{"id":3663,"date":"2014-09-30T15:34:21","date_gmt":"2014-09-30T15:34:21","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3663"},"modified":"2014-09-30T15:34:21","modified_gmt":"2014-09-30T15:34:21","slug":"shpjegimi-i-endrres-tuaj-3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/shpjegimi-i-endrres-tuaj-3\/","title":{"rendered":"Shpjegimi i endrres tuaj&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kishin \u00e7elur kumbullat<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; Kam par\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, e cila m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb merak. Shkova n\u00eb fshat te gjyshja dhe m\u00eb tha: \u201cDil p\u00ebrjashta se kan\u00eb \u00e7elur kumbullat\u201d. Dola dhe, \u00e7\u2019t\u00eb shikoja? Kishte lul\u00ebzuar i gjith\u00eb vendi! M\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se, t\u00eb shikosh kumbulla n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsi. A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo gj\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Nuk duhet t\u00eb shqet\u00ebsoheni, sepse nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb nuk tregon fatkeq\u00ebsi, p\u00ebrkundrazi, ajo parashikon rini, gjall\u00ebri dhe karakterin tuaj t\u00eb pafajsh\u00ebm. N\u00ebse gjer tani keni kaluar disa probleme, tani e tutje, pas k\u00ebsaj \u00ebndrre, do t\u2019i kap\u00ebrceni t\u00eb gjitha v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb dhe fati tashm\u00eb do t\u00eb jet\u00eb me ju. Pra, si\u00e7 e shikoni, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr fatsjell\u00ebse. Gjith\u00eb t\u00eb mirat!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Humba t\u00eb dashurin<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; Isha n\u00eb makin\u00eb dhe po udh\u00ebtoja me t\u00eb dashurin tim. E mora p\u00ebr ta ngar\u00eb dhe pash\u00eb q\u00eb di\u00e7ka nuk shkonte me makin\u00ebn time. Nuk po ecte. I dashuri, m\u00eb tha: \u201cMa jep mua se ti nuk di t\u2019i jap\u00ebsh makin\u00ebs\u201d. I them: \u201cOk, nise ti makin\u00ebn se un\u00eb po dal pak jasht\u00eb\u201d. U gjenda n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb humbur dhe u kujtova se e kisha humbur t\u00eb dashurin. E mora n\u00eb telefon, por nuk punonte celulari. K\u00ebrkova n\u00eb xhepin e pantallonave dhe gjeta ca para. Po mendoja se me k\u00ebto mund t\u00eb shkoja gjer tek i dashuri, duke marr\u00eb taksi. Nga sikleti se nuk po gjeja dot asnj\u00eb taksi dhe q\u00eb nuk po komunikoja dot me t\u00eb dashurin, u zgjova nga gjumi. Ju lutem, m\u00eb thoni, \u00e7far\u00eb parashikon?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>E nderuar lexuese! Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb tregon marr\u00ebdh\u00ebnien tuaj me t\u00eb dashurin, si e menaxhoni at\u00eb, si ndiheni p\u00ebr momentin dhe \u00e7far\u00eb parashikon e ardhmja. Ka gj\u00ebra n\u00eb jet\u00ebn tuaj private q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u rishikuar, sepse ju keni koh\u00eb q\u00eb heshtni p\u00ebr di\u00e7ka, ndaj ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb reagoni menj\u00ebher\u00eb, ndryshe mund t\u00eb rrezikoni marr\u00ebdh\u00ebnien tuaj. Duhet t\u00eb tregoni q\u00eb keni edhe ju t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb flisni, sidomos kur shikoni di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon. N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, i dashuri ju merr timonin e makin\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ai ju drejton si\u00e7 do ai, pa pyetur p\u00ebr d\u00ebshirat tuaja. V\u00ebshtir\u00ebsia e komunikimit me celular \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsia q\u00eb keni p\u00ebr t\u2019u shprehur. Parat\u00eb tregojn\u00eb debate, por edhe vler\u00ebn q\u00eb i jepni vetes suaj dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk e vler\u00ebsoni si\u00e7 duhet vetveten. N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, n\u00eb fund, jeni vet\u00ebm, keni humbur dhe realisht, ashtu ndiheni n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. N\u00ebse ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon, ka ardhur momenti t\u00eb reagoni dhe t\u2019i jepni nj\u00eb drejtim ndryshe lidhjes suaj. Ky \u00ebsht\u00eb mesazhi q\u00eb ju p\u00ebrcjell \u00ebndrra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Me n\u00ebn\u00ebn e shokut<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; Para dy net\u00ebsh kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur isha