{"id":32283,"date":"2025-11-10T08:17:54","date_gmt":"2025-11-10T07:17:54","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=32283"},"modified":"2025-11-10T08:17:55","modified_gmt":"2025-11-10T07:17:55","slug":"e-verteta-e-prejardhjes-detyrim-moral-per-mustafa-qemal-ataturkun-nga-kadri-dauti-studiues-historie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2025\/11\/e-verteta-e-prejardhjes-detyrim-moral-per-mustafa-qemal-ataturkun-nga-kadri-dauti-studiues-historie\/","title":{"rendered":"E v\u00ebrteta e prejardhjes \u2013 detyrim moral p\u00ebr Mustafa Qemal Ataturkun! Nga Kadri Dauti, Studiues historie"},"content":{"rendered":"\n<p>P\u00ebr origjin\u00ebn, prejardhjen e Mustafa Qemal Ataturkut, burr\u00eb shteti m\u00eb i madh dhe reformatori m\u00eb i shquar i shekullit 20-t\u00eb, babait t\u00eb kombit turk, \u00e7udit\u00ebrisht ka mjaft\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta. Pavar\u00ebsisht faktit q\u00eb pothuajse t\u00eb gjith\u00eb biograf\u00ebt q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e tij e theksojn\u00eb origjin\u00ebn shqiptare, ekzistojn\u00eb plot\u00eb informacione t\u00eb kund\u00ebrta, t\u00eb pav\u00ebrteta, t\u00eb q\u00ebllimshme dhe t\u00eb paq\u00ebllimshme, jo vet\u00ebm t\u00eb shkruara n\u00eb libra e gazeta, por tashm\u00eb edhe n\u00eb faqet e internetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Vitet e fundit m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb debatoj fort me miq e intelektual\u00eb shqiptar\u00eb, p\u00ebr origjin\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb dhe dashamir\u00ebsin\u00eb e Mustafa Qemal Ataturkut ndaj bashk\u00ebatdhetar\u00ebve e kombit shqiptar. Pothuajse t\u00eb gjith\u00eb e pranojn\u00eb origjin\u00ebn shqiptare, por shum\u00eb rrall\u00eb e din\u00eb origjin\u00ebn e v\u00ebrtet. Nj\u00eb pjes\u00eb, nd\u00ebr to edhe kryegjyshi bot\u00ebror i bektashizmit, thon\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga nj\u00eb fshat i Jugut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; nj\u00eb pjes\u00eb e din\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dibran, por jo konkretisht nga ku; nd\u00ebrsa pjesa m\u00eb e madhe nuk e din\u00eb fare se nga \u00e7&#8217;krahin\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb Mustafa Qemali. E pafalshme \u00ebsht\u00eb se disa \u00abintelektual\u00eb\u00bb, padrejt\u00ebsisht, e kritikojn\u00eb Mustafa Qemalin, k\u00ebt\u00eb \u00abudh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kund\u00ebr kolonializmit dhe imperializmit\u00bb, \u00abpromovues t\u00eb shquar t\u00eb ndjenj\u00ebs s\u00eb mir\u00ebkuptimit midis popujve dhe paqes s\u00eb q\u00ebndrueshme midis kombeve t\u00eb bot\u00ebs dhe se ai punoi gjith\u00eb jet\u00ebn e tij p\u00ebr zhvillimin e harmonis\u00eb dhe bashk\u00ebpunimit midis popujve pa dallim\u00bb, si antishqiptar. Por nd\u00ebrsa vler\u00ebsimi i veprimtaris\u00eb politike apo ushtarake t\u00eb nj\u00eb personaliteti ka edhe subjektivitet, origjina apo identiteti etnik \u00ebsht\u00eb fakt historik dhe i padiskutuesh\u00ebm. Mjafton ta njoh\u00ebsh. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>E papranueshme \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e t\u00eb pav\u00ebrtetave jan\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme, ndon\u00ebse kemi bindjen se e kan\u00eb ditur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e identitetit t\u00eb tij, p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare shqiptare. Mund t\u00eb pranohet logjika se p\u00ebr nj\u00eb komb t\u00eb madh, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ai turk, babai i tyre duhet t\u00eb ishte nj\u00eb bashk\u00ebkomb\u00ebs, nj\u00eb turk, dhe kjo jo thjesht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje prestigji apo krenarie komb\u00ebtare, por edhe p\u00ebr madh\u00ebshtin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Dhe p\u00ebr koh\u00ebn kur biograf\u00eb turq kan\u00eb shkuar se Mustafa Qemali \u00ebsht\u00eb turk kishte sensin e vet\u00eb, se lidhej sa me aspektin patriotik aq edhe me ndjesin\u00eb e tij shpirt\u00ebrore p\u00ebr kombin turk. Ai v\u00ebrtet ndjehej si biri i atij kombi, se jetoi dhe luftoi gjith\u00eb jet\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e kombit turk. Por sot \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb thuhet vet\u00ebm e v\u00ebrteta.<\/p>\n\n\n\n<p>Meqen\u00ebse Mustafa Qemali, ky gjeni dhe reformator i shquar i shekullit 20-t\u00eb, i duhej shtetit dhe popullit turk p\u00ebr tu bashkuar rreth k\u00ebsaj figure udh\u00ebheq\u00ebse p\u00ebr t\u00eb krijuar Turqin\u00eb moderne, dhe p\u00ebr tu p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare si nj\u00eb vler\u00eb e kombit turk q\u00eb p\u00ebrqafonte qytet\u00ebrimin per\u00ebndimor, studiuesit dhe historian\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb treguar t\u00eb rezervuar dhe ua kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb huajve t\u00eb flasin p\u00ebr faktin q\u00eb <strong>\u00ab<\/strong>babai i turqve\u00bb \u00ebsht\u00eb me gjak t\u00eb past\u00ebr shqiptar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens edhe diplomacia shqiptare e koh\u00ebs s\u00eb sistemit komunist, n\u00eb respekt t\u00eb popullit turk, porosiste q\u00eb t\u00eb mos i m\u00ebshohej k\u00ebtij fakti t\u00eb identitetit etnik, por t\u00eb krenoheshim q\u00eb biri i kombit ton\u00eb kontribuoi kaq shum\u00eb p\u00ebr kombin turk.