{"id":3528,"date":"2014-09-24T12:22:21","date_gmt":"2014-09-24T12:22:21","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3528"},"modified":"2014-09-24T12:25:28","modified_gmt":"2014-09-24T12:25:28","slug":"anila-cela-jam-gjirokastrite-nuk-shpenzoj-shume","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/anila-cela-jam-gjirokastrite-nuk-shpenzoj-shume\/","title":{"rendered":"Anila \u00c7ela: Jam gjirokastrite; nuk shpenzoj shum\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Enkeleda Kurcani: &#8211; Anila, tashm\u00eb \u201cVizioni i Pasdites\u201d ka dy prezantues. M\u00eb mir\u00eb k\u00ebshtu?<\/p>\n<p>Anila \u00c7ela: &#8211; \u201cVizioni i Pasdites\u201d ka dy prezantues, mua dhe kolegun Arb\u00ebr Kadia, nd\u00ebrsa \u201cOra 5 pm\u201d kishte nj\u00eb prezantues (q\u00eb isha un\u00eb), pasi jan\u00eb dy emisione t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb nga skenografia, titulli, koha e transmetimit, stafi etj. Por, them se pasditja ka patur ndikim tjet\u00ebr te publiku k\u00ebt\u00eb sezon dhe nj\u00eb nd\u00ebr arsyet ka qen\u00eb nj\u00eb riformatim q\u00eb iu b\u00eb emisionit. Fakti q\u00eb jemi dy, na siguron nj\u00eb lloj komoditeti, sigurie, mb\u00ebshtetjeje, m\u00eb pak ngarkes\u00eb e lodhje, pasi \u00ebsht\u00eb live \u00e7do dit\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ve\u00e7 prezantuesve, \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb ndryshe?<br \/>\n&#8211; Ndryshimi ka ardhur bashk\u00eb me stafin. K\u00ebt\u00eb sezon, pasditja nisi n\u00ebn besimin e kryeredaktorit Eraldo Rexho dhe nj\u00eb stafi gazetar\u00ebsh. Kjo mendoj se sjell edhe frym\u00ebn e re, pasi mendoj se aty nis gjith\u00e7ka, q\u00eb nga idet\u00eb, k\u00ebndv\u00ebshtrimet, mund\u00ebsit\u00eb e t\u00eb qenit produktiv. Nuk di se sa e ndjen shikuesi k\u00ebt\u00eb, por aty punohet fort p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ndyshe nga dita n\u00eb dit\u00eb dhe, pa diskutim, ndryshe nga sezoni n\u00eb sezon. Kjo, p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb rutin\u00eb ne dhe q\u00eb t\u00eb mos rrezikojm\u00eb t\u00eb lodhim shikuesin, edhe pse her\u00eb pas here duket sikur teprohet me t\u00eb k\u00ebrkuarit e ndryshimeve nga nj\u00eb format televiziv. Nj\u00eb emision q\u00eb funksionon dhe kryen q\u00ebllimin e tij, mban pas vetes targetin p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb menduar q\u00eb po prodhohet; \u00ebsht\u00eb OK dhe mund t\u00eb zgjas\u00eb pafund\u00ebsisht sezone me t\u00eb nj\u00ebjtin sukses.<br \/>\n&#8211; Tashm\u00eb, u b\u00eb koh\u00eb q\u00eb je vajza e pasditeve. M\u00eb mir\u00eb e m\u00ebngjesit apo e pasditeve?<br \/>\n&#8211; T\u00eb dyja kan\u00eb emocione dhe kujtime pa fund p\u00ebr t\u2019i ve\u00e7uar. T\u00eb dyja jan\u00eb eksperienca t\u00eb cilat m\u00eb kan\u00eb rritur. N\u00ebse nuk do t\u00eb ishin emisionet e gjata live p\u00ebr rreth 5 vjet, nuk do t\u00eb m\u00eb ishte besuar emisioni i pasdites. Un\u00eb aty u rrita profesionalisht dhe krijova figur\u00ebn time. Fal\u00eb emisionit t\u00eb m\u00ebngjesit, sot e ndjej veten shum\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb para kameras. Pasditja ndoshta ka nj\u00eb target m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb t\u00eb ndjek dhe kjo \u00ebsht\u00eb pozitive p\u00ebr karrier\u00ebn time, por p\u00ebrsa i p\u00ebrket k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb q\u00eb marr, ajo \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb para meje ndodhet nj\u00eb kamera dhe, p\u00ebr sa koh\u00eb, i drejtohem nj\u00eb publiku.<br \/>\n&#8211; P\u00ebrse u titullua emisioni \u201cVizioni i pasdites\u201d. A nuk rrezikon q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebshtjellim n\u00eb mendjen e shikuesve mes \u201cPasdite n\u00eb Top Channel\u201d dhe \u201cTakimi i pasdites\u201d n\u00eb TV Klan?