{"id":3903,"date":"2014-10-08T09:12:41","date_gmt":"2014-10-08T09:12:41","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3903"},"modified":"2014-10-08T10:04:20","modified_gmt":"2014-10-08T10:04:20","slug":"cilat-gra-mund-te-semuren-nga-endometrioza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/cilat-gra-mund-te-semuren-nga-endometrioza\/","title":{"rendered":"Cilat gra mund t\u00eb s\u00ebmuren nga Endometrioza?"},"content":{"rendered":"<p>Endometrioza prek nj\u00eb n\u00eb 10 gra. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb patologji jo shum\u00eb e njohur nga njer\u00ebzit, por q\u00eb sjell nganj\u00ebher\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda, si mungesa e pjelloris\u00eb, dhimbje dhe probleme me urinimin. 70% e pacienteve t\u00eb prekura nga endometrioza, ankohen se kan\u00eb dhimbje t\u00eb vazhdueshme, nd\u00ebrsa 20% ankohen se kan\u00eb probleme me l\u00ebvizjen. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje beninje, por n\u00ebse zbulohet shum\u00eb von\u00eb, mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb pjellorin\u00eb e gruas&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb e shkakton endometrioz\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb prani anormale e mukoz\u00ebs s\u00eb mitr\u00ebs jasht\u00eb saj! Normalisht, n\u00ebn veprimin e hormoneve, mukoza e mitr\u00ebs, q\u00eb e vesh at\u00eb nga brenda, p\u00ebrgatitet \u00e7do muaj p\u00ebr t\u00eb pritur nj\u00eb vez\u00eb t\u00eb fekonduar nga nj\u00eb spermatozoid. N\u00ebse kjo nuk b\u00ebhet, mukoza shk\u00ebputet nga paretet e mitr\u00ebs dhe del jasht\u00eb, n\u00eb form\u00ebn e menstruacioneve. Endometrioza formon pllak\u00ebza ose nodule (kiste), t\u00eb cilat, n\u00ebn ndikimin e estrogjeneve, fryhen si mukoza e mitr\u00ebs, n\u00eb momentin e menstruacioneve. Ato jan\u00eb t\u00eb enjtura dhe hemorragjike, duke shkaktuar dhimbje. Endometrioza mund t\u00eb vendoset n\u00eb vagin\u00eb, n\u00eb paretet rekto-vaginale, mes vagin\u00ebs dhe rektumit (zorr\u00ebs s\u00eb trash\u00eb), mbi vezore, n\u00eb bark, n\u00eb peritonit, zorr\u00eb, n\u00eb fshik\u00ebz apo rrug\u00ebt urinare, ose n\u00eb paretet e vet\u00eb mitr\u00ebs, n\u00eb muskulin e saj.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb shenja e par\u00eb e endometrioz\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Shenja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb dhimbja q\u00eb mund t\u00eb filloj\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb barkut, por mund t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme. Ajo shfaqet rreth periudh\u00ebs s\u00eb menstruacioneve (disa dit\u00eb para, gjat\u00eb dhe n\u00eb dit\u00ebt pas tyre) dhe shoq\u00ebrohet me menstruacione pak a shum\u00eb t\u00eb bollshme (flasim at\u00ebhere p\u00ebr dismenorre). Edhe marr\u00ebdh\u00ebniet seksuale mund t\u00eb shoq\u00ebrohen me dhimbje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me dispareunin\u00eb. Endometrioza mund t\u00eb zbulohet edhe kur b\u00ebhen analizat p\u00ebr sterilitetin. Gjat\u00eb shtatzanis\u00eb, zhduken dhimbjet e endometrioz\u00ebs, sepse nuk ka m\u00eb cikle dhe menstruacione.<br \/>\n&#8211; Si zbulohet ajo nga mjeku?