{"id":3897,"date":"2014-10-07T20:29:42","date_gmt":"2014-10-07T20:29:42","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3897"},"modified":"2014-10-07T20:29:42","modified_gmt":"2014-10-07T20:29:42","slug":"si-u-kthye-djali-ne-rruge-te-mbare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/si-u-kthye-djali-ne-rruge-te-mbare\/","title":{"rendered":"Si u kthye djali n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb n\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk kam shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb kam kuptuar se djali im nuk ishte ai q\u00eb mendoja. Jam b\u00ebr\u00eb n\u00ebn\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 23 vje\u00e7are. Burri m\u00eb la pak vite pasi b\u00ebra djalin dhe un\u00eb e rrita e vetme. Burri vdiq nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr arsye se pinte shum\u00eb e rrinte m\u00eb shum\u00eb i dehur sesa es\u00ebll. E rrita djalin me shum\u00eb mundime dhe tani ai \u00ebsht\u00eb 28 vje\u00e7. Edhe pse isha me halle, asnj\u00ebher\u00eb nuk b\u00ebra asgj\u00eb t\u00eb keqe. B\u00ebja nga dy pun\u00eb, punoja me orar t\u00eb zgjatur, madje shpeshher\u00eb e merrja edhe djalin te puna sepse nuk kisha me k\u00eb ta lija. T\u00eb gjitha k\u00ebto sakrifica i b\u00ebra q\u00eb atij t\u00eb mos i mungonte asgj\u00eb. Pavar\u00ebsisht se nuk kisha shkoll\u00eb, un\u00eb kisha fat sepse gjeja pun\u00eb e pastaj, t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb mbanin sepse m\u00eb donin, ngaq\u00eb sillesha mir\u00eb me ta. Edhe djalin e pata ushqyer me dashuri, q\u00eb t\u00eb mos kisha probleme kur t\u00eb rritej. Jetoj n\u00eb nj\u00eb lagje jo n\u00eb periferi t\u00eb qytetit, k\u00ebshtu q\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra m\u00eb b\u00ebnin t\u00eb ndihesha e sigurt\u00eb se djali do t\u00eb ecte n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb e pa asnj\u00eb problem. Derisa ai u fut n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme, gjith\u00e7ka shkonte mir\u00eb dhe, aty filluan edhe problemet. M\u00ebsuesja m\u00eb k\u00ebrkonte e sa her\u00eb shkoja ta takoja, m\u00eb thoshte se ai b\u00ebnte shum\u00eb mungesa dhe mund t\u00eb p\u00ebrjashtohej. Vija n\u00eb sht\u00ebpi e i thoja at\u00eb \u00e7\u2019m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb m\u00ebsuesja, por ai m\u00eb p\u00ebrgjigjej:<br \/>\n&#8211; Ajo m\u00eb ka inat mua, prandaj flet ashtu!<br \/>\nK\u00ebshtu, un\u00eb e llastova derisa ai e la shkoll\u00ebn e nuk shkoi m\u00eb. Nuk e kund\u00ebrshtova sepse, edhe pse e dija q\u00eb nuk ishte nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb, nuk doja t\u00eb dilja kund\u00ebr d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij.<br \/>\nAi, gjith\u00eb dit\u00ebn flinte gjum\u00eb e gjith\u00eb nat\u00ebn, rrinte me shok\u00ebt jasht\u00eb. Kur vinte n\u00eb m\u00ebngjes, kishte nevoj\u00eb p\u00ebr gjum\u00eb dhe nuk e bezdisja. K\u00ebshtu, dal\u00ebngadal\u00eb ai ndryshoi drejtim dhe nuk e dija n\u00eb do t\u00eb kishte kthim prapa, derisa nj\u00eb dit\u00eb, nj\u00eb grua m\u00eb ndaloi n\u00eb rrug\u00eb e m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; Si e ke djalin?<br \/>\n&#8211; Mir\u00eb &#8211; i thash\u00eb e habitur. &#8211; Pse?<br \/>\n&#8211; Po mbr\u00ebm\u00eb ai b\u00ebri sherr dhe djali im tha q\u00eb ishte plagosur&#8230;<br \/>\nM\u2019u err\u00ebsuan syt\u00eb dhe nuk e di se si arrita deri n\u00eb sht\u00ebpi. Sa hapa der\u00ebn, i th\u00ebrrita dhe u futa me rr\u00ebmbim n\u00eb dhom\u00ebn e tij.