{"id":3394,"date":"2014-09-20T14:54:44","date_gmt":"2014-09-20T14:54:44","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3394"},"modified":"2014-09-20T14:54:44","modified_gmt":"2014-09-20T14:54:44","slug":"sali-berisha-rama-eshte-xheloz-per-arritjet-e-qeverisjes-sime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/sali-berisha-rama-eshte-xheloz-per-arritjet-e-qeverisjes-sime\/","title":{"rendered":"Sali Berisha: Rama \u00ebsht\u00eb xheloz p\u00ebr arritjet e qeverisjes sime"},"content":{"rendered":"<p>Zotin Berisha e takuam n\u00eb zyr\u00ebn e tij t\u00eb re n\u00eb SHQUP, duke dh\u00ebn\u00eb porosit\u00eb e fundit p\u00ebr funksionimin e Parlamentit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, paralel me at\u00eb komb\u00ebtar&#8230;<\/p>\n<p>Kaso Kosa: &#8211; Zoti Berisha, d\u00ebshiroja t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb intervist\u00eb, por shoh se jeni shum\u00eb i z\u00ebn\u00eb me strukturat e reja t\u00eb partis\u00eb.<br \/>\nSali Berisha: &#8211; Mbarova Kaso. Po jap udh\u00ebzimet e fundit se si duhet me funksionu ky parlament qy ka me i sjell Shqip\u00ebris\u00eb kthes\u00ebn e madhe q\u00eb populli po e pret me padurim, i zhg\u00ebnjyer nga qeveria e mashtruesit dhe mafiozit Edvin Rama. Ky do t\u00eb jet\u00eb parlamenti i fitores, parlamenti i liris\u00eb, parlamenti i shpres\u00ebs, parlamenti&#8230;<br \/>\n&#8211; Ju keni vendosur p\u00ebrfundimisht q\u00eb ta bojkotoni Parlamentin, duke krijuar struktura paralele?<br \/>\n&#8211; Me keqardhje e them se nuk kemi me hy m\u00eb n\u00eb at\u00eb parlament t\u00eb mbushur me kriminel\u00eb, n\u00eb parlamentin e mafioz\u00ebve ku jan\u00eb nd\u00ebrtu skenar\u00eb makab\u00ebr p\u00ebr eleminimin e opozit\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb fjala vet\u00ebm p\u00ebr eleminimin verbal, por edhe p\u00ebr at\u00eb fizik, p\u00ebrmes nj\u00eb plani mafioz me rrahje deputet\u00ebsh t\u00eb renditur me list\u00eb. Mir\u00eb se Strazimiri, Halimi, Flamuri, apo deputetet femra jan\u00eb t\u00eb rinj dhe mund ta p\u00ebrballojn\u00eb, po un\u00eb, a kam fuqi me e p\u00ebrballu rripin e Edvin Ram\u00ebs? S\u00eb dyti, si me hy n\u00eb at\u00eb parlament kur Erion Veliaj b\u00ebn dy dasma p\u00ebr me sfidu shqiptar\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb buk\u00eb me hang\u00ebr? Jo! Ta them un\u00eb ty! Jo dhe jo! Nuk m\u00eb len morali me bashk\u00ebjetu me nj\u00eb parlament t\u00eb till\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ju mbrojt\u00ebt governatorin Fullani duke akuzuar Ram\u00ebn se ai urdh\u00ebroi arrestimin e tij&#8230;<br \/>\n&#8211; Edvin Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriminel. Ai urdh\u00ebroi arrestimin e Fullanit p\u00ebr q\u00ebllime mafioze, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb lek\u00ebt q\u00eb ka banka, se nuk i kan\u00eb dal\u00eb 20% q\u00eb mori e po merr nga tenderat dhe lejet e nd\u00ebrtimeve. Si, mor, p\u00ebr nj\u00eb egoiz\u00ebm apo hakmarrje personale rrezikon jet\u00ebn e njeriut m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb financave?! Po a mund t\u00eb vihen n\u00eb ballanc\u00eb 7 milion dollar\u00eb, me jet\u00ebn e nj\u00eb njeriu? E dini ju q\u00eb kam qen\u00eb un\u00eb q\u00eb i d\u00ebrgova barna p\u00ebr me i forcu zemr\u00ebn se Fullani u b\u00eb keq vet\u00ebm nj\u00eb or\u00eb pas arrestimit? Dhe, ja ku po jua them se sikur t\u00eb mos kisha nd\u00ebrhy un\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb miq\u00ebsore te trupi gjykues q\u00eb ta lironin, ne sot do t\u00eb ishim pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb funeralin e tij. E p\u00ebrsh\u00ebndes humanizmin e madh t\u00eb tre gjyqtar\u00ebve q\u00eb hodh\u00ebn posht\u00eb me guxim presionin e Edvin Ram\u00ebs p\u00ebr me eleminu Fullanin&#8230;<br \/>\n&#8211; Do jepni ju mendim p\u00ebr zgjedhjen e guvernatorit te ri?