{"id":4008,"date":"2014-10-09T21:18:29","date_gmt":"2014-10-09T19:18:29","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=4008"},"modified":"2014-10-09T21:18:29","modified_gmt":"2014-10-09T19:18:29","slug":"nga-fronti-i-betejes-per-drejtesi-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/nga-fronti-i-betejes-per-drejtesi-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"NGA FRONTI I BETEJ\u00cbS P\u00cbR DREJT\u00cbSI \u2026  Nga Agron BERDAJ\u00a0"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb se ndokush do t\u00eb p\u00ebrshkruante epilogun rreth tryez\u00ebs\u00a0 p\u00ebr reform\u00ebn\u00a0 n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb , nuk mund t\u00eb linte pa p\u00ebrm\u00ebndur atmosfer\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u mbajt kjo tryez\u00eb, aktor\u00ebt q\u00eb e realizuan at\u00eb , diferencat tejetej t\u00eb skajshme mes subjekteve politike t\u00eb shfaqura qoft\u00eb edhe si vizjone , si strategji , pa u ndalur n\u00eb programe konkrete . Populli i pataksur nga mungesa e kompromisit mes forcave politike , i tejngopur nga lufta mes tyre nuk ka si t\u00eb mos e vler\u00ebsoj\u00eb\u00a0 paqen e tryez\u00ebs\u00a0 qoft\u00eb edhe p\u00ebr pak or\u00eb , si simbolik\u00eb , si nj\u00eb gjest formal mir\u00ebkuptimi mes tyre . Por gjaset jan\u00eb se kjo\u00a0 mrekulli do t\u00eb jet\u00eb\u00a0 e p\u00ebrkoh\u00ebshme , madje muk do t\u00eb z\u00ebr\u00eb aspak\u00a0 vend n\u00eb kujtes\u00ebn e njer\u00ebzve , pas stuhis\u00eb q\u00eb po vjen . Paralajm\u00ebruesit e k\u00ebtyre trubullirave ishin vet\u00eb aktor\u00ebt e k\u00ebsaj tryeze q\u00eb nga presidenti i Republik\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt me rradh\u00eb .<\/p>\n<p>Kreu i shtetit si shkak t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebrmend nevoj\u00ebn e prefeksionimit t\u00eb k\u00ebtij sistemi dhe vet\u00ebm kaq, pra asgj\u00eb rreth gjendjes s\u00eb mjeruar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare , si korporat\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb krimit , si nj\u00eb monopol q\u00eb\u00a0 b\u00ebn tregti\u00a0 me lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut , ku p\u00ebrfaq\u00ebson\u00a0 nj\u00eb rrezik serjoz p\u00ebr demokracin\u00eb dhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare . Pra, p\u00ebr Nishanin e Shqip\u00ebris\u00eb , kjo reform\u00eb b\u00ebhet jo nga nevoja p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebputur nga dh\u00ebmb\u00ebt e krimit t\u00eb\u00a0 sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb , njeriun e ndersh\u00ebm , t\u00eb drejt\u00ebn e dhunuar , tjet\u00ebrsimin e pron\u00ebs , lirin\u00eb e rr\u00ebmbyer nga sistemet kriminale dhe mafjoze , etj, por sipas tij kjo reform\u00eb u b\u00ebka thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur nivele t\u00eb larta bashkohore n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb . Gati ai sa nuk tha se drejt\u00ebsin\u00eb e kemi shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por e bejm\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u2019ua\u00a0 kaluar\u00a0 v\u00ebndeve ku ka lindur drejtesia dhe ku ajo atje , \u00ebsht\u00eb pag\u00ebzuaratje me emrin e dyt\u00eb , liri . Pra, q\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Nishanit , shpallet hipokrizia dhe kurthi q\u00eb i b\u00ebhet reform\u00ebs . Vazhdojm\u00eb edhe m\u00eb tej , me fjal\u00ebn e kryetarit te PDse , Bash\u00ebs ku b\u00ebn thirrje se qeveria duhet t\u00eb mbaj\u00eb larg duart nga gjyq\u00ebsori . Dhe