{"id":32216,"date":"2025-09-18T13:41:57","date_gmt":"2025-09-18T11:41:57","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=32216"},"modified":"2025-09-18T13:41:57","modified_gmt":"2025-09-18T11:41:57","slug":"pse-nuk-bie-kambana-e-pd-se-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2025\/09\/pse-nuk-bie-kambana-e-pd-se-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Pse nuk bie kambana e PD-s\u00eb? Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Paradoksale: PD nuk njeh zgjedhjet e 11 majit, por do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Kuvendin e dal\u00eb nga ato zgjedhje! Do do t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe analizat p\u00ebr t\u00eb zbuluar shkaqet e &nbsp;humbjes katastrofike n\u00eb zgjedhje! V\u00ebshtir\u00eb q\u00eb \u00e7rregullime si k\u00ebto t\u00eb mund t\u2019i shpiegojn\u00eb doktrinat e mendimit apo teorit\u00eb e logjik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e kriz\u00ebs dhe e gjendjes katastrofike ku \u00ebsht\u00eb zhytur kjo parti?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E v\u00ebrteta fshihet, po aq sa edhe duket qartazi, n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebsaj partie. Gjithnj\u00eb ka b\u00ebr\u00eb \u201canaliza\u201d pas humbjeve, por asnj\u00ebher\u00eb nuk u ka shkuar problemeve n\u00eb thell\u00ebsi. Gjithnj\u00eb ka humbur dhe po gjithnj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsia e saj nuk ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse. Gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr zgjidhje demokratike t\u00eb problemeve t\u00eb brend\u00ebshme t\u00eb saj, por gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb zhytur n\u00eb politika dhe veprime ekstremiste e t\u00eb dhun\u00ebshme. Gjithnj\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se do t\u2019i fitojn\u00eb zgjedhjet dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb r\u00ebnd\u00eb i ka humbur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Xhongler\u00ebt e elit\u00ebs drejtuese t\u00eb PD-s\u00eb, kur b\u00ebjn\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur shkaqet e humbjes n\u00eb zgjedhje, ve\u00e7 armikut t\u00eb jasht\u00ebm e t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, Ram\u00ebs i cili \u201cu ka vjedhur\u201dvotat, identifikojn\u00eb si faktor\u00eb t\u00eb br\u00ebndsh\u00ebm ndonj\u00eb aspekt organizativ, propagandistik \u201cq\u00eb nuk arriti t\u00eb prekte m\u00ebndjet dhe zemrat e njer\u00ebzve\u201d. \u201cNuk u punua sa duhet me elektoratin\u201d &#8211; thot\u00eb Berisha. \u201cOpozita duhet t\u00eb mbaj\u00eb rreth\u00eb vetes njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm e t\u00eb zot\u00eb dhe jo servil\u00eb t\u00eb kryetar\u00ebve\u201d- thot\u00eb Shehi, q\u00eb shton se \u201cse ndryshimet kushtetuese t\u00eb vitit 2009 jan\u00eb shkaku kryesor i humbjeve dhe apsolutizimi i lider\u00ebve t\u00eb partive\u201d. Salianji e shpie edhe m\u00eb tej \u201clogjik\u00ebn\u201d duke e lidhur me disa gabime si \u201cpjes\u00ebmarrja n\u00eb reform\u00ebn administrative\u201d, \u201cn\u00eb at\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, \u201cl\u00ebnija e mandateve\u201d, \u201cndryshimi i kodit zgjedhor\u201d, etj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke lexuar k\u00ebto si shkaqet e humbjes s\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb zgjedhje, m\u00eb shkoi nd\u00ebrm\u00ebnd historia e nj\u00eb prifti t\u00eb \u201csapoem\u00ebruar\u201d n\u00eb kish\u00ebn e nj\u00eb fshati t\u00eb larg\u00ebt. Prifti, i shqet\u00ebsuar se pse nuk po binte kambana e kish\u00ebs, pyeti banor\u00ebt e fshatit. Nj\u00ebri i tha \u201carsyen\u201d se nuk kishte shkall\u00eb p\u00ebr t\u2019u ngjitur n\u00eb minare; nj\u00eb tjet\u00ebr se nuk kishin litar\u00eb; dikush tjet\u00ebr se nuk dinin programet muzikore sipas ve\u00e7orive t\u00eb ceremonive fetare. N\u00eb fund fare, kryetari i fshatit pranoi se kambana nuk binte sepse \u201ckisha nuk kishte fare kamban\u00eb\u201d!