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb? Ku je plagosur?<br \/>\nAi u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb i p\u00ebrgjumur dhe tha:<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ka?<br \/>\n&#8211; Je i plagosur? Ku e ke plag\u00ebn?<br \/>\nAi ngriti bluz\u00ebn dhe ma tregoi. Ishte nj\u00eb e \u00e7ar\u00eb jo shum\u00eb e madhe, por mjaft p\u00ebr djalin tim q\u00eb e kisha rritur me shum\u00eb mund e sakrifica.<br \/>\n&#8211; Pse k\u00ebshtu mor bir? Pse more k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb? Kush ta b\u00ebri k\u00ebt\u00eb?<br \/>\n&#8211; U zum\u00eb me nj\u00ebrin, por s\u2019ka asgj\u00eb t\u00eb keqe. Ja, nj\u00eb g\u00ebrvishtje e vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pse nuk m\u00eb the mua?<br \/>\n&#8211; Q\u00eb t\u00eb ul\u00ebrije k\u00ebshtu? Ti b\u00ebhesh merak kot. T\u00eb gjith\u00ebve u ndodhin k\u00ebto gj\u00ebra.<br \/>\n&#8211; Jo t\u00eb gjith\u00ebve, vet\u00ebm atyre q\u00eb rrin\u00eb nat\u00ebn rrug\u00ebve! &#8211; i thash\u00eb, duke e ditur se po e l\u00ebndoja.<br \/>\nPlaga iu sh\u00ebrua shpejt dhe ai nuk doli p\u00ebr disa dit\u00eb jasht\u00eb. Ishte gj\u00eb shum\u00eb e bukur t\u00eb rrije me t\u00eb dhe t\u00eb kalonim bashk\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb dit\u00ebs. Mendova se nd\u00ebrroi mendje e do t\u00eb kthente rrug\u00eb. I thash\u00eb shefit tim dhe ai pranoi ta merrte n\u00eb pun\u00eb. Do t\u00eb punonte me nj\u00eb shofer p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb mallra ushqimore.<br \/>\nDy muaj pasi nisi pun\u00ebn, ai m\u00eb tha se nuk punonte dot m\u00eb se lodhej shum\u00eb. M\u00eb erdhi shum\u00eb keq, por isha m\u00ebsuar pa ia prishur asnj\u00ebher\u00eb dhe ndoshta ky ishte gabimi im, por tani ishte von\u00eb dhe nuk kthehej m\u00eb. Duhet ta m\u00ebsoja me qortime q\u00ebkur ishte i vog\u00ebl.<br \/>\nKaloi nj\u00ebfar\u00eb kohe dhe at\u00eb filluan ta th\u00ebrrisnin p\u00ebrs\u00ebri shok\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm. E dija se do t\u00eb m\u00ebrzitej, por e qortova:<br \/>\n&#8211; N\u00ebse ti vazhdon p\u00ebrs\u00ebri at\u00eb rrug\u00eb, mos rri m\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time!<br \/>\nAi m\u00eb pa nj\u00ebher\u00eb v\u00ebng\u00ebr dhe nuk foli, por uli kok\u00ebn. Dola nga sht\u00ebpia e inatosur dhe vendosa q\u00eb ta ktheja nga rruga e keqe, mir\u00ebpo ai fshehtas takohej me shok\u00ebt e tij dhe un\u00eb nuk mora vesh asgj\u00eb. Nj\u00eb m\u00ebngjes ai u vonua dhe nuk erdhi derisa un\u00eb u nisa p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb. Mendova se ishte vonuar me shok\u00ebt. Sapo arrita n\u00eb pun\u00eb, m\u00eb ra telefoni. M\u00eb merrnin nga urgjenca. M\u00eb than\u00eb t\u00eb shkoja shpejt sepse djalin e kishin q\u00eblluar. Mora taksi dhe shkova menj\u00ebher\u00eb. Ai ishte shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Duhet t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb operacion t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm dhe ndoshta mund t\u2019u shp\u00ebtonte kthetrave t\u00eb vdekjes.<br \/>\nFirmosa p\u00ebr operacionin. T\u00ebrhoqa t\u00eb gjitha lek\u00ebt q\u00eb kisha n\u00eb bank\u00eb dhe ia vura n\u00eb dispozicion k\u00ebsaj pune. V\u00ebrtet i kisha th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb hiqja dor\u00eb nga ai po t\u00eb vazhdonte k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, por kjo gj\u00eb ishte e pamundur. Ai ishte jeta ime dhe n\u00ebse do t\u00eb kishte nevoj\u00eb, edhe jet\u00ebn do ta jepja p\u00ebr t\u00eb, po t\u00eb duhej.