{"id":3357,"date":"2014-09-18T15:20:20","date_gmt":"2014-09-18T15:20:20","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3357"},"modified":"2014-09-18T15:24:27","modified_gmt":"2014-09-18T15:24:27","slug":"xhensila-besin-do-ta-pranoja-edhe-me-biciklete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/xhensila-besin-do-ta-pranoja-edhe-me-biciklete\/","title":{"rendered":"Xhensila: Besin do ta pranoja edhe me bi\u00e7iklet\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>U desh\u00ebn \u201cEthet e s\u00eb premtes mbr\u00ebma\u201d q\u00eb ajo t\u00eb shfaqte talentin e saj dhe q\u00eb at\u00ebhere, gjith\u00e7ka mori mbar\u00eb p\u00ebr vajz\u00ebn bukuroshe e cila fal\u00eb pun\u00ebs dhe ideve t\u00eb qarta, tani shkel n\u00eb sken\u00eb me sigurin\u00eb e dikujt q\u00eb noton mir\u00eb n\u00eb uj\u00ebrat e thella t\u00eb muzik\u00ebs. Besi, muzika dhe imazhi jan\u00eb fjal\u00ebt ky\u00e7 n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb me k\u00ebng\u00ebtaren, tek e cila, kombinimi perfekt i z\u00ebrit me paraqitjen, nuk mund t\u00eb gjeneronte ve\u00e7se sukses, nj\u00ebsoj si n\u00eb rastin e klipit \u201cVespa\u201d, q\u00eb sapo ka nxjerr\u00eb n\u00eb treg\u2026<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Xhensila, \u201cVespa\u201d \u00ebsht\u00eb ndoshta k\u00ebnga me klipin m\u00eb interesant k\u00ebt\u00eb ver\u00eb\u2026 T\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur koh\u00eb q\u00eb nga ideja e deri te realizimi?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb lan\u00e7uar k\u00ebto dit\u00eb, k\u00ebnga p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn q\u00eb n\u00eb prill, punohet intensivisht. Fatmir\u00ebsisht, kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb komponent\u00eb q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb klip t\u00eb ecte mbar\u00eb. Ka qen\u00eb ideja e Julinda Ludovic\u00ebs p\u00ebr klipin, teksti \u00ebsht\u00eb shkruar nga Endrit Mumajesi, muzika nga Elgit Doda dhe klipi \u00ebsht\u00eb realizuar nga Pro video. Dhe, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta, justifikojn\u00eb at\u00eb shprehjen e bukur: \u201cBashkimi b\u00ebn fuqin\u00eb\u201d. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Krahas k\u00ebng\u00ebs, ato q\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendje jan\u00eb edhe komentet dhe un\u00eb do t\u00eb ve\u00e7oja: \u201cNgush\u00ebllime Elvan\u00ebs, Tun\u00ebs, Dafin\u00ebs etj. Xhensila, je super!\u201d. Jan\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebse apo nxit\u00ebse komente si k\u00ebto?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb, q\u00eb n\u00eb fillimet e karrier\u00ebs sime nuk kam b\u00ebr\u00eb krahasime me asnj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare. N\u00ebse i kam hapur sfid\u00eb, i kam hapur vet\u00ebm vetes sime dhe nuk jam shum\u00eb p\u00ebr krahasimet, qofshin ato edhe dashamir\u00ebse.<br \/>\n&#8211; Prania dhe z\u00ebri i Endrit i japin akoma m\u00eb tep\u00ebr vlera dhe ngjyra k\u00ebng\u00ebs. Nj\u00eb zgjedhje e zgjuar p\u00ebr bashk\u00ebpunim\u2026 N\u00eb fakt, kush e zgjodhi tjetrin?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb e zgjodha Endrin. (Buz\u00ebqesh) N\u00eb fakt, d\u00ebshira ka lindur q\u00eb n\u00eb Top Fest. M\u00eb p\u00eblqenin q\u00eb t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrtit kor\u00e7ar\u00eb, por Endri m\u2019u duk m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr \u201cVesp\u00ebn\u201d, p\u00ebr nga vet\u00eb ngjyra e z\u00ebrit, por edhe si figur\u00eb, pasi Endri ka shum\u00eb kariz\u00ebm, k\u00ebshtu q\u00eb ia b\u00ebra me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb ftes\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqte Besi po aq, n\u00ebse do t\u00eb t\u00eb vinte nga pas me nj\u00eb Vespa dhe jo me Benz E Classin e tij?