{"id":32922,"date":"2026-11-27T19:32:11","date_gmt":"2026-11-27T18:32:11","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=32922"},"modified":"2026-11-27T19:32:12","modified_gmt":"2026-11-27T18:32:12","slug":"ushtria-e-gjenerates-z-nen-komanden-e-strategeve-te-dhunes-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2026\/11\/ushtria-e-gjenerates-z-nen-komanden-e-strategeve-te-dhunes-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Ushtria e gjenerat\u00ebs \u201cZ\u201d n\u00ebn komand\u00ebn e strateg\u00ebve t\u00eb dhun\u00ebs! Nga Agron BERDAJ"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">A ka pika takimi mes ushtris\u00eb s\u00eb gjenerat\u00ebs \u201cZ\u201ddhe tutor\u00ebve politik q\u00eb e udh\u00ebheqin at\u00eb n\u00eb t\u00eb asht\u00ebquajturin \u201cRevolucioni i Flamingove\u201d. A mund t\u00eb ket\u00eb ngjashm\u00ebri n\u00eb interesa, n\u00eb botkuptim, p\u00ebrvoja, n\u00eb kultur\u00eb, n\u00eb gjendjet social psikologjike, n\u00eb nivelin ekonomik, mes ushtar\u00ebve t\u00eb gjenerat\u00ebs \u201cZ\u201d dhe komandant\u00ebve t\u00eb revolucionit q\u00eb i p\u00ebrkasin epok\u00ebs s\u00eb gurit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke iu referuar shkrimtarit kanadez Douglas Coupland n\u00eb librin e tij\u201dGeneration \u201cX\u201ddel se gjenerata \u201cZ\u201d q\u00eb pason gjenerat\u00ebn \u201cX\u201d, u p\u00ebrket viteve 1997-2012, me nj\u00eb mosh\u00eb af\u00ebrsisht\u00eb 15 deri n\u00eb 20 vj\u00e7e. Kurse shtabet politike dhe ushtarake q\u00eb i drejtojn\u00eb, rekrutojn\u00eb frym\u00ebzojn\u00eb, programojn\u00eb dhe e armatosin ushtrin\u00eb e gjenerat\u00ebs \u201cZ\u201d kan\u00eb nj\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsi\u00eb t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb dy shekuj, n\u00eb t\u00eb 20-in dhe t\u00eb 21-shin, me nj\u00eb mosh\u00eb mesatare gati 60-90 vjet\u00eb. Ata jan\u00eb larg gjenerat\u00ebs \u201cZ\u201d kat\u00ebr pes\u00eb breza. Por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm distanca e madhe kohore mes tyre por edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb q\u00ebn\u00ebsor q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me formimin dhe ve\u00e7orit\u00eb q\u00eb dikton koha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjenerata \u201cZ\u201d ende nuk e ka formuar si duhet personalitetin, se akoma nuk i ka zbuluar si duhet prirjet e saj kulturore, politike, e profesionale, se nuk \u00ebsht\u00eb ballafaquar ende n\u00eb pun\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e kalimit nga adoleshenca dhe asistenca familjare,n\u00eb at\u00eb t\u00eb pjekuris\u00eb dhe zotrimit t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb vetvetes. Ndaj edhe n\u00eb rreshtat e revolucionit inferjoritetin kjo kategori e shfaqin n\u00ebp\u00ebrmjet n\u00ebnshtrimit, zbatimit verb\u00ebrisht t\u00eb urdhrave kriminal\u00eb, duke q\u00ebn\u00eb n\u00eb vij t\u00eb par\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrimeve e djegjeve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mjedisi ekonomik, gjeopolitik, teknologjik, informativ, ideologjik q\u00eb p\u00ebrjeton gjenerata \u201cZ\u201ddiktojn\u00eb kultura dhe q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme nga ajo e shtabeve t\u00eb tyre politike q\u00eb u perkasin shekullit t\u00eb shkuar. Nga vitet 1997 -2012 ku sipas Koupland \u00ebsht\u00eb koha e gjenerat\u00ebs \u201cZ\u201dose ndryshe brezi i internetit t\u00eb pa nd\u00ebrprer\u00eb, e komunikimit global, e telefonit inteligjent, e rrjeteve sociale, e