<br \/>\nOperacioni zgjati disa or\u00eb. Ishte d\u00ebmtuar n\u00eb shtyll\u00ebn kurrizore. Ishin z\u00ebn\u00eb me disa djem n\u00eb lokal p\u00ebr pun\u00eb femrash dhe nj\u00ebri kishte nxjerr\u00eb pistolet\u00ebn dhe e kishte goditur dy her\u00eb djalin tim. Mendoja \u00e7do gj\u00eb, por jo q\u00eb ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb, t\u00eb ishte n\u00eb kushte t\u00eb tilla. Pas operacionit, doktori m\u00eb takoi dhe m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; Operacioni doli me sukses. Ai do ta kaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, por&#8230;<br \/>\n&#8211; Por&#8230; \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo doktor? P\u00ebr \u00e7far\u00eb nuk jeni i sigurt\u00eb?<br \/>\n&#8211; M\u00eb vjen keq t\u2019jua them, por nuk jam i sigurt\u00eb n\u00ebse do t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrs\u00ebri. Ka d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb shtyll\u00ebn kurrizore. Megjithat\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb? Ka ndonj\u00eb shpres\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhershme, por koha sh\u00ebron gjith\u00e7ka.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb \u00e7ast m\u2019u duk sikur bota m\u2019u shemb mbi kok\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb m\u00eb thonin se vuajtjet e mia do t\u00eb merrnin fund kur t\u00eb m\u00eb rritej djali, por paskan qen\u00eb g\u00ebnjeshtra. Besoj se prindi nuk ka pse pret gj\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebt. M\u00eb e shumta q\u00eb mund t\u00eb pres\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mos i sjellin shqet\u00ebsime.<br \/>\nPas operacionit, doli fjala e doktorit. Djali nuk i l\u00ebvizte dot k\u00ebmb\u00ebt dhe ky, p\u00ebr t\u00eb, ishte nj\u00eb shkat\u00ebrrim total. Kur e mori vesh, ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb rrinte vet\u00ebm e t\u00eb mos kishte vizita. Nuk kishte faj; n\u00eb mosh\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, do t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb nj\u00eb karroc\u00eb me rrota. E nxora nga spitali dhe e \u00e7ova n\u00eb sht\u00ebpi.<br \/>\nAi ishte i m\u00ebzitur dhe nuk dilte nga dhoma p\u00ebr t\u00eb takuar asnj\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb vinin p\u00ebr ta par\u00eb. Un\u00eb, si gjithmon\u00eb, b\u00ebja at\u00eb q\u00eb donte ai. Nj\u00eb dit\u00eb erdh\u00ebn dy djem dhe e k\u00ebrkuan. Pyeta se kush ishin dhe ai k\u00ebrkoi t\u00eb shkonin te dhoma e tij. Ata u fut\u00ebn dhe mbyll\u00ebn der\u00ebn. E dija se kush ishin. Ishin ata, \u201cshok\u00ebt e mir\u00eb\u201d q\u00eb e kishin futur n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb. Q\u00ebndruan p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb duke biseduar dhe m\u00eb von\u00eb, ik\u00ebn. Pas tyre, u futa un\u00eb n\u00eb dhom\u00eb. Kishin pir\u00eb shum\u00eb cigare dhe menj\u00ebher\u00eb, un\u00eb shkova t\u00eb hapja dritaren.<br \/>\n&#8211; Prap\u00eb do t\u00eb shoq\u00ebrohesh me ta?<br \/>\n&#8211; Kishin ardhur vet\u00ebm t\u00eb m\u00eb shihnin. Ata ndjehen keq p\u00ebr mua.<br \/>\n&#8211; Keq?! Ata duhen vrar\u00eb me buk\u00eb n\u00eb goj\u00eb. Un\u00eb duhet t\u2019i kisha nxjerr\u00eb jasht\u00eb, por p\u00ebr ty&#8230;<br \/>\nAi nuk m\u00eb la t\u00eb vazhdoja.