{"id":3427,"date":"2014-09-21T19:57:43","date_gmt":"2014-09-21T19:57:43","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3427"},"modified":"2014-09-21T19:57:43","modified_gmt":"2014-09-21T19:57:43","slug":"nje-budallallek-me-shkaterroi-familjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/nje-budallallek-me-shkaterroi-familjen\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb budallall\u00ebk m\u00eb shkat\u00ebrroi familjen"},"content":{"rendered":"<p>Jam Mirela. Sot jam 30 vje\u00e7e dhe dua t\u00eb them se ne femrat jemi shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebta para nj\u00eb mashkulli, madje un\u00eb arrita deri aty sa shkat\u00ebrrova familjen time, duke menduar se kisha gjetur dashurin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Kur isha 14 vje\u00e7e, u dashurova me nj\u00eb djal\u00eb nga fshati im. Ai jetonte n\u00eb Greqi dhe i kishte b\u00ebr\u00eb sht\u00ebpit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Ai u b\u00eb \u201cqen e mace\u201d, kur thot\u00eb populli, derisa m\u00eb mori mua. Jo se nuk doja un\u00eb, po nuk donin prind\u00ebrit e tij, pasi un\u00eb isha e vog\u00ebl dhe nuk isha nuse p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre sepse isha pak tip i shkath\u00ebt dhe \u00e7apk\u00ebne. Ata donin nj\u00eb nuse t\u00eb pjekur q\u00eb t\u2019i respektonte dhe t\u00eb b\u00ebnte pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb ashtu si b\u00ebhej dikur. Edhe pse ata nuk donin, Danieli, burri im, b\u00ebri gjith\u00e7ka derisa ne u fejuam. Ata nuk m\u00eb lan\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdoja shkoll\u00ebn e mesme, por edhe Danieli nuk ishte dakord. Ai, ngaq\u00eb shkonte p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb Greqi, kishte frik\u00eb se nuk m\u00eb ruante dot. Ndenj\u00ebm dy vjet t\u00eb fejuar dhe m\u00eb pas b\u00ebm\u00eb dasm\u00ebn. Jetuam gjasht\u00eb vjet n\u00eb fshat, ku lindi edhe djali yn\u00eb. Kur djali u b\u00eb kat\u00ebr vje\u00e7, ne vendos\u00ebm t\u00eb shkonim n\u00eb Tiran\u00eb. Djalin e \u00e7oja n\u00eb kopsht, nd\u00ebrsa Danieli ndenji nj\u00eb vit n\u00eb Tiran\u00eb me ne, por e kishte t\u00eb pamundur t\u00eb gjente pun\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb vendosi t\u00eb ikte p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Greqi. Dit\u00ebn kur ai m\u00eb tha se do t\u00eb shkonte t\u00eb punonte n\u00eb Greqi un\u00eb b\u00ebra fjal\u00eb me t\u00eb, i thash\u00eb se n\u00ebse do t\u00eb ikte, duhet t\u00eb iknim bashk\u00eb. Nuk doja t\u00eb rrija vet\u00ebm me prind\u00ebrit e tij, duke e ditur se ata nuk m\u00eb trajtonin mir\u00eb. N\u00eb fshat, sa her\u00eb q\u00eb zihesha me ta, kur nuk ishte Danieli, shkoja te prind\u00ebrit e mi, kurse aty n\u00eb Tiran\u00eb nuk mund t\u00eb rrija gjith\u00eb dit\u00ebn me ta duke e ditur se ata ishin njer\u00ebz q\u00eb m\u00eb flisnin vet\u00ebm me thumba. Por Danieli nuk kishte nd\u00ebrmend t\u00eb ndryshonte mendim n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. At\u00ebhere i thash\u00eb: \u201cN\u00ebse ti do ik\u00ebsh n\u00eb Greqi, edhe un\u00eb do