<\/p>\n\n\n\n<p>Por sot \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb thuhet e origjina e v\u00ebrtet etnike, se k\u00ebshtu nderohet personaliteti i Mustafa Qemal Ataturkut dhe i sh\u00ebrbehet historis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Origjina e v\u00ebrtet e Mustafa Qemalit &#8211; Ataturkut<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e origjin\u00ebs shqiptare t\u00eb Mustafa Qemal Ataturkut e shkruan dhe e dokumenton historiani shqiptar Ramazan Hoxha, n\u00eb nj\u00eb monografi brilante me titull: <strong>\u00ab<\/strong><em>Mustafa Qemali &#8211; djali nga Stebleva e Dibr\u00ebs, q\u00eb u b\u00eb Ataturk<\/em>\u00bb, botuar n\u00eb 2018 dhe ribotuar n\u00eb maj 2022 n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Autori nuk \u00ebsht\u00eb nga ata, q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb shum\u00eb personalitete politike, t\u00eb shkenc\u00ebs dhe artit t\u00eb vendeve t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb pasur ndonj\u00eb origjin\u00eb t\u00eb larg\u00ebt shqiptare, t\u2019i quajm\u00eb shqiptar\u00eb. Jo. Ai ka ndri\u00e7uar plot\u00ebsisht t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e identitetit shqiptar t\u00eb Mustafa Qemalit, si nj\u00eb detyrim i vendlindjes s\u00eb vet\u00eb autorit dhe babait t\u00eb djalit nga Stebleva e Dibr\u00ebs, Mustafait. Prandaj, prof. dr. Hasan \u00c7ipuri, n\u00eb parath\u00ebnien e librit, duke vler\u00ebsuar trajtimin shkencor t\u00eb origjin\u00ebs, jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb Mustafa Qemalit,<strong> <\/strong>thekson: <strong>\u00ab<\/strong>Autori Ramazan Hoxha ka sjell nj\u00eb risi n\u00eb fush\u00ebn e studimeve historike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb figur\u00eb madhore, si dhe ia ka arritur q\u00ebllimit p\u00ebr t\u00eb shkruar e botuar nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur vet\u00ebm mbi kritere shkencore e historike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh, suksesi i autorit \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb sukses p\u00ebr shkenc\u00ebn ton\u00eb historike.\u00bb<\/p>\n\n\n\n<p>Autori bazohet n\u00eb d\u00ebshmi autentike, kryesisht n\u00eb arkivin gojor t\u00eb trash\u00ebguar n\u00eb popullsin\u00eb e fshatit t\u00eb tij t\u00eb lindjes, Steblev\u00ebs, por edhe kujtimet e d\u00ebshmit\u00eb e shum\u00eb steblevasve bashk\u00ebkoh\u00ebs t\u00eb Mustafa Qemalit, si: Demir Bales <strong>&#8211;<\/strong> q\u00eb kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e \u00c7anakalas\u00eb, t\u00eb vitit 1915, n\u00ebn komand\u00ebn e Mustafait; Meto Bande- i cili luftoi p\u00ebrkrah Mustafait n\u00eb Galipoli, si korrier i tij dhe e shoq\u00ebroi Mustafain n\u00eb t\u00eb gjitha betejat e vitit 1915, qysh n\u00eb Tekirdag t\u00eb Rumelis\u00eb lindore, n\u00eb \u00c7anak<strong>&#8211;<\/strong>Kala, e deri n\u00eb \u00c7anak<strong>&#8211;<\/strong>Bair; Qerim Bojaxhiut <strong>&#8211;<\/strong> shok i ngusht\u00eb f\u00ebmij\u00ebrie i Mustafait; kolonel Hasan Stafa <strong>&#8211;<\/strong> shok shkolle e arm\u00ebsh me Mustafain; Mexhit Bale, Zylyf Kita, Vesel Ku\u00e7uku, Jonuz Disha, Garip Disha etj., q\u00eb m\u00ebsuesi veteran steblevas Islam Hoxha nga Stebleva ka realizuar q\u00eb n\u00eb vitet \u201930 t\u00eb shekullit XX me tregimtar\u00eb gojor\u00eb t\u00eb krahin\u00ebs, bashk\u00ebkoh\u00ebs t\u00eb Mustafa Qemalit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb monografin\u00eb e tij, autori Ramazan Hoxha jep plot\u00eb fakte t\u00eb gjalla dhe autentike se Mustafa Qemal Ataturku ishte shqiptar nga Stebleva e krahin\u00ebs s\u00eb Kalabardh\u00ebs (Gollobord\u00ebs) s\u00eb Dibr\u00ebs, Shqip\u00ebri. Ai ishte shqiptar nga t\u00eb dy prind\u00ebrit e tij, si nga babai ashtu edhe nga n\u00ebna. Ai kishte gjak t\u00eb past\u00ebr shqiptar dhe kjo tashm\u00eb nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb diskutim.<\/p>\n\n\n\n<p>Babai biologjik i Mustafa Qemal Ataturkut ishte Beqir Canka, i biri i Pirush Canka nga Stebleva, i lindur n\u00eb 1849. Ai ishte m\u00eb i vogli prej kat\u00ebr djemve t\u00eb Pirushit, i cili u arsimua n\u00eb Selanik n\u00eb shkolla fetare, duke marr\u00eb edhe titullin efendi, gj\u00eb q\u00eb i siguroi edhe nj\u00eb pun\u00eb si n\u00ebpun\u00ebs i thjesht\u00eb, fillimisht n\u00eb fondacionin e vak\u00ebfeve dhe m\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb kompani duhani. N\u00eb Selanik e th\u00ebrrisnin Beqir Aga Shqiptari, nd\u00ebrsa nga dibran\u00ebt e Selanikut thirrej Beqir Stebleva.<\/p>\n\n\n\n<p>Beqiri (babai i Mustafa Qemalit) e filloi pun\u00ebn si kontrollor i fondacioneve bamir\u00ebse (vak\u00ebfeve), t\u00eb cil\u00ebt ishin shp\u00ebrndar\u00eb kudo n\u00ebp\u00ebr Perandori dhe pas martes\u00ebs me Zubejden, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pran\u00eb familjes, filloi pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb kompani duhani n\u00eb Selanik. K\u00ebtu, ai mori nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb mushk\u00ebri. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai nd\u00ebrroi pun\u00eb dhe u fut n\u00eb dogan\u00ebn e Selanikut, si roje. Por edhe k\u00ebtu nuk i vajti mbar\u00eb. Duke qen\u00eb njeri i ndersh\u00ebm dhe i pakompromentuesh\u00ebm, n\u00eb gjaknxeht\u00ebsi, vrau nj\u00eb bandit kontrabandist dogane dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u fut n\u00eb burg, ku edhe vdiq n\u00eb vitin 1888.<\/p>\n\n\n\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"339\" height=\"457\" src=\"\" alt=\"Text Box:  \n\n\n\">Nuk ka qen\u00eb Ali Rizai babai i Mustafa Qemalit, si\u00e7 e ngat\u00ebrrojn\u00eb shum\u00eb autor\u00eb. Ali Rizai u b\u00eb njerku i Mustafa Qemalit, pasi n\u00ebna e tij u martua me t\u00eb, pas vdekjes s\u00eb babait t\u00eb tij biologjik dhe i la tre f\u00ebmij\u00ebt e tij n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb mitur: dy djemt\u00eb Syrejain e Mustafain, si dhe nj\u00eb vajz\u00eb, Makbulen. Mbase k\u00ebta autor\u00eb nuk e marrin parasysh faktin q\u00eb, sipas ligjit t\u00eb koh\u00ebs, n\u00eb perandorin\u00eb osmane f\u00ebmij\u00ebt e bashk\u00ebshortes q\u00eb kishte me burrin e par\u00eb sh\u00ebnoheshin si f\u00ebmij\u00ebt e bashk\u00ebshortit t\u00eb ri, me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb kishin p\u00ebr p\u00ebrkujdesje. V\u00ebrtet n\u00eb dokumente ekziston Ali Riza si babai i Mustafa Qemalit, sikurse edhe n\u00eb pasaport\u00ebn e tij, por n\u00eb fakt Aliu \u00ebsht\u00eb njerku, dhe jo babai biologjik. Sh\u00ebnimi n\u00eb pasaport\u00eb i Ali Rizait si babai i Mustafait \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb formalisht, sepse faktikisht k\u00ebshtu q\u00ebndronte n\u00eb regjistrin civil. T\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e babait biologjik t\u00eb Mustafait e pranon edhe historiani turk Murat Sertologu (me pseudonimin \u201cEski bir Pehivan\u201d) kur shkruan: \u201dBabai i v\u00ebrtet\u00eb i Mustafa Qemalit \u00ebsht\u00eb Beqir Agai. Ai quhej Beqir Aga, shqiptar \u2026 Punonte rojtar n\u00eb dogan\u00eb. Ishte i ashp\u00ebr, por njeri i ndersh\u00ebm.