{"id":3233,"date":"2014-09-14T09:42:04","date_gmt":"2014-09-14T09:42:04","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3233"},"modified":"2014-09-14T09:42:04","modified_gmt":"2014-09-14T09:42:04","slug":"test-cfare-maredhenieje-ke-me-trupin-tend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/test-cfare-maredhenieje-ke-me-trupin-tend\/","title":{"rendered":"TEST: \u00c7far\u00eb mar\u00ebdh\u00ebnieje ke me trupin t\u00ebnd?"},"content":{"rendered":"<p>Nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e leht\u00eb t\u00eb jetosh n\u00eb harmoni me trupin t\u00ebnd. Kjo varet nga kujdesi q\u00eb tregojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe se sa jemi t\u00eb aft\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb mesazhet q\u00eb ai na d\u00ebrgon. Objekt shqet\u00ebsimi p\u00ebr disa ose mir\u00ebqenieje p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, trupi yn\u00eb tregon historin\u00eb ton\u00eb intime. Njohja m\u00eb e mir\u00eb e tij \u00ebsht\u00eb, pa dyshim, \u00e7el\u00ebsi i ekuilibrit ton\u00eb dhe nj\u00eb ndjenj\u00eb bashkimi trup\/shpirt \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e domosdoshme p\u00ebr ta dashur m\u00eb shum\u00eb veten. At\u00ebhere, trupi p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e huaj apo bashk\u00ebpun\u00ebtori juaj? Cila \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia juaj me k\u00ebt\u00eb mesazher t\u00eb \u00e7muar? P\u00ebr t\u00eb zbuluar cili \u00ebsht\u00eb profili juaj dominues, p\u00ebrgjigjjuni sa m\u00eb sinqerisht t\u00eb mundeni pyetjeve t\u00eb b\u00ebra nga specialisti yn\u00eb.<\/p>\n<p>1. \u00c7far\u00eb merrni me vete para se t\u00eb niseni p\u00ebr n\u00eb zyr\u00eb?<br \/>\na. Vajra esenciale me arom\u00eb tr\u00ebndafili<br \/>\nb. Kapsulat tuaja \u201cq\u00eb djegin dhjam\u00ebrat\u201d.<br \/>\nc. Kapsulat me omega-3<br \/>\nd. Manualin me teknikat e automasazhit (sipas mjek\u00ebsis\u00eb tradicionale kineze)<\/p>\n<p>2. Sapo fillojn\u00eb shenjat e par\u00eb t\u00eb dhimbjes s\u00eb shpin\u00ebs&#8230;<br \/>\na. I thoni vetes se ju kan\u00eb ardhur n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs.<br \/>\nb. Merrni ila\u00e7e kund\u00ebr dhimbjeve dhe planifikoni t\u00eb tonifikoni muskujt e shpin\u00ebs.<br \/>\nc. Lini takim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb masazh.<br \/>\nd. B\u00ebni nj\u00eb seanc\u00eb QI Gong<\/p>\n<p>3. N\u00eb rastet kur keni shum\u00eb stres&#8230;<br \/>\na. Ju ndodh t\u00eb thyheni n\u00ebn pesh\u00ebn e tij.<br \/>\nb. Nxirrni bim\u00ebt tuaja antistres.<br \/>\nc. Arrini ta zot\u00ebroni; \u00ebsht\u00eb gati si nj\u00eb karburant p\u00ebr ju.<br \/>\nd. Merrni frym\u00eb thell\u00eb, p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr kapitalin tuaj energjetik.<\/p>\n<p>4. Kur vishni atletet p\u00ebr nj\u00eb seanc\u00eb sporti, e b\u00ebni p\u00ebr t\u00eb&#8230;<br \/>\na. &#8230;larguar stresin<br \/>\nb. &#8230;sfiduar veten<br \/>\nc. &#8230;k\u00ebnaqur veten<br \/>\nd. &#8230;lidhur trupin me mendjen<\/p>\n<p>5. Masazhi ka hyr\u00eb tashm\u00eb n\u00eb zakonet tona. Cili ju p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb?<br \/>\na. Masazhi me vaj t\u00eb ngroht\u00eb<br \/>\nb. Masazhi p\u00ebr t\u2019u dob\u00ebsuar<br \/>\nc. Masazhi Gestalt p\u00ebr nj\u00eb ekuilib\u00ebr emocional<br \/>\nd. Masazhi kinez p\u00ebr t\u00eb stimuluar meridian\u00ebt<\/p>\n<p>6. Ju keni shum\u00eb pun\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb erdhi ora e drek\u00ebs:<br \/>\na. Blini nj\u00eb \u00ebmb\u00eblsir\u00eb n\u00eb dyqan p\u00ebr t\u00eb shuar shpejt urin\u00eb.<br \/>\nb. Keni marr\u00eb nj\u00eb nga ato snack-et dietike.