{"id":3309,"date":"2014-09-16T20:10:43","date_gmt":"2014-09-16T20:10:43","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3309"},"modified":"2014-09-16T20:10:43","modified_gmt":"2014-09-16T20:10:43","slug":"kam-pasurine-por-smund-te-kem-dashurine-e-nje-gruaje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/kam-pasurine-por-smund-te-kem-dashurine-e-nje-gruaje\/","title":{"rendered":"Kam pasurin\u00eb, por s\u2019mund t\u00eb kem dashurin\u00eb e nj\u00eb gruaje!"},"content":{"rendered":"<p>Jam Miri dhe dua t&#8217;ju tregoj historin\u00eb e jet\u00ebs sime. Femrat gjithmon\u00eb ankohen se meshkujt jan\u00eb ata q\u00eb tradhtojn\u00eb, por nga eksperienca ime, un\u00eb do t&#8217;ju thoja t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Historia ime ndodhi n\u00eb koh\u00ebn e plazhit dhe sa her\u00eb q\u00eb vjen stina e ver\u00ebs, kjo histori m\u00eb ndjek nga pas. Gjithmon\u00eb shkoj t\u00eb vendi ku njoha Merit\u00ebn dhe me nostalgji kujtoj koh\u00ebn q\u00eb ne kaluam bashk\u00eb. At\u00eb vit, un\u00eb sapo isha kthyer nga Italia dhe kisha vendosur q\u00eb pushimet t&#8217;i kaloja n\u00eb Durr\u00ebs, pran\u00eb familjes sime. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, isha 38 vje\u00e7 dhe akoma nuk e kisha gjetur njeriun e zemr\u00ebs sepse isha shum\u00eb i angazhuar me pun\u00eb dhe kryesisht me biznes. Kjo gj\u00eb m\u00eb kishte penguar t&#8217;i kushtohesha jet\u00ebs familjare. Njer\u00ebzit e mi kishin tentuar t\u00eb m\u00eb fejonin, por nuk pata asnj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb realizoja ndonj\u00eb lidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme. Restoranti q\u00eb un\u00eb kisha marr\u00eb n\u00eb Itali m\u00eb kishte mbajtur peng p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb dhe vet\u00ebm at\u00eb vit u shk\u00ebputa dy jav\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pushime.<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb q\u00eb njoha Merit\u00ebn, kisha shkuar vet\u00ebm n\u00eb plazh. Nuk e di pse, por m\u00eb p\u00eblqente vetmia, ndoshta ngaq\u00eb isha m\u00ebsuar me njer\u00ebz n\u00eb restorantin q\u00eb un\u00eb menaxhoja. Disa metra larg meje ishte Mertita, por n\u00eb fillim un\u00eb nuk e kisha v\u00ebn\u00eb re. P\u00ebr nj\u00eb moment m\u00eb kishte z\u00ebn\u00eb gjumi dhe n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr pash\u00eb sikur nj\u00eb grua shum\u00eb e bukur m&#8217;u afrua dhe m\u00eb tha \u201chajde me mua!\u201d. Un\u00eb i dhash\u00eb dor\u00ebn dhe s\u00eb bashku u fut\u00ebm n\u00eb uj\u00eb derisa humb\u00ebm n\u00eb det. Kur u zgjova, p\u00ebrball\u00eb kisha nj\u00eb grua me syze. Ajo ishte shtrir\u00eb n\u00eb r\u00ebr\u00eb dhe shikimi i saj dukej sikur ishte drejtuar nga un\u00eb, megjith\u00ebse mbante syze dhe nuk arrija ta dalloja mir\u00eb. Nga \u00ebndrra q\u00eb pash\u00eb, ndjeja nj\u00eb si trazim thell\u00eb n\u00eb shpirtin tim dhe p\u00ebr ta hequr k\u00ebt\u00eb ndjesi, u ngrita p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb det. Po notoja diku aty n\u00eb breg t\u00eb detit, por nuk kaloi shum\u00eb koh\u00eb dhe pash\u00eb gruan me syze q\u00eb u drejtua drejt meje. Un\u00eb tentova t\u00eb hyja n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e detit p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00ebse ajo po m\u00eb ndiqte mua, apo ishte nj\u00eb fiksim i imi. Pash\u00eb se ajo po vinte drejt meje. Kur i vajti uji te gryka, ajo ndaloi. Kuptova se ajo nuk dinte not dhe, p\u00ebr t\u00eb mos e ofenduar, fillova te notoja drejt saj. Kur iu afrova, ajo me thirri:<br \/>\n\u201cVet\u00ebm keni ardhur n\u00eb plazh?