\u201d<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"477\" height=\"687\" src=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-32284\" srcset=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image.png 477w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image-300x432.png 300w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image-200x288.png 200w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image-292x420.png 292w\" sizes=\"auto, (max-width: 477px) 100vw, 477px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p> (Gazeta Terxhuman, dat\u00eb 1 prill 1970). N\u00ebna e Mustafa Qemalit ishte Zybejdja, shqiptare nga Sebishti i Kalabardh\u00ebs s\u00eb Dibr\u00ebs, t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs krahin\u00eb me babain biologjik t\u00eb Mustafait. Biograf\u00ebt, historian\u00ebt dhe studiuesit turq dhe t\u00eb huaj, si Jackh, Ernest, (The Rising Crescent, (Goemaere Press, 2007, p. 31), gabojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb kur thon\u00eb se n\u00ebna e Mustafa Qemalit <strong>&#8211;<\/strong> Ataturkut <strong>&#8211;<\/strong> ishte turke. Babai i Zybejdes ishte Fejzullai nga Sebishti i Kalabardh\u00ebs, i shp\u00ebrngulur n\u00eb provinc\u00ebn e Langaz\u00ebs, af\u00ebr Selanikut; n\u00ebna e saj ishte Aishja, shqiptare nga Vidini i Maqedonis\u00eb. Pra, t\u00eb dy prind\u00ebrit e Zybejdes ishin shqiptar\u00eb. Zybejdja u lind n\u00eb vitin 1857 n\u00eb qytez\u00ebn e Langazasit n\u00eb rrethinat e Selanikut n\u00eb nj\u00eb familje shqiptare, dibrane, q\u00eb kishin emigruar atje. K\u00ebshtu n\u00ebna e Mustafa Qemalit <strong>&#8211;<\/strong> Ataturkut <strong>&#8211;<\/strong> nuk \u00ebsht\u00eb as turke e as maqedonase, por \u00ebsht\u00eb shqiptare e past\u00ebr. \u00cbsht\u00eb nga Shqip\u00ebria, nga Dibra, nga krahina e Kalabardh\u00ebs, nga Sebishti. Zybejdja u martua me Beqirin n\u00eb vitin 1871. Zybejdja dhe Beqiri, bashk\u00ebshorti i par\u00eb, kan\u00eb pasur dy djem, Syrejan dhe Mustafain dhe nj\u00eb vajz\u00eb, Makbulen. Zybejdja, pasi u martua me Ali Riza efendiun, t\u00eb tre f\u00ebmij\u00ebt jetim i regjistroi mbi burrin e dyt\u00eb, sipas ligjit osman asokohe. Pra, si\u00e7 shkruan autori R. Hoxha \u201ckontributet p\u00ebr rritjen e tij i kaluan njerkut, Ali Riza Efendiut. Tani e tutje ai do t\u00eb njihej si babai legjitim i Mustafa Qemalit.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebtu gabuan t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb donin t\u00eb fshihnin at\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe origjin\u00ebn shqiptare t\u00eb Ataturkut.\u201d (Ramazan Hoxha, 2022, f. 333).<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta i shkruan edhe historiani Murat Sertogolu, i cili, i bindur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike dhe me besnik\u00ebrin\u00eb ndaj saj, p\u00ebrfundon: \u201cUn\u00eb k\u00ebto sh\u00ebnime i b\u00ebj p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer historis\u00eb \u2026\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>D\u00ebshmi t\u00eb origjin\u00ebs nga Stebleva e Dibr\u00ebs t\u00eb familjes s\u00eb Mustafa Qemalit<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Paraardh\u00ebsit e Mustafa Qemalit jan\u00eb nga Stebleva e Dibr\u00ebs. I pari i familjes ka qen\u00eb Mustafa Canka, i cili emigroi familjarisht n\u00eb Selanik n\u00eb vitin 1860, bashk\u00eb me 30 familje t\u00eb tjera nga ky fshat, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb lagjen \u201cPergite\u201d t\u00eb Selanikut. Mustafa Canka pati p\u00ebr djal\u00eb gjyshin e Mustafait, Pirushin, i cili pati 4 djem, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb lindur n\u00eb vendin e origjin\u00ebs, n\u00eb Steblev\u00eb: Mehmetin, Eminin, Nimetin dhe m\u00eb t\u00eb voglin, Beqirin, i cili erdhi n\u00eb Selanik n\u00eb mosh\u00ebn 11 vje\u00e7. Mustafa Qemali trash\u00ebgoi emrin e st\u00ebrgjyshit t\u00eb tij, Mustafait.<\/p>\n\n\n\n<p>Familja e Cankajve ishte me pozit\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe pronare e gjer\u00eb tokash n\u00eb Steblev\u00eb. Tokat e Cankajve, t\u00eb paraardh\u00ebsve t\u00eb Mustafa Qemalit, jan\u00eb edhe sot n\u00eb Steblev\u00eb, posht\u00eb malit Osoj.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 e p\u00ebrshkruam m\u00eb sip\u00ebr, gjysh\u00ebrit e Mustafa Qemalit jan\u00eb shqiptar\u00eb, nga krahina e Kalabardh\u00ebs s\u00eb Dibr\u00ebs. Jo si\u00e7 shkruan Enver Behnam Shapolyo se: \u201cGjysh\u00ebrit e Ataturkut jan\u00eb nga komuna e Dibr\u00ebs, Koxhsh\u00ebk &#8230;\u201d. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr. Ky pohim mund t\u00eb vij\u00eb nga disa t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb edhe sot te banor\u00ebt e Steblev\u00ebs thuhet se, fillimisht familja e gjyshit t\u00eb Mustafait u larguan nga Stebleva n\u00eb Koxhaxhik e pastaj ik\u00ebn n\u00eb Selanik. Faktikisht, gjysh\u00ebrit biologjik t\u00eb Mustafa Qemalit jan\u00eb nga Stebleva e Dibr\u00ebs. Ata q\u00eb thon\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ve\u00e7se shpifin me apo pa q\u00ebllim. Faktet dhe episodet p\u00ebr origjin\u00ebn shqiptare dhe nga Kalabardha e Dibr\u00ebs t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb Mustafa Qemalit <strong>&#8211;<\/strong> Ataturkut jan\u00eb t\u00eb shumta, t\u00eb gjalla, t\u00eb besueshme dhe t\u00eb padiskutueshme. Edhe n\u00ebse v\u00ebrtet prind\u00ebrit e Ali Rizait, njerkut t\u00eb Mustafa Qemalit, jan\u00eb nga Koxhaxhiku, ata nuk jan\u00eb paraardh\u00ebsit e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb d\u00ebshmi dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr origjin\u00ebn e tij Mustafa Qemali e tregoi n\u00eb rastin e q\u00ebndrimit q\u00eb mbajti ndaj bashk\u00ebfshatarit t\u00eb tij Zylyf Kita nga Stebleva, nj\u00eb burr\u00eb i gjat\u00eb dhe i b\u00ebsh\u00ebm, q\u00eb vishej me tirq e xhamadan Dibre, qeleshe t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb kok\u00eb dhe n\u00eb mes mbante nj\u00eb brez t\u00eb gjat\u00eb ngjyr\u00eb alle, ku mbante t\u00eb fshehur dhe nj\u00eb alltie turke me 10 fishek\u00eb. Ai, prej vitesh, punonte si mjesht\u00ebr nd\u00ebrtimesh dhe restaurator objektesh kulti n\u00eb Stamboll dhe qytete t\u00eb tjera t\u00eb Turqis\u00eb. Zylifi ishte b\u00ebr\u00eb fodull, e kishte b\u00ebr\u00eb zakon q\u00eb, p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb t\u00eb premte t\u00eb dilte rrug\u00ebve t\u00eb Stambollit, duke l\u00ebshuar brezin zvarr\u00eb, p\u00ebr t\u00eb provokuar n\u00ebse do t\u00eb dilte ndonj\u00eb burr\u00eb, q\u00eb mund t\u2019ia shkelte. Dikush guxoi dhe i shkeli brezin Zylyfit, duke shar\u00eb edhe Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Zylyfi nxori alltin\u00eb nga brezi dhe e vrau. Policia e arrestoi dhe gjykata e Stambollit e d\u00ebnoi me vdekje. Fjala vjen n\u00eb Steblev\u00eb, se Zylyf Kita ishte d\u00ebnuar me vdekje dhe tani pritej vet\u00ebm firma e Mustafa Qemalit.<\/p>\n\n\n\n<p>Mblidhet i gjith\u00eb fshati dhe vendosi t\u00eb d\u00ebrgonin nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi pleqsh prej tre vetash n\u00eb Turqi e t\u2019i lutej Mustafait q\u00eb t\u2019ia falte jet\u00ebn. Kur Mustafa Qemali u p\u00ebrgjigjet se ligjet duhen zbatuar dhe se ai nuk mund t\u00eb dilte mbi ligjin, ata i kujtojn\u00eb edhe lidhjet e gjakut q\u00eb kishte ai me Zylyf Kit\u00ebn, ai u tha: \u201c<em>P\u00ebr ta vrar\u00eb nuk e vrasim, por jam i detyruar ta internoj\u201d<\/em>. N\u00eb shkres\u00ebn p\u00ebrcjell\u00ebse drejtuar gjykat\u00ebs supreme, Mustafa Qemali nuk kishte asnj\u00eb argument p\u00ebr t\u2019ia falur jet\u00ebn Zylyfit; prandaj, me finok\u00ebri, shkruan vet\u00ebm postulatin e Kur\u2019anit se: <em>\u201cT\u00eb gjitha lidhjet konsumohen, p\u00ebrve\u00e7 lidhjeve t\u00eb gjakut, q\u00eb mbet\u00ebn p\u00ebr jet\u00eb.\u201d, <\/em>duke u dh\u00ebn\u00eb gjykat\u00ebsve t\u00eb kuptonin se me t\u00eb d\u00ebnuarin kishte lidhje gjaku.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1926, n\u00eb rezidenc\u00ebn presidenciale n\u00eb Stamboll nj\u00eb grup ustallar\u00ebsh nga Kalabardha, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe Dail Ereqi nga Gjinoveci dhe Xhel Agushi nga Stebleva, t\u00eb Kalabardh\u00ebs s\u00eb Dibr\u00ebs, nd\u00ebrsa punonin ata kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrg\u00ebzimet e kryetarit t\u00eb shtetit turk Qemal Ataturkut.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211;<\/strong> <em>Pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb, o ustallar\u00eb!<\/em> <strong>&#8211;<\/strong> i p\u00ebrsh\u00ebndeti Ataturku.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211;<\/strong> <em>Mbar\u00eb e mir\u00eb pa\u00e7, o njeri,<\/em> <strong>&#8211;<\/strong> i p\u00ebrgjigjen ata me respekt.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211;<\/strong> <em>Ju lumshin duart, qenkeni mjesht\u00ebr t\u00eb zot e duarart\u00eb. Nga jeni ju?<\/em> <strong>&#8211;<\/strong> i pyeti ai.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211;<\/strong> <em>Nga Shqip\u00ebria,<\/em> <strong>&#8211;<\/strong> i p\u00ebrgjigjen ata.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211;<\/strong> <em>Po, nga cila krahin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb?<\/em> <strong>&#8211;<\/strong> pyeti m\u00eb tej ai.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211;<\/strong> <em>Nga Golloborda,<\/em> <strong>&#8211;<\/strong> i p\u00ebrgjigjen ata, pak si me mburrje, duke marr\u00eb zem\u00ebr nga l\u00ebvdatat dhe komplimentet p\u00ebr pun\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211;<\/strong> <em>Atje, n\u00eb krahin\u00ebn tuaj, ka nj\u00eb fshat q\u00eb quhet Steblev\u00eb?<\/em> <strong>&#8211;<\/strong> pyeti p\u00ebrs\u00ebri Ataturku.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211;<\/strong> <em>Po, un\u00eb jam nga ai fshat,<\/em> <strong>&#8211; <\/strong>iu p\u00ebrgjigj Xhel Agushi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, Ataturku, duke e par\u00eb me v\u00ebmendje e pyet p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; <\/strong><em>A ka ndonj\u00eb fshatar nga fshati yt q\u00eb mban mbiemrin Canka?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; <\/strong><em>Po, ka pasur, dikur. Ai ka qen\u00eb Mustafa Canka, por para shum\u00eb vitesh ka emigruar n\u00eb Selanik dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb nuk ia kemi d\u00ebgjuar emrin. N\u00eb fshat, sot e k\u00ebsaj dite, ekzistojn\u00eb g\u00ebrmadhat e mureve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, si dhe pronat: livadhe dhe ara, q\u00eb dikur i ka pas punuar. Ato njihen nga t\u00eb gjith\u00eb fshatar\u00ebt si \u201cAra e Madhe e Cankajve\u201d, rr\u00ebz\u00eb malit Osoj, q\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb pjellore. K\u00ebt\u00eb ar\u00eb Cankajt e mbillnin me grur\u00eb dhe thek\u00ebr, mbasi e pleh\u00ebronin mir\u00eb e mir\u00eb me pleh delesh. &#8230; Ar\u00ebn tjet\u00ebr, edhe ajo e madhe, e kan\u00eb pasur n\u00eb vendin e quajtur \u201cAhu i Cankajve\u201d (Cankova buka) dhe e mbillnin vet\u00ebm me thek\u00ebr e t\u00ebrsh\u00ebr\u00eb, ngaq\u00eb aty nuk prodhohej gruri, sepse ishte n\u00eb nj\u00eb lart\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211;<\/strong> <em>Po, p\u00ebrse quhej k\u00ebshtu kjo ar\u00eb?