{"id":3312,"date":"2014-09-16T20:45:50","date_gmt":"2014-09-16T20:45:50","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3312"},"modified":"2014-09-16T20:46:28","modified_gmt":"2014-09-16T20:46:28","slug":"dy-lutje-papes-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/dy-lutje-papes-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Dy lutje Pap\u00ebs. Nga AGRON BERDAJ"},"content":{"rendered":"<blockquote dir=\"ltr\" style=\"border-left: #000000 2px solid; padding-left: 5px; padding-right: 0px; margin-left: 5px; margin-right: 0px;\">\n<div dir=\"ltr\">\n<p>Vizita e Pap\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs n\u00eb vendin ton\u00eb, m\u00eb 21shtator, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ogur i mir\u00eb, mbar\u00ebsi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fillimshekulli. Kjo vizit\u00eb e kreut t\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb do t\u00eb evokoj\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb lidhjet historike q\u00eb n\u00eb shekuj kan\u00eb ekzistuar mes nesh, kontributin shqiptar n\u00eb mbrojtje t\u00eb krisht\u00ebrimit dhe t\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Sh\u00ebnjt\u00eb p\u00ebr gjat\u00eb shekujsh, por edhe bekimin q\u00eb Vatikani i ka b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve p\u00ebr ekzistenc\u00eb, paqe dhe liri. \u00c7do shqiptar, pavar\u00ebsisht se cilit besim i p\u00ebrket, k\u00ebrkon t\u2019i shpreh\u00eb Papa Franceskut nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb, nj\u00eb lutje, do t\u00eb donte prej tij nj\u00eb bekim. P\u00ebr dy lutje t\u00eb tilla b\u00ebhet fjal\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim. Ato nuk jan\u00eb vetjake, apo intime, por me karakter p\u00ebrgjith\u00ebsues dhe historik.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht\u00eb, lutja e par\u00eb ndaj Pap\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nevoj\u00ebn q\u00eb kemi p\u00ebr \u00e7mitizimin e rolit mitik t\u00eb udh\u00ebheqesve shqiptar\u00eb, t\u2019i bekoj\u00eb ata me ndjesin\u00eb se duhet t\u00eb zbresin nga maja e Olimpit , t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb njer\u00ebzor\u00eb, me m\u00ebnd\u00ebsi europiane. Ne k\u00ebt\u00eb n\u00eb fakt e kemi patur s\u00ebmundje kronike nd\u00ebr shekuj. Princat e par\u00eb, qofshin ata mbret\u00ebr, perandor\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebs ushtarak\u00eb, pashallar\u00eb, apo kryeministra me origjin\u00eb ilire e m\u00eb von\u00eb shqiptare , t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb t\u00eb tre perandorit\u00eb e medha, n\u00eb at\u00eb t\u00eb Rom\u00ebs, t\u00eb Bizantit,apo at\u00eb Osmane, kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb infektuar nga kjo lloj s\u00ebmundje. Me sa duket ata e shikonin t\u00eb vog\u00ebl\u00a0 Shqip\u00ebrin\u00eb perball\u00eb talentit t\u00eb tyre t\u00eb madh ndaj b\u00ebn\u00eb pak ose aspak p\u00ebr v\u00ebndin e tyre .<\/p>\n<p>Por m\u00eb shum\u00eb se nga k\u00ebta t\u00eb keqen populli yn\u00eb e ka patur nga pashallar\u00ebt e zinj,t\u00eb kuq, apo blu ne k\u00ebto 100 vjetet t\u00eb krijimit t\u00eb shtetit shqiptar. Me marrjen e pushtetit, gj\u00ebn\u00eb e par\u00eb q\u00eb b\u00ebnin pashallar\u00ebt tan\u00eb ishte shk\u00ebputja e lidhjeve me popullin, mitizimi I rolit t\u00eb tyre , prezantimi gati si hyjnor\u00eb, ku nga maja e Olimpit t\u00eb pushtetit l\u00ebshonin rrufe magjike ndaj popullit t\u00eb tyre. K\u00ebshtu b\u00ebn\u00eb disa nga pashallar\u00ebt e zinj shqiptar\u00eb kur, ende pa u thar\u00eb mir\u00eb boja mbi vendimin e pamvar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb , k\u00ebrkonin q\u00eb vendi yn\u00eb t\u00eb ishte p\u00ebrs\u00ebri pjes\u00eb e perandoris\u00eb osmane . Po nga lindja , por k\u00ebt\u00eb radh\u00eb nga lindja sllave nga ushtrit\u00eb e tyre u vra populli shqiptar se nuk pranonte risjellien n\u00eb pushtet p\u00ebrmes bajonetave t\u00eb tyre t\u00eb nj\u00eb kryeministri t\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb , nj\u00eb antivler\u00eb shqiptare . Dhe mpleksja e prij\u00ebsave shqiptar\u00eb me sllavizmin nuk ka patur t\u00eb sosur . Sikur nuk mjaftonte kaq, por u desh edhe nj\u00eb sllaviz\u00ebm tjet\u00ebr komunist, por k\u00ebt\u00eb radh\u00eb nga stepat e larg\u00ebta ruse , prezent n\u00eb jet\u00ebn shqiptare , plot diktatur\u00eb , dhun\u00eb e mungese lirie e demokracie . Nata aziatiko &#8211; sllave p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ka q\u00ebn\u00eb e gjat\u00eb ,madje si\u00e7 duket, ajo vazhdon edhe sot plot err\u00ebsir\u00eb , mjergull\u00a0 ,gosti e krushqi t\u00eb vjetra e t\u00eb reja , me lidhje t\u00eb n\u00ebndheshme gjithmon\u00eb me frym\u00eb antishqiptare . K\u00ebta prij\u00ebsa shqiptar\u00eb kur hipnin n\u00eb Olimp, pasi i kishin lar\u00eb hesapet me popullin e tyre , atje nis\u00ebn konfliktin dhe luft\u00ebn edhe me vet\u00eb zotin n\u00eb qiell . Ja, k\u00ebshtu, Enver Hoxha rrafshoi objektet e kulti dhe ndaloi me ligj besimin fetar .Kuptimi ishte i qarte ,tashm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kishte vet\u00ebm nj\u00eb zot dhe ai ishte edhe mbreti i partis\u00eb edhe i shtetit, por edhe zoti i tok\u00ebs dhe i qiellit shqiptar . M\u00eb pas , Berisha ,shum\u00eb m\u00eb ordiner se ati i tij ideologjik, Hoxha, por tep\u00ebr i kujdessh\u00ebm n\u00eb zgjedhjen e maskave antife . Ai ,brenda vetvetes edhe pse shfaqej se ishte p\u00ebr lirin\u00eb e besimit fetar, n\u00eb praktik\u00eb, tregonte nje urrejtje ndaj besimeve fetare deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa me ciniz\u00ebm kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik i d\u00ebnonte ne dit\u00ebt festive t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre fetare . Me dinak\u00ebrin\u00eb q\u00eb e karakterizonte , ai besimet fetare u p\u00ebrpoq t\u2019i b\u00ebnte monopol n\u00eb luft\u00eb ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij politik\u00eb , se n\u00ebn petkun e liris\u00eb fetare e mbushi vendin me terrorist\u00eb islamik\u00eb, se n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes s\u00eb tij\u00eb vendi yn\u00eb u b\u00eb padrejt\u00ebsisht, pjes\u00eb e organizat\u00ebs bot\u00ebrore islamike . Esht\u00eb i vetmi kryeminist\u00ebr shqiptar q\u00eb thoshte se shpesh fliste me zotin n\u00eb qiell , ku ai i tregonte se si do t\u2019i fitonte zgjedhjet ,se sa t\u00eb pavdek\u00ebshme do t\u00eb ishin aleancat politike q\u00eb ai kishte lidhur , se sa dekada t\u00eb tjera do ta mbante pushtetin etj. Madje, nga komunikimet hyjnore ai dinte se \u00e7far\u00eb ndodhte n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb pashall\u00ebkut n\u00eb zot\u00ebrim, dinte edhe sa gra e burra t\u00eb ndershme kishte vendi ,sa ishin zuska e zuzar\u00eb ,se \u00e7\u2019komplote p\u00ebrgatiste opozita kund\u00ebr tij , se kur do t\u00eb ngriheshin dhe uleshin avjon\u00ebt e drog\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri , se \u00e7\u2019prova t\u00eb tjera ka p\u00ebr perversin e Sarand\u00ebs , Canen etj . A kishte lexuar vall\u00eb Berisha di\u00e7ka nga Aleksandri i Madh i Maqedonis\u00eb, apo Kostandini i Madh i Bizantit , pasi edhe p\u00ebr ata thuhej se komunikonin me zotin p\u00ebrmes kometave , trupave qiellor\u00eb, engjejve ,shpend\u00ebve ,konstelacioneve yjore . N\u00eb baz\u00eb t\u00eb kodeve qiellore , thuhej se ata zberthenin mesazhet dhe kumtet e d\u00ebrguara nga zoti n\u00eb qiell .