{"id":3797,"date":"2014-10-03T19:50:17","date_gmt":"2014-10-03T19:50:17","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3797"},"modified":"2014-10-03T19:50:17","modified_gmt":"2014-10-03T19:50:17","slug":"av-idajet-beqiri-kryetari-i-puk-berisha-e-ka-te-garantuar-burgimin-e-perjetshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/av-idajet-beqiri-kryetari-i-puk-berisha-e-ka-te-garantuar-burgimin-e-perjetshem\/","title":{"rendered":"Av. Idajet Beqiri, Kryetari i PUK: \u201cBerisha e ka t\u00eb garantuar burgimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Petraq Barjami: &#8211; Zoti Beqiri, ministri Bushati para disa dit\u00ebsh deklaroi se ende nuk kan\u00eb filluar negociatat me Greqin\u00eb p\u00ebr mosmarr\u00ebveshjet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kufijve detare. A duhet q\u00eb qeveria e tanishme t\u00eb rinis\u00eb negociatat?<br \/>\nAv. Idajet Beqiri: &#8211; Marr\u00ebveshja e Shqip\u00ebris\u00eb me Republik\u00ebn e Greqis\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kufijve detar\u00eb \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr shtetin shqiptar. Pas aktit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb tradhtis\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb b\u00ebri dyshja Berisha-Basha me marr\u00ebveshjen e par\u00eb p\u00ebr uj\u00ebrat detare mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn me t\u00eb drejt\u00eb e konsideroi haptazi t\u00eb papajtueshme me Kushtetut\u00ebn ton\u00eb Gjykata Kushtetuese e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, qeveria aktuale duhet t\u00eb matet mir\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgatitet seriozisht p\u00ebr rinisjen e negociatave.<br \/>\n&#8211; Mbi \u00e7\u2019baza dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje mund t\u00eb (ri)negocioj\u00eb qeveria p\u00ebr kufijt\u00eb detar\u00eb me Greqin\u00eb?<br \/>\n&#8211; N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, qeveria aktuale e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019i shkoj\u00eb deri n\u00eb fund nxjerrjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale dhe administrative t\u00eb dyshes Berisha-Basha dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebr krimin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb tradhtis\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb kan\u00eb kryer. Nuk e kam fjal\u00ebn q\u00eb qeveria Rama t\u00eb kthehet n\u00eb organ prokurorie, sepse pushteti ekzekutiv nuk mund t\u00eb shkel\u00eb dot Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dhe ushtruar kopetencat kushtetuese t\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs, Prokuroris\u00eb. Por qeveria, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb vet\u00eb, por edhe n\u00ebp\u00ebrmjet SHISH, n\u00ebp\u00ebrmjet Ambasad\u00ebs son\u00eb n\u00eb Athin\u00eb etj, duhet ta ushqej\u00eb Prokurorin\u00eb me materiale, me fakte, me procesverbale bisedimesh, me t\u00eb dh\u00ebna operative, me akte ligjore dhe n\u00ebnligjore t\u00eb vendit dhe ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb ratifikuara nga Shqip\u00ebria, me q\u00ebllim q\u00eb organi i akuz\u00ebs t\u00eb \u00e7oj\u00eb para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale ata q\u00eb kryen k\u00ebt\u00eb krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb komb\u00ebtar. Pas k\u00ebsaj, ose paralelisht me t\u00eb, t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebrgatitjet p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme n\u00eb bisedime me Greqin\u00eb. Para hyrjes n\u00eb negociata me Greqin\u00eb, qeveria aktuale duhet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb bisedime, konsultime, debatime dhe rrug\u00ebzgjidhje ligjore me profesionist\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb detit, me profesionist\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb k\u00ebsaj fushe t\u00eb vendeve per\u00ebndimore, miq t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me praktikat m\u00eb t\u00eb mira dhe m\u00eb t\u00eb vyera p\u00ebr interesat komb\u00ebtare shqiptare t\u00eb cilat ekzistojn\u00eb n\u00eb vendet e ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, ku ka dete e oqeane dhe ku jan\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjidhje konkrete mes shteteve.