{"id":3517,"date":"2014-09-23T19:30:07","date_gmt":"2014-09-23T19:30:07","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3517"},"modified":"2014-09-23T19:30:07","modified_gmt":"2014-09-23T19:30:07","slug":"enxhi-vlashi-jam-nje-avokate-qe-ka-pasion-kengen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/enxhi-vlashi-jam-nje-avokate-qe-ka-pasion-kengen\/","title":{"rendered":"Enxhi Vlashi: Jam nj\u00eb avokate q\u00eb ka pasion k\u00ebng\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p>Enxhi Vlashi \u00ebsht\u00eb k\u00ebng\u00ebtarja durrsake e cila sapo ka hedhur n\u00eb treg klipin e saj m\u00eb t\u00eb ri, \u201cMa ka thon baba\u201d, nj\u00eb klip paksa i ve\u00e7ant\u00eb sepse n\u00eb t\u00eb ajo ka b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb familjar\u00eb t\u00eb saj. K\u00ebt\u00eb klip, Enxhi ia ka kushtuar babait dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb dasme e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme. Enxhi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, ka treguar edhe pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj, t\u00eb cilat ju do t\u2019i zbuloni vet\u00ebm n\u00ebse e lexoni&#8230; Lexim t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm!<\/p>\n<p>Fabjola Kuburi: &#8211; Enxhi, p\u00ebrsh\u00ebndetje dhe mir\u00eb se erdhe n\u00eb faqet e gazet\u00ebs son\u00eb!<br \/>\nEnxhi Vlashi: &#8211; E dashur, mir\u00eb se ju gjej juve dhe lexuesit tuaj!<br \/>\n&#8211; Enxhi, je k\u00ebtu sot p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr gjith\u00e7ka, p\u00ebr profesionin, jet\u00ebn t\u00ebnde, pasionet&#8230;<br \/>\n&#8211; Po, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ndjekur me vite dhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk din\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mua, jam vajz\u00eb durrsake, me nj\u00eb dashuri dhe pasion t\u00eb madh p\u00ebr k\u00ebng\u00ebn popullore shqiptare. K\u00ebndoj live sepse ashtu, k\u00ebng\u00ebn e ndjej edhe m\u00eb af\u00ebr.<br \/>\n&#8211; E mban mend kur ke k\u00ebnduar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb?<br \/>\n&#8211; Kam qen\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl dhe kam k\u00ebnduar, live nuk diskutohet, n\u00eb nj\u00eb das\u00ebm me familjen. Ka qen\u00eb nj\u00eb e k\u00ebnduar spontane sepse askush nuk kishte planifikuar asgj\u00eb. Edhe pse kam qen\u00eb shum\u00eb e lirshme, kam ndjer\u00eb emocione t\u00eb jasht\u00ebzakonshme!<br \/>\n&#8211; V\u00ebrtet?<br \/>\n&#8211; Po, kam pasur emocione, por tani kam m\u00eb shum\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Ti u prezantove n\u00eb publik me k\u00ebng\u00ebn mjafte t\u00eb p\u00eblqyer \u201cXhan xhan\u201d dhe tani vjen me nj\u00eb tjet\u00ebr klip&#8230; Mendon se do t\u00eb ket\u00eb sukses?<br \/>\n&#8211; Klipi i ri \u201cMa ka thon baba\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb popullore e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme, k\u00ebng\u00eb dasme. N\u00eb klip kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb familjar\u00ebt e mi dhe ka dal\u00eb nj\u00eb klip shum\u00eb i bukur. Edhe n\u00ebse nuk b\u00ebhet hit, nuk e kam problem, r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb un\u00eb jam ndjer\u00eb mir\u00eb dhe jam k\u00ebnaqur shum\u00eb gjat\u00eb xhirimeve!<br \/>\n&#8211; Si ka ndyshuar Enxhi, me kalimin e viteve?<br \/>\n&#8211; Kam ndryshuar relativisht shum\u00eb, jam pjekur si me mosh\u00eb, ashtu edhe n\u00eb karrier\u00eb. Kam ndryshuar p\u00ebr mir\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, fal\u00ebnderoj Zotin dhe familjen time.