k\u00ebtu ai shpreh nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb hidhur se gjyq\u00ebsori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monopol i Partis\u00eb Demokratike , nj\u00eb vep\u00ebr e ngritur dhe sh\u00ebnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb qen besnik i saj, ndaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb parcel\u00eb askush nuk duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi dhe ca m\u00eb keq t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb\u00a0 shp\u00ebrb\u00ebrjen\u00a0 e k\u00ebsaj t\u00eb keqje t\u00eb madhe p\u00ebr vendin . E shqip\u00ebruar m\u00eb thjesht, thirrja e Bash\u00ebs do t\u00eb thot\u00eb se rrezimi dhe d\u00ebnimi i k\u00ebtij sistemi t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se krimi dhe kriminel\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrpara ligjit , ndaj nuk duhet ta lejom\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb&#8230;Vet\u00eb Basha i pari duhet t\u2019i paraprij\u00eb karvanit t\u00eb inkriminuarve p\u00ebr t\u2019u gjykuar nga drejtesia e v\u00ebrtet\u00eb dhe jo nga drejtesia aktuale e transformuar si seksion i Partis\u00eb Demokratike .<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e epilogut t\u00eb k\u00ebsaj ngjarje nuk mund t\u00eb mos ishte edhe nj\u00eb aktor tjet\u00ebr si prokurori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i cili, m\u00eb tep\u00ebr se p\u00ebr reform\u00ebn, u p\u00ebrpoq t\u00eb b\u00ebnte leksion rreth pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucionit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe integritetit moral t\u00eb personelit t\u00eb k\u00ebtyre punonj\u00ebsve . N\u00eb t\u00eb dyja \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb trajtoi prokurori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm , s\u2019b\u00ebri gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se , dy autogola . Q\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pavarura , kjo dihet , madje kaq \u00ebsht\u00eb pak , ato jan\u00eb t\u00eb skllav\u00ebruara , t\u00eb pushtuara , ato marrin frym\u00eb me mushk\u00ebrit\u00eb e Partis\u00eb Demokratike , ata komandohen nga pjesa e inkriminuar e k\u00ebsaj force politike . At\u00ebher\u00eb pse nuk e denoncon dhunuesin prokurori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm , nga kush e k\u00ebrkon \u00e7lirimin e institucionit , ku i ka\u00a0 peshqit e m\u00ebdhenj q\u00eb ai do t\u2019i denonconte e\u00a0 vendoste\u00a0 prapa hekurave , se \u00e7\u2018b\u00ebri ai me 21 qelit\u00eb e p\u00ebrgatitura p\u00ebr ish qeveritar\u00ebt e inkriminuar\u00a0 , se a mos ka ardhur koha ta ruaj\u00eb ndonj\u00eb nga k\u00ebto qeli , p\u00ebr veten e vet\u00eb\u00a0 . C\u2019dreq flet ky njeri\u00a0 p\u00ebr integritet moral , kur ai , u p\u00ebrfol se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrah\u00ebs ordiner , por edhe n\u00eb mos qoft\u00eb i till\u00eb, vet\u00eb ai fshehu nj\u00eb krim, apo b\u00ebri nj\u00eb kompromis me t\u00eb\u00a0 \u00a0.Ky \u00ebsht\u00eb integriteti q\u00eb k\u00ebrkohet , k\u00ebto jan\u00eb vlerat morale t\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebsi t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb , kjo \u00ebsht\u00eb fryma me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi nga k\u00ebta , aktor\u00eb?