K\u00ebshtu u shpreh pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb aleati m\u00eb i ngusht\u00eb politik i Berish\u00ebs, kryetari n\u00eb let\u00ebr i Partis\u00eb Republikane. P\u00ebr ringjallje flitet koh\u00ebt e fundit edhe brenda PD-s\u00eb. Dikush e cil\u00ebson ringritje, nj\u00eb tjet\u00ebr si rip\u00ebrtritje, t\u00eb tjer\u00eb si kthim i fuqish\u00ebm i PD-s\u00eb n\u00eb pushtet, etj. Por guximin ta quante ringjallje me emrin dhe mbiemrin e Jezu Krishtit e pati vet\u00ebm Mediu. Jo rrall\u00eb her\u00eb edhe Sali Berisha. Nga t\u00eb gjitha cil\u00ebsimet e m\u00ebsip\u00ebrme ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: kuptimi se ringjallja vjen pas vdekjes. PD-ja dhe aleat\u00ebt e saj kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb po p\u00ebrjetojn\u00eb vdekjen politike.
Fronti opozitar shqiptar ndodhet n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb idesh, filozofie, morali dhe dinjiteti politik. Kjo kriz\u00eb reflektohet edhe n\u00eb fush\u00ebn mendore, etike, morale, q\u00ebndrimin ndaj demokracis\u00eb, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet brenda PD-s\u00eb e kudo. Ata kan\u00eb arritur n\u00eb gjendjen ku, t\u00eb bardh\u00ebn e quajn\u00eb t\u00eb zez\u00eb; t\u00eb moralshmen si imoralitet; heroiken si tradh\u00ebti; korrupsionin si mekaniz\u00ebm zhvillimi; bllokimin e rrug\u00ebs europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si akt patriotik. Humbjen p\u00ebr 13 vite radhazi t\u00eb zgjedhjeve e quajn\u00eb si fitore madh\u00ebshtore; shk\u00ebrrmoqjen \u00e7do dit\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb e vler\u00ebsojn\u00eb si sukses n\u00eb spastrimin e celul\u00ebs s\u00eb partis\u00eb q\u00eb ka mbetur nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e berishizmit. Po k\u00ebshtu, furrnizimin e ushtris\u00eb serbe n\u00eb Luft\u00ebn e Kosov\u00ebs duke thyer embargon nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e quajn\u00eb si humaniz\u00ebm e internacionaliz\u00ebm, nd\u00ebrsa infiltrimin e fazlli\u00e7\u00ebve n\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare e vleresojn\u00eb si shkrirje akujsh, si bashk\u00ebekzistenc\u00eb e dashuri me armikun shekullor t\u00eb shqiptar\u00ebve.
Sikur t\u00eb mos mjaftonin deformime t\u00eb tilla, sa mendore, aq edhe politike, i jan\u00eb v\u00ebrsulur edhe tjet\u00ebrsimit t\u00eb eposeve, baladave, kanunit, legjendave e kodeve zakonore.
Asnj\u00eb nga detajet, qoft\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb skajshme t\u00eb legjend\u00ebs s\u00eb ringjalljes s\u00eb Krishtit nuk ka lidhje me tragji-komiken e ringjalljes s\u00eb berishizmit e t\u00eb kasnec\u00ebve t\u00eb tipit Mediu.
Jezu Krishti u sakrifikua p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs njer\u00ebzore, nd\u00ebrsa Berisha, Mediu dhe stani i tyre, kur ishin n\u00eb pushtet, me korrupsion kan\u00eb mar\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzish dhe jo pak, por me mijra. Krishti predikonte drejt\u00ebsi shoq\u00ebrore, ndaj edhe pushteti politik i Judes\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga guvernatori Pontius Pilatus, me miratim nga Roma, e kryq\u00ebzoi.
Nd\u00ebrsa Pontius Pilatus-at shqiptar\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ringjallje, jan\u00eb zhytur n\u00eb padrejt\u00ebsi shoq\u00ebrore, n\u00eb imoralitet politik e ligjor. Edhe Juda (si nj\u00eb nga 12 dishepujt e Krishtit), u pendua q\u00eb shpifi p\u00ebr Jezusin, madje i dor\u00ebzoi edhe 30 monedhat e argj\u00ebndit q\u00eb i dha si shp\u00ebrblim K\u00ebshilli i Prift\u00ebrinj\u00ebve t\u00eb Judeas. Ai, pas pendimit, pohoi se Jezusi kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se ishte biri i atit t\u00eb sh\u00ebnjt\u00eb, se nuk kishte q\u00ebllime rebelimi ndaj \u00c7ezarit dhe se nuk e kishte shpallur veten mbret i Judes\u00eb. Nd\u00ebrsa Jud\u00ebt shqiptare, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk jan\u00eb penduar p\u00ebr krimet e kryera, por i mbrojn\u00eb ato, madje kan\u00eb kaluar edhe n\u00eb sulm ndaj drejt\u00ebsis\u00eb.
