{"id":3567,"date":"2014-09-24T18:39:51","date_gmt":"2014-09-24T18:39:51","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3567"},"modified":"2014-09-24T18:39:51","modified_gmt":"2014-09-24T18:39:51","slug":"rovena-domi-zgjedh-xherdan-shaqirin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/rovena-domi-zgjedh-xherdan-shaqirin\/","title":{"rendered":"Rovena Domi: Zgjedh Xherdan Shaqirin!"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb imazh i qendr\u00ebs s\u00eb mod\u00ebs \u201cDiva\u201d n\u00eb Gjakov\u00eb, sapo ka realizuar nj\u00eb set t\u00eb ri fotosh me fotografin e njohur Avni Selmani dhe me sa duket, modelja Rovena Domi do ta vazhdoj\u00eb aktivitetin e saj t\u00eb modelimit n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb do t\u00eb m\u00ebsoni m\u00eb shum\u00eb rreth projekteve t\u00eb saj t\u00eb reja dhe se si \u00ebsht\u00eb java e Roven\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Rovena, ti sapo ke nisur aktivitetin t\u00ebnd n\u00eb fush\u00ebn e modelimit edhe n\u00eb Kosov\u00eb. Si ndodhi?<br \/>\n&#8211; Ftesa dhe oferta m\u2019u b\u00eb nga Kosova dhe organizator\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs prej koh\u00ebsh, por tani isha un\u00eb e gatshme p\u00ebr pranimin e saj dhe bashk\u00ebpunimin e duhur. Ishte nj\u00eb ftes\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga agjencioni i mod\u00ebs &#8220;Gecjan Fashion Group&#8221; dhe fotografi i mir\u00ebnjohur Avni Selmani, t\u00eb cilin e p\u00ebrsh\u00ebndes.<br \/>\n&#8211; &#8230;dhe nga ky bashk\u00ebpunim me ta, je zgjedhur t\u00eb jesh edhe imazhi i qendr\u00ebs s\u00eb mod\u00ebs \u201cDiva\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Gjakov\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po, idea dhe ftesa e bashk\u00ebpunimit ishte pik\u00ebrisht realizimi i nj\u00eb seti fotosh si imazh p\u00ebr qendr\u00ebn e modes &#8220;Diva&#8221; n\u00eb Gjakov\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb po t\u00eb ofron tjet\u00ebr Prishtina?<br \/>\n&#8211; Krahas bashk\u00ebpunimit t\u00eb realizuar, shpresoj t\u00eb m\u00eb ofroj\u00eb s\u00ebrish ftesa t\u00eb tilla. (Qesh) I mir\u00ebpres!<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb vazhdosh t\u00eb kesh angazhime t\u00eb shumta n\u00eb Prishtin\u00eb, mund t\u00eb zhvendosesh atje?<br \/>\n&#8211; Jo, nuk e kam menduar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, pasi nuk shk\u00ebputem dot nga jeta n\u00eb Tiran\u00eb dhe nga puna e p\u00ebrditshme k\u00ebtu. Prishtina m\u00eb p\u00eblqen dhe e shikoj si vend pune, kaq.<br \/>\n&#8211; Prishtina nd\u00ebr t\u00eb tjera shquhet edhe p\u00ebr djemt\u00eb simpatik\u00eb. Ia ke v\u00ebn\u00eb syrin ndonj\u00ebrit deri tani?<br \/>\n&#8211; (Qesh) Jo, jam shum\u00eb e vendosur n\u00eb detaje t\u00eb tilla. E shoh thjesht si vend pune&#8230;<br \/>\n&#8211; N\u00ebse partneri yt do t\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb hiqje dor\u00eb nga dietat, mbajtja e linjave apo edhe m\u00eb keq, t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb plot\u00ebsisht nga moda, si do mundoheshe t\u2019ia mbushje mendjen?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb b\u00ebj at\u00eb \u00e7far\u00eb un\u00eb vler\u00ebsoj dhe \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua, k\u00ebshtu q\u00eb edhe partnerit do t&#8217;i duhet t&#8217;i respektoj\u00eb shijet dhe zgjedhjet e mia, pasi asgj\u00eb personale nuk mund t\u00eb imponohet.<br \/>\n&#8211; Nga cili ushqim t\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb? Mos m\u00eb thuaj p\u00ebrgjigjen klishe se \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb hash, nuk sh\u00ebndoshesh!<br \/>\n&#8211; (Qesh) Do t\u00eb t\u00eb them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Natyrisht q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb trup t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm nuk mund t\u00eb konsumohen t\u00eb gjitha ushqimet dhe veten e frenoj n\u00eb ushqimet yndyrore apo \u00ebmb\u00eblsirat, por nuk shquhem p\u00ebr mbajtjen dietave t\u00eb ndryshme. Mundohem t\u00eb ha sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe b\u00ebj fitnes, kaq.