{"id":3497,"date":"2014-09-22T20:15:03","date_gmt":"2014-09-22T20:15:03","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3497"},"modified":"2014-09-22T20:15:03","modified_gmt":"2014-09-22T20:15:03","slug":"si-zbulova-se-i-fejuari-im-ishte-homoseksual","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/si-zbulova-se-i-fejuari-im-ishte-homoseksual\/","title":{"rendered":"Si zbulova se i fejuari im ishte homoseksual&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb historis\u00eb, po ju p\u00ebrmend nj\u00eb shprehje q\u00eb e p\u00ebrdorte nj\u00eb shoqja ime: \u201cN\u00ebse ma merr nj\u00eb grua burrin, ia kam b\u00ebr\u00eb hallall, po t\u00eb ma marr\u00eb nj\u00eb burr\u00eb, si t\u2019i b\u00ebhet halli?!\u201d. Ne, k\u00ebt\u00eb shprehje e p\u00ebrdornim me t\u00eb qeshur, mes shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb, por ja q\u00eb t\u00eb z\u00ebnka edhe halli dhe nuk ke se \u00e7far\u00eb t\u2019i b\u00ebsh. Un\u00eb q\u00eb po ju tregoj historin\u00eb e jet\u00ebs sime quhem E., jam nga qyteti i Tiran\u00ebs dhe fakti q\u00eb po i drejtohem gazet\u00ebs suaj me historin\u00eb time, \u00ebsht\u00eb sepse dua t\u2019u b\u00ebj nj\u00eb apel t\u00eb gjitha vajzave apo grave, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kujdes me burrat apo partner\u00ebt tyre. Populli thot\u00eb nj\u00eb shprehje \u201cBeso dhe kontrollo!\u201d. Jua them k\u00ebt\u00eb sepse k\u00ebshtu duhet t\u00eb jet\u00eb jeta n\u00eb \u00e7ift, asnj\u00ebher\u00eb mos kini besim te partneri juaj, pa patur provat e mjaftueshme.<\/p>\n<p>Para nj\u00eb viti, un\u00eb u njoha me nj\u00eb djal\u00eb. Shkoja n\u00eb kursin e anglishtes dhe t\u00eb dy ishim n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb. Ai k\u00ebrkonte gjithmon\u00eb ndihm\u00ebn time p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00ebsimet e detyrat. P\u00ebrve\u00e7se m\u00eb dukej djal\u00eb i qet\u00eb dhe studioz, ai ishte edhe shum\u00eb simpatik. Un\u00eb isha 24 vje\u00e7e dhe djal\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur nuk kisha patur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb time! Miri ishte tridhjet\u00eb vje\u00e7. Mbas nj\u00eb muaji q\u00eb ishim njohur, ai, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, m\u00eb ftoi t\u00eb dilja me t\u00eb n\u00eb kafe. Pranova me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi. Ai ishte nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb me bukurin\u00eb e tij t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr vete. Pik\u00ebrisht at\u00eb dit\u00eb n\u00eb kafe ne fol\u00ebm gjer\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr jet\u00ebt tona. Ai m\u00eb tregoi se kishte qen\u00eb nj\u00eb her\u00eb i fejuar kur ishte 25 vje\u00e7 dhe ishte ndar\u00eb sepse ajo ishte shum\u00eb xheloze. Ai m\u00eb tregonte se ajo e kontrollonte n\u00eb \u00e7do hap q\u00eb b\u00ebnte dhe kjo gj\u00eb e kishte bezdisur shum\u00eb, derisa nj\u00eb dit\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cNuk mund ta kaloj jet\u00ebn me ty dhe me mosbesimin t\u00ebnd\u201d.<br \/>\nKjo ishte historia q\u00eb m\u00eb tregoi Miri mua, por ne femrat e kemi zakon q\u00eb biem kollaj n\u00eb grack\u00ebn q\u00eb na ngre nj\u00eb mashkull, mjaftojn\u00eb disa fjal\u00eb t\u00eb \u00ebmbla e disa puthje dhe menj\u00ebher\u00eb u besojm\u00eb. K\u00ebshtu ndodhi edhe me mua. Pas tre muajsh njohjeje, Miri m\u00eb propozoi p\u00ebr fejes\u00eb. Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, u habita, se n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, \u00e7unave nuk u p\u00eblqen t\u00eb fejohen menj\u00ebher\u00eb me nj\u00eb vajz\u00eb. I thash\u00eb se do t\u00eb mendohesha dhe e diskutova me prind\u00ebrit, por ata ishin dakord sepse Miri ishte nj\u00eb djal\u00eb i mir\u00eb dhe kishte biznesin e tij. Kjo tregonte q\u00eb ai ishte pun\u00ebtor dhe kishte nj\u00eb ekonomi shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. K\u00ebshtu, vendosa t\u00eb fejohesha me t\u00eb. Sigurisht, si \u00e7do \u00e7ift tjet\u00ebr ishim shum\u00eb t\u00eb lumtur p\u00ebr lidhjen ton\u00eb dhe njeriu, kur \u00ebsht\u00eb i lumtur, k\u00ebrkon t\u2019ua transmetoj\u00eb lumturin\u00eb e tij edhe t\u00eb tjer\u00ebve. K\u00ebshtu, me t\u2019u fejuar, un\u00eb publikova fotot e mia dhe t\u00eb Mirit n\u00eb Facebook, kur menj\u00ebher\u00eb m\u00eb erdhi nj\u00eb mesazh. Ishte nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb kuptohej se nuk ishte real. N\u00eb mesazh, m\u00eb kishte shkruar: \u201cT\u00eb lutem, m\u00eb d\u00ebgjo me v\u00ebmendje. M\u00eb vjen shum\u00eb keq q\u00eb edhe ti paske r\u00ebn\u00eb viktim\u00eb e k\u00ebtij njeriu t\u00eb pacip\u00eb. T\u00eb lutem, hiq dor\u00eb prej tij sa je n\u00eb koh\u00eb, sepse ka p\u00ebr t\u00eb ta nxir\u00eb jet\u00ebn ashtu si\u00e7 b\u00ebri edhe me mua. Ai femrat i do vet\u00ebm p\u00ebr sh\u00ebrbime vetjake, ta lajn\u00eb, ta pastrojn\u00eb dhe ndoshta edhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Ai djal\u00eb \u00ebsht\u00eb homoseksual.\u201d<br \/>\nKur e lexova k\u00ebt\u00eb mesazh, fillova t\u00eb dridhesha nga inati, por nuk i kushtova shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, pasi mendova se ishte pik\u00ebrisht ish-e fejuara e tij, e cila e b\u00ebnte nga inati q\u00eb kishte pse Miri ishte fejuar me mua. Pas nj\u00eb jave, m\u00eb erdhi nj\u00eb tjet\u00ebr mesazh nga i nj\u00ebjti person: \u201cE di q\u00eb ti nuk po m\u00eb beson, por un\u00eb po t\u00eb them se dua t\u00eb t\u00eb takoj dhe t\u00eb t\u00eb jap prova q\u00eb i fejuari yt \u00ebsht\u00eb i lidhur me nj\u00eb burr\u00eb. T\u00eb lutem, m\u00eb beso, sepse un\u00eb e di sa kam vuajtur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe nuk dua q\u00eb ta vuash edhe ti!\u201d.<br \/>\nKur e lexova edhe k\u00ebt\u00eb mesazh, u b\u00ebra akoma m\u00eb keq, por prap\u00eb kisha besim te Miri. Isha shum\u00eb e sigurt\u00eb q\u00eb k\u00ebto mesazhe m\u2019i d\u00ebrgonte ish-e fejuara e tij, q\u00eb t\u00eb hakmerrej ndaj tij, ndaj vendosa ta fshija faqen e Facebook-ut, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kisha m\u00eb t\u00eb tilla shqet\u00ebsime. Nj\u00eb dit\u00eb e pyeta Mirin:<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019mendim ke p\u00ebr homoseksual\u00ebt?<br \/>\nAi buz\u00ebqeshi dhe ma ktheu: &#8211; T\u00eb nj\u00ebjtin mendim q\u00eb ke dhe ti&#8230;<br \/>\nP\u00ebrgjigjja e tij ishte e shpejt\u00eb, por un\u00eb e ndjeva se u vu shum\u00eb n\u00eb siklet. Megjithat\u00eb, as at\u00eb dit\u00eb un\u00eb nuk i tregova p\u00ebr mesazhet q\u00eb m\u00eb vinin n\u00eb Facebook. Vazhdoja akoma t\u00eb mendoja se ato ishin shantazhe q\u00eb un\u00eb t\u00eb hiqja dor\u00eb prej tij, pasi sa koh\u00eb q\u00eb ndenja e fejuar me Mirin nuk pash\u00eb asnj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb ai mund t\u00eb m\u00eb tradhtonte me nj\u00eb fem\u00ebr apo me nj\u00eb mashkull. \u00c7do telefonat\u00eb q\u00eb i vinte, ishte thjesht telefonat\u00eb pune. Ai, \u00e7do telefonate i p\u00ebrgjigjej n\u00eb syrin tim dhe asnj\u00ebr\u00ebn prej tyre nuk mundohej ta anashkalonte. Pas nj\u00eb viti fejese kishim vendosur t\u00eb martoheshim, kishim ndar\u00eb edhe dit\u00ebn e dasm\u00ebs. T\u00eb dy ndjeheshim shum\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar, kishim filluar t\u00eb b\u00ebnim p\u00ebrgatitjet e para, kishim shp\u00ebrndar\u00eb ftesat, gjithashtu kishim prer\u00eb dhe biletat p\u00ebr n\u00eb Turqi, ku kishim vendosur t\u00eb b\u00ebnim muajin e mjaltit. Nj\u00eb dit\u00eb, kur isha n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Mirit, ai po b\u00ebnte nj\u00eb dush dhe i erdhi nj\u00eb mesazh n\u00eb telefon. E hapa telefonin, po \u00e7\u2019t\u00eb lexoja?