{"id":3614,"date":"2014-09-27T12:02:39","date_gmt":"2014-09-27T12:02:39","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3614"},"modified":"2014-09-27T12:02:39","modified_gmt":"2014-09-27T12:02:39","slug":"papa-francesku-pengjet-e-mia-nga-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/papa-francesku-pengjet-e-mia-nga-shqiperia\/","title":{"rendered":"Papa Fran\u00e7esku: \u201cPengjet e mia nga Shqip\u00ebria&#8230;\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Papa Fran\u00e7eskun e takova n\u00eb Vatikan, kur sapo kishte folur p\u00ebr vendin ton\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebn e par\u00eb pas largimit nga Shqip\u00ebria&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb falni, hir\u00ebsia juaj, q\u00eb nuk munda t\u2019ju takoja at\u00eb dit\u00eb q\u00eb erdh\u00ebt n\u00eb vendin tim. Desha mbresat tuaja nga ajo vizit\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Ishin aq t\u00eb shumta mbresat, biri im, sa nuk mund t\u2019i num\u00ebroj t\u00eb t\u00ebra, sepse kurr\u00eb nuk m\u00eb kishte ndodhur q\u00eb p\u00ebr nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb or\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb nj\u00eb vend, t\u00eb kisha aq shum\u00eb surpriza, befasi dhe enigma t\u00eb pleksura \u00e7udit\u00ebrisht aq ngusht\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, sa nuk arrija dot t\u00eb dalloja realitetin nga \u00ebndrrat, mitingun nga sh\u00ebrbesa fetare, takimet solemne nga rast\u00ebsit\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Mund t\u00eb na thoni di\u00e7ka p\u00ebr takimin tuaj me zotin Nishani?<br \/>\n&#8211; M\u00eb la mbresa t\u00eb ve\u00e7anta ai burr\u00eb i urt\u00eb, vet\u00ebm se u \u00e7udita kur gjat\u00eb interpretimit t\u00eb himnit t\u00eb t\u00eb dy shteteve tan\u00eb, un\u00eb i mbaja duart t\u00eb ulura n\u00eb shenj\u00eb solemniteti si n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs, kurse ai i mbante t\u00eb kryq\u00ebzuara paksa ligshtas n\u00eb nj\u00eb vend delikat, n\u00eb fund t\u00eb barkut! Pasi mbaruan interpretimet e himneve, pyeta shoq\u00ebruesin tim dhe ai m\u00eb sqaroi se zoti Nishani, duke qen\u00eb se paskesh qen\u00eb ushtarak p\u00ebr shum\u00eb vite, kishte alergji nga q\u00ebndrimi gatitu, qoft\u00eb edhe kur interpretohej himni komb\u00ebtar.<br \/>\n&#8211; At i Shenjt\u00eb, vum\u00eb re q\u00eb ishit pak i m\u00ebrzitur n\u00eb \u00e7astin q\u00eb ju prit\u00ebn n\u00eb Presidenc\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Jo, biri im, jo, nuk isha i m\u00ebrzitur, por i hutuar. M\u00eb hutoi s\u00eb pari zoti Nishani, presidenti juaj i nderuar. Ai burr\u00eb impozant, serioz, me mustaqe, m\u2019u duk si Zafar al Bashad, por e mblodha mendjen se u kujtova q\u00eb nuk isha n\u00eb vendet arabe, por n\u00eb vendin fqinj dhe mik i Vatikanit. Ju besoj e vut\u00eb re se edhe gjat\u00eb mbajtjes s\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mrekullueshme poetike t\u00eb zotit Nishani q\u00eb zgjati afro nj\u00eb or\u00eb, un\u00eb isha m\u00eb kok\u00ebn posht\u00eb e me syt\u00eb me lot. Kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time nuk m\u00eb kishte mall\u00ebngjyer fjalimi i ndonj\u00eb kryetari shteti, si\u00e7 m\u00eb mall\u00ebngjeu kryetari juaj.