{"id":3994,"date":"2014-10-09T14:58:20","date_gmt":"2014-10-09T12:58:20","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3994"},"modified":"2014-10-09T14:58:58","modified_gmt":"2014-10-09T12:58:58","slug":"gjyste-vulaj-mu-dhimbs-shume-ai-femije","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/gjyste-vulaj-mu-dhimbs-shume-ai-femije\/","title":{"rendered":"Gjyste Vulaj: M\u2019u dhimbs shum\u00eb ai f\u00ebmij\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/Gjyste-14.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-3996\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/Gjyste-14-205x300.jpg\" alt=\"Gjyste (14)\" width=\"205\" height=\"300\" \/><\/a><a href=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/Gjyste-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-3995\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/Gjyste-1-215x300.jpg\" alt=\"Gjyste (1)\" width=\"215\" height=\"300\" \/><\/a>\u201cVe\u00e7 nj\u00eb her\u00eb me t\u2019puth fort\u201d \u00ebsht\u00eb klipi me t\u00eb cilin ajo po b\u00ebn tashm\u00eb xhiron e shqiptaris\u00eb me koncerte dhe mbr\u00ebmje muzikore pa fund. Por, n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201crr\u00ebmuj\u00eb\u201d angazhimesh muzikore, ne arrit\u00ebm t\u2019i shk\u00ebpusnim nj\u00eb intervist\u00eb ku ju do t\u00eb mund t\u00eb shuani kureshtjen p\u00ebr gjith\u00e7ka nuk dinit mbi k\u00ebng\u00ebtaren tuaj t\u00eb preferuar, q\u00eb duket se v\u00eb shpirtin n\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebn, ndaj edhe suksesi i \u00ebsht\u00eb i pandar\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Gjyste, tani q\u00eb flasim bashk\u00eb, m\u00eb thua t\u00eb lutem ku ndodhesh, \u00e7far\u00eb ke veshur, \u00e7far\u00eb b\u00ebn Besarti (djali) dhe cili \u00ebsht\u00eb ambienti p\u00ebrreth?<br \/>\n&#8211; Besarti \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjum\u00eb, jam veshur me pizham\u00ebn time t\u00eb preferuar (\u00ebsht\u00eb nga t\u00eb shumtat q\u00eb i kam seksi, pasi n\u00eb shtrat gjithmon\u00eb preferoj t\u00eb vishem me ato q\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndihem seksi&#8230;) dhe n\u00eb dhom\u00ebn time d\u00ebgjohet zhurma e detit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e in\u00e7izuar.<br \/>\n&#8211; Ke tashm\u00eb dy vjet\u00a0q\u00eb je b\u00ebr\u00eb mama p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb\u2026 Si ka qen\u00eb p\u00ebr ty kjo periudh\u00eb \u201cpost m\u00ebm\u00ebsi\u201d?<br \/>\n&#8211; Gjith\u00e7ka deri m\u00eb tani po shkon p\u00ebr mrekulli. Ndihem shk\u00eblqyer, jam m\u00eb e k\u00ebnaqur se kurr\u00eb dhe, edhe pse p\u00ebrs\u00ebri mami, ndihem m\u00eb seksi se kurr\u00eb. M\u00eb p\u00eblqen &#8220;Gjystja&#8221; n\u00eb \u00e7do aspekt, tashm\u00eb jam kompletuar. Besarti po ma k\u00ebnaq shpirtin, po m\u00eb rinon, \u00e7do dit\u00eb m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihem ndryshe dhe bukur, t\u00eb inkuadrohem me mendje e zem\u00ebr n\u00eb bot\u00ebn f\u00ebminore.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb foto e publikuar n\u00eb Facebook, tregon Besartin q\u00eb i bie pianos! Kaq shpejt e ka ndjer\u00eb djali thirrjen e talentit n\u00eb gen?