<br \/>\n\u201cN\u00ebse ti do t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebsh t\u00eb martohesh, do jem un\u00eb ai q\u00eb do t\u2019i them gruas t\u00ebnde p\u00ebr lidhjen ton\u00eb\u201d.<br \/>\nDuart po m\u00eb dridheshin, syt\u00eb m\u2019i mbuluan lot\u00ebt, por i mbaja nga inati se po t\u00eb filloja t\u00eb qaja, nuk e dija se kur do t\u00eb p\u00ebrfundoja. Me vrap, e shkrova numrin e telefonit n\u00eb nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr dhe e fshiva mesazhin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Miri t\u00eb mos e kuptonte q\u00eb un\u00eb e kisha lexuar. E \u00e7\u2019mund t\u2019ju tregoj m\u00eb p\u00ebr at\u00eb nat\u00eb? Un\u00eb, vet\u00ebm i lutesha Zotit: \u201cMbase \u00ebsht\u00eb fem\u00ebr ajo me t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb ka tradhtuar, se po t\u00eb ishte mashkull, do t\u00eb m\u00eb vinte p\u00ebshtir\u00eb nga vetja ime\u201d. I lutesha Zotit: \u201cO Zot, b\u00ebj q\u00eb t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta mesazhet q\u00eb m\u00eb vinin n\u00eb Facebook!\u201d.<br \/>\nAt\u00eb nat\u00eb nuk e lejova Mirin t\u00eb m\u00eb prekte me dor\u00eb, i thash\u00eb se isha e s\u00ebmur\u00eb. Kur at\u00eb e zuri gjumi, un\u00eb fillova t\u00eb qaja n\u00eb heshtje, e dija se di\u00e7ka ai po m\u00eb fshinte dhe mezi prisja momentin kur do t\u00eb zbuloja t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb. Kur Miri u zgjua n\u00eb m\u00ebngjes, i iku mendja kur m\u00eb pa me syt\u00eb e enjtur dhe m\u00eb pyeti se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur. Un\u00eb nuk e dhash\u00eb veten. I thash\u00eb se kisha patur dhimbje koke gjith\u00eb nat\u00ebn. Me t\u00eb ikur n\u00eb sht\u00ebpi, i telefonova personit q\u00eb i kishte d\u00ebrguar mesazhin dhe e pyeta se kush ishte. Ai, me nj\u00eb dialekt verior, m\u00eb k\u00ebrkoi shpjegime se kush isha un\u00eb. Un\u00eb i thash\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, se isha e fejuara e Mirit. Ai, at\u00eb donte t\u00eb d\u00ebgjonte dhe ia filloi:<br \/>\n\u201cT\u00eb d\u00ebrgova dy her\u00eb mesazhe n\u00eb Facebook, duke t\u00eb paralajm\u00ebruar se i fejuari yt nuk ishte ai q\u00eb ti mendon, po ti nuk m\u00eb besove, megjithat\u00eb, je n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr dhe p\u00ebr t\u00eb mos u martuar me t\u00eb\u201d. Ai vazhdoi duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se kishin pes\u00eb vjet t\u00eb lidhur, ai ishte nga Kosova dhe ishte 40 vje\u00e7, ishin njohur n\u00eb nj\u00eb panair tregtar k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb dhe prej asaj kohe nuk ishin ndar\u00eb m\u00eb. Ai me plot goj\u00ebn m\u00eb tha se edhe nga e fejuara e par\u00eb ai e kishte ndar\u00eb. Pastaj m\u00eb tha: \u201cNuk ka kuptim q\u00eb ai t\u00eb martohet kur m\u00eb do vet\u00ebm mua\u201d.<br \/>\nLot\u00ebt e mi nuk kishin t\u00eb mbaruar, un\u00eb vet\u00ebm d\u00ebgjoja dhe qaja e d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr hallin q\u00eb m\u00eb zuri. Ai m\u00eb tha se Miri do t\u00eb martohej vet\u00ebm p\u00ebr hatrin e prind\u00ebrve, pasi ata e detyronin t\u00eb b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb zgjedhje. M\u00eb iku mendja nga gjith\u00eb ato gj\u00ebra q\u00eb ai m\u00eb tha. Ai m\u00eb tregonte se e merrte n\u00eb \u00e7do moment n\u00eb telefon, por Miri e kthente bised\u00ebn e tij sipas qejfit, p\u00ebr t\u00eb mos e kuptuar un\u00eb kush ishte nga ana tjet\u00ebr e telefonit.