{"id":32715,"date":"2026-08-15T09:18:24","date_gmt":"2026-08-15T07:18:24","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=32715"},"modified":"2026-08-15T09:22:35","modified_gmt":"2026-08-15T07:22:35","slug":"politika-dhe-aritmetika-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2026\/08\/politika-dhe-aritmetika-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Politika\u00a0dhe aritmetika! Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Politika dhe aritmetika<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Agron Berdaj<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Marr\u00ebdh\u00ebniet e aritmetik\u00ebs me politik\u00ebn jo gjithmon\u00eb kan\u00eb qen\u00eb normale, korrekte dhe t\u00eb nd\u00ebrvarura n\u00eb gjetjen e zgjidhjeve t\u00eb koh\u00ebs. Politika n\u00eb jo pak raste ka q\u00ebn\u00eb kryene\u00e7e, imponuese, urdh\u00ebruese dhe mosp\u00ebrfill\u00ebse ndaj aritmetik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Statistikat selektive, numurat e m\u00ebdhenj, bazat krahasuese t\u00eb reduktuara, theksimi i numurave absolut\u00eb, p\u00ebrdorimi i emrues\u00ebve mashtrues jan\u00eb kthyer n\u00eb mjete spekulluese nga politikat. Fjala nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos u besohet numurave, por gjithmon\u00eb t\u00eb kuptohet se \u00e7far\u00eb fshihet pas tye, se cilat jan\u00eb synimet e politik\u00ebs kur b\u00ebjn\u00eb akrobaci me shifrat. Kur politika kthehet n\u00eb numura, statistika, n\u00eb indekse ajo fillon t\u00eb humbasi p\u00ebrmbajtjen e saj, drejtimin, besimin, aft\u00ebsit\u00eb vendimmarr\u00ebse, harmonizimin e interesavave mes grupeve shoq\u00ebrore, solidaritetin, shpres\u00ebn dhe optimizmin. N\u00eb koh\u00ebn moderne, lidhur me raportin e aritmetik\u00ebs me politik\u00ebn, shtrohet pyetja se \u00e7far\u00eb shoq\u00ebrie duam dhe jo cila \u00ebsht\u00eb zgjidhja e optimalizuar q\u00eb tregojn\u00eb numurat.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb k\u00ebto 36 vite politika ka guxuar ta p\u00ebrdhunoj\u00eb aritmetik\u00ebn, ta posht\u00ebroj\u00eb, ta deformoj\u00eb dhe ta tjet\u00ebrsoj\u00eb sipas interesave meskine t\u00eb saj. Treguesi m\u00eb real i kriz\u00ebs mes tyre \u00ebsht\u00eb kur vlera reale e ekonomis\u00eb shqiptare n\u00eb vitet 90-t\u00eb, sipas aritmetik\u00ebs ishte miliarda lek\u00eb dhe politika e koh\u00ebs e shum\u00ebzoi at\u00eb me zero. Aritmetika e llogariste armatimin e ushtris\u00eb Shqiptare 8-9 miliard\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa politika e zeroi at\u00eb, duke mos futur asnj\u00eb lek n\u00eb buxhetin e shtetit. Korrupsionin e hapur q\u00eb b\u00ebri Qeveria e PD me shitjen e kat\u00ebr hidrocentraleve e zbuloi aritmetika, kur n\u00eb buxhetin e shtetit mungojn\u00eb \u00e7do vit 10 -20 miljon\u00eb lek\u00eb. Aritmetika e nxjerr naft\u00ebn shqiptare m\u00eb fitim, si n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, kurse politika shqiptare e llogarit me humbje, madje i paguan edhe hara\u00e7e kompanis\u00eb private nga buxheti i shtetit. Lista e kontradiktave mes politik\u00ebs dhe aritmetik\u00ebs \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb, e pa fund.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Partit\u00eb politike, duke par\u00eb se mes tyre dhe aritmetik\u00ebs nuk ka paqe, aplikoj\u00eb secila aritmetik\u00ebn e saj, tjet\u00ebr kur jan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, dhe tjetr\u00ebn kur jan\u00eb n\u00eb pushtet. Me njer\u00ebn llogarisin aferat e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore dhe t\u00eb oligarkis\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dhe me nj\u00eb tjet\u00ebr llogarisin detyrimet ligjore ndaj popullit. Nj\u00eb matematik\u00eb me baz\u00eb progresionesh gjeometrike e p\u00ebrdorin p\u00ebr elitat, ku llogarisin aferat marramend\u00ebse dhe nj\u00eb aritmetik\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb ku llogarisin th\u00ebrrimet p\u00ebr popullin, pensionist\u00ebt dhe shtresat n\u00eb nevoj\u00eb. Nj\u00eb aritmetik\u00eb e kan\u00eb kur blejn\u00eb dhe shesin n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar sipas parimit \u201cShqip\u00ebria nj\u00eb euro\u201d, nd\u00ebrsa kur dalin n\u00eb pazarin e popullit, p\u00ebr t\u00eb justifikuar kriz\u00ebn e \u00e7mimeve, e kan\u00eb gati p\u00ebrgjigjen: konjukturat bot\u00ebrore, \u00e7mimet e larta nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb tregut, fuqia e ul\u00ebt bler\u00ebse, etj. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk ka diferenca n\u00eb \u00e7mime mes tregut global dhe atij t\u00eb brendsh\u00ebm, por kur k\u00ebto diferenca manipulohen, apo shtohen artificialisht me q\u00ebllime korrupsioni &#8211; kjo \u00ebsht\u00eb skandaloze.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb bie n\u00eb sy n\u00eb politik\u00ebn ekonomike t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb qeverisjes s\u00eb PD \u00ebsht\u00eb se tjet\u00ebr aritmetik\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb pozit\u00eb dhe tjet\u00ebr n\u00eb opozit\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb qeverisjen e k\u00ebsaj force politike ka ndodhur q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgatitur dhe zbatuar ligje vet\u00ebm n\u00eb interes t\u00eb nj\u00eb personi, apo t\u00eb nj\u00eb grupi familjar t\u00eb lidhur me pushtetin. Vet\u00ebm k\u00ebtu ka ndodhur q\u00eb, pasi shum\u00eb prona shtet\u00ebrore u grabit\u00ebn nga t\u00eb af\u00ebrmit e qeveris\u00eb, menj\u00ebher\u00eb u p\u00ebrgatit edhe ligji p\u00ebr shitblerjen e tok\u00ebs ku ishin ngritur k\u00ebta objekte. Pra, grabitja shtet\u00ebrore duhej t\u00eb realizohej e plot\u00eb. Ky ligj q\u00eb justifikon pla\u00e7kitjen nuk zgjati m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb dit\u00eb &#8211; koh\u00eb e mjaftueshme q\u00eb bandit\u00ebt t\u00eb mbaronin pun\u00eb n\u00eb zyrat e shtetit dhe m\u00eb pas u shfuqizua.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb opozit\u00eb, kjo forc\u00eb politike zbatonte nj\u00eb aritmetik\u00eb tjet\u00ebr. Grushtet e shtetit q\u00eb nd\u00ebrmerrte n\u00eb \u00e7do dy tre vjet, kund\u00ebrrevolucionet, pu\u00e7et, shpurja e v\u00ebndit disa her\u00eb n\u00eb praglufte civile, bojkotet dhe braktisja e jet\u00ebs parlamentare nuk duhen par\u00eb si aksione t\u00eb thjeshta politike, por si veprime konkrete p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb gjurm\u00ebt e krimeve n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjeve t\u00eb saj. Teoria e \u201cNivelit Zero\u201d dhe e \u201c\u00c7ekut t\u00eb Bardh\u00eb\u201d t\u00eb aplikuara prej saj, nuk kishin t\u00eb b\u00ebnin vet\u00ebm me rrafshimin e vlerave t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare, por t\u00eb humbisnin edhe gjurm\u00ebt e krimit q\u00eb ata kishin kryer n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes s\u00eb tyre. Ata i donin t\u2019i kishin t\u00eb fshira detyrimet q\u00eb shteti i tyre i kishte grabitur popullit, pensionist\u00ebve, minator\u00ebve dhe shtresave n\u00eb nevoj\u00eb. E kishin kthyer vendin si nj\u00eb kamp p\u00ebrq\u00ebndrimi ku nuk paguheshin siguracionet, zhdukeshin defter\u00ebt e firmave piramidale, humbisnin kadastrat, dosjet e krimit, ku fshihej hstoria, etj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Probleme me aritmetik\u00ebn ka patur edhe PS, e cila, kur ishte n\u00eb opozit\u00eb, e respektonte matematik\u00ebn, ishte korrekte n\u00eb shifrat e publikuara p\u00ebr kriz\u00ebn n\u00eb vend, n\u00eb p\u00ebrllogaritjet q\u00eb u b\u00ebnte premtimeve, si hapjen e 300.000 vendeve t\u00eb pun\u00ebs, sh\u00ebrbimin mjeksor falas, sigurimin e dritave, t\u00eb ujit, rritjen e pensioneve, e rrogave, etj. Sa m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb kjo forc\u00eb politike respektonte matematik\u00ebn, aq m\u00eb bind\u00ebse dhe e besueshme b\u00ebhej n\u00eb elektoratin shqiptar. Kur erdhi n\u00eb pushtet, gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb b\u00ebri, ishte braktisja e matematik\u00ebn