<\/p>\n<p>Do t\u2019u nxijm\u00eb jet\u00ebn prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve t\u00eb inkriminuar , tha Rama , se me k\u00ebt\u00eb drejt\u00ebsi nuk na hapen prtat e europ\u00ebs . Nj\u00eb thenie e drejt\u00eb , por disi emocionale , pasi me jet\u00ebn e tyre nuk ka pun\u00eb qeveria , t\u2019ua b\u00ebj\u00eb t\u00eb zez\u00eb apo t\u00eb bardh\u00eb,\u00a0 madje edhe ata duhet t\u2019i ruaj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se monumentet e kultur\u00ebs , por qeveria atyre duhet t\u2019u heqi nga duart pushtetin e inkriminuar , t\u2019i zhveshi nga krimet e b\u00ebra , nga pasurit\u00eb e fituara duke shitur padrejt\u00ebsi n\u00eb v\u00ebnd t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u00a0 , t\u2019i \u00e7liroj\u00eb ata , nga sistemet mafioze t\u00eb cilave u sh\u00ebrbejn\u00eb me shum\u00eb zell e p\u00ebrul\u00ebsi .Nd\u00ebrsa m\u00eb par\u00eb se na pranon apo jo Europa ,vendosja e drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb jetike p\u00ebr demokracin\u00eb n\u00eb vend , p\u00ebr shqiptarin e vrar\u00eb , t\u00eb dhunuar , t\u00eb vjedhur , t\u00eb p\u00ebrdhunuar nga pushteti i m\u00ebparshem . Por ve\u00e7 epilogut , trapeza p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb ka edhe drit\u00ebhijet , intrigat , kapadaill\u00ebkun , tendencat p\u00ebr imponim t\u00eb kund\u00ebrshtarit , etj .K\u00ebshtu, Nishani si p\u00ebr t\u00eb injoruar tryez\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mesazhin e d\u00ebshtimit t\u00eb saj\u00eb para se t\u00eb nisi\u00a0 , fton atje , Gjin Gjonin , i p\u00ebrfolur dhe n\u00ebn akuz\u00ebn e ushtrimit t\u00eb korrupsionit . Si p\u00ebr ta shpur\u00eb m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb injorim , PD-ja,e kusht\u00ebzon pjesmarjen n\u00eb reform\u00eb, me pezullimin e procedurave p\u00ebr shkarkimin e dy antar\u00ebve te KLD-se. Edhe m\u00eb kryesorja \u00ebsht\u00eb se aktor\u00ebt e k\u00ebsaj reforme jan\u00eb ata q\u00eb, krimin\u00a0 deri tani, jo vet\u00ebm se\u00a0 e kan\u00eb ushqyer ,por kan\u00eb p\u00ebrdorur\u00a0 edhe pushtetin , drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb tij\u00eb . N\u00eb as edhe nj\u00eb vend demokratik nuk ka ndodhur q\u00eb qeveria ta mbroj\u00eb publikisht korurpsionin dhe krimin e organizuar si qeveria e opozit\u00ebs s\u00eb sotme t\u00eb rr\u00ebzuar nga pushteti n\u00eb zgjedhjet e 23 qershorit t\u00eb vitit t\u00eb shkuar . A nuk ishin ata q\u00eb kund\u00ebrshtuan operacionin e policis\u00eb n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr drog\u00ebs n\u00eb Lazarat duke mbrojtur bos\u00ebt e drog\u00ebs dhe duke i ushqyer ata me informacione p\u00ebr ti shp\u00ebtuar policis\u00eb . A nuk jan\u00eb k\u00ebta aktor\u00eb q\u00eb vran\u00eb n\u00eb G\u00ebrdec , m\u00eb 21 janar, q\u00eb vodh\u00ebn dhe dogj\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb?!<\/p>\n<p>M\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn p\u00ebr reformimin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb p\u00ebrball\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb forca t\u00eb inkriminuara q\u00eb me k\u00ebt\u00eb\u00a0 sistem drejt\u00ebsie ruajn\u00eb ekzistenc\u00ebn dhe cifliqet e tyre dhe nga ana tjet\u00ebr\u00a0 forca qeveris\u00ebse e votuar nga populli p\u00ebr vendosjen e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend . N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje pyetja e pare qe \u00e7donjerit i lind \u00ebsht\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb polarizim a mund t\u00eb gjendet kompromisi , se cila do t\u00eb jet\u00eb vija e kuqe e t\u00ebrheqies p\u00ebr sejcil\u00ebn nga ato , se kush do t\u00eb b\u00ebhet kurban n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushbetej\u00eb? Mos