<\/em> <strong>&#8211;<\/strong> pyeti Ataturku.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211;<\/strong> <em>Sepse n\u00eb mes t\u00eb ar\u00ebs ka pasur nj\u00eb ah shekullor, q\u00eb ishte shum\u00eb i madh dhe me deg\u00ebt e tij t\u00eb hapura sh\u00ebrbente p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mrizin e deleve t\u00eb Cankajve, gjat\u00eb zhegut t\u00eb vap\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211;<\/strong> <em>Po sht\u00ebpia e Cankajve a ekziston?<\/em> <strong>&#8211;<\/strong> vazhdoi Ataturku.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211;<\/strong> <em>Jo, sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuar, por trualli \u00ebsht\u00eb, bashk\u00eb me pirgun e gur\u00ebve t\u00eb rr\u00ebnojave t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Dikur, ne kemi qen\u00eb komshi dhe e kemi pasur sht\u00ebpin\u00eb pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Mustafa Cank\u00ebs.<\/em> <em>Kur po nd\u00ebrtonim sht\u00ebpin\u00eb e re, un\u00eb vajta t\u00eb marr\u00eb disa gur\u00eb t\u00eb gdhendur p\u00ebr qoshe n\u00eb rr\u00ebnojat e mureve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij. Babai, q\u00eb m\u00eb kishte par\u00eb, m\u00eb tha: \u201cKthe gur\u00ebt e gdhendur aty, ku i more! Ajo \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e Mustafa Cank\u00ebs, gjyshit t\u00eb Ataturkut. Ai e ka l\u00ebn\u00eb amanet, q\u00eb gur\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb mos i prekin, se, mbase do t\u00eb kthehen ndonj\u00eb dit\u00eb e do ta rregullojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"326\" height=\"277\" src=\"\" alt=\"Text Box:  \nTrualli i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb gjyshit t\u00eb Mustafa Qemalit n\u00eb Steblev\u00eb t\u00eb Dibr\u00ebs. \n\">Ataturku, i mall\u00ebngjyer nga ato q\u00eb d\u00ebgjoi, futi dor\u00ebn n\u00eb xhep dhe nxori nj\u00eb bllok sh\u00ebnimesh dhe, duke e shfletuar, i thot\u00eb me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb mekur bashk\u00ebbiseduesit:<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; <\/strong><em>Edhe un\u00eb origjin\u00ebn nga Stebleva e kam. Mustafa Canka ka qen\u00eb st\u00ebrgjyshi im. Gjyshi im ka qen\u00eb djali i tij, Pirushi, i cili m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb amanet pronat, q\u00eb lidhen me origjin\u00ebn e familjes sime, q\u00eb jan\u00eb, pik\u00ebrisht ato q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt ju dhe, duke lexuar n\u00eb bllok, shqipton toponimet: \u201cCankojca ograda\u201d (Arat e Cankajve) dhe \u201cCankova buka\u201d (Ahu i Cankajve).<\/em><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image-1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"467\" height=\"323\" src=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image-1.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-32285\" style=\"width:1021px;height:auto\" srcset=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image-1.png 467w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image-1-300x207.png 300w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image-1-200x138.png 200w\" sizes=\"auto, (max-width: 467px) 100vw, 467px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p>Pas nj\u00eb pauze t\u00eb shkurt\u00ebr, ai vazhdoi:<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211;<\/strong> <em>Babain nuk e mbaj mend, mbasi ai m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb jetim qysh her\u00ebt, kur un\u00eb kam qen\u00eb fare i vog\u00ebl. Ai ka qen\u00eb djali i Pirushit dhe nipi i Mustafa Cank\u00ebs nga Stebleva dhe emrin e ka pasur Beqir. Edhe ai ka lindur n\u00eb Steblev\u00eb dhe ka ardhur i vog\u00ebl n\u00eb Selanik, ku \u00ebsht\u00eb rritur e shkolluar<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"313\" height=\"280\" src=\"\" alt=\"Text Box:  \n\u00c7ezmja e Ataturkut n\u00eb Steblev\u00eb, sot e rind\u00ebrtuar nga banor\u00ebt e fshatit, para truallit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb gjyshit t\u00eb tij.\n\">Dhe pasi e kaloi leximin n\u00eb faqen tjet\u00ebr, t\u00eb bllokut, shtoi:<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211;<\/strong> <em>Pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb gjyshit tim, n\u00eb vendin e quajtur Terzic\u00eb ka pasur edhe nj\u00eb \u00e7ezm\u00eb me uj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb e t\u00eb past\u00ebr si qelibar. Ajo ka qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebn e tij, por aty mbushte uj\u00eb i gjith\u00eb fshati.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Mbasi mbaroi s\u00eb lexuari sh\u00ebnimet, Ataturku e futi bllokun n\u00eb xhep dhe duke iu drejtuar Xhel Agushit i jep k\u00ebto porosi:<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211;<\/strong> <em>Kur t\u00eb kthehesh n\u00eb Steblev\u00eb do t\u2019u thuash pleq\u00ebsis\u00eb s\u00eb fshatit q\u00eb arat e Cankajve t\u2019ia japin t\u2019i punoj\u00eb m\u00eb i varfri i fshatit; nd\u00ebrsa rr\u00ebnojat e mureve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb e t\u00eb mos i prek njeri se, ndoshta, do t\u00eb b\u00ebhem mbar\u00eb ndonj\u00eb dit\u00eb e do t\u00eb kthehem ta rind\u00ebrtoj\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image-2.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"444\" height=\"307\" src=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image-2.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-32286\" style=\"width:1021px;height:auto\" srcset=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image-2.png 444w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image-2-300x207.png 300w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image-2-200x138.png 200w\" sizes=\"auto, (max-width: 444px) 100vw, 444px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p><em><strong>\u00c7ezmja e Ataturkut n\u00eb Steblev\u00eb, sot e rind\u00ebrtuar nga banor\u00ebt e fshatit, para truallit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb gjyshit t\u00eb tij.