P\u00ebrs\u00ebri ndryshime t\u00eb Kshtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs. Si do t\u00eb jet\u00eb forma e re e qeverisjes? Republik\u00eb parlamentare, presidenciale, gjysm\u00eb presidenciale, apo nj\u00eb miks i tipit alla shqiptar\u00e7e q\u00eb, n\u00eb fund, p\u00ebrfundon n\u00eb monarki. Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u201cRepublik\u00eb Prokuror\u00ebsh\u201d, bananesh, g\u00ebshtenjash, apo si kuvendet e burrave n\u00eb kulla?
P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka punuar me koh\u00eb \u201cdyshja\u201d e vendit, Rama dhe Berisha. Dyshja dhe partit\u00eb q\u00eb u shkojn\u00eb nga pas, edhe kur zihen para perdes, por edhe kur puthen pas perdes, kan\u00eb patur e kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin objektiv strategjik: t\u00eb siguronin p\u00ebr vete pushtet absolut p\u00ebrmes nj\u00eb shteti egocentrist, t\u00eb fort\u00eb deri edhe diktatorial. Nga ndryshimet kushtetuese t\u00eb b\u00ebra disa her\u00eb prej tyre, hartimi i ligjeve t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb \u00e7do fushat\u00eb zgjedhore, si dhe ndryshimet e vazhdueshme t\u00eb statutit t\u00eb partive q\u00eb ata komandojn\u00eb, lind pyetja: kujt i kan\u00eb sh\u00ebrbyer ato? I kan\u00eb sh\u00ebrbyer forcimit t\u00eb demokracis\u00eb, zgjedhjeve t\u00eb lira dhe qarkullimit t\u00eb pushteteve, apo t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebs? Nj\u00eb analiz\u00eb e ftoht\u00eb na thot\u00eb se k\u00ebto ndryshime i kan\u00eb sh\u00ebrbyer nj\u00eb pushteti t\u00eb shfrenuar t\u00eb dy lider\u00ebve, nj\u00eb shteti t\u00eb kontrolluar vet\u00ebm nga ata, nj\u00eb diktatur\u00eb t\u00eb re.
Edhe ndryshimet e fundit t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs q\u00eb jan\u00eb hedhur n\u00eb treg, ndoshta p\u00ebr tatim pulsi, jan\u00eb n\u00eb fakt, sulm ndaj demokracis\u00eb. T\u00eb dy ata q\u00eb iniciojn\u00eb k\u00ebto ndryshime, Rama dhe Berisha, konvergojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb: nj\u00ebri k\u00ebrkon pushtet absolut dhe t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm edhe si kryeminist\u00ebr edhe si president i vendit, nd\u00ebrsa tjetri, n\u00eb kushtet e pleq\u00ebris\u00eb s\u00eb thell\u00eb dhe i mbytur n\u00eb akuza p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda, synon t\u00eb b\u00ebhet kryesenator. Edhe p\u00ebr k\u00ebto ndryshime \u00ebsht\u00eb hedhur nj\u00eb pluhur trukesh, fasadash, pre\u00e7edent\u00ebsh demagogjik\u00eb, diversionesh psikologjik\u00eb e deri anketime p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e publikut nga e v\u00ebrteta trondit\u00ebse e rr\u00ebnimit dhe mosfunksionimit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb vend.
Koha ka v\u00ebrtetuar se pas \u00e7do ndryshimi t\u00eb kushtetut\u00ebs, apo pas reformash institucionale e ligjore n\u00eb em\u00ebr t\u00eb forcimit t\u00eb demokracis\u00eb, demokracia ve\u00e7se \u00ebsht\u00eb goditur keqazi, sepse pas tyre, autoritarizmi n\u00eb drejtimin e shtetit \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb norm\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb flitet p\u00ebr demokracin\u00eb liberale, aq m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb shfaqur nj\u00eb moniz\u00ebm i eg\u00ebr, i maskuar me terminologji demokratike, por n\u00eb p\u00ebrmbajtje neodiktatoriale. \u00cbsht\u00eb pak t\u00eb thuash q\u00eb k\u00ebto e kan\u00eb zbehur funksionin e demokracis\u00eb. N\u00eb fakt ato e kan\u00eb goditur k\u00ebt\u00eb funksion, e kan\u00eb ngushtuar dhe vulgarizuar hap\u00ebsir\u00ebn e veprimit t\u00eb saj, kan\u00eb acaruar luft\u00ebn mes forcave politike. Thjesht, autoritaritarizmi ka marr\u00eb natyr\u00eb sundimi.
