{"id":3546,"date":"2014-09-25T16:00:07","date_gmt":"2014-09-25T16:00:07","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3546"},"modified":"2014-09-25T16:00:07","modified_gmt":"2014-09-25T16:00:07","slug":"stresi-po-me-ze-frymen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/stresi-po-me-ze-frymen\/","title":{"rendered":"Stresi po m\u00eb z\u00eb frym\u00ebn&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje profesor! Un\u00eb jam nj\u00eb studente 21 vje\u00e7e q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb tep\u00ebr dy gj\u00ebra&#8230; E para: Nuk po e gjej dot vullnetin p\u00ebr t\u00eb studiuar, gjithmon\u00eb e l\u00eb p\u00ebr m\u00eb von\u00eb dhe nuk kam besim se do t\u2019ia dal. E dyta: M\u00eb shqet\u00ebson mbipesha ime n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb, plus presionit t\u00eb familjar\u00ebve q\u00eb k\u00ebshtu do ngelem pa martuar. Stresi po m\u00eb z\u00eb frym\u00ebn. Si t\u2019i arrij k\u00ebto synime q\u00eb t\u00eb ndihem e fort\u00eb dhe e plot\u00ebsuar? Me respekt dhe shum\u00eb besim, Ana. <\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:<\/em><\/strong> &#8211; E nderuara studente, po t\u00eb flas si vajz\u00ebs sime: Ti dal\u00ebngadal\u00eb po humbet qet\u00ebsin\u00eb shpirt\u00ebrore e besimin te vetja, pra, po humbet paqen shpirt\u00ebrore. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj sikur t\u00eb jesh n\u00eb nj\u00eb gjendje lufte me veten, prandaj edhe vuan, se nuk je e qet\u00eb, je futur n\u00eb nj\u00eb rreth vicioz. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb rrethi vicioz? Po ja, mungesa e sukseseve (n\u00eb shkoll\u00eb) dhe parehatia me veten (mbipesha) t\u00eb shkaktojn\u00eb mendime negative dhe nga ana tjet\u00ebr, po k\u00ebto mendime negative, t\u00eb shkaktojn\u00eb lodhje, pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u qet\u00ebsuar apo p\u00ebr t\u00eb pushuar dhe k\u00ebsisoj, p\u00ebrs\u00ebritet cikli. Duhet \u201cthyer\u201d ky rreth vicioz, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, t\u00eb krijosh paqen e qet\u00ebsin\u00eb n\u00eb shpirtin t\u00ebnd sepse t\u00eb b\u00ebsh paqe n\u00eb shpirt e t\u00eb duash veten, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrjetosh maksimumin e paqes dhe t\u00eb prekjes. T\u2019i them t\u00eb gjitha k\u00ebto sepse, si\u00e7 thot\u00eb populli, s\u2019b\u00ebhet vreshti me urata, por me shata e me lopata. P\u00ebr analogji, do t\u00eb thoja se s\u2019merren provimet me \u201cl\u00ebngata\u201d, por me pun\u00eb e vepra t\u00eb arta. Ja se \u00e7far\u00eb thua ti n\u00eb let\u00ebr: \u201cNuk po gjej vullnetin p\u00ebr t\u00eb studiuar dhe studimin e l\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebr m\u00eb von\u00eb&#8230; nuk kam besim se do t\u2019ia dal&#8230;\u201d, kurse ne psikolog\u00ebt themi se fuqia e veprimit \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb momentin e tanish\u00ebm dhe nuk ka kuptim kjo q\u00eb b\u00ebn ti, shtyje, shtyj&#8230; Po deri kur k\u00ebshtu? Un\u00eb jam pedagog i psikologjis\u00eb dhe prej vitesh, e di shum\u00eb mir\u00eb se si veprojn\u00eb student\u00ebt. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb disiplinojn\u00eb koh\u00ebn dhe ta shfryt\u00ebzojn\u00eb at\u00eb si nj\u00eb pasuri, ata m\u00eb shum\u00eb flasin \u201clloqe\u201d ose merren me problemin rreth problemit sesa me vet\u00eb problemin. Nd\u00ebr rreth 8 or\u00eb q\u00eb mesatarisht duhet t\u00eb studioj\u00eb nj\u00eb student n\u00eb dit\u00eb, a e dini se \u00e7far\u00eb ndodh? N\u00eb nj\u00eb testim q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb, shumica prej tyre, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs e kalojn\u00eb duke vrar\u00eb mendjen se si do t\u2019ia b\u00ebjn\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb apo dy or\u00eb u bie q\u00eb t\u00eb studiojn\u00eb. Shikojini klubet pran\u00eb universiteteve, plot e p\u00ebrplot! Po deshe, afrohu t\u00eb d\u00ebgjosh se \u00e7\u2018thon\u00eb, m\u00eb tep\u00ebr duke u qar\u00eb e duke p\u00ebrgojuar me bla-bla-bla, sesa duke diskutuar p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00ebsimore apo tem\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Nuk veprohet pra me pun\u00eb e vepra t\u00eb \u201carta\u201d, por me bla-bla-bla e \u201cl\u00ebngata\u201d dhe zgjidhja k\u00ebrkohet, jo se si t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsojm\u00eb l\u00ebnd\u00ebn, por se si t\u2019ia gjejm\u00eb \u201can\u00ebn\u201d pedagogut. Kur un\u00eb u thash\u00eb dy vajzave se pse s\u2019kishin ardhur n\u00eb leksion, por pinin duhan n\u00eb klub, atyre s\u2019u erdhi hi\u00e7 mir\u00eb dhe ishin gati t\u00eb m\u00eb thonin: \u201cK\u00ebt\u00eb e b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u2019u qet\u00ebsuar\u201d. Por un\u00eb vijova: \u201cJu e dini shum\u00eb mir\u00eb me sa sakrifica i sigurojn\u00eb lek\u00ebt prind\u00ebrit tuaj q\u00eb ju t\u00eb shkolloheni, kurse ju veproni sikur t\u00eb paguani lek\u00ebt n\u00eb nj\u00eb supermarket dhe mallin t\u00eb mos e merrni. Shtrohet pyetja: A e din\u00eb prind\u00ebrit tuaj se ju i \u00e7oni d\u00ebm lek\u00ebt e tyre me djers\u00eb? N\u00ebse ju do t\u00eb dilni, fjala vjen, kirurge apo dentiste, farmaciste a ku ta di un\u00eb, a e dini se n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb sh\u00ebroni, do t\u00eb vdisni njer\u00ebz? Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb p\u00ebrgatitjes suaj p\u00ebr jet\u00ebn ta \u00e7oni d\u00ebm dhe po ashtu, lek\u00ebt e djers\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve tuaj n\u00eb pikun e vap\u00ebs, t\u2019i prishni duke pir\u00eb duhan, redbull apo n\u00ebp\u00ebr disko\u201d. Nj\u00ebra nga vajzat tha: \u201cKe shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb profesor dhe po na k\u00ebshillon si prind\u201d, kurse tjetra tha: \u201cDuhani m\u00eb qet\u00ebson trurin sepse kam shum\u00eb stres e ankth provimesh\u201d. Zgjidhje e bukur! B\u00ebjm\u00eb pik\u00ebrisht ato gj\u00ebra q\u00eb s\u2019duhen b\u00ebr\u00eb! Vrasim koh\u00ebn dhe vet\u00ebhemohemi, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: T\u00eb jemi veprimtar\u00eb e realist\u00eb. Pastaj, na \u201cvret\u201d nd\u00ebrgjegjja dhe pasojat i vuajm\u00eb e i p\u00ebrjetojm\u00eb si n\u00eb nj\u00eb ndeshje boksi me veten. P\u00ebrpiqemi t\u00eb justifikohemi se fajin e kemi vet\u00eb. Ndodh q\u00eb t\u00eb justifikohemi duke th\u00ebn\u00eb: \u201cEpo, un\u00eb kam munges\u00eb vullneti\u201d, mir\u00ebpo p\u00ebrs\u00ebri ne e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se vullneti nuk \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb paket\u00eb me energji q\u00eb t\u00eb fal dikush. Ose, si n\u00eb rastin t\u00ebnd, Ana, p\u00ebrpiqesh t\u00eb gjesh \u201cfajin\u201d q\u00eb m\u00ebrzitesh, jo te mungesa e sukseseve, por te gj\u00ebrat an\u00ebsore, si p\u00ebr shembull, te meraku i mbipesh\u00ebs. Mir\u00eb q\u00eb nuk e gjete te kampionati bot\u00ebror i futbollit se edhe ai, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vjet mund t\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si \u201cjustifikim\u201d p\u00ebr t\u00eb mos studiuar se duhet ndjekur, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mos e llogaritesh fare para provimeve, ose, ose, ta ndjek\u00ebsh