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitimi q\u00eb merr nga moda; fama apo ana financiare?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrfitimi q\u00ebndron n\u00eb t\u00eb dyja aspektet, sigurisht; n\u00eb at\u00eb financiar q\u00eb \u00ebsht\u00eb primar, por pa harruar edhe efektin kryesor n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me fam\u00ebn apo krijimin e nj\u00eb imazhi konstant e t\u00eb vler\u00ebsuar.<br \/>\n&#8211; Nga \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nj\u00eb modele, p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb imazh t\u00eb mir\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nga shum\u00eb gj\u00ebra, pasi imazhi i mir\u00eb krijohet leht\u00ebsisht, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta mbash. Duhet treguar kujdes n\u00eb \u00e7do hap q\u00eb hidhet.<br \/>\n&#8211; Po di\u00e7ka q\u00eb modelet nuk e b\u00ebjn\u00eb, zakonisht?<br \/>\n&#8211; Varet&#8230; \u00c7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb subjektive, por nj\u00eb element \u00ebsht\u00eb koha e kufizuar pasi krahas jet\u00ebs s\u00eb zakonshme duhet t&#8217;i kushtohet r\u00ebnd\u00ebsi lukut, palestr\u00ebs etj.<br \/>\n&#8211; Po ti, \u00e7far\u00eb b\u00ebn ndryshe nga modelet e tjera q\u00eb kemi n\u00eb Shqip\u00ebri? \u00c7far\u00eb t\u00eb dallon nga t\u00eb tjerat?<br \/>\n&#8211; S\u00eb pari, \u00e7do gj\u00eb duhet p\u00ebrshtatur me jetes\u00ebn q\u00eb b\u00ebn dhe angazhimet e tjera q\u00eb mund t\u00eb kesh n\u00eb jet\u00eb. Di\u00e7ka ndryshe nga t\u00eb tjerat nuk mund t\u00eb them plot\u00ebsisht (qesh) pasi n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb ende her\u00ebt p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb reja n\u00eb bot\u00ebn e mod\u00ebs, e cila ka nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsime.<br \/>\nNj\u00eb jav\u00eb me Roven\u00ebn&#8230;<\/p>\n<p>E h\u00ebn\u00eb<br \/>\n&#8211; Q\u00eb t\u00eb t\u00eb nis\u00eb java mbar\u00eb, duhet&#8230;<br \/>\n&#8211; &#8230;pasur energji pozitive dhe vullnet p\u00ebr pun\u00eb, pasi nj\u00eb jav\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb pret.<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb edhe p\u00ebr ty e h\u00ebna dita m\u00eb e keqe e jav\u00ebs (si\u00e7 mendojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb)?<br \/>\n&#8211; Jo, aspak. E h\u00ebna \u00ebsht\u00eb dit\u00eb normale me angazhimet p\u00ebrkat\u00ebse, por jo dita m\u00eb e keqe.<br \/>\n&#8211; Zakonisht, si nis java p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nis me angazhimet e ngelura nga java e l\u00ebn\u00eb pas dhe pun\u00ebt q\u00eb m\u00eb presin n\u00eb zyr\u00eb me pak ngarkes\u00eb, por nis mir\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; &#8230;dhe si vazhdon ajo pastaj?<br \/>\n&#8211; Pas pun\u00ebs n\u00eb zyr\u00eb e kam t\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb dispozicionin tim dhe ia kushtoj totalisht vetes.<br \/>\n&#8211; Pun\u00ebt e jav\u00ebs t\u00eb p\u00eblqen t\u2019i mbarosh q\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn apo e merr me nge fillimin e jav\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Jo t\u00eb gjitha pun\u00ebt e jav\u00ebs kryhen t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, k\u00ebshtu q\u00eb e marr me qet\u00ebsi \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>E mart\u00eb<br \/>\n&#8211; Dita e mart\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar edhe si dit\u00eb tersi. A \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ty k\u00ebshtu?<br \/>\n&#8211; Jo, aspak. Nuk jam natyr\u00eb supersticioze, i vler\u00ebsoj t\u00eb gjitha dit\u00ebt e jav\u00ebs nj\u00ebsoj.