<br \/>\n&#8211; Fillove prap\u00eb? P\u00ebr ty, p\u00ebr ty&#8230; Vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb di ti! E di se t\u00eb gjitha i ke b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mua, por ja q\u00eb kot i ke b\u00ebr\u00eb. Kam qen\u00eb pa fat dhe ti nuk ke se \u00e7\u2019b\u00ebn.<br \/>\nE kuptova se gabova. Iu afrova dhe i thash\u00eb:<br \/>\n&#8211; M\u00eb fal, zem\u00ebr, por ti je gjith\u00e7ka kam. T\u00eb dua shum\u00eb e dua t\u00eb t\u00eb shoh vet\u00ebm mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Edhe un\u00eb t\u00eb dua, mami!<br \/>\n&#8211; Bashk\u00eb do ta kalojm\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe ti do t\u00eb ec\u00ebsh p\u00ebrs\u00ebri.<br \/>\n&#8211; Po&#8230; &#8211; tha ai.<br \/>\nE k\u00ebshtu, ne filluam nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr me paraliz\u00ebn, por ai kishte nj\u00eb optimiz\u00ebm t\u00eb papar\u00eb. E futa n\u00eb fizioterapi dhe p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ushtrohej edhe n\u00eb sht\u00ebpi, por nuk mund t\u00eb ecte aq shpejt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, her\u00eb-her\u00eb nrevozohej dhe nuk donte t\u00eb v\u00ebzhdonte m\u00eb tej, por un\u00eb e bindja dhe i p\u00ebrs\u00ebrisja fjal\u00ebt e doktorit, q\u00eb paraliza nuk ishte e p\u00ebrhershme. Kaluan 4 vjet nga dita kur ai u operua dhe erdhi \u00e7asti q\u00eb ai t\u00eb ecte me paterica. Edhe pse nuk po ecte akoma mir\u00eb, kjo ishte nj\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb. Shita sht\u00ebpin\u00eb e madhe, bleva nj\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe me ato para, e \u00e7ova n\u00eb Gjermani, n\u00eb nj\u00eb spital shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Doktor\u00ebt e operuan edhe nj\u00ebher\u00eb dhe na dhan\u00eb shpresa se brenda pak koh\u00ebve ai do t\u00eb ecte vet\u00eb. Tani \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Nganj\u00ebher\u00eb ec\u00ebn edhe pa paterica, por nga frika, mundohet t\u00eb jet\u00eb i kujdessh\u00ebm q\u00eb, kur t\u00eb ec\u00eb, t\u00eb jet\u00eb gjith\u00e7ka mir\u00eb.<br \/>\nDita kur ai t\u00eb ec\u00eb pa ndihm\u00ebn e patericave \u00ebsht\u00eb af\u00ebr. E di se pas k\u00ebsaj, ai do t\u00eb ec\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur dhe \u00e7do gj\u00eb e kaluar, do t\u00eb mbetet pas. Ai nuk \u00ebsht\u00eb djal\u00eb i keq, por shoq\u00ebria e b\u00ebri t\u00eb till\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb drita e syve t\u00eb mi dhe p\u00ebr t\u00eb, un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj gjith\u00e7ka gjithmon\u00eb, deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs sime.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb n\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk kam shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb kam kuptuar se djali im nuk ishte ai q\u00eb mendoja. Jam b\u00ebr\u00eb n\u00ebn\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 23 vje\u00e7are. Burri m\u00eb la pak vite pasi b\u00ebra djalin dhe un\u00eb e rrita e vetme. Burri vdiq nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr arsye se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-3897","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3897","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3897"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3897\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3897"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3897"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3897"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}