<br \/>\n&#8211; A \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb k\u00ebrkesa e Parlamentit ton\u00eb q\u00eb t\u00eb shkarkoj\u00eb dy an\u00ebtar\u00ebt e KLD-s\u00eb q\u00eb jan\u00eb zgjedhur nga Parlamenti (i m\u00ebparsh\u00ebm), apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marrje kompetencash t\u00eb Presidentit nga Parlamenti?<br \/>\n&#8211; Sistemi gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb plaga m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe m\u00eb e mahisura e vendit ton\u00eb. Nj\u00eb popull i t\u00ebr\u00eb vuan haptaz padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb i shkakton sistemi gjyq\u00ebsor, vuan varf\u00ebrin\u00eb q\u00eb po i shkakton ky sistem, i cili i vjedh haptaz shqiptar\u00ebt dhe i detyron t\u00eb futen n\u00eb borxhe t\u00eb pashlyeshme. Sistemi gjyq\u00ebsor po i vret \u00e7do dit\u00eb pa m\u00ebshir\u00eb shqiptar\u00ebt. Shumica d\u00ebrrmuese e vrasjeve p\u00ebr hakmarrje, vet\u00ebgjyq\u00ebsit\u00eb e shumta, nj\u00eb situat\u00eb e r\u00ebnd\u00eb konfliktualiteti q\u00eb sundon gjith\u00eb vendin, stresi me p\u00ebrmasa shqet\u00ebsuese q\u00eb sundon n\u00eb vend dhe q\u00eb ia ka humbur p\u00ebrgjith\u00ebsisht qet\u00ebsin\u00eb dhe ekuilibrin popullit t\u00eb k\u00ebtij vendi, vijn\u00eb kryesisht nga sistemi i kalbur dhe i korruptuar i sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend. N\u00eb k\u00ebto kushte, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, si organi i vet\u00ebm legjislativ i vendit, n\u00eb saje t\u00eb vullnetit t\u00eb afro dy t\u00eb tretave t\u00eb popullit, \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb b\u00ebj\u00eb reform\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa ndryshime n\u00eb Ligjin p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Derisa k\u00ebt\u00eb ligj e votoi nj\u00eb shumic\u00eb absolute e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, do zbatohet. N\u00ebnkryetari i KLD, zoti \u00c7efa, nuk erdhi n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb prej Kuvendit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb saje t\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb tij juridike. Erdhi thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm si \u201cbeniamin\u201d i dyshes Berisha-Topalli. N\u00ebn drejtimin e Nishanit n\u00eb krye t\u00eb KLD, \u00c7efa e t\u00eb tjer\u00eb e kthyen \u201cde fakto\u201d KLD n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe t\u00eb korrupsionit t\u00eb hapur. Gjith\u00e7ka, qysh nga emrimet e gjyqtar\u00ebve, te transferimet e tyre, qysh nga objektet e kontrollit, te masat disiplinore ndaj gjyqtar\u00ebve, KLD e ka kthyer n\u00eb \u201chesap\u201d! Kush paguan m\u00eb shum\u00eb, ai ka m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta dhe p\u00ebrfitime n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor. Profesionalizmi, integriteti moral, respektimi dhe shenjt\u00ebria e ligjit, jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me \u201cgjin\u00ebr\u201d! N\u00eb k\u00ebto kushte, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb ose do t\u2019i p\u00ebrgjigjet vullnetit t\u00eb popullit, shqet\u00ebsimeve dhe vuajtjeve serioze t\u00eb tij nga gjyq\u00ebsori i korruptuar, shqet\u00ebsimit deri ku nuk mban m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr sistemin ton\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb jasht\u00eb binar\u00ebve t\u00eb normalitetit, ose do t\u2019i b\u00ebj \u201cfresk\u201d Nishanit dhe \u00c7ef\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb KLD \u201c\u00e7erdhen\u201d m\u00eb t\u00eb zez\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve.<br \/>\n&#8211; Shkarkimi i dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KLD-s\u00eb nga Parlamenti, a \u00ebsht\u00eb ekuivalent me shkarkimin e an\u00ebtarit t\u00eb KQZ, Ilirjan Muho, nga Parlamenti i m\u00ebparsh\u00ebm, pasi LSI-ja doli nga maxhoranca e Berish\u00ebs n\u00eb prill 2013?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb krahasim i till\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhet. Nuk mund t\u00eb krahasohet err\u00ebsira me drit\u00ebn. Tjet\u00ebr gj\u00eb \u00ebsht\u00eb uzurpimi i pushteteve nga nj\u00eb njeri i vet\u00ebm, si\u00e7 ishte Berisha, t\u00eb cilin fundi i mandatit e gjeti me t\u00eb gjitha llojet e pushtetit n\u00eb duart e tij dhe q\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet i b\u00ebri aq pis, sa tani duhen shum\u00eb vite dhe shum\u00eb lumenj t\u00eb vrullsh\u00ebm dhe t\u00eb kristalt\u00eb q\u00eb ta pastrojn\u00eb, tjet\u00ebr gj\u00eb \u00ebsht\u00eb qeverisja aktuale e cila k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb reforma dhe t\u00eb pastroj\u00eb nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb pisll\u00ebkun 23 vje\u00e7ar q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar.<br \/>\n&#8211; A \u00ebsht\u00eb normalitet demokratik q\u00eb nj\u00eb president i zgjedhur me 71 vota, sikurse Nishani, t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb sistematikisht ligjet q\u00eb Parlamenti i ka votuar me vot\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar?<br \/>\n&#8211; Presidenti i Republik\u00ebs Nishani \u00e7do dit\u00eb q\u00eb kalon, nga simboli i unitetin e popullit, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb &#8220;strofkull&#8221; ku gjejn\u00eb streh\u00eb gjith\u00eb pisll\u00ebku d\u00ebmsjell\u00ebs i krijuar prej qeverisjes s\u00eb shkuar t\u00eb Berish\u00ebs. Nishani \u00ebsht\u00eb i paemancipuar. Ai nuk di dhe nuk do t\u00eb respektoj\u00eb e t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb vullnetin e popullit. Berisha, meq\u00eb ishte i bindur se n\u00eb 23 qershor 2013 do t\u00eb rr\u00ebzohej nga pushteti, p\u00ebr t\u00eb garantuar interesat e tij dhe t\u00eb familjes s\u00eb tij \u201cpost Berisha\u201d, p\u00ebr t\u00eb garantuar grabitjet me rrug\u00eb korruptive dhe bab\u00ebzie q\u00eb i b\u00ebri vendit, p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar nd\u00ebshkimit ligjor p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm krimesh q\u00eb ka kryer, me nj\u00eb num\u00ebr qesharak votash t\u00eb plot\u00ebsuara me \u201cka\u00e7\u00ebt\u201d e s\u00eb majt\u00ebs, zgjodhi si President t\u00eb Republik\u00ebs Nishanin, m\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtruarin prej tij. Nishani nuk e kuptoi dhe ende nuk e kupton se pozicioni i tij pas 23 qershorit 2013 duhet t\u00eb ishte krejt i kund\u00ebrt nga ai i koh\u00ebs s\u00eb qeverisjes s\u00eb Berish\u00ebs. Ai duhet t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsohej p\u00ebr faktin se shumica absolute e shqiptar\u00ebve n\u00eb 23 qershor 2013 votoi kund\u00ebr Berish\u00ebs dhe Nishanit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ai kishte vet\u00ebm dy rrug\u00ebzgjidhje: Ose t\u00eb dor\u00ebhiqej dhe k\u00ebshtu respektonte rregullat e demokracis\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb &#8220;popull, vot\u00eb e tij, vullnet i tij\u201d; Ose do t\u00eb hidhte pas krah\u00ebve vitet e m\u00ebparshme t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs kur &#8220;e hidhte vallen sipas daulles t\u00eb Berish\u00ebs&#8221;. Ai zgjodhi mund\u00ebsin\u00eb e par\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb, hodhi pas krah\u00ebve t\u00eb qenurit simbol i unitetit dhe zgjodhi rrug\u00ebn e &#8220;cubit&#8221; t\u00eb shtetit! Presidenti i Republik\u00ebs nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb t\u00ebrhiqet nga pozicioni i tij i err\u00ebt antireformues dhe antidemokratik. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, n\u00eb em\u00ebr dhe p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb demokracie funksionale, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vullnetit t\u00eb popullit shqiptar, i cili i dha qeverisjes aktuale n\u00eb 23 qershor 2013 m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb milion vota p\u00ebr ta mir\u00ebqeverisur e p\u00ebr ta integruar n\u00eb BE dhe jo p\u00ebr ta mbajtur ende n\u00eb mjerimin e paduruesh\u00ebm, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb nis\u00eb procedurat kushtetuese p\u00ebr shkarkimin e Nishanit.<br \/>\n&#8211; A \u00ebsht\u00eb nj\u00eb normalitet juridik dhe kushtetues, q\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u00eb pezulloj\u00eb dhe t\u00eb zhvler\u00ebsoj\u00eb tre ligjet q\u00eb Parlamenti i ka votuar dhe rivotuar (pasi ato u kthyen nga Presidenti) me vot\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar, kur nd\u00ebrkoh\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese jan\u00eb em\u00ebruar nga Parlamenti me 71 vota?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb pjes\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese jan\u00eb n\u00eb at\u00eb pozicion p\u00ebr merit\u00ebn e vetme se, para se t\u00eb em\u00ebroheshin me 71 votat e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cbetimin\u201d se do t\u2019i sh\u00ebrbenin me devocion Berish\u00ebs dhe politikave t\u00eb tij antiqytet\u00ebruese dhe antishqiptare. Gjykata Kushtetuese ka nevoj\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb reformohet. Rojet e Kushtetut\u00ebs duhet t\u00eb jen\u00eb jurist\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar, m\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb pozitive profesionale, m\u00eb me integritet moral dhe m\u00eb t\u00eb pandikuesh\u00ebm nga politika dhe \u00e7do lloj ndikimi tjet\u00ebr. Nj\u00eb pjes\u00eb \u00ebsht\u00eb e till\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. T\u00eb tjer\u00ebt, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, duhet t\u00eb ikin.<br \/>\n&#8211; Kush duhet ta hetoj\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme q\u00eb deri tani nuk ka ngritur nj\u00eb akuz\u00eb penale ndaj ndonj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr korrupsion?<br \/>\n&#8211; Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm e heton, e kontrollon, i k\u00ebrkon llogari dhe e shkarkon Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb. Komisionet e Kuvendit duhet t\u00eb mir\u00ebfunksionojn\u00eb dhe t\u00eb mos ecin n\u00eb gjurm\u00ebt e komisioneve hetimore t\u00eb m\u00ebparshme, t\u00eb cilat ecnin sipas parimit berishist \u201cdo t\u00eb mbulosh krimet e r\u00ebnda q\u00eb i jan\u00eb shkaktuar popullit dhe vendit, ngri nj\u00eb komision hetimor parlamentar\u201d! Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb organi i vet\u00ebm legjislativ dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i vullnetit t\u00eb popullit, aq m\u00eb shum\u00eb kur n\u00eb t\u00eb ka nj\u00eb qeverisje me shumic\u00eb absolute, duhet t\u2019i sjell\u00eb n\u00eb normalitet dhe t\u2019i v\u00ebr\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb punuar dhe vepruar me p\u00ebrkushtim e sipas ligjit, t\u00eb gjitha institucionet q\u00eb varen prej tij.