<br \/>\n&#8211; \u201cVizioni i Pasdites\u201d ishte ideja e Eraldos dhe ajo rezultoi si m\u00eb e p\u00ebrshtatshmja p\u00ebr formatin e ri. Kur nis nj\u00eb emision, gjetja e emrit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi m\u00eb vete. Mendoj se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb titull q\u00eb shikuesi e memorizon leht\u00eb. Shpesh, audienca i identifikon programet me emrin e kanalit televiziv, pra, Pasditja e Vizionit, Pasditja e Klanit, Topit, ndaj ne q\u00ebndruam k\u00ebtu, Pasditja e Vizionit-Vizioni i Pasdites. Por, nuk rrezikon t\u00eb krijohet p\u00ebshtjellim mendoj, pasi vet\u00eb fjala Vizion flet shum\u00eb dhe b\u00ebn nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe.<br \/>\n&#8211; I ndjek ti emisionet \u201crivale\u201d? Cil\u00ebn do t\u00eb ve\u00e7oje mes Rudina Magjistarit dhe Ulpiana Lam\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Nuk i ndjek dot pasi edhe pse do t\u00eb doja, nuk kam mund\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kuptosh edhe vete n\u00eb \u00e7far\u00eb niveli je n\u00eb krahasim me konkurrent\u00ebt. Un\u00eb pasditeve jam n\u00eb pun\u00eb. Deri n\u00eb 18:10 jam live e m\u00eb pas, n\u00eb zyr\u00eb me stafin. Nuk mund t\u00eb ve\u00e7oj asnj\u00eb nga emisionet apo nga koleget moderatore.<br \/>\n&#8211; Si ia b\u00ebni ju p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj \u201crival\u00ebve\u201d?<br \/>\n&#8211; Po ne jemi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr vet\u00eb faktin q\u00eb n\u00eb studio jemi dy moderator\u00eb dhe kjo jep mund\u00ebsi t\u00eb krijohet m\u00eb shum\u00eb atmosfer\u00eb, t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb komunikim, shk\u00ebmbim batutash. Nuk jam un\u00eb personi i duhur p\u00ebr t`u pyetur, n\u00eb fakt. Ndoshta publiku q\u00eb zgjedh k\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb, ka edhe nj\u00eb arsye pse e b\u00ebn. Deri tani ne e kemi ndjer\u00eb pranin\u00eb e audienc\u00ebs dhe reagimet e tyre.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb komenti m\u00eb i bukur q\u00eb t\u00eb ka ardhur deri tani?<br \/>\n&#8211; Reagime ka shum\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb pun\u00ebs son\u00eb. Ne b\u00ebhemi pjes\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzve, ata na njohin, na memorizojn\u00eb shprehjet, veshjet. Mua m\u00eb ka ndodhur shpesh q\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb flasin me buz\u00ebqeshje e m\u00eb thon\u00eb: \u201cNa duket sikur t\u00eb njohim prej vitesh\u201d, ose mbajn\u00eb mend emisione t\u00eb caktuara, batuta, t\u00eb ftuar e t`i kujtojn\u00eb. Reagimet pozitive ku publiku t\u00eb tregon se na ndjek dhe q\u00ebndron me ne pasditeve, mua m\u00eb k\u00ebnaq pa fund.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ka ndryshuar brenda teje, pasi u b\u00ebre mami?<br \/>\n&#8211; T\u00eb b\u00ebrit n\u00ebn\u00eb qenka nj\u00eb proces i \u00e7uditsh\u00ebm n\u00eb vazhdim\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr ato gj\u00ebra q\u00eb ti nuk do mundesh dot kurr\u00eb t`i parashikosh se si do t\u00eb jen\u00eb. Edhe ndjesit\u00eb jan\u00eb t\u00eb tilla. Her\u00eb m\u00eb duket sikur un\u00eb jam po un\u00eb, pa asnj\u00eb ndryshim, por kur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavet\u00ebdijshme kuptoj te vetja q\u00eb n\u00eb mendimet e mia rrotullohet vet\u00ebm Enio dhe me mikeshat e mia flas vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, kuptoj q\u00eb nuk jam m\u00eb nj\u00ebsoj. Vitet e para nuk jan\u00eb t\u00eb lehta dhe \u00e7do n\u00ebn\u00eb sakrifikon shum\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, them se jam b\u00ebr\u00eb m\u00eb e fort\u00eb, por n\u00ebse m\u00eb ndodh q\u00eb nga telefoni t\u00eb d\u00ebgjoj z\u00ebrin e tim biri q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb duke qar\u00eb, nuk di se \u00e7far\u00eb ngjyre mund t\u00eb b\u00ebhem n\u00eb fytyr\u00eb. Dhe, k\u00ebtu kuptoj t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, nuk jam b\u00ebr\u00eb e fort\u00eb, p\u00ebrkundrazi, tejet e dob\u00ebt. F\u00ebmija t\u00eb mund, \u00ebsht\u00eb dashuri e pakrahasueshme e cila t\u00eb sfidon \u00e7do dit\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nga ato dashuri t\u00eb veshura me krenari dhe q\u00eb do ta p\u00ebrs\u00ebrisja p\u00ebr t\u00eb nj\u00eb miliont\u00ebn her\u00eb.