<br \/>\nMe gjith\u00eb shpirt po ju them se nuk kishte gj\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe sesa ato gj\u00ebra q\u00eb d\u00ebgjoja p\u00ebr njeriun e zemr\u00ebs, p\u00ebr njeriun i cili ishte thuajse bashk\u00ebshorti im, p\u00ebr njeriun p\u00ebr t\u00eb cilin kisha krijuar aq shum\u00eb iluzione. Nga ato q\u00eb d\u00ebgjova prej tij, m\u00eb vinte p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb, m\u00eb vinte p\u00ebshtir\u00eb nga vetja ime, nuk dija si t\u00eb veproja, nuk dija \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja. I telefonova Mirit dhe i thash\u00eb:<br \/>\n\u201cNuk je gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb monst\u00ebr q\u00eb thyen zemrat e \u00e7do femre q\u00eb t\u00eb del p\u00ebrpara\u201d.<br \/>\nAi m\u00eb lutej dhe k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb takoheshim, por un\u00eb e kisha t\u00eb pamundur. Megjithat\u00eb, gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb q\u00eb ai m\u00eb b\u00ebri, nuk do ta lija me aq, jo. Sipas t\u00eb dashurit t\u00eb tij kosovar, Miri donte t\u00eb martohej me mua vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur prind\u00ebrit, sepse ai nuk donte q\u00eb ata ta merrnin vesh se ai ndjente p\u00ebr nj\u00eb mashkull dhe jo p\u00ebr nj\u00eb fem\u00ebr. Kjo gj\u00eb q\u00eb m\u00eb tha kosovari, m\u00eb b\u00ebri t\u00eb reflektoja dhe t\u2019i gjeja pik\u00ebn e tij t\u00eb dob\u00ebt, p\u00ebr t\u2019i shkaktuar edhe atij t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dhembje q\u00eb ai m\u00eb shkaktoi mua dhe familjes sime. I thirra t\u00eb dy prind\u00ebrit e tij n\u00eb kafe dhe u thash\u00eb t\u00eb mos i tregonin Mirit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim, pasi un\u00eb doja t\u2019u tregoja arsyen e v\u00ebrtet\u00eb pse hoqa dor\u00eb prej martes\u00ebs me t\u00eb. Ata, sigurisht, ishin njer\u00ebz me kultur\u00eb dhe m\u00eb kuptuan, ndaj erdh\u00ebn n\u00eb kafe. U thash\u00eb:<br \/>\n&#8211; M\u00eb vjen shum\u00eb keq, por arsyeja pse u ndava nga djali juaj \u00ebsht\u00eb fakti se ai \u00ebsht\u00eb i lidhur me nj\u00eb burr\u00eb dhe ndjen vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb. Me mua, ai \u00ebsht\u00eb lidhur vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019ju b\u00ebr\u00eb qejfin juve.<br \/>\nI ati dhe e \u00ebma u ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb duke m\u00eb fyer e ofenduar n\u00eb mes t\u00eb lokalit. Ata nuk e besonin dot nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe kishin t\u00eb drejt\u00eb. Un\u00eb u thash\u00eb se kisha prova p\u00ebr k\u00ebto q\u00eb po u thosha dhe nga \u00e7anta nxora numrin e telefonit t\u00eb personit q\u00eb m\u00eb mori n\u00eb telefon dhe ua dhash\u00eb atyre, duke u th\u00ebn\u00eb se mund ta merrnin kur t\u00eb donin dhe ai vet\u00eb do t\u2019u jepte informacione p\u00ebr lidhjen e tyre. E \u00ebma filloi t\u00eb qante me t\u00eb madhe, nuk e mbante dot veten fare. I ati mbeti i ngrir\u00eb duke mos folur m\u00eb. N\u00eb at\u00eb moment, m\u00eb erdhi shum\u00eb keq p\u00ebr ta, sepse ata ishin prind\u00ebr dhe donin m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e tyre, por nga ana tjet\u00ebr, duhet ta dinin, q\u00eb djali i tyre t\u00eb mos merrte m\u00eb qaf\u00eb femra t\u00eb tjera, vet\u00ebm p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn e prind\u00ebrve. Ashtu si\u00e7 isha, e m\u00ebrzitur, u thash\u00eb:<br \/>\n&#8211; M\u00eb vjen keq q\u00eb ju hapa nj\u00eb plag\u00eb t\u00eb madhe, por edhe prind\u00ebrit e mi i kam l\u00ebn\u00eb duke qar\u00eb p\u00ebr fatin tim t\u00eb zi. Edhe