<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb ikje e sip\u00ebr, Ataturku futi p\u00ebrs\u00ebri dor\u00ebn n\u00eb xhep, por k\u00ebsaj here nxori nj\u00eb qese t\u00eb vog\u00ebl me lira turke floriri dhe ia dha Xhel\u00ebs me porosin\u00eb q\u00eb t\u2019ia jepte pleq\u00ebsis\u00eb s\u00eb fshatit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar \u00e7ezm\u00ebn pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb gjyshit t\u00eb tij, q\u00eb njihet edhe sot e asaj dite nga bashk\u00ebfshatar\u00ebt si \u201c\u00c7ezmja e Ataturkut.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fund, Ataturku i pyet bashk\u00ebbiseduesit e tij:<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;<strong>&#8211;<\/strong> <em>A keni ndonj\u00eb nevoj\u00eb? A d\u00ebshironi di\u00e7ka?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Ishte rasti p\u00ebr tu shprehur. Kishte ardhur e mira tek dera.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211;<\/strong> <em>Mbetem kurbet\u00e7inj, gjith\u00eb jet\u00ebn pa familje,<\/em><strong>&#8211;<\/strong> i than\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kaq u desh dhe iu b\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsia turke dhe iu dha banes\u00eb bile edhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dy mjesht\u00ebrve bashkatdhetar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"271\" height=\"256\" src=\"\" alt=\"Text Box:  \nAtaturku duke k\u00ebrcyer n\u00eb nj\u00eb dasm\u00eb shqiptare n\u00eb Stamboll nj\u00eb valle dyshe t\u00eb r\u00ebnd\u00eb burrash, q\u00eb k\u00ebrcehet n\u00eb krahin\u00ebn e Kalabardh\u00ebs s\u00eb Dibr\u00ebs.\n\">N\u00eb vitin 1930 u zhvillua n\u00eb Steblev\u00eb gjyqi p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e truallit t\u00eb Cankajve. Gjyqi me gjyqtar\u00eb t\u00eb ardhur nga Tirana d\u00ebgjoi deponimet e tre pleqve t\u00eb fshatit: Vesel Ku\u00e7uku, Sadik Avda dhe Jonuz Disha. Vesel Ku\u00e7uku, pas kthimit nga Selaniku, v\u00ebrtetoi se trualli ku \u00ebsht\u00eb sot sht\u00ebpia e Faslli Kuburit (nip tek dera e Cankajve) \u00ebsht\u00eb trualli i Pirush Cank\u00ebs, gjyshit t\u00eb Mustafa Qemal Ataturkut. Jonuz Dishadeklaroi para trupit gjykues:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c<em>Kam qen\u00eb djal\u00eb 20-vje\u00e7ar dhe e mbaj mend shum\u00eb mir\u00eb se kur ka ikur Mustafa Canka familjarisht nga Stebleva p\u00ebr t\u2019u ngulur n\u00eb Selanik, ka dal\u00eb i gjith\u00eb katundi me e takuar dhe ai shkoi sht\u00ebpi m\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb hallall me bashk\u00ebfshatar\u00ebt. Ky truall \u00ebsht\u00eb i Mustafa Cank\u00ebs dhe i takon Faslli Kubures ta trash\u00ebgoj\u00eb si st\u00ebrnip tek dera e Cankajve dhe n\u00eb fshat nuk ka m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt se ai p\u00ebr ta trash\u00ebguar.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Gjyqi u fitua nga Faslli Kuburi, pasi ky ishte nip tek Cankajt dhe i vetmi i af\u00ebrt q\u00eb kishte mbetur.<\/p>\n\n\n\n<p>Mjaft\u00eb t\u00eb moshuar e kan\u00eb d\u00ebshmuar gojarisht rr\u00ebnj\u00ebn nga Stebleva e Dibr\u00ebs t\u00eb Mustafa Qemalit. Vait Ereqi dhe Destan Bala nga e Dibra tregojn\u00eb se Mustafa Qemal Ataturku \u00ebsht\u00eb biri i nj\u00eb n\u00ebn\u00eb prej Sebishti, nd\u00ebrsa i ati i tij ka qen\u00eb nga Stebleva. N\u00eb vitin 1860 jan\u00eb larguar nga Stebleva e Dibr\u00ebs 30 familje p\u00ebr n\u00eb Selanik, nd\u00ebr to edhe familja e Pirush Cank\u00ebs dhe Vesel Ku\u00e7ukut.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image-3.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"403\" height=\"278\" src=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image-3.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-32287\" style=\"width:1021px;height:auto\" srcset=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image-3.png 403w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image-3-300x207.png 300w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/image-3-200x138.png 200w\" sizes=\"auto, (max-width: 403px) 100vw, 403px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p><strong><em>Ataturku duke k\u00ebrcyer n\u00eb nj\u00eb dasm\u00eb shqiptare n\u00eb Stamboll nj\u00eb valle dyshe t\u00eb r\u00ebnd\u00eb burrash, q\u00eb k\u00ebrcehet n\u00eb krahin\u00ebn e Kalabardh\u00ebs s\u00eb Dibr\u00ebs.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb 1984, n\u00eb kuadrin e 60-vjetorit t\u00eb formimit t\u00eb shtetit t\u00eb ri turk, u hap n\u00eb Pallatin e Kultur\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb ekspozit\u00eb kushtuar Turqis\u00eb moderne dhe arkitektit t\u00eb k\u00ebtij shteti modern, Ataturkut. Edhe n\u00eb pem\u00ebn e gjenez\u00ebs s\u00eb familjes s\u00eb Mustafa Qemal Ataturkut v\u00ebrtetohej origjina e tij shqiptare dhe vendlindja e tij n\u00eb Selanik. Ciceroni i ekspozit\u00ebs, shtetas turk me origjin\u00eb kosovare, pohoi n\u00ebn z\u00eb se Ataturku \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb nga Dibra e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mjaft\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb tregojn\u00eb se Mihal Grameno dhe Bajo Topulli (aktivist\u00eb t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare) u takuan me Mustafa Qemalin n\u00eb Selanik dhe t\u00eb tre fol\u00ebn shqip.