<\/p>\n<p>GARDEROBA E ANIL\u00cbS<br \/>\n&#8211; E rifreskon shpesh garderob\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Nuk jam tip i fiksuar pas rrobave apo shopingut. Un\u00eb blej kur m\u00eb duhet, kur kam nevoj\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb re, kur ndryshohen stin\u00ebt, kur del ndonj\u00eb tendence e re n\u00eb mod\u00eb q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen. Nuk kam nj\u00eb moment fiks q\u00eb ua kushtoj blerjeve. Mund t\u00eb dal p\u00ebr nj\u00eb kafe, shoh di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen dhe e blej (n\u00ebse kam para me vete), ashtu sikurse mund t\u00eb dal me mendje p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb di\u00e7ka dhe p\u00ebrfundoj duke bler\u00eb fruta e perime.<br \/>\n&#8211; Cila stin\u00eb e vitit t\u00eb stimulon m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb veshur?<br \/>\n&#8211; Vera, pa diskutim. Aty jam e lir\u00eb t\u00eb vishem si\u00e7 m\u00eb p\u00eblqen: Leht\u00eb, fresk, ngjyra. Vera \u00ebsht\u00eb e bukur dhe rrobat t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelin bashk\u00eb me diellin (p\u00ebrjashtuar faktin q\u00eb nuk ke shanse t\u00eb mbulosh ndonj\u00eb kile m\u00eb shum\u00eb n\u00eb trup me an\u00eb t\u00eb veshjeve, ndaj \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t\u00eb filluar diet\u00ebn).<br \/>\n&#8211; Cila pjes\u00eb e dit\u00ebs t\u00eb stimulon m\u00eb shum\u00eb?<br \/>\n&#8211; M\u00ebngjesi \u00ebsht\u00eb i preferuari im! M\u00ebngjesi her\u00ebt q\u00eb nis me vrap n\u00eb natyr\u00eb, nj\u00eb kafe t\u00eb qet\u00eb dhe kam fituar energjin\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar edhe dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb ngarkuar. N\u00eb m\u00ebngjes, b\u00ebj gjith\u00e7ka, deri te detyrat brenda sht\u00ebpis\u00eb, ndaj e quaj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ta nisur mbar\u00eb q\u00eb t\u00eb kem koh\u00eb dhe d\u00ebshir\u00eb t\u2019i b\u00ebj n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb edhe detyrimet e tjera q\u00eb m\u00eb presin n\u00eb pun\u00eb e n\u00eb familje s\u00ebrish.<br \/>\n&#8211; Sa e fiksuar \u00ebsht\u00eb Anila pas veshjeve? Je m\u00eb e fiksuar pas k\u00ebpuc\u00ebve, kapeleve, veshjeve?&#8230;<br \/>\n&#8211; Nuk jam e fiksuar aspak. P\u00ebr mua, veshja \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksionin ton\u00eb. K\u00ebpuc\u00ebt b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrjashtim sepse kan\u00eb lidhje m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me mir\u00ebqenien dhe komoditetin, por do ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb fiksohesha pas materialeve sesa pas mod\u00ebs. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb funksionale. N\u00ebse m\u00eb duhet kapele, marr kapele; n\u00ebse m\u00eb duhet \u00e7ant\u00eb, marr \u00e7ant\u00eb. \u00c7far\u00eb m\u00eb sh\u00ebrben, por jo \u00e7far\u00eb m\u00eb fikson.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb nuk mungon asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb garderob\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Xhinset jan\u00eb ato q\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb veshja ime m\u00eb e zakonshme, ndaj edhe ka t\u00eb dedikuar hap\u00ebsir\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb garderob\u00eb.