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb vendi z\u00eb k\u00ebnga n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Z\u00eb nj\u00eb vend shum\u00eb t\u00eb madh, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb vendin kryesor, sepse n\u00eb vend t\u00eb par\u00eb, q\u00ebndron familja.<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb pasion apo profesion p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; Para disa vitesh ishte pasion, nd\u00ebrsa tani, edhe profesion.<br \/>\n&#8211; A shikon edhe an\u00ebn financiare n\u00eb pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebn, n\u00eb t\u00eb k\u00ebnduarin live?<br \/>\n&#8211; Po, realisht, shikohet si biznes, sepse fitohet.<br \/>\n&#8211; A \u00ebsht\u00eb aq fitimprur\u00ebs sa thuhet?<br \/>\n&#8211; M\u00eb kalimin e viteve, ka r\u00ebn\u00eb&#8230; Edhe n\u00eb muzik\u00eb ka kriz\u00eb.<br \/>\n&#8211; Kush i ka th\u00ebn\u00eb Enxhit q\u00eb di t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb se ka qen\u00eb dikush n\u00eb ve\u00e7anti, ama kam studiuar 8 vjet violin\u00eb dhe m\u00eb pas kam qen\u00eb n\u00eb Liceun Artistik p\u00ebr Kanto. E lash\u00eb p\u00ebrgjys\u00ebm sepse kalova n\u00eb gjimnaz t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, ngaq\u00eb doja t\u00eb b\u00ebhesha di\u00e7ka tjet\u00ebr n\u00eb jet\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb doje t\u00eb b\u00ebheshe?<br \/>\n&#8211; Q\u00eb e vog\u00ebl, kam patur d\u00ebshir\u00eb t\u00eb merresha me pun\u00ebt zyrtare dhe doja t\u00eb b\u00ebhesha avokate. Me mb\u00ebshtetjen e Zotit, ia arrita q\u00ebllimit q\u00eb t\u00eb diplomohem p\u00ebr Drejt\u00ebsi dhe sot jam nj\u00eb avokate q\u00eb ka pasion muzik\u00ebn popullore.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb avokate q\u00eb k\u00ebndon&#8230; Ku q\u00ebndron lidhja mes tyre?<br \/>\n&#8211; Te m\u00ebnyra e k\u00ebndshme e t\u00eb prezantuarit dhe sjellja.<br \/>\n&#8211; Ka m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi pamja e jashtme, veshja apo talenti?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fillim \u00ebsht\u00eb pamja e jashtme q\u00eb bie n\u00eb sy dhe pastaj \u00ebsht\u00eb talenti ai q\u00eb vler\u00ebsohet, pasi d\u00ebgjohet z\u00ebri dhe ajo q\u00eb di t\u00eb b\u00ebsh.<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb shtyllat e tua mb\u00ebshtet\u00ebse?<br \/>\n&#8211; Familja ime \u00ebsht\u00eb shtylla e vetme ku mb\u00ebshtetem. M\u00eb ka q\u00ebndruar gjithmon\u00eb af\u00ebr dhe nuk jam ndjer\u00eb asnj\u00ebher\u00eb vet\u00ebm.<br \/>\n&#8211; Shoh q\u00eb ke nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb me mamin&#8230;<br \/>\n&#8211; Po, mami \u00ebsht\u00eb shoqja ime m\u00eb e mir\u00eb. Q\u00eb n\u00eb hapat e par\u00eb e kam patur me vete dhe ajo m\u00eb shoq\u00ebron kudo, m\u00eb k\u00ebshillon dhe un\u00eb e d\u00ebgjoj n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb thot\u00eb, sepse besoj se \u00ebsht\u00eb i vetmi person q\u00eb m\u00eb do pa asnj\u00eb hile dhe pa asnj\u00eb interes n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\n&#8211; I tregon gjith\u00e7ka mamit?<br \/>\n&#8211; Gjith\u00e7ka e bisedoj me t\u00eb.<br \/>\n&#8211; Cila ka qen\u00eb, le t\u00eb themi, situata e fundit q\u00eb keni diskutuar bashk\u00eb?<br \/>\n&#8211; Ka qen\u00eb nj\u00eb problem i imi personal, t\u00eb cilin e bisedova me mamin dhe bashk\u00eb me t\u00eb, edhe e zgjidha.<br \/>\n&#8211; Po nj\u00eb shoqe t\u00eb ngusht\u00eb, a ke?<br \/>\n&#8211; E para \u00ebsht\u00eb mami! E dyta, nj\u00eb shoqe f\u00ebmij\u00ebrie q\u00eb nuk ka lidhje me profesionin tim, por me t\u00eb jam rritur dhe e kam shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Mendon se tani vler\u00ebsohet m\u00eb shum\u00eb zhveshja apo veshja n\u00eb muzik\u00eb?