<br \/>\n&#8211; Kjo heshtje e institucionit t\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr mosluftimin e korrupsionit \u00ebsht\u00eb kapja e saj nga politika? Si e mendoni q\u00eb Prokurori i P\u00ebrgjithshem nuk ka ngritur akuz\u00eb penale ndaj Kryetares s\u00eb KQZ-s\u00eb Lefterie Lleshi p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb 4.1 milion\u00eb euro p\u00ebr d\u00ebshtimin e projektit elektronik n\u00eb 23 qershor 2013, edhe pse ka padi ndaj asaj nga PS-ja q\u00eb n\u00eb 20 qershor 2013?<br \/>\n&#8211; Prokuroria, ashtu si t\u00eb gjitha institucionet e tjera n\u00eb vend, jan\u00eb kontrolluar nga politika e pist\u00eb 23 vje\u00e7are n\u00eb vend. Do shum\u00eb pun\u00eb t\u00eb rikthehen n\u00eb rolin dhe funksionin e tyre ligjor dhe kushtetues. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, organit t\u00eb akuz\u00ebs nuk i del koha t\u00eb merren me k\u00ebto krime t\u00eb r\u00ebnda, sepse jan\u00eb t\u00eb \u201cangazhuara\u201d vet\u00ebm me luft\u00ebn kund\u00ebr \u201ccironkave\u201d q\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, vjedhin ndonj\u00eb \u201cbuk\u00eb\u201d si Zhan Val Zhani!<br \/>\n&#8211; A \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale konfrontimi fizik midis deputet\u00ebve n\u00eb mjediset e Parlamentit?<br \/>\n&#8211; Deputet\u00ebt jan\u00eb shtetas t\u00eb republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Edhe mbi ta vepron Kodi Penal. N\u00eb nenin 237 t\u00eb Kodit Penal ka nj\u00eb nen q\u00eb titullohet \u201cGoditja p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs\u201d dhe q\u00eb d\u00ebnohet nga 100 mij\u00eb deri n\u00eb 10 milion lek\u00eb gjob\u00eb, ose deri n\u00eb tre vjet burg.<br \/>\n&#8211; Padia penale e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme ndaj tre deputet\u00ebve \u00ebsht\u00eb thjesht hetim penal, apo kompromis politik?<br \/>\n&#8211; Prokuroria ishte e detyruar ta b\u00ebnte hetimin, sepse kishte nj\u00eb kall\u00ebzim penal nga deputeti Strazimiri. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk mund t\u00eb shkelte ligjin dhe t\u00eb anashkalonte nisjen e procedimit penal. Tashm\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje hetimi, \u00e7\u00ebshtje fakti, n\u00ebse kemi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb krimin e goditjes p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs, apo nj\u00eb rrahje t\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e gjykon drejtp\u00ebrdrejt gjykata. Mua m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje fakti se Prokuroria p\u00ebrzieu \u201ckekun me byrekun\u201d! N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb nxori z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsen dhe komunikoi \u201ckekun\u201d e rrahjes s\u00eb Strazimirit nga dy deputet\u00eb t\u00eb PS, me \u201cbyrekun\u201d e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale t\u00eb nd\u00ebrtimeve pa leje t\u00eb deputetit t\u00eb PD-s\u00eb Veliaj! E b\u00ebri k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb kthyer PD-n\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, sepse opozita shqiptare la sall\u00ebn e parlamentit duke e kthyer n\u00eb \u201ckauz\u00eb\u201d rrahjen e Strazimirit? Dhe, p\u00ebr t\u00eb demostruar \u201cvirgj\u00ebrin\u00eb e paanshm\u00ebris\u00eb\u201d filloi procedimin penal edhe ndaj nj\u00eb deputeti t\u00eb PD-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur pal\u00ebn tjet\u00ebr, PS-n\u00eb?!<br \/>\n&#8211; A ka prapavij\u00eb politike \u00e7\u00ebshtja \u201cFullani\u201d?