vall\u00eb\u00a0 do t\u00eb gjendet nj\u00eb rrug\u00eb e mesme q\u00eb edhe krimi t\u00eb mbrohet, por edhe popullit t\u2019i hidhet hi n\u00eb sy se reforma\u00a0 n\u00eb drejt\u00ebsi u krye me sukses\u00a0 . P\u00ebr hir t\u00eb kompromisit t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb redaktim i disa normave dhe rregullave t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebshme , t\u00eb z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsohen disa t\u00eb inkriminuar duke ruajtur nj\u00eb ekujlib\u00ebr\u00a0 , mes forcave politike . N\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb pun\u00eb t\u00eb aktor\u00ebve politik\u00eb , populli rezultatin e reform\u00ebs e mat me gjykimin dhe d\u00ebnimin e krimit shtet\u00ebror , t\u00eb cilat po dekompozohen n\u00eb mes t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb . Ndonj\u00eb teoricien i drejt\u00ebsis\u00eb mund t\u00eb thot\u00eb se reforma nuk merret me \u00e7\u00ebshtje konkrete , praktike, apo t\u00eb ve\u00e7anta , por ajo merret m\u00eb sistemin , me strategjin\u00eb e gjyq\u00ebsorit , me nd\u00ebrtimin e pushtetit t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb sa m\u00eb funksional dhe veprues . Ashtu \u00ebsht\u00eb , por \u00e7do sistem drejt\u00ebsie nd\u00ebrtohet p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin , p\u00ebr t\u00eb izoluar t\u00eb keqen dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut . Vendin e prologut n\u00eb p\u00ebrshkrimin e\u00a0 k\u00ebsaj ngjarje le ta z\u00ebr\u00eb optimizmi , \u00e7udia qiellore se do t\u00eb gjendet kompromisi pa kriza e luft\u00eb azgjesuese politike . Natyra n\u00eb Shqip\u00ebri ka njohur kompromise , ndoshta nga m\u00eb\u00a0 t\u00eb vetmet n\u00eb bot\u00eb , ku ujku n\u00eb rrethinat e Lacit, bashk\u00ebjetonte me q\u00ebngjin , madje kur u prish kjo bashkjetes\u00eb , ujku ngordhi , po k\u00ebshtu p\u00ebrmes nje kompromisi seksual mes gomarit dhe mushk\u00ebs n\u00eb Librazhd , kjo e fundit n\u00eb dy raste,\u00a0 ka pjell\u00eb ,duke u rregjistruar n\u00eb 5-6 rastet e vetme t\u00eb\u00a0 ndodhura n\u00eb bot\u00eb . Pra , k\u00ebto mrekulli t\u00eb kompromisit dhe bashkekzistenc\u00ebs n\u00eb natyr\u00eb , th\u00ebn\u00eb fati t\u00eb na ndodhi edhe n\u00eb politik\u00ebn shqiptare , gjetjen e gjuh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi , gj\u00eb q\u00eb duket disi e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e pamundur . Por le t\u00eb shpresojme se mushka e kompromisit shqiptar do t\u00eb pjell\u00eb, shpresa vdes e fundit .<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb se ndokush do t\u00eb p\u00ebrshkruante epilogun rreth tryez\u00ebs\u00a0 p\u00ebr reform\u00ebn\u00a0 n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb , nuk mund t\u00eb linte pa p\u00ebrm\u00ebndur atmosfer\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u mbajt kjo tryez\u00eb, aktor\u00ebt q\u00eb e realizuan at\u00eb , diferencat tejetej t\u00eb skajshme mes subjekteve politike t\u00eb shfaqura qoft\u00eb edhe si vizjone , si strategji , pa u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-4008","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4008","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4008"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4008\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4008"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4008"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4008"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}