{"id":3409,"date":"2014-09-20T19:59:00","date_gmt":"2014-09-20T19:59:00","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3409"},"modified":"2014-09-20T19:59:00","modified_gmt":"2014-09-20T19:59:00","slug":"nard-ndoka-kryetar-i-pdk-deputet-i-opozites-si-na-gjeti-papa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/nard-ndoka-kryetar-i-pdk-deputet-i-opozites-si-na-gjeti-papa\/","title":{"rendered":"Nard Ndoka, kryetar i PDK, deputet i opozit\u00ebs: Si na gjeti Papa&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i opozit\u00ebs, Nard Ndoka, n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d pohon se vet\u00eb PD-ja duhet t\u00eb reformohet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb parti opozitare q\u00eb t\u00eb pretendoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur s\u00ebrish n\u00eb pushtet. Por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, PD-ja, sipas zotit Ndoka, duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb oponenc\u00ebn e saj n\u00eb Kuvend, megjith\u00ebse bojkoti i opozit\u00ebs ka ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb dhun\u00ebs verbale q\u00eb ka p\u00ebrdorur maxhoranca. Zoti Ndoka pohon q\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb bojkotin e Parlamentit, por edhe i kan\u00eb k\u00ebrkuar maxhoranc\u00ebs q\u00eb t\u00eb jap\u00eb konsensusin e saj. Nd\u00ebrsa p\u00ebr konfliktin maxhoranc\u00eb-Nishani, zoti Ndoka p\u00ebrgjigjet se Nishani po respekton institucionin e Presidenc\u00ebs me q\u00ebndrimin e tij dhe duhet q\u00eb maxhoranca t\u00eb mos sillet dhunsh\u00ebm, duke rivotuar ligjet e kthyera, pa pranin\u00eb e opozit\u00ebs. Kjo maxhoranc\u00eb nuk zbaton premtimet e saj p\u00ebr reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, por sipas Ndok\u00ebs, k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb kontrolloj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb. P\u00ebr deputetin e PDK-s\u00eb, Ndoka, vizita e Pap\u00ebs s\u00eb Vatikanit n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb ngjarje e sh\u00ebnuar historike dhe nj\u00eb certifikat\u00eb e ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha demokratike q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e toleranc\u00ebs e bashk\u00ebjetes\u00ebs fetare t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Petraq Barjami: &#8211; N\u00eb \u00e7far\u00eb dimensioni politik e shoq\u00ebror do t\u00eb ndikoj\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt vizita e Pap\u00ebs?<br \/>\nNard Ndoka: &#8211; Me t\u00eb drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur si vizit\u00eb historike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. S\u00eb pari, Papa Francesku do t\u00eb jap\u00eb mesazhe paqeje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, duke p\u00ebrdorur dhe promovuar vlerat e tolerenc\u00ebs fetare n\u00eb vendin ton\u00eb. S\u00eb dyti, \u00e7do paragjykim se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend islamik, bie ose zbehet totalisht. S\u00eb treti, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi shpirt\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt katolik\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, por edhe besimtar\u00ebt e tjer\u00eb, q\u00eb simboli i paqes n\u00eb bot\u00eb, viziton vendin ton\u00eb. Papa Fran\u00e7esku vjen n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb vendin e Gjergj Kastriotit, atletit t\u00eb Krisht\u00ebrimit Europian dhe N\u00ebn\u00eb Terezes, virtyti i toleranc\u00ebs dhe dashuris\u00eb njer\u00ebzore.