{"id":32579,"date":"2026-05-23T19:28:32","date_gmt":"2026-05-23T17:28:32","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=32579"},"modified":"2026-05-23T19:29:39","modified_gmt":"2026-05-23T17:29:39","slug":"shqipja-nga-zeno-jahaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2026\/05\/shqipja-nga-zeno-jahaj\/","title":{"rendered":"Shqipja! Nga Zeno Jahaj"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>1.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjuha \u00ebsht\u00eb vepra m\u00eb e madhe e p\u00ebrbashk\u00ebt e nj\u00eb kombi. M\u00eb shum\u00eb se mjet nd\u00ebrkuptimi: \u00ebsht\u00eb bart\u00ebse e mendimit, kujtes\u00ebs, kultur\u00ebs, identitetit dhe vijim\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij. \u201cGjuha \u00ebsht\u00eb arkivi i historis\u00eb\u201d \u2013 shkruante Ralph Waldo Emerson, madje \u201cpoezi e fosilizuar\u201d teksa \u00e7do fjal\u00eb ka qen\u00eb dikur nj\u00eb poezi, p\u00ebrderisa edhe fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb zakonshme krijojn\u00eb metaforat m\u00eb t\u00eb fuqishme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cP\u00ebr at\u00eb diell q\u00eb vete lodhur\u201d! Nga n\u00ebna e kam d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb betim, e t\u00eb gjitha n\u00ebnat q\u00eb kam njohur. Dielli si d\u00ebshmitar hyjnor, i pathyesh\u00ebm, i p\u00ebrjetsh\u00ebm, po aq edhe njer\u00ebzor, q\u00eb lindet, ndri\u00e7on, ngroh, jep jet\u00eb, sheh gjith\u00e7ka dhe, n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, lodhet dhe per\u00ebndon (bie p\u00ebr t\u00eb pushuar). Betimi \u00ebsht\u00eb solemn: ke hyr\u00eb n\u00eb bes\u00eb e n\u00eb mir\u00ebnjohje me lodhjen e Diellit, me nj\u00eb krijim t\u00eb natyr\u00ebs, dometh\u00ebn\u00eb me nj\u00eb poezi, teksa ka nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb brendsh\u00ebm, nj\u00eb trishtim t\u00eb leht\u00eb kozmik. Sjell nd\u00ebrmend se vet\u00eb fjala \u201cpoezi\u201d, n\u00eb rr\u00ebnj\u00ebn e saj, do t\u00eb thot\u00eb \u201ckrijim.\u201d&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Johann Gottfried Herder shkruante se \u201cGjuha e nj\u00eb populli \u00ebsht\u00eb pasqyra e shpirtit t\u00eb tij.\u201d Martin Heidegger shkruante se \u201cGjuha \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e qenies.\u201d N\u00eb fund t\u00eb fundit, nj\u00eb komb jeton n\u00eb gjuh\u00ebn e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>2.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjuh\u00ebt me alfabet kan\u00eb respektivisht: Shqipja 36 shkronja, Anglishtja 26, Fr\u00ebngjishtja 26, Italishtja 21, Gjermanishtja&nbsp; 26 (+ <em>\u00e4, \u00f6, \u00fc, \u00df<\/em>), Spanjishtja 27, Rusishtja 33, Greqishtja 24, Arabishtja 28 dhe Hebraishtja 22 shkronja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Numri i shkronjave t\u00eb alfabetit nuk tregon q\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cm\u00eb e pasur\u201d apo \u201cm\u00eb e varf\u00ebr\u201d, \u201cm\u00eb e zhvilluar\u201d apo \u201cm\u00eb pak e zhvilluar\u201d. Thjesht, flet p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si nj\u00eb gjuh\u00eb vendos t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb tingujt e saj n\u00eb shkrim. Shqipja, duke ndjekur parimin \u201cnj\u00eb tingull &#8211; nj\u00eb shkronj\u00eb\u201d, ka m\u00eb shum\u00eb shkronja, sepse edhe <em>sh, dh, th, xh, gj, nj, rr, ll<\/em> jan\u00eb