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb i interesuar p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, sheh Sokolin dhe \u00e7udit\u00ebrisht, e p\u00ebrcjell me v\u00ebmendje, si nj\u00eb i rritur dhe pastaj vepron nj\u00ebsoj. Un\u00eb i k\u00ebndoj dhe ai, me \u201clalala\u201d, \u201cjajaja\u201d, m\u00eb imiton shkurt, melodikisht, uh, sa k\u00ebnaq\u00ebsi! Sa filloj t\u2019i k\u00ebndoj di\u00e7ka, m\u00eb afrohet, m\u00eb shikon drejt n\u00eb sy, m\u00eb p\u00ebrcjell dhe, n\u00ebse ndaloj s\u00eb k\u00ebnduari, vazhdon ai t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij. Me k\u00ebt\u00eb m\u00eb tregon se do q\u00eb t\u00eb vazhdoj t\u2019i k\u00ebndoj e mua, n\u00eb at\u00eb moment, m\u00eb duket sikur po m\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb miliona njer\u00ebz.<br \/>\n&#8211; Mund t\u00eb thuhet se je nj\u00eb mama e fiksuar pas djalit?<br \/>\n&#8211; Po, jam e fiksuar sepse s\u2019dua t\u00eb m\u00eb kaloj\u00eb asnj\u00eb moment pa e shijuar me bebushin tim! Ashtu isha edhe me Rozan\u00ebn. F\u00ebmij\u00ebt, kur rriten, i kushtohen shkoll\u00ebs dhe shoq\u00ebris\u00eb, pastaj natyrsh\u00ebm me radh\u00eb e un\u00eb jam shum\u00eb e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi pas bebave, m\u00eb falin jet\u00eb, njom\u00ebsi, un\u00eb s\u2019i le rehat duke i puth\u00eb. (Qesh) Edhe Besartit, derisa t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb klas\u00eb t\u00eb par\u00eb, do t\u2019i rri qepur, p\u00ebrve\u00e7se kur t\u00eb m\u00eb ndaj\u00eb nga ai profesioni.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb fenomen q\u00eb vihet re shpesh \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00ebnat i puthin f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb buz\u00eb. Ti, \u00e7\u2019mendim ke p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<br \/>\n&#8211; N\u00ebna, f\u00ebmij\u00ebn, n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, e puth kudo. Un\u00eb, bebushit tim, ia puth edhe by\u00e7\u00ebn e jo m\u00eb buz\u00ebn, sip\u00ebrfaq\u00ebsisht. M\u00eb s\u00eb shumti e puthi pas qafe ve\u00e7 &#8220;micin&#8221; nuk ia puthi se t\u00eb gjith\u00eb trupin, madje edhe thonjt\u00eb nj\u00eb nga nj\u00eb, se gishtat, shpesh e m\u00eb shpesh.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb filmi i parap\u00eblqyer me kartona, q\u00eb e shihni t\u00eb dy bashk\u00eb?<br \/>\n&#8211; Oh, un\u00eb kam m\u00ebsuar tani edhe k\u00ebng\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb filmave vizatimor\u00eb. (Buz\u00ebqesh) Shohim &#8220;Animal song&#8221;, \u201cFive little monkeys&#8221; e kemi t\u00eb preferuar, pastaj &#8220;Gummy bear&#8221;, &#8220;Incy vvincy spider&#8221;, \u201cTopo gigio\u201d, \u201cTvvinkle little star&#8221; etj.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia e nd\u00ebrtuar me vajz\u00ebn, tani q\u00eb ka ardhur edhe djali n\u00eb jet\u00eb?<br \/>\n&#8211; N\u00ebn\u00eb dhe mot\u00ebr, krahas n\u00ebn\u00eb dhe bij\u00eb. P\u00ebr t\u00eb dyja ne, Besi \u00ebsht\u00eb bosi. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Thon\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt sjellin shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb dashuri n\u00eb \u00e7ift e her\u00eb t\u00eb tjera, ndasi, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkushtimit t\u00eb tejskajsh\u00ebm t\u00eb n\u00ebn\u00ebs kundrejt f\u00ebmij\u00ebs. Cili \u00ebsht\u00eb rasti juaj?<br \/>\n&#8211; Kombinim. (Buz\u00ebqesh) Jan\u00eb q\u00eb t\u00eb dyja prezente me koh\u00ebn. P\u00ebr \u00e7do gj\u00eb po ia dal, por Besi nj\u00ebher\u00eb, pastaj t\u00eb tjer\u00ebt.<br \/>\n&#8211; Gjyste, duket sikur kenga jote e fundit \u201cVe\u00e7 nj\u00eb her\u00eb me t\u2019puth fort\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje, nj\u00eb lutje dikujt, por&#8230; kujt?