{"id":3782,"date":"2014-10-03T13:24:53","date_gmt":"2014-10-03T13:24:53","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3782"},"modified":"2014-10-03T13:24:53","modified_gmt":"2014-10-03T13:24:53","slug":"shpjegimi-i-endrrave-tuaja-6","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/10\/shpjegimi-i-endrrave-tuaja-6\/","title":{"rendered":"Shpjegimi i endrrave tuaja&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>M\u00eb ndjekin<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shikosh n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur t\u00eb ndjekin dhe nuk gjen dot shp\u00ebtim?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb tregon se mbani nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe dhe e ndjeni si nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, prej s\u00eb cil\u00ebs nuk po dini si t\u00eb shp\u00ebtoni. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, \u00ebndrra t\u00eb tilla tregojn\u00eb gjendje stresi n\u00eb jet\u00ebn reale. Duhet t\u00eb jeni m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm, sepse nj\u00eb gjendje e till\u00eb nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se thellon m\u00eb shum\u00eb ndjesin\u00eb e p\u00ebrndjekjes. Ka gjithmon\u00eb nj\u00eb zgjidhje, mendojeni.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Motra dhe dh\u00ebmb\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; <strong>Motra ime ka par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr veten sikur po num\u00ebronte dh\u00ebmb\u00ebt e saj dhe, nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb thoshte mua: \u201cShiko sa t\u00eb bukur i kam, nd\u00ebrsa ti i ke t\u00eb sh\u00ebmtuar!\u201d. Un\u00eb e shikoja e nevrikosur. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Dh\u00ebmb\u00ebt kan\u00eb shum\u00eb kuptime, tregojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si i trajtoni problemet dhe \u00e7\u00ebshtjet tuaja n\u00eb jet\u00eb, m\u00ebnyr\u00ebn se si komunikoni dhe se si i p\u00ebrballoni situatat e ndryshme q\u00eb ju dalin p\u00ebrpara. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, tregon se motra juaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e zgjuar, di si ta menaxhoj\u00eb jet\u00ebn e saj dhe matet shum\u00eb kur flet. Ajo ka shum\u00eb besim n\u00eb vetvete, nd\u00ebrsa ju jeni m\u00eb e brisht\u00eb dhe e dob\u00ebt, gj\u00eb q\u00eb motra juaj e ka v\u00ebn\u00eb re. Por, \u00ebndrra tregon gjithashtu se ju keni nevoj\u00eb t\u00eb bisedoni me motr\u00ebn tuaj p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, sepse ajo do t\u2019ju ndihmoj\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb shfaqur an\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb karakterit tuaj. Kini besim tek ajo.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Lakuriq<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; E shoh veten shpesh lakuriq n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr dhe kjo m\u00eb shqet\u00ebson, sepse t\u00eb nes\u00ebrmen kaloj gjithmon\u00eb siklete t\u00eb ndryshme. Mos vall\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb paralajm\u00ebron dit\u00eb jo t\u00eb mira, ters dhe probleme n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Duhet t\u00eb m\u00ebsoheni q\u00eb t\u00eb shikoni an\u00ebn pozitive edhe tek \u00ebndrrat m\u00eb t\u00eb k\u00ebqia q\u00eb shikoni sepse shpeshher\u00eb, ngjarjet e dit\u00ebs apo e ardhmja, varet pak dhe nga m\u00ebnyra se si e mendojm\u00eb ne, duke filluar nga mendimet, nj\u00eb p\u00ebrqindje e madhe e t\u00eb cilave, sigurisht, shprehen me vepra. N\u00eb rastin konkret, \u00ebndrra tregon q\u00eb jeni person shum\u00eb pesimist dhe \u00e7do gj\u00eb e shikoni bardh\u00eb e zi. Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb tregon pik\u00ebrisht karakterin tuaj t\u00eb dob\u00ebt, tregon se keni ndjesin\u00eb sikur jeni gjithmon\u00eb t\u00eb pambrojtur dhe shum\u00eb i hapur para t\u00eb tjer\u00ebve. Mendoni se t\u00eb gjith\u00eb jua din\u00eb pikat e dob\u00ebta dhe problemet tuaja, por n\u00eb fakt, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ekziston n\u00eb mendjen tuaj, m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb fakt i v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb momentin q\u00eb ndiheni k\u00ebshtu, edhe ata q\u00eb ju rrethojn\u00eb mund ta kuptojn\u00eb frik\u00ebn tuaj. Kontrolloni mendimet tuaja dhe do t\u00eb shikoni se edhe \u00ebndrrat tuaja do t\u00eb ndryshojn\u00eb. Duhet ta vler\u00ebsoni m\u00eb shum\u00eb veten.