ata jan\u00eb prind\u00ebr dhe duan m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr mua&#8230; \u00cbsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb djalin tuaj t\u00eb mos e shtyni t\u00eb martohet m\u00eb me tjet\u00ebr fem\u00ebr se n\u00eb t\u00eb dyja rastet q\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhur, kemi qen\u00eb zem\u00ebrgjera dhe nuk e kemi d\u00ebnuar, por b\u00ebni kujdes se do bjer\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb njeri q\u00eb nuk do t\u2019ia gjeni m\u00eb as rreckat e djalit e jo m\u00eb djalin tuaj.<br \/>\nE di, u fola shum\u00eb ashp\u00ebr, por doja ta nxirrja gjith\u00eb dufin q\u00eb kisha p\u00ebrbrenda se ndonj\u00ebher\u00eb prindi b\u00ebhet arsyeja kryesore pse f\u00ebmija merr rrug\u00eb t\u00eb gabuar. Dasma dhe t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet u anulluan. M\u00eb pas, mora vesh se prind\u00ebrit e Mirit ishin s\u00ebmur\u00eb. Edhe pse m\u00eb vinte keq p\u00ebr ta, p\u00ebrs\u00ebri ndjehesha mir\u00eb q\u00eb Miri po vuante shum\u00eb. Prind\u00ebrit e tij e kishin mohuar at\u00eb si f\u00ebmij\u00ebn e tyre. Ajo q\u00eb di me siguri \u00ebsht\u00eb se Miri nuk ka p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nga i dashuri i tij, pasi nga ajo q\u00eb un\u00eb kuptova, kosovari e donte shum\u00eb dhe ishte gati t\u00eb b\u00ebnte \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<br \/>\nM\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb qejfi q\u00eb Miri \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq dhe q\u00eb nuk po di t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb zgjidhje jet\u00ebs s\u00eb tij. T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e mi dhe shoq\u00ebria po ashtu, m\u00eb pyesin se cila \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb jam ndar\u00eb nga ai, por asnj\u00ebher\u00eb nga goja ime nuk ka dal\u00eb arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb e ndarjes, sepse m\u00eb vjen shum\u00eb zor t\u2019u tregoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb q\u00eb m\u00eb gjeti. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja pse sot vendosa ta ndaj me ju historin\u00eb time t\u00eb dhembshme, pasi \u00e7do dit\u00eb m\u00eb dukej sikur di\u00e7ka m\u00eb mbyste brenda vetes dhe doja t\u00eb shprehesha me dik\u00eb. Ajo, m\u00eb e keqja kaloi, por pasojat i ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb shpirtin tim. Tashm\u00eb, e kam shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i afrohem nj\u00eb burri e jo m\u00eb t\u00eb krijoj lidhje me t\u00eb. Ja, pra, k\u00ebsaj i thon\u00eb \u201cruajeni burrin nga burrat\u201d! \u00cbsht\u00eb shprehje e koh\u00ebve moderne q\u00eb ka filluar t\u00eb gjej\u00eb zbatim edhe n\u00eb vendin ton\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb historis\u00eb, po ju p\u00ebrmend nj\u00eb shprehje q\u00eb e p\u00ebrdorte nj\u00eb shoqja ime: \u201cN\u00ebse ma merr nj\u00eb grua burrin, ia kam b\u00ebr\u00eb hallall, po t\u00eb ma marr\u00eb nj\u00eb burr\u00eb, si t\u2019i b\u00ebhet halli?!\u201d. Ne, k\u00ebt\u00eb shprehje e p\u00ebrdornim me t\u00eb qeshur, mes shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb, por ja q\u00eb t\u00eb z\u00ebnka edhe halli dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-3497","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3497","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3497"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3497\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3497"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3497"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3497"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}