<br \/>\nc. Shkoni n\u00eb restorant me nj\u00eb shok.<br \/>\nd. Keni marr\u00eb me vete nj\u00eb ushqim bio nga sht\u00ebpia.<\/p>\n<p>7. Kur keni k\u00ebrcyer p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit?<br \/>\na. N\u00eb martes\u00ebn e nj\u00eb prej miqve tuaj; shum\u00eb emocionuese!<br \/>\nb. N\u00eb kursin e zumb\u00ebs; tendenca e fundit<br \/>\nc. N\u00eb nj\u00eb fest\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb<br \/>\nd. N\u00eb nj\u00eb k\u00ebrcim kinez, p\u00ebr t\u2019u lidhur me tok\u00ebn dhe energjin\u00eb e saj<\/p>\n<p>8. Ju dhe pesha juaj:<br \/>\na. Her\u00eb ju p\u00eblqen, her\u00eb jo.<br \/>\nb. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontroll.<br \/>\nc. Gjith\u00e7ka varet nga emocionet tuaja.<br \/>\nd. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb ekuilib\u00ebr.<\/p>\n<p>9. Shkoni n\u00eb nj\u00eb hamam p\u00ebr t\u00eb&#8230;<br \/>\na. &#8230;ndjekur nj\u00eb shoqe<br \/>\nb. &#8230;patur nj\u00eb l\u00ebkur\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nc. &#8230;larguar helmet nga trupi<br \/>\nd. &#8230;kuptuar sekretin e lindor\u00ebve<\/p>\n<p>10. Shiheni n\u00eb pasqyr\u00eb. Si ndjeheni?<br \/>\na. Sensuale<br \/>\nb. Pak e kompleksuar<br \/>\nc. N\u00eb form\u00eb t\u00eb mir\u00eb<br \/>\nd. Imazh i p\u00ebrkryer<\/p>\n<p>11. Si e p\u00ebrjetoni ju mosh\u00ebn tuaj?<br \/>\na. Duke u dor\u00ebzuar<br \/>\nb. Duke luftuar kund\u00ebr shenjave t\u00eb saj<br \/>\nc. Duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb jeni n\u00eb form\u00eb<br \/>\nd. Duke e pranuar veten ashtu si \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>12. K\u00ebt\u00eb m\u00ebngjes, p\u00ebr ta filluar mir\u00eb dit\u00ebn, ju p\u00ebrqendroheni te&#8230;<br \/>\na. Motivimi, pasi e keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ngriheni.<br \/>\nb. Garderoba juaj<br \/>\nc. Nj\u00eb vakt me ushqime q\u00eb ju japin energji.<br \/>\nd. Nj\u00eb zgjim i \u00ebmb\u00ebl me partnerin.<\/p>\n<p>13. Trupi juaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb:<br \/>\na. Marr\u00ebdh\u00ebnieve seksuale<br \/>\nb. Dietave tuaja<br \/>\nc. Terapis\u00eb suaj<br \/>\nd. Kapitalit tuaj sh\u00ebndet\u00ebsor<\/p>\n<p>Rezultatet<br \/>\nN\u00ebse keni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje a.<br \/>\nJu dhe trupi juaj: Nj\u00eb dialog mes dy shurdh\u00ebsh!<br \/>\nJu keni natyr\u00eb shum\u00eb emocionale. Sapo kaloni ndonj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, trupi ju paralajm\u00ebron: Dhimbje barku, kurrizi, koke, ose dhimbje t\u00eb tjera t\u00eb vogla, q\u00eb shfaqen pa ju paralajm\u00ebruar. Mbase ju i lidhni me ngjarjet q\u00eb ju ndodhin, megjith\u00ebse nuk e pohoni k\u00ebt\u00eb! Trupi juaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb elokuent se nj\u00eb fjalim dhe thot\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebnien q\u00eb keni me t\u00eb&#8230; dhe me veten. Mbase ju bezdis? Ndjeheni mir\u00eb n\u00eb vetvete? Duket se ju nuk jeni n\u00eb nj\u00eb gjat\u00ebsi vale me trupin tuaj, jo me imazhin e tij, por me ndjesit\u00eb tuaja. Dukeni sikur nuk ua vini veshin mesazheve q\u00eb ai ju d\u00ebrgon, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, n\u00ebse do ta b\u00ebnit, mund ta kthenit n\u00eb nj\u00eb partner t\u00eb \u00e7muar&#8230; Trupi juaj grumbullon gjith\u00eb zem\u00ebrimet tuaja, lot\u00ebt q\u00eb mbani dhe gjith\u00eb g\u00ebzimin q\u00eb mezi pret t\u00eb shprehet. P\u00ebr t\u00eb rivendosur nj\u00eb dialog dhe p\u00ebr ta dashur m\u00eb shum\u00eb veten (kujdesi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb tregoni p\u00ebr t\u00eb), ju mund t\u00eb m\u00ebsoni t\u00eb d\u00ebshifroni mesazhet q\u00eb ai ju d\u00ebrgon. Mund t\u00eb ndihmoheni edhe nga masazhet e ndryshme, si ai Gestalt, metod\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e emocioneve, joga dhe terapi t\u00eb tjera psiko-trupore. Sapo t\u2019i kushtoni trupit tuaj v\u00ebmendjen e duhur, do t\u00eb mund t\u00eb zbuloni potencialin e madh t\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb dhe vitalitetit q\u00eb fshihni n\u00eb vetvete.