<br \/>\n&#8211; Tekstet e k\u00ebng\u00ebve, si zakonisht, i shkruaj vet\u00eb dhe, edhe ky tekst dashurie, si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb propozim gjinis\u00eb s\u00eb kund\u00ebrt n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr nga \u00e7\u2019jemi m\u00ebsuar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. B\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb e teksteve si ai i k\u00ebng\u00ebs \u201c100%\u201d, ve\u00e7 pak m\u00eb i but\u00eb.<br \/>\n&#8211; Gjystja dhe provokimi shkojn\u00eb kaq mir\u00eb bashk\u00eb dhe kjo dihet tashm\u00eb&#8230; \u00c7far\u00eb do t\u00eb ishe e gatshme t\u2019i servirje publikut si risi? E ke menduar ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb?<br \/>\n&#8211; K\u00ebnga po arrin kulminacion, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jam e k\u00ebnaqur. Duke filluar nga vet\u00eb teksti, muzika, orkestrimi, klipi, \u00e7do gj\u00eb doli perfekt. K\u00ebnga tjet\u00ebr, e cila do t\u00eb dal\u00eb s\u00eb shpejti, do t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e bukur. Po pres t\u00eb dal faqebardh\u00eb me gjith\u00eb k\u00ebto shfaqje dhe pastaj, t\u00eb b\u00ebj klipin e radh\u00ebs. Kam b\u00ebr\u00eb gati garderob\u00ebn dhe po mendoj se cilin produksion t\u00eb zgjedh p\u00ebr klipin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i kam disa ide p\u00ebr realizimin. E bukura shikohet, e mira admirohet dhe shyqyr q\u00eb k\u00ebto dy kombinacione m\u2019i ka fal\u00eb Zoti. P\u00ebr t\u00eb tjerat, leht\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; Nd\u00ebrsa shum\u00eb fansa t\u00eb duan, shum\u00eb femra t\u00eb kan\u00eb ndoshta zili kur shohin jet\u00ebn q\u00eb b\u00ebn, gj\u00ebrat q\u00eb t\u00eb rrethojn\u00eb apo dhurata t\u00eb tilla si Rolexi, surpriz\u00eb e para disa jav\u00ebve nj\u00eb m\u00ebngjes nga Sokoli, n\u00eb shtratin t\u00ebnd. Ti, si ndihesh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<br \/>\n&#8211; Gjithmon\u00eb fal\u00ebnderoj Zotin p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kam. Pa dyshim, mundohem gjithmon\u00eb t\u00eb ndjek urdh\u00ebrimet e tij. Gjith\u00e7ka q\u00eb m\u00eb rrethon e kam nga vet\u00eb Zoti, nga puna dhe nga fakti q\u00eb askujt s\u2019ia d\u00ebshiroj t\u00eb keqen, ask\u00ebnd nuk e lakmoj, veproj p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e krejt atyre q\u00eb i kam p\u00ebr zem\u00ebr. Kurr\u00eb s\u2019e kam patur Gjysten n\u00eb vend t\u00eb par\u00eb, por gjithmon\u00eb familja dhe puna kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi. Sa i p\u00ebrket Rolexit, m\u00eb ka p\u00eblqy gjithmon\u00eb, edhe pse \u00e7mimi 11.000$ \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb, krahasuar me or\u00ebt e dor\u00ebs q\u00eb kam mbajt deri m\u00eb tani, si Dolce Gabbana, Cavalli, etj., t\u00eb cilat pastaj i kam fal. Tash e tutje, s\u2019do blej or\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb modeli, kombinon me \u00e7do gj\u00eb dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb e meritoja. Megjithat\u00eb, fal\u00ebnderoj Sokolin p\u00ebr surpriz\u00ebn e bukur. Un\u00eb s\u2019kam nevoj\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb sepse kam boll, por kjo dhurat\u00eb m\u00eb ka nxjerr\u00eb lot g\u00ebzimi nga befasia. Un\u00eb Rolexin do t\u2019ia blej edhe nuses s\u00eb djalit n\u00ebse m\u00eb mban sh\u00ebndeti dhe pres ta g\u00ebzoj at\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebt\u00eb do t\u2019ia b\u00ebj dhurat\u00eb vajz\u00ebs, me rastin e martes\u00ebs. (Qesh) Ka njer\u00ebz q\u00eb blejn\u00eb Rolexa \u00e7do vjet, por un\u00eb ato q\u00eb fitoj, i investoj p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb pasuri t\u00eb patundshme dhe jam m\u00eb e apasionuar pas \u00e7antave.