<br \/>\n&#8211; Gjat\u00eb asaj dite t\u00eb lodhshme ju b\u00ebt\u00eb edhe disa bekime n\u00eb parakalimin solemn n\u00eb bulevard&#8230;<br \/>\n&#8211; Ato bekime m\u00eb \u00e7lodh\u00ebn, por m\u00eb gjeti belaja me k\u00ebrkesat e disa njer\u00ebzve t\u00eb mir\u00eb q\u00eb m\u00eb kishin z\u00ebn\u00eb prit\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb fshatit Bubq. E para ishte nj\u00eb grua bjonde s\u00eb cil\u00ebs i kishte l\u00ebvizur f\u00ebmija q\u00eb n\u00eb bark kur kishte d\u00ebgjuar fjal\u00ebn e kryetarit t\u00eb partis\u00eb s\u00eb saj dhe q\u00eb edhe tani q\u00eb ishte i rritur, sa her\u00eb e d\u00ebgjon kryetarin e s\u00eb \u00ebm\u00ebs, l\u00ebviz nga vendi kudo q\u00eb t\u00eb ndodhet, n\u00eb buk\u00eb, n\u00eb gjum\u00eb, mbi oturak n\u00eb tualet. Pa mbaruar mir\u00eb fjal\u00ebn zonja bjonde, m\u00eb doli p\u00ebrpara nj\u00eb i ri pa flok\u00eb q\u00eb m\u00eb tha se e paskeshin rrahur n\u00eb parlament dhe k\u00ebrkonte nd\u00ebshkim nga Zoti p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb ndaj atyre q\u00eb kishin v\u00ebn\u00eb dor\u00eb mbi t\u00eb sepse nuk kishte besim te gjykata juaj p\u00ebr burgosjen e tyre. \u201cVet\u00ebm te dora e Zotit dhe fjala juaj e shenjt\u00eb kam besim q\u00eb nd\u00ebshkimi ndaj tyre do t\u00eb jet\u00eb shembullor\u201d, m\u00eb tha me syt\u00eb t\u00eb mbushur me lot. M\u2019u dhimbs dhe, duke i v\u00ebn\u00eb dor\u00ebn n\u00eb kok\u00ebn tullace, e bekova.<br \/>\n&#8211; At i Shenjt\u00eb, Juve ju dhan\u00eb edhe simbolin e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, si shenj\u00eb respekti p\u00ebr personalitetet e larta&#8230;<br \/>\n&#8211; L\u00ebre, l\u00ebre, se ai moment nuk do t\u00eb m\u00eb hiqet nga mendja asnj\u00ebher\u00eb, sepse kur po ngjisja shkall\u00ebt p\u00ebr n\u00eb altar, m\u00eb doli nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb qeshte me nj\u00eb nuse q\u00eb nuk e mora vesh se cila ishte, por q\u00eb desh ra n\u00eb tok\u00eb nga nj\u00eb e qeshur q\u00eb nuk di se pse e zuri kur iu afrova un\u00eb dhe ajo m\u00eb zgjati nj\u00eb kuti metalike. P\u00ebr nj\u00eb moment u hutova dhe dyshova se mos un\u00eb kisha ndonj\u00eb difekt n\u00eb veshje apo n\u00eb pamje, por kur pyeta shoq\u00ebruesit, m\u00eb than\u00eb se \u00ebsht\u00eb kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit dhe donte t\u00eb m\u00eb dor\u00ebzonte simbolin e bashkis\u00eb, por q\u00eb si ai, si e shoqja q\u00eb kishte n\u00eb krah, e kishin si s\u00ebmundje familjare q\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb thuhet, apo b\u00ebhet, qeshin. U \u00e7lirova nga sikleti q\u00eb m\u00eb zuri kur e pash\u00eb at\u00eb lloj gajasjeje pa shkak.<br \/>\n&#8211; Ju ngel\u00ebn pengje nga vizita e shkurt\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, Hir\u00ebsia Juaj?