<\/p>\n\n\n\n<p>Tregimi gojor i Qerim Bales, nga Stebleva, bashk\u00ebmoshatar e shok i ngusht\u00eb i Mustafa Qemalit, tregon p\u00ebr t\u00eb kur vinte n\u00eb fshat:<\/p>\n\n\n\n<p><em>&#8220;N\u00eb fshat<\/em> <em>kishte shum\u00eb qen, nga ato t\u00eb stanit, q\u00eb ruanin kopet\u00eb e deleve. Qent\u00eb ishin trupm\u00ebdhenj dhe shum\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, q\u00eb kacafyteshin me ujq\u00ebrit, por Mustafai nuk i kishte frik\u00eb, megjith\u00ebse ishte djal\u00eb nga qyteti. Kur ata turreshin t\u00eb eg\u00ebrsuar drejt nesh, un\u00eb kisha shum\u00eb frik\u00eb<\/em> <em>dhe k\u00ebrkoja vend p\u00ebr t\u2019u fshehur, kurse ai nuk l\u00ebvizte nga vendi dhe q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb para tyre, duke i par\u00eb drejt e n\u00eb sy. Qent\u00eb, ashtu si ishin t\u00eb eg\u00ebrsuar n\u00eb kulm, stepeshin (hipnotizoheshin) nga v\u00ebshtrimi i Mustafait dhe qet\u00ebsoheshin, uleshin n\u00eb bisht para tij, nd\u00ebrsa ai i kapte p\u00ebr vesh\u00ebsh, u hipte mbi kurriz dhe i kal\u00ebronte, deri sa ato shtriheshin p\u00ebr toke t\u00eb rraskapitur dhe, pastaj, ai qeshte me t\u00eb madhe, duke u tallur me mua. Nuk kishte dit\u00eb q\u00eb nuk zbrisnim tek p\u00ebrroi i fshatit p\u00ebr t\u00eb kapur peshq, ndiznim zjarr e i piqnim n\u00eb prush, pastaj i hanim aty, buz\u00eb lumit.&#8221; <\/em>(Qerim Bale, lindur n\u00eb 1880 n\u00eb Steblev\u00eb).&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu, jo vet\u00ebm faktet e gjalla, por jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb edhe biograf\u00ebt dhe studiuesit vendas dhe t\u00eb huaj q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e origjin\u00ebs s\u00eb Mustafa Qemalit, nga fshati Steblev\u00eb i Kalabardh\u00ebs s\u00eb Dibr\u00ebs. Kjo e v\u00ebrtet\u00eb nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb dyshim.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe rruga hyr\u00ebse p\u00ebr n\u00eb fshat mban emrin e djalit t\u00eb fshatit, Mustafa Qemalit.<\/p>\n\n\n\n<p>* * *<\/p>\n\n\n\n<p>Mustafai e pohoi edhe vet\u00eb gjithmon\u00eb origjin\u00ebn e tij shqiptare. Ja disa prej episodeve pohuese:<\/p>\n\n\n\n<p>Dikur n\u00eb Stamboll Mustafa Qemali i pat th\u00ebn\u00eb nj\u00eb fisniku t\u00eb huaj: <em>\u201cNuk jam fisnik si ju, por kam dal\u00eb nga gjiri i nj\u00eb populli fisnik.\u201d <\/em>(Revista \u201cBota e Re\u201d, Nr. 7, Kor\u00e7\u00eb, 1937).<\/p>\n\n\n\n<p>Kur ambasadori shqiptar n\u00eb Turqi, Asaf Xhaxhuli, gjat\u00eb paraqitjes s\u00eb letrave kredenciale filloi t\u2019i lexonte ato n\u00eb fr\u00ebngjisht, Ataturku e nd\u00ebrpreu dhe i tha: \u201c<em>T\u00eb lutem, mos m\u00eb fol fr\u00ebngjisht, por turqisht ose shqip, se un\u00eb kuptoj mir\u00eb edhe shqip<\/em>\u201d!<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb her\u00eb sekretari i solli Mustafa Qemal Ataturkut p\u00ebr t\u00eb firmosur nj\u00eb list\u00eb me emrat e disa shqiptar\u00ebve, q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrnguleshin nga Turqia. Ataturku, pasi lexoi emrat, mori stilolapsin dhe n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs vuri emrin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211;<\/strong> <em>Zot\u00ebri, nuk e kuptoj, p\u00ebrse e vut\u00eb emrin Tuaj n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs,<\/em> <strong>&#8211;<\/strong> pyeti sekretari i habitur.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211;<\/strong> <em>E vura, sepse i pari q\u00eb duhet t\u00eb shp\u00ebrngulet nga Turqia, duhet t\u00eb jem un\u00eb, sepse edhe un\u00eb jam shqiptar,<\/em> <strong>&#8211;<\/strong> u p\u00ebrgjigj Ataturku.<\/p>\n\n\n\n<p>* * *<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Muzeu i Koxhaxhikut &#8211; nj\u00eb shtremb\u00ebrim i origjin\u00ebs s\u00eb Mustafa Qemalit<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shtator 2012, n\u00eb fshatin shqiptar Koxhaxhik t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut t\u00eb sotme u hap nj\u00eb sht\u00ebpi muze n\u00eb nder t\u00eb Mustafa Qemal Ataturkut, me pretendimin se familja e Ali Rizait rrjedh nga ky fshat, n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane t\u00eb at\u00ebhershme. Ajo n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi monumentale grandioze dhe joreale, por nuk \u00ebsht\u00eb ajo autentike dhe kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb falsifikim. Jo vet\u00ebm kaq. Problemi shtrohet se sa me vend \u00ebsht\u00eb ngritja e sht\u00ebpis\u00eb muze p\u00ebr Mustafa Qemal Ataturkun n\u00eb fshatin Koxhaxhik? A po spekulohet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn? A i b\u00ebn v\u00ebrtet nder Mustafa Qemal Ataturkut? Pa folur pastaj p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb muze t\u00eb lindjes s\u00eb Mustafa Qemalit n\u00eb Selanik n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ajo e v\u00ebrteta.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt Mustafa Qemali nuk ka lidhje aspak me Koxhaxhikun. P\u00ebr prejardhjen e familjes s\u00eb Ali Rizait ka teori t\u00eb ndryshme, sikurse ajo q\u00eb thuhet se ai ishte shqiptar (shiko: Andrew Mango, Ernest Jackh, Isaac Frederick Marcosson, Yale Richmond etj.). Kjo me siguri ngat\u00ebrrohet me origjin\u00ebn e babait biologjik t\u00eb Mustafa Qemalit, Beqir Canka, q\u00eb ishte shqiptar. Q\u00eb Ali Riza mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb ushtarak vullnetar osman n\u00eb Kalan\u00eb e Koxhaxhikut (1876-1877, si n\u00ebntoger i nj\u00eb batalioni vullnetar\u00ebsh) u takon biograf\u00ebve t\u00eb Mustafa Qemal Ataturkut dhe historian\u00ebve turq ta thon\u00eb. Por kemi bindjen se prejardhja e Ali Rizait nuk \u00ebsht\u00eb nga fshati Koxhaxhik dhe nuk \u00ebsht\u00eb shqiptare (shiko: Falih F\u0131rk\u0131 Atay,&nbsp; Vamik D. Volkan, Norman Itzkowitz etj.).<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu, edhe ngritja e k\u00ebsaj sht\u00ebpie muze n\u00eb Koxhaxhik duket e pavend. Ashtu sikurse edhe busti i Mustafa Qemal Ataturkut i ngritur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Zhup\u00ebs t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut duket t\u00ebr\u00ebsisht i pavend, sepse t\u00eb jep p\u00ebrshtypjen e gabuar p\u00ebr prejardhjen e tij. Q\u00ebllimi i tij \u00ebsht\u00eb politik, p\u00ebr ta p\u00ebrvet\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb ndritur t\u00eb p\u00ebrmasave bot\u00ebrore, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb se q\u00ebllimi i v\u00ebrtet mund t\u00eb jet\u00eb me sfond nacionalist apo p\u00ebr nj\u00eb \u201cpushtim t\u00eb but\u00eb\u201d. Sepse \u00ebsht\u00eb pa themele t\u00eb sh\u00ebndosha. N\u00ebse ngritja e nj\u00eb sht\u00ebpie muze do b\u00ebhej vet\u00ebm se mund t\u00eb ket\u00eb q\u00ebndruar aty disa koh\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhen ngritur edhe n\u00eb t\u00eb gjitha vendet ku Mustafai ka q\u00ebndruar.