<br \/>\n&#8211; Nuk kishte prapavij\u00eb politike derisa \u00e7\u00ebshtja shkoi nga organi i akuz\u00ebs, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Fullanit mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cburg pa afat\u201d. Edhe vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb nuk kishte prapavij\u00eb politike.<br \/>\n&#8211; Si i gjykoni reagimet e Berish\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u201cFullani\u201d?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb dit\u00eb para se \u00e7\u00ebshtja t\u00eb shqyrtohej n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, Berisha u ra fort \u201ckambanave t\u00eb alarmit\u201d. Ai harroi se kishte shkuar n\u00eb ceremonin p\u00ebrkujtimore mortore t\u00eb vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit, t\u00eb cilin, si\u00e7 e provojn\u00eb protagonist\u00ebt e ngjarjes, e nxori ky vet\u00eb n\u00eb prit\u00eb p\u00ebr t\u2019u vrar\u00eb, pasi i ktheu bustit t\u00eb Azemit t\u00eb ndenjurat, u dha urdh\u00ebr t\u00eb prer\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb pas n\u00eb gjykata, q\u00eb t\u00eb mbronin me \u00e7do kusht dhe me \u00e7do mjet Fullanin. Guvernatori i Bank\u00ebs e ka \u201cn\u00eb thes\u201d Berish\u00ebn. N\u00ebse zb\u00ebrthehej Fullani, me ato q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Berisha me parat\u00eb e popullit, t\u00eb dala nga Thesari i Shtetit, burgimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm e ka t\u00eb garantuar.<br \/>\nPor, cilido shqiptar u skandalizua m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr faktin q\u00eb Ministria e Financave dhe Banka e Shtetit Shqiptar, pas shum\u00eb diskutimesh paskan gjetur \u201c\u00e7el\u00ebsin e art\u00eb\u201d, dometh\u00ebn\u00eb \u201ckurrizin e shqiptar\u00ebve\u201d p\u00ebr ta p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb vjedhje kaq t\u00eb madhe t\u00eb thesarit t\u00eb shtetit. Dometh\u00ebn\u00eb, kjo vjedhje do p\u00ebrballohet nga taksapaguesit e k\u00ebtij vendi, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos dal\u00eb defi\u00e7itar buxheti i shtetit! Kjo \u201crrug\u00ebzgjidhje\u201d do t\u00eb thot\u00eb se vjedhja e Bank\u00ebs s\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim shtet\u00ebror vazhdues. Dometh\u00ebn\u00eb, kishte koh\u00eb q\u00eb qeveria e inkriminuar e Berish\u00ebs rr\u00ebmbente para me kamiona p\u00ebr interesat e tij dhe t\u00eb klaneve t\u00eb tij mafioze, por pasojat e saj t\u00eb r\u00ebnda qeveria aktuale k\u00ebrkon t\u2019ua ngarkoj\u00eb padrejt\u00ebsisht shqiptar\u00ebve. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb revoltohen e madje edhe t\u00eb rebelohen me q\u00ebndrimin antiligjor dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me interesat e tyre t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit.<br \/>\nK\u00ebto dy institucione kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb po tregojn\u00eb lidhur me eleminimin ose zvog\u00eblimin e pasojave q\u00eb i kan\u00eb ardhur pasuris\u00eb komb\u00ebtare dhe xhepave t\u00eb shqiptar\u00ebve prej vjedhjes s\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nVjedhja e Bank\u00ebs s\u00eb Shtetit, s\u00eb paku nga situata hetimore dhe gjyq\u00ebsore q\u00eb \u00ebsht\u00eb evidentuar deri tani, ka autor\u00eb, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb, si dhe ndihm\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrmes shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur dhe kan\u00eb lejuar keqb\u00ebr\u00ebsit brenda bank\u00ebs t\u00eb vjedhin prej saj m\u00eb shum\u00eb se 1 milion USD. K\u00ebta autor\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb arrestuar apo jan\u00eb ndaluar. Ata kan\u00eb marr\u00eb