{"id":3538,"date":"2014-09-24T15:12:22","date_gmt":"2014-09-24T15:12:22","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3538"},"modified":"2014-09-24T15:14:26","modified_gmt":"2014-09-24T15:14:26","slug":"egzon-pireci-idealja-ime-si-rozana-radi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/egzon-pireci-idealja-ime-si-rozana-radi\/","title":{"rendered":"Egzon Pireci: Idealja ime, si Rozana Radi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ai eshte bere i njohur me k\u00ebng\u00ebn e tij \u201cForever\u201d me Rozana Radin, q\u00eb flet p\u00ebr nj\u00eb histori t\u00eb bukur dashurie. Egzonin edhe Rozan\u00ebn m\u00ebsuam se i lidh edhe nj\u00eb shoq\u00ebri shum\u00eb e madhe. Ai shprehet se flet \u00e7do gj\u00eb me t\u00eb, \u00ebsht\u00eb sing\u00ebll dhe n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb vajz\u00ebs ideale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb s`do t\u2019i vinte aspak keq q\u00eb ajo t\u00eb kishte pamjen e Rozit. Fola me Egzonin p\u00ebr muzik\u00ebn dhe gjithashtu p\u00ebr tekstet e k\u00ebng\u00ebve, q\u00eb i shkruan vet\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kantautor dhe nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar shum\u00eb i talentuar q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 muzik\u00ebs, ka edhe pasione t\u00eb tjera, si mjek\u00ebsia, gazetaria e gjithashtu, Juridiku, ku po ndjek aktualisht m\u00ebsimet. Jeton larg familjes, por kjo nuk e pengon t\u2019i doj\u00eb e t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i lidhur me ta. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr rreth jet\u00ebs dhe suksesit t\u00eb tij, ju ftoj t\u00eb lexoni k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Rita Rrjolli: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Egzon, si je?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Mir\u00eb, faleminderit Zotit. Shpresoj, edhe ju t\u00eb jeni mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ku ndodhesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment?<br \/>\n&#8211; N\u00eb k\u00ebto momente q\u00eb po ju p\u00ebrgjigjem juve, gjendem n\u00eb apartamentin tim n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb lagjen Dardani. Numrin e hyrjes nuk po jua tregoj. (Qesh)<br \/>\n&#8211; P\u00ebrreth vetes ke\u2026<br \/>\n&#8211; Momentalisht, jam n\u00eb krevatin tim. Pamjen e kam nga qyteti, po shoh shum\u00eb drita, po fryn era dhe ra zilja&#8230; Ta shikoj kush \u00ebsht\u00eb te dera\u2026<br \/>\n&#8211; Cila qe d\u00ebshira e par\u00eb kur u zgjove sot?<br \/>\n&#8211; Sot, kur u zgjova, fal\u00ebnderova Zotin q\u00eb u zgjova si fillim dhe e dyta, po prisja telefonat\u00ebn e nj\u00eb borxhliu q\u00eb t\u00eb m\u2019i kthej\u00eb lek\u00ebt q\u00eb m\u2019i ka marr\u00eb m\u00eb her\u00ebt. (Qesh)<br \/>\n&#8211; P\u00ebrve\u00e7 rolit si k\u00ebng\u00ebtar, t\u00eb njohim edhe si kantautor&#8230; Cila nga k\u00ebto \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtira?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrve\u00e7se k\u00ebng\u00ebtar, un\u00eb shkruaj edhe tekste dhe kam shkruar shum\u00eb tekste p\u00ebr k\u00ebng\u00ebtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. T\u00eb gjitha k\u00ebng\u00ebt e mia i kam b\u00ebr\u00eb vet\u00eb. Ka periudha ku kam d\u00ebshir\u00eb vet\u00ebm t\u00eb shkruaj, pastaj ka periudha kur dua t\u00eb k\u00ebndoj. P\u00ebr momentin, k\u00ebto t\u00eb dyja po i b\u00ebj me shum\u00eb dashuri.<br \/>\n&#8211; Le t\u00eb flasim pak p\u00ebr fillimet e tua\u2026 Si ishin?<br \/>\n&#8211; Karriera ime filloi qysh i vog\u00ebl. N\u00eb mosh\u00ebn 11 vje\u00e7are realizova k\u00ebng\u00ebn time t\u00eb par\u00eb. Fal\u00ebnderoj familjen p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb m\u00eb dha q\u00eb her\u00ebt. M\u00eb pas, p\u00ebr shtat\u00eb vjet k\u00ebndoja n\u00eb shkoll\u00eb, n\u00eb ambientet familjare dhe n\u00eb \u00e7do manifestim q\u00eb b\u00ebnim n\u00eb shkoll\u00ebn time fillore, n\u00eb Prizren.