<br \/>\n&#8211; Nga nd\u00ebrkoha e vizit\u00ebs e par\u00eb e Pap\u00ebs s\u00eb Vatikanit, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshuar n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\n&#8211; Gjith\u00e7ka. Ka ndryshuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb edhe Shqip\u00ebria, me nj\u00eb ekonomi m\u00eb solide, m\u00eb premtuese, tashm\u00eb jemi kandidat\u00eb p\u00ebr n\u00eb BE, por edhe me nj\u00eb cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb e toleranc\u00ebs dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs fetare t\u00eb vet\u00eb shqiptar\u00ebve. Vet\u00eb zgjedhja e Shqip\u00ebris\u00eb nga ana e Pap\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vizit\u00ebn e par\u00eb pas zgjedhjes s\u00eb tij n\u00eb at\u00eb post, \u00ebsht\u00eb certifikata e ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha demokratike q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\n&#8211; Le t\u00eb kalojm\u00eb tani t\u00eb problemet tona: Zoti Ndoka, a b\u00ebhet (de facto) Presidenti Nishani penges\u00eb e reformave t\u00eb maxhoranc\u00ebs me mosdekretimin e ligjeve mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb cilat jan\u00eb votuar n\u00eb Kuvend me vot\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar?<br \/>\n&#8211; Presidenti \u00ebsht\u00eb institucion i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kushtetues, \u00ebsht\u00eb garant i Kushtetut\u00ebs, n\u00eb kuptimin e akteve ligjore, t\u00eb bashk\u00ebpunimit institucional, t\u00eb harmonizimit dhe koordinimit midis t\u00eb gjitha institucioneve q\u00eb varen direkt nga ai, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, apo si Komandant i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Forcave t\u00eb Armatosura. Presidenti po tregohet n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e detyr\u00ebs s\u00eb tij, i v\u00ebmendsh\u00ebm ndaj reformave, bashk\u00ebpunues, por shum\u00eb i kujdessh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar mbi pal\u00ebt. T\u00eb gjitha ligjet q\u00eb jan\u00eb kthyer nga Presidenti, n\u00eb thelb kan\u00eb qen\u00eb problematike, si nga procedura e miratimit, si nga p\u00ebrmbajtja antikushtetuese, si dhe nga forma e p\u00ebrdorur, duke p\u00ebrjashtuar opozit\u00ebn. Presidenti \u00ebsht\u00eb garanti p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, ndaj ka vepruar drejt, p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsve shqiptar\u00eb, q\u00eb t\u00eb reflektojn\u00eb dhe t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb ato. Por ne kemi nj\u00eb maxhoranc\u00eb t\u00eb dhunshme kartonash, q\u00eb ka p\u00ebrjashtuar konsensusin si nj\u00eb element t\u00eb domosdosh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb sistem demokratik, e cila vazhdon t\u00eb miratoj\u00eb ligje pa konsensus t\u00eb opozit\u00ebs, pra, ligje q\u00eb nuk kan\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mandat i k\u00ebsaj maxhorance. Ligjet nuk miratohen p\u00ebr t\u2019i rikthyer Presidenti, as p\u00ebr t\u2019i hedhur posht\u00eb Gjykata Kushtetuese, por p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb impakt, besim dhe garanci ligjore afatgjata.<br \/>\n&#8211; A mund t\u00eb cil\u00ebsohet nj\u00eb normalitet demokratik dhe\u00a0 kushtetues fakti q\u00eb Presidenti (duke shfryt\u00ebzuar kompetencat e veta kushtetuese) nuk dekreton ligjet q\u00eb Kuvendi i voton me vot\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb Presidenti \u00ebsht\u00eb zgjedhur me vot\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb?<br \/>\n&#8211; Presidenti nuk \u00ebsht\u00eb noter i Kuvendit, por nj\u00eb institucion i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm Kushtetues, q\u00eb kalon n\u00eb filtrat e veta \u00e7do ligj dhe \u00e7do akt q\u00eb miratohet nga Kuvendi, i cili miraton ligje, duke shkelur procedurat parlamentare, pa konsensus, me nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar parlamentare t\u00eb bler\u00eb dhe jo t\u00eb votuar nga qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Maxhoranca aktuale po p\u00ebrpiqet t\u00eb dhunoj\u00eb institucionet dhe pavar\u00ebsin\u00eb e tyre, me t\u00eb ashtuquajturat reforma, duke miratuar n\u00eb Kuvend ligje q\u00eb bien ndesh me Kushtetut\u00ebn, ligje q\u00eb kan\u00eb tendenc\u00ebn tek emrat dhe jo te reforma reale. Presidenti \u00ebsht\u00eb zgjedhur sipas Kushtetut\u00ebs dhe duhet t\u00eb respektohet nga pal\u00ebt.