{"id":3430,"date":"2014-09-21T20:33:30","date_gmt":"2014-09-21T20:33:30","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3430"},"modified":"2014-09-21T20:33:30","modified_gmt":"2014-09-21T20:33:30","slug":"disa-pershtypje-te-keqija-nga-vizita-e-papa-franceskut-ne-tirane-nga-kastriot-myftaraj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/disa-pershtypje-te-keqija-nga-vizita-e-papa-franceskut-ne-tirane-nga-kastriot-myftaraj\/","title":{"rendered":"Disa p\u00ebrshtypje t\u00eb k\u00ebqija nga vizita e Papa Franceskut n\u00eb Tiran\u00eb Nga KASTRIOT MYFTARAJ"},"content":{"rendered":"<p>Meq\u00ebn\u00ebse gjithandej n\u00eb media, \u00ebsht\u00eb duke u folur vet\u00ebm p\u00ebr an\u00ebt e mira t\u00eb k\u00ebsaj vizite, un\u00eb do t\u00eb sjell n\u00eb fokus, disa p\u00ebrshtypje t\u00eb k\u00ebqija, t\u00eb cilat mund t\u00eb ishin shmangur leht\u00eb. Ato jan\u00eb, p\u00ebr mendimin tim:<br \/>\n1) M\u00ebnyra se si e pranoi Papa mir\u00ebnjohjen q\u00eb iu dha si \u201cQytetar Nderi\u201d i Tiran\u00ebs. Nunciatura Apostolike (Ambasada e V<span class=\"text_exposed_show\">atikanit) n\u00eb Tiran\u00eb e inkurajoi fuqimisht iden\u00eb q\u00eb Bashkia e Tiran\u00ebs e kishte shprehur disi me ngurim p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Papa Franceskun qytetar nderi t\u00eb Tiran\u00ebs. Bashkia e Tiran\u00ebs kishte dyshime n\u00ebse nj\u00eb Pap\u00eb pranonte t\u00eb tilla mir\u00ebnjohje. Por, kur gjith\u00e7ka u b\u00eb gati, dhe K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs kishte marr\u00eb tashm\u00eb q\u00eb n\u00eb korrik vendimin e shpalljes s\u00eb Papa Franceskut \u201cQytetar Nderi\u201d, Nunciatura Apostolike njoftoi Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs se Zyra e Protokollit e Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb (Vatikanit, si\u00e7 njihet n\u00eb t\u00eb folmen informale) kishte b\u00ebr\u00eb me dije q\u00eb Papa nuk mund t\u00eb ishte i pranish\u00ebm n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e p\u00ebrgatitur, dhe se duhej gjetur nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019 ju dor\u00ebzuar mir\u00ebnjohja dhe \u00e7el\u00ebsi i qytetit.<br \/>\nKy vendim i pakuptuesh\u00ebm i Pap\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr kryeqytetin dhe gjith\u00eb qytetar\u00ebt e tij, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve u akordua kjo mir\u00ebnjohje. Nd\u00ebrtesa e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs gjendej n\u00eb rrug\u00ebkalimin e Pap\u00ebs n\u00eb kryeqytet, k\u00ebshtu q\u00eb mund t\u00eb qen\u00eb gjetur tridhjet\u00eb minuta p\u00ebr t\u2019 u kryer kjo ceremoni. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ndodhte k\u00ebshtu, Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs Lulzim Basha ia dor\u00ebzoi Pap\u00ebs dekorat\u00ebn n\u00eb Sheshin \u201cN\u00ebn\u00eb\u201d Tereza, para se t\u00eb niste mesha, nd\u00ebrsa gruaja e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb, b\u00ebnte rolin e sekretares s\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb, duke mbajtur tabakan\u00eb me \u00e7el\u00ebsin e qytetit. Kjo marr\u00ebzi e pakuptueshme mund t\u00eb ishte shmangur.<br \/>\n2)Papa Francesku, n\u00eb fjalimin q\u00eb mbajti n\u00eb Sheshin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d p\u00ebrmendi \u201cTok\u00ebn e lasht\u00eb t\u00eb Izraelit\u201d. Kjo nuk ka kuptim tjet\u00ebr ve\u00e7se q\u00eb t\u00eb theksohen rr\u00ebnj\u00ebt hebreje t\u00eb Krishterimit, si dhe t\u00eb p\u00ebr\u00e7ohet r\u00ebnd\u00ebsia e posa\u00e7me e shtetit t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Izraelit, p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt. Ky zell izraelit i Pap\u00ebs, megjithat\u00eb nga shteti i sot\u00ebm i Izraelit \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer me q\u00ebndrime q\u00eb e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi deri edhe vet\u00eb Pap\u00ebn. K\u00ebshtu ndodhi gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb Papa Franceskut n\u00eb Jerusalem, ku ai u detyrua q\u00eb t\u00eb replikonte me Kryeministrin izraelit Netanyahu, i cili tha se Krishti pati folur n\u00eb hebraisht. Kur z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Pap\u00ebs u pyet sot n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga ana e Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, ai iu shmang p\u00ebrgjigjes duke th\u00ebn\u00eb se vizita e Pap\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kishte karakter politik apo diplomatik, por