K\u00ebshtu u b\u00eb kur, pa kaluar as edhe nj\u00eb vit nga koha e hartimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Par\u00eb demokratike n\u00eb vitin 1994, u k\u00ebrkuan nga Berisha ndryshimi i saj. Referendumi popullor i mbajtur n\u00eb vitin 1995 nuk i miratoi ndryshimet e k\u00ebrkuara, sepse ato mbanin er\u00eb diktatur\u00eb, ku pushtetet p\u00ebrq\u00ebndroheshin n\u00eb dor\u00ebn e diktatorit me emrin Berisha, sepse nga ato ndryshime k\u00ebrc\u00ebnoheshin liria dhe t\u00eb drejtat e njeriut, shp\u00ebrfillja e institucioneve, goditja e opozit\u00ebs s\u00eb vendit, duke e kthyer form\u00ebn e qeverisjes n\u00eb nj\u00eb mbret\u00ebri t\u00eb pashpallur.
Por, at\u00eb q\u00eb populli e hodhi posht\u00eb me referendum, pik\u00ebrishja \u201cdyshja\u201d e sotme e realizoi n\u00eb vitin 2009, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb goditje akoma m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb shpirtit t\u00eb demokracis\u00eb, liris\u00eb s\u00eb zgjedhjeve, ku deputet\u00ebt em\u00ebroheshin nga kryetar\u00ebt e partive. Ajo goditje shkallmoi p\u00ebrfundimisht sistemin e vlerave n\u00eb kultivimin e elitave.
Si t\u00eb mos mjaftonin k\u00ebto nd\u00ebrhyrje antidemokratike me Kushtetut\u00eb, dyshja ka thirrur n\u00eb sken\u00eb edhe korpusin e ligjeve mbi t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr fat t\u00eb keq, edhe pse fushatat zgjedhore jan\u00eb paraprir\u00eb nga ndryshimi i ligjit t\u00eb zgjedhjeve, asnjera prej tyre nuk i ka sh\u00ebrbyer demokracis\u00eb dhe liris\u00eb s\u00eb zgjedhjeve. N\u00eb t\u00eb gjitha rastet, me ligj \u00ebsht\u00eb shenjt\u00ebruar vet\u00ebm autoritarizmi dhe pushteti i liderit duke i dhunuar haptazi parimet themelore t\u00eb demokracis\u00eb: kandidatin p\u00ebr deputet e em\u00ebron dyshja, jo zgjedhja demokratike.
Edhe normat e brend\u00ebshme t\u00eb partive, m\u00eb tep\u00ebr kan\u00eb rritur autoritetin, t\u00eb drejtat dhe pushtetin e nj\u00ebshit mbi partin\u00eb, duke e mbytur deri n\u00eb mosekzistenc\u00eb z\u00ebrin e antar\u00ebve dhe forumeve t\u00eb partis\u00eb.
\u201cDyshja\u201d \u00ebsht\u00eb e dashuruar me p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb n\u00eb pushtet. T\u00eb dy bashk\u00eb a ve\u00e7 e ve\u00e7 jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb gjetjes s\u00eb nj\u00eb qeverisjeje sa m\u00eb autoritare, egocentriste, t\u00eb komanduar e t\u00eb drejtuar vet\u00ebm nga ata. Kur vjen puna te pushteti, opozita i fik fare motorr\u00ebt: dyshja ec\u00ebn me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makin\u00eb!