<\/p>\n<p>Por, prij\u00ebsat shqiptar\u00eb, problemin m\u00eb t\u00eb madh e kan\u00eb patur ne njeriun n\u00eb tok\u00eb . Atyre nuk u p\u00eblqente ky tip njeriu q\u00eb kishte krijuar Zoti , por, ashtu si edhe Zeusi ,ata donin nj\u00eb lloj tjet\u00ebr njeriu t\u00eb nj\u00eb race tjet\u00ebr, m\u00eb t\u00eb squll\u00ebt ,m\u00eb t\u00eb lakuesh\u00ebm ,me zhvillim trunor t\u00eb kontrolluar ,ndaj edhe ata nd\u00ebrmor\u00ebn luft\u00ebn e sh\u00ebnjt\u00eb p\u00ebr ta ndryshuar njeriun shqiptar. Enveri, k\u00ebrkonte t\u00eb nd\u00ebrtonte njeriun e ri socialist ,nj\u00eb tip roboti , tipik si Lej Feni kinez , nd\u00ebrsa p\u00ebr Berish\u00ebn s\u2019kishte r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb se ishte njeriu i ri apo i vjet\u00ebr , socialist ,demokrat, apo fashist\u00eb. Ai n\u00eb t\u00eb gjitha rastet duhet t\u00eb ishte i verb\u00ebr dhe besnik i pushtetit t\u00eb tij. P\u00ebr t\u00eb krijuar k\u00ebto tipe njeriu u ideuan dhe u udh\u00ebhoq\u00ebn prej tyre revolucione t\u00eb t\u00ebra ideologjike ,fushata t\u00eb luft\u00ebs klasore, spastrime sipas ligjit 24 \/1 , luft\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtypur kryengritjet popullore ,vrasje pas shpine ,luft\u00eb me tanke , avion\u00eb dh\u00eb l\u00ebnd\u00eb helmuese luftarake , nd\u00ebrmor\u00ebn agresion ekonomik q\u00eb populli t\u00eb b\u00ebhej gjithnj\u00eb e m\u00eb i varf\u00ebr, kurse bllokmen\u00ebt e kuq, apo blu t\u00eb jetonin si n\u00eb parajs\u00eb . Sidoqoft\u00eb njeriu shqiptar nuk ndryshoi ,ai mbeti ai q\u00eb kishte krijuar Zoti n\u00eb qiell ,ve\u00e7se ndryshe nga ai europian ku duam t\u00eb futemi , mbeti m\u00eb i varf\u00ebr , i ekspozuar p\u00ebrpara krimit , i p\u00ebrbuzur nga politika dhe sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb , i\u00a0 pambrojtur si dje nga diktatura e proletariatit, ashtu edhe sot nga kapitalizmi i eg\u00ebr dhe i pashpirt alla shqiptar . Ndaj edhe lutja e dyt\u00eb p\u00ebr pap\u00ebn lidhet m\u00eb bekimin e k\u00ebtij populli , p\u00ebr nj\u00eb iluminim t\u00eb tij, emancipim shoq\u00ebror m\u00eb t\u00eb madh , p\u00ebr nj\u00eb shpirt demokratik n\u00eb \u00e7mitizimin e idhujve t\u00eb tij q\u00eb e udh\u00ebheqin . Kjo p\u00ebr faktin se te ne ndodh nj\u00eb fenomen i \u00e7uditsh\u00ebm , ku sa m\u00eb e thell\u00eb varf\u00ebria ,sa m\u00eb e lart\u00eb mungesa e liris\u00eb, aq m\u00eb i madh esht\u00eb n\u00ebnshtrimi dhe verbizmi i besimtar\u00ebve politik\u00eb ndaj udh\u00ebheqies s\u00eb tyre. Ndaj edhe kur diktatori vriste, nj\u00eb pjes\u00eb e popullit duartrokiste vrasjet , p\u00ebrsh\u00ebndeste krimet dhe i uronin Makbethit t\u00eb rronte nd\u00ebr shekuj . Edhe kur diktator\u00ebt nd\u00ebrruan vendet , simpantizant\u00ebt dhe antar\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb tij\u00eb persh\u00ebndetnin krimet e diktatorit t\u00eb tyre,dhe ky me duar plot gjak t\u00eb njer\u00ebzve t pafajsh\u00ebm, mb\u00ebshtet\u00ebsve u shp\u00ebrndante dhurata, vog\u00eblusheve demokratase, u shpinte n\u00eb sht\u00ebpi kompjutera n\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb entuziazmit t\u00eb shprehur prej tyre n\u00eb mbeshtetje t\u00eb krimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb ,m\u00eb t\u00eb rriturve demokrat\u00eb. Makbethi i tyre u jepte ofiqe , u shp\u00ebrndante prona publike dhe i vinte n\u00eb krye t\u00eb trafiqeve e t\u00eb korrupsionit .