<br \/>\n&#8211; N\u00eb k\u00ebto situata tensioni politik midis maxhoranc\u00ebs dhe Presidentit Nishani, cila do t\u00eb jet\u00eb zgjidhja institucionale?<br \/>\n&#8211; Maxhoranca aktuale, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit duhet t\u00eb respektojn\u00eb vetveten, pik\u00eb s\u00eb pari, institucionin e Presidentit dhe Kushtetut\u00ebn. Nuk mund t\u00eb votohen t\u00eb gjitha dekretet e kthyera t\u00eb Presidentit n\u00eb bllok, me urdh\u00ebr politik. Nj\u00eb maxhoranc\u00eb e p\u00ebrgjegjshme, duhet t\u2019i merrte n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb gjitha v\u00ebrejtjet e b\u00ebra nga institucioni i Presidentit, n\u00ebn frym\u00ebn e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb ligjeve t\u00eb kthyera, duke i kaluar p\u00ebr rishikim n\u00eb komisione parlamentare dhe duke k\u00ebrkuar s\u00ebrish pranin\u00eb e opozit\u00ebs dhe konsensusin. Maxhoranca ka zgjedhur rrug\u00ebn e p\u00ebrplasjeve institucionale, t\u00eb dhunimit me forc\u00ebn e kartonave t\u00eb bler\u00eb, t\u00eb injorimit t\u00eb rolit t\u00eb Presidenc\u00ebs, etj.<br \/>\n&#8211; \u00a0A mendoni se duhet t\u00eb rishikohen kompetencat \u00a0kushtetuese\u00a0 t\u00eb Presidentit, si edhe m\u00ebnyra e zgjedhjes s\u00eb tij?<br \/>\n&#8211; Mendoj se ndryshimet kushtetuese p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gabuara dhe nj\u00eb pazar i ul\u00ebt nga ana e PS-s\u00eb dhe PD-s\u00eb n\u00eb 2008-n. Nuk kemi d\u00ebgjuar n\u00ebse ndonj\u00ebra nga k\u00ebto parti \u00ebsht\u00eb penduar, p\u00ebr ta rikthyer realisht institucionin e Presidentit mbi pal\u00ebt dhe t\u00eb pranuar nga pal\u00ebt, n\u00ebp\u00ebrmjet ndryshimeve ligjore n\u00eb zgjedhjen e tij. Kemi nj\u00eb PS q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gabime, por sot i p\u00ebrtyp ato gabime dhe i shfryt\u00ebzon p\u00ebr interes t\u00eb saj, por n\u00eb d\u00ebm t\u00eb standardeve dhe t\u00eb demokracis\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00a0PD-ja vazhdon bojkotin n\u00eb Parlament. A ndikon kjo klim\u00eb e polarizuar politike n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb procesin e integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr fillimin e negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me BE-n\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb?<br \/>\n&#8211; Bojkoti nga ana e PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb kusht\u00ebzuar nga sjellja arrogante e disa deputet\u00ebve t\u00eb maxhoranc\u00ebs n\u00eb Kuvend, deri n\u00eb dhun\u00eb fizike. Kur Parlamenti kalon nga institucion debati dhe alternativash politike, n\u00eb ring boksi, n\u00eb dhun\u00eb verbale e institucionale, at\u00ebhere bojkoti mbetet si mund\u00ebsi. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj klime tensionimi, i takon maxhoranc\u00ebs t\u00eb krijoj\u00eb hap\u00ebsirat p\u00ebr rikthimin e opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend. Me gjith\u00eb k\u00ebto pengesa, un\u00eb mendoj se bojkoti \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr opozit\u00ebn. Bojkoti nuk pengon procesin e integrimit, por tregon se n\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb klas\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme politike.<br \/>\n&#8211; Bojkoti i PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar nga shum\u00ebkush si munges\u00eb e strategjis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozit\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Sipas jush, cila do t\u00eb ishte strategjia m\u00eb efikase e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozit\u00eb t\u00eb fuqishme dhe bind\u00ebse?<br \/>\n&#8211; Opozita institucionale dhe efikase b\u00ebhet n\u00eb Kuvend, por ka forma dhe m\u00ebnyra t\u00eb tjera p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb opozit\u00ebn. PD-ja ka nevoj\u00eb n\u00eb k\u00ebto momente ndoshta p\u00ebr pak qet\u00ebsi dhe p\u00ebrkushtim n\u00eb riformatimin e vetvetes. Duke shpresuar n\u00eb nj\u00eb PD m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe nj\u00eb opozit\u00eb m\u00eb t\u00eb organizuar dhe me nj\u00eb vendim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb rikthimit n\u00eb Kuvend.