vet\u00ebm religjioz. Por kjo th\u00ebnie p\u00ebrg\u00ebnjeshtrohet nga fakti q\u00eb u p\u00ebrmend Izraeli, i cili p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk e njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. A mos ndoshta politika e jashtme e Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb qenka e indeksuar pas asaj t\u00eb Izraelit? Kur Presidenti amerikan Bush donte t\u2019 i b\u00ebnte me dije bot\u00ebs se s\u00eb shpejti do t\u00eb shpallej pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs, dhe se SHBA e miratonin k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, ai e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb qershor 2007. N\u00ebse Selia e Shenjt\u00eb do t\u00eb kishte nd\u00ebrmend q\u00eb ta njihte pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, kishte rastin q\u00eb ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Mosnjohja e Kosov\u00ebs nga ana e Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb tashm\u00eb ka marr\u00eb pamjen e nj\u00eb skandali diplomatik nd\u00ebrkomb\u00ebtar, pasi Kosov\u00ebn e kan\u00eb njohur vendet ku jetojn\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e katolik\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs.<br \/>\n3)N\u00eb takimin me krer\u00ebt e bashk\u00ebsive fetare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku do t\u00eb celebrohej bashk\u00ebjetesa mes bashk\u00ebsive fetare n\u00eb Shqip\u00ebri, foli si kreu i bashk\u00ebsis\u00eb katolike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb klerik italian, dhe at\u00eb e duartrokiti nj\u00eb shtetas grek q\u00eb \u00ebsht\u00eb kreu i bashk\u00ebsis\u00eb ortodokse n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo \u00ebshte\u00eb komike.<br \/>\n4)Papa vizitoi Universitetin Katolik \u201cZoja e K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb\u201d, i cili tashm\u00eb mund t\u00eb konsiderohet nj\u00eb projekt i tjet\u00ebrsuar dhe i d\u00ebshtuar i Vatikanit dhe i Kish\u00ebs Katolike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ndryshe nga \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar leja p\u00ebr t\u00eb, ky Universitet, p\u00ebr shkak t\u00eb tarifave shum\u00eb t\u00eb larta q\u00eb ka p\u00ebr student\u00ebt, sot ka m\u00eb shum\u00eb student\u00eb t\u00eb huaj se shqiptar\u00eb, dhe t\u00eb vetmit shqiptar\u00eb q\u00eb mund t\u00eb studiojn\u00eb atje jan\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt iu p\u00ebrkasin familjeve t\u00eb pasura.<br \/>\n5)Masat absolutisht t\u00eb tepruara t\u00eb siguris\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrmarra me ngulmimin e sh\u00ebrbimit t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb cilat autoritetet shqiptare treguan gatishm\u00ebri. Masat e siguris\u00eb sot qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se kur erdhi Presidenti amerikan Bush n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb 2007. Presidenti Bush i Riu, ishte ai q\u00eb p\u00ebrjetoi atentatet e 11 shtatorit 2001, dhe drejtoi fushat\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit islamik. N\u00ebse kishte ndonj\u00eb njeri q\u00eb rrezikohej nga nj\u00eb atentat terrorist ishte pik\u00ebrisht ai. E megjithat\u00eb n\u00eb 2007, nuk pati nj\u00eb ndalim qarkullimi n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb kaq t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb kryeqytet dhe n\u00eb rrethinat e tij, sa me rastin e vizit\u00ebs s\u00eb Pap\u00ebs. N\u00eb Sheshin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d ku mbajti mesh\u00ebn Papa, praktikisht hyhej me autorizim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. Sot shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb kryeqytet u privuan nga kryerja e veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrditshme p\u00ebr shkak t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Pap\u00ebs dhe kjo ndodhi n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb se ajo q\u00eb mund t\u00eb quhet si zona normale e siguris\u00eb. Kjo ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e tepruar. Mbyllja e hap\u00ebsir\u00ebs ajore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe bllokimi i rrug\u00ebve q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb aeroportin e vet\u00ebm civil t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, b\u00ebri q\u00eb shum\u00eb qytetar\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb humbin linjat e tyre t\u00eb fluturimit, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr ata q\u00eb kishin nj\u00eb deadline, se duhet t\u00eb arrinin nj\u00eb tjet\u00ebr aeroplan.