{"id":32760,"date":"2026-09-16T11:07:51","date_gmt":"2026-09-16T09:07:51","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=32760"},"modified":"2026-09-16T11:07:52","modified_gmt":"2026-09-16T09:07:52","slug":"kur-ne-emer-te-stabilitetit-behet-kurban-demokracia-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2026\/09\/kur-ne-emer-te-stabilitetit-behet-kurban-demokracia-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Kur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb stabilitetit b\u00ebhet kurban demokracia! Nga Agron BERDAJ"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Demokracia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb atribut i brendsh\u00ebm i shoq\u00ebris\u00eb, ndjeshm\u00ebri e vler\u00eb politike, ekonomike dhe ligjore, nj\u00eb fuqi e pakontestueshme. Para s\u00eb gjithash, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brend\u00ebshme e \u00e7do shoq\u00ebrie dhe shteti. Ndikimi i demokracive per\u00ebndimore t\u00eb konsoliduara ndaj demokracive t\u00eb brishta \u00ebsht\u00eb ndihmues dhe jo par\u00ebsor; konsultativ dhe jo diktues; v\u00ebzhgues dhe jo urdh\u00ebrues.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nivelin e ul\u00ebt t\u00eb demokracis\u00eb te ne nuk duhet ta k\u00ebrkojm\u00eb vet\u00ebm te faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por para s\u00eb gjithash te vetja. Ajo lindi dhe u rrit mes dy diktaturave: asaj q\u00eb lam\u00eb pas dhe k\u00ebsaj t\u00eb res\u00eb q\u00eb maskohet me terma ultrademokratike. N\u00ebn trysnin\u00eb e tyre, demokracia lindi anemike, u zhvillua si krijes\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Sot i ka mbetur vet\u00ebm emri, sepse vepra i mungon.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Doktorit q\u00eb ju besua sh\u00ebndeti i demokracis\u00eb ishte nj\u00eb pacient i s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb, jo vet\u00ebm patologjikisht, por edhe politikisht: nj\u00eb bajraktar, i etur p\u00ebr pushtet e lavdi, i bab\u00ebzitur n\u00eb grabitjen e pronave, nj\u00eb feudal n\u00eb formim dhe kultur\u00ebn politike. Berishizmi ishte shkolla m\u00eb e keqe dhe varrmih\u00ebse e demokracis\u00eb. Duke xhongluar me termat \u201csiguri\u201d, \u201dstabilitet\u201d dhe \u201cdemokraci\u201d, ai gjeti thembr\u00ebn e Akilit ku e goditi demokracin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Filozofia e tij politike \u00ebsht\u00eb se siguria, stabiliteti dhe demokracia, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk jan\u00eb identike, por t\u00eb kund\u00ebrta. Ai nuk e mendoi k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb nocion teorik, por edhe si aksion n\u00eb terren. Kur koha k\u00ebrkonte dialog, mirkuptim e konsensus politik, ai b\u00ebnte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: i referohej dhun\u00ebs dhe forc\u00ebs ushtarake. Kur ai vendoste t\u00eb godiste demokracin\u00eb e brisht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nxiste kriza artificiale; acaronte pa shkak marr\u00ebdh\u00ebniet me opozit\u00ebn; krijonte \u201carmiq\u201d imagjinar\u00eb; prishte ekuilibrat social\u00eb e ekonomik\u00eb; krijonte pa shkak konflikte mes jugut dhe veriut t\u00eb vendit dhe me pakicat komb\u00ebtare; nd\u00ebrmerrte iniciativa shkat\u00ebrruese p\u00ebr vendin dhe kund\u00ebrshtarin politik; organizonte rebelime e p\u00ebrplasje shoq\u00ebrore dhe incidente me p\u00ebrmasa komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasi e gatuante \u00e7orb\u00ebn mes tymit dhe flak\u00ebs, dhun\u00ebs dhe k\u00ebrc\u00ebnimit, rebelimit shoq\u00ebror, anarkis\u00eb dhe shthurjes, th\u00ebrriste p\u00ebr zgjidhje faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb k\u00ebto kushte, faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar, me dashje ose i detyruar, pranonte t\u00eb mb\u00ebshteste nevoj\u00ebn p\u00ebr \u201csiguri\u201de\u201dstabilitet\u201d dhe hapur braktiste demokracin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Berisha mund t\u00eb jet\u00eb nga t\u00eb rrall\u00ebt autokrat\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb, p\u00ebr t\u00eb prishur raportet dhe lidhjet mes \u201cdemokracis\u00eb\u201d dhe \u201csiguris\u00eb\u201d, t\u00eb ket\u00eb sajuar konflikte t\u00eb vogla, madje edhe qesharake, deri edhe pu\u00e7e ushtarake e grushte shtetiti, mosbindjet civile e larje hesapesh me grupet rivale politike dhe ekonomike, kryengritje t\u00eb armatosura deri n\u00eb praglufte civile. Dhe pas k\u00ebtyre akteve agresive shtet\u00ebrore d\u00ebgjohej refreni: p\u00ebr sigurin\u00eb sakrifikojm\u00eb demokracin\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gazetaria Per\u00ebndimore dhe disa qarqe politike me ndjeshm\u00ebri ndaj demokracis\u00eb e raportonin n\u00eb OSBE dhe BE shtetin e Berish\u00ebs, n\u00eb t\u00eb dy qeverisjet, si nj\u00eb shtet \u201cgangster\u201d, si tregtar arm\u00ebsh, trafikant droge, thyes i embargos n\u00eb shitjen e naft\u00ebs n\u00eb S\u00ebrbi dhe n\u00eb Malin e Zi. Megjithat\u00eb BE, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb siguris\u00eb dhe stabilitetit vazhdonin ta mbanin n\u00ebn sqetull. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, gazetari i vler\u00ebsuar anglez, Andrew Gumble, deklaronte se per\u00ebndimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb jepte llogari. Refreni se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb siguris\u00eb duhet t\u00eb sakrifikohej demokracia u d\u00ebgjua nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt n\u00eb ngjarjet m\u00eb tragjike q\u00eb ka kaluar v\u00ebndi, por edhe n\u00eb situata n\u00eb dukje t\u00eb qeta e pa probleme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitin 2001, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt q\u00eb mb\u00ebshtesnin Berish\u00ebn k\u00ebrkuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pothuajse prepotente nj\u00eb \u201csovranitet t\u00eb kufizuar\u201d ndaj pushtetit t\u00eb PS. Me sloganin \u201ct\u00eb sakrifikojm\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb siguris\u00eb\u201d, nga ata u lejua t\u00eb shkelet edhe kushtetuta e vendit. Kur Berisha i ndaloi prokuroris\u00eb zhvillimin e hetimeve n\u00eb ngjarjen tragjike t\u00eb 21 janarit me pretekstin se prishej sistemi komandues i Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs, deklaratat e OSBE, BE por edhe t\u00eb Amerik\u00ebs ishin tep\u00ebr t\u00eb mjegullta, as mish\u00eb, as peshk.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Teorikisht dukej sikur mbronin parimet demokratike, nd\u00ebrsa n\u00eb praktik\u00eb frym\u00ebzonin Berish\u00ebn n\u00eb aventur\u00ebn e prepotenc\u00ebn ndaj drejt\u00ebsis\u00eb. Edhe loja me dy standarde nga diplomacia per\u00ebndimore fshihej pas termit: \u201cN\u00eb em\u00ebr t\u00eb siguris\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet kurban demokracia\u201d. Nga kjo frym\u00eb udh\u00ebhiqet edhe sot aksioni i PD n\u00eb rr\u00ebmbimin e flamurit t\u00eb protest\u00ebs s\u00eb \u201cflamingove\u201d. Sa i krijohen hap\u00ebsira, ajo i braktis maskat paq\u00ebsore e demokratike dhe kthehet te arma e saj e preferuar: dhuna.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por edhe qeverisjet e majta, kur kan\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, nuk b\u00ebn\u00eb gj\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrimin e demokracis\u00eb nga berishizmi. Autokratizmi i bashkonte t\u00eb dy forcat politike. N\u00ebse berishizmi nuk e kishte problem t\u2019a pranonte hapur se demokracin\u00eb e b\u00ebnte kurban p\u00ebr t\u00eb t\u00eb asht\u00ebquajturin stabilitet dhe siguri, e majta e p\u00ebrdorte termin \u201cdemokraci\u201d si retorik\u00eb politike, si refren vjershash. N\u00ebse Berisha dhe berishizmi shkuan hapur disa her\u00eb n\u00eb luft\u00eb me opozit\u00ebn dhe popullin p\u00ebr pushtetin e tyre, qeverisjet e majta u treguan m\u00eb t\u00eb kujdesshme n\u00eb shmangjen e konflikteve sociale dhe politike. Mjeti m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr ta ishte nj\u00eb lloj prepotence qeveris\u00ebse por me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, ndryshe nga ajo me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb e p\u00ebrdorur nga berishizmi. Autokracia si mjeti m\u00eb i rreziksh\u00ebm i demokracis\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e berishizmit zbatohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fare t\u00eb hapur dhe primitive, te qeverisjet e majta autokracia arriti nivele t\u00eb larta, por n\u00eb publik shfaqej i sheqerosur, m\u00eb romantik, natyrisht m\u00eb verbuese duke e mbajtur popullin sa m\u00eb larg qeverisjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Eksperimentet dhe praktikat e p\u00ebrdorura nga politika shqiptare dhe ajo per\u00ebndimore se duke sakrifikuar demokracin\u00eb arrihet stabiliteti dhe siguria ishin t\u00eb gabuara. As stabiliteti dhe siguria nuk u realizuan. As sovraniteti nuk u sigurua. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, u k\u00ebrc\u00ebnua.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fakt, shkaku i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00ebe pa nj\u00eb demokraci reale nuk ka as siguri e sovranitet, as zhvillim shoq\u00ebror dhe as p\u00ebrparim t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Demokracia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb atribut i brendsh\u00ebm i shoq\u00ebris\u00eb, ndjeshm\u00ebri e vler\u00eb politike, ekonomike dhe ligjore, nj\u00eb fuqi e pakontestueshme. Para s\u00eb gjithash, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brend\u00ebshme e \u00e7do shoq\u00ebrie dhe shteti. Ndikimi i demokracive per\u00ebndimore t\u00eb konsoliduara ndaj demokracive t\u00eb brishta \u00ebsht\u00eb ndihmues dhe jo par\u00ebsor; konsultativ dhe jo diktues; v\u00ebzhgues dhe jo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-32760","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32760","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32760"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32760\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32760"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32760"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32760"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}