<\/p>\n<p>Pra, populli yn\u00eb ne t\u00eb dy epokat i ngjan korit si n\u00eb tragjedit\u00eb e lashta greke , pa te cilin v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb kishte nj\u00eb ndri\u00e7im kaq brilant\u00eb t\u00eb tragjedis\u00eb , t\u00eb Prometeut ,t\u00eb Zeusit ,Agamemnonit , Orestit , Klintemnestr\u00ebs , Eteoklit , Edipit ,e t\u00eb tjer\u00eb si k\u00ebta. Kori n\u00eb tragjedite e lashta ndri\u00e7onte tragjedit\u00eb , kurse populli yn\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste ushqente m\u00ebndjet e err\u00ebta t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb saj, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb krime e vrasje . A nuk na duhet p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto nj\u00eb lutje , nj\u00eb bekim nga Papa?<\/p>\n<p>Vizita e Papes s\u00eb Romes n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm festa e katolik\u00ebve shqiptar\u00eb , por e gjith\u00eb popullit pasi k\u00ebshtu e ka ligji i mikpritjes shqiptare, por edhe p\u00ebr korrekt\u00ebsi t\u00eb historis\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb rinin\u00eb e saj ishte e t\u00ebra krishtere , pavar\u00ebsisht se \u00e7\u2018b\u00ebn\u00eb m\u00eb von\u00eb perandor\u00ebt , cezar\u00ebt , pashallar\u00ebt prij\u00ebsat shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt besimet fetare t\u00eb njer\u00ebzimit i shikonin si lule dielli q\u00eb duhet te rrotulloheshin nga shkonin ata . Sidoqoft\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb historia le ta na gjykoj\u00eb . Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjyq t\u00eb historis\u00eb kryefjala e popullit ton\u00eb n\u00eb aktin e vet\u00eb mbrojtjes \u00ebsht\u00eb mbijetesa , mbrojtia nga asimilimet dhe invazionet ,liria dhe pavar\u00ebsia e kombit. Ky ishte shkaku i vet\u00ebm i nd\u00ebrrimit t\u00eb besimeve fetare . Besoj se t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb na japin t\u00eb drejt\u00eb . Edhe Zoti n\u00eb qiell . Por n\u00eb se kjo i takon historis\u00eb , e sotmja e unitetit dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs mes tre besimeve fetare , atij mysliman , ortodoks dhe katolik n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model dhe pik\u00eb reference p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb k\u00ebrkon harmoni dhe paqe . P\u00ebrgjith\u00ebsimi i k\u00ebsaj vlere universale \u00ebsht\u00eb edhe pjes\u00eb e misionit t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Papa Franceskut n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb cilit ne, shqiptar\u00ebt, i jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs .<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vizita e Pap\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs n\u00eb vendin ton\u00eb, m\u00eb 21shtator, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ogur i mir\u00eb, mbar\u00ebsi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fillimshekulli. Kjo vizit\u00eb e kreut t\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb do t\u00eb evokoj\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb lidhjet historike q\u00eb n\u00eb shekuj kan\u00eb ekzistuar mes nesh, kontributin shqiptar n\u00eb mbrojtje t\u00eb krisht\u00ebrimit dhe t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-3312","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3312","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3312"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3312\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3312"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3312"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3312"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}