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj moshe ishte arritje, apo jo?<br \/>\n&#8211; N\u00eb mosh\u00ebn 11 vje\u00e7are realizova k\u00ebng\u00ebn time t\u00eb par\u00eb n\u00eb studio profesionale, pastaj n\u00eb mosh\u00ebn 15 vje\u00e7are k\u00ebng\u00ebn e dyt\u00eb e k\u00ebshtu me radh\u00eb deri sot. Sigurisht q\u00eb po.<br \/>\n&#8211; Muzik\u00ebn e ke t\u00eb trash\u00ebguar?<br \/>\n&#8211; Ndoshta po, pasi n\u00ebna ime k\u00ebndon shum\u00eb bukur dhe ka nj\u00eb z\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, edhe pse profesioni i saj nuk \u00ebsht\u00eb muzika, pasi \u00ebsht\u00eb infermiere. Mendoj se z\u00ebrin e bukur e kam dhurat\u00eb nga ajo.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb do kishe b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr me po kaq d\u00ebshir\u00eb?<br \/>\n&#8211; Sigurisht, do b\u00ebja di\u00e7ka, por jo me kaq shum\u00eb dashuri sa b\u00ebj muzik\u00ebn. Mbase do t\u00eb isha mjek, ose gazetar.<br \/>\n&#8211; Si u prit k\u00ebnga \u201cForever\u201d?<br \/>\n&#8211; Ashtu si\u00e7 desh\u00ebm. Mor\u00ebm shum\u00eb komplimente p\u00ebr k\u00ebng\u00ebn dhe videoklipin. Jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<br \/>\n&#8211; E kujt ishte idea p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Rozan\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Bashk\u00ebpunimi me Rozan\u00ebn lindi natyrsh\u00ebm. S\u00eb bashku me kompozitorin e k\u00ebng\u00ebs, Kushtrim Hajrullahun, e nis\u00ebm k\u00ebng\u00ebn p\u00ebr duet, por nuk e menduam se me k\u00eb. Pastaj lindi ideja se z\u00ebri i Rozit do ting\u00ebllonte mir\u00eb n\u00eb k\u00ebng\u00eb dhe i b\u00ebra ftes\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebpunim.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb raporti keni ju t\u00eb dy?<br \/>\n&#8211; Raporti im me Rozin \u00ebsht\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb i mir\u00eb. Ne jemi miq dhe p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb flasim me nj\u00ebri-tjetrin. Jemi shok\u00eb me SH t\u00eb madhe t\u00eb shtypit. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Thon\u00eb se Rozana e ngre z\u00ebrin shum\u00eb gjat\u00eb pun\u00ebs&#8230; E v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb?<br \/>\n&#8211; Absolutisht jo, p\u00ebrve\u00e7se n\u00ebse puna nuk shkon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale dhe ajo nuk lejon q\u00eb t\u00eb bjer\u00eb niveli i saj artistik. Ka t\u00eb drejt\u00eb, ngaq\u00eb karrier\u00ebn e ka nd\u00ebrtuar m\u00eb s\u00eb miri dhe nuk duhet lejuar nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Rozi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebpunuese dhe shum\u00eb e p\u00ebrpikt\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po k\u00ebt\u00eb her\u00eb kush ishte m\u00eb k\u00ebrkues n\u00eb realizimin e k\u00ebng\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb vij\u00ebn melodike t\u00eb t\u00eb dyve, k\u00ebshtu q\u00eb edhe barr\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e kisha un\u00eb, p\u00ebr shkak se k\u00ebrkoja di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, si n\u00eb k\u00ebndim, si n\u00eb tekst. Por, edhe Rozi ishte shum\u00eb k\u00ebrkuese, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn dhe p\u00ebr ta realizuar k\u00ebng\u00ebn si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, m\u00eb s\u00eb miri. Mendoj se k\u00ebt\u00eb her\u00eb t\u00eb dy ishim mjaft k\u00ebrkues, derisa erdh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrfundim.<br \/>\n&#8211; Ku u realizua videoja?<br \/>\n&#8211; Videoja \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb Tiran\u00eb nga produksioni \u201cMax Production\u201d, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mrekullueshme dhe t\u00eb palodhur. I fal\u00ebnderojm\u00eb shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Sa dit\u00eb ua dedikuat p\u00ebrgatitjeve t\u00eb klipit?