<br \/>\n&#8211; T\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb takuar zoti Basha, jan\u00eb shprehur kund\u00ebr bojkotit t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb Parlament. At\u00ebhere, kur edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk t\u00eb mb\u00ebshtesin, a ka sens politik bojkoti?<br \/>\n&#8211; T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr bojkotit, madje edhe vet\u00eb zoti Basha, por bojkoti ka nj\u00eb arsye politike dhe morale, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt i k\u00ebrkojn\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb kthehet n\u00eb Kuvend, por edhe maxhoranc\u00ebs t\u00eb vendos\u00eb dialogun dhe konsensusin e dhunuar, duke krijuar garanci p\u00ebr jet\u00eb normale parlamentare. Kur ka nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb bojkoton, ka nj\u00eb problem madhor, pra, ka shkak dhe pasoj\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, maxhoranca \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr t\u00eb dyja.<br \/>\n&#8211; Pavar\u00ebsisht ar\u00ebsyetimit q\u00eb b\u00ebn PD-ja p\u00ebr bojkotin e Parlamentit, cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj, a duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb bojkoti?<br \/>\n&#8211; Bojkoti nuk duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb, por beteja politike n\u00eb Kuvend duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e organizuar dhe m\u00eb e fort\u00eb. Ne nuk duhet t\u00eb zbrapsemi nga disa deputet\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me Kuvendin dhe jan\u00eb rast\u00ebsisht aty, t\u00eb cil\u00ebt po keqp\u00ebrdoren nga pal\u00ebt.<br \/>\n&#8211; \u00a0\u00a0\u00c7far\u00eb hapash konkret\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb maxhoranca, opozita, apo t\u00eb dyja nj\u00ebkoh\u00ebsisht, p\u00ebr t\u00eb zbutur k\u00ebt\u00eb polarizim politik, p\u00ebr hir t\u00eb integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si an\u00ebtare e BE-s\u00eb?<br \/>\n&#8211; Maxhoranca duhet t\u00eb distancohet dhe t\u2019i d\u00ebnoj\u00eb aktet e rruga\u00e7\u00ebris\u00eb n\u00eb Kuvend, duhet t\u00eb krijoj\u00eb klim\u00ebn p\u00ebr dialog, duhet t\u00eb respektoj\u00eb dhe t\u00eb pranoj\u00eb opozit\u00ebn si nj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr sistemin, t\u00eb rikthej\u00eb besimin dhe konsensusin politik.<br \/>\n&#8211; Zoti Basha \u00ebsht\u00eb shprehur se PD-ja studion mund\u00ebsin\u00eb e bojkotimit t\u00eb zgjedhjeve vendore n\u00eb 2015, si reagim i kund\u00ebrshtimit t\u00eb Reform\u00ebs Territoriale. Ju, si parti, apo edhe si Union Demokristian, do t\u00eb ndiqni t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn politik\u00eb me PD-n\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nuk ka nj\u00eb vendim p\u00ebr bojkot t\u00eb zgjedhjeve dhe nuk besoj se do t\u00eb ket\u00eb, por nj\u00eb ndryshim i rregullave t\u00eb loj\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb reagim dhe nj\u00eb vendim t\u00eb merituar. Maxhoranca duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga tentativat p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar opozit\u00ebn nga e drejta kushtetuese. Maxhoranca duhet t\u00eb konkurroj\u00eb me opozit\u00ebn dhe jo me veten, ndaj rregullat vendosen dhe pranohen bashkarisht.<br \/>\n&#8211; Zoti Ndoka, ju si e shpjegoni q\u00eb asnj\u00eb zyrtar i lart\u00eb apo politikan deri tani n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion, edhe pse nga t\u00eb gjith\u00eb pohohet se ka korrupsion, kur nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha vendet ballkanike jan\u00eb d\u00ebnuar edhe ish-kryeministra?