Me 30 monedhat e kthyera nga Juda pas pendimit, K\u00ebshilli i prift\u00ebrinj\u00ebve vendosi t\u00eb blihet nj\u00eb tok\u00eb q\u00eb u quajt \u201cAra e gjakut\u201d, nd\u00ebrsa Jud\u00ebt shqiptar\u00eb me parat\u00eb e gjakut dhe t\u00eb korrupsionit kan\u00eb ngritur nj\u00eb industri marramend\u00ebse n\u00eb syt\u00eb e shtetit dhe me bekimin e tij, duke i sh\u00ebrbyer ringjalljes s\u00eb tyre ekonomike. Madje thuhet se, q\u00eb nga viti 2013 e deri tani, pasuria e k\u00ebtyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ringjallje politike \u00ebsht\u00eb trefishuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ara e popullit shqiptar \u00ebsht\u00eb mbytur nga lumenj gjaku dhe nj\u00eb det i t\u00ebr\u00eb krimesh, nga m\u00ebnyra se si u nda pasuria komb\u00ebtare.
N\u00eb fund, p\u00ebr m\u00ebkatin e kryer, Jud\u00eb Iskarioti vrau veten, nd\u00ebrsa jud\u00ebt shqiptar\u00eb majmen \u00e7do dit\u00eb, sepse zot\u00ebrojn\u00eb pasuri p\u00ebrrallore, madje em\u00ebrohen edhe deputet\u00eb me lista t\u00eb mbyllura. Dhe tani, pas ringjalljes ekonomike, k\u00ebrkojn\u00eb edhe ringjalljen politike, duke synuar pushtetin. Larg qoft\u00eb q\u00eb jud\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb vrasin veten, si\u00e7 b\u00ebri Juda Iskarioti! N\u00eb fakt, k\u00ebta ngjajn\u00eb me historin\u00eb dhe karakteristikat e Barab\u00ebs, personazhi i kund\u00ebrt me at\u00eb t\u00eb Krishtit. Baraba akuzohej si kriminel ordiner, vras\u00ebs dhe hajdut. N\u00eb votimin e publikut se cili duhet t\u00eb dilte nga burgu, Jezusi apo Baraba dhe se kush prej tyre duhej t\u00eb kryq\u00ebzohej, ndodhi ajo q\u00eb nuk pritej: shp\u00ebtoi krimineli Baraba dhe u kryq\u00ebzua Jezusi! Nd\u00ebrsa sot, v\u00ebllez\u00ebrit shqiptar\u00eb t\u00eb Jud\u00ebs nuk jan\u00eb kriminel\u00eb ordiner\u00eb si Baraba, por kriminel\u00eb t\u00eb veshur me pushtet. Vrasjet, krimet dhe korrupsionin i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb duke qen\u00eb n\u00eb pushtet. Baraba fitoi lirin\u00eb, nd\u00ebrsa Jezusi u kryq\u00ebzua. Sot, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Jud\u00ebs shqiptare vazhdojn\u00eb t\u00eb kryq\u00ebzojn\u00eb popullin, lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb; shkelin n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb flagrante t\u00eb drejtat e njeriut, at\u00eb t\u00eb pron\u00ebs, barazin\u00eb para ligjit; ushtrojn\u00eb madje edhe antishqiptariz\u00ebm pa u trembur nga askush.