<br \/>\n&#8211; E marta \u00ebsht\u00eb edhe dita kur shkohet te Kisha e La\u00e7it. Sa her\u00eb ke qen\u00eb atje?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i shenjt\u00eb, fetar dhe shumica e njer\u00ebzve shkojn\u00eb. Edhe un\u00eb kam qen\u00eb disa her\u00eb, por nuk mund t\u00eb them se besoj verb\u00ebrisht. M\u00eb shum\u00eb vler\u00ebsoj dhe besoj n\u00eb gj\u00ebrat objektive.<br \/>\n&#8211; Puna apo veprimi q\u00eb e l\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb zakonisht t\u00eb martave?<br \/>\n&#8211; T\u00eb martave l\u00eb vet\u00ebm pun\u00ebt n\u00eb zyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i mbaruar sa m\u00eb shpejt q\u00eb n\u00eb fundjav\u00eb t\u00eb jem m\u00eb se e lir\u00eb, por u kushtoj koh\u00eb edhe leksioneve t\u00eb masterit.<br \/>\n&#8211; Me \u00e7far\u00eb mendimi shtrihesh p\u00ebr t\u00eb fjetur?<br \/>\n&#8211; Me mendimin q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen t\u00eb kaloj nj\u00eb dit\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>E m\u00ebrkur\u00eb<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb planesh kishe p\u00ebr t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn e k\u00ebsaj jave?<br \/>\n&#8211; T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn e k\u00ebsaj jave isha n\u00eb pritje t\u00eb dit\u00eblindjes, duke num\u00ebruar or\u00ebt. (Qesh)<br \/>\n&#8211; E m\u00ebrkura m\u00eb e bukur q\u00eb ke kaluar ndonj\u00ebher\u00eb?<br \/>\n&#8211; S\u2019e mbaj mend, jan\u00eb shum\u00eb!<br \/>\n&#8211; Po nj\u00eb e m\u00ebrkur\u00eb jasht\u00eb t\u00eb zakonshmes, si do t\u00eb ishte?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb udh\u00ebtim i bukur jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>E enjte<br \/>\n&#8211; T\u00eb enjtet e tua t\u00eb zakonshme jan\u00eb t\u00eb mbushura me&#8230;<br \/>\n&#8211; &#8230;darka me familjen.<br \/>\n&#8211; Kafen e m\u00ebngjesit e pi n\u00eb sht\u00ebpi apo jasht\u00eb?<br \/>\n&#8211; Kafen e m\u00ebngjesit e pi gjithnj\u00eb mes koleg\u00ebsh n\u00eb zyr\u00eb.<br \/>\n&#8211; Personi i par\u00eb q\u00eb mendon t\u2019i telefonosh p\u00ebr ta takuar?<br \/>\n&#8211; (Qesh) Mamaja ime, personi q\u00eb flas m\u00eb shpesh gjat\u00eb dit\u00ebs n\u00eb telefon duke i l\u00ebn\u00eb shum\u00eb porosi t\u00eb miat. Personi tjet\u00ebr ngelet enigm\u00eb. (Qesh)<\/p>\n<p>E premte<br \/>\n&#8211; Erdhi fundjava&#8230; Mendon t\u00eb ik\u00ebsh n\u00eb klab&#8230; \u00c7\u2019lloj vendi preferon?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr fundjav\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb mezi e presim, varet \u00e7far\u00eb planifikoj; mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dalje n\u00eb pab apo nj\u00eb dark\u00eb familjare ose m\u00eb e bukura, nj\u00eb udh\u00ebtim jasht\u00eb.<br \/>\n&#8211; Programi q\u00eb zgjedh t\u00eb shoh\u00ebsh t\u00eb premteve n\u00eb televizor?<br \/>\n&#8211; Nuk shquhem si nj\u00eb person q\u00eb shoh shum\u00eb televizor pasi nuk kam koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb, por n\u00ebse ulem p\u00ebr t\u00eb shikuar di\u00e7ka, do t\u00eb jet\u00eb ndonj\u00eb program mbi mod\u00ebn ose d\u00ebgjoj k\u00ebng\u00ebt e huaja m\u00eb \u201cin\u201d t\u00eb momentit.<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u00e7\u2019or\u00eb t\u00eb z\u00eb gjumi?<br \/>\n&#8211; T\u00eb premteve, fle von\u00eb. Zakonisht, gjumi m\u00eb z\u00eb pas mesnat\u00ebs, n\u00eb or\u00ebn 02:00.<\/p>\n<p>E shtun\u00eb<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb e shtun\u00eb energjike, do t\u00eb ishte&#8230;<br \/>\n&#8211; Dita m\u00eb e preferuar e jav\u00ebs (qesh), t\u00eb cil\u00ebn mundohem ta shijoj n\u00eb maksimum. Nj\u00eb e shtun\u00eb energjike \u00ebsht\u00eb kur i realizon t\u00eb gjitha ato q\u00eb ke planifikuar t\u00eb b\u00ebsh; shopping, palest\u00ebr, estetik\u00eb dhe mbr\u00ebmje n\u00eb klab. (Bux\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb mezi pret t\u00eb b\u00ebsh t\u00eb diel\u00ebn?