{"id":3380,"date":"2014-09-19T20:25:38","date_gmt":"2014-09-19T20:25:38","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3380"},"modified":"2014-09-19T20:25:38","modified_gmt":"2014-09-19T20:25:38","slug":"dy-disfatat-e-jetes-sime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/dy-disfatat-e-jetes-sime\/","title":{"rendered":"Dy disfatat e jet\u00ebs sime"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje gazeta \u201cIntervista\u201d! Un\u00eb q\u00eb ju shkruaj quhem Sokol dhe jam tridhjet\u00eb vje\u00e7. Sapo kam mbaruar shkoll\u00ebn e lart\u00eb dhe jam duke k\u00ebrkuar pun\u00eb. P\u00ebr momentin, dua t\u00eb v\u00eb rregull n\u00eb jet\u00ebn time dhe t\u00eb rifilloj t\u00eb jetoj si njeri normal.<\/p>\n<p>Mezi arrita ta mbaroja shkoll\u00ebn e lart\u00eb, pasi gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe kam pasur shum\u00eb probleme. Un\u00eb kam lindur n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Durr\u00ebsit dhe prind\u00ebrit e mi ishin shum\u00eb keq ekonomikisht. Ata mezi arrinin t\u00eb na siguronin buk\u00ebn, le pastaj gj\u00ebrat e tjera. Jam m\u00ebsuar t\u00eb kem ftoht\u00eb n\u00eb dim\u00ebr dhe t\u00eb robtohem n\u00eb ver\u00eb. P\u00ebr t\u00eb pasur ndonj\u00eb lek, m\u00eb duhej t\u00eb ngrihesha q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes e t\u00eb vija n\u00eb Tiran\u00eb, ku punoja si kamarier. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb isha vet\u00ebm pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7, por duhet ta b\u00ebja k\u00ebt\u00eb sakrific\u00eb. Shkoll\u00ebn e kam pasur gjithnj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Doja t\u00eb vija n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb mbaroja universitetin dhe t\u00eb isha dikushi n\u00eb jet\u00eb. Gjithnj\u00eb e kam ditur se prind\u00ebrit e mi nuk ma siguronin dot mb\u00ebshtetjen e duhur, sepse nuk kishin mund\u00ebsi, me gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e tyre t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nK\u00ebshtu, un\u00eb u m\u00ebsova t\u00eb punoja q\u00eb i vog\u00ebl. P\u00ebrpiqesha t\u00eb ruaja edhe ndonj\u00eb lek m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb t\u2019ua jepja prind\u00ebrve. P\u00ebr veshje as q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb, pasi kishim gj\u00ebra t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb.<br \/>\nKur mbarova gjimnazin, konkurova p\u00ebr Universitet dhe arrita t\u00eb fitoja, madje t\u00eb dilja i dyti. Isha shum\u00eb i lumtur dhe krenar p\u00ebr veten time. Kisha punuar edhe gjat\u00eb ver\u00ebs k\u00ebshtu q\u00eb kisha kursyer lek\u00eb p\u00ebr t\u2019u regjistruar dhe mezi po prisja ta b\u00ebja k\u00ebt\u00eb.<br \/>\nGjat\u00eb asaj kohe, n\u00eb kulmin e g\u00ebzimit tim, mamaja ime u s\u00ebmur. Shkuam n\u00ebp\u00ebr doktor\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb lek\u00ebt q\u00eb kisha hequr p\u00ebr universitetin, i harxhova p\u00ebr t\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, ajo doli me kancer. E kishim t\u00eb pamundur t\u2019i ofronim kura apo trajtime t\u00eb shtrenjta. Mamaja u operua dhe nisi t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohej. Mua m\u2019u desh ta lija shkoll\u00ebn at\u00eb vit. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kisha m\u00eb lek\u00eb, por edhe m\u00eb duhej t\u00eb rrija af\u00ebr saj. Mjek\u00ebt ia hoq\u00ebn shpresat.<br \/>\nKam kaluar ndoshta periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb jet\u00ebs sime. Ndihesha i vrar\u00eb shpirt\u00ebrisht&#8230; Kam qen\u00eb shum\u00eb i lidhur me maman\u00eb. Kur mendoja sakfrificat q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mua, t\u00ebrbohesha. Kisha \u00ebnd\u00ebrruar gjithnj\u00eb q\u00eb t\u2019i siguroja nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, qoft\u00eb edhe p\u00ebr pak, por un\u00eb ende nuk kisha nj\u00eb shkoll\u00eb, nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nAjo vdiq n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb n\u00eb fshat, e varf\u00ebr dhe e vuajtur, si\u00e7 kishte jetuar gjithnj\u00eb.<br \/>\nEdhe vitin tjet\u00ebr nuk shkova dot n\u00eb shkoll\u00eb. Isha i mbytur nga dhimbja dhe hidh\u00ebrimi. Nuk b\u00ebja dot asgj\u00eb. M\u00eb pas, vendosa t\u00eb vija rregull n\u00eb jet\u00ebn time dhe t\u00eb rinisja pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb realizuar \u00ebndrrat q\u00eb kisha. I vura vetes q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebja p\u00ebr maman\u00eb time.<br \/>\nK\u00ebshtu, konkurova s\u00ebrish, k\u00ebsaj here n\u00eb mjek\u00ebsi. Doja q\u00eb p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebr maman\u00eb time, ta b\u00ebja k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb do t\u00eb s\u00ebmureshin. Doja vet\u00ebm t\u00eb shp\u00ebtoja jet\u00eb njer\u00ebzish.<br \/>\nK\u00ebshtu, nisa t\u00eb m\u00ebsoja. Deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nuk kisha pasur asnj\u00eb lidhje. Kushtet e mia t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb jetes\u00ebs kishin b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos interesohesha p\u00ebr vajzat, pasi nuk kisha mund\u00ebsi. N\u00eb vitin e dyt\u00eb t\u00eb fakultetit, arrita t\u00eb sistemohesha disi. Punoja, arrija t\u2019i nxirrja vet\u00eb shpenzimt e mia dhe t\u00eb isha i qet\u00eb p\u00ebr m\u00ebsimet, por gjat\u00eb asaj kohe, njoha Julin. Ajo studionte bashk\u00eb me mua. Ishte nj\u00eb vajz\u00eb e urt\u00eb dhe shum\u00eb e mir\u00eb. N\u00eb fillim, vet\u00ebm m\u00ebsonim bashk\u00eb. Shk\u00ebmbenim idet\u00eb dhe mendimet tona p\u00ebr m\u00ebsimet. M\u00eb pas, nis\u00ebm t\u00eb pinim kafe pas m\u00ebsimit e t\u00eb bisedonim edhe p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tjera. Nis\u00ebm t\u00eb p\u00eblqeheshim. Nga fundi i vitit t\u00eb dyt\u00eb, ne u lidh\u00ebm.<br \/>\nJetonim t\u00eb dy n\u00eb konvikt, ishim n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e koh\u00ebs ishim bashk\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 meje, ajo dilte edhe me dy shoqe, t\u00eb cilat i kishte n\u00eb dhom\u00eb. Me ato hapej p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. Kur nuk ishte me mua, pa diskutim, ishte me to.<br \/>\nIsha shum\u00eb i qet\u00eb dhe i lumtur me t\u00eb. N\u00eb disa gj\u00ebra, ajo m\u00eb kujtonte maman\u00eb time. E doja gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, aq sa po mendoja q\u00eb t\u00eb fejohesha me t\u00eb. Isha i bindur q\u00eb ajo ishte vajza q\u00eb kisha \u00ebnd\u00ebrruar, me t\u00eb cil\u00ebn doja t\u00eb kaloja jet\u00ebn time, por qe vet\u00eb Juli q\u00eb ia vuri shkelmin k\u00ebsaj \u00ebndrre. Ajo u tregua shum\u00eb harbute dhe e ul\u00ebt.