futem n\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb k\u00ebtu, gjith\u00eb dit\u00ebn me prind\u00ebrit e tu, nuk mundem q\u00eb ta shtyj\u201d. At\u00ebhere ai ra dakord. Vet\u00eb Danieli u interesua p\u00ebr t\u00eb m\u00eb gjetur pun\u00eb dhe si p\u00ebrfundim, m\u00eb gjeti pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb t\u00eb prodhimit t\u00eb qum\u00ebshtit. U tha edhe prind\u00ebrve t\u00eb tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim q\u00eb mor\u00ebm, por ata nuk e prit\u00ebn mir\u00eb fare k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Vjehrra tha: \u201c\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo nuse q\u00eb shkon t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs?!\u201d.<br \/>\nJav\u00ebn e par\u00eb Danieli m\u00eb shoq\u00ebroi vet\u00eb p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb, m\u00eb \u00e7onte dhe m\u00eb merrte. M\u00eb pas ai u largua p\u00ebr n\u00eb Greqi. Jeta pa Danielin m\u00eb dukej shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Sikur t\u00eb mos kisha djalin q\u00eb t\u00eb kaloja koh\u00ebn do t\u00eb m\u00eb ikte mendja. M\u00eb dukej sikur prind\u00ebrit e tij m\u00eb urrenin dhe mezi prisnin t\u00eb m\u00eb ngrinin ndonj\u00eb kurth. Danieli iku n\u00eb Greqi dhe filloi t\u00eb m\u00eb merrte shum\u00eb rrall\u00eb n\u00eb telefon. Edhe kur m\u00eb merrte, vet\u00ebm sa m\u00eb pyeste p\u00ebr djalin. Kjo gj\u00eb po m\u00eb acaronte shum\u00eb. E ndjeja se ai nuk m\u00eb donte m\u00eb si m\u00eb par\u00eb. M\u00ebrzia ime i kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit q\u00eb kishim n\u00eb pun\u00eb. Ai ishte v\u00ebllai i pronarit dhe kujdesej p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e pun\u00ebs duke kontrolluar \u00e7do pun\u00ebtor. Un\u00eb e kisha fillimin dhe sigurisht q\u00eb, si n\u00eb \u00e7do pun\u00eb, edhe un\u00eb b\u00ebja gabime, mir\u00ebpo kjo ra n\u00eb sy t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit i cili nj\u00eb dit\u00eb ai m\u00eb thirri n\u00eb zyr\u00eb duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 shkatht\u00ebsis\u00eb, k\u00ebtu k\u00ebrkohej edhe cil\u00ebsi. \u201cK\u00ebt\u00eb ngulite mir\u00eb n\u00eb mendje!\u201d, m\u00eb tha.<br \/>\nUn\u00eb u largova shum\u00eb e m\u00ebrzitur. Mbas tre dit\u00ebsh ai m\u00eb thirri p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb zyr\u00eb dhe m\u00eb tha: \u201cTi vazhdon t\u00eb jesh nj\u00ebsoj. M\u00eb jep numrin e telefonit q\u00eb un\u00eb t\u00eb t\u00eb njoftoj se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me ty. Do t\u00eb flas me pronarin dhe ai do t\u00eb m\u00eb udh\u00ebzoj\u00eb n\u00ebse do t\u00eb vazhdosh t\u00eb punosh, apo do t\u00eb largohesh nga puna\u201d.<br \/>\nUn\u00eb fillova t\u00eb qaja se ndjehesha e pafuqishme kundrejt atij vendimi q\u00eb do t\u00eb merrnin. Ai m\u2019u afrua, m\u00eb kapi nga krah\u00ebt dhe m\u00eb tha: \u201cMos u m\u00ebrzit se un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb ti t\u00eb mos largohesh nga kjo pun\u00eb\u201d.