<br \/>\n&#8211; Kurr\u00ebn e kurr\u00ebs! Un\u00eb nuk kam nd\u00ebrhy e nuk do t\u00eb nd\u00ebrhyj n\u00eb asnji rast n\u00eb kompetencat e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. Bujari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burr\u00eb i zgjuar dhe nuk e ngat\u00ebrron detyr\u00ebn me miq\u00ebsin\u00eb. Ka dy vjet n\u00eb detyr\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb ka pyetur p\u00ebr vendimet q\u00eb merr. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i pavarur se \u00e7do president tjet\u00ebr q\u00eb ka patur vendi yn\u00eb n\u00eb k\u00ebta 24 vjet demokraci. Dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, un\u00eb e fal\u00ebnderoj dhe po jua them tani q\u00eb do t\u2019i rekomandoj Lulzim Bash\u00ebs q\u00eb kur t\u2019i mbaroj\u00eb mandati i par\u00eb, ta propozoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ju ankoheni se pozita nuk do t\u2019ia dij\u00eb fare p\u00ebr opozit\u00ebn e n\u00eb ve\u00e7anti, Rama, ju ka injoruar juve si nj\u00ebshi i opozit\u00ebs&#8230;<br \/>\n&#8211; D\u00ebgjo mue! Un\u00eb po t\u00eb dua, p\u00ebr 24 or\u00eb e p\u00ebrmbys Edvin Ram\u00ebn. A e more vesh q\u00eb pardje mue mu ban\u00eb nj\u00eb milion fansa n\u00eb Facebook? E din ti \u00e7\u2019domethan\u00eb nj\u00eb milion fansa? Mjafton q\u00eb un\u00eb t\u2019u baj thirrje q\u00eb t\u00eb ngrihen dhe p\u00ebr 24 or\u00eb i ke t\u00eb nj\u00eb milion k\u00ebtu, n\u00eb shesh. Po nuk dua vet\u00eb tani p\u00ebr tani, sa ta marr\u00eb veten Lulzimi n\u00eb postin e kryetarit t\u00eb partis\u00eb. Pas konsolidimit t\u00eb postit dhe pasi t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb disa sekrete t\u00eb drejtimit t\u00eb pushtetit, do ta rr\u00ebzojm\u00eb Edvin Ram\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, t\u00eb jesh i sigurt\u00eb.<br \/>\n\u2013 Ju keni bindjen se Lulzimi \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb drejtoj\u00eb qeverin\u00eb me kund\u00ebrshtar Ram\u00ebn e Met\u00ebn?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb m\u00eb i zoti nga sa e njihni ju! E dini pse e kam p\u00ebrkrah dhe vazhdoj ta p\u00ebrkrah at\u00eb djal\u00eb? Ta them un\u00eb ty! Lulzimi \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb i sinqert\u00eb q\u00eb kam njohur un\u00eb. Q\u00ebkur e b\u00ebra Minist\u00ebr t\u00eb Transportit dhe Telekomunikacionit, ai m\u00eb erdhi n\u00eb zyr\u00eb dhe, duke qar\u00eb, m\u00eb tha se nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar me detyra t\u00eb v\u00ebshtira, ndaj ta liroja. Un\u00eb e kam provu duke e v\u00ebn\u00eb disa her\u00eb minist\u00ebr, si p\u00ebr rrug\u00ebt, si t\u00eb brendsh\u00ebm, t\u00eb jasht\u00ebm dhe ai ka shk\u00eblqyer. Ka zbatuar \u00e7\u2019i thosha un\u00eb dhe \u00e7\u2019i k\u00ebrkoja un\u00eb. Edhe tani ban at\u00eb q\u00eb i them un\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb brilant! Un\u00eb jam zem\u00ebrbut\u00eb se jam kardiolog. T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e sinqert\u00eb dhe ata q\u00eb m\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb falje, i marr pran\u00eb dhe u jap mund\u00ebsi t\u00eb dyt\u00eb. K\u00ebt\u00eb b\u00ebra me Imamin, me Pollon, me Edi Selamin, me Cek\u00ebn, madje edhe me Islamin, q\u00eb m\u00eb k\u00ebrkoi falje p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimin e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr thyerje kafkash.