<br \/>\n&#8211; N\u00eb kombinimin karrier\u00eb\u2013familje, si ia ke dal\u00eb t\u2019i ruash balancat?<br \/>\n&#8211; Kam vet\u00eb bashk\u00ebshortin muzikant, kam familje q\u00eb m\u00eb p\u00ebrkrah, respekton dhe un\u00eb i meritoj t\u00eb gjitha k\u00ebto, por \u00e7el\u00ebsi i gjith\u00eb k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb jeta bashk\u00ebshortore sepse pak dyshim e mosbesim do prishte \u00e7do gj\u00eb. Un\u00eb jam pak si te k\u00ebnga ime ku them: &#8220;Un\u00eb nuk jam si zog q\u00eb mbledh th\u00ebrrime, por t\u00eb dua ty krejt p\u00ebr zemr\u00ebn time&#8221;. Nuk rri larg f\u00ebmij\u00ebve, i menaxhoj pun\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos mungoj edhe n\u00eb sht\u00ebpi. Un\u00eb, p\u00ebr shembull, shkoj n\u00eb koncert jasht\u00eb vendit, fluturoj me avion t\u00eb shtun\u00ebn dit\u00ebn e koncertit dhe kthehem t\u00eb diel\u00ebn ose shkoj t\u00eb premten dhe kthehem t\u00eb diel\u00ebn. Kur kam turne t\u00eb madh, i marr me vete dhe m\u00eb shoq\u00ebron motra q\u00eb kujdeset p\u00ebr ta n\u00eb koh\u00ebn kur un\u00eb jam n\u00eb shfaqje. Tani, edhe ata jan\u00eb m\u00ebsuar hoteleve e udh\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs bashk\u00eb me mua.<br \/>\n&#8211; Nd\u00ebrsa m\u00eb flet p\u00ebr dashurin\u00eb dhe p\u00ebrkushtimin ndaj familjes, do t\u00eb doja t\u00eb ktheheshim pas, n\u00eb koh\u00ebn kur ti dhe Sokli u martuat. Prej sa koh\u00ebsh shoq\u00ebroheshit dhe si erdh\u00ebt deri te vendimi p\u00ebr martes\u00eb?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb histori e gjat\u00eb\u2026 Nj\u00eb kush\u00ebrir\u00eb m\u00eb foli mir\u00eb p\u00ebr Sokolin, pastaj \u00e7do gj\u00eb e b\u00ebra vet\u00eb. E njoftova n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u2026 I fola un\u00eb e para, isha 15 vje\u00e7e e gjysm\u00eb, megjith\u00ebse n\u00ebna e Sokolit, kudo q\u00eb m\u00eb shihte, m\u00eb fliste, m\u00eb lavd\u00ebronte, m\u00eb b\u00ebnte me dije q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen p\u00ebr djalin, por edhe pse un\u00eb dhe vjehrra jemi nga i nj\u00ebjti vend q\u00eb quhet \u201cranxa e qafs\u201d (kemi 600 metra distanc\u00eb midis dy familjeve), djalin e saj, Sokolin, nuk e njihja. Kam qen\u00eb shum\u00eb e bukur m\u00eb thon\u00eb dhe kam pas shum\u00eb shkuesi (buz\u00ebqesh), por baba gjithkujt i thoshte q\u00eb s\u2019kam vajz\u00eb p\u00ebr martes\u00eb se vajza ka l\u00ebshu trup, po \u00ebsht\u00eb e re n\u00eb mosh\u00eb. Por, ja q\u00eb fatit s\u2019i dihet. Babi s\u2019e ka pas me qejf martes\u00ebn time, p\u00ebr shkak se isha e re, 16 vje\u00e7e u martova. Historia e dashuris\u00eb ton\u00eb \u00ebsht\u00eb e bukur, e past\u00ebr, ngjan pak me ato serialet q\u00eb kan\u00eb pengesa p\u00ebr martes\u00eb. (Qesh) Nj\u00eb her\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb babit: \u201cTjet\u00ebr burr\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Sokolit s\u2019marr edhe n\u00ebse m\u00eb bjen para Elvis Preslin, por as me ik nga shpia, nuk iki\u201d.<br \/>\n&#8211; Dasma, m\u00eb pas, ishte ajo q\u00eb kishe \u00ebnd\u00ebrruar? Pati t\u00eb papritura apo \u00e7do gj\u00eb shkoi vaj?<br \/>\n&#8211; Dasma shkoi si ato dasmat e m\u00ebdha n\u00eb mal\u00ebsin\u00eb time, tradicionale; ve\u00e7 fustani i nus\u00ebris\u00eb nuk ishte ashtu si\u00e7 e kisha \u00ebnd\u00ebrru.<br \/>\n&#8211; Sot, pas kaq vitesh, \u00e7far\u00eb do t\u00eb doje t\u00eb kishe ndryshuar?