nd\u00ebrlidhjes n\u00eb koh\u00eb reale, e nj\u00eb rendi nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb konkurues, p\u00ebrbejn\u00eb edhe tiparet e k\u00ebsaj gjenerate. Nd\u00ebrsa shtabi politik dhe ushtarak q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb gjenerat\u00ebs \u201cZ\u201dn\u00eb k\u00ebt\u00eb hark kohor\u00eb 1997 -2012 merrej me organizimin dhe kryerjen e pun\u00ebve m\u00eb t\u00eb zeza p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, si vjedhjen e popullit mes piramidave finaciare, me organizimin e luft\u00ebs gati civile n\u00eb vend, me kund\u00ebrv\u00ebnien e ushtris\u00eb, policis\u00eb dhe sh\u00ebbimit informativ ndaj popullit, me organizimin e veriut kund\u00ebr jugut t\u00eb vendit, me grushtin e shtetit t\u00eb vitit 1998, me n\u00ebnshtrimin dhe humbjen e sovranitetit t\u00eb vendit, dhe me azgjesimin e demokracis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb planin gjeopolitik gjenerata \u201cZ\u201dedhe pse ende e pa formuar mir\u00eb politikisht\u00eb filloi t\u00eb ndjej\u00eb rreziqet dhe pasigurin\u00eb e nj\u00eb konkurence t\u00eb re globale ndryshe nga ajo e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb mes t\u00eb dy sistemeve q\u00eb kishin njohur gjeneratat e m\u00ebpar\u00ebshme.Te kjo gjenerat\u00eb po humbiste besimi te institucionet, te m\u00ebnyra e funksionimit t\u00eb demokracis\u00eb, te politika, mjetet e masmedias, te institucionet e br\u00ebnd\u00ebshme dhe ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Me frik\u00eb po shikohej prej tyre edhe ringjallja e nacionalizmit n\u00eb bot\u00eb. Ndryshe nga ushtria e gjenerat\u00ebs \u201cZ\u201dq\u00eb p\u00ebrjetonte realitete trishtuese, gjeneral\u00ebt e dal\u00eb padrejt\u00ebsisht\u00eb n\u00eb udh\u00ebheqje t\u00eb revolucionit t\u00eb \u201cFlamingove\u201d jeton n\u00eb parajs\u00eb, me pasuri t\u00eb grabitura, ku q\u00ebnia n\u00eb politik\u00eb u kishte dh\u00ebn\u00eb li\u00e7enc\u00ebn e oligarkut, e monopolin n\u00eb ushtrimin e korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar. K\u00ebto politika djall\u00ebzore duke p\u00ebrdorur gjenerat\u00ebn \u201cZ\u201d si veg\u00ebl p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin, por jo at\u00eb t\u00eb tyre, por vet\u00ebm t\u00eb kund\u00ebrshtarit politik,\u00ebsht\u00eb ironia m\u00eb e madhe e koh\u00ebs dhe kurthi m\u00eb i madh q\u00eb i p\u00ebrgatitet gjenerat\u00ebs \u201cZ\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ushtrin\u00eb e gjenerat\u00ebs \u201cZ\u201d, me k\u00ebto forca politik\u00eb nuk i lidh asgj\u00eb madje marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre jan\u00eb kontradiktore, gati antagoniste. Ata duket se kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri me dhunuesin e tyre, m\u00eb i rreziksh\u00ebm sa dhe pushteti q\u00eb luftojn\u00eb. At\u00ebher\u00eb si shpjegohet q\u00eb ato n\u00eb revolucion jan\u00eb bashk\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar dhe djegur vendin,p\u00ebr t\u00eb penguar pranimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur gjith\u00e7ka duke premtuar nj\u00eb fillim t\u00eb ri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo q\u00eb i bashkon t\u00eb gjitha rrymat dhe fraksionet e revolucionit t\u00eb \u201cFlamingove\u201d\u00ebsht\u00eb dhuna. Dikush e ka dhun\u00ebn n\u00eb gen, t\u00eb trash\u00ebguar nga gjeografia ku jan\u00eb lindur e rritur. T\u00eb tjet\u00ebr\u00eb dhun\u00ebn e kan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs ideologjike. Karrigethyerit e p\u00ebrdorin