<br \/>\nFjal\u00ebt e tij sikur m\u00eb qet\u00ebsuan. Ai m\u00eb pyeti se pse nuk m\u00eb shoq\u00ebronte m\u00eb burri dhe un\u00eb i thash\u00eb se ai kishte shkuar n\u00eb Greqi. M\u00eb pas m\u00eb pyeti n\u00ebse kisha t\u00eb ardhura t\u00eb tjera dhe me k\u00eb jetoja. Un\u00eb iu p\u00ebrgjigja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb t\u00eb gjitha pyetjeve q\u00eb ai m\u00eb b\u00ebnte. At\u00eb dit\u00eb, n\u00eb or\u00ebn dhjet\u00eb t\u00eb dark\u00ebs, m\u00eb ra vet\u00ebm nj\u00eb zile n\u00eb telefon. Ishte nj\u00eb num\u00ebr i panjohur. Un\u00eb isha vet\u00ebm n\u00eb dhom\u00ebn time duke v\u00ebn\u00eb djalin n\u00eb gjum\u00eb. I b\u00ebra nj\u00eb zile pa m\u2019u dridhur qerpiku. Ai i ra telefonit prap\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr, d\u00ebgjova nj\u00eb z\u00eb shum\u00eb burr\u00ebror, i cili m\u00eb pyeti:<br \/>\n\u201cMirela, si je?\u201d.<br \/>\nZ\u00ebri i tij sikur m\u00eb shkoi drejt e n\u00eb zem\u00ebr. I thash\u00eb: \u201cMir\u00eb jam, po ju kush jeni?\u201d. Ai m\u00eb tha se ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi, m\u00eb tha se e kishte rregulluar me pronarin dhe ai nuk do t\u00eb m\u00eb p\u00ebrzinte nga puna. Ai vazhdonte m\u00eb pyeste a ndjehesha e lumtur edhe un\u00eb vazhdoja t\u2019u p\u00ebrgjigjesha pyetjeve t\u00eb tij, pa hezituar p\u00ebr asnj\u00eb lloj pyetjeje. Nuk e di, po ajo situat\u00eb m\u00eb dukej shum\u00eb e \u00ebmb\u00ebl, m\u00eb dukej sikur aty pran\u00eb kisha nj\u00eb njeri i cili po interesohej p\u00ebr mua. Telefonatat e tij filluan t\u00eb b\u00ebheshin m\u00eb t\u00eb shpeshta me mua, madje arrit\u00ebm deri aty sa ai m\u00eb hiqte nga puna dhe m\u00eb th\u00ebrriste te zyra. Ai ishte rreth t\u00eb pes\u00ebdhjetave, por ishte nj\u00eb burr\u00eb i pash\u00ebm q\u00eb t\u00eb jepte shum\u00eb siguri. Fjal\u00ebt dhe sjellja e tij m\u00eb b\u00ebnin t\u00eb mos ndjehesha e vetmuar. P\u00ebr t\u00eb mos e zgjatur m\u00eb shum\u00eb, po ju them se, nga vetmia q\u00eb ndjeja, un\u00eb rash\u00eb pre e mashtrimeve t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit. Ai m\u00eb merrte n\u00eb \u00e7do \u00e7ast t\u00eb dit\u00ebs dhe t\u00eb nat\u00ebs dhe, kur un\u00eb kisha nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb, ai m\u00eb ndodhej gjithmon\u00eb pran\u00eb. Nuk e di se si e g\u00ebnjente gruan e tij, por sa her\u00eb q\u00eb un\u00eb e kisha k\u00ebrkuar, ai ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjigjej p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. Edhe un\u00eb nga ana ime isha e gatshme t\u00eb b\u00ebja \u00e7far\u00eb t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte ai dhe p\u00ebr Danielin as q\u00eb m\u00eb binte fare nd\u00ebrmend, ashtu si edhe ai nuk kujtohej fare p\u00ebr mua. Fillova t\u00eb vishesha me rroba firmato, ai m\u00eb merrte nga orari i pun\u00ebs t\u00eb pakt\u00ebn dy-tre her\u00eb n\u00eb jav\u00eb dhe shkonim ku t\u00eb kishim d\u00ebshir\u00eb. Brenda orarit mundohesha t\u00eb kthehesha n\u00eb sht\u00ebpi, por ai m\u00eb merrte orar pa orar n\u00eb telefon dhe m\u00eb d\u00ebrgonte mesazhe nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebja edhe un\u00eb, por me sa duket sjellja ime i ra n\u00eb sy vjehrrit dhe vjehrr\u00ebs.