\u201d dhe un\u00eb e aprovova duke tundur kok\u00ebn. Ajo vazhdoi \u201cedhe un\u00eb vet\u00ebm jam, po ju shikoja teksa ju kishte z\u00ebn\u00eb gjumi\u201d. Un\u00eb i thash\u00eb \u201cja q\u00eb paskam edhe un\u00eb dik\u00eb q\u00eb m\u00eb shikon kur jam i vetmuar\u201d.<br \/>\nM\u00eb pas, ashtu n\u00eb det, biseda filloi t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb serioze dhe m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse. Un\u00eb po i flisja p\u00ebr jet\u00ebn time dhe ajo, p\u00ebr jet\u00ebn e saj. Ajo ishte 40 vje\u00e7e, por t&#8217;ju them t\u00eb drejt\u00ebn, dukej m\u00eb e vog\u00ebl se kaq. Un\u00eb u mahnita pas saj, ishte shum\u00eb e k\u00ebndshme, t\u00ebrheq\u00ebse, lozonjare dhe mbi t\u00eb gjitha, shum\u00eb e bukur dhe e zgjuar. Ai takim aty n\u00eb det, m\u00eb von\u00eb, u pasua nga takime t\u00eb tjera. Merita m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se ishte ndar\u00eb nga burri, nuk kishin f\u00ebmij\u00eb dhe kishte ardhur n\u00eb plazh p\u00ebr t\u00eb hequr stresin e divorcit. Ram\u00eb dakord q\u00eb ajo t\u00eb mos shkonte m\u00eb n\u00eb hotelin q\u00eb kishte pronotuar, por t\u00eb rrinim n\u00eb nj\u00eb hotel q\u00eb do ta paguaja un\u00eb p\u00ebr ato dhjet\u00eb dit\u00eb q\u00eb na kishin mbetur. Po ju them me plot goj\u00ebn se kan\u00eb qen\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs sime. Merita ishte nj\u00eb fem\u00ebr me shum\u00eb humor, ajo nuk m\u00eb linte t\u00eb m\u00ebrzitesha asnj\u00ebher\u00eb. Jet\u00ebn e merrte me shum\u00eb optimiz\u00ebm dhe gjithmon\u00eb m\u00eb thoshte se \u201cnjeriu duhet ta jetoj\u00eb jet\u00ebn sikur t\u00eb jet\u00eb dita e fundit.\u201d. Takimi me Merit\u00ebn m\u00eb b\u00ebri shum\u00eb t\u00eb lumtur. Ajo i dha nj\u00eb kuptim jet\u00ebs sime; ajo m\u00eb b\u00ebri q\u00eb t\u00eb kuptoj se njeriu nuk duhet t\u00eb jet\u00eb rob i pun\u00ebs. Jeta ka plot gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebndshme q\u00eb nuk duhet t&#8217;i l\u00ebm\u00eb q\u00eb t\u00eb na ikin nga duart. Na dukej vetja si dy adoleshent\u00eb, donim q\u00eb ato dit\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfundonin kurr\u00eb, dilnim p\u00ebr kafe, shkonim n\u00eb restorante, blinim akullore, ecnim n\u00eb bregun e detit, t\u00eb kapur t\u00eb dy p\u00ebrdore. Dhe n\u00eb fund, kur vinte mbr\u00ebmja, deheshim n\u00eb krah\u00ebt e nj\u00ebri- tjetrit, plot pasion dhe dashuri. E gjith\u00eb kjo q\u00eb po kaloja dukej si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e bukur, q\u00eb nuk doja t\u00eb p\u00ebrfundonte kurr\u00eb, por n\u00eb jet\u00eb, gj\u00ebrat e bukura jan\u00eb v\u00ebrtet shum\u00eb t\u00eb limituara dhe ajo s\u00eb cil\u00ebs i trembesha, ndodhi. Mbr\u00ebmjen e fundit ne shkuam n\u00eb nj\u00eb restorant shum\u00eb t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm dhe aty, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, i k\u00ebrkova Merit\u00ebs q\u00eb t\u00eb martoheshim. Tek ajo fem\u00ebr kisha gjetur t\u00eb gjitha cil\u00ebsit\u00eb q\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb kishte gruaja e jet\u00ebs sime. Ajo buz\u00ebqeshi, i mbushi syt\u00eb me lot dhe m\u00eb tha \u201cm\u00eb l\u00ebr koh\u00eb t\u00eb mendohem\u201d. Merit\u00ebn e shikoja shum\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequr, m\u00eb dukej sikur kishte frik\u00eb nga martesa, ajo donte t\u00eb jetonte e lir\u00eb, martes\u00ebn e shikonte si nj\u00eb burg q\u00eb i rob\u00ebronte njer\u00ebzit. At\u00eb dit\u00eb ne u trishtuam shum\u00eb, dukej sikur e nes\u00ebrmja nuk do t\u00eb na gjente m\u00eb bashk\u00eb. Dhe n\u00eb fakt, k\u00ebshtu ndodhi. N\u00eb m\u00ebngjes, kur un\u00eb u futa t\u00eb b\u00ebja dush, Merita kishte p\u00ebrfituar q\u00eb t\u00eb largohej pa u ndar\u00eb me mua. Ajo m\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb nj\u00eb let\u00ebr mbi krevat. \u201cT\u00eb lutem, mos m\u00eb urre! Un\u00eb jam grua e martuar dhe kam dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Ata jetojn\u00eb n\u00eb Greqi&#8230; Erdha t&#8217;i kaloja pushimet me motr\u00ebn, po fati m\u00eb ndeshi me ty dhe nuk munda t\u00eb rezistoj. Dua q\u00eb historia jon\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb k\u00ebtu se ndryshe&#8230; Do t\u00eb t\u00eb kujtoj gjithmon\u00eb me mall dhe dashuri. Faleminderit q\u00eb m\u00eb b\u00ebre t\u00eb ndjehem p\u00ebrs\u00ebri e dashuruar si n\u00eb rinin\u00eb time. M\u00eb fal q\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjeva, por jeta ka gj\u00ebra akoma m\u00eb t\u00eb bukura, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb t\u00eb uroj edhe ty, m\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn e k\u00ebsaj jete\u201d.<br \/>\nKrah\u00ebt m&#8217;u pren\u00eb, m&#8217;u duk sikur di\u00e7ka m&#8217;u shk\u00ebput nga shpirti. Vdekjen e kisha menduar, por q\u00eb t\u00eb m\u00eb zhg\u00ebnjente Merita n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, nuk e kisha menduar asnj\u00ebher\u00eb. M\u00eb vinte inat me veten time, \u201csi munda un\u00eb t\u00eb bija n\u00eb grack\u00ebn e saj?\u201d. Ajo deshi vet\u00ebm t\u00eb kalonte bukur pushimet, ashtu si\u00e7 b\u00ebri me mua. Ajo nuk kishte ndjenja, ajo shijonte momentin pa e kuptuar se tek un\u00eb la gjurm\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb fshihen kurr\u00eb. Kur u ktheva n\u00eb pun\u00eb n\u00eb Itali, isha shum\u00eb i trishtuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb m\u00eb ndodhi. Gjat\u00eb munges\u00ebs sime, v\u00ebllai im kishte pun\u00ebsuar nj\u00eb kameriere 20 vje\u00e7e. Ajo m\u00eb shikonte t\u00eb trishtuar dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb filloi edhe t\u00eb m\u00eb pyeste, madje habitej me mua se si mund t\u00eb isha un\u00eb i trishtuar. Ajo mendonte se po t\u00eb kishe lek, duhet t\u00eb ishe i g\u00ebzuar. Nuk e di se pse iu hapa asaj, ndoshta sepse ajo ishte i vetmi njeri q\u00eb kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjonte, pa m\u00eb k\u00ebrkuar asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim. Vajza ishte italiane, ishte studente dhe punonte vet\u00ebm disa or\u00eb n\u00eb lokal, sa p\u00ebr t\u00eb fituar ndonj\u00eb lek. Me pun\u00ebtor\u00ebt e mi nuk flisja kurr\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tilla, por me Marian ndjehesha ndryshe. S\u2019e di, por ngaq\u00eb ajo ishte n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb re, m\u00eb dukej