<br \/>\n&#8211; Besi do t\u00eb m\u00eb t\u00ebrhiqte edhe sikur me bi\u00e7iklet\u00eb t\u00eb vinte, edhe sikur me patina ose n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. (Buz\u00ebqesh) N\u00eb fakt, ideja e k\u00ebng\u00ebs me Vesp\u00ebn ka qen\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb treguar se n\u00eb dashuri nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr marka, por p\u00ebr modesti. Un\u00eb jam dashuruar me Besin dhe jo me profesionin, rolet apo Benz E Classin e tij, ndaj n\u00ebse do t\u00eb ishte i nj\u00ebjti si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tani, patjet\u00ebr q\u00eb po.<br \/>\n&#8211; Edhe n\u00ebse Vespa do t\u00eb rezultonte e vjedhur?<br \/>\n&#8211; (Qesh) N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb do ta merrja vesh, nuk do t\u00eb isha dakord fare edhe do t\u2019i vija shum\u00eb minuse.<br \/>\n&#8211; Fal\u00eb d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar, Besi ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre n\u00eb territorin t\u00ebnd&#8230; Ti, ke menduar ndonj\u00ebher\u00eb t\u2019ia \u201czaptosh\u201d sken\u00ebn e \u201cPortokallis\u00eb\u201d?<br \/>\n&#8211; Jo, s\u2019e kam menduar ndonj\u00ebher\u00eb, nuk di n\u00ebse do t\u00eb mund t\u00eb kisha nj\u00eb rol n\u00eb karakteret e Besit. Jam e sigurt\u00eb q\u00eb nuk do ta kisha at\u00eb talent. Edhe pse \u201ckurr\u00eb mos thuaj kurr\u00eb\u201d thon\u00eb, por jam shum\u00eb modeste dhe luftoj vet\u00ebm p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po ec\u00ebn kaq mir\u00eb n\u00eb muzik\u00eb sepse ke punuar fort apo se ke patur mb\u00ebshtetjen dhe frym\u00ebzimin e duhur?<br \/>\n&#8211; Nuk e di, ndonj\u00ebher\u00eb gj\u00ebrat ecin mbar\u00eb, rrjedhin vet\u00eb. Zoti kishte k\u00ebt\u00eb plan p\u00ebr mua. Sigurisht q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment suksesi do t\u00eb vinte, por mendoj se gjeti rrug\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u00eb ardhur sepse muzika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb e kam dashur q\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje energjie ndonj\u00ebher\u00eb. Un\u00eb e kam menduar dhe projektuar kaq shum\u00eb k\u00ebt\u00eb sa ishte e pashmangshme t\u00eb ndodhte. Por, sigurisht, \u00ebsht\u00eb edhe prej faktit q\u00eb ke pran\u00eb njer\u00ebzit e duhur&#8230; Besoj se kam ditur t\u00eb zgjedh bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e duhur.<br \/>\n&#8211; Deri ku arrin ambicia jote p\u00ebr k\u00ebng\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Mendoj se nj\u00eb pjes\u00eb e suksesit tim ka ardhur sepse jam me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb. Nuk kam \u00ebndrra t\u00eb synoj tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe jo se nuk do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente, por se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u arritur. Nuk k\u00ebnaqem shum\u00eb me veten time dhe, n\u00eb \u00e7do produkt q\u00eb sjell, do t\u00eb dal\u00eb dicka q\u00eb nuk do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqej\u00eb, por jam gjithnj\u00eb n\u00eb proces p\u00ebrmir\u00ebsimi dhe, me rritjen time, shpresoj t\u00eb rritet edhe karriera ime.<br \/>\n&#8211; Duke gykuar nga fotot tuaja, nuk jan\u00eb t\u00eb pakta udh\u00ebtimet q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb\u2026 Cili ka qen\u00eb udh\u00ebtimi q\u00eb t\u00eb ka l\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mbresa?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrte\u00eb q\u00eb kemi udh\u00ebtuar shum\u00eb. M\u00eb p\u00eblqejn\u00eb jasht\u00ebzakonisht udh\u00ebtimet. Nuk kam nj\u00eb q\u00eb m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mbresa. Edhe n\u00eb nj\u00eb vend fare t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb isha, mua do t\u00eb m\u00eb mjaftonte t\u00eb isha me miqt\u00eb e mi dhe t\u2019ia kalonim bukur, k\u00ebshtu q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb ambienti sesa njer\u00ebzit me t\u00eb cil\u00ebt i kalon k\u00ebto pushime.