<\/p>\n<p>N\u00ebse keni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje b.<br \/>\nJu dhe trupi juaj: Nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie n\u00ebn kontroll<br \/>\nDuket sikur ju k\u00ebrkoni shum\u00eb prej trupit tuaj dhe nuk e falni leht\u00eb at\u00eb. K\u00ebshtu, pra, keni tendenc\u00eb t\u00eb keni gjith\u00e7ka n\u00ebn kontroll: Pesh\u00ebn, ushqimin, imazhin tuaj. Mbase e keni problem celulitin, form\u00ebn e t\u00eb pasmeve apo rrudhat&#8230; Kjo sjellje duhet t\u2019ju krijoj\u00eb n\u00eb vetvete shum\u00eb tensione, si edhe pengesat q\u00eb duhet t\u00eb kap\u00ebrceni p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i\/e k\u00ebnaqur me veten. Marr\u00ebdh\u00ebnia q\u00eb keni me trupin tuaj, kalon s\u00eb pari nga mendja dhe ideja q\u00eb keni p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb trup t\u00eb p\u00ebrkryer. M\u00eb shum\u00eb sesa dialog me nj\u00eb partner t\u00eb mundsh\u00ebm, ju i impononi atij normat tuaja. Ekzistenca e kaq shum\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr transformimin e jasht\u00ebm, mbase \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb tregon se ju evitoni p\u00ebrballjen me veten dhe jet\u00ebn tuaj. P\u00ebr t\u00eb rilidhur marr\u00ebdh\u00ebnien me veten, duhet t\u00eb m\u00ebsoheni t\u00eb relaksoheni, t\u2019u besoni m\u00eb shum\u00eb instikteve tuaja. T\u00eb gjitha metodat e relaksimit, si p\u00ebr shembull sofrologjia, mund t\u2019ju ndihmojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Mos mbani vazhdimisht diet\u00eb dhe shijojini edhe k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e jet\u00ebs. B\u00ebni fizkultur\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb larguar tensionet ose djegur kalorit\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb ndjer\u00eb forcimin e trupit tuaj. B\u00ebjini masazhe me vajra t\u00eb ngroht\u00eb. Trupi juaj nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb kartvizit\u00eb q\u00eb duhet t\u2019ua tregoni t\u00eb tjer\u00ebve; ai k\u00ebrkon p\u00ebrkujdesje sensuale prej jush.<\/p>\n<p>N\u00ebse keni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje c.<br \/>\nJu dhe trupi juaj: Nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie energjie<br \/>\nNj\u00eb mbr\u00ebmje e k\u00ebndshme, nj\u00eb seanc\u00eb joge dhe ju jeni plot vitalitet! Nj\u00eb ngecje n\u00eb trafik dhe ju shkarkohen baterit\u00eb fare&#8230; Ju, me trupin, keni nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie energjie q\u00eb ndryshon. Megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e leht\u00eb, ju e d\u00ebgjoni trupin tuaj, qoft\u00eb kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb maksimumin e energjis\u00eb, qoft\u00eb kur i mungon ajo. Jeni pajisur me nj\u00eb baromet\u00ebr shum\u00eb personal, q\u00eb ju lejon t\u00eb q\u00ebndroni n\u00eb kontakt me trupin tuaj. Pa dyshim, keni njohuri p\u00ebr dimensionin energjetik t\u00eb trupit: QI te kinez\u00ebt dhe Prana, tek indian\u00ebt&#8230; Me sa duket, ju keni t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjat\u00ebsi vale me trupin tuaj. Kur ne kemi nj\u00eb harmoni mes trupit dhe trurit, teknikat p\u00ebr ta larguar lodhjen jan\u00eb specifike p\u00ebr gjithsecilin. Q\u00eb energjia juaj t\u00eb qarkulloj\u00eb, ka mund\u00ebsi t\u00eb ndryshme: Ju mund t\u00eb ushtroni praktika energjetike si Qi Gong apo joga. Edhe k\u00ebnga, si nj\u00eb ushtrim vibrues i trupit, ose masazhet e tipit energjetik, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>N\u00ebse keni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje d.