<br \/>\n&#8211; E kund\u00ebrshton ndonj\u00ebher\u00eb drejtorin estetik t\u00eb Vizionit p\u00ebr ndonj\u00eb nga veshjet q\u00eb ai p\u00ebrzgjedh p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; Jo, nuk m\u00eb ka ndodhur asnj\u00ebher\u00eb. Kam rreth 6 vjet apo m\u00eb shum\u00eb q\u00eb punoj me Ardi Asllanin dhe kam besim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb shijet, aft\u00ebsit\u00eb dhe profesionalizmin e tij. Edhe kujdesi p\u00ebr imazhin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb n\u00eb grup. Madje i fal\u00ebnderoj Ardin dhe grimieret, Eld\u00ebn dhe Mond\u00ebn sepse shpesh komplimentet p\u00ebr dukjen i marr un\u00eb, kur n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e tyre.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb blen m\u00eb shpesh kur del p\u00ebr shopping?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb dal me ide t\u00eb qarta, k\u00ebshtu q\u00eb mbaroj pun\u00eb shpejt dhe nuk shpenzoj m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 duhet. Theksoj, jam me origjin\u00eb gjirokastrite! (Qesh) Blej \u00e7far\u00eb kam v\u00ebn\u00eb si q\u00ebllim. M\u00eb duhet nj\u00eb fustan, k\u00ebpuc\u00eb apo \u00e7ant\u00eb, varet nga prioritetet dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb garderoba.<br \/>\n&#8211; Kush t\u00eb shoq\u00ebron n\u00eb daljet e tua p\u00ebr shopping?<br \/>\n&#8211; Jam praktike, nuk vonohem me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00ebp\u00ebr dyqane. Jam gati t\u00eb blej edhe pa provuar, aq shum\u00eb m\u00eb bezdis kjo pjes\u00eb, ndaj kush t\u00eb mundet m\u00eb shoq\u00ebron. Zakonisht, dal me time mot\u00ebr dhe p\u00ebrfundoj t\u00eb jem un\u00eb duke pritur e ajo duke bler\u00eb.<br \/>\n&#8211; Thuhet se pasi lind nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, m\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrkushtohesh atij, edhe n\u00eb blerjet e tua&#8230; E v\u00ebrtet\u00eb?<br \/>\n&#8211; Oh, kjo \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb! P\u00ebr Enion, i sh\u00ebtis nj\u00eb m\u00eb nj\u00eb dyqanet me veshje p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Kjo po m\u00eb jep k\u00ebnaq\u00ebsi. K\u00ebshtu ka qen\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim, kur Enio ende s\u2019kish lindur, por kisha filluar t\u00eb b\u00ebja blerjet e para gjith\u00eb emocione.<br \/>\n&#8211; Sa pal\u00eb atlete t\u00eb tuat num\u00ebron?<br \/>\n&#8211; Altetet nuk jan\u00eb t\u00eb pr\u00ebferuarat e mia n\u00eb jet\u00eb. Num\u00ebroj dy pal\u00eb, t\u00eb cilat i p\u00ebrdor p\u00ebr vrap.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb stili yt n\u00eb veshje, i cili sigurisht, reflekton edhe pjes\u00eb t\u00eb karakterit?<br \/>\n&#8211; Mendoj q\u00eb kam nj\u00eb stil t\u00eb thjesht\u00eb, pa ngarkesa e ekstravaganca. Jam pro komoditetit dhe jo sakrificave p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur syt\u00eb e njer\u00ebzve.<br \/>\n&#8211; Shprehja m\u00eb e bukur q\u00eb ke d\u00ebgjuar apo lexuar p\u00ebr veshjet?<br \/>\n&#8211; Shprehje ka shum\u00eb, por po ve\u00e7oj m\u00eb populloren dhe t\u00eb zgjuar\u00ebn p\u00ebr mua: Njeriun prite nga veshja, e p\u00ebrcille nga mendt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enkeleda Kurcani: &#8211; Anila, tashm\u00eb \u201cVizioni i Pasdites\u201d ka dy prezantues. M\u00eb mir\u00eb k\u00ebshtu? Anila \u00c7ela: &#8211; \u201cVizioni i Pasdites\u201d ka dy prezantues, mua dhe kolegun Arb\u00ebr Kadia, nd\u00ebrsa \u201cOra 5 pm\u201d kishte nj\u00eb prezantues (q\u00eb isha un\u00eb), pasi jan\u00eb dy emisione t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb nga skenografia, titulli, koha e transmetimit, stafi etj. Por, them [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[41],"tags":[],"class_list":["post-3528","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-televizion"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3528","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3528"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3528\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3528"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3528"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3528"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}