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb kam qen\u00eb gjithmon\u00eb te seriozja. Nuk jam fanatike, ose m\u00eb sakt\u00eb jam, por jam p\u00ebr veten, jo p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt sepse e veshura duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00ebfar\u00eb etike dhe n\u00ebse ti je k\u00ebng\u00ebtare e mir\u00eb, vler\u00ebsimi do t\u00eb vij\u00eb, her\u00ebt ose von\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00ebse futesh n\u00eb muzik\u00eb \u201ce zhveshur\u201d, aq do t\u00eb rroj\u00eb edhe imazhi yt. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb un\u00eb kam k\u00ebnduar gjithmon\u00eb n\u00eb lokale familjare dhe domosdoshm\u00ebrisht, m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur m\u00eb shum\u00eb kujdes n\u00eb t\u00eb veshur.<br \/>\n&#8211; A t\u00eb ka ndodhur q\u00eb n\u00eb nj\u00eb lokal t\u00eb mos jesh pun\u00ebsuar vet\u00ebm sepse ke qen\u00eb m\u00eb serioze se \u00e7\u2019duhet n\u00eb veshje?<br \/>\n&#8211; Jo, deri m\u00eb sot nuk ka ndodhur, por n\u00eb t\u00eb ardhmen nuk i dihet, \u00e7far\u00eb nuk po ndodh xhan\u00ebm! Un\u00eb jam vler\u00ebsuar p\u00ebr z\u00ebrin n\u00eb fillim.<br \/>\n&#8211; M\u00eb ke th\u00ebn\u00eb q\u00eb klipi \u201cXhan xhan\u201d t\u00eb ka shkuar shum\u00eb shtrenjt\u00eb. A mendon se dikush mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfituar nga mosinformimi yt p\u00ebr \u00e7mimet e klipeve?<br \/>\n&#8211; Jo, por duke qen\u00eb se ishte klipi i par\u00eb, mendoja t\u00eb vija me di\u00e7ka t\u00eb bukur e t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe kam shpenzuar me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Realisht, a doli ashtu si\u00e7 e prisje?<br \/>\n&#8211; Doli di\u00e7ka e bukur, por si\u00e7 dihet, sa her\u00eb q\u00eb e shikon njeriu veten, gjen defekte q\u00eb do t\u00eb donte t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsonte&#8230;<br \/>\n&#8211; Meq\u00eb dol\u00ebm k\u00ebtu, cili \u00ebsht\u00eb defekti yt m\u00eb i madh?<br \/>\n&#8211; Jam shum\u00eb tolerante, e teproj me toleranc\u00eb. Jam shum\u00eb e drejt\u00eb! (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; A ka ende k\u00ebng\u00ebtar\u00eb profesionist\u00eb, duke qen\u00eb se tashm\u00eb gjith\u00e7ka po materializohet?<br \/>\n&#8211; Kan\u00eb mbetur, por me kokrra. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; T\u00eb p\u00eblqejn\u00eb ndryshimet?<br \/>\n&#8211; M\u00eb p\u00eblqejn\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb se i kam frik\u00eb. Jam optimiste dhe mendoj gjithmon\u00eb se gj\u00ebrat do t\u00eb ecin mbar\u00eb.<br \/>\n&#8211; Supersticioze, je?<br \/>\n&#8211; Jam, goxha.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr shembull, n\u00ebse sheh nj\u00eb mace t\u00eb zez\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, do ndalosh dhe do kthehesh t\u00eb hedh\u00ebsh monedha te vendi q\u00eb e pe?<br \/>\n&#8211; Jo, nuk do kthehem, thjesht do t\u00eb ndaloj aty. (Qesh)<br \/>\n&#8211; I ndjek k\u00ebto vendet ku parashikohet e ardhmja?<br \/>\n&#8211; Shikoj filxhan dhe lexoj horoskopin e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d.<br \/>\n&#8211; Me rrjetet sociale, je e lidhur?<br \/>\n&#8211; Po, jam e lidhur dhe kam goxha miq n\u00eb Facebook.<br \/>\n&#8211; Vet\u00ebm Facebook-un p\u00ebrdor?<br \/>\n&#8211; Po, vet\u00ebm Facebook-un. Kam pasur edhe nj\u00eb faqe fansash, por e kam mbyllur p\u00ebr arsye personale dhe tani kam vet\u00ebm profilin tim personal.<br \/>\n&#8211; Me fotografin\u00eb, je e lidhur?