shkronja m\u00eb vete. Pra, Shqipja lexohet si\u00e7 shkruhet. Ndryshe, ta zem\u00eb nga Italishtja, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn <em>ch<\/em> lexohet <em>k, gn<\/em> lexohet <em>nj<\/em>, e t\u00eb tjera. V\u00ebrtet Italishtja ka m\u00eb pak shkronja, por p\u00ebrdor m\u00eb shum\u00eb kombinime. Pra, numri i shkronjave nuk tregon pasurin\u00eb e fjalorit, as nivelin e qytet\u00ebrimit, as kompleksitetin e mendimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pra, arsyeja pse shum\u00eb gjuh\u00ebtar\u00eb e konsiderojn\u00eb shqipen si nj\u00eb nga gjuh\u00ebt m\u00eb fonetike t\u00eb Europ\u00ebs \u00ebsht\u00eb sepse ekziston nj\u00eb p\u00ebrputhje relativisht e fort\u00eb midis tingullit dhe shkrimit. Anglishtja, p\u00ebr shembull, \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak fonetike ngase shum\u00eb grupzanoresh t\u00eb nj\u00ebjta, lexohen ndryshe. P.sh. <em>through<\/em> lexohet <em>thru<\/em>, <em>though<\/em> lexohet <em>dho<\/em>, <em>tough<\/em> lexohet <em>taf<\/em>. Pra, Shqipja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb ku fjala shkruhet pothuajse si\u00e7 d\u00ebgjohet dhe d\u00ebgjohet si\u00e7 shkruhet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, alfabeti shqiptar \u00ebsht\u00eb pothuajse nj\u00eb hart\u00eb e z\u00ebrit njer\u00ebzor shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>3.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb shkenc\u00ebrisht e pranuar se Shqipja, deg\u00eb m\u00eb vete e familjes Indoeuropiane, \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb shum\u00eb e vjet\u00ebr, ndoshta m\u00eb e vjetra n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb bashkohem me antropologjin\u00eb, gjenetik\u00ebn dhe historin\u00eb serioze se shumica e popujve jan\u00eb produkte t\u00eb emigrimeve shum\u00eb t\u00eb hershme dhe, n\u00eb vijim, ndoshta edhe t\u00eb mbishtresave e t\u00eb formimeve kulturore. Nj\u00eb popull nuk p\u00ebrcaktohet vet\u00ebm nga gjaku apo origjina biologjike, por edhe nga kombinimi i gjuh\u00ebs, kujtes\u00ebs historike, territorit, vuajtjeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, kultur\u00ebs, institucioneve dhe vet\u00ebdijes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Prandaj edhe historian\u00ebt konkludojn\u00eb se popujt nuk lindin. Ata formohen. Nj\u00eb identitet kolektiv kristalizohet kur nj\u00eb grup njer\u00ebzish q\u00ebndron p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb nj\u00eb territor, zhvillon gjuh\u00eb dhe mite t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, krijon kujtes\u00eb historike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por bashkohem edhe me Bernd J. Fischer dhe Oliver Jens Schmitt, historian\u00eb modern\u00eb gjerman\u00eb, t\u00eb specializuar n\u00eb universitete t\u00eb disa vendeve per\u00ebndimore p\u00ebr albanologji, e k\u00ebshtu mjaftueshm\u00ebrisht t\u00eb \u00e7liruar nga t\u00eb menduarit mitik, t\u00eb cil\u00ebt shkruajn\u00eb: \u201cShqiptar\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb prej grupeve m\u00eb t\u00eb mo\u00e7me etnike autoktone n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb Evrop\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.