prej organit t\u00eb akuz\u00ebs, Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, pozit\u00ebn juridike t\u00eb personit n\u00ebn hetim, apo t\u00eb pandehurit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, Ministria e Financave dhe Avokatura e Shtetit, n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, duhet urgjentisht t\u00eb nd\u00ebrmerrte mas\u00ebn e sigurimit t\u00eb padis\u00eb civile n\u00eb pro\u00e7esin penal. Lek\u00ebt e vjedhura duhet t\u2019i kthehen Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ato duhet t\u2019u merren personave q\u00eb i kan\u00eb vjedhur nga Banka, si dhe personave t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt duke shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn, e lan\u00eb shtegun e vjedhjes n\u00eb Thesarin e Shtetit t\u00eb hapur p\u00ebr keqb\u00ebr\u00ebsit q\u00eb i p\u00ebrvet\u00ebsuan ato. Ka nj\u00eb ligj q\u00eb rregullon veprimtarin\u00eb e Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit, k\u00ebtij personi juridik publik, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Ky ligj, me num\u00ebr 10018, dat\u00eb 13.11.2008, n\u00eb nenin 5 g\u00ebrma \u201ca\u201d t\u00eb tij p\u00ebrcakton qart\u00eb se Avokatura e Shtetit ka si funksion p\u00ebrfaq\u00ebsimin dhe mbrojtjen e interesave pasurore t\u00eb shtetit shqiptar, pran\u00eb gjykatave komb\u00ebtare, nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb huaja. Nd\u00ebrsa n\u00eb g\u00ebrm\u00ebn \u201c\u00e7\u201d t\u00eb k\u00ebtij neni theksohet qart\u00eb se \u201cAvokatura e Shtetit bashk\u00ebrendon pun\u00ebn me prokurorin\u00eb p\u00ebr mbrojtjen, n\u00eb gjykim, t\u00eb interesave t\u00eb shtetit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet civile, zgjidhja e t\u00eb cilave b\u00ebhet gjat\u00eb nj\u00eb procesi penal\u201d.<br \/>\nKjo dispozit\u00eb ligjore e detyronte Avokatur\u00ebn e Shtetit q\u00eb menj\u00ebher\u00eb, sa doli sasia e lek\u00ebve t\u00eb vjedhura n\u00eb Bank\u00ebn e Shtetit, t\u00eb bashk\u00ebpunonte me Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, t\u00eb merrte prej saj t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebrkat\u00ebse dhe emrat e personave q\u00eb e kan\u00eb vjedhur Bank\u00ebn, si dhe emrat e personave t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb arrestuar, apo jan\u00eb marr\u00eb n\u00ebn hetim, ose si t\u00eb pandehur dhe urgjentisht t\u00eb k\u00ebrkonte n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb sigurimin e padis\u00eb civile n\u00eb procesin penal. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personave q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn hetim, duke filluar nga vjedh\u00ebsi i vet\u00ebdeklaruar Bitraj, e deri tek ish-Guvernatori Fullani, duhet t\u2019u sekuestroheshin dhe t\u2019u sekuestrohen sa nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e paluajtshme dhe t\u00eb luajtshme deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e procesit penal. N\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ecuris\u00eb s\u00eb procesit penal do t\u00eb konkludohet pastaj se kush jan\u00eb personat p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb do t\u00eb vuajn\u00eb d\u00ebnimet penal dhe do t\u00eb shlyejn\u00eb solidarisht, ose ve\u00e7mas, vjedhjen e Bank\u00ebs s\u00eb Shtetit.<br \/>\n&#8211; Si e argumentoni q\u00eb PD-ja \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr ngritjes s\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, analoge e FBI-s\u00eb, derisa do t\u00eb ankohet edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese?<br \/>\n&#8211; M\u00eb vjen keq t\u2019a them, por Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb pa opozit\u00eb. Nj\u00eb e ashtuquajtur opozit\u00eb, si PD-ja, q\u00eb b\u00ebn \u201ckauz\u201d t\u00eb saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb numur t\u00eb jashtzakonsh\u00ebm problemesh q\u00eb ka vendi, rrahjen e Strazimirit, i cili p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, me cinizmin e tij, me goj\u00eb\u00e7thurjen e tij, me antinjerzill\u00ebkun e tij, nxitjen e klim\u00ebs s\u00eb eg\u00ebrsuar kurdoher\u00eb, e kishte b\u00ebr\u00eb veten q\u00eb t\u00eb rrihesh mir\u00eb, gjith\u00e7ka mund t\u00eb jet\u00eb, por opozit\u00eb jo. P\u00ebr fatin e keq PD-ja i ka humbur plot\u00ebsisht lidhjet me interesat e popullit dhe t\u00eb vendit. Ajo \u201cfluturon\u201d \u00e7do dit\u00eb n\u00eb \u201cdetin e hapur\u201d t\u00eb nj\u00eb antishqiptarizmi t\u00eb duksh\u00ebm, q\u00ebllimi i vet\u00ebm i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb pengimi m\u00eb \u00e7do kusht dhe mjet i gjith\u00e7kaje q\u00eb e sh\u00ebron vendin, q\u00eb e sh\u00ebndosh vendin dhe popullin, q\u00eb i ngre institucionet e shtetit dhe i v\u00eb n\u00eb pun\u00eb ato n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve. PD-n\u00eb e mori n\u00eb dor\u00ebzim n\u00eb vitin 1991 Berisha p\u00ebr t\u00eb kryer \u201cmisionin\u201d e v\u00ebrtetimit t\u00eb tez\u00ebs fam\u00ebkeqe shoviniste t\u00eb Serbis\u00eb se \u201cshqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb aft\u00ebsi qeveris\u00ebse\u201d! Dhe p\u00ebr 23 vjet kjo tez\u00eb triumfoi n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb PD-ja vazhdon t\u00eb mbetet \u201cpeng\u201d i Berish\u00ebs dhe misionit t\u00eb tij, q\u00eb e urren p\u00ebr vdekje rilindjen e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb saboton e vet\u00ebm saboton \u00e7do nis\u00ebm dhe vep\u00ebr t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb aktuale dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<br \/>\n&#8211; A mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb justifikueshme p\u00ebrgjimet e SHISH-it edhe ndaj deputet\u00ebve? A kan\u00eb kryer vep\u00ebr penale kreu i SHISH-it n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<br \/>\n&#8211; SHISH u b\u00eb v\u00ebrtet sh\u00ebrbim informativ shtet\u00ebror pas r\u00ebnies s\u00eb Berish\u00ebs dhe Gazidedes nga \u201crevolucioni\u201d i l\u00ebn\u00eb n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb vitin 1997. Me riardhjen e Berish\u00ebs n\u00eb qeverisje, sidomos n\u00eb vitet 2007-2013, SHISH u rikthye pak a shum\u00eb te metodat e veprimit t\u00eb Gazidedes. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, ve\u00e7 shkeljeve flagrante t\u00eb ligjeve t\u00eb shtetit dhe t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve, nuk mund t\u00eb pres\u00ebsh gj\u00eb tjet\u00ebr prej k\u00ebtij lloj SHISH-i q\u00eb nxori nga varri Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Petraq Barjami: &#8211; Zoti Beqiri, ministri Bushati para disa dit\u00ebsh deklaroi se ende nuk kan\u00eb filluar negociatat me Greqin\u00eb p\u00ebr mosmarr\u00ebveshjet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kufijve detare. A duhet q\u00eb qeveria e tanishme t\u00eb rinis\u00eb negociatat? Av. Idajet Beqiri: &#8211; Marr\u00ebveshja e Shqip\u00ebris\u00eb me Republik\u00ebn e Greqis\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kufijve detar\u00eb \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-3797","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3797","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3797"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3797\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3797"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3797"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3797"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}