<br \/>\n&#8211; N\u00eb rastin e dismenorres\u00eb, ose marr\u00ebdh\u00ebnieve seksuale me dhimbje, mjeku b\u00ebn nj\u00eb analiz\u00eb gjinekologjike (n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur, n\u00eb momentin e menstruacioneve) dhe gjat\u00eb prekjes vaginale, mund t\u00eb v\u00ebr\u00eb re nj\u00eb ose disa nodule t\u00eb dhimbshme n\u00eb paretin e pasm\u00eb t\u00eb vagin\u00ebs, vezore me dhimbje, ose me v\u00ebllim t\u00eb shtuar, mitr\u00ebn e vendosur keq, etj. Analiza gjinekologjike mund t\u00eb plot\u00ebsohet nga nj\u00eb ekografi e pelvisit, ose\/dhe endovaginale, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar imazhet e noduleve t\u00eb endometrioz\u00ebs jasht\u00eb mitr\u00ebs. Nganj\u00ebher\u00eb, duhet b\u00ebr\u00eb histerosalpingografia, dometh\u00ebn\u00eb, nj\u00eb radiografi e mitr\u00ebs pasi \u00ebsht\u00eb injektuar aty nj\u00eb produkt opak, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shihet kaviteti i mitr\u00ebs dhe tubat. Mund t\u00eb dyshohet p\u00ebr kistet e endometrioz\u00ebs n\u00eb paretin muskular t\u00eb mitr\u00ebs dhe t\u00eb shihet p\u00ebrshkueshm\u00ebria e tubave. N\u00eb fakt, nj\u00eb nodul i endometrioz\u00ebs mund t\u00eb bllokoj\u00eb drit\u00ebn e nj\u00eb tubi dhe t\u00eb jap\u00eb shpjegimin e nj\u00eb steriliteti t\u00eb mundsh\u00ebm. Nganj\u00ebher\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb urografi intravenoze p\u00ebr t\u00eb par\u00eb rrug\u00ebt urinare, n\u00ebse dyshohet p\u00ebr pranin\u00eb e endometrioz\u00ebs n\u00eb to. Edhe rezonanca magnetike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si trajtohet nj\u00eb endometrioz\u00eb?<br \/>\n&#8211; Mund t\u00eb jepet nj\u00eb trajtim hormonal, me pilula. Ajo, duke bllokuar ovulimin, do t\u00eb bllokoj\u00eb edhe menstruacionet, pllakat e endometrioz\u00ebs nuk do t\u00eb zhvillohen, nuk do t\u00eb nxjerrin gjak dhe dhimbjet do t\u00eb zhduken. Grat\u00eb q\u00eb paraqesin endometrioz\u00eb, mund ta ndjekin k\u00ebt\u00eb trajtim p\u00ebr sa koh\u00eb nuk duan f\u00ebmij\u00eb, edhe p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra.<br \/>\n&#8211; Po n\u00ebse endometrioza \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e p\u00ebrhapur?<br \/>\n&#8211; Nganj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr trajtimin e endometrioz\u00ebs nevojitet nd\u00ebrhyrja kirurgjikale. Tashm\u00eb, p\u00ebrdoret gjer\u00ebsisht celioskopia, e cila b\u00ebn t\u00eb mundur jo vet\u00ebm diagnostikimin e endometrioz\u00ebs e b\u00ebrjen e bilancit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb d\u00ebmtimeve, por gjithashtu edhe heqja e tyre. Kirurgu fut nj\u00eb kamera t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb barkun e pacientes (n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebrthiz\u00ebs) dhe v\u00ebshtron gjith\u00eb barkun e legenin, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb pllak\u00ebzave apo kisteve t\u00eb endometrioz\u00ebs. Ai mund t\u2019i shkat\u00ebrroj\u00eb pllak\u00ebzat me lazer ose me elektrokoagulim. V\u00ebshtir\u00ebsia \u00ebsht\u00eb t\u00eb heq\u00ebsh gjith\u00eb qelizat e endometrioz\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb pak\u00ebsuar shanset e rip\u00ebrs\u00ebritjes, por duhen ruajtur edhe sa m\u00eb shum\u00eb vezoret, mitra, etj. Nganj\u00ebher\u00eb, endometrioza \u00ebsht\u00eb kaq e p\u00ebrhapur sa \u00ebsht\u00eb e nevojshme heqja e mitr\u00ebs, por kjo u b\u00ebhet, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur, grave q\u00eb nuk duan m\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb reja<br \/>\nPjelloria varet nga sh\u00ebndeti i dh\u00ebmb\u00ebve<br \/>\nN\u00ebse doni t\u00eb b\u00ebni f\u00ebmij\u00eb, nuk duhet t\u00eb lini pas dore sh\u00ebndetin e dh\u00ebmb\u00ebve tuaj. Sado e \u00e7uditshme t\u00eb duket, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga faktor\u00ebt q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb pjellori. Lexoni m\u00eb posht\u00eb p\u00ebrsen\u00eb.