\u201d <strong>&nbsp;<\/strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Studiuesi Robert Elsie, i doktoruar n\u00eb gjasht\u00eb universitete kanadeze, gjermane, angleze dhe franceze, i specializuar n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb dhe folklorin shqiptar, i cili i kushtoi kultur\u00ebs, gjuh\u00ebs, let\u00ebrsis\u00eb dhe historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve gjith\u00eb jet\u00ebn e tij, nuk le m\u00ebdyshje: \u201cAjo \u00e7ka mund t\u00eb themi me nj\u00eb siguri t\u00eb arsyeshme, \u00ebsht\u00eb se nuk ka prov\u00eb q\u00eb tregon se shqiptar\u00ebt imigruan n\u00eb Ballkanin jugper\u00ebndimor nga diku tjet\u00ebr. Si t\u00eb till\u00eb, mund t\u00eb pranohet me siguri si e v\u00ebrtet\u00eb se ata jan\u00eb origjinalisht vendas n\u00eb rajon.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb em\u00ebr i madh n\u00eb fush\u00ebn e anthropologjis\u00eb dhe arkeologjis\u00eb, Aris A. Poulianos, i arsimuar n\u00eb Athin\u00eb dhe doktoruar n\u00eb dy universitete, New York e Mosk\u00eb, autor i dhjetra veprave shkencore kushtuar civilizimit t\u00eb lasht\u00eb grek, shkruan: \u201cN\u00eb Ballkan, njeriu ka ekzistuar s\u00eb paku prej 500.000 vjet\u00ebsh, ndoshta edhe m\u00eb shum\u00eb&#8230;.Nj\u00eb gj\u00eb mund t\u00eb thuhet q\u00eb n\u00eb fillim se, bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat anthropologjike t\u00eb vendeve fqinj\u00eb, masa e madhe e popullsis\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb autoktone q\u00eb nga koh\u00ebt e hershme parahistorike.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebtij p\u00ebrfundimi i bashkohet edhe akademiku britanik, Malcolm: \u201cN\u00eb rastin e shqiptar\u00ebve&#8230;ata jan\u00eb populli i vet\u00ebm n\u00eb Ballkan q\u00eb ka prejardhje t\u00eb qart\u00eb nga civilizimi para-romak, nga shoq\u00ebrit\u00eb para-romake.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pa gjuh\u00ebn, gjakun, tokat, vuajtjet dhe arritjet e p\u00ebrbashk\u00ebta, zor se shqiptar\u00ebt do t\u00eb kishin mbijetuar midis qytet\u00ebrimeve nga m\u00eb t\u00eb hershmit dhe nga m\u00eb t\u00eb fuqishmit e njer\u00ebzimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>4.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb kushtet e izolimit relativ historik p\u00ebr shekuj t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb zona malore, pa administrat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt shkrimore dhe me tradit\u00eb t\u00eb ruajtur vet\u00ebm me goj\u00eb, ndodh di\u00e7ka interesante n\u00eb gjuh\u00eb: autoriteti kryesor b\u00ebhet tingulli, jo shkrimi. Shqipja u shkrua von\u00eb, por \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar shum\u00eb gjat\u00eb. Kur nj\u00eb gjuh\u00eb ruan me kujdes tingujt e saj, ajo ruan edhe m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb folurit, kujtes\u00ebn kolektive, vazhdim\u00ebsin\u00eb kulturore. K\u00ebshtu, alfabeti i shqipes nuk \u00ebsht\u00eb thjesht akt vet\u00ebm teknik, por kryesisht akt identitar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Wilhelm von Humboldt &#8211; nj\u00eb themelues i gjuh\u00ebsis\u00eb moderne, shprehej se \u00e7do gjuh\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb bot\u00ebkuptim unik. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se popujt nuk ndryshojn\u00eb vet\u00ebm nga historia, por nga m\u00ebnyra si gjuha e tyre organizon mendimin. Ideja ky\u00e7e e tij \u00ebshte se njeriu krijon bot\u00ebn p\u00ebrmes gjuh\u00ebs. Njer\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb, por bot\u00ebn e sheh n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme p\u00ebrmes gjuh\u00ebve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Identiteti \u00ebsht\u00eb proces historik, jo trash\u00ebgimi e ngrir\u00eb. Nj\u00eb popull mund t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen biologjike shum\u00eb her\u00eb, por mbetet i nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb vazhdon gjuha dhe tradita mendore e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Krijon gjuha popullin, apo populli krijon gjuh\u00ebn? P\u00ebrgjigja m\u00eb e arsyetuar \u00ebsht\u00eb se t\u00eb dyja krijojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, n\u00eb nj\u00eb proces rrethor dhe t\u00eb gjall\u00eb, jo si marr\u00ebdh\u00ebnie nj\u00ebkah\u00ebshe. N\u00eb fillim populli krijon gjuh\u00ebn, pastaj gjuha fillon t\u00eb krijoj\u00eb popullin, sepse, pasi gjuha stabilizohet, ajo formon m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb menduarit, p\u00ebrcakton kategorit\u00eb mendore, krijon kujtes\u00eb kolektive. Pra: populli dhe gjuha jan\u00eb bashk\u00ebkrijues. Formula e plot\u00eb e Humboldt \u00ebsht\u00eb se njer\u00ebzit krijojn\u00eb gjuh\u00ebn, gjuha form\u00ebson mendimin, mendimi i p\u00ebrbashk\u00ebt krijon popullin, populli ndryshon p\u00ebrs\u00ebri gjuh\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb popull nuk flet vet\u00ebm gjuh\u00ebn. Ai mendon n\u00ebp\u00ebrmjet saj. Prej k\u00ebtej ideja e filozofit Ludwig Wittgenstein: \u201cKufijt\u00eb e gjuh\u00ebs sime jan\u00eb kufijt\u00eb e bot\u00ebs sime.\u201d Pra, gjuha nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm mjet shprehjeje. Ajo \u00ebsht\u00eb horizonti brenda t\u00eb cilit nj\u00eb komb e kupton bot\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Disa studiues kan\u00eb v\u00ebn\u00eb re se tiparet strukturore t\u00eb shqipes lidhen me m\u00ebnyr\u00ebn karakteristike t\u00eb t\u00eb shprehurit dhe t\u00eb menduarit shqiptar. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj absolut, por nj\u00eb v\u00ebzhgim kulturor-gjuh\u00ebsor. Shqipja, duke qen\u00eb gjuh\u00eb shum\u00eb fonetike dhe konkrete, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn fjala shqiptohet si\u00e7 shkruhet, forma gramatikore e saj \u00ebsht\u00eb shpesh e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, fjalit\u00eb tradicionale jan\u00eb t\u00eb shkurtra dhe t\u00eb forta. Prej k\u00ebtej edhe stili i komunikimit n\u00eb shqip: i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, i prer\u00eb, me ngarkes\u00eb kuptimore t\u00eb p\u00ebrqendruar. Tradita e gjat\u00eb gojore dhe mendimi figurativ kan\u00eb krijuar metafora shum\u00eb t\u00eb forta me figuracion konkret (<em>gur, rr\u00ebnj\u00eb, drit\u00eb, diell, gjak, tok\u00eb<\/em>, etj.).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb popull nuk banon vet\u00ebm n\u00eb tok\u00ebn e tij, por edhe n\u00eb gjuh\u00ebn e tij. Prej k\u00ebtej, Shqipja \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnja e padukshme q\u00eb mban gjall\u00eb trungun e kombit shqiptar. Shqipja \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e kujtes\u00ebs dhe horizonti i mendimit t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>5.