me disa miq e po festonim di\u00e7ka jasht\u00eb, por nuk e mbaj mend se \u00e7far\u00eb. M\u00eb telefonoi nj\u00eb shoku im dhe m\u00eb tha: \u201cDil n\u00eb rrug\u00eb m\u00eb prit, se do vij t\u00eb t\u00eb marr me makin\u00ebn time\u201d. Kur po rrija aty, kaluan disa djem me makin\u00eb, q\u00eb m\u00eb shikonin mua dhe m\u00eb p\u00ebrqeshnin. Un\u00eb ua b\u00ebra me dor\u00eb, pavar\u00ebsisht se u ndjeva keq. Pash\u00eb makin\u00ebn e shoku tim, por u habita se n\u00eb t\u00eb ishte n\u00ebna e tij, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht, nuk jeton m\u00eb. Hipa n\u00eb t\u00eb dhe ndihesha keq e nuk guxoja ta pyesja p\u00ebr shokun tim. A ka ndonj\u00eb kuptim?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb, s\u00eb pari, tregon q\u00eb jeni n\u00eb pritje t\u00eb ndonj\u00eb lajmi shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por kjo pritje po ju torturon disi, sepse nuk e dini \u00e7\u2019lajm do merrni. Se \u00e7far\u00eb prisni e dini vet\u00ebm ju, por ama jeni n\u00eb ankth dhe keni frik\u00eb se do t\u00eb talleni nga shoq\u00ebria. E gjitha kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb mendjen tuaj, sepse realisht, nuk do t\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebshtu. Ju keni frik\u00eb dhe krijoni ngjarje n\u00eb mendjen tuaj, p\u00ebr sa koh\u00eb po prisni lajmin q\u00eb vet\u00ebm ju e dini. Ama, fundi i \u00ebndrr\u00ebs tregon q\u00eb gjith\u00e7ka do t\u00eb zgjidhet shum\u00eb mir\u00eb. Lajmi nuk do t\u00eb jet\u00eb mbase ashtu si\u00e7 e prisnit, por p\u00ebrfundimi do t\u00eb jet\u00eb pozitiv. N\u00ebna e shokut, pavar\u00ebsisht se nuk jeton, tregon fat p\u00ebr ju.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00eb provim<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; Kam par\u00eb veten n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur isha n\u00eb shkoll\u00eb dhe kisha provim, por nuk po i jepja dot drejtim, nuk dija t\u2019i zgjidhja ushtrimet. U k\u00ebrkoja ndihm\u00eb shoqeve, por asnj\u00ebra nuk m\u00eb jepte asnj\u00eb lloj ndihme. Theksoj q\u00eb un\u00eb jam shum\u00eb e madhe n\u00eb mosh\u00eb dhe nuk jam n\u00eb shkoll\u00eb. <\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Shpesh, kur gjendemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb problemi, ose nj\u00eb situate q\u00eb nuk dim\u00eb se si t\u2019i japim zgjidhje, e shohim veten n\u00eb provim. Keni frik\u00eb se nuk do t\u2019ia dilni mban\u00eb, ju duket se keni ngecur dhe nuk po gjeni dot rrug\u00ebdalje, ndaj e keni par\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. P\u00ebr sa koh\u00eb nuk do t\u2019i merrni frenat e jet\u00ebs tuaj n\u00eb dor\u00eb, do ta shikoni s\u00ebrish k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Mos prisni nga askush q\u00eb t\u2019ju ndihmoj\u00eb, sepse vet\u00ebm ju mund ta zgjidhni situat\u00ebn, problemin q\u00eb keni.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>I fejuari ishte s\u00ebmur\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb fejuarin tim sikur ishte shum\u00eb i s\u00ebmur\u00eb dhe m\u00eb than\u00eb q\u00eb do t\u00eb vdiste. E pash\u00eb sikur ishte n\u00eb agoni, vet\u00ebm reagonte ndonj\u00ebher\u00eb dhe un\u00eb qaja me d\u00ebnes\u00eb. <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mos u m\u00ebrzitni! Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb tregon q\u00eb jeni para disa ndryshimeve thelb\u00ebsore n\u00eb jet\u00ebn tuaj, por kjo s\u2019do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsoheni, pasi ato s\u2019kan\u00eb lidhje as me vdekjen, as me s\u00ebmundjen. Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ndryshim n\u00eb karakter nga ana juaj, mund t\u00eb jet\u00eb ndryshim n\u00eb jet\u00ebn tuaj personale, mund t\u00eb martoheni, ose n\u00ebse keni pasur ndonj\u00eb shqet\u00ebsim sh\u00ebndet\u00ebsor, ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb kalim e sip\u00ebr. E qara n\u00eb \u00ebndrr\u00ebn tuaj, tregon ngush\u00ebllim n\u00eb jet\u00ebn reale.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>M\u00eb ndjekin<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shikosh n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur t\u00eb ndjekin dhe nuk gjen dot shp\u00ebtim?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb tregon se mbani nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe dhe e ndjeni si nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, prej s\u00eb cil\u00ebs nuk po dini si t\u00eb shp\u00ebtoni. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, \u00ebndrra t\u00eb tilla tregojn\u00eb gjendje stresi n\u00eb jet\u00ebn reale. Duhet t\u00eb jeni m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm, sepse nj\u00eb gjendje e till\u00eb nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se thellon m\u00eb shum\u00eb ndjesin\u00eb e p\u00ebrndjekjes. Ka gjithmon\u00eb nj\u00eb zgjidhje, mendojeni.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Motra dhe dh\u00ebmb\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; <strong>Motra ime ka par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr veten sikur po num\u00ebronte dh\u00ebmb\u00ebt e saj dhe, nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb thoshte mua: \u201cShiko sa t\u00eb bukur i kam, nd\u00ebrsa ti i ke t\u00eb sh\u00ebmtuar!\u201d. Un\u00eb e shikoja e nevrikosur. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Dh\u00ebmb\u00ebt kan\u00eb shum\u00eb kuptime, tregojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si i trajtoni problemet dhe \u00e7\u00ebshtjet tuaja n\u00eb jet\u00eb, m\u00ebnyr\u00ebn se si komunikoni dhe se si i p\u00ebrballoni situatat e ndryshme q\u00eb ju dalin p\u00ebrpara. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, tregon se motra juaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e zgjuar, di si ta menaxhoj\u00eb jet\u00ebn e saj dhe matet shum\u00eb kur flet. Ajo ka shum\u00eb besim n\u00eb vetvete, nd\u00ebrsa ju jeni m\u00eb e brisht\u00eb dhe e dob\u00ebt, gj\u00eb q\u00eb motra juaj e ka v\u00ebn\u00eb re. Por, \u00ebndrra tregon gjithashtu se ju keni nevoj\u00eb t\u00eb bisedoni me motr\u00ebn tuaj p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, sepse ajo do t\u2019ju ndihmoj\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb shfaqur an\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb karakterit tuaj. Kini besim tek ajo.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Lakuriq<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; E shoh veten shpesh lakuriq n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr dhe kjo m\u00eb shqet\u00ebson, sepse t\u00eb nes\u00ebrmen kaloj gjithmon\u00eb siklete t\u00eb ndryshme. Mos vall\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb paralajm\u00ebron dit\u00eb jo t\u00eb mira, ters dhe probleme n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Duhet t\u00eb m\u00ebsoheni q\u00eb t\u00eb shikoni an\u00ebn pozitive edhe tek \u00ebndrrat m\u00eb t\u00eb k\u00ebqia q\u00eb shikoni sepse shpeshher\u00eb, ngjarjet e dit\u00ebs apo e ardhmja, varet pak dhe nga m\u00ebnyra se si e mendojm\u00eb ne, duke filluar nga mendimet, nj\u00eb p\u00ebrqindje e madhe e t\u00eb cilave, sigurisht, shprehen me vepra. N\u00eb rastin konkret, \u00ebndrra tregon q\u00eb jeni person shum\u00eb pesimist dhe \u00e7do gj\u00eb e shikoni bardh\u00eb e zi. Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb tregon pik\u00ebrisht karakterin tuaj t\u00eb dob\u00ebt, tregon se keni ndjesin\u00eb sikur jeni gjithmon\u00eb t\u00eb pambrojtur dhe shum\u00eb i hapur para t\u00eb tjer\u00ebve. Mendoni se t\u00eb gjith\u00eb jua din\u00eb pikat e dob\u00ebta dhe problemet tuaja, por n\u00eb fakt, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ekziston n\u00eb mendjen tuaj, m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb fakt i v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb momentin q\u00eb ndiheni k\u00ebshtu, edhe ata q\u00eb ju rrethojn\u00eb mund ta kuptojn\u00eb frik\u00ebn tuaj. Kontrolloni mendimet tuaja dhe do t\u00eb shikoni se edhe \u00ebndrrat tuaja do t\u00eb ndryshojn\u00eb. Duhet ta vler\u00ebsoni m\u00eb shum\u00eb veten.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Uj\u00ebra t\u00eb qeta<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; M\u00eb ndodh shpesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb q\u00eb t\u00eb shikoj lumenj apo liqene, ama jan\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Mbr\u00ebm\u00eb pash\u00eb ujvar\u00eb q\u00eb rridhte dhe mahnitesha, sepse uji binte qet\u00ebsisht. Pres nj\u00eb shpjegim&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr shum\u00eb e bukur, q\u00eb tregon se po kaloni nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Uji, p\u00ebrgjith\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb jet\u00eb, \u00ebsht\u00eb zhvillim, \u00ebsht\u00eb riprodhim, pra, \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe jeta juaj tani; po kaloni periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb saj. N\u00ebse jo, at\u00ebhere ju pret nj\u00eb periudh\u00eb e till\u00eb. Plus