<br \/>\nAt\u00eb dit\u00eb, un\u00eb kisha bler\u00eb nj\u00eb tuf\u00eb me lule dhe po shkoja n\u00eb dhom\u00ebn e saj p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nj\u00eb surpriz\u00eb. Ende nuk isha i sigurt\u00eb n\u00ebse duhet t\u2019i thoja p\u00ebr fejes\u00ebn apo jo, por isha i sigurt\u00eb se e doja shum\u00eb at\u00eb vajz\u00eb.<br \/>\nPo ecja n\u00eb korridor dhe ndalova p\u00ebrpara der\u00ebs s\u00eb saj. Nga aty, d\u00ebgjova z\u00ebrin e saj karakteristik, nd\u00ebrsa po fliste me shoqet.<br \/>\n\u201cH\u00eb mi se Sokoli se si \u00ebsht\u00eb!\u201d, tha nj\u00ebra prej tyre.<br \/>\nPo flisnin p\u00ebr mua. Qesha dhe vazhdova t\u00eb q\u00ebndroja aty, sepse doja t\u00eb d\u00ebgjoja si do t\u00eb m\u00eb mbronte Juli, por n\u00eb fakt, d\u00ebgjova prej goj\u00ebs s\u00eb saj gj\u00ebra t\u00eb tmerrshme.<br \/>\n\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb\u00e7ik si katundar, madje pak si shum\u00eb, tha ajo. Po \u00e7far\u00eb t\u2019i b\u00ebj?! Jam rehat me t\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn derisa t\u00eb mbaroj\u00eb shkolla. K\u00ebshtu, asnjeri nuk m\u00eb ngacmon. Si p\u00ebr t\u00eb dashur t\u00eb par\u00eb, mir\u00eb \u00ebsht\u00eb! Pastaj, \u201cciao\u201d!\u201d.<br \/>\nNuk po arrija ta besoja q\u00eb ishte ajo q\u00eb i nxirrte nga goja k\u00ebto fjal\u00eb. I rash\u00eb der\u00ebs. Kur ma hapi, nisi t\u00eb buz\u00ebqeshte \u00ebmb\u00ebl, nd\u00ebrsa vajzat e tjera po n\u00ebnqeshnin. I hodha lulet p\u00ebrtok\u00eb, i thash\u00eb se isha krenar q\u00eb isha fshatar, por t\u00eb pakt\u00ebn un\u00eb kisha dinjitet dhe ndershm\u00ebri, dy gj\u00ebra q\u00eb ajo nuk do t\u2019i kishte kurr\u00eb. U largova dhe nuk i fola m\u00eb.<br \/>\nE pata t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb rikthehesha n\u00eb shkoll\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrqendrohesha n\u00eb m\u00ebsim nd\u00ebrsa e kisha at\u00eb aty rrotull, por i vura q\u00ebllim vetes ta neglizhoja dhe ia dola. Tani po pres q\u00eb diploma t\u00eb m\u00eb hyj\u00eb n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb lumtur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje gazeta \u201cIntervista\u201d! Un\u00eb q\u00eb ju shkruaj quhem Sokol dhe jam tridhjet\u00eb vje\u00e7. Sapo kam mbaruar shkoll\u00ebn e lart\u00eb dhe jam duke k\u00ebrkuar pun\u00eb. P\u00ebr momentin, dua t\u00eb v\u00eb rregull n\u00eb jet\u00ebn time dhe t\u00eb rifilloj t\u00eb jetoj si njeri normal. Mezi arrita ta mbaroja shkoll\u00ebn e lart\u00eb, pasi gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe kam pasur shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-3380","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3380","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3380"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3380\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3380"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3380"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3380"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}