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Gjuh\u00ebn Shqipe, nj\u00eb fjal\u00eb shpreh shum\u00eb kuptime, p\u00ebr t\u00eb cilat, le t\u00eb themi, Anglishtja, ka fjal\u00eb t\u00eb ndryshme. A do t\u00eb thot\u00eb kjo se Shqipja \u00ebsh\u00eb e varf\u00ebr apo e pasur, q\u00eb nuk begenis t\u00eb merret me holl\u00ebsira, p\u00ebrtace, aristokrate? &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr shembull, p\u00ebr fjal\u00ebn \u201c<em>i\/e mir\u00eb<\/em>\u201d, Shqipja p\u00ebrcakton <em>ushqim i mir\u00eb<\/em> (cil\u00ebsi), <em>mot i mir\u00eb<\/em> (gjendje), <em>ide e mir\u00eb<\/em> (vler\u00ebsim intelektual), <em>pun\u00eb e mir\u00eb<\/em> (rezultat), <em>jam mir\u00eb<\/em> (gjendje personale), <em>burr\u00eb \/ grua i\/e mir\u00eb<\/em> (vler\u00ebsim karakteri).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrndryshe, p\u00ebrcaktimin \u201c<em>i\/e mir\u00eb<\/em>\u201d, Anglishtja e specifikon p\u00ebr fusha t\u00eb ndryshme: ushqim i <em>mir\u00eb&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/em>(tasty), <em>mot i mir\u00eb<\/em>&nbsp;&nbsp; (nice weather), <em>ide e mir\u00eb<\/em> (smart, clever, good idea), <em>jam mir\u00eb<\/em> (well, fine), <em>cil\u00ebsi e mir\u00eb&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/em>(high-quality), <em>burr\u00eb \/ grua i\/e mir\u00eb<\/em> (kind).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se Anglishtja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pasur. Sepse gjuh\u00ebsia moderne ka nj\u00eb parim pothuaj universal: t\u00eb gjitha gjuh\u00ebt natyrore jan\u00eb po aq t\u00eb afta p\u00ebr t\u00eb shprehur \u00e7do ide njer\u00ebzore. Pra, pasuria nuk matet me numrin e fjal\u00ebve, numrin e sinonimeve, apo ndarjet leksikore. Ndryshimi nuk \u00ebsht\u00eb varf\u00ebri apo pasuri. Thjesht kemi gjuh\u00eb analitike (si Anglishtja) dhe gjuh\u00eb sintetike (si Shqipja). Gjuh\u00ebt analitike i ndajn\u00eb konceptet, nd\u00ebrsa gjuh\u00ebt sintetike i bashkojn\u00eb konceptet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb grupin e saj, shqipja i bashkon m\u00eb shpesh konceptet. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se shqipja \u00ebsht\u00eb \u201cp\u00ebrtace\u201d. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, kur nj\u00eb fjal\u00eb ka shum\u00eb kuptime, fol\u00ebsi duhet t\u00eb lexoj\u00eb kontekstin, tonin, marr\u00ebdh\u00ebnien sociale, siuat\u00ebn. Kjo k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb interpretim, jo m\u00eb pak. Pra, \u00ebsht\u00eb ekonomi shprehjeje, jo dembeliz\u00ebm. Madje, mund t\u00eb argumentohet e kund\u00ebrta: fjala \u201c<em>i\/e mir\u00eb<\/em>\u201d krijon hap\u00ebsir\u00eb interpretimi, jo kufizim. K\u00ebshtu, n\u00eb rastin e Shqipes kemi nj\u00eb koncept, nj\u00eb b\u00ebrtham\u00eb kuptimi. Shum\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb lashta kishin nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme q\u00eb bashkonte t\u00eb mir\u00ebn morale, t\u00eb bukur\u00ebn, t\u00eb dobishmen, t\u00eb p\u00ebrshtatshmen. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shqipja ruan di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb hershme, t\u00eb lasht\u00eb dhe filozofike: iden\u00eb q\u00eb, e mira, e bukura dhe e dobishmja nuk jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb ndara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb moderne, e moralshmja (\u201cgood\u201d n\u00eb Anglisht), u nda nga e bukura (\u201cbeautiful\u201d), nd\u00ebrsa n\u00eb gjuh\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetra ato ishin pothuaj nj\u00eb koncept i vet\u00ebm. \u201cNjeri i mir\u00eb\u201d n\u00eb Shqip mund t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb i drejt\u00eb, i but\u00eb, bujar, i ndersh\u00ebm, i pafajsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kemi, pra, dy stile t\u00eb civilizimit gjuh\u00ebsor: stil analitik (Anglisht, Fr\u00ebngjisht) n\u00eb t\u00eb ciin ka ndarje t\u00eb im\u00ebt kategorish dhe stil sintetik \/ konceptual (m\u00eb tipike te Shqipja), nj\u00eb b\u00ebrtham\u00eb e cila shpreh kuptime t\u00eb gjera. Kjo nuk lidhet me inteligjenc\u00eb apo kultur\u00eb, por me histori zhvillimi: disa gjuh\u00eb e analizojn\u00eb bot\u00ebn, t\u00eb tjera e sintetizojn\u00eb at\u00eb. Nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb sintetizon nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e sakt\u00eb. Thjesht ajo sheh lidhjet p\u00ebrpara ndarjeve. N\u00eb rastin e Shqipes mund t\u00eb krijohet ndjesia \u201caristokratike\u201d, sepse me spektrin e gjer\u00eb q\u00eb ajo p\u00ebrdor, krijon m\u00eb pak klasifikim, por m\u00eb shum\u00eb gjykim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, nj\u00eb lloj distance nga detaji teknik. Ngjan me stilin klasik filozofik ose poetik: thua pak, n\u00ebnkupton shum\u00eb. Prandaj shqipja shpesh ting\u00ebllon m\u00eb proverbiale, m\u00eb e p\u00ebrmbledhur, por me m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb, m\u00eb e shkurt\u00ebr, por m\u00eb e thell\u00eb n\u00eb mendim. Shkurt: shqipja \u00ebsht\u00eb \u201caristokrate\u201d sepse preferon konceptin e fjal\u00ebs n\u00eb vend t\u00eb listimit t\u00eb kuptimeve.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pse, p\u00ebr shembull, fjala shqiptare \u201c<em>bes\u00eb<\/em>\u201d \u00ebsht\u00eb pothuajse e pap\u00ebrkthyeshme plot\u00ebsisht n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera? Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb gjuh\u00ebt e tjera nuk kan\u00eb koncepte t\u00eb ngjashme, por q\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb e vetme nuk mbulon t\u00eb gjith\u00eb fush\u00ebn kuptimore dhe p\u00ebrmasat q\u00eb kjo fjal\u00eb ka n\u00eb shqip. N\u00eb kuptimin shqip, fjala \u201c<em>bes\u00eb<\/em>\u201d p\u00ebrfshin nj\u00ebkoh\u00ebsisht premtim, besim, nder moral, garanci personale, p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj tjetrit, siguri sociale. Pra, fjala e dh\u00ebn\u00eb b\u00ebhet ligj moral, n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb sa, tradicionalisht, nd\u00ebr shqiptar\u00eb, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb \u201c<em>besa<\/em>\u201d me fjal\u00eb, nuk ka patur nevoj\u00eb p\u00ebr dokument t\u00eb shkruar p\u00ebr ta lidhur detyrimin juridikisht. K\u00ebsisoj, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ndjenj\u00eb. \u00cbsht\u00eb institucion moral, sepse vendos nderin dhe identitetin si garanci.