{"id":3349,"date":"2014-09-18T11:09:43","date_gmt":"2014-09-18T11:09:43","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3349"},"modified":"2014-09-18T11:09:43","modified_gmt":"2014-09-18T11:09:43","slug":"a-flini-aq-sa-duhet-dhe-sic-duhet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/a-flini-aq-sa-duhet-dhe-sic-duhet\/","title":{"rendered":"A flini aq sa duhet dhe si\u00e7 duhet?"},"content":{"rendered":"<p>Na thoni si flini dhe do t\u2019ju themi se kush jeni&#8230; Disa prej nesh kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr dhjet\u00eb or\u00eb gjum\u00eb n\u00eb nat\u00eb, q\u00eb t\u00eb zgjohen t\u00eb fresk\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00eb k\u00ebnaqen edhe me pak or\u00eb. Ne, t\u00eb gjith\u00eb, vuajm\u00eb her\u00eb pas here nga problemet me gjumin, q\u00eb mund ta kthejn\u00eb jet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb makth t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Po ju, a flini aq sa duhet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb form\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs? I keni plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha kushtet q\u00eb t\u00eb kaloni nj\u00eb nat\u00eb \u00e7lodh\u00ebse? P\u00ebr ta m\u00ebsuar, b\u00ebni k\u00ebt\u00eb test t\u00eb p\u00ebrpunuar me mjek\u00eb specialist\u00eb t\u00eb problemeve t\u00eb gjumit&#8230;<\/p>\n<p>1. N\u00eb zyr\u00eb, ju ndodh t\u2019ju z\u00ebr\u00eb gjumi para kompjuterit?<br \/>\na. Kurr\u00eb<br \/>\nb. Nganj\u00ebher\u00eb<br \/>\nc. Rrall\u00eb<br \/>\nd. Shpesh<\/p>\n<p>2. Sapo bie alarmi i or\u00ebs suaj, ndjeheni:<br \/>\na. Gati p\u00ebr sulm<br \/>\nb. I lodhur. Me gjith\u00eb qejf, do t\u00eb flinit m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\nc. I lodhur, por ngriheni, meq\u00eb \u00ebsht\u00eb e domosdoshme&#8230;<br \/>\nd. I squllur, sikur ju kan\u00eb rrahur me shkop.<\/p>\n<p>3. N\u00ebse harroni gjat\u00eb jav\u00ebs t\u00eb programoni alarmin e or\u00ebs, ju:<br \/>\na. Zgjoheni praktikisht, si zakonisht<br \/>\nb. Ju ngre nga shtrati partneri\/ja<br \/>\nc. Zgjoheni pak m\u00eb von\u00eb se zakonisht dhe nxitoni p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb koh\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<br \/>\nd. Ju zgjon zilja e celularit. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, shefi!<\/p>\n<p>4. N\u00eb zyr\u00eb, ju ndodh t\u2019ju hapet goja:<br \/>\na. Shum\u00eb rrall\u00eb.<br \/>\nb. Shpesh<br \/>\nc. Me raste<br \/>\nd. Gjith\u00eb koh\u00ebn<\/p>\n<p>5. Keni v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrqendrim?<br \/>\na. Shum\u00eb rrall\u00eb<br \/>\nb. Shpesh<br \/>\nc. Me raste<br \/>\nd. Gjith\u00eb koh\u00ebn<\/p>\n<p>6. B\u00ebni gabime pakujdesie n\u00eb pun\u00eb?<br \/>\na. Shum\u00eb rrall\u00eb<br \/>\nb. Varet, sidomos kur ndjeheni i lodhur.<br \/>\nc. Ju ndodh nganj\u00ebher\u00eb<br \/>\nd. Gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh<\/p>\n<p>7. Cili \u00ebsht\u00eb refleksi juaj kur bie zilja e or\u00ebs?<br \/>\na. E fikni dhe ngriheni menj\u00ebher\u00eb nga shtrati<br \/>\nb. K\u00ebrkoni symbyllurazi butonin e fikjes s\u00eb alarmit<br \/>\nc. E lini t\u00eb bjer\u00eb p\u00ebr ca koh\u00eb, para se ta fikni<br \/>\nd. I fusni nj\u00eb grusht p\u00ebr ta fikur.<\/p>\n<p>8. T\u00eb menduarit p\u00ebr t\u00eb ardhmen&#8230;<br \/>\na. &#8230;ju k\u00ebnaq<br \/>\nb. &#8230;ju fut n\u00eb ankth<br \/>\nc. &#8230;s\u2019ju zgjon asnj\u00eb ndjesi<br \/>\nd. &#8230;e keni shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment.<\/p>\n<p>9. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, marr\u00ebdh\u00ebniet tuaja me miqt\u00eb q\u00eb keni jan\u00eb:<br \/>\na. Ideale<br \/>\nb. Leht\u00ebsisht t\u00eb tendosura<br \/>\nc. T\u00eb k\u00ebnaqshme<br \/>\nd. Joekzistente<\/p>\n<p>10. Cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi juaj p\u00ebr nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb mir\u00eb gjumi?<br \/>\na. Nj\u00eb nat\u00eb si t\u00eb tjerat<br \/>\nb. Nj\u00eb nat\u00eb kur nuk ju z\u00eb gjumi me v\u00ebshtir\u00ebsi dhe nuk zgjoheni shpejt<br \/>\nc. Nj\u00eb nat\u00eb kur shtriheni p\u00ebr t\u00eb fjetur her\u00ebt<br \/>\nd. M\u00eb shum\u00eb se 3 or\u00eb gjum\u00eb, pa nd\u00ebrprerje<\/p>\n<p>11. Juve ju z\u00ebn\u00eb rrufat:<br \/>\na. Kurr\u00eb<br \/>\nb. Nganj\u00ebher\u00eb<br \/>\nc. Rrall\u00eb<br \/>\nd. Shpesh<\/p>\n<p>12. N\u00ebse do t\u2019ju propozonin nj\u00eb kur\u00eb gjumi, do t\u00eb thoshit:<br \/>\na. \u201cJo, faleminderit\u201d.<br \/>\nb. \u201cPse jo?!\u201d<br \/>\nc. \u201cNuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u refuzuar\u201d.<br \/>\nd. \u201cOh, po, me k\u00ebnaq\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>13. \u201cMeteorologjia\u201d e moralit tuaj:<br \/>\na. Shk\u00eblqen dielli<br \/>\nb. Re<br \/>\nc. Re me diell<br \/>\nd. Stuhi<\/p>\n<p>14. Net\u00ebt pa gjum\u00eb, ju:<br \/>\na. I p\u00ebrballoni<br \/>\nb. I keni frik\u00eb<br \/>\nc. I evitoni<br \/>\nd. I grumbulloni<\/p>\n<p>15. Ju ka ndodhur t\u00eb pini ila\u00e7e gjumi:<br \/>\na. Kurr\u00eb<br \/>\nb. Disa her\u00eb<br \/>\nc. Nj\u00eb her\u00eb<br \/>\nd. Shpesh, gati \u00e7do nat\u00eb<\/p>\n<p>Rezultatet<br \/>\nN\u00ebse keni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje a. Ju flini mir\u00eb<br \/>\nNet\u00ebt tuaja t\u00eb gjumit e p\u00ebrmbushin shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb rolin e tyre \u00e7lodh\u00ebs. Ju nuk e keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019ju z\u00ebr\u00eb gjumi dhe flini pa nd\u00ebrprerje, gjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs. M\u00eb pas, ngriheni i\/e fresk\u00ebt dhe i relaksuar. Kjo ndikon edhe n\u00eb humorin tuaj, pasi duke qen\u00eb i \u00e7lodhur dhe i fresk\u00ebt, e p\u00ebrballoni m\u00eb mir\u00eb dit\u00ebn. Or\u00ebt tuaja t\u00eb gjumit jan\u00eb thelb\u00ebsore. Ju e dini se nj\u00eb or\u00eb m\u00eb pak mund t\u00eb ket\u00eb efekt negativ n\u00eb dit\u00ebn e nes\u00ebrme, k\u00ebshtu q\u00eb b\u00ebni \u00e7\u2018\u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr t\u00eb fjetur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn or\u00eb dhe t\u00eb evitoni daljet mbr\u00ebmjeve me shoq\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb jav\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb sinonime t\u00eb net\u00ebve pa gjum\u00eb. Tri kushte jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb mir\u00eb: T\u00eb jesh i qet\u00eb p\u00ebr t\u2019u l\u00ebshuar n\u00eb krah\u00ebt e Morfeut, t\u00eb ndjehesh i sigurt\u00eb dhe t\u00eb respektosh ritmet biologjike. Ju i p\u00ebrmbushni k\u00ebto tre kushte. Shqet\u00ebsimet e vogla dhe problemet e tjera t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn tuaj t\u00eb gjumit dhe, aq m\u00eb mir\u00eb. Ju arrini t\u00eb largoni stresin e pun\u00ebs dhe sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mjaftueshme, fal\u00eb aktiviteteve relaksuese, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb net\u00ebt tuaja t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb burim energjie t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb vazhduar dit\u00ebn. Ritmi juaj i jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni t\u00eb p\u00ebrkryer me nevojat tuaja.