&nbsp; &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ngritja e nj\u00eb sht\u00ebpie muze n\u00eb nder t\u00eb Mustafa Qemalit duhet t\u00eb b\u00ebhet te sht\u00ebpia e gjyshit t\u00eb tij nga babai, mbi themelet e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr, e cila prej dekadash nuk ekziston m\u00eb. N\u00eb fshatin Steblev\u00eb t\u00eb Dibr\u00ebs, n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, aty ku i ka rr\u00ebnj\u00ebt e v\u00ebrteta Mustafa Qemali. Te trualli dhe rr\u00ebnojat e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Pirush Cank\u00ebs. Aty ku Mustafai n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e rinin\u00eb e tij, s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn e tij, Zyberen, ka ardhur shum\u00eb her\u00eb dhe rrinte gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ver\u00ebs tek motra e gjyshit t\u00eb tij, Makbule Canka, e cila ishte martuar n\u00eb fshat. Aty ku ka lodruar me bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e vendlindjes s\u00eb babait t\u00eb tij. Aty ku e kujtonin t\u00eb mo\u00e7mit dhe ku jan\u00eb t\u00eb gjalla kujtimet te banor\u00ebt e fshatit dhe gjith\u00eb popullsia e krahin\u00ebs. Se ai shquhej nd\u00ebr moshatar\u00ebt e tij p\u00ebr zgjuarsin\u00eb, shkatht\u00ebsin\u00eb, energjit\u00eb, por edhe p\u00ebr guximin, aq sa edhe qeni m\u00eb i eg\u00ebr i fshatit zbutej para tij. Cil\u00ebsi q\u00eb padyshim i ka nga prejardhja e tij e k\u00ebtushme. Aty ku ai gjente k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe lirin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb Steblev\u00eb ku e presin njer\u00ebzit e gjakut t\u00eb tij, kush\u00ebrinjt\u00eb e kush\u00ebrirat e tij. Pran\u00eb \u00e7ezm\u00ebs ku ai ka pir\u00eb uj\u00eb dhe ka paguar lek\u00eb q\u00eb t\u00eb rind\u00ebrtohet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat t\u00eb bukur piktoresk, t\u00eb cilin qeveria shqiptare e ka futur n\u00eb programin e restaurimit t\u00eb 100 fshatrave turistik shqiptar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Padyshim ngritja e k\u00ebsaj sht\u00ebpie muze n\u00eb Steblev\u00eb do b\u00ebhet. Por ajo duhet t\u00eb prezantohet me pamjen e saj burimore dhe autentike, duke ruajtur origjinalitetin e saj, q\u00eb t\u00eb nderoj v\u00ebrtet Mustafa Qemal Ataturkun. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb kontribuojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht qeveria shqiptare dhe qeveria turke, n\u00ebp\u00ebrmjet ministrive respektive t\u00eb Kultur\u00ebs dhe Agjencis\u00eb turke \u201cTIKA\u201d n\u00eb Tiran\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>* * *<\/p>\n\n\n\n<p>Sot nuk ka m\u00eb asnj\u00eb arsye t\u00eb mos thuhet dhe pranohet e v\u00ebrteta e prejardhjes, p\u00ebrkat\u00ebsia etnike e Mustafa Qemal Ataturkut. T\u00eb pakt\u00ebn shteti turk duhet ta thot\u00eb zyrtarisht t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e origjin\u00ebs s\u00eb \u201cbabait\u201d t\u00eb tyre, jo vet\u00ebm si detyrim moral ndaj s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, por edhe n\u00eb nderim dhe respekt ndaj personalitetit t\u00eb Mustafa Qemalit Ataturkut.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb g\u00ebnjesh apo spekulosh p\u00ebr Mustafa Qemal Ataturkun sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turp, si sakrilegj dhe kjo duhet t\u00eb d\u00ebnohet. T\u00eb nderosh Mustafa Qemal Ataturkun n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, n\u00eb nj\u00eb fshat \u201cn\u00eb t\u00eb cilin ai asnj\u00ebher\u00eb nuk ka qen\u00eb dhe me nj\u00eb sht\u00ebpi, e cila sipas ekspert\u00ebve dhe form\u00ebs s\u00eb saj, nuk ka ekzistuar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb vendin ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar sot\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb falsitet i historis\u00eb dhe i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00eb Ataturku shkruante: \u201cT\u00eb shkruash histori \u00ebsht\u00eb po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme si t\u00eb b\u00ebsh histori. N\u00ebse shkruesi nuk i \u00ebsht\u00eb besnik b\u00ebr\u00ebsit, rezultati do jet\u00eb nj\u00eb histori false.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><em>Tiran\u00eb, m\u00eb 7 n\u00ebntor 2025<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr origjin\u00ebn, prejardhjen e Mustafa Qemal Ataturkut, burr\u00eb shteti m\u00eb i madh dhe reformatori m\u00eb i shquar i shekullit 20-t\u00eb, babait t\u00eb kombit turk, \u00e7udit\u00ebrisht ka mjaft\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta. Pavar\u00ebsisht faktit q\u00eb pothuajse t\u00eb gjith\u00eb biograf\u00ebt q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e tij e theksojn\u00eb origjin\u00ebn shqiptare, ekzistojn\u00eb plot\u00eb informacione t\u00eb kund\u00ebrta, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":32288,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[4080,4078,4079],"class_list":["post-32283","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-babai-i-turqise","tag-kadri-dauti","tag-mustafaqemal-ataturku"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32283","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32283"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32283\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32288"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32283"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32283"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32283"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}