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aktualisht, kambana &nbsp;e PD-s\u00eb nuk bie. A thua t\u00eb jen\u00eb k\u00ebto \u201car\u00ebsye\u201d ar\u00ebsyet e mosar\u00ebsyeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb paraqitura si retorik\u00eb nga disa drejtues t\u00eb PD-s\u00eb e t\u00eb opozit\u00ebs? A thua t\u00eb jen\u00eb v\u00ebrtet ato \u201car\u00ebsye\u201d q\u00eb shpjegojn\u00eb kriz\u00ebn e PD-s\u00eb, degradimin ekstrem t\u00eb k\u00ebtij subjekti politik?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ato \u201car\u00ebsye\u201d nuk jan\u00eb aq t\u00eb fuqishme sa t\u00eb mbajn\u00eb barr\u00ebn e k\u00ebtij degradimi. Ato jan\u00eb thjesht sip\u00ebrfaq\u00ebsore, teknike, propagandistike e organizative q\u00eb vet\u00ebm se e ledhatojn\u00eb por nuk e shpjegojn\u00eb humbjen. Jan\u00eb fiks si \u201car\u00ebsyet\u201d e fshatar\u00ebve me priftin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por m\u00eb par\u00eb se t\u00eb k\u00ebrkohet se \u00e7far\u00eb i mungon PD-s\u00eb, duhet shtruar pyetja n\u00ebse kemi n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb PD t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, apo kemi imazhin e nj\u00eb partie q\u00eb vet\u00ebm emrin ka t\u00eb till\u00eb; n\u00ebse e djathta Shqiptare e sotme \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e djatht\u00eb, apo \u00ebsht\u00eb monstra e t\u00eb djatht\u00ebs natyrale; n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e djatht\u00eb reale q\u00eb frym\u00ebzohet dhe udh\u00ebhqet nga&nbsp; programe e ideologji dhe q\u00eb ka nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme sociale, apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grup paramilitar e populist; n\u00ebse kemi nj\u00eb parti demokratike me trash\u00ebgimi historike e kultur\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, apo kemi nj\u00eb parti t\u00eb titulluar si e till\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar kolorin e spektrit politik pluralist nga administrata e koh\u00ebs; n\u00ebse kemi nj\u00eb parti demokratike funksionale, apo nj\u00eb krijes\u00eb artificiale, nj\u00eb kukull t\u00eb pag\u00ebzuar si parti demokratike. A jan\u00eb n\u00eb sinkron filozofia, programet politike dhe ekonomike, natyra e reformave, nd\u00ebrtimi dhe baza sociale ku mb\u00ebshtetet ky subjekt politik, apo kemi nj\u00eb amalgam\u00eb politike, nj\u00eb kaos mes targ\u00ebs \u201cdemokratike\u201d dhe makineris\u00eb pa indentitet dhe p\u00ebrkat\u00ebsi djathtiste. \u00c7far\u00eb t\u00eb djathte kemi n\u00eb Shqip\u00ebri: konservatore, liberale, populiste, t\u00eb djatht\u00ebn ekstreme e radikale, apo pak nga t\u00eb gjitha, duke degraduar konceptin e s\u00eb djatht\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Partia Demokratike Shqiptare ka zbatuar teori dhe praktika n\u00eb kund\u00ebrshtim me filozofin\u00eb e doktrin\u00ebn &nbsp;e s\u00eb djatht\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, si n\u00eb nd\u00ebrtimin dhe funksionimin e partis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrdorimin e shtetit, n\u00eb q\u00ebndrimin ndaj \u00e7\u00ebshtjeve &nbsp;komb\u00ebtare, n\u00eb zbatimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, n\u00eb konceptet e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut, t\u00eb familjes, etj. Ndoshta \u00ebsht\u00eb nga rastet e rralla n\u00eb bot\u00ebn demokratike q\u00eb programi i nj\u00eb partie t\u00eb djatht\u00eb nuk ndryshon aspak nga ai i nj\u00eb partie t\u00eb majt\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto nuk jan\u00eb thjesht gabime t\u00eb rastit, probleme organizative e propagandistike, q\u00eb vin\u00eb nga mungesa e &nbsp;dijes. Historia rreth 35-vje\u00e7are e k\u00ebsaj partie, si n\u00eb pushtet, edhe n\u00eb opozit\u00eb, flet shum\u00eb. Kjo forc\u00eb politike, edhe pse i\u2019u dor\u00ebzua pushteti n\u00eb tavolin\u00eb, nuk hoqi dor\u00eb nga p\u00ebrdorimi i dhun\u00ebs dhe mb\u00ebshtetja te forcat e rrug\u00ebs, te&nbsp; populizmi, te agresiviteti i turmave. Ajo kishte m\u00eb tep\u00ebr besim te l\u00ebvizje t\u00eb tilla amorfe, pa ide e programe, pa vizione, t\u00eb rr\u00ebmujshme, q\u00eb nuk donin ligj e shtet, por&nbsp; anarki dhe kaos.