sikur m\u00eb mbushte me energji, me jet\u00eb. Nuk e di a ishte kjo arsyeja apo sepse nga sjellja e saj prej \u00e7apk\u00ebneje m\u00eb kujtonte njeriun q\u00eb un\u00eb kisha dashur. Por me Marian un\u00eb kisha nj\u00eb lidhje tjet\u00ebr, ajo ishte shum\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb un\u00eb t\u00eb ushqeja ndjenja t\u00eb tilla. Ajo q\u00eb dua t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se shoq\u00ebria e saj m\u00eb p\u00eblqente, m\u00eb dukej sikur m\u00eb mbushte boshll\u00ebkun q\u00eb Merita kishte l\u00ebn\u00eb tek un\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, Maria m\u00eb tha: \u201cA mundem t\u00eb vij p\u00ebr nj\u00eb kafe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde?\u201d. Pyetja e saj m\u00eb \u00e7uditi, por nuk kisha arsye q\u00eb ta refuzoja dhe e ftova n\u00eb sht\u00ebpi. Teksa po mbushja gotat me nj\u00eb pije freskuese q\u00eb ndodhej n\u00eb frigorifer, d\u00ebgjova Marian q\u00eb m\u00eb thirri: \u201cT\u00eb lutem, do t\u00eb ma f\u00ebrkosh pak kurrizin? Ndjehem e lodhur&#8230;\u201d. E lash\u00eb got\u00ebn dhe shkova drejt saj. Nuk e imagjinoja dot q\u00eb ajo donte t\u00eb m\u00eb joshte me veprimet e saj. Teksa po i f\u00ebrkoja kurrizin, ajo u kthye drejt meje dhe m\u00eb tha: \u201cT\u00eb lutem, m\u00eb puth, dua t\u00eb m\u00eb shuash zjarrin q\u00eb po m\u00eb djeg nga brenda\u201d. Un\u00eb u habita, i thash\u00eb \u201cnuk mundem\u201d, po ajo filloi t\u00eb m\u00eb puthte me shum\u00eb pasion sa un\u00eb u humba n\u00eb puthjet e saj. N\u00eb momentin q\u00eb ne po shkonim drejt aktit final, ajo ndaloi dhe me tha: \u201cT\u00eb lutem, m\u00eb duhen 500 euro\u201d. Kur ma tha k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, m&#8217;u duk sikur p\u00ebrpara syve m&#8217;u shfaq Merita, m&#8217;u duk si djalli me fytyr\u00eb engj\u00eblli. Menj\u00ebher\u00eb k\u00ebrceva nga krevati, vesha pantallonat, hapa der\u00ebn dhe e nxora Marian p\u00ebrjashta si nj\u00eb rrob\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr.<br \/>\nTashm\u00eb, femrat i shikoj si nj\u00eb objekt k\u00ebnaq\u00ebsie dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb mendjen time ato ekzistojn\u00eb si qenie materialiste, mbasi marrin at\u00eb q\u00eb duan; t\u00eb hedhin n\u00eb rrug\u00eb pa patur pik\u00eb m\u00ebshire. P\u00ebrvoja q\u00eb kalova me Merit\u00ebn m&#8217;u b\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr ta p\u00ebrballuar jet\u00ebn i vet\u00ebm. K\u00ebshtu e paska shkruar fati p\u00ebr mua, kam pasurin\u00eb, por nuk munda t\u00eb kem dashurin\u00eb e nj\u00eb gruaje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam Miri dhe dua t&#8217;ju tregoj historin\u00eb e jet\u00ebs sime. Femrat gjithmon\u00eb ankohen se meshkujt jan\u00eb ata q\u00eb tradhtojn\u00eb, por nga eksperienca ime, un\u00eb do t&#8217;ju thoja t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Historia ime ndodhi n\u00eb koh\u00ebn e plazhit dhe sa her\u00eb q\u00eb vjen stina e ver\u00ebs, kjo histori m\u00eb ndjek nga pas. Gjithmon\u00eb shkoj t\u00eb vendi ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-3309","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3309","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3309"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3309\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}