Dy dukuri shfaqen n\u00eb realitetin politik t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri: korrupsioni i madh dhe i sofistikuar i strukturave t\u00eb shtetit, skenar\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb realizuar do t\u2019i kishte zili edhe Hollivudi dhe q\u00ebndrimi t\u00ebr\u00ebsisht anemik, pa frym\u00eb dhe fuqi veprimi i opozit\u00ebs ndaj k\u00ebtij realiteti.
Me korrupsionin e strukturave t\u00eb shtetit po merret SPAK p\u00ebr t\u2019i kthyer dyshimet n\u00eb aktakuza. Po PD, si forc\u00eb kryesore e opozit\u00ebs, pse nuk del dot nga kjo gjendje? Sigurisht q\u00eb kriza e saj \u00ebsht\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtje organizative, shterim idesh e munges\u00eb aksioni politik e luft\u00eb mes elitave dhe brezave brenda saj. Por, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, kjo kriz\u00eb e saj lidhet sidomos me shkall\u00ebn e thell\u00eb t\u00eb korrupsionit dhe krimit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb gatuar e mbajtur n\u00eb fuqi ky subjekt politik gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs s\u00eb qeverisjes s\u00eb saj.
Kaq shum\u00eb ndikon n\u00eb radh\u00ebt e saj e shkuara korruptive dhe kriminale, saq\u00eb sot e ka humbur plot\u00ebsisht besimin n\u00eb popull si opozit\u00eb. Nuk i del dot p\u00ebrball\u00eb popullit, ndaj edhe aksionin e saj politik e kryen si luft\u00eb guerrile n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e nat\u00ebs. T\u00eb guxosh t\u00eb drejtosh nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb till\u00eb sot n\u00eb shekullin e 21, kur jan\u00eb t\u00eb gjitha mjetet p\u00ebr nj\u00eb opozitariz\u00ebm t\u00eb hapur, ballor e me mjete demokratike, do t\u00eb thot\u00eb se, me nd\u00ebrgjegje, po kryen nj\u00eb krim.
Natyrisht q\u00eb PD, me k\u00ebt\u00eb lloj lufte, duket se \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb origjin\u00ebn e saj t\u00eb hershme, me t\u00eb cil\u00ebn lidhen krimet, korrupsioni dhe gjakosja e demokracis\u00eb kur ishte n\u00eb pushtet. \u201cGuerilasit e nat\u00ebs\u201d nuk shpreh vet\u00ebm p\u00ebrmbajtjen e aksionit politik, por edhe at\u00eb ideor, propagandistik, moral e psikologjik.
Shikoni parullat politike q\u00eb dalin nga goja e lider\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj partie: \u201cT\u2019i rr\u00ebzojm\u00eb nga pushteti k\u00ebta hajdut\u00eb ordiner\u00eb\u201d, \u201ck\u00ebta vjedh\u00ebs primitiv\u00eb e t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb\u201d, \u201chajdut\u00ebt e xhepave q\u00eb kan\u00eb futur duart n\u00eb varf\u00ebrin\u00eb e popullit\u201d. T\u2019i ul\u00ebsh kaq posht\u00eb vjedh\u00ebsit n\u00eb pusht\u00ebt, sa t\u2019i quash hajdut\u00eb xhepash, \u00ebsht\u00eb mbrojtja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb mund t\u2019u b\u00ebhet. Por, PD nuk mund t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelin e nj\u00eb lufte serioze dhe institucionale ndaj krimit dhe korrupsionit, as ta quaj\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb me emrin q\u00eb i takon, pasi kur ajo ishte n\u00eb pushtet, korrupsioni dhe grabitja e pasuris\u00eb komb\u00ebtare lind\u00ebn dhe u kthyen n\u00eb art. Pra, kur PD i quan kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb \u201chajdut\u00eb xhepash\u201d e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb sepse e di mir\u00eb se titullin e hajdutit profesionist e kan\u00eb pasaport\u00ebn e tyre. Edhe kaq pak opozitariz\u00ebm q\u00eb ata b\u00ebjn\u00eb, lidhet me ambiciet e tyre, jo se kund\u00ebrshtari politik ka b\u00ebr\u00eb korrupsion, por sepse ka qen\u00eb m\u00eb i avancuar, ka p\u00ebrdorur metoda m\u00eb t\u00eb sofistikuara se ata, e ka p\u00ebrdorur m\u00eb mir\u00eb shtetin n\u00eb interes t\u00eb korrupsionit. PD e ka p\u00ebrdorur shtetin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb korrupsionit dhe krimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb primitive e vulgare, me dhun\u00eb e gjak, me grushte shteti.