dhun\u00ebn si hakmarrje ndaj atyre q\u00eb u kan\u00eb mar\u00eb pushtetin, dhe si mjet fitimi. T\u00eb inkriminuarit dhun\u00ebn e lakmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb amnistuar krimet e b\u00ebra. Armiqt\u00eb e kombit p\u00ebrmes dhun\u00ebs duan t\u00eb djegin Shqip\u00ebrin\u00eb, e simbolet e kombit. PD e ka dhun\u00ebn arm\u00ebn kryesore politike t\u00eb p\u00ebrdorur ndaj popullit, kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb, por edhe ndaj vetvetes, kujdo q\u00eb nuk u bindet atyre. Revolucionar\u00ebt e shikojn\u00eb dhun\u00ebn si mamin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb nga duart e s\u00eb cil\u00ebs lind \u00e7do shoq\u00ebri e re. Pra, n\u00ebse se k\u00ebto kategori t\u00eb revolucionit e shikojn\u00eb dhun\u00ebn si shprehje politike, ideologjike, interesa korrupsioni, si arm\u00eb t\u00eb antishqiptarizmit, po ajo pjes\u00eb e gjenerat\u00ebs \u201cZ\u201d q\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb faktor dhune, madje nj\u00eb lloj\u00eb mishi p\u00ebr top, p\u00ebr \u00e7far\u00eb interesash jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb akte t\u00eb tilla kriminale. M\u00eb tep\u00ebr se gjith\u00e7ka, dhun\u00ebn te kjo kategori e nxisin instiktet,adoleshenca dhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria. Kur k\u00ebto dukuri vihen n\u00ebn\u00eb kontrollin e ustallar\u00ebve politik t\u00eb dhun\u00ebs, ku e inkurajojn\u00eb, e ruajn\u00eb nga ligji n\u00eb rast rreziku, i strehojn\u00eb n\u00eb selin\u00eb e partis\u00eb dhunuesit, i paguajn\u00eb dhe i furrnizojn\u00eb me Molotov. N\u00eb k\u00ebto situata problem i tyre b\u00ebhet tep\u00ebr serjoz, si nga rreziksh\u00ebria shoq\u00ebrore e krimeve t\u00eb kryera, por mbi t\u00eb gjitha se revolucioni po sh\u00ebrben si shkoll\u00eb q\u00eb pregatit dhunues dhe kriminel\u00eb t\u00eb \u00e7ertifikuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka per\u00ebnduar koha e opozitarizmit dhe revolucioneve me dhun\u00eb.\u00cbsht\u00eb koha e dialogut,kompromisit dhe qarkullimit t\u00eb pushteteve me mjate demokratike dhe me vota. Kjo \u00ebsht\u00eb shkolla me t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb edukohet edhe gjenerata \u201cZ\u201d dhe t\u00eb gjitha gjeneratat e tjera. Revolucionet paq\u00ebsore dhe demokratike u p\u00ebrkasin koh\u00ebve t\u00eb qytet\u00ebruara. Dhuna i p\u00ebrket epok\u00ebs s\u00eb gurit qe jo vet\u00ebm se u zgjatin jet\u00ebn pusheteve por edhe i heroizojn\u00eb p\u00ebrpara historis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A ka pika takimi mes ushtris\u00eb s\u00eb gjenerat\u00ebs \u201cZ\u201ddhe tutor\u00ebve politik q\u00eb e udh\u00ebheqin at\u00eb n\u00eb t\u00eb asht\u00ebquajturin \u201cRevolucioni i Flamingove\u201d. A mund t\u00eb ket\u00eb ngjashm\u00ebri n\u00eb interesa, n\u00eb botkuptim, p\u00ebrvoja, n\u00eb kultur\u00eb, n\u00eb gjendjet social psikologjike, n\u00eb nivelin ekonomik, mes ushtar\u00ebve t\u00eb gjenerat\u00ebs \u201cZ\u201d dhe komandant\u00ebve t\u00eb revolucionit q\u00eb i p\u00ebrkasin epok\u00ebs s\u00eb gurit. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-32922","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32922","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32922"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32922\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32922"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32922"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32922"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}