P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ringjallje politike duket se jan\u00eb mbledhur politikan\u00eb, fallxhor\u00eb, shikuesit e flixhan\u00ebve, zb\u00ebrthyesit e end\u00ebrrave, fol\u00ebsit me sh\u00ebnjat dhe yjet n\u00eb qiell, gjahtar\u00ebt e fantazmave, etj. T\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb ringjalljen e tyre. Por, ai q\u00eb duket m\u00eb aktivi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pro\u00e7es edhe pse t\u00eb pamundur, \u00ebsht\u00eb kandidati p\u00ebr Kryetar Bashkie i Tiran\u00ebs, Florjan Binaj. Her\u00eb n\u00eb rolin e kllounit dhe her\u00eb si nj\u00eb yllk\u00eb e berishizmit, ai \u00ebsht\u00eb angazhuar q\u00eb edhe po nuk e ringjalli at\u00eb politikisht, t\u00eb pakt\u00ebn ta mbaj\u00eb gjall\u00eb edhe p\u00ebr ca koh\u00eb filozofin\u00eb dhe gj\u00ebmat e tij. Po nuk ringjalli politikisht Berish\u00ebn, Mediun e t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn, t\u00eb mbaj\u00eb gjall\u00eb berishizmin. Dhe, k\u00ebt\u00eb mision, pionieri i Saliut po e kryen mir\u00eb. Me Berish\u00ebn si kufom\u00eb, apo me hijen e tij n\u00eb krah t\u00eb Florjanit, pak r\u00ebnd\u00ebsi ka. Zgjedh\u00ebsit e shikojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb se aktori klloun \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl e berishizmit. Ai q\u00eb vendos strategjin\u00eb dhe \u00e7do l\u00ebvizje n\u00eb fushat\u00eb \u00ebsht\u00eb Berisha. Ndaj edhe kur flet Flori n\u00eb shfaqjet e tij publike, duket sikur ligj\u00ebron Berisha. E nj\u00ebjta terminologji, i nj\u00ebjti pathos, e nj\u00ebjta urrejtje dhe hipokrizi, t\u00eb nj\u00ebjtat shpifje dhe mashtrime ndaj kund\u00ebrsharit politik. Edhe pse termat patronzhist\u00eb, narkoshtet, Ramaduro, zgjedhje t\u00eb dhunuara, betonizim, etj., ka m\u00eb tep\u00ebr se 13 vjet q\u00eb p\u00ebrdoren nga Berisha n\u00eb fushata zgjedhore, me t\u00eb nj\u00ebjtin zell ato po i p\u00ebrdor edhe biri i tij politik, Binaj.
Por p\u00ebrdorimi i termave t\u00eb tilla ka nj\u00eb djall\u00ebzi edhe m\u00eb t\u00eb madhe. Binaj, i strukur n\u00eb brekushet e Saliut, e p\u00ebrdor zhargonin e fjal\u00ebve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme p\u00ebr t\u2019iu fshehur q\u00ebndrimeve antishqiptare t\u00eb ustait t\u00eb tij, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi ndaj rrug\u00ebs europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ai i q\u00ebndrimit ndaj U\u00c7K-s\u00eb dhe luft\u00ebs heroike t\u00eb popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs, etj. Kur Berisha deklaronte me gjuh\u00eb gjarp\u00ebri se Shqip\u00ebria ve\u00e7 pozit\u00ebs strategjike nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u pranuar n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb Europiane, nuk pam\u00eb q\u00eb Binaj ta kund\u00ebrshtonte k\u00ebt\u00eb tez\u00eb antishqiptare. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhi edhe n\u00eb mitingun n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe komandant\u00ebve t\u00eb tyre. Kryetari klloun, me sa duket, ishte fshehur n\u00eb bodrumet e err\u00ebta t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr t\u2019iu shmangur \u00e7do lloj\u00eb prononcimi q\u00eb mund t\u00eb binte ndesh me direktivat e ustait t\u00eb tij.
Ringjallje p\u00ebr djajt\u00eb nuk ka. K\u00ebshtu thon\u00eb edhe Bibla, edhe Kurani, edhe doktrinat filozofike, edhe praktika njer\u00ebzore 21-shekullore. \u201cDjalli\u201d – thot\u00eb Bibla \u201cnuk ringjallet, por shkat\u00ebrrohet dhe hidhet n\u00eb \u2018Liqenin e Zjarrit\u2019, si nj\u00eb d\u00ebnim i p\u00ebrjetsh\u00ebm. T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim ka p\u00ebr djallin edhe Kurani, ve\u00e7se nuk i thot\u00eb djalli, por shejtani. Ky \u00ebsht\u00eb fundi i t\u00eb gjith\u00eb djajve, apo shejtan\u00ebve. P\u00ebr ta nuk ka ringjallje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
K\u00ebshtu u shpreh pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb aleati m\u00eb i ngusht\u00eb politik i Berish\u00ebs, kryetari n\u00eb let\u00ebr i Partis\u00eb Republikane. P\u00ebr ringjallje flitet koh\u00ebt e fundit edhe brenda PD-s\u00eb. Dikush e cil\u00ebson ringritje, nj\u00eb tjet\u00ebr si rip\u00ebrtritje, t\u00eb tjer\u00eb si kthim i fuqish\u00ebm i PD-s\u00eb n\u00eb pushtet, etj. Por guximin ta quante ringjallje me emrin […]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-32261","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32261","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32261"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32261\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32261"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32261"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32261"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}