P\u00ebr t\u00eb shpjeguar k\u00ebt\u00eb gjendje ku kan\u00eb mbritur t\u00eb dy forcat kryesore politike, vet\u00ebm fabula e famshme e hajdut\u00ebve mund t\u00eb na vij\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb: \u201cNj\u00eb grup hajdut\u00ebsh ordiner\u00eb vendosi t\u00eb vidhte nj\u00eb bank\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mor\u00ebn me vete var\u00e9, sharra, kazma e lopata. Kur ra err\u00ebsira e nat\u00ebs, filluan pun\u00ebn duke prer\u00eb hekurat e port\u00ebs e duke thyer muret. Zhurma t\u00ebrhoqi v\u00ebm\u00ebndje e nj\u00eb grupi hajdut\u00ebsh profesionist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt lajm\u00ebruan policin\u00eb se po vidhej banka. Nuk zgjati shum\u00eb dhe policia e arrestoi grupin e hajdut\u00ebve ordiner\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, grupi hetimor mori n\u00eb pyetje edhe denoncuesit p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se p\u00ebrse e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb akt. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtje rivaliteti, se u kishin shkelur zon\u00ebn e influenc\u00ebs s\u00eb tyre? Thjesht p\u00ebr xhelozi? Kapua i grupit iu p\u00ebrgjigj se asnjera prej k\u00ebtyre arsyeve nuk q\u00ebndronte, duke shtuar se e b\u00ebn\u00eb denoncimin p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs tep\u00ebr primitive dhe diletante si vidhte grupi i hajdut\u00ebve ordiner\u00eb. Pra, iu ishte posht\u00ebruar profesioni i hajdutit.\u201d
\u00cbsht\u00eb ironia dhe p\u00ebr\u00e7mimi i \u00e7do vlere morale kur flamurin e luft\u00ebs ndaj korrupsionit dhe kund\u00ebr Belinda Ballukut e ka rr\u00ebmbyer Sali Berisha. N\u00ebse Balluku deri tani ka statusin e t\u00eb dyshuar\u00ebs p\u00ebr korrupsion, Sali Berisha ka disa dosje t\u00eb p\u00ebrfunduara nga prokuroria dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces gjykimi. N\u00ebse Balluku ka nj\u00eb dosje, Saliu ka disa t\u00eb tilla dhe \u00e7do dit\u00eb dor\u00ebzohen n\u00eb institucion dosje t\u00eb reja p\u00ebr dyshime n\u00eb krime vrasjesh, genocid dhe korrupsion, si i lidhur me grupe kriminale, etj. Belinda Balluku, si e dyshuar p\u00ebr korrupsion, duket se e ka b\u00ebr\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb pandehm\u00eb, nd\u00ebrsa Sali Berisha ka qen\u00eb tep\u00ebr institucional, i mir\u00eborganizuar dhe i vendosur n\u00eb vjedhjen dhe tjet\u00ebrsimin e pasuris\u00eb komb\u00ebtare shqiptare, duke arritur deri atje sa thuhet se ka p\u00ebrgatitur vendime qeverie vet\u00ebm p\u00ebr persona t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb brenda rrethit t\u00eb tij familjar. Belinda Balluku, p\u00ebr aq sa materiale hetimore ka p\u00ebrhapur n\u00eb aj\u00ebr vet\u00eb SPAK pa \u201cdashje\u201d, e shumta mund t\u00eb d\u00ebnohet nga K\u00ebshilli i Etik\u00ebs s\u00eb lagjes me thyerje t\u00eb not\u00ebs n\u00eb sjellje p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fjalorit jo etik gjat\u00eb komunikimit me vart\u00ebsit e dikasterit dhe kaq, pasi n\u00eb pikpamje ligjore, deri sa t\u00eb provohen akuzat, duket se do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb e gjat\u00eb dhe e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr hetuesit. Nd\u00ebrsa Sali Berisha, n\u00ebse nuk do t\u00eb ishte n\u00ebn mburoj\u00ebn e \u201cDrejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Re\u201d, e ka t\u00eb p\u00ebrcaktuar mas\u00ebn e d\u00ebnimit, sa q\u00eb do t\u2019i duheshin disa jet\u00eb ta shlyente at\u00eb. Betohet Sali Berisha se do t\u2019ia heq\u00eb imunitetin Belinda Ballukut p\u00ebr korrupsion, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb imuniteti i tij kullon gjak dhe korrupsion s\u00eb bashku.