<br \/>\n&#8211; I kam p\u00ebrmir\u00ebsu t\u00eb gjitha n\u00eb dasm\u00ebn e 20 vjetorit t\u00eb martes\u00ebs ton\u00eb. Fustane nus\u00ebrie kisha tre n\u00eb dispozicion, por meqen\u00ebse kisha shtuar pak kilogram\u00eb, vesha at\u00eb me t\u00eb cilin ndihesha m\u00eb rehat, pastaj dogja edhe shamin\u00eb e beqarit, gjuajta lulet, t\u00eb gjitha k\u00ebto me pak r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb dashuri t\u00eb madhe q\u00eb kisha ndaj Sokolit, por ja q\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb 16 vje\u00e7ar i kishte \u00ebndrruar p\u00ebr dit\u00ebn e dasm\u00ebs dhe m\u00eb kishin mbetur marak, si duket. (Qesh)<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019strategji keni ndjekur t\u00eb dy sa i p\u00ebrket aspektit profesional?<br \/>\n&#8211; Fal\u00eb talentit, kemi punu me p\u00ebrkushtim t\u00eb madh, me seriozitet dhe sinqeritet. Jemi pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj dhe e respektojm\u00eb pun\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Jeni gjendur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb momente t\u00eb v\u00ebshtira, si n\u00eb ato ku nuk di ku ke kok\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Kam kalu pak n\u00ebp\u00ebr ato faza, por m\u00eb pas e kupton se s\u2019\u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7 panik. Tani, v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb ndodhin ato raste sepse njeriu duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb t\u2019i shoh\u00eb gj\u00ebrat m\u00eb p\u00ebrpara, t\u2019i menaxhoj\u00eb me koh\u00eb dhe t\u2019i realizoj\u00eb ato me vullnet. Kur t\u00eb m\u00ebsosh nga gabimet, ato s\u2019p\u00ebrs\u00ebriten m\u00eb.<br \/>\n&#8211; E ke vrar\u00eb mendjen p\u00ebr t\u00eb kuptuar se ku q\u00ebndron magjia juaj si \u00e7ift?<br \/>\n&#8211; Vet\u00eb jam Gaforre n\u00eb horoskop dhe kjo m\u00eb p\u00ebrshkruan m\u00eb s\u00eb miri. Sokoli \u00ebsht\u00eb Binjak\u00ebt dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nj\u00eb Gaforre n\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebshortore me nj\u00eb Binjak, nuk do t\u00eb funksiononte ve\u00e7 n\u00ebse Gaforrja \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e dashurume. Gaforret jan\u00eb shum\u00eb familjare, i duan shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb nxehta n\u00eb shtrat, jan\u00eb besnike, por n\u00eb di\u00e7ka me ia prish qejfin Gaforres, t\u00eb largon p\u00ebrgjithmon\u00eb dhe m\u00eb s\u2019ia fiton zemr\u00ebn\u2026 Ah, k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe e kan\u00eb\u2026 (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Cila do t\u00eb ishte arsyeja e vetme q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb b\u00ebnte ta mendoje ndarjen nga Sokoli?<br \/>\n&#8211; S\u2019di. Dikur kam th\u00ebn\u00eb tradhtia, por tani, Besi (djali) sikur m\u00eb ka mbush me jet\u00eb dhe mbi \u00e7do gj\u00eb do kap\u00ebrceja, ve\u00e7 mos me ua prish qet\u00ebsin\u00eb e shpirtit f\u00ebmij\u00ebve.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse ndodh&#8230; Ato q\u00eb keni mes jush: F\u00ebmij\u00ebt, ndjenja e t\u00eb mirat materiale, do t\u00eb ishin nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb si shok\u00eb apo me hat\u00ebrmbetje?<br \/>\n&#8211; S\u2019e kam menduar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb kurr\u00eb. Inshalla s\u2019ndodh kurr\u00eb!<br \/>\n&#8211; Besarti po rritet si \u00e7un mami apo si \u00e7un babi?<br \/>\n&#8211; Mami \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb me t\u00eb, luan me t\u00eb, e lan, e vesh, e ushqen, e nd\u00ebrron, \u00e7do gj\u00eb mami, por kur jemi n\u00eb vetur\u00eb, ik\u00ebn te babi se qan p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb makin\u00ebs, ka qejf me u ba shofer. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Rasti i fundit kur e ke p\u00ebrdorur muzik\u00ebn p\u00ebr q\u00ebllime bamir\u00ebsie?<br \/>\n&#8211; Njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb i ndihmoj shpesh, ata m\u00eb drejtohen nga nevoja dhe un\u00eb, me aq sa kam mund\u00ebsi, u pqrgjigjem \u00e7do her\u00eb. Kam b\u00ebr\u00eb edhe koncerte humanitare. E fundit si shfaqje ishte n\u00eb dim\u00ebr, n\u00eb Ulqin, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe nj\u00eb koncert tjet\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb nuk i shp\u00ebtoi s\u00ebmundjes edhe pse t\u00eb hollat p\u00ebr operim u mblodh\u00ebn n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra, jo ve\u00e7 nga pjes\u00ebmarrja ime dhe e koleg\u00ebve. Me k\u00ebt\u00eb rast, shita nj\u00eb fustan timin Dolce&amp;Gabbana p\u00ebr 2 mij\u00eb franga, t\u00eb cilin e bleu nj\u00eb adhuruese imja, Pake Saliqu nga Lucerni i Zvicr\u00ebs. Ato t\u00eb holla i d\u00ebrgova direkt n\u00eb llogarin\u00eb e djalit t\u00eb s\u00ebmur\u00eb i cili sot nuk jeton m\u00eb&#8230; M\u00eb \u00ebsht\u00eb dhimbs shum\u00eb ai f\u00ebmij\u00eb dhe i jam lut Zotit \u00e7do nat\u00eb: &#8220;Merr nga sh\u00ebndeti im dhe mos ia merr n\u00ebn\u00ebs s\u00eb vet at\u00eb f\u00ebmij\u00eb\u201d. Q\u00ebkur kam Besin, p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb lidhur me f\u00ebmij\u00ebt, prekem leht\u00eb dhe m\u00eb vjen t\u00eb qaj.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb bir\u00ebsoje nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i ofruar at\u00eb q\u00eb atij i mungon, nj\u00eb familje?<br \/>\n&#8211; Po. Kam shoqe q\u00eb kan\u00eb bir\u00ebsuar f\u00ebmij\u00eb ngaq\u00eb s\u2019kishin fatin t\u00eb lindin vet\u00eb dhe jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqura, u ka ndryshuar jeta p\u00ebr mir\u00eb, por jan\u00eb ca pengesa p\u00ebr bir\u00ebsim nga njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e vet.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019b\u00ebn n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb e ke t\u00eb gjith\u00ebn t\u00ebnden, pa dasma dhe mikrofon n\u00eb dor\u00eb?<br \/>\n&#8211; Kur kam ndonj\u00eb dit\u00eb q\u00eb e kaloj t\u00eb t\u00ebr\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi, gj\u00eb q\u00eb ndodh shum\u00eb rrall\u00eb, p\u00ebrgatis drek\u00ebn apo dark\u00ebn dhe ftoj t\u00eb af\u00ebrmit me i qeras.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cVe\u00e7 nj\u00eb her\u00eb me t\u2019puth fort\u201d \u00ebsht\u00eb klipi me t\u00eb cilin ajo po b\u00ebn tashm\u00eb xhiron e shqiptaris\u00eb me koncerte dhe mbr\u00ebmje muzikore pa fund. Por, n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201crr\u00ebmuj\u00eb\u201d angazhimesh muzikore, ne arrit\u00ebm t\u2019i shk\u00ebpusnim nj\u00eb intervist\u00eb ku ju do t\u00eb mund t\u00eb shuani kureshtjen p\u00ebr gjith\u00e7ka nuk dinit mbi k\u00ebng\u00ebtaren tuaj t\u00eb preferuar, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-3994","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3994","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3994"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3994\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3994"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3994"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3994"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}