n\u00eb koh\u00eb pushimi, sa p\u00ebr \u00e7lodhje, arg\u00ebtim. K\u00ebshtu ndodh r\u00ebndom: Shum\u00eb njer\u00ebz, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb mbi vete, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb dhimbjen dhe pun\u00ebn si kushti m\u00eb kryesor p\u00ebr t\u00eb gjetur mund\u00ebsit\u00eb e pafundme e p\u00ebr t\u2019u ndjer\u00eb mir\u00eb, futen n\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet \u201czona e rehatis\u00eb\u201d dhe faj\u00ebsojn\u00eb kushtet, rrethanat, njer\u00ebzit, madje edhe vet\u00eb fatin q\u00eb nuk po i ndihmon. Por, ka edhe m\u00eb keq: Disa fillojn\u00eb drog\u00ebn, abuzimet me alkool, seks, bixhoz etj., si duke dashur jo t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb muret e k\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhmes, por sikur t\u00eb duan t\u2019i gjuajn\u00eb ato me top. Ata vet\u00eb jan\u00eb shkaktar\u00ebt e gjendjes s\u00eb keqe, ata duhet t\u00eb kuptojn\u00eb se jan\u00eb vet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr nevojat e veta.<\/p>\n<p>E nderuara studente, ndoshta u zgjata pak, por ti besoj e kuptove se ke nevoj\u00eb p\u00ebr nja 5 seanca me psikoterapi p\u00ebr t\u00eb hequr ankthin e stresin e tepruar, pasi i tepruar apo i keq quhet kur na pengon, kurse stres i mir\u00eb quhet p\u00ebr aq koh\u00eb sa na b\u00ebn t\u00eb veprojm\u00eb, t\u00eb marrim masa, t\u00eb gjejm\u00eb zgjidhje, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shembull frika se mos mbetemi pa sht\u00ebpi, q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb marrim masa etj. Por, ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ty t\u00eb duhet patjet\u00ebr psikoterapia, \u00ebsht\u00eb dismorfobia jote, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, parehatia me veten, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhen p\u00ebrs\u00ebri disa \u201cmasa\u201d p\u00ebr r\u00ebnien e rehatshme nga pesha dhe, n\u00ebse e keni pak t\u00eb trash\u00ebguar, t\u00eb pranojm\u00eb at\u00eb q\u00eb edhe me fe quhet \u201cpranimi i caktimit t\u00eb Zotit\u201d. Por do t\u00eb duhen si fillim edhe ca ila\u00e7e 100 % bimore sa p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb \u201cfrenat\u201d e jet\u00ebs n\u00eb dor\u00eb e p\u00ebr t\u00eb rregulluar ekuilibrat, t\u00eb cilat t\u00eb jan\u00eb \u00e7akorduar e \u00e7rregulluar. Dili vetes p\u00ebr Zot! Paske nj\u00eb koefi\u00e7ient t\u00eb lart\u00eb intelekti dhe mjaft mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u ndjer\u00eb e fort\u00eb dhe e plot\u00ebsuar, ama, me pun\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje profesor! Un\u00eb jam nj\u00eb studente 21 vje\u00e7e q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb tep\u00ebr dy gj\u00ebra&#8230; E para: Nuk po e gjej dot vullnetin p\u00ebr t\u00eb studiuar, gjithmon\u00eb e l\u00eb p\u00ebr m\u00eb von\u00eb dhe nuk kam besim se do t\u2019ia dal. E dyta: M\u00eb shqet\u00ebson mbipesha ime n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb, plus presionit t\u00eb familjar\u00ebve q\u00eb k\u00ebshtu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86],"tags":[447],"class_list":["post-3546","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","tag-stresi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3546","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3546"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3546\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3546"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3546"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3546"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}