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe n\u00eb vendet e tjera t\u00eb Europ\u00ebs Lindore ku u krye p\u00ebrmbysja e sistemit, ushtria populiste ishte prezente . Pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb sistemit socialist, partit\u00eb politike, ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb djathta, nuk mbajt\u00ebn mardh\u00ebnie partneriteti me turmat, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur si kamikaze kur u duhej vota, apo fuqia fizike ndaj kund\u00ebrshtarit politik. Ato u diferencuan prej tyre, nd\u00ebrtuan programe serioze politike t\u00eb djathta, duke e vendosur partin\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e spektrit politk, si t\u00eb djathta t\u00eb v\u00ebrteta. Ajo pjes\u00eb e turmave q\u00eb e gjente veten n\u00eb programet e tyre u mir\u00ebprit\u00ebn, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb nuk kishin interesa dhe nuk e gjenin veten te k\u00ebto subjekte politike djathtiste, u distancuan prej tyre. Nd\u00ebrsa n\u00eb PD-n\u00eb shqiptare ndodhi e kund\u00ebrta. Ajo, jo vet\u00ebm nuk u distancua nga turmat dhe &nbsp;politikat populiste, por i p\u00ebrdori ato si ushtri p\u00ebr t\u00eb realizuar teorin\u00eb e nivelit \u2018zero\u201d, si n\u00eb ekonomi, n\u00eb kultur\u00eb, n\u00eb zakone e tradita, n\u00eb histori e kudo, duke rrafshuar gjith\u00e7ka.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo forc\u00eb politike mendonte se me&nbsp; populiz\u00ebm do t\u00eb bashkonte rreth vetes &nbsp;shpirt\u00ebrisht, ideologjikisht, politikisht, ekonomikisht dhe organizativisht grupime me interesa e histori t\u00eb ndryshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe komunist\u00ebt e pag\u00ebzuar n\u00eb demokrat\u00eb; edhe at\u00eb kategori \u201cpolitikan\u00ebsh\u201d q\u00eb, me mburrje pohojn\u00eb se dor\u00ebzuan sovranitetin e Shqip\u00ebris\u00eb te pushtuesit italian\u00eb; edhe ata q\u00eb e quanin \u201czgjidhje antikomuniste\u201d bashkimin me pushtuesit e vendit n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Ajo mendonte se edhe ato shtresa shoq\u00ebrore q\u00eb punuan p\u00ebr afro 50-vjet me nd\u00ebrgjegje n\u00eb nd\u00ebrtimin e shoq\u00ebris\u00eb socialiste, do t\u00eb p\u00ebrziheshin me ata q\u00eb luftonin prej vitesh p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar e sabotuar ekonomin\u00eb e vendit; se do t\u00eb binin n\u00eb dashuri ideologjike e politike me t\u00eb burgosurit politik\u00eb edhe ata q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer n\u00eb administrat\u00ebn&nbsp; shtet\u00ebrore, si zbatues t\u00eb ligjit. V\u00ebrtet q\u00eb, me ndryshimin e sistemit politik, u krijuan premisa p\u00ebr &nbsp;pajtim mes tyre, sepse u hoq\u00ebn barrierat q\u00eb impononte lufta e klasave, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb shoqerin\u00eb demokratike u kolektivizuan interesat dhe u shua lufta mes kategorive t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore, si grupe interesi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7orba ideologjike dhe politike q\u00eb gatoi PD-ja n\u00eb k\u00ebto 35 vjet nuk flet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb t\u00eb djathte t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb konservatore. Me turmat dhe politikat populiste, PD-ja maskoi nisjen e nj\u00eb lufte t\u00eb re klasash t\u00eb zbatuar madje m\u00eb me eg\u00ebrsi. Po k\u00ebshtu, n\u00ebp\u00ebrmjet tyre, ajo synonte t\u00eb fshihte grabitjen e pasuris\u00eb komb\u00ebtare, t\u00eb justifikonte me dinak\u00ebri nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti egocentrist, bajraktar, antidemokratik. Goditjet ndaj t\u00eb djatht\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb PD-ja duket se i ka nisur q\u00eb me daljen e saj n\u00eb sken\u00ebn politike. Elita q\u00eb uzurpoi PD-n\u00eb u trembej trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs natyrale, ndaj edhe ndoqi politik\u00ebn e p\u00ebrz\u00ebnies s\u00eb tyre nga vendi, duke i pajisur me viza p\u00ebr jasht\u00eb shtetit. N\u00eb koh\u00ebn kur n\u00eb Europ\u00ebn Lindore opozitat po ktheheshin n\u00eb vendet e tyre