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas frym\u00ebs s\u00eb Wilhelm von Humboldt: kur nj\u00eb koncept \u00ebsht\u00eb jetik p\u00ebr organizimin e jet\u00ebs shoq\u00ebrore, gjuha krijon nj\u00eb fjal\u00eb b\u00ebrtham\u00eb p\u00ebr t\u00eb. N\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb ku ligji shtet\u00ebror ishte i dob\u00ebt ose i larg\u00ebt, marr\u00ebdh\u00ebniet mb\u00ebshteteshin te reputacioni personal dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, duhej nj\u00eb mekaniz\u00ebm besimi, \u201c<em>besa<\/em>\u201d, e cila n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb shtetit, funksiononte si kontrat\u00eb morale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrse n\u00eb Shqipen, etimologjia e fjal\u00ebs \u201c<em>Faleminderit<\/em>\u201d \u00ebsht\u00eb krejt e ndryshme nga pothuajse t\u00eb gjitha gjuhet, edhe pse kuptimi \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Koncepti \u201c<em>faleminderit<\/em>\u201d p\u00ebrb\u00ebhet nga fjala \u201c<em>falem<\/em>\u201d dhe \u201c<em>nderit<\/em>\u201d, q\u00eb shkon p\u00ebr \u201cI falem nderit q\u00eb m\u00eb b\u00ebre.\u201d Pra, fal\u00ebnderimi n\u00eb shqip \u00ebsht\u00eb akt moral, jo thjesht reagim emocional. Pothuajse t\u00eb gjitha gjuh\u00ebt e tjera, p\u00ebr t\u00eb shprehur fal\u00ebnderimin nuk p\u00ebrdorin struktur\u00eb gjuh\u00ebsore morale, por modele thuajse teknike, pak a shum\u00eb si pun\u00eb borxhi: n\u00eb Fr\u00ebngjisht \u201c<em>merci<\/em>\u201d (nga Latinishtja \u201c<em>merces<\/em>\u201d q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb shp\u00ebrblim, pages\u00eb); n\u00eb Italisht \u201c<em>grazie<\/em>\u201d e Spanjisht \u201c<em>gracias\u201d<\/em> (nga fjala Latine \u201c<em>gratia<\/em>\u201d q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb <em>hir, favor<\/em>); n\u00eb Gjermanisht \u201c<em>danke<\/em>\u201d q\u00eb lidhet me fjal\u00ebn \u201c<em>denken<\/em>\u201d (q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201c<em>t\u00eb mendosh\u201d<\/em>, pra nj\u00eb vler\u00ebsim mendor).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrndryshe, Shqipja nuk thot\u00eb \u201c<em>po mendoj mir\u00eb p\u00ebr ty<\/em>\u201d, apo \u201c<em>kam marr\u00eb hir, favor nga ty<\/em>\u201d, apo \u201c<em>po t\u00eb paguaj simbolikisht<\/em>\u201d. Ajo thot\u00eb: \u201c<em>I falem nderit q\u00eb m\u00eb b\u00ebre<\/em>\u201d, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht hyjnore (falja, lutja). Pra, shum\u00eb gjuh\u00eb europiane duket se pasqyrojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tregtare t\u00eb lindura e zhvilluara n\u00eb qytete t\u00eb m\u00ebdha, n\u00eb administrata e sisteme juridike, ku fal\u00ebnderimi u konceptua si mir\u00ebnjohje, favor, shk\u00ebmbim simbolik. Nd\u00ebrsa struktura shqiptare pasqyron nj\u00eb bot\u00eb ku nderi personal ishte kapitali kryesor social dhe prestigji z\u00ebvend\u00ebsonte kontrat\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>6.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb kjo arsyeja q\u00eb gjuh\u00ebt me fjal\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme shpesh prodhojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb poezi dhe proverba, nd\u00ebrsa gjuh\u00ebt me shum\u00eb ndarje prodhojn\u00eb m\u00eb leht\u00eb ligj\u00ebrim shkencor. Si\u00e7 shkruam m\u00eb sip\u00ebr, Shqipja hyn n\u00eb gjuh\u00ebt sintetike-konceptuale q\u00eb, me pak fjal\u00eb, shpreh shum\u00eb kuptime. Anglishtja dhe disa t\u00eb tjera priren p\u00ebr nga gjuha analitike-specializuese q\u00eb p\u00ebrdorin fjal\u00eb specifike p\u00ebr kuptime t\u00eb ngushta. Prej k\u00ebtej, Shqipja favorizon poezin\u00eb sepse kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt shum\u00ebkuptim\u00ebsin\u00eb, dykuptim\u00ebsin\u00eb e kontrolluar dhe rezonanc\u00ebn emocionale. P\u00ebr shembull, nj\u00eb fjal\u00eb me