<br \/>\nJu keni nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb harmonishme me trupin tuaj<br \/>\nDuket se e keni p\u00ebr zem\u00ebr t\u00eb jeni n\u00eb harmoni me trupin tuaj. Pa dyshim, keni b\u00ebr\u00eb paqe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me t\u00eb, duke u kujdesur p\u00ebr veten. Ekuilibri juaj i mir\u00eb varet para s\u00eb gjithash nga mir\u00ebqenia juaj dhe ju i kushtoni koh\u00eb k\u00ebsaj. Duket se dini t\u00eb fusni n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme dhe me \u00ebmb\u00eblsi gjestet e duhura p\u00ebr t\u00eb larguar stresin e p\u00ebr t\u2019u mbushur me energji. Ju veproni me inteligjenc\u00eb, duke e trajtuar trupin tuaj si bashk\u00ebpun\u00ebtor.<br \/>\nMbase ju nuk vraponi pas imazhit t\u00eb siluet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkryer, por e keni pranuar veten ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb. Pa dyshim q\u00eb ju kan\u00eb dashur dhe jan\u00eb kujdesur p\u00ebr ju kur keni qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e sh\u00ebndetshme me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb mbase \u00ebsht\u00eb inkurajuar q\u00eb her\u00ebt. Puna q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb me veten, gjithashtu, ju ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb afroheni me trupin, duke e b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shok intim. Sot, duke ua v\u00ebn\u00eb veshin nevojave tuaja m\u00eb t\u00eb thella, dini si t\u2019i p\u00ebrgjigjeni dhe t\u00eb leht\u00ebsoni k\u00ebshtu pesh\u00ebn e detyrimeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs son\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs. T\u00eb kujdesesh p\u00ebr veten \u00ebsht\u00eb para s\u00eb gjithash nj\u00eb gjendje shpirt\u00ebrore! Pa dyshim, ju dini si ta b\u00ebni k\u00ebt\u00eb: Sh\u00ebtitje n\u00eb natyr\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbushur me oksigjen, banja relaksuese, masazhe, etj. P\u00ebr t\u00eb shkuar m\u00eb tej, ju mund t\u00eb eksploroni pes\u00eb shqisat tuaja, ose t\u00eb merreni me aktivitete trupore p\u00ebr t\u00eb shprehur vetveten; si\u00e7 \u00ebsht\u00eb k\u00ebrcimi p\u00ebr shembull&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e leht\u00eb t\u00eb jetosh n\u00eb harmoni me trupin t\u00ebnd. Kjo varet nga kujdesi q\u00eb tregojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe se sa jemi t\u00eb aft\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb mesazhet q\u00eb ai na d\u00ebrgon. Objekt shqet\u00ebsimi p\u00ebr disa ose mir\u00ebqenieje p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, trupi yn\u00eb tregon historin\u00eb ton\u00eb intime. Njohja m\u00eb e mir\u00eb e tij \u00ebsht\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[51],"tags":[],"class_list":["post-3233","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-test"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3233","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3233"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3233\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3233"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3233"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3233"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}