k\u00ebsaj, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ndiheni edhe shum\u00eb e plot\u00ebsuar nga ana intime dhe gati p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0Vonesa p\u00ebr udh\u00ebtim<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb kuptimi ka n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kur e shikon veten gjithmon\u00eb sikur vonohesh p\u00ebr t\u00eb kapur aeroplanin, trenin apo autobusin? Un\u00eb shoh shum\u00eb \u00ebndrra t\u00eb tilla, ndaj dua t\u00eb di kuptimin nga ana juaj. Faleminderit. <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrgjith\u00ebsisht, \u00ebndrrat ku shikojm\u00eb mjetet e transportit, simbolizojn\u00eb aft\u00ebsit\u00eb q\u00eb keni p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat apo q\u00ebllimet tuaja n\u00eb jet\u00eb. Vonesat q\u00eb keni p\u00ebr t\u00eb kapur k\u00ebto mjete transporti, tregojn\u00eb q\u00eb keni p\u00ebrgjith\u00ebsisht pengesa n\u00eb arritjen e planeve tuaja, ama kjo s\u2019do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ju t\u00eb ndaloni, por q\u00eb t\u00eb ecni p\u00ebrpara duke p\u00ebrdorur taktik\u00eb tjet\u00ebr. Ndoshta keni nevoj\u00eb t\u00eb reflektoni m\u00eb shum\u00eb para se t\u00eb nd\u00ebrmerrni veprime t\u00eb tjera n\u00eb jet\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb lloj mesazhi p\u00ebr ju, p\u00ebrderisa e shikoni kaq shpesh.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Po binte shum\u00eb shi<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; Isha me familjen dhe po shkonim p\u00ebr pushime, kur papritur filloi nj\u00eb shi shum\u00eb i rr\u00ebmbyesh\u00ebm dhe ne nuk po e shihnim dot rrug\u00ebn. Un\u00eb i thash\u00eb mamit: \u201cSi ka mund\u00ebsi, tani \u00ebsht\u00eb ver\u00eb dhe bie kaq shum\u00eb shi?\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shoferi i autobusit po thoshte: \u201cDuhet t\u00eb ndalojm\u00eb se ka shum\u00eb shi dhe kam frik\u00eb mos na ndodh ndonj\u00eb aksident\u201d. Kur zbrita, m\u00eb tha nj\u00eb plak goxha i vjet\u00ebr: \u201cTi nuk je f\u00ebmij\u00eb i mir\u00eb, sepse nuk e d\u00ebgjon familjen!\u201d. E habitur, i thash\u00eb: \u201cIk n\u00eb pun\u00ebn t\u00ebnde, \u00e7\u2019t\u00eb duhet ty?!\u201d. \u00c7far\u00eb kuptimi ka, ju lutem? Theksoj q\u00eb isha b\u00ebr\u00eb qull nga shiu&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>T\u00eb shkuarit me familjen p\u00ebr pushime, tregon q\u00eb ju duhet patjet\u00ebr t\u00eb jeni pjes\u00eb e problemeve, apo debateve n\u00eb familje dhe t\u00eb mos tregoheni kaq indiferente sa jeni realisht. Keni nj\u00eb konflikt me familjen, p\u00ebr arsye q\u00eb vet\u00ebm ju i dini, por ka ardhur koha t\u2019i shuani k\u00ebto probleme dhe t\u00eb vendosni nj\u00ebfar\u00eb paqeje mes jush. Shiu q\u00eb keni par\u00eb, n\u00ebse ka qen\u00eb i past\u00ebr, simbolizon pjellori, rinovim, falje dhe leht\u00ebsim shpirt\u00ebror. Ndoshta fakti q\u00eb do t\u00eb flisni me familjen dhe do t\u00eb sqaroheni, do t\u2019ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb ndiheni shum\u00eb mir\u00eb. Kritika e plakut tregon at\u00eb \u00e7far\u00eb ju thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, konfliktet q\u00eb realisht i keni shkaktuar po ju vet\u00eb me familjen tuaj. Plaku p\u00ebrfaq\u00ebson dhe urt\u00ebsin\u00eb, pjekurin\u00eb dhe k\u00ebshillat n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, q\u00eb duhet t\u2019i d\u00ebgjoni.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kishin \u00e7elur kumbullat &#8211; Kam par\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, e cila m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb merak. Shkova n\u00eb fshat te gjyshja dhe m\u00eb tha: \u201cDil p\u00ebrjashta se kan\u00eb \u00e7elur kumbullat\u201d. Dola dhe, \u00e7\u2019t\u00eb shikoja? Kishte lul\u00ebzuar i gjith\u00eb vendi! M\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se, t\u00eb shikosh kumbulla n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsi. A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[91],"tags":[],"class_list":["post-3663","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-endrra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3663","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3663"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3663\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3663"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3663"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3663"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}