<\/p>\n<p>1. Xhenxhiviti (s\u00ebmundja e mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve) mund t\u00eb vonoj\u00eb mbetjen shtatz\u00ebn\u00eb.<br \/>\nMesatarisht, nj\u00eb gruaje i duhen 5 muaj p\u00ebr t\u00eb mbetur shtatz\u00ebn\u00eb, nga momenti q\u00eb fillon p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Megjithat\u00eb, grat\u00eb q\u00eb vuajn\u00eb prej vitesh nga mishrat e dh\u00ebmb\u00ebve, t\u00eb cilat i kan\u00eb t\u00eb enjtura dhe t\u00eb inflamuara, mund t\u00eb zgjas\u00eb deri n\u00eb 7 muaj. Studiues suedez\u00eb mendojn\u00eb se inflamacioni i goj\u00ebs mund t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb reaksion zinxhir q\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebson gjith\u00eb sh\u00ebndetin, p\u00ebrfshi edhe at\u00eb riprodhues.<br \/>\n2. Solucioni p\u00ebr shp\u00eblarjen<br \/>\nMbase solucioni q\u00eb p\u00ebrdorni p\u00ebr shp\u00eblarjen e goj\u00ebs, b\u00ebhet penges\u00eb q\u00eb t\u00eb mbeteni shtatz\u00ebn\u00eb. Her\u00ebs tjet\u00ebr, kur ta p\u00ebrdorni, kontrolloni etiket\u00ebn e tij n\u00ebse p\u00ebrmban \u201ctriclosan\u201d, q\u00eb p\u00ebrdoret shpesh si nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs antibakterial. Sipas studimeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb te kafsh\u00ebt, ky p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs kimik mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb nivelin e prodhimit t\u00eb hormoneve, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe t\u00eb estrogjeneve dhe testosteronit.<br \/>\n3. P\u00ebr burrat<br \/>\nSh\u00ebndeti i dh\u00ebmb\u00ebve nuk ndikon vet\u00ebm te pjelloria e grave, por edhe e burrave. N\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2010, studiues izraelit\u00eb studiuan 75 burra t\u00eb mosh\u00ebs 23-52 vje\u00e7. Ata vun\u00eb re se cil\u00ebsia e sperm\u00ebs t\u00eb burrat q\u00eb vuanin nga mishrat e dh\u00ebmb\u00ebve dhe parodontiti (s\u00ebmundja e mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve, q\u00eb rrethojn\u00eb dhe mbajn\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt) ishte m\u00eb e keqe dhe numri i spermatozoid\u00ebve, 68% m\u00eb i pakt\u00eb.<br \/>\n4. Mbushja me amalgam\u00eb (metalike)<br \/>\nGjithashtu, kan\u00eb lindur shqet\u00ebsime n\u00eb lidhje me ndikimin e m\u00ebrkurit n\u00eb pjellori. Ka gra q\u00eb pyesin se sa t\u00eb sigurta jan\u00eb mbushjet e dh\u00ebmb\u00ebve me amalgam\u00eb, pasi ajo ka n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e saj disa metale t\u00eb r\u00ebnda. Sipas Shoqat\u00ebs Amerikane t\u00eb Dentist\u00ebve (SHAD), kjo lloj mbushjeje nuk ndikon n\u00eb pjellori. N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb SHAD, n\u00eb lidhje me sigurin\u00eb e mbushjeve metalike prej argjendi, u tha se \u201cnuk u gjet asnj\u00eb ndryshim n\u00eb pjellori dhe n\u00eb realizimin e nj\u00eb shtatzanie te grat\u00eb q\u00eb kishin k\u00ebto lloj mbushjeje, n\u00eb krahasim me t\u00eb tjerat\u201d.<br \/>\n5. Kujdesuni p\u00ebr dh\u00ebmb\u00ebt<br \/>\nKa kaluar koh\u00eb q\u00eb prej vizit\u00ebs s\u00eb fundit te dentisti? \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb b\u00ebni vizita t\u00eb rregullta tani, p\u00ebr t\u00eb parandaluar ndonj\u00eb problem t\u00eb mundsh\u00ebm, sesa t\u2019i lini problemet p\u00ebr m\u00eb von\u00eb, kur t\u00eb jeni shtatz\u00ebn\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, lajini dh\u00ebmb\u00ebt t\u00eb pakt\u00ebn dy her\u00eb n\u00eb dit\u00eb dhe mos harroni t\u00eb p\u00ebrdorni fillin interdentar.