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Uj\u00ebra t\u00eb qeta<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; M\u00eb ndodh shpesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb q\u00eb t\u00eb shikoj lumenj apo liqene, ama jan\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Mbr\u00ebm\u00eb pash\u00eb ujvar\u00eb q\u00eb rridhte dhe mahnitesha, sepse uji binte qet\u00ebsisht. Pres nj\u00eb shpjegim&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr shum\u00eb e bukur, q\u00eb tregon se po kaloni nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Uji, p\u00ebrgjith\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb jet\u00eb, \u00ebsht\u00eb zhvillim, \u00ebsht\u00eb riprodhim, pra, \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe jeta juaj tani; po kaloni periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb saj. N\u00ebse jo, at\u00ebhere ju pret nj\u00eb periudh\u00eb e till\u00eb. Plus k\u00ebsaj, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ndiheni edhe shum\u00eb e plot\u00ebsuar nga ana intime dhe gati p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0Vonesa p\u00ebr udh\u00ebtim<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb kuptimi ka n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kur e shikon veten gjithmon\u00eb sikur vonohesh p\u00ebr t\u00eb kapur aeroplanin, trenin apo autobusin? Un\u00eb shoh shum\u00eb \u00ebndrra t\u00eb tilla, ndaj dua t\u00eb di kuptimin nga ana juaj. Faleminderit. <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrgjith\u00ebsisht, \u00ebndrrat ku shikojm\u00eb mjetet e transportit, simbolizojn\u00eb aft\u00ebsit\u00eb q\u00eb keni p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat apo q\u00ebllimet tuaja n\u00eb jet\u00eb. Vonesat q\u00eb keni p\u00ebr t\u00eb kapur k\u00ebto mjete transporti, tregojn\u00eb q\u00eb keni p\u00ebrgjith\u00ebsisht pengesa n\u00eb arritjen e planeve tuaja, ama kjo s\u2019do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ju t\u00eb ndaloni, por q\u00eb t\u00eb ecni p\u00ebrpara duke p\u00ebrdorur taktik\u00eb tjet\u00ebr. Ndoshta keni nevoj\u00eb t\u00eb reflektoni m\u00eb shum\u00eb para se t\u00eb nd\u00ebrmerrni veprime t\u00eb tjera n\u00eb jet\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb lloj mesazhi p\u00ebr ju, p\u00ebrderisa e shikoni kaq shpesh.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Po binte shum\u00eb shi<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; Isha me familjen dhe po shkonim p\u00ebr pushime, kur papritur filloi nj\u00eb shi shum\u00eb i rr\u00ebmbyesh\u00ebm dhe ne nuk po e shihnim dot rrug\u00ebn. Un\u00eb i thash\u00eb mamit: \u201cSi ka mund\u00ebsi, tani \u00ebsht\u00eb ver\u00eb dhe bie kaq shum\u00eb shi?\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shoferi i autobusit po thoshte: \u201cDuhet t\u00eb ndalojm\u00eb se ka shum\u00eb shi dhe kam frik\u00eb mos na ndodh ndonj\u00eb aksident\u201d. Kur zbrita, m\u00eb tha nj\u00eb plak goxha i vjet\u00ebr: \u201cTi nuk je f\u00ebmij\u00eb i mir\u00eb, sepse nuk e d\u00ebgjon familjen!\u201d. E habitur, i thash\u00eb: \u201cIk n\u00eb pun\u00ebn t\u00ebnde, \u00e7\u2019t\u00eb duhet ty?!\u201d. \u00c7far\u00eb kuptimi ka, ju lutem? Theksoj q\u00eb isha b\u00ebr\u00eb qull nga shiu&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>T\u00eb shkuarit me familjen p\u00ebr pushime, tregon q\u00eb ju duhet patjet\u00ebr t\u00eb jeni pjes\u00eb e problemeve, apo debateve n\u00eb familje dhe t\u00eb mos tregoheni kaq indiferente sa jeni realisht. Keni nj\u00eb konflikt me familjen, p\u00ebr arsye q\u00eb vet\u00ebm ju i dini, por ka ardhur koha t\u2019i shuani k\u00ebto probleme dhe t\u00eb vendosni nj\u00ebfar\u00eb paqeje mes jush. Shiu q\u00eb keni par\u00eb, n\u00ebse ka qen\u00eb i past\u00ebr, simbolizon pjellori, rinovim, falje dhe leht\u00ebsim shpirt\u00ebror. Ndoshta fakti q\u00eb do t\u00eb flisni me familjen dhe do t\u00eb sqaroheni, do t\u2019ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb ndiheni shum\u00eb mir\u00eb. Kritika e plakut tregon at\u00eb \u00e7far\u00eb ju thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, konfliktet q\u00eb realisht i keni shkaktuar po ju vet\u00eb me familjen tuaj. Plaku p\u00ebrfaq\u00ebson dhe urt\u00ebsin\u00eb, pjekurin\u00eb dhe k\u00ebshillat n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, q\u00eb duhet t\u2019i d\u00ebgjoni.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb ndjekin &#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shikosh n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur t\u00eb ndjekin dhe nuk gjen dot shp\u00ebtim? &#8211; Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb tregon se mbani nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe dhe e ndjeni si nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, prej s\u00eb cil\u00ebs nuk po dini si t\u00eb shp\u00ebtoni. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, \u00ebndrra t\u00eb tilla tregojn\u00eb gjendje stresi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[91],"tags":[],"class_list":["post-3782","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-endrra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3782","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3782"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3782\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3782"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3782"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3782"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}