s\u00eb njehsuar dhe t\u00eb zyrtarizuar bot\u00ebrisht dhe z\u00ebvend\u00ebsimi i saj m\u00eb aritmetik\u00ebn e PD. Vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb aritmetik\u00eb mund t\u00eb shpjegohet niveli i lart\u00eb dhe shtrirja gjer\u00ebsisht e krimit dhe korrupsionit, politikat e shfrenuara n\u00eb tendera dhe abuzimi me buxhetin e shtetit, varf\u00ebrimi i shtresave n\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb ekspozuar, t\u00eb pambrojtura nga agresioni i p\u00ebrditsh\u00ebm i tregut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Akoma m\u00eb problematik me aritmetik\u00ebn duket se jan\u00eb protestuesit apo revolucionar\u00ebt, si e quajn\u00eb ata veten. N\u00eb sheshin e betej\u00ebs politike ata paraqiten pa llogari dhe kalkulime politike, pa ide pushteti dhe strategji, pa nj\u00eb udh\u00ebheqje, pa nj\u00eb aritmetik\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Nj\u00eb l\u00ebvizje tipike haxhiqamiliste, me nj\u00eb staf Haxhiqamil\u00ebsh. Nisi si l\u00ebvizje n\u00eb mbrojtje t\u00eb flamingove dhe sot n\u00eb bulevardet e Tiran\u00ebs bu\u00e7asin kakarisjet e sorrave. E nis\u00ebn marshimin e tyre si idealist\u00eb t\u00eb kulluar dhe t\u00eb m\u00ebvetsh\u00ebm dhe sot kan\u00eb p\u00ebrfunduar si konformist\u00eb dhe ushtar\u00eb t\u00eb verb\u00ebr t\u00eb Berishizmit. Aspiruan se do t\u00eb ishin pararend\u00ebsit e nj\u00eb epoke t\u00eb re q\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb rend t\u00eb ri shoq\u00ebror dhe p\u00ebrfunduan si n\u00eb epok\u00ebn e gurit, ku orientimi i shoq\u00ebris\u00eb b\u00ebhej n\u00eb baz\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjave t\u00eb diellit, h\u00ebn\u00ebs dhe objekteve qiellor\u00eb, l\u00ebvizjes s\u00eb shpend\u00ebve dhe figurave t\u00eb dala nga filxhani i kafes\u00eb s\u00eb fallxhoreve. Pretenduan nj\u00eb l\u00ebvizj\u00eb demokratike me z\u00eb dhe p\u00ebrfunduan n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje memece, me maska, anarkiste, ku letra me vrim\u00eb p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb edhe liria, edhe demokracia, edhe parlamenti, edhe qeveria. Si n\u00eb lasht\u00ebsi: me gur\u00eb dhe guralec\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Parrulla e \u201crevolucionit\u201d t\u00eb tyre \u201cT\u00eb ham\u00eb, t\u00eb pim\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb seks\u201d, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr romantike. Por kjo e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb domosdoshme nevoj\u00ebn e p\u00ebrvet\u00ebsimit t\u00eb aritmetik\u00ebs nga revolucionar\u00ebt. Aq m\u00eb tep\u00ebr se t\u00eb tre komponent\u00ebt: si ngr\u00ebnja, pirja dhe seksi p\u00ebrfshihen n\u00eb sfer\u00ebn jo prodhuse. Vet\u00ebm aritmetika mund t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb koherenc\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb garantuar vazhdim\u00ebsin\u00eb, apo fundin e revolucionit, suksesin apo disfat\u00ebn e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Politika dhe aritmetika Nga Agron Berdaj Marr\u00ebdh\u00ebniet e aritmetik\u00ebs me politik\u00ebn jo gjithmon\u00eb kan\u00eb qen\u00eb normale, korrekte dhe t\u00eb nd\u00ebrvarura n\u00eb gjetjen e zgjidhjeve t\u00eb koh\u00ebs. Politika n\u00eb jo pak raste ka q\u00ebn\u00eb kryene\u00e7e, imponuese, urdh\u00ebruese dhe mosp\u00ebrfill\u00ebse ndaj aritmetik\u00ebs. Statistikat selektive, numurat e m\u00ebdhenj, bazat krahasuese t\u00eb reduktuara, theksimi i numurave absolut\u00eb, p\u00ebrdorimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-32715","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32715","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32715"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32715\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32715"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32715"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32715"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}