<br \/>\n&#8211; Si do t\u00eb ma p\u00ebrshkruaje ambientin ku ndodhesh p\u00ebr momentin?<br \/>\n&#8211; Ndodhem p\u00ebrball\u00eb detit n\u00eb Sarand\u00eb dhe po pi nj\u00eb got\u00eb ver\u00eb me miqt\u00eb e mi\u2026 \u00cbsht\u00eb pak fresk\u00ebt, por gjithsesi, kjo koha k\u00ebshtu m\u00eb p\u00eblqen, si dhe kam nj\u00eb muzik\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur n\u00eb sfond, nj\u00eb nga k\u00ebng\u00ebt e David Guett\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Si do ta p\u00ebrshkruaje m\u00ebnyr\u00ebn se si je rritur?<br \/>\n&#8211; \u00c7do peridh\u00eb e jet\u00ebs m\u00eb ka m\u00ebsuar e m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb di\u00e7ka. N\u00eb f\u00ebmij\u00ebri jam arg\u00ebtuar dhe kam luajtur shum\u00eb, adoleshenca m\u00eb ka njohur me njeriun e zemr\u00ebs, kurse tani, angazhimi n\u00eb muzik\u00eb, m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme p\u00ebr kurimin dhe ruajtjen e imazhit tim, p\u00ebr miqt\u00eb dhe njer\u00ebzit q\u00eb mbaj pran\u00eb. Nj\u00eb nga ngjarjet q\u00eb ka shenjuar jet\u00ebn time ka qen\u00eb pa diskutim \u201cEthet e s\u00eb premtes mbr\u00ebma\u201d, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7se m\u00eb ka rritur artistikisht, ka ndikuar edhe n\u00eb karakterin tim.<br \/>\n&#8211; Cila ishte loja q\u00eb t\u00eb p\u00eblqente m\u00eb shum\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri?<br \/>\n&#8211; Loja me peta, madje mbahesha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Defekti m\u00eb i madh q\u00eb i njeh vetes?<br \/>\n&#8211; Nuk do ta personalizoja pasi njeriu nga vet\u00eb natyra q\u00eb ka, nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb i p\u00ebrmbushur. N\u00ebse flasim p\u00ebr mua, un\u00eb si natyr\u00eb nuk jam neglizhente, por ndodh ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb idet\u00eb t\u00eb m\u00eb vijn\u00eb pasi gjith\u00e7ka ka mbaruar ose them: \u201cPse nuk e b\u00ebra m\u00eb mir\u00eb?!\u201d&#8230;<br \/>\n&#8211; Ke m\u00eb shum\u00eb miq apo mikesha?<br \/>\n&#8211; Kam nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, edhe miq, edhe mikesha, por mikesha kam pak m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb nuk do t\u2019i thoje kurr\u00eb nj\u00eb shoqeje?<br \/>\n&#8211; Nuk kam patur asnj\u00ebher\u00eb sekrete aq t\u00eb m\u00ebdha sa t\u00eb mos ia thoja kurr\u00eb askujt. Ato q\u00eb mendoj se kan\u00eb qen\u00eb sekrete, ia kam th\u00ebn\u00eb nj\u00eb grupi shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb e di me siguri se do ta ruanin po me aq siguri sa edhe un\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si t\u00eb p\u00eblqen t\u2019i kalosh pasditet?<br \/>\n&#8211; Varet, tani q\u00eb jam me pushime \u00ebsht\u00eb ndryshe, por zakonisht, ku m\u00eb z\u00eb nj\u00eb pasdite, nuk m\u00eb z\u00eb tjetra, nuk jan\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nj\u00ebsoj, dalin gjith\u00eb koh\u00ebs t\u00eb papritura. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Mund t\u00eb thuhet se Xhensila \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb e druajtur apo e vet\u00ebp\u00ebrmbajtur?<br \/>\n&#8211; E druajtur jo, e vet\u00ebp\u00ebrmbajtur jam dhe mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr cil\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb kam sepse nga vet\u00ebp\u00ebrmbajtja them se fillojn\u00eb t\u00eb gjitha. Duke qen\u00eb impusive nuk e ruan dot veten dhe imazhin t\u00ebnd k\u00ebshtu q\u00eb mendoj se vet\u00ebp\u00ebrmbajtja \u00ebsht\u00eb zanafilla, m\u00ebma e \u00e7do t\u00eb mire q\u00eb vjen pas.