Diferenca mes krimeve dhe kriminel\u00ebve, duke i dh\u00ebn\u00eb \u201cdrejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re\u201d natyr\u00eb politike m\u00eb tep\u00ebr sesa institucion drejt\u00ebsie, po shfaqet hapur. Nd\u00ebrsa sovrani duket i trembur dhe i p\u00ebrgjumur. Si mund t\u00eb lejoj\u00eb Sovrani q\u00eb disa nga t\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00ebt nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb nuk justifikonin pasurit\u00eb e grabitura, t\u00eb lejohen t\u00eb b\u00ebhen deputet\u00eb? A nuk tregon kjo p\u00ebr ngritjen e k\u00ebtyre hajdut\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi? Po mungesa e zbatimit t\u00eb standardeve nga SPAK, b\u00ebrja m\u00eb tep\u00ebr politik\u00eb sesa drejt\u00ebsi, kap\u00ebrximi i kompetencave nga ana e tij dhe nd\u00ebrhyrja n\u00eb t\u00eb drejtat e pushteteve t\u00eb tjera, jan\u00eb jasht\u00eb fokusit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Sovranit? A ka b\u00ebr\u00eb Sovrani bilance t\u00eb efektivitetit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb SPAK, t\u00eb rregullsis\u00eb s\u00eb metodave t\u00eb ndalimit t\u00eb t\u00eb dyshuarve, t\u00eb respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb ndaluarve, se ka pasur tejkalim n\u00eb dhun\u00ebn fizike dhe psikologjike dhe se a u lejohet t\u00eb gjith\u00eb vuajt\u00ebsve t\u00eb d\u00ebnimit n\u00eb burgjet e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb studjot jasht\u00eb burgjeve t\u00eb mbjellin flok\u00ebt, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb operacione kozmetike, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb orgjira?
Dhe, n\u00ebse k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje serioze Sovrani nuk i ka mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn t\u2019i thot\u00eb publikut se a e njeh SPAK-un si sovranin e tij? N\u00ebse jo, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse Sovrani nuk merr rolin q\u00eb i takon p\u00ebr t\u00eb hartuar dhe zbatuar politikat penale dhe strategjin\u00eb p\u00ebr goditjen e krimit dhe korrupsionit? P\u00ebrse lejon q\u00eb SPAK t\u00eb instaloj\u00eb nj\u00eb shtet brenda shtetit dhe, madje, nj\u00eb shtet mbi shtetin?
Dy dukuri shfaqen n\u00eb realitetin politik t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri: korrupsioni i madh dhe i sofistikuar i strukturave t\u00eb shtetit, skenar\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb realizuar do t\u2019i kishte zili edhe Hollivudi dhe q\u00ebndrimi t\u00ebr\u00ebsisht anemik, pa frym\u00eb dhe fuqi veprimi i opozit\u00ebs ndaj k\u00ebtij realiteti.Me korrupsionin e strukturave t\u00eb shtetit po merret SPAK […]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-32355","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32355","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32355"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32355\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32355"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32355"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32355"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}