<br \/>\n6)Perdet e hekura t\u00eb cilat qen\u00eb vendosur p\u00ebrgjat\u00eb bulevardit ku kaloi Papa dhe p\u00ebrreth sheshit ku mbajti mesh\u00ebn Papa. K\u00ebto perde t\u00eb hekurta kishin nj\u00eb simbolik\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme se p\u00ebrtej perdes s\u00eb hekurt kishin mbetur besimtar\u00ebt katolik\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebtej perdes s\u00eb hekurt, bashk\u00eb me Pap\u00ebn, qen\u00eb si t\u00eb privilegjuar, persona t\u00eb till\u00eb, si dhe pasardh\u00ebsit e atyre personave, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb koh\u00ebn kur Shqip\u00ebria ishte e ndar\u00eb me perde t\u00eb hekurt nga bota e lir\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Vatikanin, prishnin kishat, anatemonin Pap\u00ebn dhe martir\u00ebt katolik\u00eb fotografit\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve qen\u00eb vendosur sot n\u00eb bulevard. Perdet e hekura qen\u00eb nj\u00eb gjetje e pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr kryeqytetin e vendit ku perdja e hekurt ishte m\u00eb e dendur, dhe ku q\u00ebndroi m\u00eb gjat\u00eb. Selia e Shenjt\u00eb nuk duhet t\u2019 i kishte pranuar kurrsesi perdet e hekurta, t\u00eb cilat me aq zell i vendosi Kryeministri Rama. Ky i fundit dhe trash\u00ebgimtar\u00ebt e diktatur\u00ebs komuniste, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb sot n\u00eb pushtet, ua dhan\u00eb kumtin shqiptar\u00ebve, posa\u00e7\u00ebrisht besimtar\u00ebve katolik\u00eb. Si dikur ashtu edhe sot, ju mund ta shikoni Pap\u00ebn vet\u00ebm nga p\u00ebrtej perdes s\u00eb hekurt. S\u00eb paku pengesat e vendosura t\u00eb kishin qen\u00eb plastike dhe jo prej hekuri.<br \/>\n7)Mosprania e Kryerabinit hebre t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb takimin e Pap\u00ebs me krer\u00ebt e bashk\u00ebsive fetare n\u00eb vend. Duke qen\u00eb se Papa e p\u00ebrmendi Izraelin n\u00eb fjalimin e tij gjat\u00eb mesh\u00ebs n\u00eb Sheshin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, kjo munges\u00eb nuk mund t\u00eb quhet si nj\u00eb gjes antihebre i Pap\u00ebs, por si nj\u00eb munges\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb njohur mbrojtjen q\u00eb iu kan\u00eb b\u00ebr\u00eb hebrenjve shqiptar\u00ebt gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<br \/>\nNga pala shqiptare p\u00ebrshtypjen m\u00eb t\u00eb keqe padyshim e b\u00ebri Kryeministri Edi Rama i cili ndon\u00ebse koh\u00ebt e fundit ka p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb se \u00ebsht\u00eb katolik, duke qen\u00eb se dikur gjyshja e tij e paska \u00e7uar p\u00ebr pag\u00ebzim, megjithat\u00eb nuk ia puthi dor\u00ebn Pap\u00ebs, si\u00e7 duhet t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb katolik i mir\u00eb, kur e priti n\u00eb skaj t\u00eb shkall\u00ebve t\u00eb avionit. Por marr\u00ebzia m\u00eb e madhe e Kryeministrit Rama ishte padyshim kur sot rreth or\u00ebs 13, n\u00eb mes t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Pap\u00ebs, vendosi n\u00eb faqen e tij n\u00eb Facebook, nj\u00eb status ku fliste p\u00ebr \u201cnj\u00eb At i Shenjt\u00eb me impaktin e nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtari rock-u mbi bulevardin e Tiran\u00ebs.\u201d N\u00eb fantazin\u00eb e Kryeministrit Rama, kulmi i popullaritetit q\u00eb mund t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb Pap\u00eb, \u00ebsht\u00eb ai nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtari rock.\/Kastriot Myftaraj<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Meq\u00ebn\u00ebse gjithandej n\u00eb media, \u00ebsht\u00eb duke u folur vet\u00ebm p\u00ebr an\u00ebt e mira t\u00eb k\u00ebsaj vizite, un\u00eb do t\u00eb sjell n\u00eb fokus, disa p\u00ebrshtypje t\u00eb k\u00ebqija, t\u00eb cilat mund t\u00eb ishin shmangur leht\u00eb. Ato jan\u00eb, p\u00ebr mendimin tim: 1) M\u00ebnyra se si e pranoi Papa mir\u00ebnjohjen q\u00eb iu dha si \u201cQytetar Nderi\u201d i Tiran\u00ebs. Nunciatura [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-3430","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3430","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3430"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3430\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3430"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3430"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3430"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}