<br \/>\n&#8211; Di\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb prishte pun\u00eb n\u00eb karrier\u00eb tani&#8230;<br \/>\n&#8211; S\u2019e di! Ndoshta asgj\u00eb s\u2019do t\u00eb m\u00eb prishte pun\u00eb se i kam nd\u00ebrtuar t\u00eb gjitha vet\u00eb dhe i kam nd\u00ebrtuar n\u00eb at\u00eb lloj m\u00ebnyre q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb prishin pun\u00eb. (Qesh)<br \/>\n&#8211; N\u00eb c\u2019rast t\u00eb p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb t\u00eb d\u00ebgjosh nj\u00eb k\u00ebng\u00eb sesa t\u00eb k\u00ebndosh nj\u00eb k\u00ebng\u00eb?<br \/>\n&#8211; T\u00eb k\u00ebndoj \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja q\u00eb b\u00ebj m\u00eb me shum\u00eb dashuri dhe nuk dua t\u00eb jem larg saj. Kudo q\u00eb t\u00eb jem, qoft\u00eb edhe duke ngr\u00ebn\u00eb, dicka m\u00ebrm\u00ebris n\u00ebn z\u00eb (Buz\u00ebqesh). Nuk dua t\u00eb ndalem p\u00ebr asnj\u00eb cast.<br \/>\n&#8211; Cila do t\u00eb ishte nj\u00eb pyetje retorike?<br \/>\n&#8211; A e do muzik\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Edhe \u00ebndrrat, me muzik\u00eb i shikon?<br \/>\n&#8211; N\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, po. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi q\u00eb do t\u00eb doje ta shihje n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb un\u00eb e kam me merak dhe jam pak supersticioze se m\u00eb duket sikur gj\u00ebrat p\u00ebr t\u00eb cilat shprehem, nuk do t\u2019i realizoj. E kam edhe un\u00eb nj\u00eb lloj pik\u00ebsynimi, por nuk do t\u00eb doja ta thoja.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ka k\u00ebrkuar guxim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm tek ti dhe e ke b\u00ebr\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nuk jam shum\u00eb guximtare, kjo vet\u00ebp\u00ebrmbajtja ime m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb edhe t\u00eb mos guxoj shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Nga se ke frik\u00eb?<br \/>\n&#8211; Frik\u00eb kam err\u00ebsir\u00ebn, mbaj gjithmon\u00eb ndezur di\u00e7ka. Vet\u00ebm kur kam Besin pran\u00eb, s\u2019e kam problem. M\u00eb mbyt shum\u00eb err\u00ebsira!<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb talent tjet\u00ebr me t\u00eb cilin t\u00eb ka bekuar Per\u00ebndia?<br \/>\n&#8211; Edhe aktrimin e kam shum\u00eb qejf, madje kam patur edhe oferta, por nuk i kam par\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme. Kam patur edhe oferta p\u00ebr n\u00eb teat\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb p\u00ebr mua ka qen\u00eb shum\u00eb e ngarkuar. Gjithsesi, mund t\u00eb thuhet q\u00eb jam n\u00eb pritje t\u00eb di\u00e7kaje me vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb eksploruar edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<br \/>\n&#8211; Jemi n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj interviste\u2026<br \/>\n&#8211; I kam shum\u00eb xhan lexuesit e k\u00ebsaj interviste dhe uroj t\u2019u p\u00eblqej\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>U desh\u00ebn \u201cEthet e s\u00eb premtes mbr\u00ebma\u201d q\u00eb ajo t\u00eb shfaqte talentin e saj dhe q\u00eb at\u00ebhere, gjith\u00e7ka mori mbar\u00eb p\u00ebr vajz\u00ebn bukuroshe e cila fal\u00eb pun\u00ebs dhe ideve t\u00eb qarta, tani shkel n\u00eb sken\u00eb me sigurin\u00eb e dikujt q\u00eb noton mir\u00eb n\u00eb uj\u00ebrat e thella t\u00eb muzik\u00ebs. Besi, muzika dhe imazhi jan\u00eb fjal\u00ebt ky\u00e7 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-3357","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3357","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3357"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3357\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3357"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3357"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3357"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}