{"id":3803,"date":"2014-10-03T20:39:24","date_gmt":"2014-10-03T20:39:24","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3803"},"modified":"2014-10-03T22:10:03","modified_gmt":"2014-10-03T22:10:03","slug":"stavri-kristo-ne-librin-e-ri-ne-moske-mes-hrushovit-dhe-enverit-ismail-kadare-me-denoncoi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/stavri-kristo-ne-librin-e-ri-ne-moske-mes-hrushovit-dhe-enverit-ismail-kadare-me-denoncoi\/","title":{"rendered":"Stavri Kristo, n\u00eb librin e ri &#8220;N\u00eb Mosk\u00eb, mes Hrushovit dhe Enverit&#8221;: Ismail Kadare, m\u00eb denoncoi!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/stavri.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-3805\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/10\/stavri-217x300.jpg\" alt=\"stavri\" width=\"217\" height=\"300\" \/><\/a>&#8211;<strong> Sapo keni botuar librin \u201cN\u00eb Mosk\u00eb, mes Hrushovit dhe Enverit\u201d ku p\u00ebrshkruani ngjarje nga koha e pun\u00ebs tet\u00ebvje\u00e7are si gazetar n\u00eb Radio Moska. Pse kaq von\u00eb, apo iu p\u00ebrmbajt\u00ebt rregullit t\u00eb hapjes s\u00eb arkivave pas 50 vjet\u00ebsh?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, asnj\u00eb rregulli nuk i jam p\u00ebrmbajtur, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb un\u00eb nuk kam hapur asnj\u00eb arkiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr\u2026 I vetmi arkiv ishte kujtesa ime\u2026 P\u00ebrsa i p\u00ebrket pyetjes se pse tani dhe jo m\u00eb par\u00eb, mund t\u00eb them se e shkrova kur i erdhi radha. P\u00ebrpara k\u00ebtij botova fillimin e &#8220;trilogjis\u00eb&#8221;, librin &#8220;Nj\u00eb djal\u00eb nga Odri\u00e7ani&#8221;, q\u00eb p\u00ebrshkruan ngjarje nga jeta ime derisa shkova n\u00eb Mosk\u00eb\u2026<br \/>\nUn\u00eb prej disa dekadash \u00ebnd\u00ebrroja t\u00eb shkruaja nj\u00eb trilogji p\u00ebr gjenez\u00ebn dhe jet\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb mi odri\u00e7allinj, nga lasht\u00ebsia, deri n\u00eb dit\u00ebt tona. Tani jam duke shkruar pjes\u00ebn e fundit\u2026 Por, p\u00ebrpara se ta p\u00ebrfundojm\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje, m\u00eb falni t&#8217;ju b\u00ebj nj\u00eb korrigjim t\u00eb leht\u00eb: M\u00eb duket se n\u00eb lib\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar dhe treguar thjesht ngjarje nga jeta, por p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb tablo pak a shum\u00eb sintetike t\u00eb atij vendi (Mosk\u00ebs, sidomos) n\u00eb ato vite v\u00ebrtet t\u00eb ngjeshura me ngjarje, vite kur, mes t\u00eb tjerash, filluan t\u00eb shkrijn\u00eb akujt e &#8220;luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb&#8221; e u k\u00ebput\u00ebm deri n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb mase dhe ne, disa hallka, zinxhir\u00ebt e nj\u00ebr\u00ebs prej dikaturave m\u00eb t\u00eb egra t\u00eb koh\u00ebs. Sa ia kam dal\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr, k\u00ebt\u00eb do ta thot\u00eb lexuesi, por un\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim kam pasur. Dhe, k\u00ebtu, s&#8217;kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm me p\u00ebrshkrim ngjarjesh. Prandaj do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente q\u00eb kritika t\u00eb vinte re se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb roman nga jeta, t\u00eb shkruar m\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe stil pak a shum\u00eb modern\u2026<br \/>\n<strong>&#8211; Keni jetuar 8 vjet n\u00eb BS, vite q\u00eb, si\u00e7 duket nga libri, i kujtoni me nostalgji. Si do t\u2019i p\u00ebrshkruanit me pak fjal\u00eb ato vite?