<\/p>\n<p>N\u00ebse keni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje b. Ju b\u00ebni nj\u00eb gjum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb<br \/>\nJu keni v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u2019ju z\u00ebn\u00eb gjumi, ose zgjoheni para kohe. Nata juaj, pra, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7lodh\u00ebse. Stresi, tensionet apo shqet\u00ebsimet jan\u00eb nganj\u00ebher\u00eb burim i k\u00ebtyre problemeve t\u00eb gjumit. Mbase ju po kaloni nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn tuaj. Shqet\u00ebsimet ndikojn\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjumit, pasi e keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mos mendoni p\u00ebr problemet q\u00eb keni, duke i l\u00ebn\u00eb ato t\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb mendjes suaj. Mbase ju nuk plot\u00ebsoni kushtet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb fjetur: Shum\u00eb zhurm\u00eb, shum\u00eb drit\u00eb\u2026 mjedisi mund t\u00eb ndikoj\u00eb te gjumi. Q\u00eb t\u00eb flesh, nevojitet edhe t\u00eb jesh i qet\u00eb shpirt\u00ebrisht, i relaksuar, t\u00eb nd\u00ebrpres\u00ebsh aktivitetet fizike dhe ato mendore. K\u00ebshill\u00eb: L\u00ebrini shqet\u00ebsimet jasht\u00eb dhom\u00ebs s\u00eb gjumit. N\u00ebse nuk arrini t\u00eb flini gjum\u00eb, b\u00ebni nj\u00eb banjo relaksuese, por n\u00eb temperatur\u00eb mesatare. Gjithashtu, mund t\u00eb pini nj\u00eb \u00e7aj kamomili. N\u00ebse zhurma e rrug\u00ebs apo fqinj\u00ebve ju shqet\u00ebson, mendoni t\u00eb vini xhama t\u00eb dyfisht\u00eb, ose tapa vesh\u00ebsh. Ky gjum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb pa dyshim shenj\u00eb e ankthit q\u00eb ekziston n\u00eb jet\u00ebn tuaj e q\u00eb nuk arrini ta zbrazni. P\u00ebrpiquni t\u00eb analizoni shkakun apo shkaqet e stresit tuaj, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb gjeni nj\u00eb zgjidhje. P\u00ebrpiquni edhe t\u00eb gjeni m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr veten, duke u marr\u00eb me aktivitet fizik gjat\u00eb dit\u00ebs dhe duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jetes\u00eb t\u00eb rregullt. Kjo do t\u2019ju mund\u00ebsoj\u00eb t\u00eb largoni ose kontrolloni m\u00eb mir\u00eb stresin, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gjum\u00eb t\u00eb qet\u00eb. N\u00ebse k\u00ebto probleme gjumi vazhdojn\u00eb, ndihma e nj\u00eb profesionisti mund t\u2019ju ndihmoj\u00eb t\u00eb zbuloni origjin\u00ebn e stresit tuaj dhe m\u00eb pas, t\u00eb mundoheni ta largoni.<\/p>\n<p>N\u00ebse keni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje c. Ju b\u00ebni nj\u00eb gjum\u00eb t\u00eb ndryshuesh\u00ebm<br \/>\nJuve ju ndodh t\u00eb flini si nj\u00eb bebe dhe t\u00eb jeni i \u00e7lodhur p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb re, por nganj\u00ebher\u00eb, net\u00ebt tuaja jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebra dhe gjumi, i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kompensuar aktivitetin e dit\u00ebs. Flini shum\u00eb von\u00eb, b\u00ebni gjum\u00eb jo t\u00eb mir\u00eb ose rrini pa gjum\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb mbingarkese me stres. K\u00ebto net\u00eb (t\u00eb rast\u00ebsishme), b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen t\u00eb ndjeheni shum\u00eb t\u00eb lodhur dhe pa energji. \u00c7do njeri n\u00eb jet\u00ebn e vet mund t\u00eb vuaj\u00eb nga periudha pagjum\u00ebsie. Megjith\u00ebse jan\u00eb t\u00eb zakonshme, ato mund t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb probleme kronike, prandaj duhen identifikuar shkaqet: Jet\u00eb jo e rregullt, ndryshime n\u00eb jet\u00ebn profesionale apo sentimentale, marrje ila\u00e7esh, periudh\u00eb stresi apo ankthi\u2026 Ju jeni i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr faktin se mungesa e gjumit ndikon n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs dhe mir\u00ebqenien tuaj, por nuk refuzoni asnj\u00eb mbr\u00ebmje me shoq\u00ebrin\u00eb\u2026 Kur jeni i tendosur dhe i stresuar, gjumi juaj e ndjen, pasi e keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb l\u00ebshoheni n\u00eb krah\u00ebt e Morfeut. Dijeni q\u00eb stili yn\u00eb i jet\u00ebs ndikon n\u00eb gjumin ton\u00eb. P\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb gjum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, b\u00ebni nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme, duke fjetur dhe duke u zgjuar n\u00eb nj\u00eb or\u00eb fikse.<\/p>\n<p>N\u00ebse keni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje d. Ju vuani nga pagjum\u00ebsia<br \/>\nDy jan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb: Ose flini shum\u00eb pak, ose rrini zgjuar deri von\u00eb dhe ngriheni her\u00ebt. N\u00eb planin moral ju ndjeheni i\/e trishtuar dhe e keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb punoni. P\u00ebr pasoj\u00eb, gjat\u00eb dit\u00ebs ju mungon p\u00ebrqendrimi, ndjeni nj\u00eb lodhje t\u00eb madhe, jeni i irrituesh\u00ebm ose agresiv, keni ulje p\u00ebrqendrimi, efikasiteti dhe vigjilence. Mungesa e gjumit shton stresin dhe mund t\u00eb ket\u00eb pasoja n\u00eb jet\u00ebn tuaj shoq\u00ebrore, sentimentale dhe profesionale, por edhe n\u00eb sh\u00ebndet. Mos hezitoni t\u00eb konsultoheni me nj\u00eb psikolog, por s\u00eb pari, me mjekun e familjes e pastaj specialistin, n\u00ebse jua k\u00ebshillon mjeku, sepse pagjum\u00ebsit\u00eb q\u00eb zgjasin mund t\u00eb fshehin nj\u00eb depresion (shumica e s\u00ebmundjeve fizike apo psikologjike shoq\u00ebrohen me pagjum\u00ebsi). Ju jeni viktim\u00eb e nj\u00eb pagjum\u00ebsie psiko-fiziologjike. N\u00eb realitet nuk keni nj\u00eb privim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb gjumit, por i vuani shum\u00eb zgjimet gjat\u00eb nat\u00ebs. Gjumi juaj \u00ebsht\u00eb me cil\u00ebsi t\u00eb keqe, me mendime q\u00eb nuk ju l\u00ebn\u00eb t\u00eb flini rehat dhe t\u00eb nes\u00ebrmen, zgjoheni t\u00eb lodhur. Me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb lodhje, e keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019ju z\u00ebr\u00eb gjumi n\u00eb dark\u00eb, ose t\u00eb flini n\u00eb drek\u00eb. Ju ndjeni disa tensione psikologjike, nj\u00eb pak\u00ebsim t\u00eb performancave tuaja. Duhet t\u00eb ndryshoni sjelljen tuaj, m\u00ebnyr\u00ebn se si e trajtoni gjumin. M\u00eb mir\u00eb do t\u00eb ishte t\u00eb ndiqni nj\u00eb terapi sjelljeje.<\/p>\n<p>Blerta<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Na thoni si flini dhe do t\u2019ju themi se kush jeni&#8230; Disa prej nesh kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr dhjet\u00eb or\u00eb gjum\u00eb n\u00eb nat\u00eb, q\u00eb t\u00eb zgjohen t\u00eb fresk\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00eb k\u00ebnaqen edhe me pak or\u00eb. Ne, t\u00eb gjith\u00eb, vuajm\u00eb her\u00eb pas here nga problemet me gjumin, q\u00eb mund ta kthejn\u00eb jet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb makth [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[51],"tags":[],"class_list":["post-3349","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-test"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3349","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3349"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3349\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3349"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3349"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3349"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}