<br \/>\n&#8211; Akuzoni Ministren Kodheli p\u00ebr helikopter\u00ebt n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb policis\u00eb, porse ish-Ministri Imami vuri dy helikopter\u00eb p\u00ebr Zajmin\u00ebn&#8230;<br \/>\n&#8211; Aaaaa! Kjo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Mimi \u00ebsht\u00eb shkelje e betimit ushtarak, nuk e lejon kushtetuta t\u00eb p\u00ebrdoret ushtria kund\u00ebr popullit t\u00eb thjesht\u00eb. Nd\u00ebrsa p\u00ebr Vasjarin, apo p\u00ebr \u00c7iljet\u00ebn, un\u00eb jam gati t\u00eb v\u00ebm\u00eb jo vet\u00ebm helikopter\u00ebt, por t\u00eb gjith\u00eb ushtrin\u00eb n\u00eb dispozicion, sepse ato jan\u00eb yjet e muzik\u00ebs shqiptare. Ato ven\u00eb n\u00ebp\u00ebr dasma dhe i sjellin popullit relaks, g\u00ebzim dhe e arg\u00ebtojn\u00eb. Nj\u00eb popull q\u00eb k\u00ebndon e vall\u00ebzon b\u00ebhet i lumtur dhe k\u00ebto k\u00ebng\u00ebtare ia shtojn\u00eb lumturin\u00eb. Ta them un\u00eb, se k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, \u00e7\u2019kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ata fshatar\u00ebt e gjor\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsi q\u00eb i tmerrun me helikoptera ushtrie? Kan\u00eb mbjell\u00eb nga nj\u00eb fije kanabisi, do thoni ju. Po mir\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb! Un\u00eb e lash\u00eb Lazaratin t\u00eb mbjell\u00eb e korr\u00eb kanabis p\u00ebr 8 vjet e nuk nd\u00ebrhyra, me bindjen se u rrisja mir\u00ebqenien banor\u00ebve t\u00eb vobekt\u00eb t\u00eb Lazaratit. Edhe banor\u00ebt merrnin ndonj\u00eb lek, edhe p\u00ebr ne t\u00eb tjer\u00ebt ngelej ndonj\u00eb th\u00ebrrime\u2026<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit, zoti Berisha: A b\u00ebheni xheloz q\u00eb Edi Rama brenda nj\u00eb viti \u00ebsht\u00eb ftuar dhe respektuar nga shum\u00eb p\u00ebrsonalitete t\u00eb shteteve per\u00ebndimore dhe lindore?<br \/>\n&#8211; Aspak. Ta them un\u00eb ty. P\u00ebrkundrazi, Rama \u00ebsht\u00eb xhelozuar p\u00ebr mua dhe m\u00eb imiton n\u00eb \u00e7do hap q\u00eb b\u00ebn. N\u00eb Gjermani, kam shku un\u00eb p\u00ebrpara tij dhe kam dhan\u00eb konferenc\u00eb shtypi me zonj\u00ebn Merkel. N\u00eb Turqi, kam shku p\u00ebrpara tij. N\u00eb Kin\u00eb, po ashtu. Madje n\u00eb Kin\u00eb, un\u00eb ia kam kaluar sepse ngjita edhe Murin e Madh Kinez e ai nuk guxoi me m\u00eb sfidu! N\u00eb \u00e7do aspekt ta marr\u00ebsh, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb m\u00eb sfidoj\u00eb, por pa ia arritur. Mjafton t\u00eb shikojm\u00eb gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet vendi q\u00eb po shkon drejt gremin\u00ebs, kur un\u00eb e rendita mes vendeve me ekonomin\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar n\u00eb bot\u00eb. K\u00ebt\u00eb e shohin t\u00eb gjith\u00eb, ve\u00e7 atyre q\u00eb nuk duen me e shiku.<\/p>\n<p>Bisedoi me shaka: KASO KOSA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zotin Berisha e takuam n\u00eb zyr\u00ebn e tij t\u00eb re n\u00eb SHQUP, duke dh\u00ebn\u00eb porosit\u00eb e fundit p\u00ebr funksionimin e Parlamentit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, paralel me at\u00eb komb\u00ebtar&#8230; Kaso Kosa: &#8211; Zoti Berisha, d\u00ebshiroja t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb intervist\u00eb, por shoh se jeni shum\u00eb i z\u00ebn\u00eb me strukturat e reja t\u00eb partis\u00eb. Sali Berisha: &#8211; Mbarova [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,99],"tags":[],"class_list":["post-3394","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-kaso-kosa"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3394","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3394"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3394\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3394"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3394"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3394"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}