<\/strong><br \/>\n&#8211; Nj\u00eb p\u00ebrgjigje e plot\u00eb e k\u00ebsaj pyetjeje do t\u00eb thoshte rip\u00ebrs\u00ebritje, ritregim i romanit. P\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb ato q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb, m\u00eb jan\u00eb dashur afro pes\u00eb vjet pun\u00eb&#8230; Un\u00eb, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, do ta kisha v\u00ebshtir\u00eb t&#8217;i p\u00ebrshkruaja ve\u00e7se ashtu sikurse i kam n\u00eb lib\u00ebr, por mund t\u00eb them vet\u00ebm se kan\u00eb qen\u00eb vitet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs sime\u2026<br \/>\n<strong>&#8211; V\u00ebrtet?! Edhe pse keni jetuar pas atyre viteve, edhe 53 vite t\u00eb tjera n\u00eb Shqip\u00ebri?!<\/strong><br \/>\n&#8211; Po, pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje. Mua, Rusia m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete dhe kjo nuk ka ndodhur vet\u00ebm me mua. Shpesh kemi biseduar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me shok\u00ebt q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb atje. U ka ndodhur e nj\u00ebjta gj\u00eb. Duken v\u00ebrtet si &#8220;t\u00eb shkelur&#8221;, si t\u00eb &#8220;shituar&#8221; nga zanat&#8230; Kjo, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e virtyteve dhe vetive karakteristike t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb popullit rus, e mikpritjes s\u00eb tij, e sinqeritetit t\u00eb tij, e gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar k\u00ebdo n\u00eb nevoj\u00eb. Jan\u00eb p\u00ebr t&#8217;u admiruar, sidomos, vajzat dhe grat\u00eb ruse, t\u00eb cilat shpesh &#8220;mbanin sht\u00ebpin\u00eb&#8221; dhe rritnin f\u00ebmij\u00ebt edhe kur ndodhte q\u00eb burrat binin pas vodk\u00ebs\u2026 Duhet shtuar patjet\u00ebr edhe dashuria e madhe q\u00eb ndjenin njer\u00ebzit sovjetik\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr vendin e shqiponjave, sikurse e quanin ata. Por un\u00eb do t\u00eb shtoja edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr: Njeriu, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn dhe besoj n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat, e ka vler\u00ebsuar mosh\u00ebn e rinis\u00eb si m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e jet\u00ebs. Mbani parasysh se ne, kaluam atje, rinin\u00eb ton\u00eb\u2026<br \/>\n<strong>&#8211; Shum\u00eb legjenda kemi d\u00ebgjuar p\u00ebr vajzat ruse, lidhjet e tyre me shqiptar\u00ebt etj. Pse i donin kaq shum\u00eb vajzat ruse djemt\u00eb shqiptar\u00eb?<\/strong><br \/>\n&#8211; Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem shum\u00eb m\u00eb i nd\u00ebrlikuar sesa duket n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb. N\u00eb Luft\u00ebn Patriotike, ran\u00eb djemt\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb, kryesisht, t\u00eb rinjt\u00eb e moshave 20-35 vje\u00e7, ata q\u00eb s\u00eb shp\u00ebjti do t\u00eb krijonin familjet e reja dhe mbet\u00ebn, si t\u00eb thuash, shum\u00eb vajza e pak djem. Mbet\u00ebn me &#8220;shumic\u00eb&#8221; vajzat beqare, kudo, n\u00eb qytete e fshatra\u2026 Th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pak a shum\u00eb vulgare, n\u00eb ato vite, n\u00eb Rusi, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kishte kriz\u00eb &#8220;dh\u00ebndur\u00ebsh&#8221;\u2026 Natyra b\u00ebnte pun\u00ebn e