<br \/>\n&#8211; T\u00eb shtun\u00ebn dua vet\u00ebm gjum\u00eb dhe qet\u00ebsi, asgj\u00eb tjet\u00ebr. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Zgjedh t\u00eb shoh\u00ebsh nj\u00eb film apo t\u00eb dal\u00ebsh?<br \/>\n&#8211; M\u00eb shum\u00eb nj\u00eb film sepse edhe daljet kan\u00eb kufizimet e veta.<br \/>\n&#8211; Ndodh q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj dite t\u2019i futesh pastrimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb me themel?<br \/>\n&#8211; Ndodh shum\u00eb rrall\u00eb pasi nuk kam koh\u00eb t\u00eb merrem me pun\u00eb sht\u00ebpie dhe, si vajz\u00eb e vetme, jam shum\u00eb e ledhatuar (Qesh). Mami kujdeset p\u00ebr gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>E diel\u00eb<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb e diel\u00eb e zakonshme p\u00ebr ty \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e diel\u00eb \u201cparazite\u201d, pa b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb apo mbaron pun\u00ebt q\u00eb ke l\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjys\u00ebm gjat\u00eb jav\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb e diel\u00eb duke p\u00ebrfunduar pun\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ngelur p\u00ebrgjysm\u00eb, p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb jav\u00eb t\u00eb re dhe t\u00eb mbar\u00eb.<br \/>\n&#8211; Gjat\u00eb t\u00eb dielave kthehesh e lodhur n\u00eb sht\u00ebpi apo \u00ebsht\u00eb dita kur lodhesh m\u00eb pak?<br \/>\n&#8211; Dita m\u00eb e qet\u00eb e jav\u00ebs dhe m\u00eb pak e lodhshmja, sepse pas nj\u00eb t\u00eb shtune energjike, dua vet\u00ebm gjum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si pret ta nis\u00ebsh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Me d\u00ebshiren dhe vullnetin p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb sa m\u00eb t\u00eb mbar\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n<p>&#8230;apo&#8230;<br \/>\n&#8211; Lorikun apo Xherdan Shaqirin?<br \/>\n&#8211; Xherdan Shaqirin.<br \/>\n&#8211; Fam\u00ebn apo jet\u00ebn e thjesht\u00eb?<br \/>\n&#8211; Fam\u00ebn m\u00eb shum\u00eb, por pa e mohuar edhe jet\u00ebn e thjesht\u00eb. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Mod\u00ebn apo aktrimin?<br \/>\n&#8211; T\u00eb dyja bashk\u00eb.<br \/>\n&#8211; T\u00eb jetosh pa e vrar\u00eb mendjen fare apo me frik\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos gabosh?<br \/>\n&#8211; M\u00eb mir\u00eb me frik\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos gabosh.<br \/>\n&#8211; T\u00eb flas\u00ebsh shum\u00eb apo sa m\u00eb pak?<br \/>\n&#8211; Sa m\u00eb pak, dihet! (Qesh)<br \/>\n&#8211; T\u00eb harxhosh apo t\u00eb kursesh?<br \/>\n&#8211; T\u00eb harxhosh.<br \/>\n&#8211; T\u00eb jap\u00ebsh apo t\u00eb marr\u00ebsh dashuri?<br \/>\n&#8211; T\u00eb dyja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb imazh i qendr\u00ebs s\u00eb mod\u00ebs \u201cDiva\u201d n\u00eb Gjakov\u00eb, sapo ka realizuar nj\u00eb set t\u00eb ri fotosh me fotografin e njohur Avni Selmani dhe me sa duket, modelja Rovena Domi do ta vazhdoj\u00eb aktivitetin e saj t\u00eb modelimit n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb do t\u00eb m\u00ebsoni m\u00eb shum\u00eb rreth projekteve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[148],"tags":[],"class_list":["post-3567","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-moda"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3567","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3567"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3567\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3567"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3567"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3567"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}