<br \/>\n&#8211; Na u desh nj\u00eb jav\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitje, p\u00ebr kostumografi, skenografi dhe p\u00ebr gjetjen e vendeve t\u00eb xhirimit.<br \/>\n&#8211; \u00c7do nat\u00eb po du me t&#8217;pas ngat\u2026 Me nejt me mu deri kur t &#8216;mzen gjumi\u2026 E t&#8217;nesermen kur t &#8216;\u00e7ohem me t&#8217;pas prap af\u00ebr\u2026 E meriton \u00e7do dit\u00eb ty me ta dhon&#8230; \u00c7far\u00eb me i dhon?<br \/>\n&#8211; (Qesh) At\u00eb \u00e7far\u00eb po mendon ti dhe gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Me ma dhon \u00e7do dit\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj, \u00e7do sekond\u00eb t\u00eb saj, edhe gjith\u00e7ka q\u00eb mundet, pasi n\u00eb k\u00ebng\u00eb ne shprehim lumturin\u00eb si \u00e7ift, shprehim dashurin\u00eb dhe pozitivitetin q\u00eb kemi kur gjendemi pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Si mendon, ka ende njer\u00ebz q\u00eb e thon\u00eb dhe e mbajn\u00eb premtimin \u201cForever\u201d (Gjithmon\u00eb)?<br \/>\n&#8211; Ata q\u00eb duhen sinqerisht dhe pa fund, e mbajn\u00eb premtimin forever dhe i komplimentoj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb vendosur t\u00eb jen\u00eb pran\u00eb dhe q\u00eb e duan nj\u00ebri-tjetrin pran\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ti e ke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb premtim?<br \/>\n&#8211; Akoma, sepse akoma, askush nuk e ka rr\u00ebmbyer zemr\u00ebn time.<br \/>\n&#8211; Pra, je sing\u00ebll?<br \/>\n&#8211; Po, jam sing\u00ebll edhe n\u00eb pritje. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Femra jote ideale, a mund t\u2019i ngjaj\u00eb n\u00eb pamje Rozana Radit?<br \/>\n&#8211; Po, pse jo?! Rozana duket p\u00ebr mrekulli.<br \/>\n&#8211; Po femrat pak agresive, t\u00eb p\u00eblqejn\u00eb?<br \/>\n&#8211; Mos u habisni, por m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb edhe femrat agresive. I dua kur b\u00ebhen nervoze dhe kur thyejn\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrpara. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Egzon, cila \u00ebsht\u00eb dita m\u00eb e bukur q\u00eb ke p\u00ebrjetuar deri tani?<br \/>\n&#8211; N\u00eb jet\u00ebn time ka pasur shum\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukura dhe t\u00eb lumtura. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, fal\u00ebnderoj Zotin dhe familjen time q\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb lumturi, buz\u00ebqeshje dhe suksese. Jan\u00eb aq shum\u00eb t\u00eb tilla, sa s`di cil\u00ebn t\u00eb ve\u00e7oj.<br \/>\n&#8211; Po nj\u00eb kujtim q\u00eb do t\u00eb doje ta fshije nga kujtesa, e ke?<br \/>\n&#8211; Nuk kam kujtim aq t\u00eb hidhur sa ta fshij nga kujtesa, sepse edhe ato t\u00eb hidhurat kan\u00eb lezetin e vet.<br \/>\n&#8211; Hera e fundit, kur ke b\u00ebr\u00eb sherr me dik\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Jam person me temperament, por nuk i dua sherret dhe mundohem t\u2019i tejkaloj situata t\u00eb tilla. \u00c7far\u00ebdo q\u00eb vjen, mir\u00eb se vjen, p\u00ebr shkak se, si shqiptar\u00eb q\u00eb jemi, frik\u00ebn nuk e njohim.<br \/>\n&#8211; Hera e fundit q\u00eb ke puthur maman\u00eb t\u00ebnde&#8230;<br \/>\n&#8211; Hera e fundit q\u00eb kam puthur n\u00ebn\u00ebn, babin, gjyshen, motr\u00ebn dhe dy v\u00ebllez\u00ebrit e mi (i p\u00ebrfshiva t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb t\u00eb dashurit e mi) ka qen\u00eb para dy jav\u00ebsh, kur isha n\u00eb Prizren p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar n\u00eb nj\u00eb klub atje dhe shkova n\u00eb sht\u00ebpi e takova familjen time. U p\u00ebrsh\u00ebndeta dhe erdha n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebr shkak se kam kat\u00ebr vjet q\u00eb jetoj k\u00ebtu dhe ndjek studimet n\u00eb Fakultetin Juridik.