vet, k\u00ebrkonte \u00e7ift\u00ebzimin&#8230; Predispozitat ishin. Po kan\u00eb merit\u00ebn e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes edhe t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb. Asokohe, n\u00eb Rusi, sidomos, shkonin &#8220;ajka e rinis\u00eb&#8221;, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, djem t\u00eb familjeve qytetare t\u00eb kulturuara, njer\u00ebz q\u00eb dinin t\u00eb silleshin n\u00eb shoq\u00ebri dhe q\u00eb adaptoheshin shpejt, duke m\u00ebsuar n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb gjuh\u00ebn ruse\u2026 (Shum\u00eb prej tyre dinin italisht, k\u00ebndonin n\u00eb at\u00eb gjuh\u00eb k\u00ebng\u00eb pas t\u00eb cilave ruset &#8220;linin kok\u00ebn&#8221;&#8230;) Pastaj, &#8220;djemt\u00eb e Jugut&#8221; dalloheshin p\u00ebr temperamentin e tyre &#8220;t\u00eb nxeht\u00eb&#8221;\u2026 Dhe s&#8217;duhet harruar n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vet\u00eb temperamenti, karakteri, struktura shpirt\u00ebrore dhe psiqike e vajzave ruse. Ato rriteshin, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe n\u00ebn ndikimin e let\u00ebrsise ruse t\u00eb shekullit t\u00eb XIX q\u00eb ishte e mbushur me heroina dhe personazhe plot \u00ebndrra p\u00ebr jet\u00ebn, t\u00eb ndezura nga fantazia, nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb par\u00eb vende t\u00eb reja. &#8220;T\u00eb ngopura&#8221; me dimrin e gjat\u00eb rus, t\u00eb ngopura me shtres\u00ebn e bardh\u00eb t\u00eb d\u00ebbor\u00ebs, me ngricat dhe acarin, ato \u00ebnd\u00ebrronin p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb ngrohta me diell n\u00eb bregdetin shqiptar. Djemt\u00eb shqiptar\u00eb i &#8220;konin&#8221; (pse jo, edhe i joshnin ato) me klim\u00ebn e ngroht\u00eb t\u00eb vendi t\u00eb tyre, me gjelb\u00ebrimin e p\u00ebrhersh\u00ebm, me kopshtije t\u00eb mbushura plot portokalle dhe limona, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb ato ta p\u00ebrfytyronin Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb parajs\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u2026 N\u00eb \u00e7astet m\u00eb t\u00eb lumtura t\u00eb jet\u00ebs, kur lidheshin me djemt\u00eb shqiptar\u00eb, ato e shikonin veten n\u00eb at\u00eb parajs\u00eb\u2026 K\u00ebto jan\u00eb, them, disa nga arsyet pse djemt\u00eb shqiptar\u00eb i t\u00ebrhiqnin vajzat ruse, si me magji\u2026 Dhe, mbi gjith\u00e7ka duhet mbajtur parasysh se vajzat ruse ishin t\u00eb lira dhe t\u00eb emancipuara, nuk kishin paragjykime, prind\u00ebrit e tyre jo vet\u00ebm nuk e ndalonin, por e inkurajonin shoq\u00ebrin\u00eb dhe miq\u00ebsin\u00eb me shqiptar\u00ebt\u2026<br \/>\n<strong>&#8211; Ndryshonte socializmi shqiptar nga ai rus? Ku i shikoni ndryshimet?<\/strong><br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, socializmi shqiptar si sistem politiko-shoq\u00ebror-ekonomik ishte nj\u00eb kopje e socializmit sovjetik, i dh\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb vogla. Mir\u00ebpo kopja, prap\u00eb kopje mbetej, sado q\u00eb p\u00ebrpiqej Enver Hoxha ta jepte si origjinale\u2026 Dhe, m\u00eb keq akoma, shpesh &#8220;p\u00ebrvoja sovjetike&#8221; nuk gjente terren t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri dhe gjat\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr &#8220;ta imponuar&#8221;, b\u00ebheshin shtremb\u00ebrime q\u00eb i kushtonin r\u00ebnd\u00eb ekonomis\u00eb komb\u00ebtare, madje preknin dhe vet\u00eb demokracin\u00eb\u2026 Po problemi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i