diapazon t\u00eb gjer\u00eb si \u201c<em>mir\u00eb<\/em>\u201d nuk e mbyll kuptimin, l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb imagjinative dhe aktivizon p\u00ebrvoj\u00ebn personale t\u00eb lexuesit. P\u00ebr shembull, te \u201c<em>Fjala e mir\u00eb hap der\u00ebn<\/em>\u201d, \u201c<em>e mira<\/em>\u201d nuk specifikohet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb morale, e but\u00eb, e men\u00e7ur apo e drejt\u00eb. Pik\u00ebrisht ky diapazon i gjer\u00eb e b\u00ebn m\u00eb shpreh\u00ebse deri edhe poetike. \u00cbsht\u00eb kjo arsyeja q\u00eb edhe proverbat lindin leht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb, sepse proverbi k\u00ebrkon p\u00ebrgjith\u00ebsim universal, ekonomi fjal\u00ebsh, elasticitet interpretimi. Fjal\u00ebt me kuptim t\u00eb gjer\u00eb funksionojn\u00eb si simbole, jo si etiketa teknike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkenca k\u00ebrkon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: nj\u00eb term \u00ebsht\u00eb baraz nj\u00eb kuptim, \u00ebsht\u00eb eliminim i dykuptim\u00ebsis\u00eb, ndarje precize konceptuale. Shkenca k\u00ebrkon qart\u00ebsi absolute, jo rezonanc\u00eb. Kjo ndodh sepse historikisht, shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb zhvillojn\u00eb administrat\u00eb t\u00eb madhe, teknologji, shtet (burokraci), universitete, etj., iu duhet t\u00eb krijojn\u00eb terminologji t\u00eb specializuar. \u00cbsht\u00eb kjo ar\u00ebsyeja q\u00eb Anglishtja moderne u mbush me fjal\u00eb Latine dhe Greke.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prej k\u00ebtej, gjuh\u00ebt me tradit\u00eb t\u00eb fort\u00eb orale (me goj\u00eb) ruajn\u00eb konceptet b\u00ebrtham\u00eb, shprehjen figurative dhe densitetin poetik. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se gjuh\u00ebt poetike jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb sakta. Thjesht ato jan\u00eb m\u00eb t\u00eb sakta konceptualisht n\u00eb b\u00ebrtham\u00eb, por m\u00eb pak t\u00eb sakta p\u00ebr klasifikimin teknik. P\u00ebrkund\u00ebr, gjuh\u00ebt shkencore jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb sakta p\u00ebr objektet, por m\u00eb pak elastike p\u00ebr ndjenjat.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>1. Gjuha \u00ebsht\u00eb vepra m\u00eb e madhe e p\u00ebrbashk\u00ebt e nj\u00eb kombi. M\u00eb shum\u00eb se mjet nd\u00ebrkuptimi: \u00ebsht\u00eb bart\u00ebse e mendimit, kujtes\u00ebs, kultur\u00ebs, identitetit dhe vijim\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij. \u201cGjuha \u00ebsht\u00eb arkivi i historis\u00eb\u201d \u2013 shkruante Ralph Waldo Emerson, madje \u201cpoezi e fosilizuar\u201d teksa \u00e7do fjal\u00eb ka qen\u00eb dikur nj\u00eb poezi, p\u00ebrderisa edhe fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":32581,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[3867],"class_list":["post-32579","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-zeno-jahaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32579","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32579"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32579\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32581"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32579"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32579"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32579"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}