Ndryshimi mes tyre q\u00ebndron vet\u00ebm dhe thjesht te shkalla dhe ashp\u00ebrsia e hipokrizis\u00eb s\u00eb fjalorit q\u00eb p\u00ebrdorin kund\u00ebr njeri-tjetrit. Ndyshimi shfaqet n\u00eb form\u00eb: nj\u00ebri e synon pushtetin me metoda bajraktarizmi, tjetri me metoda ultraliberale e populiste; nj\u00ebri deklarohet si armik i liris\u00eb dhe pushteteve t\u00eb pavarura, nd\u00ebrsa tjetri, n\u00eb dukje si mik i liris\u00eb, vet\u00ebm se p\u00ebrgj\u00ebrohet p\u00ebr t\u00eb; nj\u00ebri q\u00eb p\u00ebrdor hapur Kanunin e Lek\u00eb Dukagjinit, tjetri si dashnor i kartave Europiane t\u00eb liris\u00eb por vet\u00ebm kaq, se n\u00eb zbatim \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00ebs i tyre; nj\u00ebri si diktator mesjetar, tjetri si diktator i koh\u00ebve moderne q\u00eb di t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb fjal\u00ebn dhe jo koburen.
P\u00ebrgj\u00ebrohemi aq shum\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb, dhe sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb aq m\u00eb pak e duam, dhe akoma m\u00eb pak e zbatojm\u00eb. Kjo nuk lidhet me natyr\u00ebn e shqiptarit, as me traditat e munguara demokratike, as me shpirtin liridash\u00ebs t\u00eb popullit shqiptar. Koha po tregon se kan\u00eb q\u00ebn\u00eb programet politike t\u00eb partive dhe lufta e elitave partiake p\u00ebr pushtet absolut ajo q\u00eb ka nxitur rebelimet shoq\u00ebrore, grushtet e shtetit, tradh\u00ebtin\u00eb komb\u00ebtare, shkeljen e sovranitetit dhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare, e deri edhe destabilizimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb vendit.
Shajm\u00eb monizmin. N\u00eb fakt, monizmi i koh\u00ebs s\u00eb shkuar e kishte shpallur me ligj ndalimin e pluralizmit. Nd\u00ebrsa monist\u00ebt e koh\u00ebs s\u00eb sotme jan\u00eb m\u00eb agresiv\u00eb ndaj pluralizmit politik, pasi ata, edhe pse e njohin ligjin e pluralizmit politik, n\u00eb praktik\u00eb nuk l\u00ebn\u00eb shpikje kushtetuese e ligjore pa b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebshtuar si sistem politik.
Tashm\u00eb \u201cdyshja\u201d, pasi e kan\u00eb vendosur form\u00ebn e re t\u00eb Republik\u00ebs, duhet t\u00eb skicojn\u00eb edhe form\u00ebn e emblem\u00ebs mbret\u00ebrore, gradat, nishanet e simbolet q\u00eb do t\u00eb zbukurojn\u00eb kostumet e tyre mbret\u00ebrore.
\u201cLe roi est mort, vive le roi!\u201d \u2013 than\u00eb mileti kur vdiq Mbreti Charles VI dhe i biri, Charles VII u b\u00eb menj\u00ebher\u00eb mbret, pra institucioni i monarkis\u00eb vijoi pa nd\u00ebrprerje. N\u00eb fakt, shprehja k\u00ebrkon t\u00eb tregoj\u00eb vijim sovraniteti, sepse mbreti nuk vdes kurr\u00eb n\u00eb kuptimin ligjor dhe politik.
Ishte koh\u00eb monarkish, jo demokracish. At\u00ebher\u00eb, \u00e7far\u00eb i mbetet zgjedh\u00ebsit n\u00eb Shqip\u00ebri? Vet\u00ebm t\u00eb dal\u00eb edhe ai n\u00eb rrug\u00eb e t\u00eb b\u00ebrtas\u00eb: \u201cPosht\u00eb mbreti, rroft\u00eb mbreti\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
P\u00ebrs\u00ebri ndryshime t\u00eb Kshtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs. Si do t\u00eb jet\u00eb forma e re e qeverisjes? Republik\u00eb parlamentare, presidenciale, gjysm\u00eb presidenciale, apo nj\u00eb miks i tipit alla shqiptar\u00e7e q\u00eb, n\u00eb fund, p\u00ebrfundon n\u00eb monarki. Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u201cRepublik\u00eb Prokuror\u00ebsh\u201d, bananesh, g\u00ebshtenjash, apo si kuvendet e burrave n\u00eb kulla?P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka punuar me koh\u00eb \u201cdyshja\u201d e […]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872,4073,4074],"class_list":["post-32274","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj","tag-poshte-mbreti","tag-rrofte-mbreti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32274","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32274"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32274\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32274"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32274"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32274"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}