gjer\u00eb dhe m\u00eb i nd\u00ebrlikuar. P\u00ebrsa i p\u00ebrket sistemit &#8220;t\u00eb mbrojtjes&#8221; dhe, sidomos, t\u00eb &#8220;sigurimit t\u00eb shtetit&#8221; q\u00eb u shpall hapur si diktatura e klas\u00ebs pun\u00ebtore (t\u00eb nj\u00eb klase n\u00eb formim e sip\u00ebr), ishte m\u00eb e leht\u00eb &#8220;p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrvet\u00ebsuar&#8221; dhe zelli i shqiptar\u00ebve q\u00eb ngarkoheshin me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, e tejkalonte at\u00eb t\u00eb rus\u00ebve\u2026 Ja, edhe nj\u00eb ndryshim: Bashkimi Sovjetik kishte trash\u00ebguar dhe zhvilluar tradita shtet\u00ebrore t\u00eb lashta (shtet mij\u00ebvje\u00e7ar) dhe shpesh, demokracia jon\u00eb e re nuk arrinte as nivelet e rendit &#8220;demokratik&#8221; t\u00eb Pjetrit t\u00eb madh, apo car\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb&#8230; Rusia kishte institucione arsimore kulturore t\u00eb koh\u00ebs, si universitetet dhe institutet e larta, ishte shtet me nj\u00eb sistem arsimor t\u00eb ngritur dhe ruante pak a shum\u00eb traditat&#8230; Ne, n\u00eb Shqip\u00ebri, e nd\u00ebrtonim \u00e7do gj\u00eb nga e para, por dhuna, ama, mbeti pothuajse ajo e koh\u00ebs s\u00eb feudalizmit\u2026 Shpesh harrohej ligji dhe d\u00ebgjohej shprehja &#8220;dale pa ta tregoj un\u00eb qejfin&#8221;\u2026<br \/>\nRol t\u00eb madh luanin pozicionet gjeografike t\u00eb vendeve q\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb krahasojm\u00eb. Shqip\u00ebria s&#8217;ishte ve\u00e7se sa nj\u00eb provinc\u00eb malore e nj\u00eb shteti me 16 republika\u2026 N\u00eb rast se keni parasysh &#8220;llojin e diktatur\u00ebs&#8221;, ja ku po ju them se diktatur\u00eb m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr se kjo jona, p\u00ebrjashto ndoshta at\u00eb t\u00eb Pol Potit, zor se gjen gj\u00ebkundi\u2026<br \/>\n<strong>&#8211; N\u00eb lib\u00ebr, n\u00eb kapitujt e fundit, ju p\u00ebrmendni nj\u00eb shkrimtar q\u00eb ju ka denoncuar pran\u00eb autoriteteve shqiptare si njeri q\u00eb punonit kund\u00ebr m\u00ebsimeve t\u00eb Partis\u00eb dhe t\u00eb shokut Enver. Nga p\u00ebrshkrimi duket se \u00ebsht\u00eb Ismail Kadare\u2026 Ai \u00ebsht\u00eb?<\/strong><br \/>\n&#8211; Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt p\u00ebr t\u00eb cilin ka shkresa dhe vendime zyrtare\u2026 <strong>(Vazhdimin mund ta lexoni ne gazeten INTERVISTA te kesaj jave)<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Sapo keni botuar librin \u201cN\u00eb Mosk\u00eb, mes Hrushovit dhe Enverit\u201d ku p\u00ebrshkruani ngjarje nga koha e pun\u00ebs tet\u00ebvje\u00e7are si gazetar n\u00eb Radio Moska. Pse kaq von\u00eb, apo iu p\u00ebrmbajt\u00ebt rregullit t\u00eb hapjes s\u00eb arkivave pas 50 vjet\u00ebsh? &#8211; Jo, asnj\u00eb rregulli nuk i jam p\u00ebrmbajtur, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb un\u00eb nuk kam hapur asnj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[453,454,452],"class_list":["post-3803","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","tag-enver","tag-hrushov","tag-ismail-kadare"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3803","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3803"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3803\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3803"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3803"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3803"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}