p\u00ebr t\u00eb vazhduar luft\u00ebn politike, n\u00eb Shqip\u00ebri ndodhi e kund\u00ebrta: opozitar\u00ebt tradicional\u00eb braktis\u00ebn vendin, nd\u00ebrsa ata q\u00eb ishin jasht\u00eb nuk u kthyen kurr\u00eb n\u00eb atdhe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe ndaj t\u00eb d\u00ebnuar\u00ebve politik\u00eb, si nj\u00eb grupim shoq\u00ebror q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte baz\u00ebn e t\u00eb djatht\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb konservatore, populizmi veproi ashp\u00ebr dhe me synime dashakeq\u00ebse. P\u00ebrzjerja e t\u00eb d\u00ebnuar\u00ebve politik\u00eb me ata ordiner\u00eb (p\u00ebr prostitucion, vjedhje, vrasje, kundravajtje ndaj rregullave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb,etj.) i zhvleft\u00ebsoi. Ky lloj masivizimi b\u00ebri q\u00eb z\u00ebri i t\u00eb d\u00ebnuarve politik\u00eb t\u00eb zbehej, pesha e tyre politike t\u00eb binte gradualisht, nd\u00ebrsa vler\u00ebsimi si faktor e forc\u00eb prioritare n\u00eb radh\u00ebt e t\u00eb djatht\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb gradualisht u zbeh, duke i \u00e7uar p\u00ebr s\u00eb dyti n\u00eb kategorin\u00eb si \u201ct\u00eb d\u00ebnuar politik\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E nj\u00ebjta gj\u00eb duket se ndodhi edhe me student\u00ebt e dhjetorit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb merit\u00ebn e pa diskutueshme n\u00eb ndryshimin e sistemit. Ata, edhe pse ishin produkt i sistemit socialist, u ngrit\u00ebn mbi koh\u00ebn. N\u00eb rrug\u00ebn e ndryshimit, ata i bashkoi kultura universitare, nevoja p\u00ebr liri t\u00eb plot\u00eb dhe demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Student\u00ebt e dhjetorit, edhe pse meritonin t\u00eb ishin rezerva m\u00eb e fuqishme e t\u00eb djatht\u00ebs shqiptare, u posht\u00ebruan e u godit\u00ebn nga politikat populiste t\u00eb qeveris\u00eb \u201cdemokratike\u201d. Pa kaluar as dy vjet, ata u shmang\u00ebn nga udh\u00ebheqja e PD-s\u00eb. Dhe s\u2019kishte si t\u00eb ndodhte ndryshe: populizmi nuk mund t\u00eb bashk\u00ebjetoj\u00eb me dijen, kultur\u00ebn, me njer\u00ebzit reformator\u00eb e t\u00eb &nbsp;aksionit, si\u00e7 ishin student\u00ebt e dhjetorit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">PD-ja mund t\u00eb zer\u00eb \u00e7far\u00ebdo emri dhe v\u00ebndi n\u00eb spektrin politik, por ajo kurrsesi nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn natyrale. E djathta natyrale i ka munguar dhe i mungon pluralizmit politik shqiptar. Por ajo, sot n\u00eb kushtet e demokracis\u00eb, nuk ka aspak t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i ankohet dhe t\u2019i shfaq\u00ebsohet historis\u00eb, se p\u00ebrse i mungon spektrit politik shqiptar. \u00cbsht\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri, pazot\u00ebsi, orientim i gabuar, apo \u00e7fardo shkak tjet\u00ebr subjektiv, por objektivisht Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb e djatht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb natyrale. Dhe Shqip\u00ebria i ka kapacitetet p\u00ebr ta krijuar k\u00ebt\u00eb marzh politik t\u00eb domosdosh\u00ebm, madje urgjent.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Paradoksale: PD nuk njeh zgjedhjet e 11 majit, por do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Kuvendin e dal\u00eb nga ato zgjedhje! Do do t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe analizat p\u00ebr t\u00eb zbuluar shkaqet e &nbsp;humbjes katastrofike n\u00eb zgjedhje! V\u00ebshtir\u00eb q\u00eb \u00e7rregullime si k\u00ebto t\u00eb mund t\u2019i shpiegojn\u00eb doktrinat e mendimit apo teorit\u00eb e logjik\u00ebs. Po cila \u00ebsht\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-32216","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32216","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32216"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32216\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32216"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32216"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32216"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}