<br \/>\nMbas dy muajsh, u kthye Danieli pa m\u00eb njoftuar fare. Un\u00eb e mora vesh vet\u00ebm kur e pash\u00eb n\u00eb der\u00eb n\u00eb or\u00ebn n\u00ebnt\u00eb t\u00eb dark\u00ebs. M\u00eb dukej shum\u00eb i hutuar dhe sikur nuk kishte fare dashuri p\u00ebr mua, vet\u00ebm djalin e puthte fort. E para gj\u00eb q\u00eb b\u00ebri ishte q\u00eb m\u00eb mori telefonin dhe m\u00eb tha:<br \/>\n\u201cNes\u00ebr do shkojm\u00eb t\u00eb takojm\u00eb prind\u00ebrit e tu n\u00eb fshat\u201d.<br \/>\nUn\u00eb kisha frik\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsi do t\u2019i binte telefonit ose do m\u00eb d\u00ebrgonte mesazhe. E kuptova se ky ishte fundi im dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ashtu ishte. Dit\u00ebn tjet\u00ebr u nisa p\u00ebr n\u00eb fshat te prind\u00ebrit, por Danieli nuk deshi q\u00eb ta merrnim djalin me vete. \u201c\u00cbsht\u00eb ftoht\u00eb\u201d, m\u00eb tha. E ndjeja se di\u00e7ka po ndodhte, por nuk po e kuptoja se pse Danieli ishte aq i qet\u00eb. Kur mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time Danieli takoi prind\u00ebrit e mi dhe pash\u00eb q\u00eb nga xhepi nxori telefonin tim, e ndezi dhe ia tregoi tim eti: \u201cJa, kush \u00ebsht\u00eb vajza juaj! Un\u00eb nuk kam m\u00eb pun\u00eb me t\u00eb\u201d.<br \/>\nBabi i shkret\u00eb nuk kishte \u00e7\u2019t\u00eb thoshte m\u00eb, mbeti i habitur. M\u00eb pas, Danieli iku dhe hapi gjyqin e ndarjes me mua, i rregulloi gj\u00ebrat sipas d\u00ebshir\u00ebs, duke e hedhur djalin mbi veten e tij sepse ai mua m\u00eb akuzonte si nj\u00eb fem\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdal\u00eb, duke u bazuar n\u00eb mesazhet q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb kishte d\u00ebrguar n\u00eb telefon. Un\u00eb, edhe sot e k\u00ebsaj dite jetoj n\u00eb fshatin tim dhe nuk kam mundur t\u00eb lidhem asnj\u00ebher\u00eb me njeriun q\u00eb m\u00eb shkat\u00ebrroi jet\u00ebn sepse nuk e mbaja mend numrin e tij. Im at\u00eb m\u00eb d\u00ebnoi duke ndenjur n\u00eb fshat dhe duke pritur q\u00eb ndonj\u00eb fat tjet\u00ebr t\u00eb m\u00eb trokas\u00eb n\u00eb der\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam Mirela. Sot jam 30 vje\u00e7e dhe dua t\u00eb them se ne femrat jemi shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebta para nj\u00eb mashkulli, madje un\u00eb arrita deri aty sa shkat\u00ebrrova familjen time, duke menduar se kisha gjetur dashurin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Kur isha 14 vje\u00e7e, u dashurova me nj\u00eb djal\u00eb nga fshati im. Ai jetonte n\u00eb Greqi dhe i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-3427","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3427","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3427"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3427\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3427"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3427"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3427"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}