<br \/>\n&#8211; Jam goxha e lidhur, kam qejf t\u00eb b\u00ebj kudo foto sepse m\u00eb p\u00eblqen e bukura dhe dua ta kem t\u00eb fiksuar \u00e7do moment t\u00eb bukur n\u00eb celuloid.<br \/>\n&#8211; K\u00ebndon n\u00eb dush?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb k\u00ebndoj n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sht\u00ebpin\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb dush! (Qesh)<br \/>\n&#8211; M\u00eb \u00e7far\u00eb k\u00ebnge zgjohesh?<br \/>\n&#8211; M\u00eb at\u00eb q\u00eb e kam pasur n\u00eb mendje kur kam r\u00ebn\u00eb n\u00eb gjum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Je e lodhur nga puna e nat\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Kam shum\u00eb vite q\u00eb k\u00ebndoj nat\u00ebn dhe, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, m\u00eb mungon gjumi i saj.<br \/>\n&#8211; Bila ka qen\u00eb blerja e fundit dhe sa ka kushtuar?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb pellush shum\u00eb i bukur q\u00eb e kam marr\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, por nuk dua ta tregoj \u00e7mimin.<br \/>\n&#8211; A ka ndodhur q\u00eb ke qen\u00eb duke k\u00ebnduar dhe t\u00eb ka hipur d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\n&#8211; Po, her\u00ebn e fundit k\u00ebshtu ka ndodhur.<br \/>\n&#8211; Ku do t\u00eb jesh nes\u00ebr?<br \/>\n&#8211; Nes\u00ebr jam p\u00ebr drek\u00eb me familjen buz\u00eb t\u00eb detit, si e diel\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb.<br \/>\n&#8211; A ka Enxhi nj\u00eb njeri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e saj?<br \/>\n&#8211; Jo, p\u00ebr momentin, nuk kam.<br \/>\n&#8211; Kur ka qen\u00eb hera e fundit q\u00eb dikush t\u00eb ka th\u00ebn\u00eb \u201cEnxhi, je dashuria e jet\u00ebs sime\u201d?<br \/>\n&#8211; Ua, p\u00ebrdit\u00eb! \u00c7do dit\u00eb m\u00eb vjen nga nj\u00eb mesazh i till\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Ti je e re, por t\u00eb gjitha femrat e mendojm\u00eb dit\u00ebn e dasm\u00ebs. Ti, si e mendon at\u00eb dit\u00eb?<br \/>\n&#8211; E kam menduar dhe p\u00ebr aq koh\u00eb sa e kam menduar, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb edhe plane. Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb dua ta mbaj mend p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn. Un\u00eb e kam shum\u00eb qejf stilin indian dhe nj\u00ebra nga veshjet do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb at\u00eb stil. Mos ma vidhni iden\u00eb! (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Mashkulli ideal&#8230;<br \/>\n&#8211; I sinqert\u00eb, i respektuesh\u00ebm dhe besnik.<br \/>\n&#8211; Ku e sheh veten pas disa vitesh?<br \/>\n&#8211; T\u00eb martuar, me dy beba t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb krah.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enxhi Vlashi \u00ebsht\u00eb k\u00ebng\u00ebtarja durrsake e cila sapo ka hedhur n\u00eb treg klipin e saj m\u00eb t\u00eb ri, \u201cMa ka thon baba\u201d, nj\u00eb klip paksa i ve\u00e7ant\u00eb sepse n\u00eb t\u00eb ajo ka b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb familjar\u00eb t\u00eb saj. K\u00ebt\u00eb klip, Enxhi ia ka kushtuar babait dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb dasme e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme. Enxhi, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-3517","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3517","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3517"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3517\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3517"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}