<\/p>\n<p>Viagra, kund\u00ebr dhimbjeve t\u00eb menstruacioneve?<br \/>\nDisa studiues jan\u00eb munduar t\u00eb gjejn\u00eb trajtimet e mundshme p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr dismenorres\u00eb, dhimbjeve t\u00eb barkut t\u00eb lidhura me menstruacionet. Nd\u00ebrmjet zgjidhjeve q\u00eb kan\u00eb propozuar, ka dal\u00eb edhe nj\u00eb e \u00e7uditshme. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr viagr\u00ebn, e cila p\u00ebrdoret p\u00ebr problemet e impotenc\u00ebs te burrat. Pilula e famshme blu, pra, mund t\u00eb b\u00ebhet shoq\u00ebruesja m\u00eb e mir\u00eb e grave, kur dihet se nj\u00eb n\u00eb dy gra vuan nga dhimbjet e menstruacioneve. Studiues t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb s\u00eb riprodhimit t\u00eb Zagrebit n\u00eb Kroaci dhe kolegjit Penn State University n\u00eb SHBA, kan\u00eb vendosur t\u00eb testojn\u00eb efektin e viagr\u00ebs n\u00eb dhimbjet e menstruacioneve. Nj\u00eb nga aft\u00ebsit\u00eb kryesore t\u00eb ila\u00e7it \u00ebsht\u00eb zgjerimi i en\u00ebve t\u00eb gjakut; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye mendohet se do t\u00eb ndikoj\u00eb direkt n\u00eb nj\u00eb nga shkaqet e dismenorres\u00eb: Kontraktimi i en\u00ebve t\u00eb gjakut n\u00ebn efektin e prodhimit me tepric\u00eb t\u00eb prostaglandin\u00ebs, n\u00eb momentin e menstruacioneve. Shkenc\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb v\u00ebr\u00eb re efektin pozitiv t\u00eb nj\u00eb tablete 100 mg t\u00eb viagr\u00ebs (n\u00eb krahasim me placebon) te nj\u00eb grup prej 25 grash t\u00eb mosh\u00ebs 18-35 vje\u00e7, q\u00eb kan\u00eb konstatuar nj\u00eb ulje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb dhimbjeve t\u00eb menstruacioneve brenda 1 ore ose 4 or\u00eb pas marrjes s\u00eb ila\u00e7it dhe k\u00ebt\u00eb, pa shkaktuar shtim t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb menstruacioneve. Vet\u00ebm nj\u00eb detaj i vog\u00ebl, me q\u00ebllim evitimin e efekteve dyt\u00ebsore t\u00eb viagr\u00ebs (sidomos dhimbjes s\u00eb kok\u00ebs), grat\u00eb n\u00eb fjal\u00eb e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb ila\u00e7in n\u00eb vagin\u00eb n\u00eb vend q\u00eb ta merrnin nga goja. Megjithat\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb grave t\u00eb marra n\u00eb studim, k\u00ebrkimet duhen zgjeruar n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe njer\u00ebzish, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebrfundimet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuara.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Endometrioza prek nj\u00eb n\u00eb 10 gra. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb patologji jo shum\u00eb e njohur nga njer\u00ebzit, por q\u00eb sjell nganj\u00ebher\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda, si mungesa e pjelloris\u00eb, dhimbje dhe probleme me urinimin. 70% e pacienteve t\u00eb prekura nga endometrioza, ankohen se kan\u00eb dhimbje t\u00eb vazhdueshme, nd\u00ebrsa 20% ankohen se kan\u00eb probleme me l\u00ebvizjen. Kjo \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[],"class_list":["post-3903","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3903","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3903"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3903\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3903"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3903"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3903"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}