her\u00eb i shihja ata t\u00eb dy, m\u00ebe jepnin force q\u00eb t\u2019i kaloja ato dit\u00eb t\u00eb zymta, pas atyre hekurave ku edhe dielli hynte me pakic\u00eb. Kisha grumbulluar shum\u00eb urrejtje p\u00ebr shok\u00ebt e mi, por s\u2019kisha \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja, nuk duhej t\u00eb isha p\u00ebrzier n\u00eb at\u00eb pun\u00eb. Kaluan dy vjet dhe un\u00eb shikoja djalin tim tek rritej e g\u00ebrm\u00ebzimet e para, por nuk kisha mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb dilja me t\u00eb, ta sh\u00ebtisja dhe ta \u00e7oja n\u00eb parqe loj\u00ebrash. Pas k\u00ebtyre dy viteve, m\u00eb kishin mbetur edhe tre muaj burg. Po m\u00eb dukeshin si 100 vjet, derisa t\u00eb kalonin. Erdhi dita e shum\u00ebpritur, data 15 qershor; m\u00eb n\u00eb fund do dilja nga ai vend q\u00eb m\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb si ferr. Dola jasht\u00eb dhe lash\u00eb gjith\u00e7ka aty brenda; nuk mora asnj\u00eb rrob\u00eb, nuk doja t\u00eb kisha asnj\u00eb kujtim nga ai vend. Jasht\u00eb m\u00eb priste zemra ime, me djalin, Flavion, i cili erdhi me vrap tek un\u00eb dhe m\u00eb p\u00ebrqafoi. Doja q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb ndalte n\u00eb at\u00eb moment. M\u00eb n\u00eb fund, isha me Flavion dhe me zemr\u00ebn time, q\u00eb e dua shum\u00eb. Organizuam nj\u00eb dark\u00eb, ku ftova familjar\u00ebt e mi dhe t\u00eb t\u00eb dashur\u00ebs sime, q\u00eb tashm\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb gruaja ime. U g\u00ebzova pa mas\u00eb kur gruaja m\u00eb dha lajmin se edhe familja e saj e kishte pranuar tashm\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje. Mbaroi ajo dark\u00eb dhe nis\u00ebm nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re, t\u00eb tre, nj\u00eb familje tashm\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe m\u00eb n\u00eb fund, e bashkuar.<br \/>\nTani kan\u00eb kaluar pes\u00eb vjet, djali im do t\u00eb filloj\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb, gruaja ime \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb private si m\u00ebsuese let\u00ebrsie dhe un\u00eb mbarova nj\u00eb kurs p\u00ebr elektricist, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po mundohem t\u00eb pun\u00ebsohem n\u00eb nj\u00eb institucion shtet\u00ebror. Kjo, pra, ishte edhe historia ime. Uroj q\u00eb kurr\u00eb t\u00eb mos ju ndodh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb apo e ngjashme&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Taulanti, 30 vje\u00e7, nga Burreli, por q\u00eb jetoj n\u00eb Tiran\u00eb prej rreth 15 vjet\u00ebsh. Kam lexuar shum\u00eb histori t\u00eb tjera n\u00eb gazet\u00ebn tuaj dhe kam nevoj\u00eb edhe un\u00eb t\u2019i tregoj dikujt k\u00ebt\u00eb problem q\u00eb m\u00eb mori thuajse tre vjet jete e lirie. Isha prej 5 vjet\u00ebsh i lidhur me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-4010","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4010"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4010\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}