<br \/>\n&#8211; Po me kafsh\u00ebt, sa i lidhur je?<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb. I adhuroj kafsh\u00ebt!<br \/>\n&#8211; Te ne po b\u00ebn shum\u00eb buj\u00eb vrasja e qenve t\u00eb rrug\u00ebs, po b\u00ebhen protesta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb&#8230; Ti, do t\u2019i bashkoheshe nj\u00eb proteste t\u00eb till\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jam plot\u00ebsisht kund\u00ebr! Qent\u00eb i dua shum\u00eb dhe nuk duhet lejuar vrasje t\u00eb tilla.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb zgjidhjeje do t\u2019i jepje ti k\u00ebtij problemi?<br \/>\n&#8211; M\u00eb mire do t\u00eb ishte t\u2019i grumbullonin qent\u00eb endacak\u00eb dhe t\u2019i d\u00ebrgonin n\u00eb nj\u00eb institut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ku do t\u00eb mir\u00ebmbaheshin, sesa t\u2019i vrasin. Un\u00eb jam kund\u00ebr k\u00ebsaj dukurie dhe me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb do t\u2019i bashkohesha nj\u00eb proteste t\u00eb till\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si i kalon mbr\u00ebmjet e fundjav\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Duke k\u00ebnduar n\u00ebp\u00ebr shumic\u00ebn e klubeve n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb. Kam nj\u00eb grup timin me t\u00eb cilin interpretojm\u00eb live dhe mundohemi t\u00eb krijojm\u00eb atmosfer\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb vijn\u00eb t\u00eb na d\u00ebgjojn\u00eb.<br \/>\n&#8211; E konsumon alkoolin?<br \/>\n&#8211; E konsumoj pak, por gjithmon\u00eb pa e tepruar.<br \/>\n&#8211; Miqt\u00eb e tu i p\u00ebrkasin bot\u00ebs s\u00eb muzik\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Shumica e miqve t\u00eb mi i p\u00ebrkasin bot\u00ebs s\u00eb artit&#8230; Kam shok\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb jan\u00eb aktor\u00eb, regjisor\u00eb, kompozitor\u00eb, instrumentist\u00eb, por edhe shok\u00eb t\u00eb fakultetit tim.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb t\u00eb propozohej pjes\u00ebmarrja n\u00eb \u201cBig Brother\u201d do t\u00eb pranoje?<br \/>\n&#8211; Kam d\u00ebshir\u00eb q\u00eb publiku t\u00eb m\u00eb njoh\u00eb si k\u00ebng\u00ebtar, ngaq\u00eb un\u00eb m\u00eb mir\u00eb di t\u00eb k\u00ebndoj sesa t\u00eb flas. Q\u00ebllimi im par\u00ebsor \u00ebsht\u00eb muzika dhe p\u00ebr momentin dua q\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrohem k\u00ebtu. N\u00ebse do t\u00eb m\u00eb propozohej pjes\u00ebmarrja n\u00eb nj\u00eb format si \u201cBig Brother\u201d&#8230; nuk e di. Do t\u00eb m\u00eb duhej koh\u00eb ta mendoja.<br \/>\n&#8211; Di\u00e7ka t\u00eb fundit&#8230;<br \/>\n&#8211; Ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb kaq t\u00eb k\u00ebndshme. Duke ju d\u00ebshiruar shum\u00eb suksese n\u00eb pun\u00ebn tuaj, ju p\u00ebrsh\u00ebndes p\u00ebrzem\u00ebrsisht.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ai eshte bere i njohur me k\u00ebng\u00ebn e tij \u201cForever\u201d me Rozana Radin, q\u00eb flet p\u00ebr nj\u00eb histori t\u00eb bukur dashurie. Egzonin edhe Rozan\u00ebn m\u00ebsuam se i lidh edhe nj\u00eb shoq\u00ebri shum\u00eb e madhe. Ai shprehet se flet \u00e7do gj\u00eb me t\u00eb, \u00ebsht\u00eb sing\u00ebll dhe n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb vajz\u00ebs ideale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb s`do t\u2019i vinte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-3538","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3538","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3538"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3538\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3538"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3538"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3538"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}