<br \/>\n&#8211; K\u00ebt\u00eb pyetje duhet t\u2019ia b\u00ebni Kryeministrit. Ai ka patur dikur n\u00eb opozit\u00eb nj\u00eb dosje me \u201cz\u00eb dhe figur\u00eb\u201d dhe nj\u00eb premtim, q\u00eb \u201c\u2026kur t\u00eb vijm\u00eb ne n\u00eb pushtet, do ta gjykojm\u00eb skandalin e madh korruptiv\u2026\u201d. N\u00ebse maxhoranca dhe qeverisja aktuale nuk e fillon nga vetja, t\u00eb tjerat jan\u00eb demagogji dhe luft\u00eb klanesh.<br \/>\n&#8211; Maxhoranca, por edhe Presidenti Nishani kan\u00eb pohuar domosdoshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb reforme n\u00eb drejt\u00ebsi, por t\u00eb dy k\u00ebta subjekte politike jan\u00eb n\u00eb kahe t\u00eb kund\u00ebrta. Cila do t\u00eb ishte reforma e duhur n\u00eb Drejt\u00ebsi?<br \/>\n&#8211; Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb q\u00eb t\u00eb realizohet, por mungon vullneti politik, si dje, ashtu edhe sot. Maxhoranca nuk k\u00ebrkon reform\u00eb dhe standarde, por thjesht kontroll mbi drejt\u00ebsin\u00eb. Kjo maxhoranc\u00eb ka hedhur posht\u00eb me vot\u00eb politike emra gjyqtar\u00ebsh nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb sistem (rasti i Gjovalin P\u00ebrndoc\u00ebs e Petrit Cenos). Kjo maxhoranc\u00eb, megjith\u00ebse ka kritikuar me t\u00eb drejt\u00eb maxhorancen e kaluar, na kishte premtuar se nuk do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, por po vepron nj\u00ebsoj. T\u00eb gjith\u00eb i sulmojm\u00eb gjyqtar\u00ebt dhe sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, por un\u00eb mendoj se ne kemi nj\u00eb sistem mjaft funksional dhe t\u00eb strukturuar shum\u00eb mir\u00eb, gjykata te nivelit t\u00eb par\u00eb funksionale, Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb shum\u00eb profesionale, Gjykat\u00eb Administrative, Gjykat\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda, Gjykat\u00eb Kushtetuese, pra, sistemi funksionon. Duke e krahasuar me sistemin ton\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, p\u00ebr shembull me administrat\u00ebn lokale, me administrat\u00ebn e lart\u00eb shtet\u00ebrore, me doganat, tatimet, policin\u00eb etj., ku vazhdojn\u00eb t\u00eb ndryshohen zyrtar\u00ebt sa her\u00eb ndryshojn\u00eb shefat e tyre, sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb mbetet sistemi m\u00eb i konsoliduar dhe m\u00eb profesional, duke e rritur performanc\u00ebn dhe cil\u00ebsin\u00eb nga viti n\u00eb vit. Fjala \u201creform\u00eb\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb e madhe, sistemi ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime dhe mbeshtetje politike.<br \/>\n&#8211; Ju keni t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u201cFullani\u201d sikurse PD-ja?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb kam q\u00ebndrimin tim, q\u00eb \u00e7do zyrtar duhet t\u00eb hetohet dhe jo t\u00eb lan\u00e7ohet, \u00e7do zyrtar duhet ta ndjej\u00eb veten t\u00eb kontrolluar, por edhe t\u00eb respektuar. Rasti \u201cFullani\u201d, m\u00eb tep\u00ebr po p\u00ebrdoret p\u00ebr \u201cshou\u201d mediatik dhe politik, sesa realisht ka pesh\u00eb dhe v\u00ebmendje reale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i opozit\u00ebs, Nard Ndoka, n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d pohon se vet\u00eb PD-ja duhet t\u00eb reformohet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb parti opozitare q\u00eb t\u00eb pretendoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur s\u00ebrish n\u00eb pushtet. Por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, PD-ja, sipas zotit Ndoka, duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb oponenc\u00ebn e saj n\u00eb Kuvend, megjith\u00ebse bojkoti i opozit\u00ebs ka ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[442],"class_list":["post-3409","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","tag-papa"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3409","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3409"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3409\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3409"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3409"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3409"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}