<br \/>\n&#8211; M\u00eb ngel\u00ebn shum\u00eb pengje. Do t\u00eb m\u00eb duheshin m\u00eb shum\u00eb se tre dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar e bekuar t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt e mrekulluesh\u00ebm shqiptar\u00eb. Po t\u00eb mundesha, do veja p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb tek ish- guvernatori Fullani, sepse n\u00eb letr\u00ebn q\u00eb m\u00eb d\u00ebrgonte para se t\u00eb nisesha p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb ftonte p\u00ebr drek\u00eb dhe m\u00eb premtonte nj\u00eb mikpritje ashtu si\u00e7 din\u00eb vet\u00ebm shqiptar\u00ebt t\u00eb presin. \u201cEjani n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, At i Shenjt\u00eb, sepse megjith\u00ebq\u00eb jam i d\u00ebnuar me arrest sht\u00ebpie dhe nuk m\u00eb lejojn\u00eb t\u00eb takohem me asnj\u00eb njeri, Juve nuk mund t\u2019ju pengojn\u00eb dhe ju premtoj se do t\u2019ju gatuaj nj\u00eb tav\u00eb me peshk, m\u00eb t\u00eb shijshme se ajo q\u00eb i gatova Ram\u00ebs apo Met\u00ebs n\u00eb Gjirin e Lalzit!\u201d, m\u00eb shkruante me sinqeritet. Koha e kufizuar m\u00eb pengoi edhe p\u00ebr nj\u00eb takim q\u00eb nuk e heq dot nga mendja&#8230;<br \/>\n&#8211; Di\u00e7ka p\u00ebr momentet e largimit nga vendi i shqiponjave?<br \/>\n&#8211; Qe nj\u00eb moment kur isha gati t\u00eb kthehesha prapa pasi nuk munda t\u00eb puthja tok\u00ebn shqiptare kur zbrita n\u00eb Rinas, sepse ngado q\u00eb shkelja, mikprit\u00ebsit kishin shtruar qilima t\u00eb kuq dhe nuk m\u00eb zuri syri balt\u00eb e bar gj\u00ebkundi. Ve\u00e7 u lumturova shum\u00eb me largpam\u00ebsin\u00eb e Edi Ram\u00ebs, i cili m\u00eb surprizoi duke m\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb goxha vazo t\u00eb mbushur plot me dh\u00e9 nga dheu i vendit t\u00eb shqiponjave n\u00eb \u00e7astin q\u00eb po gatitesha t\u00eb hipja n\u00eb avion. Tashm\u00eb, sa her\u00eb t\u00eb kem mall p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, do t\u00eb puth vazon t\u00eb cil\u00ebn q\u00eb \u00e7astin kur mb\u00ebrrita n\u00eb Vatikan, dhash\u00eb urdh\u00ebr ta vendosnin n\u00eb dhom\u00ebn time t\u00eb pritjes, q\u00eb ta kem p\u00ebrpara syve nat\u00eb e dit\u00eb!<\/p>\n<p>Bisedoi me shaka: Kaso KOSA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Papa Fran\u00e7eskun e takova n\u00eb Vatikan, kur sapo kishte folur p\u00ebr vendin ton\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebn e par\u00eb pas largimit nga Shqip\u00ebria&#8230; &#8211; M\u00eb falni, hir\u00ebsia juaj, q\u00eb nuk munda t\u2019ju takoja at\u00eb dit\u00eb q\u00eb erdh\u00ebt n\u00eb vendin tim. Desha mbresat tuaja nga ajo vizit\u00eb&#8230; &#8211; Ishin aq t\u00eb shumta mbresat, biri im, sa nuk mund [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,99],"tags":[],"class_list":["post-3614","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-kaso-kosa"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3614","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3614"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3614\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3614"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3614"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3614"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}